{"id":101180,"date":"2025-01-13T09:13:49","date_gmt":"2025-01-13T09:13:49","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=101180"},"modified":"2025-01-13T11:47:40","modified_gmt":"2025-01-13T11:47:40","slug":"berisha-nuk-do-te-kete-asnje-rruge-me-pagese-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/13\/berisha-nuk-do-te-kete-asnje-rruge-me-pagese-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Berisha: Nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb rrug\u00eb me pages\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Programi jon\u00eb do t\u2019i jap\u00eb p\u00ebrgjigje gjendjes s\u00eb mjer\u00eb t\u00eb fshatit shqiptar sot!<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse n\u00eb 34-vjetorin e themelimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, dega Lezh\u00eb, Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb historike t\u00eb k\u00ebtij momenti p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr qytetin e Lezh\u00ebs. Berisha tha se, 34 vjet m\u00eb par\u00eb, demokrat\u00ebt dhe student\u00ebt, n\u00eb kushte t\u00eb r\u00ebnda, u angazhuan p\u00ebr themelimin e nj\u00eb force politike q\u00eb do t\u00eb sillte demokracin\u00eb, lirin\u00eb dhe dinjitetin njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>Kryedemorkati, Sali Berisha theksoi se, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb disa mendonin se Shqip\u00ebria duhej t\u00eb mbetej si nj\u00eb vend i izoluar dhe diktatorial, PD arriti t\u00eb ndryshonte rrjedh\u00ebn e historis\u00eb, duke transformuar vendin dhe duke e \u00e7uar at\u00eb drejt integrimit n\u00eb NATO dhe K\u00ebshillin e Europ\u00ebs. Berisha gjithashtu theksoi sukseset e PD-s\u00eb, si p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve ekonomike dhe rritjen e nivelit t\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr shqiptar\u00ebt, duke e b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb vend me t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb larta se disa shtete t\u00eb tjera t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, lideri demokrat, Sali Berisha theksoi forc\u00ebn dhe unitetin e Partis\u00eb Demokratike, duke deklaruar se ata q\u00eb parashikonin zhdukjen e PD-s\u00eb do t\u00eb humbasin disfat\u00ebn e merituar n\u00eb 11 maj. Berisha krahasoi situat\u00ebn e PD-s\u00eb me at\u00eb t\u00eb Donald Trump dhe t\u00eb elit\u00ebs amerikane, duke theksuar se ata q\u00eb ishin shk\u00ebputur nga qytetar\u00ebt humb\u00ebn, nd\u00ebrsa ai dhe PD-ja kan\u00eb mbetur t\u00eb lidhur ngusht\u00eb me njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha kritikoi qeverisjen e kryeministrit Rama dhe ndikimin e Xhorxh Sorosit, duke th\u00ebn\u00eb se ata mendonin se do t\u00eb shkat\u00ebrronin PD-n\u00eb, por theksoi se partia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb dhe e bashkuar se kurr\u00eb. Berisha shtoi se ata kan\u00eb denoncuar n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar vjedhjen e zgjedhjeve, narkodiktatur\u00ebn dhe korrupsionin e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Lideri historik i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha theksoi se PD \u00ebsht\u00eb m\u00eb e bashkuar dhe m\u00eb e fort\u00eb se kurr\u00eb, duke premtuar disfat\u00ebn e atyre q\u00eb parashikonin zhdukjen e saj n\u00eb zgjedhjet e 11 majit. Berisha iu drejtua me tone t\u00eb ashpra qeveris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebr varf\u00ebrin\u00eb dhe keqadministrimin e burimeve shtet\u00ebrore, duke sfiduar Ram\u00ebn t\u00eb shpjegoj\u00eb para pensionist\u00ebve pse ata marrin kaq pak, krahasuar me vendet e tjera. Berisha b\u00ebri thirrje p\u00ebr bashkim dhe fitoren n\u00eb zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi nj\u00eb plan p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur pensionist\u00ebt dhe ata me paga t\u00eb ul\u00ebta, duke ofruar nj\u00eb \u201ckart\u00eb konsumatori\u201d q\u00eb do t\u00eb rikthej\u00eb mbrapsht TVSH-n\u00eb dhe mund\u00ebsoj\u00eb rritjen e mundshme t\u00eb t\u00eb ardhurave deri n\u00eb 450 euro. Berisha theksoi se rroga minimale do t\u00eb rritet n\u00eb 500 euro p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit, nd\u00ebrsa qeverin\u00eb e kritikoi p\u00ebr taks\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb