Sot RD në pikat e shitjes në Tiranë

Bledi KASMI

Opozitarizmin donin ta mbysnin duke e shitur për pesë grosh tek regjimi me favore të ngjashme me ato që shërbejnë trotuareve.

Në fillim ndryshoi simbolin, zhduku historinë nga posterat e koridoreve të selisë, më pas eleminoi një nga një karrierat e politikanëve të PD dhe kur pa që nuk po e ndalnim, mbylli edhe të parën gazetë të opozitës antikomuniste në Shqipëri, me bekimin e shefit të tij që edhe publikisht ja kishte kërkuar këtë studiove mediatike.

Natyrisht kjo nuk ishte finalja, por ishte fillimi i fundit të vetë PD që kulmoi më pas me përjashtimin e themeluesit të PD, Sali Berisha dhe eleminimin e zgjedhjeve dhe votës së lirë në këtë vend.
Pinjollët e diktaturës kishin gjetur “kalin e Trojës” për tu hakmarrë ndaj forcës politike që i kishte pëmbysur.

Rreshteri i bindur i regjimit sot është turpi i historisë së këtij vendi. Kosto është mjaft e lartë. Një Parti-Shtet është instaluar ndërsa 700 mijë shqiptarë kanë ikur si dikur kubanezët nga Kuba për ti shpëtuar Kastros.

E kur prek fundin, aty nis edhe reagimi, transformimi, beteja dhe ringritja. Sot jemi në këmbë të gatshëm për t’iu përgjigjur me hir dhe pahir çdo padrejtësie që i është bërë qytetarëve të këtij vendi.
Fjala ishte e para.

About Redaksia

Check Also

Essay Writing Tips – How to Write an Essay Properly

It is sometimes a daunting job to understand how to compose an essay. There are …

Leave a Reply

Your email address will not be published.