{"id":100598,"date":"2025-01-06T11:05:59","date_gmt":"2025-01-06T11:05:59","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=100598"},"modified":"2025-01-06T11:05:59","modified_gmt":"2025-01-06T11:05:59","slug":"edi-rama-brenda-rratheve-te-ferrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/06\/edi-rama-brenda-rratheve-te-ferrit\/","title":{"rendered":"Edi Rama brenda rrath\u00ebve t\u00eb ferrit&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p><strong>Edi Rama brenda rrath\u00ebve t\u00eb ferrit n\u00eb librin tim &#8220;Narkodiktatura n\u00eb oborrin e Europ\u00ebs&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka nisi me instinktin e natyrsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb intelektuali q\u00eb e dashuron vendin e tij mbi \u00e7do gj\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time si personazh publik, deri para disa vitesh, nuk kam folur dhe analizuar asnj\u00eb situat\u00eb politike apo sociale, i ndikuar nga bindjet e mia politike. Ekulibri dhe kthjellt\u00ebsia e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ishin busulla e p\u00ebrhershme.<\/p>\n<p>Madje \u00e7do her\u00eb q\u00eb e ndjeja se mund t\u00eb kisha anuar, filloja dhe e analizoja akoma m\u00eb tep\u00ebr problemin n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb dhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. E gjith\u00eb kjo gjendje filloi t\u00eb b\u00ebhej shum\u00eb m\u00eb e shpesht\u00eb n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb tmerrshme t\u00eb demokracis\u00eb dhe shtetit shqiptar, at\u00ebher\u00eb kur opozita e Lul\u00ebzim Bash\u00ebs u largua nga parlamenti dhe pushteti i Edi Ram\u00ebs, me arroganc\u00ebn e pashembullt t\u00eb nj\u00eb kapadiu t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb sulltan\u00ebve, vendosi t\u00eb b\u00ebnte zgjedhjet pa opozit\u00eb.<\/p>\n<p>Pata shkruar nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb gjat\u00eb se si duhej t\u00eb luftonte opozita, n\u00eb sheshe protestash dhe n\u00eb parlament, me ide dhe alternativa. Ngjarjet dihet si rrodh\u00ebn, por ajo q\u00eb humbi m\u00eb shum\u00eb nga ky devijim i pad\u00ebgjuar demokratik ishte Shqip\u00ebria. Dhe ajo \u00e7far\u00eb ishte m\u00eb e keqja, me &#8220;bekimin&#8221; e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. Me dijen dhe intuit\u00ebn e nj\u00eb njeriu t\u00eb letrave politike dhe sociale, kuptova q\u00eb at\u00ebher\u00eb se Shqip\u00ebria kishte hyr\u00eb n\u00eb kriz\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb postkomunizmit.<\/p>\n<p>Shkrova dhe nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb &#8220;Kriza mbi krizat&#8221; si\u00e7 e pata quajtur at\u00ebher\u00eb kriz\u00ebn e demokracis\u00eb dhe liris\u00eb n\u00eb sistemin-vend shqiptar t\u00eb asaj kohe. U duk paksa i sforcuar ky q\u00ebndrim, shum\u00eb njer\u00ebz nuk arrinin as ta kuptonin se ishin v\u00ebn\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim gj\u00ebra kaq t\u00eb m\u00ebdha e themelore, si\u00e7 ishin liria dhe demokracia. Mir\u00ebpo analiza ime e sjelljes s\u00eb pushtetit dhe kryeministrit Edi Rama m\u00eb jepte t\u00eb gjitha shenjat dhe simptomat e nj\u00eb s\u00ebmundjeje t\u00eb till\u00eb. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb besova fort se maska e tij e mbrujtur me demagogji t\u00eb parr\u00ebfyer ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb asnj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb filozofis\u00eb politike, duhej \u00e7jerr\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos u b\u00ebr\u00eb m\u00eb keq shqiptar\u00ebve, fillova t\u00eb ndjek t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe kuptova se ajo ishte kund\u00ebr projekteve t\u00eb Ram\u00ebs dhe miqve t\u00eb tij nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. E v\u00ebrteta m\u00eb shtr\u00ebngoi t\u00eb mbaja an\u00eb, e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb detyroi