{"id":100523,"date":"2025-01-04T12:36:41","date_gmt":"2025-01-04T12:36:41","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=100523"},"modified":"2025-01-04T12:36:41","modified_gmt":"2025-01-04T12:36:41","slug":"dosja-toyota-yaris-si-spak-mbylli-hetimet-per-taulant-ballen-ne-gjyq-vetem-zarka-dhe-3-te-tjere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/04\/dosja-toyota-yaris-si-spak-mbylli-hetimet-per-taulant-ballen-ne-gjyq-vetem-zarka-dhe-3-te-tjere\/","title":{"rendered":"Dosja \u201cToyota Yaris\u201d, si SPAK mbylli hetimet p\u00ebr Taulant Ball\u00ebn, n\u00eb gjyq vet\u00ebm Zarka dhe 3 t\u00eb tjer\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>SPAK b\u00ebri hetime t\u00eb cunguara p\u00ebr dosjen \u201cToyota Yaris\u201d pasi n\u00eb t\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb prokuror\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, gjyqtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, politikan\u00eb t\u00eb lart\u00eb\u00a0 si Taulant Balla, zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs, policis\u00eb e strukturave t\u00eb tjera ligjzbatueses.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin e shp\u00ebrndar\u00eb nga SPAK sot, thuhet se, kjo dosje \u00ebsht\u00eb cop\u00ebtuar sepse ekzistojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna dhe fakte se jan\u00eb kryer t\u00eb tjera tjera vepra penale.<\/p>\n<p>SPAK njoftoi se ka p\u00ebrfunduar hetimin ndaj prokurorit t\u00eb Vlor\u00ebs, Aurel Zarka dhe t\u00eb pandehurve t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i ka \u00e7uar n\u00eb gjyq.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i SPAK<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ka p\u00ebrfunduar hetimet paraprake p\u00ebr pro\u00e7edimin penal nr.26, dat\u00eb 07.02.2024, i rregjistruar p\u00ebr veprat penale: \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, \u201cKorrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, \u201cKorrupsioni pasiv i gjyqtar\u00ebve, prokuror\u00ebve dhe funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, \u201cZbulimi i akteve ose t\u00eb dh\u00ebnave sekrete\u201d dhe \u201cTrafikimi i narkotik\u00ebve\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 245\/1, 319, 319\/\u00e7, 295\/a paragrafi (3) dhe 283\/a t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedim penal, gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb hetimeve paraprake, jan\u00eb kryer t\u00eb gjitha veprimet e mundshme dhe t\u00eb nevojshme hetimore ku p\u00ebrfshihet; marrja e informacioneve nga agjenci t\u00eb huaja t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit, marrja e provave nga autoritetet e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb shteteve t\u00eb tjera, k\u00ebrkimi, zbulimi dhe administrimi i dokumentacionit t\u00eb nevojsh\u00ebm, marrja n\u00eb pyetje e personave q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb pasur dijeni p\u00ebr rrethanat e hetimeve, si dhe \u00ebsht\u00eb kryer analizimi me holl\u00ebsi i t\u00eb dh\u00ebnave, i dokumentacionit t\u00eb administruar, si dhe provave t\u00eb mbledhura gjat\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>Nga veprimet hetimore t\u00eb kryera lidhur me k\u00ebt\u00eb procedim penal si edhe nga burimet e provave t\u00eb mbledhura dhe t\u00eb administruara gjat\u00eb hetimeve paraprake \u00ebsht\u00eb provuar fakti se t\u00eb pandehurit; Astrit Vladi, Radovan \u00c7ela, Eriona Daupaj dhe Aurel Zarka n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00ebri tjetrin, n\u00eb disa raste, kan\u00eb ofruar dhe kan\u00eb premtuar p\u00ebrfitime t\u00eb parregullta p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndikim te funksionar\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, kan\u00eb pranuar premtime dhe p\u00ebrfitime t\u00eb parregullta p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm te funksionar\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, kan\u00eb ofruar p\u00ebrfitime t\u00eb parregullta p\u00ebr funksionar\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, si dhe kan\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebrfitime t\u00eb parregullta p\u00ebr t\u00eb kryer veprime t\u00eb lidhura me funksionin dhe detyr\u00ebn e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive, p\u00ebr secilin prej tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e kryerjes s\u00eb veprimeve t\u00eb kundraligjshme, i pandehuri Aurel Zarka ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb funksionin e prokurorit n\u00eb Prokurorin\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Vlor\u00eb, e pandehura Eriona Daupaj ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb funksionin e oficeres s\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb ish Prokurorin\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda dhe m\u00eb pas oficere e policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me, nd\u00ebrsa i pandehuri Radovan \u00c7ela ka q\u00ebn\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e mbrojt\u00ebsit t\u00eb shtetasve Alfred Vladi etj.