{"id":101064,"date":"2025-01-10T21:17:15","date_gmt":"2025-01-10T21:17:15","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=101064"},"modified":"2025-01-10T21:17:15","modified_gmt":"2025-01-10T21:17:15","slug":"ska-denim-qe-e-ndal-trump-te-betohet-me-20-janar-trump-gjuetia-e-shtrigave-per-zgjedhjet-ndaj-meje-deshtoi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/10\/ska-denim-qe-e-ndal-trump-te-betohet-me-20-janar-trump-gjuetia-e-shtrigave-per-zgjedhjet-ndaj-meje-deshtoi\/","title":{"rendered":"S&#8217;ka d\u00ebnim q\u00eb e ndal Trump t\u00eb betohet me 20 janar, Trump: &#8220;Gjuetia e Shtrigave&#8221; p\u00ebr zgjedhjet ndaj meje d\u00ebshtoi"},"content":{"rendered":"<p>Gjykat\u00ebsi i Nju Jorkut Juan Merchant vendosi q\u00eb Presidenti i zgjedhur Donald Trump, t\u00eb mos vuaj\u00eb mas\u00eb d\u00ebnimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Nju Jorkut. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar zyrtarisht dhe kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb s\u00eb tij penale, por se nuk do t\u00eb marr\u00eb d\u00ebnim me burg, ose pasoja t\u00eb tjera nd\u00ebshkuese. Zoti Trump dhe avokati i tij mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e d\u00ebnimit p\u00ebrmes nj\u00eb videolidhjeje. Donald Trump do t\u00eb betohet m\u00eb 20 janar si i vetmi President i Shteteve t\u00eb Bashkuara me d\u00ebnim penal p\u00ebr krime.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsi Juan M. Merchan mund ta kishte d\u00ebnuar 78-vje\u00e7arin republikan deri me kat\u00ebr vjet burg. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, ai zgjodhi nj\u00eb d\u00ebnim q\u00eb anashkaloi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mprehta kushtetuese duke i dh\u00ebn\u00eb fund rastit, por me vendimin e tij Donald Trumpi do t\u00eb b\u00ebhet personi i par\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr nj\u00eb krim q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb presidenc\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsi Merchan tha se, si kur p\u00ebrballet me \u00e7do t\u00eb pandehur tjet\u00ebr, ai duhet t\u00eb marr\u00eb parasysh \u00e7do faktor p\u00ebrpara se t\u00eb shpall\u00eb nj\u00eb d\u00ebnim, por mbrojtja ligjore q\u00eb zoti Trump do t\u00eb ket\u00eb si president &#8220;\u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor mbi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt&#8221;.<\/p>\n<p><em>&#8220;Pavar\u00ebsisht mbrojtjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme ligjore q\u00eb ai g\u00ebzon, nj\u00eb kompetenc\u00eb q\u00eb ato nuk ofrojn\u00eb \u00ebsht\u00eb fshirja e vendimit t\u00eb nj\u00eb jurie&#8221;,<\/em>\u00a0tha gjykat\u00ebsi Merchan.<\/p>\n<p>Zoti Trump, duke iu drejtuar shkurt gjykat\u00ebs nd\u00ebrsa u shfaq me nj\u00eb videolidhje nga sht\u00ebpia e tij n\u00eb Florida, tha se gjykimi dhe d\u00ebnimi i tij penal ka qen\u00eb &#8220;nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb shum\u00eb e tmerrshme&#8221; dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se ai nuk kishte b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb krim.<\/p>\n<p>Ish-presidenti republikan, duke u shfaqur n\u00eb nj\u00eb video 10 dit\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb inaugurohej, s\u00ebrish e kritikoi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ligjore, e vetmja nga kat\u00ebr padit\u00eb e tij penale q\u00eb ka shkuar n\u00eb gjyq dhe ndoshta e vetmja q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundohet.<\/p>\n<p><em>\u201cKa qen\u00eb nj\u00eb gjueti shtrigash politike. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar reputacionin tim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb humbas zgjedhjet, dhe padyshim, kjo nuk funksionoi\u201d,<\/em>\u00a0tha zoti Trump.