{"id":100373,"date":"2025-01-03T10:06:00","date_gmt":"2025-01-03T10:06:00","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=100373"},"modified":"2025-01-03T10:06:00","modified_gmt":"2025-01-03T10:06:00","slug":"mbi-supergenjeshtren-te-cilen-prestigjiatori-deshi-te-na-e-kthente-ne-kartoline-per-vitin-e-ri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/03\/mbi-supergenjeshtren-te-cilen-prestigjiatori-deshi-te-na-e-kthente-ne-kartoline-per-vitin-e-ri\/","title":{"rendered":"Mbi superg\u00ebnjeshtr\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn prestigjiatori deshi t\u00eb na e kthente n\u00eb kartolin\u00eb p\u00ebr Vitin e Ri"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>E d\u00ebgjuat mir\u00eb se \u00e7far\u00eb deklaroi prestigjiatori dy dit\u00eb para Vitit t\u00eb Ri? Dhe m\u00eb tej akoma, e kuptuat se p\u00ebr \u00e7far\u00eb e tha?<\/p>\n<p>Shpresoj shum\u00eb, se shumica e njer\u00ebzve n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb m\u00ebndje me mua, se Edi Rama tentoi q\u00eb t\u00eb na b\u00ebnte nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr nga nga ato m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj\u00eb ve\u00e7 ai, n\u00eb form\u00eb kartolin\u00eb n\u00eb prag t\u00eb Vitit t\u00eb Ri 2025. Cila \u00ebsht\u00eb kjo kartolin\u00eb mund t\u00eb pyesin njer\u00ebzit sot n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb vitit t\u00eb ri, se ai tashti, sa hap goj\u00ebn g\u00ebnjeshtra p\u00ebrtyp?<\/p>\n<p>Nj\u00eb loj\u00eb e thurur mjesht\u00ebrisht mes fjal\u00ebve. N\u00eb 2027 n\u00eb Tiran\u00eb do vij n\u00eb Tiran\u00eb presidenti i ri i sapo\u00a0 zgjedhur i SHBA Donald Tramp. Ky \u00ebsht\u00eb lajmi i par\u00eb q\u00eb godet mbi kanavac\u00ebn e zhgarravinave orale, sepse ai tashti ka filluar t\u00eb zhgarravit\u00eb m\u00eb shum\u00eb me goj\u00eb. Do vij Donald Trampi n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e supozuar te zuzarit?!. Dmth bukuroshja e fjetur do zgjohet nga gjumi.<\/p>\n<p>Pra \u00ebndrrat e tij po zhvendosen nga foleja kriminale e rrjetit t\u00eb \u201cShoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Shqyer\u201d t\u00eb\u00a0 Xhorxh Sorosit, p\u00ebr tu ulur\u00a0 n\u00eb \u201cShoq\u00ebrin\u00eb e Patriot\u00ebve\u201d t\u00eb republikan\u00ebve\u00a0 amerikan t\u00eb Donald Tramp. T\u00eb zgjohet ashtu\u00a0 \u201c tak e fap\u201d Bukuroshja e Fjetur si\u00e7 ia ka \u00ebnda diktatorit shqiptar! K\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb metamorfoz\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe t\u00eb pa besueshme q\u00eb deklarat\u00ebn e kryeministrit diktator e xhvesh lakuriq si nj\u00eb \u201cfake news\u201d lajmi q\u00eb nuk i reziston dot as sekondit, fakti i konfirmuar bot\u00ebrisht, q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb diktator dhe\u00a0 demokracia ka n\u00eb thelbin e saj t\u00eb vijueshm\u00ebris\u00eb disa parime llogaridh\u00ebnie n\u00eb raport me b\u00ebmat e tij. Pastaj, Bukuroshja e Fjetur, thuhet se p\u00ebr v\u00ebnde t\u00eb vog\u00ebla si v\u00ebndi yn\u00eb Shqip\u00ebria, i korrespondon t\u00eb zgjohet nj\u00eb her\u00eb n\u00eb nj\u00ebmij\u00eb vjet n\u00eb mos edhe m\u00eb shum\u00eb dhe kjo ndodh, kur n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend do ket\u00eb ndritur di\u00e7ka\u00a0 hyjnore, e cila\u00a0 ka ndri\u00e7uar fatin e tij dhe ndoshta ka rrezatuar edhe n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb tjera gjeografike.