{"id":100763,"date":"2025-01-08T10:31:16","date_gmt":"2025-01-08T10:31:16","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=100763"},"modified":"2025-01-08T10:31:16","modified_gmt":"2025-01-08T10:31:16","slug":"europa-te-ndale-renien-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/08\/europa-te-ndale-renien-e-saj\/","title":{"rendered":"Europa t\u00eb ndal\u00eb r\u00ebnien e saj"},"content":{"rendered":"<p>Nga\u00a0<strong style=\"font-style: inherit;\">Christiaan Alting von Geusau<\/strong><\/p>\n<p>Duket se arritja legjislative m\u00eb e spikatur e Bashkimit Europian n\u00eb vitin 2024 ka qen\u00eb detyrimi q\u00eb shishet plastike t\u00eb ken\u00eb kapak t\u00eb lidhur duke e b\u00ebr\u00eb p\u00ebrdorimin e k\u00ebtyre shisheve nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb shum\u00eb irrituese. \u201cKapaku i BE-s\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb ilustrimi i p\u00ebrsosur i nj\u00eb institucioni q\u00eb ka humbur sensin e q\u00ebllimit dhe t\u00eb orientimit p\u00ebr shkak t\u00eb ideologjis\u00eb q\u00eb ka spostuar racionalitetin, duke \u00e7uar n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb pashmangshme.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">A mund t\u00eb zmbrapset batica?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse Europa d\u00ebshiron t\u00eb ndryshoj\u00eb r\u00ebnien e saj ekonomike, politike dhe ushtarake q\u00eb \u00ebsht\u00eb e vet\u00ebshkaktuar dhe t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ket\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb rendin e ri bot\u00ebror q\u00eb po shfaqet, i cili aktualisht po ec\u00ebn me shpejt\u00ebsi me ose pa p\u00ebrfshirjen e saj, ajo duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb disa detyra me r\u00ebnd\u00ebsi jetike n\u00eb vitin 2025.<\/p>\n<ol>\n<li><strong><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\"> LIDHUNI ME ADMINISTRAT\u00cbN TRUMP<\/span><\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>T\u00eb mos angazhohesh pro-aktivisht me pushtetin e ri n\u00eb Uashington \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb rrezikshm\u00ebrisht vet\u00eb-disfatiste p\u00ebr BE-n\u00eb, pavar\u00ebsisht n\u00ebse dikush e p\u00eblqen apo jo presidentin e ri t\u00eb SHBA. Donald Trump q\u00eb nga fitorja e tij decizive n\u00eb zgjedhjet e 5 n\u00ebntorit, ka formuar me shpejt\u00ebsi ekipin e tij t\u00eb ardhsh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po p\u00ebrgatit nj\u00eb gam\u00eb masash me shtrirje t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr t\u2019u zbatuar brenda dhe jasht\u00eb vendit. Presidenti i zgjedhur po p\u00ebrdor \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur vendit t\u00eb tij dhe bot\u00ebs se cilat jan\u00eb idet\u00eb dhe planet e tij. Nga k\u00ebrc\u00ebnimet p\u00ebr tarifa masive p\u00ebr mallrat e importuara deri tek biseda p\u00ebr marrjen e kontrollit dhe blerjen e territoreve strategjike si Kanali i Panamas\u00eb dhe Groenlanda, kartat q\u00eb po luhen jan\u00eb jokonvencionale dhe nganj\u00ebher\u00eb t\u00eb egra. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja se do b\u00ebhen ato q\u00eb thuhen. Presidenti i ardhsh\u00ebm po krijon q\u00ebllimisht nervoziz\u00ebm, sepse ai \u00ebsht\u00eb mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb dealmaker q\u00eb po sheh p\u00ebr oportunitete dhe po teston pozitat negociuese. Dealmaking e definon Donald J. Trumpin, si\u00e7 mund t\u00eb lexoj\u00eb \u00e7dokush n\u00eb faqen e par\u00eb t\u00eb bestsellerit t\u00eb tij nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb vitit 1987 \u201cTrump \u2013 The Art of the Deal\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk e b\u00ebj p\u00ebr par\u00e1. Un\u00eb kam mjaftuesh\u00ebm par\u00e1, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se sa do t\u00eb m\u00eb nevojiten ndonj\u00ebher\u00eb. E b\u00ebj p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb. K\u00ebto deals jan\u00eb arti im. Njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb pikturojn\u00eb bukur n\u00eb kanavac\u00eb ose shkruajn\u00eb poezi t\u00eb mrekullueshme. M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb b\u00ebj marr\u00ebveshje, mund\u00ebsisht marr\u00ebveshje t\u00eb m\u00ebdha. Kjo me jep eksitim e k\u00ebnaq\u00ebsi.