<\/p>\n<p>Zoti Trump e quajti rastin &#8220;nj\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb qeveris\u00eb si arm\u00eb politike&#8221; dhe &#8220;nj\u00eb turp p\u00ebr Nju Jorkun&#8221;.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt than\u00eb t\u00eb premten se ata mb\u00ebshtesin nj\u00eb vendim pa vuajtje d\u00ebnimi, por ata kund\u00ebrshtuan sulmet e zotit Trump ndaj sistemit ligjor gjat\u00eb dhe pas \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p><em>\u201cPresidenti i dikursh\u00ebm dhe i ardhsh\u00ebm i Shteteve t\u00eb Bashkuara \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb koordinuar p\u00ebr t\u00eb minuar legjitimitetin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0tha prokurori Joshua Steinglass.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb keqardhje, zoti Trump ka &#8220;shprehur p\u00ebr\u00e7mim&#8221; p\u00ebr vendimin e juris\u00eb dhe sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb penale, tha prokurori Steinglass, dhe thirrjet e tij p\u00ebr hakmarrje ndaj atyre q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, duke p\u00ebrfshir\u00eb thirrjen p\u00ebr shkarkimin e gjyqtarit, &#8220;kan\u00eb shkaktuar d\u00ebme afatgjata n\u00eb perceptimin publik t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb penale dhe ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik zyrtar\u00ebt e gjykat\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Duke folur nga sht\u00ebpia e tij n\u00eb Florida, ish-presidenti ishte ulur n\u00eb krah t\u00eb avokatit t\u00eb tij Todd Blanche, t\u00eb cilin ai e ka caktuar p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si zyrtari i dyt\u00eb m\u00eb i lart\u00eb i Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb administrat\u00ebn e tij t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p><em>&#8220;Ligj\u00ebrisht, ky rast nuk duhej t\u00eb ishte ngritur&#8221;,\u00a0<\/em>tha avokati Blanche, duke p\u00ebrs\u00ebritur q\u00ebllimin e zotit Trump p\u00ebr t\u00eb apeluar vendimin. Kjo teknikisht nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb derisa ai t\u00eb d\u00ebnohet.<\/p>\n<p><strong>Trump mund t\u00eb votoj\u00eb pas d\u00ebnimit, por nuk mund t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb nj\u00eb arm\u00eb dhe do t\u00eb duhet t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb most\u00ebr t\u00eb ADN-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb burg, nuk t\u00eb paguaj\u00eb nj\u00eb gjob\u00eb apo t\u00eb kryej\u00eb sh\u00ebrbime n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb komunitetit si rezultat i d\u00ebnimit t\u00eb tij n\u00eb Nju Jork lidhur me akuzat p\u00ebr falsifikim t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb biznesit. Por n\u00ebse d\u00ebnimi p\u00ebr falsifikimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb biznesit nuk rr\u00ebzohet nj\u00eb dit\u00eb, zoti Trump do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb dosje kriminale, q\u00eb do t\u00eb ndikonte n\u00eb disa nga t\u00eb drejtat e tij.<\/p>\n<p>Zoti Trump \u00ebsht\u00eb i regjistruar p\u00ebr t\u00eb votuar n\u00eb Florida dhe ai do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb votoj\u00eb atje. Florida i ndalon njer\u00ebzit q\u00eb vuajn\u00eb d\u00ebnime p\u00ebr krime t\u00eb votojn\u00eb, por rikthen t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb votuar pasi ata t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrfunduar d\u00ebnimin.<\/p>\n<p>Sipas ligjit federal, njer\u00ebzit e d\u00ebnuar p\u00ebr krime nuk lejohen t\u00eb mbajn\u00eb arm\u00eb zjarri.