{"id":100708,"date":"2025-01-07T17:28:15","date_gmt":"2025-01-07T17:28:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=100708"},"modified":"2025-01-07T17:28:15","modified_gmt":"2025-01-07T17:28:15","slug":"emocioni-i-numrit-te-pare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/07\/emocioni-i-numrit-te-pare\/","title":{"rendered":"Emocioni i numrit t\u00eb par\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Keda KACELI<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma t\u00eb gjith\u00ebve dhe g\u00ebzuar Dit\u00eblindjen e Fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, faleminderit shum\u00eb Bledi p\u00ebr ftes\u00ebn. Ndihem shum\u00eb e nderuar dhe e privilegjuar t\u00eb ndaj me ju disa kujtime dhe reflektime mbi Rilindjen Demokratike. Gazeta e fjales s\u00eb lir\u00eb q\u00eb pa drit\u00ebn e botimit pas nj\u00eb terri gjysemshekullor diktatorial makaber shpresevrases. Sot kujtoj numrin e pare te RDs kur babi e solli ne shpi dhe fillova te lexoj artikujt e saj dhe ne artikujt e Doktorit nenvizoja me stilolaps blu fjalen demokraci demokratike opozite dhe pyesja mamin dhe babin cfare donte te thonte se fundja isha vetem 10 vje\u00e7e.<\/p>\n<p>Atehere mbaj mend qe babi me tha Demokraci do te thote qe njerezit jane te lire. Kaq duhet te mjaftoje goca babit kur te rritesh do m\u00ebsosh qe ne demokraci fiton me merite fiton kur fjala e lire eshte si fjala e mire. Njerezit demokrate me tha mami jane zemergjon jane pozitive menojne me te mir\u00ebn per gjithe njerezit e tjere ne nje bote pa persekutim dhe pa censure. Me te drejta dhe mir\u00ebsi. Sa shume me p\u00eblqeu ideja e mir\u00ebsis\u00eb dhe liris\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjithe njerezit e botes! Si femi aq munda te kuptoja e deri sa ika nga Shqiperia sa here lexoja RD-ne me dukej se aty behej historia. Do te kete qene atehere kur kam menduar se kur te rritem do mesoj politike dhe histori.<\/p>\n<p>Me vone ne vite do mesoja qe ajo let\u00ebr ishte lag me gjak martiresh neper hetuesina e djerse te kampit te punes. Me lot nenash me lot burgu dhe flijimi te trupave djaloshare kufijve te atdheut. Ajo let\u00ebr ishte d\u00ebshmia qe kishim mbijetu. Me nje kosto te pallogaritsh\u00ebm vujtje por kishim mbijetu. \u201cRilindja Demokratike\u201d do kujtohet p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, se teknologjia apo numri rekord i shitjeve, qe sado eshte aspekt shume i rendesishem per gazetarin apo redaktorit e kryeredaktorit nuk eshte gjithcka dhe une e dij mire si drejtuese per disa vite e Buongiorno Italia reviste politike ne Itali ndoshta pse jo edhe frymezuar nga RD-ja e dashur. Rilindja Demokratike do kujtohet per nji\u00eb aspekt m\u00eb t\u00eb plot\u00eb, m\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr tu kujtuar- ajo do kujtohet si gazeta e par\u00eb opozitare.<\/p>\n<p>Gazeta e shpreses per liri! N\u00eb kuptimin e saj fillestar \u2013 Rilindja \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb transformim radikal q\u00eb p\u00ebrfshiu gjith\u00eb komunitetin intelektual, letrar, filozofik dhe artistik q\u00eb lul\u00ebzoi prej fundit t\u00eb shekulli XIV deri n\u00eb shek. XVI e q\u00eb u p\u00ebrq\u00ebndrua n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rinovimit t\u00eb kultit t\u00eb klasi\u00e7izmit; u p\u00ebrhap shpejt n\u00eb Europ\u00eb si shenj\u00eb e fundit t\u00eb mesjet\u00ebs dhe fillimin e civilizimit modern. Pas kat\u00ebr shekujsh, e pare nga larg dhe nga jashte, kjo fjal\u00eb mori nj\u00eb kuptim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, kur u sh\u00ebnua si fillimi i nj\u00eb tribuni politik- i Partis\u00eb