naft\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb dy her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb dhe Maqedoni. Berisha akuzoi qeverin\u00eb p\u00ebr kontraband\u00ebn e naft\u00ebs dhe ngriti pyetje mbi transparenc\u00ebn e menaxhimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Kryetari i PD, Sali Berisha kritikoI qeverin\u00eb p\u00ebr privatizimin e sh\u00ebrbimeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si rrug\u00ebt dhe energjia, duke e quajtur k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr qytetar\u00ebt. Berisha premtoi q\u00eb rrug\u00ebt komb\u00ebtare do t\u00eb mbeten t\u00eb menaxhuara nga shteti dhe se shqiptar\u00ebt nuk do t\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr to. Po ashtu, Berisha shqet\u00ebsohet p\u00ebr falimentimin e fermer\u00ebve shqiptar\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb konkurrenc\u00ebs m\u00eb t\u00eb fort\u00eb nga vendet e tjera, si Serbia, dhe premton mb\u00ebshtetje p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb. Kryedemokrati, Sali Berisha kritikoi ashp\u00ebr shp\u00ebrdorimin e fondeve publike p\u00ebr infrastruktur\u00ebn dhe apelon p\u00ebr nj\u00eb bashkim t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ndryshuar qeverin\u00eb. Ai shprehu besimin se Shqip\u00ebria do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, n\u00ebse Partia Demokratike vjen n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebdita dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, ju demokrat\u00ebve dhe demokrat\u00ebve t\u00eb qarkut t\u00eb Lezh\u00ebs t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, dhe gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve kudo q\u00eb jan\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri e jasht\u00eb saj, g\u00ebzuar 34-vjetorin e themelimit t\u00eb PD-s\u00eb t\u00eb qytetit t\u00eb Lezh\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt drejtuesve t\u00eb deg\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb, t\u00eb Lezh\u00ebs, Mirdit\u00ebs, Kurbinit, deputet\u00ebve t\u00eb nderuar t\u00eb k\u00ebtij qarku, miqve e t\u00eb ftuarve, an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb departamentit Brain Gain, t\u00eb gjith\u00ebve ju.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Mblidhemi sot p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar nj\u00eb dat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn lezhjan\u00ebt e lezhjan\u00ebt guximtar\u00eb, idealist\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb r\u00ebnda terrori, mor\u00ebn p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb themelojn\u00eb n\u00eb Lezh\u00ebn e Bes\u00eblidhjes, t\u00eb firmosin nj\u00eb bes\u00eb t\u00eb re, nj\u00eb bes\u00eb me demokracin\u00eb, me vlerat m\u00eb t\u00eb larta njer\u00ebzore, me lirin\u00eb, me dinjitetin njer\u00ebzor, me interesin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>34 vite m\u00eb par\u00eb, n\u00eb Lezh\u00eb u themelua partia e idealeve m\u00eb fisnike t\u00eb shqiptar\u00ebve, idealeve t\u00eb liris\u00eb, vlerave m\u00eb t\u00eb arrira t\u00eb njeriut, familjes, atdheut, besimit tek Zoti. T\u00eb gjitha k\u00ebto n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo nj\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuara nga regjimi stalinist i Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr gjysm\u00eb shekulli.<\/p>\n<p>34 vite m\u00eb par\u00eb, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se u nda historia, u ndan\u00eb epokat, dhe duhet t\u00eb themi, shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt ishin indoktrinuar, ishin shtypur, kishin vuajtur m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do komb tjet\u00ebr nga izolimi, nga tirania e varf\u00ebris\u00eb, vendos\u00ebn t\u00eb dalin kund\u00ebr k\u00ebtij regjimi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, secili nga ju duhet t\u00eb jet\u00eb krenar me at\u00eb trash\u00ebgimi. Ai ishte nj\u00eb akt madhor guximi.