<\/p>\n<p>Sipas ligjit, \u00e7do person i d\u00ebnuar p\u00ebr nj\u00eb krim n\u00eb Nju Jork duhet t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb most\u00ebr t\u00eb ADN-s\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb shtetit p\u00ebr krimet. Mostrat mblidhen pas d\u00ebnimit, zakonisht kur nj\u00eb i pandehur paraqitet p\u00ebr t\u00eb vuajtur d\u00ebnimin me burg ose p\u00ebr mas\u00ebn e paraqitjes s\u00eb detyrueshme. Mostrat mund t\u00eb merren edhe nga nj\u00eb zyrtar gjykate ose policie.<\/p>\n<p><strong>Trump e quan d\u00ebnimin nj\u00eb &#8220;shfaqje t\u00eb neveritshme&#8221; n\u00eb Truth Social<\/strong><\/p>\n<p><em>&#8220;Ngjarja e sotme ishte nj\u00eb shfaqje e neveritshme dhe tani q\u00eb ka mbaruar, ne do t\u00eb apelojm\u00eb k\u00ebt\u00eb mashtrim, i cili nuk ka asnj\u00eb merit\u00eb, dhe do t\u00eb rivendosim besimin e amerikan\u00ebve n\u00eb sistemin ton\u00eb dikur t\u00eb madh t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb&#8221;,\u00a0<\/em>shkroi ai n\u00eb nj\u00eb postim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb platform\u00ebn e tij Truth Sociale, pas vendimit t\u00eb gjykat\u00ebsit n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n<p>Presidenti i zgjedhur Donald Trump shfryt\u00ebzoi t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb ligjore p\u00ebr apelim dhe madje k\u00ebrkoi nga Gjykata e Lart\u00eb q\u00eb t\u00eb bllokonte dh\u00ebnien e d\u00ebnimit lidhur me nj\u00eb nga gjyqet e tij t\u00eb profilit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Por t\u00eb enjten von\u00eb, Gjykata e Lart\u00eb hodhi posht\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tij p\u00ebr shtyrjen e d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>Zoti Trump u shpall fajtor nga nj\u00eb juri m\u00eb 30 maj t\u00eb vitit 2024 p\u00ebr 34 akuza penale n\u00eb lidhje me falsifikimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb biznesit, me q\u00ebllim fshehjen e nj\u00eb pagese prej 130 mij\u00eb dollar\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb fituar heshtjen e nj\u00eb aktoreje t\u00eb filmave pornografik\u00eb, pak p\u00ebrpara zgjedhjeve presidenciale t\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p><em>&#8220;Ky ishte nj\u00eb turp&#8221;,<\/em>\u00a0tha zoti Trump pas p\u00ebrfundimit t\u00eb k\u00ebtij gjyqi.<\/p>\n<p>Analist\u00ebt politik\u00eb si Shannon Bow O&#8217;Brien nga Universiteti i Teksasit thon\u00eb se kjo \u00e7\u00ebshtje ishte personale p\u00ebr zotin Trump.<\/p>\n<p><em>\u201cAtij nuk i p\u00eblqen t\u00eb pranoj\u00eb fajin, dob\u00ebsit\u00eb apo mang\u00ebsit\u00eb\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsi i Nju Jorkut, Juan Merchan, i cili kryesoi gjyqin, ka refuzuar k\u00ebrkesat p\u00ebr shtyrjen e d\u00ebnimit, por gjithashtu ka th\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb se nuk do ta d\u00ebnonte me burg ish-presidentin.<\/p>\n<p><em>\u201cMendoj se synimi i v\u00ebtet\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebr\u00e7ohet mesazhi se askush nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin dhe q\u00eb procesi t\u00eb \u00e7ohet deri n\u00eb fund\u201d,<\/em>\u00a0thot\u00eb eksperti Gary Rose nga Universiteti Sacred Heart.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gjykat\u00ebse e em\u00ebruar nga zoti Trump k\u00ebt\u00eb jav\u00eb bllokoi p\u00ebrkoh\u00ebsisht k\u00ebrkesat e Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr publikimin e raporteve p\u00ebrfundimtare t\u00eb dy hetimeve nga Prokurori i Posa\u00e7\u00ebm Jack Smith. T\u00eb dyja \u00e7\u00ebshtjet kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me mbajtjen e dokumenteve sekrete dhe nd\u00ebrhyrjen n\u00eb zgjedhje q\u00eb kulmoi me sulmin e 6 janarit n\u00eb Kapitol.