\u201d N\u00eb rreshtat e fundit t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit lib\u00ebr lexojm\u00eb: \u201cMos m\u00eb keqkuptoni. Un\u00eb kam nd\u00ebrmend t\u00eb vazhdoj t\u00eb b\u00ebj marr\u00ebveshje, marr\u00ebveshje t\u00eb m\u00ebdha dhe gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Jeta e presidentit t\u00eb ri si n\u00eb biznes ashtu edhe n\u00eb politik\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar rreth marr\u00ebveshjeve. N\u00ebse p\u00ebrpiqemi ta kuptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb kuptojm\u00eb m\u00eb mir\u00eb administrat\u00ebn e re amerikane dhe deklaratat, vendimet dhe politikat e saj.<\/p>\n<p>Kur Trump k\u00ebrc\u00ebnon t\u00eb vendos\u00eb tarifa p\u00ebr produktet kanadeze, meksikane dhe europiane ose thot\u00eb se do t\u00eb donte t\u00eb kishte Groenland\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj strategjike, nuk ka gjasa q\u00eb ai po k\u00ebrc\u00ebnon nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb zgjatur tregtare me Evrop\u00ebn ose pushtimin e territorit sovran danez (megjith\u00ebse ai ndoshta do t\u00eb ishte i gatsh\u00ebm ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb n\u00ebse mendon se e k\u00ebrkon interesi i Shteteve t\u00eb Bashkuara). Ai m\u00eb tep\u00ebr po hedh nj\u00eb hap fillestar n\u00eb procesin e negocimit t\u00eb nj\u00eb lloj marr\u00ebveshjeje josh\u00ebse q\u00eb ai parashikon. N\u00eb filozofin\u00eb e tij Amerika First Trump e sheh si detyr\u00ebn e tij presidenciale q\u00eb t\u2019i siguroj\u00eb vendit t\u00eb tij marr\u00ebveshje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mira nga sa ka aktualisht; qoft\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e brendshme apo t\u00eb jashtme dhe n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet ekonomike. Ai p\u00ebr shembull do t\u00eb donte t\u00eb kishte kushte m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr p\u00ebrdorimin e Kanalit t\u00eb Panamas\u00eb nga anijet amerikane. Mund t\u00eb ket\u00eb gjithashtu rezerva fitimprur\u00ebse t\u00eb gazit dhe naft\u00ebs n\u00eb Groenland\u00eb q\u00eb kompanit\u00eb amerikane mund t\u2019i shfryt\u00ebzojn\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb dukshme strategjike-ushtarake n\u00eb sfondin e nj\u00eb Kine gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb sigurt dhe t\u00eb nj\u00eb Rusie tashm\u00eb agresive, t\u00eb cilat jan\u00eb tashm\u00eb aktive n\u00eb at\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Mos harroni: Donald Trump k\u00ebnaqet duke b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb m\u00ebdha dhe ai tani d\u00ebshiron ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, sepse \u00ebsht\u00eb i bindur se nga vendi i tij po p\u00ebrfitojn\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht aleat\u00ebt e tij, partner\u00ebt tregtar\u00eb dhe organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare; si p\u00ebr shembull OBSHja nga e cila ai ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb largoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri SHBA-n\u00eb pas marrjes s\u00eb detyr\u00ebs. Nuk do t\u00eb jet\u00eb i vetmi organ nd\u00ebrkomb\u00ebtar i cenuar.<\/p>\n<p>Refreni i p\u00ebrs\u00ebritur tani nga shumica e mediave tona, se presidenti i ri nuk kujdeset shum\u00eb p\u00ebr miqt\u00eb tradicional\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe aleanc\u00ebn q\u00eb ka ekzistuar me ta q\u00eb nga fundi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, si p\u00ebr shembull te kryeartikulli i revist\u00ebs Economist t\u00eb 21 dhjetorit, megjithat\u00eb ja fusin krejt kot.<\/p>\n<p>Duke gjykuar nga njer\u00ebzit e nominuar n\u00eb postet ky\u00e7e t\u00eb kabinetit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb, duket se ka pak tregues p\u00ebr nj\u00eb largim nga aleanca per\u00ebndimore. Presidenti i ri nuk \u00ebsht\u00eb as nj\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs i fort\u00eb i k\u00ebsaj aleance vendimtare dhe as nj\u00eb kund\u00ebrshtar i saj.