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm 3 muaj m\u00eb von\u00eb nga themelimi i PD-s\u00eb, kam qen\u00eb n\u00eb Paris n\u00eb Samitin e Bashkimit Demokrat Europian. N\u00eb at\u00eb samit n\u00eb komunikat\u00eb \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar Enver Hoxha, si Hitleri shqiptar i pasluft\u00ebs, kurse prania e Sali Berish\u00ebs, simboli i asaj \u00e7far\u00eb ka arritur Europa. Sepse n\u00eb rast se n\u00eb vende t\u00eb tjera diktaturat ran\u00eb nj\u00ebra pas tjet\u00ebr, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb jo t\u00eb pakt\u00eb ishin ata q\u00eb mendonin, le t\u00eb mbetet si Kuba n\u00eb brigjet e Adriatikut, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, duke par\u00eb at\u00eb, nj\u00eb vend t\u00eb uritur, t\u00eb mos e \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb m\u00eb socializimin n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Por ky nuk ishte mendimi i student\u00ebve n\u00eb Tiran\u00eb, i demokrat\u00ebve t\u00eb Lezh\u00ebs dhe mbar\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kan\u00eb kaluar 34 vite, pra sigurisht q\u00eb ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb v\u00ebzhgim n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb ton\u00eb. N\u00ebse forca tjet\u00ebr ka trash\u00ebgimni krimin, terrorizmin, gjenocidin ndaj shqiptar\u00ebve, ka trash\u00ebgimni rivendosjen e diktatur\u00ebs s\u00eb drog\u00ebs, krimit dhe vjedhjeve, pas 30 vitesh n\u00eb rrug\u00ebn e liris\u00eb, PD ka trash\u00ebgimni transformimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga nj\u00eb vend kolektivist n\u00eb vendin e qytetarit t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb iniciativ\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, pron\u00ebs private.<\/p>\n<p>Nga vendi m\u00eb i izoluar n\u00eb vendin e hapur, ndaj miqve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, vendin e an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs, vendin q\u00eb eci drejt BE-s\u00eb dhe u an\u00ebtar\u00ebsua n\u00eb NATO.<\/p>\n<p>PD ka dhe nj\u00eb trash\u00ebgimi tjet\u00ebr t\u00eb shk\u00eblqyer. Kjo trash\u00ebgimi konsiston se p\u00ebr her\u00eb ndoshta n\u00eb shekuj, Shqip\u00ebria doli nga grupi i vendeve me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta, n\u00eb grupin e vendeve me t\u00eb ardhura t\u00eb mesme t\u00eb larta, n\u00eb vitin 2008 dhe p\u00ebrfundoi n\u00eb vitin 2013 vendi i qytetar\u00ebve m\u00eb mir\u00eb t\u00eb paguar n\u00eb rajon. M\u00eb mir\u00eb se dhe dy vende an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb ishin Bullgaria dhe Rumania.<\/p>\n<p>Natyrisht ne kemi gabimet tona dhe jasht\u00eb gabimeve nuk dalim ndonj\u00ebher\u00eb, por ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb tipari yn\u00eb, \u00ebsht\u00eb realizmi.<\/p>\n<p>Ne i shohim drejt n\u00eb sy gj\u00ebrat. Ne i njohim gabimet. V\u00ebrtet\u00eb skemat piramidale u zhvilluan n\u00ebn qeverisjen ton\u00eb, por ne e dor\u00ebzuam pushtetin. E dor\u00ebzuam pushtetin n\u00ebn parimin moral se, ne duhet tu faktojm\u00eb shqiptar\u00ebve se nuk kemi prekur nj\u00eb qindark\u00eb t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Pra, u ndala n\u00eb nj\u00eb gabim. Por gabime t\u00eb tjera jan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Por gjithmon\u00eb jan\u00eb njohur dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjeke t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr korrigjimin e tyre.<\/p>\n<p>Ne kemi nj\u00eb merit\u00eb, kemi nj\u00eb merit\u00eb shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb; ne kurr\u00eb nuk jemi ndar\u00eb dhe nuk ndahemi nga qytetar\u00ebt. Jo.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi. Ju i keni ndjekur zgjedhjet n\u00eb SHBA. Edhe un\u00eb i kam ndjekur sigurisht. \u00c7far\u00eb keni par\u00eb aty? Keni par\u00eb e gjith\u00eb elita amerikane, i gjith\u00eb Hollivudi, mediat etj., me radh\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb kandidatit kund\u00ebrshtar t\u00eb Donald Trump. T\u00eb gjith\u00eb humb\u00ebn, pse humb\u00ebn? Humb\u00ebn se ishin t\u00eb shk\u00ebputur nga qytetar\u00ebt amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Thelbi, absolutisht jo se amerikan\u00ebt nuk admironin Tailor S\u00ebift, apo yjet e Hollivudit, por e kishin t\u00eb qart\u00eb se ata ishin p\u00ebr n\u00eb Hollivud dhe jo p\u00ebr hallet e tyre.