{"id":101017,"date":"2025-01-10T17:55:32","date_gmt":"2025-01-10T17:55:32","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=101017"},"modified":"2025-01-10T18:14:38","modified_gmt":"2025-01-10T18:14:38","slug":"berisha-mbi-70-e-shqiptareve-qe-votojne-nga-jashte-jane-antiqeveri-deputetet-te-udhetojne-per-takime-me-diasporen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/10\/berisha-mbi-70-e-shqiptareve-qe-votojne-nga-jashte-jane-antiqeveri-deputetet-te-udhetojne-per-takime-me-diasporen\/","title":{"rendered":"Berisha: Mbi 70 p\u00ebrqind e shqiptar\u00ebve q\u00eb votojn\u00eb nga jasht\u00eb jan\u00eb antiqeveri!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb mbledhjen me grupin parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, kryetari Sali Berisha ka theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e angazhimit t\u00eb plot\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn elektorale. Ai ka shpallur nj\u00eb strategji t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb lidhur m\u00eb af\u00ebr emigracionin dhe diaspor\u00ebn me Shqip\u00ebrin\u00eb, duke i konsideruar si pjes\u00eb t\u00eb pandashme t\u00eb kombit. Sipas tij, shum\u00eb shqiptar\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit, duke krijuar nj\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb rezultatin e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Berisha ka p\u00ebrmendur gjithashtu se, sipas statistikave t\u00eb BE-s\u00eb, 1 milion e 99 mij\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb l\u00ebvizur n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn Shengen vet\u00ebm n\u00eb 10 vitet e fundit. Kjo ka shtuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e angazhimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur emigrant\u00ebt dhe diaspor\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ka ndihmuar n\u00eb krijimin e mund\u00ebsive p\u00ebr t\u2019u identifikuar dhe regjistruar p\u00ebr votim. Ai gjithashtu ka paralajm\u00ebruar p\u00ebr afatin e regjistrimit t\u00eb emigrant\u00ebve, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb m\u00eb 12 mars, duke b\u00ebr\u00eb apel p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Ai theksoi se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve jasht\u00eb vendit jan\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb aktuale dhe sistemit t\u00eb saj, p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit dhe abuzimeve q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri. Berisha theksoi se pjesa m\u00eb e madhe e k\u00ebtij elektorati \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr problemet si narkodiktatura dhe narkoshteti.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb takimin me grupin parlamentar, kryetari i PD-s\u00eb, Sali Berisha u ka b\u00ebr\u00eb thirrje<\/p>\n<p>deputet\u00ebve q\u00eb t\u00eb organizohen n\u00eb grupe t\u00eb ndryshme q\u00eb t\u00eb zhvillojn\u00eb takime me shqiptar\u00ebt dhe diaspor\u00ebn kudo ku kan\u00eb lidhje t\u00eb efektshme.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOTE:<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebdita!<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse kemi uruar nj\u00ebri-tjetrin, por edhe nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb vit t\u00eb mbar\u00eb, sh\u00ebndet dhe fitore!<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i k\u00ebsaj mbledhje \u00ebsht\u00eb angazhimi yn\u00eb total n\u00eb fushat\u00eb elektorale, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb re n\u00eb mendjen ton\u00eb, si\u00e7 e kemi flamurin, nj\u00ebra kok\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe koka tjet\u00ebr n\u00eb emigracion dhe diaspor\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse na ndjekin ne gjith\u00eb jet\u00ebn, bicefalit\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse kombet tjera i kan\u00eb patur mitologjike, ne i kemi reale. Ndaj dhe i kemi reale sepse sot, ka shum\u00eb, shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb m\u00eb shum\u00eb votues shqiptar\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb se brenda vendit.<\/p>\n<p>E k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr diaspor\u00eb t\u00eb 100 viteve m\u00eb par\u00eb, se edhe ata jan\u00eb dhe e meritojn\u00eb, e jemi krenar me ta. Por k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb fjala q\u00eb vet\u00ebm n\u00eb 10 vitet e fundit sipas statistikave t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn Shengen jan\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria p\u00ebr n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn Shengen 1 milion\u00eb e 99 mij\u00eb shqiptar\u00eb. Statistika e fundit \u00ebsht\u00eb 1 milion\u00eb e 99 mij\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn Shengen. Pa llogaritur pastaj q\u00eb absolutisht nga Afrika e Jugut, gjer tek Kepi i Veriut madje edhe ne Groenland\u00eb gjenden shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Ka kudo dhe n\u00eb \u00e7do vend.<\/p>\n<p>Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje serioze. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb qend\u00ebr digjitale, n\u00eb deg\u00eb ka filluar identifikimi i emigrant\u00ebve, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb seri takimesh n\u00eb Greqi, Itali, SHBA, Britani e madhe. Por po t\u00eb kemi parasysh planetin si konstituenc\u00eb, k\u00ebto jan\u00eb pika uji n\u00eb oqean, k\u00ebto q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb ne deri tani.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, t\u00eb themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, zgjedhjet p\u00ebr gjysm\u00ebn e shqiptar\u00ebve p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 12 mars. Sepse ajo \u00ebsht\u00eb data e fundit e regjistrimit t\u00eb tyre, pastaj ata kan\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb vetme t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nuk mund t\u00eb votojn\u00eb m\u00eb, me mekanizmin ligjor t\u00eb miratuar p\u00ebr vot\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Edhe kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb detyrim p\u00ebr ta p\u00ebrpar\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Pra n\u00eb nj\u00eb an\u00eb \u00ebsht\u00eb pesha e barabart\u00eb q\u00eb ka elektorati jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me elektoratin n\u00eb Shqip\u00ebri. Nga ana tjet\u00ebr jan\u00eb datat q\u00eb shkurtojn\u00eb shum\u00eb afatin e regjistrimit t\u00eb k\u00ebtij elektorati n\u00eb zgjedhje. S\u00eb fundmi jan\u00eb edhe p\u00ebrpjekjet tona t\u00eb cilat gjer tani jan\u00eb modeste, nuk jan\u00eb n\u00eb at\u00eb nivel q\u00eb k\u00ebrkohet.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr ti v\u00ebn\u00eb pikat mbi \u2018i\u2019 elektorati jasht\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb mas\u00ebn 70 p\u00ebrqind p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, \u00ebsht\u00eb antiqeveri, antimafia, \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr narkodiktatur\u00ebs, kund\u00ebr narkoshtetit. Pa asnj\u00eb lloj m\u00ebdyshje.<\/p>\n<p>Ju e keni par\u00eb se si e braktis\u00ebn t\u00eb deleguarin e tij. Shkon n\u00eb sall\u00eb dhe v\u00eb 1 mij\u00eb flamuj, dhe detyrohen t\u00eb l\u00ebn\u00eb flamujt n\u00eb sall\u00eb, dhe t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb nj\u00eb sall\u00eb tjet\u00ebr me disa dhjet\u00ebra vet\u00eb se nuk i shkojn\u00eb. N\u00eb merit\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, n\u00eb nderin e tyre, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me figura t\u00eb ndryshkura dhe t\u00eb diskredituara n\u00eb shkall\u00eb ekstreme para shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Mos harroni se qindra mij\u00ebra prej tyre e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se kan\u00eb marr\u00eb rrug\u00ebt e dheut p\u00ebr shkak t\u00eb tyre, p\u00ebr shkak t\u00eb vjedhjeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb kryeministri i vet\u00ebm n\u00eb bot\u00eb, i nj\u00eb vendi t\u00eb lidhur me BE-n\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt i b\u00ebjn\u00eb protesta tek takimi dhe mblidhen m\u00eb shum\u00eb jasht\u00eb se brenda. Nuk ndodh. Protestat u organizohen vet\u00ebm diktator\u00ebve dhe k\u00ebtij i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Pse po i them k\u00ebto un\u00eb. Po i them k\u00ebto se potenciali yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb diaspor\u00eb dhe emigracion. I them k\u00ebto se, votimi me sistemin e p\u00ebrcaktuar \u00ebsht\u00eb realisht mund\u00ebsia e vetme e tyre p\u00ebr t\u00eb ushtruar t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese. Se p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb vijn\u00eb disa qindra, disa mij\u00ebra, por ata jan\u00eb mbi 1 milion\u00eb e gjys\u00ebm.<\/p>\n<p>Ne kemi ngarkuar si koordinatore komb\u00ebtare, Jozefina Topallin. Kemi ngarkuar dhe nj\u00eb grup q\u00eb ta ndihmoj\u00eb at\u00eb p\u00ebr koordinim zonj\u00ebn Topalli. Por k\u00ebto jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb pamjaftueshme.<\/p>\n<p>Grupi parlamentar, \u00e7do deputet \u00ebsht\u00eb i ftuar t\u00eb koordinoj\u00eb me qendr\u00ebn k\u00ebtu, \u00e7do takim t\u00eb mundsh\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb organizoj\u00eb me emigracionin. Ne nuk i bazojm\u00eb takimet n\u00eb salla t\u00eb m\u00ebdha dhe luksoze se jan\u00eb t\u00eb kushtueshme. Ne matemi modestish dhe nuk duam ti r\u00ebndojm\u00eb as ata q\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb parat\u00eb e buxhetit q\u00eb p\u00ebrdor Edi Rama.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb ne do t\u00eb bazojm\u00eb fushat\u00ebn ton\u00eb n\u00eb qindra e qindra takime ku secili prej jush aty ku ka lidhjet dhe mund\u00ebsit\u00eb. Nuk ka, nuk ka, nuk do t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Por ne duhet ti q\u00ebmtojm\u00eb, ti gjejm\u00eb dhe gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsojm\u00eb k\u00ebto takime.