{"id":101141,"date":"2025-01-11T21:30:30","date_gmt":"2025-01-11T21:30:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=101141"},"modified":"2025-01-11T21:30:30","modified_gmt":"2025-01-11T21:30:30","slug":"200-euro-minimum-jetik-brenda-3-muajve-te-pare-paketa-berisha-e-shpetimit-nga-varferia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/11\/200-euro-minimum-jetik-brenda-3-muajve-te-pare-paketa-berisha-e-shpetimit-nga-varferia\/","title":{"rendered":"200 euro minimum jetik brenda 3 muajve t\u00eb par\u00eb, paketa &#8220;Berisha&#8221; e shp\u00ebtimit nga varf\u00ebria"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sali BERISHA<\/strong><\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, ne q\u00eb kujtojm\u00eb 34 vite m\u00eb par\u00eb, e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb 34 her\u00eb m\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>Por, po t\u00eb ndalemi, \u00e7far\u00eb kemi sot?<\/p>\n<p>Ka disa ngjashm\u00ebri t\u00eb pamohueshme.<\/p>\n<p>Ngjashm\u00ebria e par\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb se nj\u00eblloj si diktatori dhe elita e tij, Edi Rama dhe organizata e tij kriminale jan\u00eb t\u00eb shk\u00ebputur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrfundimtare nga qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Ata nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje as me demokrat\u00ebt, as me socialist\u00ebt, as m\u00eb ata pa parti.<\/p>\n<p>Ai l\u00ebron tok\u00ebn me parmend\u00eb, Edi Rama udh\u00ebton me \u00e7arter privat personal.<\/p>\n<p>Ai nuk ka \u00e7ati, Edi Rama blen vazon kull\u00eb t\u00eb fildisht\u00eb dhe e vendos n\u00eb oborr dhe u uron Vitin e Ri.<\/p>\n<p>Ai merr 70 euro, Edi Rama merr 50-fishin e tij.<\/p>\n<p>Pra, miq, k\u00ebta kan\u00eb krijuar nj\u00eb hendek t\u00eb tmersh\u00ebm me qytetar\u00ebt, pavar\u00ebsisht nga bindjet e tyre.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb detyra jon\u00eb t\u00eb ulemi me secilin sepse ne v\u00ebrtet kemi nj\u00eb program, kemi nj\u00eb zotim, kemi nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr t\u00eb firmosur me secilin shqiptar.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta nisur s\u00eb pari aty ku ush\u00ebtojn\u00eb sirenat e uris\u00eb, varf\u00ebris\u00eb, mjerimit.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, \u00e7far\u00eb ndodhi k\u00ebto 10 vite? K\u00ebto 10 vite, 1 milion e 99 mij\u00eb shqiptar\u00eb u larguan nga Shqip\u00ebria drejt BE. U larguan nga skamja e varf\u00ebria. Sepse shqiptar\u00ebt \u00e7do vit ran\u00eb posht\u00eb e m\u00eb posht\u00eb me rrogat dhe pensionet e tyre.<\/p>\n<p>Sepse pensionist\u00ebt sot n\u00eb Shqip\u00ebri marrin nj\u00eb pension 160-170 euro, malazezi q\u00eb nuk ka as nj\u00eb t\u00eb dhjet\u00ebn e pasurive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, merr nj\u00eb pension 450 euro. Maqedonasi merr nj\u00eb pension 280 euro. Serbi merr nj\u00eb pension 330 euro.<\/p>\n<p>Po pse? Ishim para tyre, \u00e7far\u00eb ndodh? Nuk ka qeveri n\u00eb bot\u00eb q\u00eb buron nga vota q\u00eb t\u00eb mos ua kthej\u00eb parat\u00eb q\u00eb mbledh qytetar\u00ebve. T\u00eb mos i vendos\u00eb ata t\u00eb par\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj qeverie, e cila ka krijuar mekanizma t\u00eb tmerrshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar miliarda. M\u00eb ka th\u00ebn\u00eb nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb avokat i famsh\u00ebm, takoi kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb. E pyeta, si t\u2019u duk. Problemi i tij \u00ebsht\u00eb ky, m\u00eb tha, si avokat kam pasur disa klient\u00eb miliarder\u00eb, por asnj\u00eb prej tyre hezitonte t\u00eb vidhte miliardin tjet\u00ebr, sepse nuk ngopen. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb historia e Edi Ram\u00ebs. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb historia e k\u00ebtyre ministrave.<\/p>\n<p>Tani thon\u00eb se ku do i gjej\u00eb ky parat\u00eb.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, \u00e7do premtim q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb k\u00ebtu dhe do b\u00ebj kudo, iu garantoj se do e mbaj 100 p\u00ebrqind. Se 3 muajt e par\u00eb, nd\u00ebr vendimet m\u00eb t\u00eb para do vendoset minimumi jetik 200 euro. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb 57 p\u00ebrqind e pensionist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt marrin jo pension t\u00eb plot\u00eb, do marrin 200 euro. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do pensionist shqiptar me pension t\u00eb plot\u00eb 170 euro e posht\u00eb, do marr\u00eb 200 euro. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do shqiptar pa pension do marr\u00eb 200 euro. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do i papun\u00eb do marr\u00eb 200 euro. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se \u00e7do shqiptar me ndihm\u00eb ekonomike do marr\u00eb 200 euro.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb rruga p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb stop mjerimit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb rruga p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve \u00e7do dit\u00eb at\u00eb pag\u00eb q\u00eb p\u00ebrjashton mjerimin.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb do e b\u00ebjm\u00eb 3 muajt e par\u00eb.<\/p>\n<p>A e dini ju? E dini sigurisht, qytetar\u00ebt tan\u00eb blejn\u00eb me \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb shtrenjta se n\u00eb Itali, Gjermani ushqimet.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb me \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb shtrenjta, sepse nafta e tyre \u00ebsht\u00eb m\u00eb e shtrenjt\u00eb se n\u00eb Singapor.<\/p>\n<p>Merr fund kjo.<\/p>\n<p>Ne nuk do hyjm\u00eb n\u00eb \u00e7mimet e ushqimeve, por do u japim kart\u00ebn e konsumatorit t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb me rrog\u00eb minimale e posht\u00eb.<\/p>\n<p>Karta e konsumatorit \u00ebsht\u00eb rreth 450 euro. \u00cbsht\u00eb rreth 3 pensione.<\/p>\n<p>Do kompensohet \u00e7do 6 muaj.<\/p>\n<p>Do i ndajm\u00eb ndryshe ne k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb krijuar nj\u00eb hendek i lemeritsh\u00ebm. Shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb si kurr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Pra, pensionisti do marr\u00eb edhe 3 pensione shtes\u00eb me rikthimin e TVSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Rrog\u00eb minimale n\u00ebn 500 euro nuk do ket\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Dhe ky \u00ebsht\u00eb fillimi.<\/p>\n<p>Sip\u00ebrmarr\u00ebsit t\u00eb nderuar, duhet ta din\u00eb se PD do b\u00ebj\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr klim\u00ebn m\u00eb miq\u00ebsore ndaj bizneseve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Po k\u00ebtu, zero toleranc\u00eb. Shqiptar\u00ebt do paguhen jo m\u00eb pak se 500 euro n\u00eb muaj dhe ky \u00ebsht\u00eb fillimi.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb fillimi i nj\u00eb vrapi me t\u00eb cilin ne duhet t\u00eb dalim n\u00eb krye p\u00ebr rrogat dhe pensionet n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb vend tjet\u00ebr, edhe dy vende t\u00eb marra s\u00eb bashku, nuk kan\u00eb pasurit\u00eb q\u00eb ka Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Ato do u kthehen qytetar\u00ebt. Do i g\u00ebzojn\u00eb qytetar\u00ebt me rroga, pensione, sh\u00ebrbime.