<\/p>\n<p>Lajmi tjet\u00ebr q\u00eb e t\u00ebrheq nga mbrapa lajmi i pare, \u00ebsht\u00eb se kjo do ndodh n\u00eb nj\u00eb samit t\u00eb NATO-s, i cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar, q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb \u201csuper kushteve politike\u201d q\u00eb plot\u00ebson Shqip\u00ebria, samiti do ket\u00eb fatin q\u00eb t\u00eb zhvillohet n\u00eb Tiran\u00eb. Diktatori i ka thjeshtuar kaq shum\u00eb fantazit\u00eb e s\u00eb ardhmes s\u00eb tij politike, a thua se realiteti q\u00eb ka krijuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb turm\u00eb njer\u00ebzish t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga njer\u00ebzit q\u00eb ka zbuar nga ky vend dhe nuk beson tek e v\u00ebrteta dhe \u201cper\u00ebndit\u00eb \u201c e zem\u00ebruara keq me paudh\u00ebsit\u00eb e tij q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb lajm, q\u00eb po ta besosh,\u00a0 se v\u00ebrtet\u00eb do ndodh\u00eb, n\u00ebnkupton q\u00eb arsyeja nuk do jet\u00eb m\u00eb gjall\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb b\u00ebj drejt\u00ebsi, t\u00eb b\u00ebj demokraci, t\u00eb b\u00ebj politik\u00eb, t\u00eb b\u00ebj kultur\u00eb dhe ta shpjer\u00eb p\u00ebrpara paqen dhe qytet\u00ebrimin. Po qe se i beson k\u00ebsaj, at\u00ebher\u00eb ke p\u00ebrpara nj\u00eb t\u00ebrmet shkat\u00ebrrimtar n\u00eb realitetin ku ti jeton dhe shikon nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbysur t\u00eb kthyer p\u00ebrmbys, ku ai q\u00eb ka futur kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb n\u00eb burg, ku ai q\u00eb ka vjedhur dhe vjedh dhe nuk jep llogari, ku ai q\u00eb ka shkat\u00ebrruar shtetin me part\u00eb e pista t\u00eb drog\u00ebs etj etj, do shp\u00ebrblehet i vler\u00ebsuar me ceremoni vezulluese euroatlantike n\u00eb Tabil Saraj.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb imagjinohet q\u00eb Donald Tramp, presidenti ende i pa betuar dhe pa v\u00ebn\u00eb dor\u00ebn mbi kushtetut\u00eb p\u00ebr besnik\u00ebri ndaj saj, i sapo dal\u00eb me fitore nga kalvari i d\u00ebnimeve dhe gjyqeve politike t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs radikale n\u00eb Amerik\u00eb me n\u00eb krye Xhorxh Soros, folen\u00eb e grenxave t\u00eb diktatorit shqiptar, t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb kryeqytetin e nj\u00eb regjimi narkodiktatorial?! A do ishte\u00a0 e mundur kjo? Po \u00e7far\u00eb jan\u00eb k\u00ebto ngjarje futuriste, p\u00ebr t\u00eb cilat na v\u00eb n\u00eb dijeni kreu regjimit? A nuk kan\u00eb vler\u00ebn e marr\u00ebzive dhe pse gjendet kaq i shtr\u00ebnguar deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkall\u00eb ekstreme populizmi i shthurur i tij?!<\/p>\n<p>Sepse \u00ebsht\u00eb halli i halleve t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, q\u00eb e detyron ta mbaj realitetin e p\u00ebrmbysur t\u00eb demokracis\u00eb q\u00eb ka krijuar me dhun\u00eb dhe n\u00eb rastin konkret me p\u00ebrgjumje iluzionesh.<\/p>\n<p>Jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, duke kuptuar disa nga\u00a0 pikat e nxehta t\u00eb hallit t\u00eb tij jam shprehur publikisht, se mbas fitores s\u00eb Donald Tramp n\u00eb SHBA, \u00e7far\u00eb nuk do d\u00ebgjoni dhe do shikoni nga kreu i regjimit shqiptar, p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn frer\u00eb realitetin q\u00eb ka krijuar, s\u00eb paku deri n\u00eb zgjedhje. Ngjarje dhe ndodhi t\u00eb cilat nuk do ti korrespondonin nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb vog\u00ebl, por nj\u00eb globi t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Ai tashm\u00eb\u00a0 nuk funksionon m\u00eb asnj\u00eb \u00e7ast normal\u00a0 p\u00ebr shtetin, administrat\u00ebn e as p\u00ebr partin\u00eb e tij, ai funksionon si nj\u00eb i t\u00ebr\u00eb, me mendje, fuqi, lidhje, energji, e deri n\u00eb fantazit\u00eb m\u00eb perverse, me aferat ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb<\/p>\n<p>Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb stil propagande deri n\u00eb \u00e7udi, me nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb p\u00ebrqendruar, para disa dit\u00ebsh lexova nj\u00eb shkrim t\u00eb gazet\u00ebs franceze \u201cLe Monde\u201d, ku flitej p\u00ebr profilin mediatik t\u00eb kapoband\u00ebs s\u00eb regjimit shqiptar.