{"id":100812,"date":"2025-01-08T17:35:52","date_gmt":"2025-01-08T17:35:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=100812"},"modified":"2025-01-08T17:35:56","modified_gmt":"2025-01-08T17:35:56","slug":"pse-ervin-salianji-nuk-e-ka-konsumuar-vepren-penale-per-te-cilen-eshte-duke-vuajtur-denimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/08\/pse-ervin-salianji-nuk-e-ka-konsumuar-vepren-penale-per-te-cilen-eshte-duke-vuajtur-denimin\/","title":{"rendered":"Pse Ervin Salianji nuk e ka konsumuar vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb duke vuajtur d\u00ebnimin?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Kreshnik MYFTARI<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 26 Shtator 2024, mbas nj\u00eb gjyqi maraton\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, me t\u00eb pandehur z. Ervin Salianji, deputet i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, erdhi dhe vendimi, i cili nuk pritej prej askujt, jurist\u00eb dhe qytetar\u00eb &#8211; d\u00ebnimi me 1 vit burgim p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal, at\u00eb t\u00eb \u201cKallzimit t\u00ebrrem\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn time modeste n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7are si jurist, kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb prej t\u00eb cilave pedagog efektiv i t\u00eb Drejt\u00ebs Penale, nuk m\u00eb kishte mbetur n\u00eb memorie asnj\u00eb rast d\u00ebnimi me burgim dhe mospezullimi i k\u00ebtij t\u00eb fundit p\u00ebr vepra penale kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb dy veprave realisht shoq\u00ebrisht t\u00eb rrezikshme gati n\u00eb kufijt\u00eb e bashk\u00ebpunimit, si\u00e7 jan\u00eb p\u00ebrkrahja e autorit t\u00eb krimit dhe fshehja ose asgj\u00ebsimi i kufom\u00ebs t\u00eb parashikuara respektivisht nga nenet 302 dhe 303.<\/p>\n<p>Pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb koment dhe pa shfaqur asnj\u00eb mendim me tipare politike mbi arsyet e k\u00ebtij vendimi, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij shkrimi do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb analiz\u00eb juridiko &#8211; penale mbi element\u00ebt e k\u00ebsaj vepre penale, m\u00ebnyrat e kryerjes, element\u00ebt juridik\u00eb dhe krahasimin e saj me vepra t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Analiza \u00ebsht\u00eb vazhdim i publikimeve t\u00eb m\u00ebparshme lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb rrjetin tim LinkedIn.<\/p>\n<p>Vepra penale e parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga 38 (tridhjet\u00ebetet\u00eb) veprat penale t\u00eb Kreut IX \u201cVepra kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Veprat penale kan\u00eb objekt grupor t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt marr\u00ebdh\u00ebnien juridike t\u00eb sip\u00ebrcituar. Ato kryhen nga subjekti i p\u00ebrgjithsh\u00ebm me t\u00eb dyja format e sjelljes (veprim\/mosveprim) sipas parashikimeve specifike n\u00eb dispozitat p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Ky element thelb\u00ebsor e b\u00ebn personin p\u00ebrgjegj\u00ebs ose jo. N\u00eb rastin e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs me veprim, subjekti vepron n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin ose n\u00eb kap\u00ebrcim t\u00eb tij. N\u00eb rastin e mosveprimit subjekti q\u00ebndron pasiv, nuk kryen at\u00eb veprim q\u00eb ligji e detyron ta kryej\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb cilin ai ka dijenin\u00eb dhe p\u00ebrfytyrimin e plot\u00eb.<\/p>\n<p>Por le t\u2019i kthehemi veprave penale kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb analizojm\u00eb dhe krahasojm\u00eb kur dhe ku lind ky detyrim, dhe kujt duhet t\u2019i drejtohen k\u00ebto njoftime, informacione ose sinjalizime p\u00ebr t\u00eb mbrojtur drejt\u00ebsin\u00eb si marr\u00ebdh\u00ebnie juridike.