<\/p>\n<p>Nafta nuk do mund t\u00eb shitet kurr\u00eb me ndryshim m\u00eb t\u00eb madh se 10 p\u00ebrqind me Maqedonin\u00eb dhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Ju paguani p\u00ebr lit\u00ebr t\u00eb naft\u00ebs 1.1 euro p\u00ebr \u00e7do lit\u00ebr. Nuk ka vend tjet\u00ebr q\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb. N\u00eb SHBA, nafta shitet 0.8 dollar\u00eb n\u00eb pomp\u00eb. Ky merr p\u00ebr naft\u00ebn 1.1 euro. Po ti mund ta b\u00ebsh edhe 1.5, mund t\u00eb ndalosh edhe makinat, po k\u00ebto jan\u00eb \u00e7mendurira dhe k\u00ebto do marrin fund.<\/p>\n<p>Nafta do ket\u00eb barr\u00ebn fiskale t\u00eb mesatarizuar me Maqedonin\u00eb dhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Kosova naft\u00ebn e importon nga Porti i Durr\u00ebsit dhe e shet 40 p\u00ebrqind m\u00eb lir\u00eb se n\u00eb Tiran\u00eb, se n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>E kuptoni ju? K\u00ebta jan\u00eb shk\u00ebputur t\u00ebr\u00ebsisht nga njer\u00ebzit, k\u00ebta shohin vet\u00ebm kull\u00ebn e fildisht\u00eb, kull\u00ebn e hajnis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Qytetari i Shkodr\u00ebs, Kuk\u00ebs, i Peshkopis\u00eb e me radh\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb naft\u00ebs, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb tarifave t\u00eb rrug\u00ebs, e ka udh\u00ebtimin m\u00eb t\u00eb kushtuesh\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb qindark\u00eb nuk do paguhet n\u00eb asnj\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb tunel t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>A e dini se ju paguani p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e rrug\u00ebve k\u00ebsaj qeverie 190 milion\u00eb euro n\u00eb vit me taks\u00ebn e qarkullimit. At\u00ebher\u00eb ku shkojn\u00eb k\u00ebto? Shkojn\u00eb n\u00eb xhepa t\u00eb qeveritar\u00ebve. I vjedhin.<\/p>\n<p>Ku do gjenden parat\u00eb?<\/p>\n<p>Nj\u00ebher\u00eb jam k\u00ebtu dhe do i lutem \u00e7do socialisti, edhe \u00e7do rilind\u00ebsi, t\u2019i b\u00ebj\u00eb nj\u00eb mesazh Edi Ram\u00ebs, t\u2019i thot\u00eb dil burr\u00ebrisht para Sali Berish\u00ebs, ballafaqohu nj\u00ebher\u00eb, k\u00ebtu n\u00eb Elbasan po deshe.<\/p>\n<p>Po, po, t\u2019i tregojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrit ku jan\u00eb parat\u00eb. Po nuk del dot, se hajduti vet\u00ebm ik\u00ebn, se hajduti vet\u00ebm fshihet.<\/p>\n<p>Po vodhe me thas\u00eb, sigurisht q\u00eb lek\u00eb nuk ke, lek\u00ebt i ke p\u00ebr vete, jo p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Po nafta? A e dini ju, Kosova ka gjithsej 440 mij\u00eb automjete, Shqip\u00ebria ka regjistruar k\u00ebt\u00eb vit 870 mij\u00eb automjete. Kosova zhdoganon 630 mij\u00eb ton naft\u00eb, Shqip\u00ebria zhdoganon gjithsej 550 mij\u00eb ton naft\u00eb. Ku shkon? I vjedh qeveria kontraband\u00eb. Nuk mund t\u00eb b\u00ebhet nafta kurr\u00eb kontraband\u00eb pa qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, ju duhet t\u00eb uleni me \u00e7do qytetar, me \u00e7do socialist.<\/p>\n<p>Mos harroni nj\u00eb gj\u00eb, v\u00ebrtet sot dyqanet jan\u00eb plot, por jan\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb qytetar\u00ebve nj\u00eb moll\u00eb e ndaluar.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb potencial i madh p\u00ebr ju. T\u00eb krijojm\u00eb frontin m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb q\u00eb ka njohur dhe Elbasani i shquar p\u00ebr urtin\u00eb e trash\u00ebguar tradicionale mund ta p\u00ebrdor\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb fisshme k\u00ebt\u00eb dialog, k\u00ebt\u00eb debat me bashk\u00ebqytetar\u00ebt, pavar\u00ebsisht nga bindjet.