<\/p>\n<p>E dinin mir\u00eb se p\u00ebr hallet e tyre ishte nj\u00eb njeri tjet\u00ebr, nj\u00eb njeri q\u00eb mediat e censuronin, nj\u00eb njeri t\u00eb cilin t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb e gjith\u00eb bota kund\u00ebr tij. Por nj\u00eb njeri q\u00eb mendonte p\u00ebr amerikan\u00ebt dhe ato 4 vite q\u00eb kishte qeverisur u kishte d\u00ebshmuar amerikan\u00ebve se mendonte p\u00ebr ta, ekonomin\u00eb dhe xhepat e tyre.<\/p>\n<p>Ne vim\u00eb sot, pas nj\u00eb kalvari q\u00eb kaluam n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pamerituar. Kurr\u00eb nuk meritonim ne, ne kishim p\u00ebrmbysur diktatur\u00ebn m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb, kishim an\u00ebtar\u00ebsuar vendin n\u00eb NATO, kishim dyfishuar rrogat, pensionet, e transformuam vendin.<\/p>\n<p>Por u sulmuam nga sundimi mafioz i Edi Ram\u00ebs. U sulmuam nga kryemafiozi i planetit Xhorxh Soros dhe mafia e tij. Ata menduan se do na zhduknin, por ata gabuan. Ja ku jemi ne sot m\u00eb t\u00eb bashkuar, m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm se kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Na p\u00ebr\u00e7an\u00eb, u bashkuam.<\/p>\n<p>Na e mor\u00ebn flamurin, ja ku e kemi m\u00eb krenar se kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Na arrestuan, ja ku jemi sot m\u00eb t\u00eb fort\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Pra miq, ata t\u00eb cil\u00ebt kishin parashikuar zhdukjen ton\u00eb, me 11 maj do t\u00eb marrin disfat\u00ebn e merituar.<\/p>\n<p>Ne vijm\u00eb sot m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb se kurr\u00eb n\u00eb fitoren ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ne vijm\u00eb sot pasi i damkos\u00ebm ata n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, p\u00ebr grabitjen e zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Ne vijm\u00eb sot pasi i damkos\u00ebm ata n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, p\u00ebr narkodiktatur\u00ebn.<\/p>\n<p>Ne vijm\u00eb sot pasi i damkos\u00ebm ata n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, p\u00ebr vjedhjet e tmerrshme, pasi q\u00ebndruam dh\u00ebmb p\u00ebr dh\u00ebmb p\u00ebr \u00e7do vjedhje t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ne vijm\u00eb sot m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb se kurr\u00eb n\u00eb fitore, sepse jemi m\u00eb t\u00eb bashkuar, sepse kemi programin ton\u00eb, programin q\u00eb i jep p\u00ebrgjigje \u00e7do qytetari.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>ADN-ja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ADN e ve\u00e7ant\u00eb. Ajo ka vlerat, ajo ADN \u00ebsht\u00eb dashuria p\u00ebr vendin, p\u00ebr familjen, respekti p\u00ebr dinjitetin njer\u00ebzor, respekti p\u00ebr lirin\u00eb e tjerit, toleranca.<\/p>\n<p>Ne jemi demokrat\u00eb sepse jemi tolerant\u00eb. Kurr\u00eb mos e harroni k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebqoft\u00ebse ne, nga dita e themelimit deri sot, erdh\u00ebm dhe shkojm\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb drejt fitores, sepse ne nuk ram\u00eb kurr\u00eb n\u00eb kurthet e t\u00eb tjer\u00ebve, por q\u00ebndruam tolerant ndaj mendimit ndryshe, ndaj q\u00ebndrimit ndryshe.<\/p>\n<p>Dhe nj\u00ebher\u00eb ua them un\u00eb k\u00ebtu, kurr\u00eb mos q\u00ebndroni n\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb nuk ju lejon t\u00eb thoni mendimet tuaja, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb parti e njer\u00ebzve t\u00eb lir\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Por ne jemi dhe do t\u00eb jemi t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq!<\/p>\n<p>Pak muaj na ndajn\u00eb nga dita e zgjedhjeve. Ju garantoj se sot, fitorja \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb duart tuaja, n\u00eb mundin dhe djers\u00ebn tuaj. Por kjo fitore k\u00ebrkon para s\u00eb gjithash, se si\u00e7 u bashkuat me nj\u00ebri-tjetrin, t\u00eb bashkohemi tani n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb gjer\u00eb me shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>T\u00eb bashkohemi me t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb besojn\u00eb se zbrazja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb k\u00ebto 10 vite, \u00ebsht\u00eb drama m\u00eb e madhe n\u00eb historin\u00eb e kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Largimi i shqiptar\u00ebve vet\u00ebm n\u00eb BE nga 2014-2023 e 1 milion e 99 mij\u00eb shqiptar\u00ebve, \u00ebsht\u00eb padiskutim goditja m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb komb\u00ebtare q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb shqiptar\u00ebt se n\u00eb \u00e7do pushtim e luft\u00eb dhe kjo erdhi nga diktatura e drog\u00ebs e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb e mi!