t\u00eb zhbiriloja dhe demaskoja t\u00eb gjitha q\u00ebllimet, planet dhe manovrat e tij antidemokratike dhe antishqiptare. Dhe muaj pas muaji e vit pas viti, e gjith\u00eb kjo veprimtari e tij shtet\u00ebrore dhe publike, m\u00eb p\u00ebrvijoi nj\u00eb &#8220;ferr&#8221; t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Po, po, Edi Rama po nd\u00ebrtonte p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb ferr real, pa kurrfarr\u00eb skrupulli, me mburoj\u00ebn sorosiane nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe m\u00eb e keqja, jo me efekte t\u00eb nj\u00eb mandati apo dy n\u00eb t\u00eb ardhmen, por nj\u00eb ferr q\u00eb trupi i Shqip\u00ebris\u00eb do ta ndjej\u00eb gjat\u00eb dhe do ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb l\u00ebngoj\u00eb. Ndaj, duke dashur t\u00eb analizoj gjith\u00e7ka po ndodhte e t\u00eb nd\u00ebrtoja nj\u00eb struktur\u00eb kategorizuese p\u00ebr qasjen ndaj pushtetit, shtetit, liris\u00eb, demokracis\u00eb, ekonomis\u00eb, arsimit, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, e n\u00eb thelb ndaj ardhm\u00ebris\u00eb shqiptare, kryeministri Edi Rama m\u00eb rezultonte i pamundur p\u00ebr t\u2019u kualifikuar n\u00eb nj\u00eb kategori apo dy t\u00eb tilla m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Qasjet, diskursi, veprimet dhe realiteti shqiptar q\u00eb ai nd\u00ebrtoi n\u00eb k\u00ebto 12 vite m\u00eb strukturuan rrath\u00ebt e nj\u00eb ferri t\u00eb madh. N\u00eb cilin rreth t\u00eb ferrit do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet i gjith\u00eb produkti i sundimit t\u00ebnd 12 vje\u00e7ar Edi Rama? Nuk dita t\u00eb gjej nj\u00eb, dy apo tre rrath\u00eb ferri, pasi arriti t\u00eb m\u00eb mbushej i gjith\u00eb ferri me rrath\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Kam patur m\u00ebdyshjet e mia p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb, n\u00ebse nj\u00eb struktur\u00eb e till\u00eb ishte m\u00eb e mira p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar realitetin shqiptar apo diskursi nuk duhej t\u00eb qe kaq i ashp\u00ebr dhe demonstrativ. P\u00ebrs\u00ebri urdh\u00ebri imperativ i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, m\u00eb shtynte t\u00eb kuptoja e t\u00eb thellohesha n\u00ebse kjo gj\u00eb p\u00ebrligjej nga faktet jet\u00ebsore dhe argumentat e shkencave politike e gjeopolitike, bashk\u00eb me praktik\u00ebn e shum\u00eb lloj v\u00ebndeve q\u00eb kishin kaluar t\u00eb nj\u00ebjtin kalvar si ne.<\/p>\n<p>E gjitha nuk ishte nj\u00eb fiksion, aspak. Mjegulla e ngjarjeve t\u00eb shum\u00eb viteve m\u00eb par\u00eb, me kalimin e koh\u00ebs u \u00e7a dhe e v\u00ebrteta doli sheshit. Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, u zbulua se kjo e v\u00ebrtet\u00eb ishte nj\u00eb tragjedi, e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr t&#8217;u konsideruar nj\u00eb rreth i v\u00ebrtet\u00eb ferri dantesk.<\/p>\n<p>N\u00eb cilin rreth at\u00ebher\u00eb, duhet ta vendosim thik\u00ebn vdekjeprur\u00ebse q\u00eb kish p\u00ebrgatitur Rama p\u00ebr opozit\u00ebn duke i bler\u00eb me lobim e shantazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar liderin e saj t\u00eb dob\u00ebt e frikacak, Lul\u00ebzim Bash\u00ebn? N\u00eb rrethin e tret\u00eb, at\u00eb t\u00eb tradhtar\u00ebve? Po tragjedin\u00eb e kanabizimit q\u00eb e mbyti Shqip\u00ebrin\u00eb me drog\u00eb dhe i la mbi shpin\u00eb nj\u00eb lukuni bandash e parash t\u00eb pista q\u00eb do t\u2019ia g\u00ebrryejn\u00eb trupin dhe shpirtin, bashk\u00eb me ekonomin\u00eb, edhe p\u00ebr shume vjet akoma?<\/p>\n<p>Ndoshta n\u00eb rrethin e dyt\u00eb. Po shpopullimi q\u00eb si nje s\u00ebmundje e pash\u00ebrueshme arriti ta tkurr\u00eb e ta s\u00ebmur\u00eb tashm\u00eb si nj\u00eb plak, trupin e saj dikur rinor? N\u00eb rrethin m\u00eb t\u00eb tmersh\u00ebm t\u00eb ferrit, q\u00eb as Dante-ja nuk e pat inagjinuar, t\u00eb\u00a0 parin e t\u00eb gjith\u00eb rrath\u00ebve.