<\/p>\n<p>T\u00eb shkojm\u00eb t\u00eb sigurt\u2026<\/p>\n<p>Nuk ka forc\u00eb politike m\u00eb vitale se kjo forc\u00eb. Por do meritoj\u00eb \u00e7do gj\u00eb kur t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb diktatur\u00ebn e tyr\u00eb, kur t\u00eb p\u00ebrmbys\u00eb k\u00ebt\u00eb band\u00eb hajdut\u00ebsh t\u00eb shp\u00ebrfytyruar q\u00eb nuk njohin asnj\u00eb kufi. Nuk ekzistojn\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>L\u00ebn\u00eb p\u00ebr 780 mij\u00eb pensionist\u00eb 16 milion\u00eb euro p\u00ebr vitin 2025. Po ka ciniz\u00ebm, ka pashpirt\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe se kjo?<\/p>\n<p>Ai atje, n\u00eb Prishtin\u00eb, ai thot\u00eb jo, un\u00eb do vendos 100 euro p\u00ebr \u00e7do pensionist, do rris pensionet 20 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>Kurse ky si nj\u00eb, \u00e7far\u00eb t\u2019i thuash se nuk dua t\u00eb p\u00ebrdor epitete q\u00eb t\u00eb prish goj\u00ebn.<\/p>\n<p>Premtoi se do indeksonte pensionet n\u00eb muajin mars. Nga marsi gjer n\u00eb tetor nuk indeksoi asnj\u00eb qindark\u00eb, i mori si hajdut ordiner ato para dhe thot\u00eb tani, ne japim bonus. Tallet me shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Energjia, jo nuk do paguani kurr\u00eb si\u00e7 keni paguar. Do ta paguani m\u00eb lir\u00eb se n\u00eb vitin 2013. 300 kilovat\u00ebt e par\u00eb do i paguani 70 lek\u00eb. Bizneset 60 lek\u00eb kilovatin. Rrog\u00eblartit do i paguajn\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk jam kund\u00ebr rrogave t\u00eb larta, por disproporcioni i krijuar me rrogat \u00ebsht\u00eb \u00e7njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Ky ka vendosur diferenc\u00ebn 10-12 her\u00eb. Ata do rrin\u00eb n\u00eb vendnum\u00ebro gjersa diferenca e rrog\u00ebs mesatare me rrog\u00ebn mesatare t\u00eb zbres\u00eb n\u00eb 4 her\u00eb. At\u00ebher\u00eb do rriten edhe ato.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi, kjo betej\u00eb ka shum\u00eb aspekte, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb ne duhet t\u00eb angazhohemi mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr hallet dhe dhimbjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebtyre qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>U garantoj se \u00e7do premtim i b\u00ebr\u00eb gjer m\u00eb sot do b\u00ebhet realitet 3 muajt e para t\u00eb qeverisjes s\u00eb PD pas majit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb radha jon\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb radha jon\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb radha jon\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali BERISHA Miqt\u00eb e mi, ne q\u00eb kujtojm\u00eb 34 vite m\u00eb par\u00eb, e dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb 34 her\u00eb m\u00eb ndryshe. Por, po t\u00eb ndalemi, \u00e7far\u00eb kemi sot? Ka disa ngjashm\u00ebri t\u00eb pamohueshme. Ngjashm\u00ebria e par\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb se nj\u00eblloj si diktatori dhe elita e tij, Edi Rama dhe organizata e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":101142,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-101141","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101141","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101141"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101141\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":101143,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101141\/revisions\/101143"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/101142"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101141"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101141"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101141"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}