Kalaja: Sulmi ndaj Berishës është politik në një proces falls dhe të sajuar!

Qytetarët kanë zgjedhur që sot të protestojnë përpara SPAK në mbështetje të kryetarit të PD, Sali Berisha. Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja u shpreh pwr mediat se, sot ata mbështesin Sali Berishën dhe e konsiderojnë këtë proces të sajuar dhe thjesht një sulm politik.

Kalaja u shpreh se kjo qeveri aktuale është e ngritur mbi një qeveri kriminale që po drejton një vend me lidhjet mafioze që ka.

“Sot ne vijmë për dy qëllime kryesore, e para vijmë për të mbështetur zotin Berisha, së dyti ne e konsiderojmë sulmin dhe të gjithë këtë proces falls të sajuar si një sulm politik, jo vetëm ndaj zotit Berisha por ndaj të gjithë PD dhe opozitës shqiptare, dhe e fundit ne kemi ardhur për të protestuar kundër padrejtësisë.

Ne prej kaq vitesh vijmë gati çdo javë në SPAK pwr të denoncuar aferat korruptive dhe kriminale të kësaj qeverisje, që në fakt dita ditës dhe në bazë të investigimeve ndërkombëtare e ka treguar qartazi që nuk ka asnjë lidhje me qeverisjEn por me lidhjet mafioze e drejton këtë vend.

Kjo edhe për shkak të një drejtësie që është ngritur mbi bazën e padrejtësisë që është e mbështetur nga Sorros, dhe sot produkti është jo vetëm standarti i dyfishtë që përdoret drejt opozitës dhe pozitës por edhe ajo mungesë e theksuar e aksesit të qytetarëve në drejtësi”, u shpreh Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria, një hap larg Botërorit-2026

Shqipëria ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit shqiptar, duke siguruar kualifikimin …