<\/p>\n<p>Sot Shqip\u00ebria dallon shum\u00eb nga 1992, por Shqip\u00ebria n\u00eb zbrazjen e saj \u00ebsht\u00eb me keq se n\u00eb \u00e7do koh\u00eb t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb saj. Sot gjithashtu varf\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb varf\u00ebri me dyqane bosh si n\u00eb \u201992, por varf\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb varf\u00ebri me moll\u00ebn e ndaluar t\u00eb dyqaneve plote dhe \u00ebsht\u00eb lemerit\u00ebse, dyqanet jan\u00eb plot, por njer\u00ebzit nuk blejn\u00eb dot.<\/p>\n<p>N\u00ebqoft\u00ebse buka n\u00eb vitin 2013 kushtonte 60 lek, sot kushton 1250 lek.<\/p>\n<p>Se qum\u00ebshti kushton dyfishin.<\/p>\n<p>Se vez\u00ebt kushtojn\u00eb mbi dyfishin.<\/p>\n<p>Se t\u00eb gjitha ushqimet kushtojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nga 10 n\u00eb 250 p\u00ebrqind m\u00eb shtrenjt\u00eb se n\u00eb Itali, Greqi se mesatarja e tyre n\u00eb BE, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shqiptar\u00ebt kan\u00eb rrogat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta n\u00eb Europ\u00eb e nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ul\u00ebtat n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Si ndodhi kjo. Kjo ndodhi sepse k\u00ebta qeveritar\u00eb q\u00eb vjedhin, nuk ua ndjen kurr\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt, nuk duan t\u00eb ja din\u00eb kurr\u00eb se ekzistojn\u00eb.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb ju jap nj\u00eb shembull.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit buxheti ishte 8 miliard\u00eb e 200 milion\u00eb euro. Para t\u00eb t\u00ebra t\u00eb grumbulluara nga taksat q\u00eb ju paguani n\u00eb \u00e7do got\u00eb uj\u00eb q\u00eb pini, n\u00eb \u00e7do lit\u00ebr qum\u00ebsht q\u00eb bleni.<\/p>\n<p>K\u00ebto para n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb lir\u00eb u rishp\u00ebrndahen qytetar\u00ebve, me rroga pensione, shkolla, spitale, rrug\u00eb, vepra t\u00eb tjera. A mund t\u00eb imagjinoni ju, se 780 mij\u00eb pensionist\u00ebve Edi Rama ju la p\u00ebr vitin 2025, 1 t\u00eb 512 e k\u00ebtij buxheti. U la 16 milion\u00eb euro. U la fondin mujor q\u00eb gjermani le p\u00ebr qent\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb. Njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb shkrir\u00eb jet\u00ebn, q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb gjer k\u00ebtu, dhe tani i trajton n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe un\u00eb i them k\u00ebtu para jush. Sa rri e flet me veten n\u00eb makin\u00eb, fol sa t\u00eb duash, por hajde t\u00eb dalim shesh t\u00eb burrave dhe ti themi nj\u00ebri-tjetrit gj\u00ebrat. Hajde urdh\u00ebro n\u00eb televizion, se rregulli k\u00ebt\u00eb ka.<\/p>\n<p>Hajde t\u00eb ulemi me ta dhe shpjegoju pensionist\u00ebve se pse pensioni n\u00eb Mal t\u00eb Zi q\u00eb n\u00eb vitin 2013 ishte m\u00eb i ul\u00ebt se n\u00eb Shqip\u00ebri, sot \u00ebsht\u00eb 450 euro. Si shkoi. \u00c7far\u00eb ka Mali i Zi, as t\u00eb 1\/20 nuk e ka.<\/p>\n<p>Hajde shpjegoju pensionist\u00ebve se pse pensioni n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb 280 p\u00ebrqind m\u00eb i lart\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Pse pensioni n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb 30-40 p\u00ebrqind m\u00eb i lart\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Po pse kryeministri i Kosov\u00ebs, arrin t\u00eb marr\u00eb 100 mln euro nga buxheti dhe ti vendos\u00eb n\u00eb fondin e pensioneve, p\u00ebr t\u00eb rritur 20% \u00e7do pension. Dhe ti l\u00eb 16 mln euro. \u00c7far\u00eb jan\u00eb k\u00ebta, si mund t\u00eb veprosh n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk del dot? T\u00eb vij\u00eb. Sigurisht q\u00eb vjedh. Merr fund kjo.<\/p>\n<p>Prandaj ju do t\u00eb uleni me \u00e7do pensionist dhe duhet ti tregoni kontrat\u00ebn ton\u00eb me \u00e7do nj\u00ebrin prej tyre.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, nga k\u00ebto 8 miliard\u00eb akti i par\u00eb, \u00e7do shqiptar do t\u00eb marr\u00eb 200 euro, do t\u00eb marr\u00eb minimumin jetik.