<\/p>\n<p>N\u00eb prizmin e America First dhe t\u00eb deal-making, Trump dhe administrata e tij do t\u00eb njohin p\u00ebrfitimet aktuale dhe ato t\u00eb mundshme q\u00eb ShBA ka nga Aleanca per\u00ebndimore, si dhe dizavantazhet e saj m\u00eb t\u00eb vogla, dhe ata thjesht do t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Administrata e re, p\u00ebr shembull, do t\u00eb vazhdoj\u00eb presionin maksimal, t\u00eb filluar gjat\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Trump, duke i detyruar aleat\u00ebt n\u00eb NATO dhe m\u00eb gjer\u00eb t\u00eb marrin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr sigurin\u00eb dhe ushtrin\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u2019i ler\u00eb ata t\u00eb presupozojn\u00eb se ShBA gjithsesi do t\u00eb kujdeset p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme.<\/p>\n<p>Norma 2% e NATO-s \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb histori, si\u00e7 njoftoi Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s Mark Rutte n\u00eb fjalimin e tij t\u00eb 12 dhjetorit 2024. S\u00eb shpejti do t\u00eb shkoj\u00eb zyrtarisht n\u00eb 3% dhe m\u00eb pas ka t\u00eb ngjar\u00eb n\u00eb 4%, n\u00ebse jo 5%. Koreja e Jugut dhe Japonia do t\u00eb duhet, gjithashtu, t\u00eb kontribuojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb raportet e tyre t\u00eb siguris\u00eb me SHBA-n\u00eb. Si\u00e7 u diskutua m\u00eb lart, ky presion do t\u00eb ndihet edhe n\u00eb frontin ekonomik, ku tarifat dhe k\u00ebrc\u00ebnimi i tyre jan\u00eb kryesisht nj\u00eb mjet p\u00ebr t\u2019i detyruar partner\u00ebt e saj tregtar\u00eb t\u00eb blejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mallra dhe sh\u00ebrbime amerikane, duke ulur k\u00ebshtu deficitin tregtar t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, Europa \u2013 n\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb e lir\u00eb dhe e begat\u00eb \u2013 duhet t\u00eb merret aktivisht me administrat\u00ebn e re t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fushat kryesore q\u00eb kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi: energjia, ekonomia dhe siguria. \u00c7el\u00ebsi: ofrojini presidentit t\u00eb ri dhe ekipit t\u00eb tij marr\u00ebveshje q\u00eb shihen t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong style=\"font-style: inherit;\"> FUNDI I LUFT\u00cbS N\u00cb UKRAIN\u00cb<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb do t\u00eb konkludojn\u00eb historian\u00ebt e ardhsh\u00ebm n\u00eb lidhje me shkakun e k\u00ebsaj lufte t\u00eb tmerrshme v\u00ebllavrasjeje n\u00eb tok\u00ebn evropiane, duket e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 Kremlinit, se pas humbjes masive t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb brezi t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb t\u00eb rinjve ukrainas dhe rus\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb, \u00e7do dit\u00eb gjakderdhjeje shtes\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Elementi i vet\u00ebm pozitiv i k\u00ebtij konflikti ka qen\u00eb guximi i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe q\u00ebndrueshm\u00ebria e popullit ukrainas p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb lufte q\u00eb nuk e k\u00ebrkuan.<\/p>\n<p>Trump ka premtuar prej koh\u00ebsh se do t\u00eb negocioj\u00eb p\u00ebrfundimin e k\u00ebsaj lufte sapo t\u00eb marr\u00eb detyr\u00ebn, por s\u00eb fundmi ai ka sinjalizuar se kjo mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e nd\u00ebrlikuar nga sa shpresohej fillimisht. E gjith\u00eb kjo tregon p\u00ebr nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund masakr\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht kur marrim parasysh se nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt: Shtetet e Bashkuara n\u00ebn Presidentin Trump do t\u00eb duan t\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol sa m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur n\u00eb zbatimin e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje paqeje n\u00eb Ukrain\u00eb. Nd\u00ebrsa Evropa duket pak e p\u00ebrgatitur ose e gatshme p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, mbetet pyetja se si do t\u00eb duket nj\u00eb mision i till\u00eb p\u00ebr zbatimin e paqes? P\u00ebr \u00e7do v\u00ebzhgues t\u00eb kujdessh\u00ebm t\u00eb historis\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht e qart\u00eb se \u00e7do marr\u00ebveshje e b\u00ebr\u00eb me njer\u00ebz si Putini do t\u00eb jet\u00eb e prirur t\u00eb testohet vazhdimisht, t\u00eb minohet dhe p\u00ebrfundimisht t\u00eb injorohet.