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie juridike nuk mund t\u00eb lexojm\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr penale dhe t\u00eb themi Eureka.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia juridike kuptohet duke lexuar kreun ose seksionin ku \u00ebsht\u00eb parashikuar vepra penale, si dhe duke lexuar e kuptuar dhe vepra t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrfshira strukturalisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb konkret, kur misioni inkriminohet tek moskallzimi i krimit me baz\u00eb vendin, autoritetin e ndjekjes penale ose organin e rendit, p\u00ebrse kallzimi rrem\u00eb mund t\u00eb konsumohet kudo?!<\/p>\n<p>Kur detyrimi p\u00ebr t\u00eb kallzuar prov\u00ebn q\u00eb e b\u00ebn subjektin e pafajsh\u00ebm konsumohet si mosveprim, munges\u00eb iniciative drejtuar organit kompetent, p\u00ebrse kallzimi i rrem\u00eb konsumohet kudo dhe p\u00ebr ato q\u00eb ligj\u00ebrisht as nuk e kan\u00eb tiparin e prov\u00ebs dhe as nuk mund t\u00eb klasifikohen ose pranohen si t\u00eb tilla?!<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb pasur p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb ekspertimit t\u00eb rreme (i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga provat m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb procesit penal sipas nenit 178 e vijues t\u00eb K. Pr. Penale) duhet detyrimisht q\u00eb eksperti t\u2019ia dor\u00ebzoj\u00eb aktin e ekspertimit organit t\u00eb ndjekjes penale ose gjykat\u00ebs, duke theksuar se eksperti n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb funksionar publik.<\/p>\n<p>Kjo nuk vlen tek kallzimi i rrem\u00eb i cili mund t\u00eb konsumohet kudo, me \u00e7do veprim, n\u00eb \u00e7do vend.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb vijuar krahasimin dhe logjik\u00ebn me vepra t\u00eb tjera penale, p\u00ebrmendim deklarat\u00ebn e rreme p\u00ebrball\u00eb OPGJ-s\u00eb\/prokurorit, d\u00ebshmin\u00eb e rreme dhe refuzimin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar dhe mosparaqitja e d\u00ebshmitarit\/ekspertit.<\/p>\n<p>Refuzimi p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar nuk e p\u00ebrmend gjykat\u00ebn si vend ekskluziv kur nuk p\u00ebrmbushet detyrimi, por a mund t\u00eb konsumohet kjo vep\u00ebr n\u00eb nje vend tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha veprat penale ligjv\u00ebn\u00ebsi ka p\u00ebrcaktuar vendin ku konsumohen ose ai n\u00ebnkuptohet logjikisht. \u00c7far\u00eb ka t\u00eb ndryshme n\u00eb logjik\u00eb dhe frym\u00eb kallzimi i rrem\u00eb?!<\/p>\n<p>Por le t\u2019i kthehemi analiz\u00ebs juridiko \u2013 penale me baz\u00eb m\u00ebnyrat e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs penale, si i ka parashikuar k\u00ebto m\u00ebnyra dispozita n\u00eb fjal\u00eb, dhe ku q\u00ebndron dallimi dhe dobishm\u00ebria e tyre.<\/p>\n<p>Vepra penale parashikohet si e konsumueshme n\u00eb dy m\u00ebnyra, n\u00ebp\u00ebrmjet kallzimit t\u00eb rrem\u00eb dhe n\u00ebp\u00ebrmjet krijimit t\u00ebprovave t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>Kjo e dyta me shum\u00eb gjasa do t\u00eb jet\u00eb dhe rrethana mbi t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb bazohen argumentet e d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>Por cili \u00ebsht\u00eb subjekti q\u00eb mund ta kryej\u00eb fabrikimin e provave, si q\u00ebndron kjo rrethan\u00eb, m\u00ebnyr\u00eb konsumimi n\u00eb raport me m\u00ebnyr\u00ebn kryesore, kallzimin si veprim?<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb sintaksa juridike q\u00eb ka p\u00ebrdorur ligjv\u00ebn\u00ebsi kur ka konceptuar vepr\u00ebn penale?