<\/p>\n<p>Se ju jeni njer\u00ebz politik, \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo. N\u00ebqoft\u00ebse qytetari shqiptar merr 200 euro, n\u00eb t\u00eb gjitha standardet bot\u00ebrore nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb mjerim. N\u00eb varf\u00ebri po, por jo n\u00eb mjerim. Mjerimi zhduket, nuk ka varf\u00ebri ekstreme m\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ne do ta b\u00ebjm\u00eb 3 muaj e par\u00eb k\u00ebt\u00eb. Jo vet\u00ebm kaq, por akoma m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Paguajm\u00eb ushqimet, nj\u00eblloj si pensionisti q\u00eb merr nj\u00eb pension 120 euro, me rrog\u00ebn time, rrog\u00ebn e deputetit apo rroga t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Jo kjo merr fund.<\/p>\n<p>Pensionisti nuk do ti marr\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim. Ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb rrog\u00eb ul\u00ebt nuk do ti marr\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim, do t\u00eb ket\u00eb kart\u00ebn e konsumatori me t\u00eb cil\u00ebn ai do ta marr\u00eb mbrapsh TVSH-n\u00eb me 3 pensione t\u00eb tjera, apo e barabart\u00eb me 450 euro.<\/p>\n<p>A do ta ruajm\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb dhe kohezionin e saj, apo do ta b\u00ebjm\u00eb copa copa me varf\u00ebri e mjerim, dhe hendeqe. Sigurisht q\u00eb do ta ruajm\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb jepet karta e konsumtatorit.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb rikujtoj pak k\u00ebtu, se nga 505 mij\u00eb pensionist\u00eb me pension pleq\u00ebrie, 57% jan\u00eb me pension t\u00eb pjessh\u00ebm, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb gjys\u00ebm pensionis, \u00e7erek pensioni. Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb 200 euro. Pa p\u00ebrjashtim.<\/p>\n<p>Rroga minimale, do t\u00eb vendoset 3 muajt e par\u00eb t\u00eb jet\u00eb 500 euro n\u00eb shtet dhe privat. Ne nuk i nd\u00ebrhyjm\u00eb privatit n\u00eb pagesa, por n\u00eb rrog\u00eb minimale po. Sepse i nd\u00ebrhyn \u00e7do vend n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb \u00e7do vend, sip\u00ebrmarr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb paguaj\u00eb nj\u00eb minimum p\u00ebr or\u00ebn e pun\u00ebs, jav\u00ebn e pun\u00ebs dhe muajin e pun\u00ebs, dhe ky minimum n\u00eb Shqip\u00ebri fillimi do t\u00eb jet\u00eb 500 euro. Dhe ju garantoj se do t\u00eb rritet dhe ky hap nuk do t\u00eb ndalet gjersa ne do t\u00eb dalim n\u00eb krye t\u00eb Ballkanit per\u00ebndimor p\u00ebr rrogat, pensionet sepse jemi vendi m\u00eb i pasur.<\/p>\n<p>Prap le ta ftojm\u00eb ne at\u00eb, le t\u00eb flas\u00eb me veten n\u00eb makin\u00eb, por t\u00eb dal\u00eb dhe para qytetar\u00ebve t\u00eb flas\u00eb, por nuk del dot.<\/p>\n<p>Pyetja tjet\u00ebr dhe po i them q\u00eb k\u00ebtu. Nuk po t\u00eb pyes se ku jan\u00eb 130 mln euro t\u00eb inceneratorit se ku jan\u00eb zhdukur, se t\u2019i lemeriteshe ashtu. Por po t\u00eb pyesim vet\u00ebm p\u00ebr problemet e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Pse zot\u00ebri nafta n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb e merr nga Porti i Durr\u00ebsit, transportohet n\u00eb Prishtin\u00eb dhe shitet 40% m\u00eb lir\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri, se n\u00eb Lezh\u00eb se n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh?<\/p>\n<p>S\u00eb pari \u00e7do shqiptar paguan p\u00ebr litrin e naft\u00ebs, ata q\u00eb nuk kan\u00eb makin\u00eb dhe ata q\u00eb nuk kan\u00eb makin\u00eb e paguajn\u00eb, n\u00eb \u00e7mimin e ushqimeve, t\u00eb transportit dhe \u00e7mime t\u00eb tjera, i paguajn\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kriminale 1.1 euro p\u00ebr lit\u00ebr nafte.<\/p>\n<p>N\u00eb SHBA vendin e tregut, litri i naft\u00ebs shitet 1 dollar ose 0.8 dollar. Kurse ky taton litrin me 1.1 euro. Taton litrin e naft\u00ebs 3 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Maqedonia, dy her\u00eb e gjys\u00ebm m\u00eb shum\u00eb se Kosova. Kjo merr fund.<\/p>\n<p>Ju jap dhe nj\u00eb shif\u00ebr tjet\u00ebr. Me 7 prill t\u00eb vitit 2013, nafta n\u00eb burs\u00eb kushtonte 97 euro. N\u00eb treg ishte 1400 lek. Me 7 prill t\u00eb vitit 2022, nafta n\u00eb burs\u00eb ishte 97.2 euro, n\u00eb treg 2280 lek.