<\/p>\n<p>Ne, gjithashtu, nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb se Rusia tani ka nj\u00eb ekonomi lufte dhe \u00ebsht\u00eb e ky\u00e7ur n\u00eb at\u00eb gjendje deri t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb vitin 2029, duke treguar se nj\u00eb nd\u00ebrprerje e luftimeve me Ukrain\u00ebn do t\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rigrupuar ushtrin\u00eb ruse p\u00ebr aventura t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb p.sh. mbyllja e korridorit Suwalki, aktualisht nj\u00eb nga pikat m\u00eb t\u00eb rrezikuara t\u00eb territorit t\u00eb NATO-s n\u00eb kufirin midis Polonis\u00eb dhe Lituanis\u00eb dhe i ngjeshur midis Bjellorusis\u00eb dhe Kaliningradit.<\/p>\n<p>Korridori Suwalki \u00ebsht\u00eb e vetmja rrug\u00eb tok\u00ebsore midis territorit t\u00eb NATO-s dhe tre an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj baltikas Lituanis\u00eb, Estonis\u00eb dhe Letonis\u00eb. Do t\u00eb ishte relativisht e leht\u00eb p\u00ebr rus\u00ebt ta pushtonin at\u00eb, ose t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb ndalonin trafikun tok\u00ebsor t\u00eb BE-s\u00eb dhe NATO-s p\u00ebrmes saj. Do t\u00eb ishte gjithashtu nj\u00eb incident i Nenit 5 q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb NATO-s. Nj\u00eb incident i p\u00ebrsosur p\u00ebr Rusin\u00eb p\u00ebr t\u00eb testuar vendosm\u00ebrin\u00eb e aleanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Prandaj, megjith\u00ebse ka nj\u00eb nevoj\u00eb shum\u00eb urgjente p\u00ebr nj\u00eb fund t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb masakr\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, ajo duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb paqe v\u00ebrtet e drejt\u00eb dhe e q\u00ebndrueshme. Megjithat\u00eb, perspektivat p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb till\u00eb paqeje jan\u00eb t\u00eb zymta dhe k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb angazhim afatgjat\u00eb dhe t\u00eb fort\u00eb evropian p\u00ebr mbrojtjen dhe sigurin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb p\u00ebrfundimisht i suksessh\u00ebm.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong style=\"font-style: inherit;\"> RIND\u00cbRTONI PARANDALIMIN E FUQISH\u00cbM USHTARAK<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Vitet e kaluara dhe ve\u00e7an\u00ebrisht muajt e kaluar ne kemi v\u00ebrejtur n\u00eb Evrop\u00eb nj\u00eb ndarje n\u00eb rritje midis pal\u00ebve pacifiste dhe luft\u00ebnxit\u00ebse n\u00eb debatin mbi luft\u00ebn e Ukrain\u00ebs dhe pasojat e saj p\u00ebr Evrop\u00ebn. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, partia pacifiste pretendon se Rusia n\u00eb thelb u provokua n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb nga Per\u00ebndimi dhe se lufta duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me \u00e7do kusht n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb shmangur gjakderdhjen e m\u00ebtejshme. Pala luft\u00ebnxit\u00ebse vepron sikur BE-ja \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb n\u00eb luft\u00eb dhe se gjith\u00e7ka duhet b\u00ebr\u00eb derisa Rusia t\u00eb mposhtet, edhe n\u00ebse kjo n\u00ebnkupton impenjimin e plot\u00eb t\u00eb ushtrive t\u00eb vendeve t\u00eb NATO-s n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb. T\u00eb dyja pal\u00ebt p\u00ebrdorin retorika rrezikshm\u00ebrisht t\u00eb thjeshtuar, duke mos konsideruar forcat e nd\u00ebrlikuara historike dhe gjeopolitike q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb peshim t\u00eb kujdessh\u00ebm, pozicionimin ushtarak dhe diplomaci t\u00eb arsyeshme p\u00ebr t\u00eb shmangur shp\u00ebrthimin e nj\u00eb Lufte t\u00eb Tret\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Historian\u00ebt do t\u00eb duhet t\u00eb vendosin n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb m\u00ebvonshme se cila nga dy pal\u00ebt \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Sot, n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ne duhet t\u00eb shohim s\u00eb pari n\u00eb faktet e v\u00ebshtira n\u00eb terren. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, p\u00ebrve\u00e7 gjakderdhjes s\u00eb pap\u00ebrshkrueshme dhe shkat\u00ebrrimit t\u00eb pakuptimt\u00eb, \u00ebsht\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb plot\u00ebsisht se me k\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb k\u00ebtu dhe t\u00eb veprojm\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me rrethanat. Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb lider t\u00eb Kremlinit, i cili nuk do t\u00eb ndalet para asgj\u00ebje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb \u00ebndrr\u00ebn perandorake ruse q\u00eb ai e ka p\u00ebrqafuar dhe zbatuar prej koh\u00ebsh dhe hapur, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb siguris\u00eb evropiane, si Otto von Habsburg, eurodeputeti gjerman dhe i biri i par\u00eblindur i perandorit Karl i Austris\u00eb, e theksuar tashm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite qysh n\u00eb vitin 2003. Kjo ishte koha kur Per\u00ebndimi ishte ende i dashuruar marr\u00ebzisht nga \u2018simpatiku\u2019 zoti Putin, nd\u00ebrsa presidenti Xhorxh W. Bush fatkeq\u00ebsisht \u201ce shikonte n\u00eb sy\u2019 dhe i besonte atij. Duhet vet\u00ebm t\u00eb shikojm\u00eb gjakderdhjen, shkat\u00ebrrimin dhe separatizmin q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb periferi t\u00eb Rusis\u00eb q\u00eb nga ardhja e Putinit n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2000: luft\u00ebrat brutale n\u00eb \u00c7e\u00e7eni, konflikti i Transnistris\u00eb n\u00eb Moldavi, lufta kund\u00ebr Gjeorgjis\u00eb dhe shk\u00ebputja rezultuese e rajoneve t\u00eb saj t\u00eb Osetis\u00eb Jugore dhe Abkhazis\u00eb, lufta kund\u00ebr Ukrain\u00ebs me aneksimin e Krimes\u00eb dhe pushtimin e Oblasteve Lindore, si dhe rr\u00ebzimin e aeroplanit civil MH17 n\u00eb 2014.<\/p>\n<p>Rusia n\u00ebn Putinin nuk do t\u00eb ndalet derisa t\u00eb ndalohet nga nj\u00eb forc\u00eb superiore apo k\u00ebrc\u00ebnimi masiv ushtarak.<\/p>\n<p>Per\u00ebndimi ka treguar q\u00eb nga pushtimi i gadishullit t\u00eb Krimes\u00eb nga Rusia n\u00eb vitin 2014 se nuk \u00ebsht\u00eb nuk do e nuk mundet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb till\u00eb prandaj ka shum\u00eb pak gjasa q\u00eb Ukraina t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje ndonj\u00ebher\u00eb ta mposht Rusin\u00eb ushtarakisht. Per\u00ebndimi ka vet\u00ebm opsionin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb deterrenc\u00eb ushtarake aq t\u00eb fuqishme saq\u00eb Rusia nuk do t\u00eb rrezikoj\u00eb provokimin ushtarak pasi t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar lufta n\u00eb Ukrain\u00eb. Q\u00eb t\u00eb arrihet ky parandalim, q\u00eb forcon stabilitetin dhe paqen n\u00eb Evrop\u00eb si\u00e7 b\u00ebri gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, an\u00ebtar\u00ebt e NATOs do t\u00eb duhet ta b\u00ebjn\u00eb at\u00eb nj\u00eb prioritet kryesor \u2013 si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb Polonia. Duke kompletuar kapacitetet ushtarake p\u00ebrtej asaj q\u00eb po b\u00ebhet tashm\u00eb. Duhet t\u00eb b\u00ebhet gjithashtu e vet\u00ebkuptueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb evropian\u00ebt se n\u00ebse duam t\u00eb shmangim luft\u00ebn e gjithanshme dhe t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb paqe dhe prosperitet, t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb jemi t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb luajm\u00eb rolin ton\u00eb. Rivendosja e nj\u00eb forme t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb detyruesh\u00ebm ushtarak \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb tryez\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb rifutet n\u00eb vitet e ardhshme n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kontinentin aty ku nuk ekziston tashm\u00eb.<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li><strong style=\"font-style: inherit;\"> ZHDUKINI PROGRAMET DEI DHE RISHIKONI GREEN DEAL<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Revista Politico n\u00eb 26 dhjetorit listoi \u201c9 \u00e7\u00ebshtje politike q\u00eb h\u00ebngr\u00ebn dh\u00e9 k\u00ebt\u00eb vit\u201d. N\u00eb maj\u00eb t\u00eb list\u00ebs \u00ebsht\u00eb r\u00ebnia e programeve t\u00eb DEI-s\u00eb dhe m\u00ebnyra se si korporatat amerikane po i braktisin me nxitim k\u00ebto programe (s\u00eb shpejti do t\u00eb ndiqen nga qeveria e re amerikane) \u2013 kur vet\u00ebm para pak koh\u00ebsh DEI shihej si virtyt. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se realiteti duket se e ka shkelmuar at\u00eb \u2018virtyt\u2019 specifik. Evropa do t\u00eb b\u00ebnte mir\u00eb t\u00eb ndiqte me shpejt\u00ebsi shembullin n\u00ebse nuk d\u00ebshiron t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb m\u00eb tej konkurrueshm\u00ebrin\u00eb dhe efektivitetin e saj. Diskriminimi sistemik duhet t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjoset n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e shoq\u00ebris\u00eb, por programet e DEI n\u00eb fund t\u00eb fundit vet\u00ebm futin forma t\u00eb reja diskriminimi dhe vrasin p\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shoq\u00ebri funksionale.<\/p>\n<p>Ndryshimi klimatik \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithashtu nj\u00eb ideologji e ngurt\u00eb politike, n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb kauze t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb k\u00ebrkon veprim me sens t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt bazuar n\u00eb nj\u00eb debat t\u00eb vazhduesh\u00ebm shkencor q\u00eb merr parasysh gjithashtu ndikimin dhe perspektivat e tij ekonomike dhe sociale. Ashtu si rasti me Covid-19, ideologjizimi i ndryshimeve klimatike ka \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku nj\u00eb narrativ\u00eb e caktuar shpallet shkenc\u00eb \u201ce vendosur\u201d (sigurisht q\u00eb nuk ekziston nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, pasi shkenca nga vet\u00eb natyra e saj nuk zgjidhet kurr\u00eb) dhe \u00e7do debat t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm mbi meritat shpallen \u2018antishkenc\u00eb\u2019 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shpesh merren masa shkat\u00ebrruese, t\u00eb cilat m\u00eb von\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme se fenomeni q\u00eb ata u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u2019i p\u00ebrgjigjen (kujtoni lockdowns n\u00eb vitin 2020-2023). Green Deal \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i k\u00ebsaj dinamike: nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb nevoja p\u00ebr t\u00eb zhvilluar burime alternative t\u00eb energjis\u00eb q\u00eb jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr mjedisin, masa t\u00eb tilla duhet t\u00eb jen\u00eb ekonomikisht t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb mos \u00e7ojn\u00eb n\u00eb shkat\u00ebrrimin e jetes\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve. Thjesht duke par\u00eb shembullin e Gjermanis\u00eb \u2013 dikur qendra industriale dhe fuqia ekonomike e BE-s\u00eb \u2013 mund t\u00eb v\u00ebzhgojm\u00eb pasojat katastrofike ekonomike t\u00eb nj\u00eb politike klimatike q\u00eb b\u00ebhet aq verb\u00ebrisht e ideologjizuar saq\u00eb humbet sensin e realitetit.<\/p>\n<p>BE-ja \u00ebsht\u00eb rrug\u00ebs jo vet\u00ebm p\u00ebr ta p\u00ebrs\u00ebritur, por edhe p\u00ebr ta maksimizuar k\u00ebt\u00eb gabim n\u00eb vitet n\u00eb vijim, n\u00ebse nuk e rishikon dhe nuk p\u00ebrshtat seriozisht Green Deal-in aktual. Tashm\u00eb n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti, Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian (EESC) i b\u00ebri thirrje Komisionit Evropian p\u00ebr nj\u00eb \u201crishikim urgjent t\u00eb objektivave t\u00eb tranzicionit t\u00eb gjelb\u00ebr dhe p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb ato nuk do t\u00eb arrihen n\u00eb kurriz t\u00eb sistemeve industriale dhe sociale t\u00eb Evrop\u00ebs, pun\u00ebtor\u00ebve. mir\u00ebqenien dhe konkurrenc\u00ebn e BEs\u00eb.\u201d P\u00ebrs\u00ebri, si me kaq shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb sken\u00ebn gjeopolitike, zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-s\u00eb vet\u00ebm sa ka shpejtuar nevoj\u00ebn q\u00eb BE-ja t\u00eb merret me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive n\u00ebse nuk d\u00ebshiron t\u00eb mbes\u00eb mbrapa bot\u00ebs. Gjithashtu nuk duhet harruar se n\u00ebn presidenc\u00ebn e Joe Biden, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prodhimi i energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme\u2019 po rritej, energjia nga hidrokarburet vazhdoi t\u00eb zhvillohet pa nd\u00ebrprerje.