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, presidenti i zgjedhur ritheksoi mendimin e tij se prokurori Smith ishte em\u00ebruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p><em>\u201cAi u t\u00ebrhoq nga \u00e7\u00ebshtja me turp. Pse duhet t\u00eb lejohet t\u00eb shkruaj\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb rrem\u00eb? Do t\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb raport i rrem\u00eb\u201d,\u00a0<\/em>tha ai.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebve t\u00eb posa\u00e7\u00ebm u k\u00ebrkohet me ligj q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpilojn\u00eb raporte p\u00ebrmbledh\u00ebse. Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Shteteve t\u00eb Bashkuara tha se do t\u00eb publikonte raportin e prokurorit Smith mbi sulmin e 6 janarit n\u00eb Kapitol. B\u00ebrja publike e k\u00ebtij raporti mund t\u00eb pengoj\u00eb p\u00ebrpjekjet e zotit Trump p\u00ebr t\u00eb falur personat e arrestuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sulm.<\/p>\n<p><em>\u201cPublikimi i raportit mund t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb faktin q\u00eb shum\u00eb nga veprimet e 6 janarit ishin t\u00eb planifikuara, keqdash\u00ebse dhe kriminale. Kjo do ta b\u00ebnte at\u00eb t\u00eb dukej se ai po fal\u00eb aktivitetin kriminal t\u00eb k\u00ebtyre njer\u00ebzve\u201d,\u00a0<\/em>thot\u00eb ekspertja Shannon Bow O&#8217;Brien nga Universiteti i Teksasit n\u00eb Austin.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e kart\u00ebrt penale ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nd\u00ebrhyrjen n\u00eb zgjedhje n\u00eb shtetin e Xhorxhias. Prokurorja u detyrua t\u00eb t\u00ebrhiqej nga kjo \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me nj\u00eb punonj\u00ebs. Pra, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb bllokuar derisa t\u00eb pushohet apo t\u00eb caktohet nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><em>&#8220;Mendoj se votuesit n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shpresojn\u00eb q\u00eb e gjith\u00eb kjo gj\u00eb t\u00eb marr\u00eb fund dhe se tani ne mund t\u00eb fillojm\u00eb p\u00ebrs\u00ebri me nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb zotit Trump&#8221;,<\/em>\u00a0thot\u00eb eksperti Gary Rose.<\/p>\n<p>Mandati i dyt\u00eb i Presidentit t\u00eb zgjedhur Trump fillon t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 20 janar.<\/p>\n<p>Republikani Donald Trump b\u00ebhet personi i par\u00eb i d\u00ebnuar p\u00ebr nj\u00eb krim q\u00eb merr presidenc\u00ebn.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykat\u00ebsi i Nju Jorkut Juan Merchant vendosi q\u00eb Presidenti i zgjedhur Donald Trump, t\u00eb mos vuaj\u00eb mas\u00eb d\u00ebnimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Nju Jorkut. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar zyrtarisht dhe kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb s\u00eb tij penale, por se nuk do t\u00eb marr\u00eb d\u00ebnim me burg, ose pasoja t\u00eb tjera &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":69910,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-101064","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101064","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101064"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101064\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":101066,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101064\/revisions\/101066"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69910"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101064"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101064"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101064"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}