Mbrojtja e Shtresës së Ozonit, garanci për mbrojtjes e jetës në tokë

16 shtatori njihet si Dita Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit. Kjo datë historike shënohet në çdo cep të globit në përkujtim të datës së nënshkrimit të Protokollit të Montrealit “Mbi substancat Ozonholluese”.

Protokolli i Montrealit është një marrëveshje ndërkombëtare, e firmosur më 16 shtator 1987, pra, 35 vite më pare, me objektivin për të mbrojtur shtresën e ozonit, nëpërmjet instrumentit të eliminimit gradual të konsumit dhe prodhimit të lëndëve ozonholluese.

Në ditën e sotme ngrihet zëri, bashkohen energjitë për t’i përcjellë njeri-tjetrit nevojën e qëndrimit më miqësor me shfrytëzimin e burimeve natyrore, të ndikimit sa më pozitiv për amortizimin e efekteve nga ndryshimet klimatike. Është dita kur i adresojmë apele qeverive të shteteve të globit për të vijuar punën me mbrojtjen e shtesës së ozonit dhe klimës. Si një kujtesë për vazhdimësinë e punës për një planet të shëndetshëm.

Për Kombet e Bashkuara, Protokolli i Montrealit, konsiderohet si traktati më i suksesshëm mjedisor deri më sot, si Protokolli që i dha fund një prej kërcënimeve më të mëdha që është përballur ndonjëherë njerëzimi në tërësi: shterimi i shtresës së ozonit. Përmirësimet kohë pas kohe në Shtresën e Ozonit kanë mbrojtur miliona njerëz nga kanceri i lëkurës dhe katarakti, kanë lejuar ekosistemet vitale të mbijetojnë dhe të lulëzojnë, dhe kanë ngadalësuar ndryshimin e klimës.

Këtë vit tema kryesore për Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit është “Protokolli i Montrealit: bashkëpunimi global që mbron jetën në tokë”.

Në mesazhin e tij për këtë ditë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB- Antonio Guterres, mes tjerave përmendi dhe impaktin e zbatimit të protokollit të Montrealit.

“Ndërsa vazhdojmë të mbrojmë Shtresën e Ozonit, ajo do të vazhdojë të na mbrojë ne dhe gjithë jetën në Tokë. Do të thotë gjithashtu një planet më i freskët pasi më shumë vende ratifikojnë Amendamentin. Do të thotë që më shumë njerëz të kenë mundësi të përdorin teknologjinë jetike të ftohjes pa ngrohur më tej planetin. Do të thotë gjithashtu që Protokolli të vazhdojë të dërgojë një mesazh të qartë dhe të qëndrueshëm: bashkëpunimi global për të mbrojtur jetën në Tokë është shansi ynë më i mirë për një të ardhme më të ndritshme për të gjithë”, deklaroi Guterres.

Njësia Kombëtare të Ozonit në Shqipëri, në bashkëpunim me institucione dhe organizata të ndryshme ka planifikuar disa aktivitete informimi, edukimi dhe argëtimi, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ozonit. Aktivitetet janë adresuar më shumë të nxënësit me qëllimin nxitjes që të japim kontributin për mbrojten e mjedisit, si dhe njohjen e efekteve nga ndryshimet kliamtike.

Këtë do ta arrijmë jo vetëm duke mësuar nga librat, por edhe duke vepruar konkretisht në komunitet, duke qenë proaktivë në nisma të dobishme; duke marrë pjesë në vendimarrje të favorshme për njerëzimin.

About Redaksia

Check Also

Get Awesome Custom Writing Essay by Writing an Excellent essay For Sale

If you want to compose an essay for sale to earn some excess cash, it …

Leave a Reply

Your email address will not be published.