<\/p>\n<p>Sikurse e p\u00ebrmenda m\u00eb sip\u00ebr, vepra konsiston n\u00eb dy m\u00ebnyra kryerjeje me n\u00eb qend\u00ebr lidh\u00ebsen \u201csi edhe\u201d. Zakonisht Kodi n\u00eb shumic\u00ebn e veprave penale me k\u00ebt\u00eb lloj strukture p\u00ebrdor lidh\u00ebsat \u201dose\u201d,\u201cdhe\u201d.<\/p>\n<p>Lidh\u00ebsen \u201csi edhe\u201d Kodi e p\u00ebrdor specifikisht vet\u00ebm n\u00ebkat\u00ebr vepra penale konkretisht n\u00eb nenet 283, 283\/a, 300 dhe 305. Por p\u00ebrse jan\u00eb t\u00eb r\u00ebndesishme lidh\u00ebsat n\u00eb leximin, kuptimin dhe interpretimin e veprave penale.<\/p>\n<p>Praktika e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb ka argumentuar q\u00ebllimin, dobishm\u00ebrin\u00eb dhe dallimin q\u00eb sjellin lidh\u00ebsat n\u00eb interpretimin e rrethanave t\u00eb parashikuara brenda s\u00ebnj\u00ebjt\u00ebs norm\u00eb. Konkretisht vendimi nr. 1\/2008 ka sqaruar se kur dy rrethana\/m\u00ebnyra q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb brenda t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dispozit\u00ebpenale lidhen me lidh\u00ebsen \u201cdhe\u201d, ato konsiderohen rrethanakumulative dhe e b\u00ebjn\u00eb situat\u00ebn nj\u00eb t\u00eb vetme.<\/p>\n<p>Kur m\u00ebnyrat lidhen me lidh\u00ebsen \u201cose\u201d, ato quhen t\u00eb pavaruara, secila q\u00ebndron si m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb vete dhe konsiderohen alternative. Veprat penale me k\u00ebt\u00eb parashikim gjuh\u00ebsor quhen juridikisht vepra penale formale.<\/p>\n<p>Rrethanat n\u00eb vepr\u00ebn penale t\u00eb parashikuara nga neni 305 \u201cKallzimi i rrem\u00eb\u201d lidhen m\u00eb lidh\u00ebsen \u201csi edhe\u201d.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00ebmomenti jurdik p\u00ebr t\u00eb cilin ligji nuk k\u00ebrkon m\u00eb vet\u00ebm interpretimin gramatikor ose tekstual t\u00eb norm\u00ebs, por edhe intepretimin logjik t\u00eb saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb analiz\u00ebn sa m\u00eb t\u00ebkuptueshme do t\u00eb marrim rastin e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cRr\u00ebmbimit dhe mbajtjes peng\u201d, t\u00eb parashikuar nga neni 109 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Vepra n\u00eb fjal\u00eb kryhet n\u00eb dy m\u00ebnyra, rr\u00ebmbim ose mbajtje peng. Vepra quhet juridikisht formale dhe nuk k\u00ebrkohet q\u00eb k\u00ebto veprime\/ \u00ebnyra t\u00eb ndjekin domosdoshm\u00ebrisht nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb vepra penale konsiderohet e kryer q\u00eb n\u00eb momentin e rr\u00ebmbimit pa qen\u00eb nevoja t\u00eb vazhdoj\u00eb me mbajtjen peng. Por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjten koh\u00eb vepra mund t\u00eb konsumohet drejtp\u00ebrdrejt\u00ebvet\u00ebm me mbajtje peng, pa e rr\u00ebmbyer m\u00eb par\u00eb subjektin, ose n\u00ebm\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb perfekte dhe m\u00eb t\u00eb rrezikshme, duke e rr\u00ebmbyer dhe duke vazhduar mbajtjen peng.<\/p>\n<p>Edhe subjektet autor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj vepre mund t\u00eb jen\u00eb sipas rolit dhe situat\u00ebs (rr\u00ebmbyes ose pengmbajt\u00ebs), por gjithmon\u00eb bashk\u00ebpuntor\u00eb me marr\u00ebveshje me nj\u00ebri-tjetrin kur vepra realizohet plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019iu kthyer analiz\u00ebs juridike logjike t\u00eb kallzimit t\u00eb rrem\u00eb, si\u00e7e theksova m\u00eb lart, edhe ai kryhet me dy m\u00ebnyra. Por a q\u00ebndrojn\u00eb ato t\u00eb pavarua nga nj\u00ebra-tjetra?<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb sintaksa e p\u00ebrdorur nga ligjv\u00ebn\u00ebsi dhe \u00e7far\u00eb arsye ka?<\/p>\n<p>P\u00ebrse ligjv\u00ebn\u00ebsi ka parashikuar p\u00ebrkrah kallzimit dhe krijimin e provave t\u00eb rreme kur dispozita mund t\u00eb mjaftohej vet\u00ebm me kallzimin si m\u00ebnyre kryerjeje?