<\/p>\n<p>Faktor tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb kontrabanda qeveritare e naft\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq le t\u00eb vij\u00eb Rama t\u00eb ua thot\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb ju thot\u00eb se si ka mund\u00ebsi, Shqip\u00ebria me 870 mij\u00eb automjete k\u00ebt\u00eb vit regjistruara. Kosova me 440 mij\u00eb automjete t\u00eb regjistruara. Kosova zhdoganon 630 mij\u00eb ton naft\u00eb, Shqip\u00ebria zhdoganon 560 mij\u00eb ton naft\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb Shqip\u00ebria duhet t\u00eb zhdoganoj\u00eb minimumi 700 mij\u00eb ton naft\u00eb. E b\u00ebn qeveria kontraband\u00ebn. Nafta nuk mund t\u00eb b\u00ebhet kontraband\u00eb nga askush tjet\u00ebr ve\u00e7 nga qeveria. Gjemit\u00eb\u00a0 me naft\u00eb i zhdoganon qeveria dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto i ndan me qeveritar\u00ebt.<\/p>\n<p>Pra ja ku jan\u00eb parat\u00eb. Tani ai e ka kuptuar dhe reciton Belind Ballukun nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb, por le t\u00eb recitoj\u00eb k\u00eb t\u00eb doj\u00eb, un\u00eb kam hallin e qytetar\u00ebve. M\u00eb falni, Lubi Ballukun, Lubi Lotin.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh tani. Ju thoni me \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, jo vet\u00ebm naft\u00ebn e blini, por p\u00ebr t\u00eb ardhur nga Kuk\u00ebsi, Tropoja, Hasi, nga Kosova, vajtje ardhje paguani 15 euro. Kaq kushton bileta e Easy Jet nga Rinasi n\u00eb Milano, n\u00eb Roterdam, Berlin apo tjer\u00eb. Pra sa nj\u00eb bilet\u00eb avioni paguani ju.<\/p>\n<p>Merr fund. Asnj\u00eb qindark\u00eb! Ua them un\u00eb k\u00ebtu!<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt jasht\u00ebzakonisht i lig. Kjo rruga q\u00eb sot po i dor\u00ebzoj rrug\u00ebt un\u00eb tek privati, nes\u00ebr dor\u00ebzon ujin tek privati dhe ta \u00e7on n\u00eb stratosfer\u00eb se e ka privati.<\/p>\n<p>Nes\u00ebr do t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb dhe furnizimin me energji dhe do t\u00eb laj\u00eb duart, do t\u00eb ndaj\u00eb parat\u00eb me ta.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebt komb\u00ebtare do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb dhe t\u00eb publikut, nuk do t\u00eb paguajn\u00eb shqiptar\u00ebt asnj\u00eb qindark\u00eb.<\/p>\n<p>Por ka nga ata q\u00eb pyesin me t\u00eb drejt\u00eb, si do i mir\u00ebmbani ju keto? Sot shqiptar\u00ebt paguajn\u00eb 190 mln euro p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e rrug\u00ebve taksa. 190 milion\u00eb euro, at\u00ebher\u00eb pse duhet ti marrin rrug\u00ebt privati dhe t\u00eb ju rrjep\u00eb juve me tarifa.<\/p>\n<p>Akte t\u00eb para heqja p\u00ebrfundimtare e tyre.<\/p>\n<p>Miq!<\/p>\n<p>Ne kemi nj\u00eb program p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigjen m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer gjendjes s\u00eb mjer\u00eb t\u00eb fshatit shqiptar sot.<\/p>\n<p>Sot falimentimi i fermer\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb dhimbshme. Po pse falimendojn\u00eb. Sepse hapi dyert n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt\u00ebt me Ballkanin e hapur. Fermeri i Shumadis\u00eb q\u00eb merr 15-20 her\u00eb financime m\u00eb shum\u00eb nga qeveria serbe se, sa fermeri shqiptar q\u00eb po thuajse nuk merr fare, vet\u00ebkuptohet se ai e ka \u00e7mimin t\u00eb subvencionuar, dhe ky ka hapur dyert an\u00eb e k\u00ebnd p\u00ebr mallrat e Serbis\u00eb dhe fermer\u00ebt tan\u00eb falimentojn\u00eb.<\/p>\n<p>Sa u ka l\u00ebn\u00eb fermer\u00ebve? 44 milion\u00eb n\u00eb 8 miliard\u00eb e 200 milion\u00eb euro dhe m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn ua merr administrata. Atyre q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 35-40 p\u00ebrqind t\u00eb popullat\u00ebs dhe japin 20 p\u00ebrqind t\u00eb prodhimit. Merr fund.<\/p>\n<p>\u00c7do prodhim bujq\u00ebsor dhe blegtoral do t\u00eb subvencionohet p\u00ebr nj\u00ebsi prodhimi.<\/p>\n<p>Pra miq, po si do i realizojm\u00eb k\u00ebto thoni ju?