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, un\u00eb dhe n\u00eb Berat e shtrova dhe ju duhet ta shtroni me \u00e7do qytetar, me \u00e7do mb\u00ebshtet\u00ebs tonin, me \u00e7do an\u00ebtar tonin. Secili duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb trefishoj\u00eb vot\u00ebn e tij, edhe me dy vota t\u00eb tjera nga diaspora.<\/p>\n<p>Ju garantoj se sa jemi k\u00ebtu n\u00eb sall\u00eb, 97 p\u00ebrqind e jona kan\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 3 deri n\u00eb 10 persona nga rrethi i vet, dhe kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb pozitive. Por n\u00ebse e b\u00ebjm\u00eb vet\u00ebm ne, kjo ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb madhe nuk sjell. Por n\u00ebse bindim \u00e7do demokrat e demokrate, mb\u00ebshtet\u00ebse e mb\u00ebshtet\u00ebs ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, kjo sjell 2, 3 fishimin elektoratit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb urrejtje t\u00eb madhe ndaj Edi Ram\u00ebs dhe qeveris\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e faktuar tashm\u00eb. Ka nj\u00eb luft\u00eb brenda llojit \u2018t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb ai q\u00eb t\u00eb mundet\u2019. Jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb lukuni ujq\u00ebrish q\u00eb duan t\u00eb shqyejn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr krimet q\u00eb kan\u00eb kryer, s\u00eb bashku apo ve\u00e7mas.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb avantazhet tona, q\u00eb ti shpjegojm\u00eb, paraqesim alternativ\u00ebn dhe shansin historik t\u00eb \u00e7do shqiptari q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb vendin e tij me 11 maj.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb do b\u00ebni edhe me grupet sipas mund\u00ebsive q\u00eb keni, t\u00eb organizohen grupe deputet\u00ebsh, 4-5-6 mund t\u00eb shkojn\u00eb\u00a0 n\u00eb SHBA, vet\u00ebkuptohet me shpenzime personale, se ky \u00ebsht\u00eb buxheti. T\u00eb tjer\u00eb mund t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Gjermani, Greqi, Itali dhe kudo ku keni lidhjet m\u00eb t\u00eb efektshme. P\u00ebrdorni klubet, lokalet e shqiptar\u00ebve. P\u00ebrdoren si\u00e7 e b\u00ebn\u00eb ata, sall\u00eb shkolle n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, p\u00ebrdoren gj\u00ebra me \u00e7mime t\u00eb p\u00ebrballueshme.<\/p>\n<p>Mendoj se kjo fushat\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00eb, aty ku kemi komunitete q\u00eb njohim m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb vendet nordike, kudo. N\u00eb Australi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komunitet shqiptar i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i organizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer. Kan\u00eb edhe kryeministrin me origjin\u00eb shqiptare tani. E kan\u00eb.<\/p>\n<p>Them q\u00eb ne t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka dhe t\u00eb p\u00ebrgatisim n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, fitoren e thell\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare. T\u00eb PD-s\u00eb dhe aleat\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Aleat\u00ebt \u00a0e PD, edhe ata t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebto grupe sipas njohjeve dhe mund\u00ebsive.<\/p>\n<p>N\u00eb zonat elektorale \u00e7do eksponent, mb\u00ebshtet\u00ebs tonin, q\u00eb ju e dini se ka lidhje t\u00eb fuqishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb apo n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet jasht\u00eb shtetit me shqiptar\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb apo at\u00eb vend, edhe atij do i b\u00ebni thirrje vullnetarisht t\u00eb organizohet dhe t\u00eb shkoj\u00eb, thirrje nxitje n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n<p>Ne kemi krijuar nj\u00eb uebsite, ka filluar t\u00eb funksionoj\u00eb edhe ajo si n\u00ebnfaqe e PD.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb mbledhjen me grupin parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, kryetari Sali Berisha ka theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e angazhimit t\u00eb plot\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn elektorale. Ai ka shpallur nj\u00eb strategji t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb lidhur m\u00eb af\u00ebr emigracionin dhe diaspor\u00ebn me Shqip\u00ebrin\u00eb, duke i konsideruar si pjes\u00eb t\u00eb pandashme t\u00eb kombit. Sipas tij, shum\u00eb shqiptar\u00eb jetojn\u00eb jasht\u00eb vendit, duke &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":101020,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-101017","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101017","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101017"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101017\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":101022,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101017\/revisions\/101022"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/101020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101017"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101017"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101017"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}