<\/p>\n<p>A mund t\u00eb ket\u00eb krijim t\u00eb provave pa kallzim dhe n\u00ebrast se kemi nj\u00eb kallzim p\u00ebrse sh\u00ebrben m\u00ebnyra e dyt\u00eb e krijimit,e cila n\u00eb nj\u00eb lexim sip\u00ebrfaq\u00ebsor del e padobishme?<\/p>\n<p>Dhe pyetja e fundit, cilin do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr subjekt kjo rrethan\u00eb? Duke qen\u00eb seligjv\u00ebn\u00ebsi i ka konsideruar t\u00eb dy m\u00ebnyrat nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb vetmen\u00ebp\u00ebrmjet lidh\u00ebs\u00ebs \u201csi edhe\u201d, mjafton ky fakt p\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00eb Ervin Saljanji pa qen\u00eb kallzues nuk mund t\u00eb jet\u00eb autor, por nd\u00ebrkoh\u00eb duhet t\u00eb kuptohet p\u00ebrse at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme rrethana e krijimit t\u00eb provave.<\/p>\n<p>Edhe pse vepra penale ka natyr\u00eb materiale, t\u00eb dyja rrethanat nuk q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb vete por mund t\u00eb identifikojn\u00eb subjekte t\u00eb ndrysh\u00ebm bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb ose jo, secili me q\u00ebllimin e inkriminit t\u00eb padrejt\u00eb t\u00eb dikujt.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin kur subjekti b\u00ebn vet\u00ebm kallzim vepra penale konsiderohet e konsumuar dhe mjafton ky veprim p\u00ebr marrjen t\u00eb pandehur e m\u00eb pas d\u00ebnimin, por n\u00eb rast se p\u00ebrve\u00e7kallzimit depoziton edhe prova p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm mbetet subjekt i po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs vep\u00ebr por konsumimi quhet perfekt ose absolut e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb shoq\u00ebrisht akoma m\u00eb i rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Por a mund t\u00eb ket\u00eb dhe subjekte t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb konsumojn\u00eb vepr\u00ebn pa qen\u00eb kallzues, si dhe kur? Po vepra penale mund t\u00eb konsumohet edhe vet\u00ebm me krijim t\u00eb provave t\u00eb rreme mbasi personi ka marr\u00eb dijeni mbi nj\u00eb kallzim t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt dhe vepron duke dor\u00ebzuar ose krijuar prova t\u00eb rreme me q\u00ebllimin q\u00eb kallzimi t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb i besuesh\u00ebm. K\u00ebto veprime mund t\u00eb jen\u00eb frut i nj\u00eb marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi paraprakemidis kallzuesit dhe fabrikuesit, ose ky i fundit mund t\u00eb veproj\u00ebn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur mbasi ka marr\u00eb dijeni p\u00ebr veprimin, aktin kryesor, at\u00eb t\u00eb kallzimit dhe duke ju bashk\u00ebngjitur atij.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00ebi vetmi rast specifik n\u00eb t\u00eb cilin rrethana e fabrikimit t\u00eb provave merr vler\u00eb juridike dhe b\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebs nj\u00eb subjekt t\u00eb ndrysh\u00ebm nga kallzuesi. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt rrethana e krijimit t\u00eb provave nuk do t\u00eb kisht\u00eb asnj\u00eb kuptim pasi do t\u00eb mjaftonte vet\u00ebm veprimi ikallzimit p\u00ebr ta quajtur t\u00eb konsumuar vepr\u00ebn penale.<\/p>\n<ol>\n<li>Ervin Saljanji as nuk ka marr\u00eb ndonj\u00eb iniciativ\u00eb njoftimi sipas procedur\u00ebs s\u00eb parashikuar taksativisht nga neni 283 i K. Pr.Penale dhe as nuk i \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebngjitur duke depozituar ose deklaruar prova ndonj\u00eb njoftimi\/kallzimi t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt me q\u00ebllimin e inkriminimit t\u00eb dikujt.