<\/p>\n<p>Po demagogun e liderin global, q\u00eb flet p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb nuk i p\u00ebrkasin dhe nuk flet e nuk ndihmon aspak kauz\u00ebn e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrkundrazi \u00ebsht\u00eb n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve q\u00eb dy vendet tona v\u00ebllez\u00ebr kan\u00eb qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>I takon rrethi i pest\u00eb, ai i hipokritit, ujkut me l\u00ebkur\u00eb qengji, q\u00eb mb\u00ebshtet padronin e vet p\u00ebr Ballkanin e hapur, dhe b\u00ebrtet e ul\u00ebret se kjo \u00ebsht\u00eb mir\u00eb edhe p\u00ebr Kosov\u00ebn. Ndoshta rrath\u00ebt e ferrit nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha ngjarjet dhe shkat\u00ebrimet q\u00eb ai i ka sjell\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, se ato jan\u00eb vet\u00ebm n\u00ebnt\u00eb, ndoshta secili mund t\u2019i vendos\u00eb ndryshe ose n\u00eb nj\u00eb rreth tjet\u00ebr ferri, t\u00eb gjitha ato plag\u00eb q\u00eb ai i ka sjell\u00eb k\u00ebtij vendi, por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt si drita e diellit.<\/p>\n<p>N\u00eb anatomin\u00eb e destruktivitetit njer\u00ebzor, analizuar shum\u00eb thell\u00eb e gjat\u00eb nga filozofi dhe sociologu i madh\u00a0 Erich Fromm\u00a0 p\u00ebr disa nga lider\u00ebt m\u00eb t\u00eb k\u00ebqinj t\u00eb njer\u00ebzimit, Edi Rama z\u00eb nj\u00eb vend unik. Ferri q\u00eb ai i ka \u201cdhurruar\u201d Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb pushtetit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar rreth pas rrethi, deri n\u00eb detajet m\u00eb t\u00eb imta.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb dukshme dhe m\u00eb t\u00eb qart\u00eb, \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrimi i demokracis\u00eb dhe liris\u00eb, dy shtyllat e nj\u00eb qytet\u00ebrimi per\u00ebndimor, n\u00ebp\u00ebrmjet shkat\u00ebrimit ose marrjes peng t\u00eb opozit\u00ebs. E thash\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim. Kur klitha z\u00ebrin e nd\u00ebrgjegjes s\u00eb njeriut t\u00eb letrave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrezik, ndoshta shum\u00eb kush e quajti teprim.<\/p>\n<p>Por sot, edhe n\u00eb shtetin m\u00eb demokratik t\u00eb bot\u00ebs, ose n\u00eb SHBA, n\u00eb atdheun m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb liris\u00eb, ka vite q\u00eb i gjith\u00eb diskursi politik p\u00ebrqendrohet n\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen e liris\u00eb dhe demkracis\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk m\u00eb vjen mir\u00eb t\u00eb m\u00eb p\u00ebrligjet fjala e th\u00ebn\u00eb dikur, rreth problemeve t\u00eb tilla kaq serioze, por ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt i pakontestuesh\u00ebm se liria dhe demokracia nuk jan\u00eb gj\u00ebra t\u00eb fituara nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Ato duhet t\u00eb ruhen dhe fitohen \u00e7do her\u00eb kur k\u00ebrc\u00ebnohen. Edhe k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb paimagjinueshme q\u00eb regjimi i Edi Ram\u00ebs i ka kanosur Shqip\u00ebris\u00eb, duke pushtuar gjith\u00eb mediat me fake e mbyllje z\u00ebri t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, un\u00eb gjeta v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb kategorizimin e rrethit t\u00eb ferrit ku po rrojm\u00eb.<\/p>\n<p>Ndoshta dhe gaboj q\u00eb e vendos n\u00eb rrethin e dyt\u00eb, por shpopullimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plag\u00eb q\u00eb ka goditur indin e trupit dhe ekonomis\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb sh\u00ebrohet, edhe sikur ta shporrim k\u00ebt\u00eb regjim.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, duke vijuar n\u00eb linj\u00ebn e personalitetit shoq\u00ebror dhe formimit mendor t\u00eb nj\u00eb lideri, q\u00eb ndikon fort\u00ebsisht n\u00eb shkall\u00ebn e lart\u00eb apo jo t\u00eb destruktivitetit t\u00eb tij, rrethi i n\u00ebnt\u00eb, ai i mosmir\u00ebnjoh\u00ebsve, p\u00ebrshtatet plot\u00ebsisht me m\u00ebnyr\u00ebn e sjelljes s\u00eb pushtetarit Rama me vart\u00ebsit e tij.