Demokratike, partis\u00eb s\u00eb par\u00eb opozitare n\u00eb vendin qe kish patur regjimin me te eg\u00ebr diktatorial- n\u00eb Shqip\u00ebri. B\u00ebhej fjal\u00eb jo m\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rilindje letrare, as artistike, por p\u00ebr nj\u00eb rilindje politike q\u00eb do t\u00eb sillte edhe ndryshimin e filozofis\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn, lirin\u00eb, t\u00eb drejtat e njeriut dhe demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRilindja Demokratike\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb vorbull titujsh, mbijetoi dhe ec\u00ebn duke u treguar t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb se Rilindja nisi 34 vjet m\u00eb par\u00eb, sh\u00ebmbi regjimin gjysm\u00eb-shekullor, ideoi bazat e demokracis\u00eb shqiptare, duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb edukimin politik dhe n\u00eb respektin ndaj fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. RD-ja p\u00ebr mua do t\u00eb thot\u00eb syri i s\u00eb ardhmes, do t\u00eb thot\u00eb kuptimi i gazet\u00ebs si nj\u00eb vler\u00eb e madhe komb\u00ebtare e cila q\u00ebndron n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, lexohet, rrit aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunime me njer\u00ebz t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme q\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb verifikimin e vlerave demokratike. P\u00ebr ata q\u00eb shkruan numrat e par\u00eb, p\u00ebr gazetar\u00ebt q\u00eb ideuan k\u00ebt\u00eb gazet\u00eb, p\u00ebr shitjen e jasht\u00ebzkonshme t\u00eb gazet\u00ebs, flasin m\u00eb mir\u00eb ata qe jan\u00eb edhe nuk jan\u00eb m\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gazete, fjasin njer\u00ebzit e thjesht\u00eb, lexuesit, intelektual\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb besojn\u00eb ende te RD-ja.<\/p>\n<p>Gazeta \u201cRilindja Demokratike\u201d p\u00ebrcjell te lexuesi lajmin politik p\u00ebr fjal\u00ebn e lir\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr rr\u00ebfimet e jet\u00ebs shqiptare dhe k\u00ebndv\u00ebshtrimin e analiz\u00ebn e ngjarjeve q\u00eb lidhin bot\u00ebn me Shqip\u00ebrin\u00eb. Gazeta mbush 34 vje\u00e7 nga dita e saj e par\u00eb. Mbaj mend qe gazeta mir\u00ebpriti cdo ide cdo fryme dhe debat madje mir\u00ebpriti ne faqet e saj vec njer\u00ebzve te lire edhe ata qe dikur kishin patur role mediatike apo politike gjate diktatur\u00ebs. Gazeta jo vetem nuk i censuroi por iu dha hap\u00ebsire madje duke treguar nje zemergjeresi qe me ne njerezit e lire ata dikur nuk e kishin patur kurre.<\/p>\n<p>Shume personazhe nd\u00ebrruan opinionet e tyre ne ato faqe sot disa nga ata nuk jane me dhe do thoja sado e dhimbshme per ne, lum ata. Ata luftuan me pene per demokracine kunder dikatures, por sot jemi ne diktatur\u00ebn 3.0. Kaluam 50 vitet e ferrit te diktatur\u00ebs meme i mbijetuam asaj dhe u katapultuam pa kuptuar ne mes te diktatur\u00ebs se niperve. Ja pra diktatura 3.0 qe sot \u00ebsht\u00eb me e forte se kurre me kthetrat e saj te pista ka kapur cdo fushe te jetes te shqiptarit dhe me tentakulat e piovres mafioze te narkoshtetit te krimit te organizuar ka mb\u00ebrthyer fatet e cdo qytetari. Jo vetem tonet si demokrate e njer\u00ebz te lire por te gjithe qytetareve. Kam thene se do jem prane njer\u00ebzve te mi sa here qe fjala e lire te cenohet sa here te shtypet liria sa here qe mendimi i lire te jete ne rrezik dhe te mbytet ende pa u shprehur.