<\/p>\n<ol start=\"5\">\n<li><strong style=\"font-style: inherit;\"> RIND\u00cbRTIMI I EKONOMIS\u00cb<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Si\u00e7 e p\u00ebrshkrova n\u00eb esen\u00eb time t\u00eb m\u00ebparshme, ekonomia e Shteteve t\u00eb Bashkuara \u00ebsht\u00eb deri tani m\u00eb e madhja dhe m\u00eb e fuqishmja n\u00eb bot\u00eb (26% e PBB-s\u00eb globale, me Kin\u00ebn dhe BE-n\u00eb q\u00eb pasojn\u00eb me vet\u00ebm 17% secila), jo vet\u00ebm duke l\u00ebn\u00eb pas n\u00eb konkurrueshm\u00ebri Kin\u00ebn, por edhe BE-s\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb produktivitet dhe inovacion. Raporti Draghi 2024 mbi Konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e BE-s\u00eb e p\u00ebrmbledh problemin si m\u00eb posht\u00eb:<br \/>\n\u201cS\u00eb pari \u2013 dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u2013 Evropa duhet t\u00eb rip\u00ebrqendroj\u00eb thell\u00ebsisht p\u00ebrpjekjet e saj kolektive n\u00eb mbylljen e hendekut t\u00eb inovacionit me SHBA-n\u00eb dhe Kin\u00ebn, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb teknologjit\u00eb e avancuara. Evropa ka ngecur n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb statike industriale me pak kompani t\u00eb reja q\u00eb ngrihen p\u00ebr t\u00eb prishur modelin e industrive ekzistuese ose p\u00ebr t\u00eb zhvilluar motor\u00eb t\u00eb rinj rritjeje. N\u00eb fakt, nuk ka asnj\u00eb kompani t\u00eb BE-s\u00eb me nj\u00eb kapital tregu mbi 100 miliard\u00eb euro q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar nga e para n\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb vitet e fundit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb gjasht\u00eb kompanit\u00eb amerikane me nj\u00eb vler\u00ebsim mbi 1 trilion euro jan\u00eb krijuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. Kjo munges\u00eb dinamizmi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbush\u00ebse.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb problem tjet\u00ebr madhor, si\u00e7 v\u00eb n\u00eb dukje raporti i Draghi, \u00ebsht\u00eb barra e r\u00ebnd\u00eb rregullatore n\u00eb BE, duke e b\u00ebr\u00eb inovacionin, produktivitetin dhe si rezultat rritjen ekonomike shum\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u rindezur dhe mbajtur. P\u00ebrs\u00ebri, ne do t\u00eb shohim l\u00ebvizjen e kund\u00ebrt n\u00eb Shtetet e Bashkuara, pasi nj\u00eb nga prioritetet ky\u00e7e t\u00eb ekipit Trump \u00ebsht\u00eb t\u00eb liberalizoj\u00eb masivisht ekonomin\u00eb e SHBA, duke rritur m\u00eb tej konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e saj. Si\u00e7 sugjeron edhe raporti Draghi BE-ja duhet t\u00eb ndjek\u00eb k\u00ebt\u00eb shembull urgjentisht, me t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb reduktim prej 25% t\u00eb barr\u00ebs rregullatore q\u00eb k\u00ebrkohet edhe p\u00ebr t\u00eb filluar t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ndikim pozitiv ekonomik.<\/p>\n<p>Me pavar\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb energjetike amerikane q\u00eb pritet t\u00eb rritet n\u00ebn administrat\u00ebn e re q\u00eb nga 20 janari, ku \u00e7mimet e energjis\u00eb jan\u00eb tashm\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb BE, kjo do t\u00eb forcoj\u00eb m\u00eb tej konkurrenc\u00ebn e ekonomis\u00eb amerikane n\u00eb raport me BE-n\u00eb; kjo e fundit ende duke qen\u00eb ekskluzivisht i varur nga furnizimet me gaz nga vende t\u00eb treta si SHBA, MB, Norvegjia, Rusia, Katari dhe Azerbajxhani. Nj\u00eb var\u00ebsi q\u00eb pritet t\u00eb rritet vet\u00ebm n\u00ebse Green Deal i sip\u00ebrp\u00ebrmendur vazhdon t\u00eb zbatohet pa ndryshime drastike t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb pasqyruar realitetet e reja gjeopolitike dhe ekonomike. Premtimi i fushat\u00ebs s\u00eb Trump-it p\u00ebr shpime nafte sigurisht q\u00eb do t\u00eb kthehet n\u00eb politik\u00eb duke premtuar nj\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj tendence