<\/p>\n<p>Personazh m\u00eb larash se n\u00eb at\u00eb shkrim rrall\u00eb kam gjetur, sado q\u00eb kam lexuar, n\u00eb p\u00ebrshkrimen q\u00eb i b\u00ebnte gazeta prestigjioze franceze.<\/p>\n<p>Po t\u00eb kemi parasysh zgjimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr sjelljen e tij diktatoriale, jo thjesht autoritariste, nuk mund t\u00eb\u00a0 mbetet thjesht si i dyshuar i sponsorizimit t\u00eb k\u00ebtij botimi, por i bindur se n\u00eb botimin e k\u00ebtij artikulli, \u00ebsht\u00eb dora dhe rrjeta e merimang\u00ebs s\u00eb tij manipuluese, ku ai \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb dhe end dhe end.<\/p>\n<p>Dora e bojaxhiut shkon edhe p\u00ebrtej kufijve t\u00eb Zululandit\u00a0 q\u00eb ai ka krijuar me dor\u00ebn e pushtetit t\u00eb rr\u00ebmbyer. Kjo tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb provuar dhe nuk do shum\u00eb mundim p\u00ebr ta kuptuar, aq m\u00eb shum\u00eb, kur njer\u00ebz pa etik\u00eb politike, pa etik\u00eb\u00a0 komb\u00ebtare dhe pa etik\u00eb njer\u00ebzore, k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb leht\u00eb fare p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb si\u00e7 po e b\u00ebn edhe kapobanda i narkotrafikut.<\/p>\n<p>Gjurm\u00ebt e s\u00eb keqes nuk mund ti fshihen\u00a0 kaq kollaj k\u00ebsaj bote demokratike q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe sado boj\u00eb q\u00eb ti hedh\u00ebsh Shqip\u00ebris\u00eb, sado q\u00eb ta lash dhe lyesh me penelat\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb\u00a0 aktorit mashtrues. Edi Rama \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb organ i lindur p\u00ebr t\u00eb manipuluar, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zhgarravina n\u00eb vend t\u00eb veprave qe njer\u00ebzit do kishin shum\u00eb nevoj\u00eb ti shikonin dhe ti shijonin.<\/p>\n<p>Ai do ta mbaj\u00eb n\u00eb \u00e7do \u00e7ast edhe n\u00eb rrethana t\u00eb pa besueshme n\u00eb kanavac\u00ebn e tij fatin e pushtetit, p\u00ebr t\u00eb cilin ka nj\u00eb makth t\u00eb tmerrsh\u00ebm paniku, se mund ti\u00a0 rr\u00ebshqas\u00eb nga duart dhe vetveten ta shoh\u00eb t\u00eb rrokulliset n\u00eb sk\u00ebterr\u00ebn q\u00eb u ka krijuar pabesisht kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij politik\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA E d\u00ebgjuat mir\u00eb se \u00e7far\u00eb deklaroi prestigjiatori dy dit\u00eb para Vitit t\u00eb Ri? Dhe m\u00eb tej akoma, e kuptuat se p\u00ebr \u00e7far\u00eb e tha? Shpresoj shum\u00eb, se shumica e njer\u00ebzve n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb m\u00ebndje me mua, se Edi Rama tentoi q\u00eb t\u00eb na b\u00ebnte nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr nga nga ato m\u00eb t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":10636,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-100373","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100373","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100373"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100373\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":100374,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100373\/revisions\/100374"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10636"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100373"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100373"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100373"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}