<\/p>\n<p>Jo m\u00eb kot e cil\u00ebsova termin pushtetar, sepse raportet e tij me ministra e zv\/ kryeminstra nuk jan\u00eb shoq\u00ebrore, p\u00ebrkundrazi ato jan\u00eb pasqyra m\u00eb e mir\u00eb e qen\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb lideri. Epo k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth ferri, nuk e di se sa b\u00ebrtasin e th\u00ebrrasin kund\u00ebr tij, por do p\u00ebrmend dy miqt\u00eb e shok\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, Arben Ahmetajn dhe Saimir Tahirin.<\/p>\n<p>Nuk ka f\u00eblliq\u00ebsim dhe paburrnim m\u00eb t\u00eb keq politik dhe shoq\u00ebror se m\u00ebnyra si ai \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb e po sillet me ta. Por nj\u00ebher\u00ebsh, nuk ka simptom\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb dallueshme se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr t\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo struktur\u00eb e nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebtij libri, nuk duhet t\u00eb shikohet vet\u00ebm si e dobishme apo efektive, nga pik\u00ebpamja letrare apo formale. P\u00ebrkundrazi, q\u00ebllimi i k\u00ebtij shpjegimi paraprak, duhet t\u00eb shikohet si i q\u00ebllimsh\u00ebm.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb Shqip\u00ebria e tre mandateve t\u00eb Edi Ram\u00ebs, me analiz\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve, me fakte e argumente t\u00eb t\u00eb gjitha kah\u00ebve, duhet kuptuar pik\u00ebrisht ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, nj\u00eb ferr i v\u00ebrtet\u00eb. Ndryshe nuk arrin t\u00eb kuptohet edhe p\u00ebrmasa apo dimensioni i s\u00eb keqes, i destruktivitetit t\u00eb s\u00eb ardhmes son\u00eb, q\u00eb ajo ka shkaktuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi. Vet\u00ebm n\u00ebse e njohim dhe e kuptojm\u00eb si ferr at\u00eb \u00e7far\u00eb Rama ka nd\u00ebrtuar p\u00ebr ne, mund t\u00eb kemi shpres\u00eb t\u00eb luftojm\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrballemi me forc\u00ebn, q\u00ebndres\u00ebn dhe durimin q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb luft\u00eb me ferrin.<\/p>\n<p>E dim\u00eb se\u00a0 \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ferri, por dim\u00eb gjithashtu se vet\u00ebm po kalove n\u00ebp\u00ebr ferr, b\u00ebhesh m\u00eb i fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb vleresuar t\u00eb mir\u00ebn. P\u00ebr aspra ad astra, thonin latin\u00ebt. P\u00ebrmes vuajtjeve drejt fitores, thot\u00eb ky lib\u00ebr<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Ndri\u00e7im KULLA Edi Rama brenda rrath\u00ebve t\u00eb ferrit n\u00eb librin tim &#8220;Narkodiktatura n\u00eb oborrin e Europ\u00ebs&#8221; Gjith\u00e7ka nisi me instinktin e natyrsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb intelektuali q\u00eb e dashuron vendin e tij mbi \u00e7do gj\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time si personazh publik, deri para disa vitesh, nuk kam folur dhe analizuar asnj\u00eb situat\u00eb politike apo sociale, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":41735,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-100598","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100598","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100598"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100598\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":100599,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100598\/revisions\/100599"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41735"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100598"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100598"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100598"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}