<\/p>\n<p>Nje vit rresht u mbajt ne arrest shtepiak simboli i fjales se lire, kryetari i Partise Demokratike kryetari i opozites sshqishqiptare, Prof.Sali Berisha. Neser mbyllet aplikacioni i tik tokut. Pasneser do i vije radha perseri ndonje kanali televiziv qe nuk i p\u00eblqen Kalifit te Ballkanit e me pas shtypit te shkruar? K\u00ebshtu fillon diktatura, sot mbyllet e para neser censura te riedukon. Mediumi i lir\u00eb eshte arme e forte kunder dhun\u00ebs s\u00eb pushtetit oligarko-autokratik. Edhe sa do mendojm\u00eb qe ajo qe sme prek mua nuk eshte puna ime? Edhe sa njerez te lire do i shohim e do i numrojme burgjeve per fjalen e lire? Ne nje epizod hetuesie te At Zef Pllumit nji nder kriminelat e kohes i thote \u201cti me tregon mua ligjin? Un sot jam ligji! Ti je i mbytun ne gjak une te godas me hekur te nxehte. Ligjin sot e bejme ne!\u201d Ka ndryshuar gje nga atehere? Pothuajse asgje. Sot nuk na denojne me torture varje dhe pushkatim por burgosja e fjales se lire mbetet arma e tyre e jasht\u00ebligjshme e preferuar.<\/p>\n<p>Ne shkelje te kushtetutes. Se ata jane edhe kushtetuta dhe sot e zbatojne ne nje forme neser e shkelin dikur nuk e zbatojne me fare. A do presim te vije serish ajo kohe vrasjesh? Une shpresoj se jo. Do jemi dikur te vetedijshem qe ajo qe harrohet perseritet. Pa kujtese nuk ka te ardhme. Dhe nuk eshte kurrsesi as rast\u00ebsi qe RDja lindi ne te njejten dite te Kolosit te Shqiptarizmes At Anton Harapi. Ai rregjimin qe po vinte e parashikoi te erret dhe kohes se vet i kerkoi ta bajme monumentin shqyptar por sado qe komunizmin e p\u00ebrjetoi ne l\u00ebkure se u vra mizorisht nder martiret e pare, nuk e pa terrin e ferrit diktatorial komunist gjysemshekullor q\u00eb p\u00ebrjetuan shqiptar\u00ebt. Ajo diktature lindi me e vra Shqyptarizmen, e nese nuk arriti me e vra plot\u00ebsisht e plagosi sigurisht per vdekje. Ndaj mendoj sa nuk eshte vone te shfrytezojme rastin.<\/p>\n<p>Sot eshte koha te mblidhemi te kontribuojme e mos lejojm\u00eb te na cenojn\u00eb serish fjalen e lire. Ajo eshte e drejte themelore e drejte e shenjte e qenies njerezore. Mendoj se sot eshte nje dite e r\u00ebnd\u00ebsishme per ne per eliten intelektuale per shqiptaret e cdo brezi kudo qe jane dhe per gjithe Shqipnine. Dit\u00eblindja e fjales se lire! Une fillova ta lexoj kur isha 10 vje\u00e7, vazhdoj ende e lexoj dhe ia kam percjelle motres me te vogel apo kusherinjve qe u linden e u rrite larg shqiperise. Kjo \u00ebsht\u00eb vlera e demokracis\u00eb son\u00eb shqiptare. Gezuar RD! Posht\u00eb diktatura. Rrnoft\u00eb Liria. Rrnoft\u00eb Shqypnia!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Keda KACELI Mir\u00ebmbr\u00ebma t\u00eb gjith\u00ebve dhe g\u00ebzuar Dit\u00eblindjen e Fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, faleminderit shum\u00eb Bledi p\u00ebr ftes\u00ebn. Ndihem shum\u00eb e nderuar dhe e privilegjuar t\u00eb ndaj me ju disa kujtime dhe reflektime mbi Rilindjen Demokratike. Gazeta e fjales s\u00eb lir\u00eb q\u00eb pa drit\u00ebn e botimit pas nj\u00eb terri gjysemshekullor diktatorial makaber shpresevrases. Sot kujtoj numrin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":100709,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-100708","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100708","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100708"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100708\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":100710,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100708\/revisions\/100710"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/100709"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100708"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100708"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100708"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}