<\/p>\n<p>Shum\u00eb e thjesht\u00eb, do t\u00eb p\u00ebrmbysim rishp\u00ebrndarjen e t\u00eb ardhurave komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Lubi Loti ka marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vit 16% t\u00eb buxhetit, arsimi ka marr\u00eb 2.45 % t\u00eb buxhetit, sh\u00ebndet\u00ebsia ka marre 2.65 % t\u00eb buxhetit. Kurse ajo q\u00eb me Edi Ram\u00ebn ndajn\u00eb 13 km rrug\u00eb t\u00eb unaz\u00ebs s\u00eb re, n\u00eb 14 kontrata p\u00ebr t\u00eb vjedhur 14 her\u00eb dhe nd\u00ebrtojn\u00eb rrug\u00eb me \u00e7mim 10-12 her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sa \u00e7mimet n\u00eb Kroaci dhe vende t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Duke premtuar p\u00ebr ato q\u00eb thash\u00eb, ju jap fjal\u00ebn e nderit se ato q\u00eb u nd\u00ebrtuan n\u00eb mandatin 2005-2013, t\u00eb tjera shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e r\u00ebnd\u00ebsishme do t\u00eb nd\u00ebrtohen gjat\u00eb mandatit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Me g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebn e ligjit do i pritet dora hajdutit shtet.<\/p>\n<p>Do ti them dhe k\u00ebtij Pjerinit. Pjerin i dole zot Erion Veliajt. Ka qen\u00eb momenti m\u00eb i sinqert\u00eb i jet\u00ebs t\u00ebnde, sepse t\u00eb dy hajdut\u00eb nj\u00eblloj jeni, t\u00eb dy nj\u00eb fat do t\u00eb keni.<\/p>\n<p>Ndaj dhe miqt\u00eb e mi, ju b\u00ebj thirrje t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje, me \u00e7do qytetar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij qarku, pavar\u00ebsisht nga bindjet e tij, pavar\u00ebsisht se p\u00ebr ka votuar, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb mendon p\u00ebr Sali Berish\u00ebn dhe PD, etj., etj., t\u00eb bashkohemi p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga kjo e keqe e madhe q\u00eb ka pllakosur k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Nga ky regjim q\u00eb po i rrjep, q\u00eb ka krijuar nj\u00eb grop\u00eb t\u00eb zez\u00eb, nga e cila shqiptar\u00ebt, nga nj\u00eb vend i bekur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb grop\u00eb e zez\u00eb, nga e cila shqiptar\u00ebt largohen me shpejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar prej saj, nga varf\u00ebria.<\/p>\n<p>U garantoj se do t\u00eb jet\u00eb e af\u00ebrt dita kur ky vend t\u00eb shtohet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb pasuri, n\u00eb njer\u00ebz, n\u00eb shpres\u00eb, n\u00eb besim n\u00eb t\u00eb ardhme.<\/p>\n<p>Ndaj dhe le t\u00eb jet\u00eb kjo si nj\u00eb Bes\u00eblidhje mes t\u00eb gjith\u00eb lezhjan\u00ebve, mes t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb 11 maj t\u00eb jet\u00eb dita e ngadh\u00ebnjimit t\u00eb qytetarit shqiptar, e dinjitetit, liris\u00eb, e shpres\u00ebs dhe t\u00eb ardhmes dhe un\u00eb ju garantoj se me programin ton\u00eb, ne do t\u00eb realizojm\u00eb ndryshimin m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb q\u00eb ka njohur Shqip\u00ebria n\u00eb t\u00ebr\u00eb ekzistenc\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Rrofshi ju, rroft\u00eb populli i Lezh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb radha jon\u00eb,<\/p>\n<p>\u00ebsht\u00eb radha jon\u00eb,<\/p>\n<p>\u00ebsht\u00eb radha jon\u00eb.<\/p>\n<p>Fitore, fitore, fitore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Programi jon\u00eb do t\u2019i jap\u00eb p\u00ebrgjigje gjendjes s\u00eb mjer\u00eb t\u00eb fshatit shqiptar sot! N\u00eb fjal\u00ebn e tij p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse n\u00eb 34-vjetorin e themelimit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, dega Lezh\u00eb, Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb historike t\u00eb k\u00ebtij momenti p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr qytetin e Lezh\u00ebs. Berisha tha se, 34 vjet m\u00eb par\u00eb, demokrat\u00ebt &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":101162,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-101180","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101180","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101180"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101180\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":101182,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101180\/revisions\/101182"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/101162"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101180"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101180"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101180"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}