rrit\u00ebse, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb BE-ja nuk \u00ebsht\u00eb ende as af\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb energjetike. A do t\u2019i kap\u00ebrcej\u00eb p\u00ebrfundimisht nj\u00eb qasje racionale politikat vet\u00ebshkat\u00ebrruese t\u00eb klim\u00ebs s\u00eb Komisionit Evropian? P\u00ebrve\u00e7 inovacionit dhe derregullimit, ai do t\u00eb jet\u00eb \u00e7el\u00ebsi i rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike dhe izolimit t\u00eb s\u00eb ardhmes s\u00eb BE-s\u00eb dhe do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb udh\u00ebheqje shum\u00eb t\u00eb guximshme dhe krijuese p\u00ebr ta zbatuar at\u00eb.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">KONKLUZION<\/strong><\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb ka shum\u00eb fusha t\u00eb tjera kryesore t\u00eb detyrave t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat Europa duhet t\u00eb kujdeset urgjentisht, si emigracioni i paligjsh\u00ebm, nj\u00eb r\u00ebnie katastrofike demografike, reforma e pensioneve, taksat e larta t\u00eb pagave dhe, gjithashtu, \u00e7\u00ebshtje m\u00eb filozofike, por shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si\u00e7 jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet e brendshme p\u00ebr lirin\u00eb, demokracin\u00eb dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Shpresojm\u00eb se brenda nj\u00eb viti do t\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u00eb shikojm\u00eb mbrapa n\u00eb vitin si viti kur BE-ja ishte n\u00eb gjendje t\u00eb kthehej nga fiksimi i saj n\u00eb tapat e shisheve plastike drejt nj\u00eb rip\u00ebrkushtimi t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Evrop\u00ebn t\u00eb madhe (p\u00ebrs\u00ebri :)) \u2013 nj\u00eb familje t\u00eb kombeve q\u00eb sipas fjal\u00ebve t\u00eb Robert Schuman-it, e din\u00eb se \u201cpaqja bot\u00ebrore nuk mund t\u00eb ruhet pa b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje krijuese n\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtim me rreziqet q\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb at\u00eb\u201d. K\u00ebto rreziqe jan\u00eb tani m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb q\u00eb nga fundi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe k\u00ebrkojn\u00eb arsye t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb, veprim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe forc\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme evropiane p\u00ebr t\u2019u rind\u00ebrtuar. Kjo duhet t\u00eb ndodh\u00eb jo me pushtet m\u00eb t\u00eb centralizuar n\u00eb Bruksel, por komb pas komb dhe institucion pas institucioni, duke filluar megjithat\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia individuale dhe komunale q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb sot \u00e7do qytetar. Paqja dhe prosperiteti fillojn\u00eb k\u00ebtu: n\u00eb zemr\u00ebn e njeriut dhe mendjen e tij t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Christiaan Alting von Geusau Duket se arritja legjislative m\u00eb e spikatur e Bashkimit Europian n\u00eb vitin 2024 ka qen\u00eb detyrimi q\u00eb shishet plastike t\u00eb ken\u00eb kapak t\u00eb lidhur duke e b\u00ebr\u00eb p\u00ebrdorimin e k\u00ebtyre shisheve nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb shum\u00eb irrituese. \u201cKapaku i BE-s\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb ilustrimi i p\u00ebrsosur i nj\u00eb institucioni q\u00eb ka humbur sensin e q\u00ebllimit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":100764,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-100763","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100763","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100763"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100763\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":100765,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100763\/revisions\/100765"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/100764"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100763"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100763"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100763"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}