<\/li>\n<\/ol>\n<p>I gjith\u00eb denoncimi mund t\u00ebket\u00eb vler\u00eb juridiko \u2013 proceduriale vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb filluar \u00a0ndjekjenpenale kryesisht me iniciativ\u00eb si\u00e7 e parashikon neni 280 i K. Pr.Penale dhe vet\u00ebm mbasi t\u00eb jen\u00eb b\u00ebr\u00eb verifikimet e nevojshmedhe vet\u00ebm n\u00ebse organi I akuz\u00ebs do e cmoj faktin dhe element\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb interpretim t\u00eb nenit t\u00eb sip\u00ebrcituar organet e ndjekjes penale mund t\u00eb marrin dijeni mbi veprat dhe autor\u00ebt me iniciativ\u00ebn e tyre, ku p\u00ebrfshihet \u00e7do informacion publik, sinjalizim me \u00e7do lloj mjeti komunikimi ose rastet e flagranc\u00ebs. M\u00ebnyra e dyt\u00ebparashikon marrjen dijeni me njoftim t\u00eb kryer nga t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Ky njoftim duhet t\u00eb ket\u00eb tiparet e nj\u00eb dokumenti procedurial t\u00ebp\u00ebrpiluar nga vet\u00eb njoftuesi\/denoncuesi ose akti procedurial tip t\u00eb autoritetit procedues p\u00ebr t\u2019u quajtur kallzim dhe t\u00eb konkludoj\u00ebme regjistrimin e faktit penal n\u00eb regjistrin e veprave penale.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb rastin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb nj\u00eb njoftimi\/dokumenti\/akti n\u00ebkuptimin procedurial mund t\u00eb konsumohet vepra penale e kallzimit t\u00eb rrem\u00eb dhe jo kur fakti \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb regjist\u00ebr kryesisht. N\u00eb kuptim t\u00eb njoftimit si m\u00ebnyr\u00eb e dyt\u00eb e marrjes dijeni tipikisht do t\u00eb hyj\u00eb vet\u00ebm ai informacion q\u00eb paraqitet n\u00ebform\u00ebn e kallzimit pasi t\u00eb gjith\u00eb nenet 281 e vijues t\u00eb Kodit t\u00ebProcedur\u00ebs Penale e barazojn\u00eb njoftimin vet\u00ebm me kallzimin dhe nuk parashikojn\u00eb shprehimisht asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb gam\u00ebne njoftimeve.<\/p>\n<p>Rrethana e krijimit t\u00eb provave t\u00eb rreme nuk q\u00ebndron n\u00eb sfer\u00ebn proceduriale t\u00eb marrjes djeni me iniciativ\u00eb t\u00ebparashikuar nga neni 280 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, por q\u00ebndron ekskluzivisht n\u00eb at\u00eb t\u00eb njoftimit\/kallzimit sipas rasteve specifike t\u00eb parashikuara nga nent 281 e vijues.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha sa u mundova t\u00eb shpjegoj fakti penal i kallzimit t\u00eb rrem\u00eb nuk ekziston as n\u00eb rrethan\u00ebn e krijimit t\u00eb provave t\u00eb rreme dhe z. Ervin Salianji nuk \u00ebsht\u00eb subjekt i vepr\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>\/Autori Pedagog efektiv i t\u00eb Drejt\u00ebs Penale, Fakulteti i Drejt\u00ebsis\u00eb, Universiteti i Tiran\u00ebs<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Kreshnik MYFTARI M\u00eb 26 Shtator 2024, mbas nj\u00eb gjyqi maraton\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit, me t\u00eb pandehur z. Ervin Salianji, deputet i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, erdhi dhe vendimi, i cili nuk pritej prej askujt, jurist\u00eb dhe qytetar\u00eb &#8211; d\u00ebnimi me 1 vit burgim p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal, at\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":90024,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-100812","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100812","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100812"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100812\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":100813,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100812\/revisions\/100813"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/90024"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100812"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100812"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100812"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}