<\/p>\n<p>Konkretisht, veprimet e ushtrimit t\u00eb ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm, t\u00eb korrupsionit aktiv dhe pasiv t\u00eb funksionar\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb kryer n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjet penale t\u00eb m\u00ebposhtme, sipas akuzave dhe episodeve respektive p\u00ebr t\u00eb pandehurit :<\/p>\n<p>Procedimi penal nr.130 viti 2018 i Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, t\u00eb akuzuar p\u00ebr veprat penale \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose i veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, t\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb form\u00ebn e \u201cGrupit t\u00eb strukturuar kriminal\u201d, t\u00eb parashikuar nga nenet 287\/1, 333\/a\/1 e (2) dhe 334\/1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Procedimin penal nr.71 viti 2020 i Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, Tiran\u00eb, n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri, t\u00eb akuzuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cMosdeklarimi n\u00eb kufi i t\u00eb hollave dhe sendeve me vler\u00eb\u201d, t\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuar nga nenet 179\/a dhe 25 t\u00eb Kodit Penal, duke p\u00ebrfshir\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb rivlersimit\/z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb masave t\u00eb sigurimit t\u00eb dat\u00ebs 17.01.2020 t\u00eb zhvilluar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, Tiran\u00eb, faz\u00ebn e hetimeve paraprake, faz\u00ebn e caktimit t\u00eb gjyqtarit t\u00eb seanc\u00ebs paraprake dhe zhvillimin e seanc\u00ebs paraprake n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ekzekutimin e disa k\u00ebrkesave p\u00ebr ndihm\u00eb juridike t\u00eb d\u00ebrguara nga autoritetet belge t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, konkretisht nga gjyqtari i hetimeve paraprake pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb n\u00eb Bruksel, Belgjik\u00eb, ndaj procedimit penal n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasve, Alfred Vladi, Elvis Vladi, etj, t\u00eb ekzekutuara nga Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda si dhe nga Prokuroria e Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Procedimin pasuror nr.1 dat\u00eb 20.12.2019 i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posacme kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, i zhvilluar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit nr.10192 dat\u00eb 03.12.2009 \u201cP\u00ebr parandalimin dhe goditjen e krimit t\u00eb organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve t\u00eb tjera n\u00ebp\u00ebrmjet masave parandaluese kund\u00ebr pasuris\u00eb\u201d, p\u00ebr pasurit\u00eb n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb shtetasve Alfred Vladi, Elvis Vladi dhe Alban Mollaymeri.<\/p>\n<p>Procedimi pasuror nr.24 prot dt.19.02.2020 i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, i zhvilluar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Aktit Normativ Nr.1 dat\u00eb 31.01.2020, p\u00ebr pasurit\u00eb n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb shtetasit Suel \u00c7ela alias Marjus Lulaj.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjen penale n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetases Xhoi Mansaku, e akuzuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cVjedhje\u201d e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb, t\u00eb parashikuar nga nenet 134\/1 dhe 22 t\u00eb Kodit Penal, t\u00eb gjykuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Mosfillimin e procedimit penal p\u00ebr referimin penal nr.669 dat\u00eb 26.03.2020 t\u00eb d\u00ebrguar nga Komisariati i Policis\u00eb Himar\u00eb, n\u00eb Prokurorin\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjen penale n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasve Altin Veizaj etj, t\u00eb akuzuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cKultivimi i narkotik\u00ebve\u201d t\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuar nga neni 284\/2 i Kodit Penal, t\u00eb gjykuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me n\u00eb dat\u00ebn 30.12.2024 ka d\u00ebrguar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr d\u00ebrgimin n\u00eb gjyq t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale nr.26 viti 2024 n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehurve:<\/p>\n<p>Radovan \u00c7ela, i akuzuar p\u00ebr veprat penale \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, e kryer 5 her\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim 4 her\u00eb, si dhe \u201cKorrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, e kryer 2 her\u00eb, 1 her\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuara nga nenet 245\/1, paragrafi (1) e 25 (sipas p\u00ebrmbajtjes para ndryshime me ligjin nr.43\/2021) dhe nenet 319 e 25 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Astrit Vladi, i akuzuar p\u00ebr veprat penale \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, e kryer 4 her\u00eb, si dhe \u201cKorrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuara nga nenet 245\/1, paragrafi (1) e 25 (sipas p\u00ebrmbajtjes para ndryshime me ligjin nr.43\/2021) dhe nenet 319 e 25 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Aurel Zarka, i akuzuar p\u00ebr veprat penale \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, e kryer 3 her\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim 2 her\u00eb, \u201cKorrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, si dhe \u201cKorrupsioni pasiv i gjyqtar\u00ebve, prokuror\u00ebve dhe funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 245\/1, paragrafi (2) e 25 t\u00eb Kodit Penal (sipas p\u00ebrmbajtjes para ndryshimeve me ligjin nr.43\/2021), nenet 319 e 25 dhe neni 319\/\u00e7 i Kodit Penal<\/p>\n<p>Eriona Daupaj, e akuzuar p\u00ebr veprat penale \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, e kryer 4 her\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpunim 2 her\u00eb, \u201cZbulimi i akteve ose t\u00eb dh\u00ebnave sekrete\u201d, si dhe \u201cKorrupsioni pasiv i gjyqtar\u00ebve, prokuror\u00ebve dhe funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, e kryer 2 her\u00eb, t\u00eb parashikuara nga nenet 245\/1, paragrafi (2) e 25 (sipas p\u00ebrmbajtjes para ndryshime me ligjin nr.43\/2021), neni 295\/a paragrafi (3) dhe 319\/\u00e7 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Me vendimin e prokuror\u00ebve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, m\u00eb dat\u00eb 26.12.2024 \u00ebsht\u00eb vendosur ndarja e \u00e7\u00ebshtjes penale dhe ve\u00e7imi i akteve n\u00eb lidhje me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb komunikimesh t\u00eb kryera nga t\u00eb pandehurit, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me faktet dhe rrethanat e p\u00ebrmendura m\u00eb sip\u00ebr, si edhe n\u00eb lidhje me biseda q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me fakte dhe rrethana t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb gjat\u00eb veprimeve hetimore. Konkretisht, nga aktet e k\u00ebtij pro\u00e7edimi penal jan\u00eb ve\u00e7uar aktet dhe jan\u00eb regjistruar pro\u00e7edimet penale si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, \u00ebsht\u00eb vendosur ndarja dhe ve\u00e7imi i akteve n\u00eb lidhje me bisedat e kryera nga t\u00eb pandehurit dhe personat e tjer\u00eb t\u00eb administruara gjat\u00eb hetimeve, n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e t\u00eb cilave p\u00ebrmenden persona t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prokuror\u00ebve, gjyqtar\u00ebve, funksionar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt pretendohet se kan\u00eb k\u00ebrkuar apo kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb parregullta.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, \u00ebsht\u00eb vendosur ndarja dhe ve\u00e7imi i akteve n\u00eb lidhje me bisedat dhe komunikimet q\u00eb jan\u00eb administruar gjat\u00eb hetimeve, nga t\u00eb cilat ekzistojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna se edhe persona t\u00eb tjer\u00eb mundet t\u00eb ken\u00eb kryer ushtrim ndikimi t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb kan\u00eb ushtruar funksionin e prokurorit, gjyqtarit apo funksionar\u00ebve t\u00eb organeve t\u00eb tjera t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, \u00ebsht\u00eb vendosur ndarja dhe ve\u00e7imi i akteve pasi nga burimet e provave t\u00eb mbledhura gjat\u00eb hetimeve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedim penal jan\u00eb krijuar t\u00eb dh\u00ebna dhe dyshime se mundet t\u00eb jen\u00eb kryer veprime q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb element\u00ebt e veprave penale t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebto episode \u00ebsht\u00eb regjistruar procedimi penal nr.26\/1 dat\u00eb 26.12.2024 dhe vijojn\u00eb q\u00eb t\u00eb kryhen veprimet e m\u00ebtejshme hetimore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SPAK b\u00ebri hetime t\u00eb cunguara p\u00ebr dosjen \u201cToyota Yaris\u201d pasi n\u00eb t\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb prokuror\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, gjyqtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, politikan\u00eb t\u00eb lart\u00eb\u00a0 si Taulant Balla, zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs, policis\u00eb e strukturave t\u00eb tjera ligjzbatueses. N\u00eb njoftimin e shp\u00ebrndar\u00eb nga SPAK sot, thuhet se, kjo dosje \u00ebsht\u00eb cop\u00ebtuar &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":96513,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-100523","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100523","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100523"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100523\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":100524,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100523\/revisions\/100524"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/96513"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100523"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100523"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100523"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}