{"id":101289,"date":"2025-01-14T09:15:22","date_gmt":"2025-01-14T09:15:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=101289"},"modified":"2025-01-14T09:15:22","modified_gmt":"2025-01-14T09:15:22","slug":"vrasja-e-shekullit-ne-sirtaret-e-drejtesise-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/14\/vrasja-e-shekullit-ne-sirtaret-e-drejtesise-shqiptare\/","title":{"rendered":"Vrasja e Shekullit n\u00eb sirtar\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><strong><u>Nga Halil RAMA<\/u><\/strong><\/p>\n<p><strong><u><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-101291\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/cuku-231x300.jpg\" alt=\"\" width=\"231\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/cuku-231x300.jpg 231w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/cuku-788x1024.jpg 788w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/cuku-768x998.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/cuku.jpg 985w\" sizes=\"auto, (max-width: 231px) 100vw, 231px\" \/><\/u><\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Artan Cuku n\u00eb librin me 50 vrasjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr arsye shtet\u00ebrore<\/u><\/strong><\/p>\n<ul>\n<li>50-vjetori i lindjes \u2013 Si e vler\u00ebsojn\u00eb Artan Cukun drejtuesit e lart\u00eb t\u00eb Policis\u00eb: Ahmet Pren\u00e7i, Dr.Hasan Shk\u00ebmbi, Pashk Tusha e Tonin Vocaj<\/li>\n<li>Emrin e d\u00ebshmorit t\u00eb Atdheut \u00a0mbajn\u00eb institucione e rrug\u00eb kryesore t\u00eb Peshkopis\u00eb, Kamz\u00ebs e Durr\u00ebsit<\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Rrall\u00ebkush si ish-drejtuesi i Par\u00eb i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Artan Cuku, ka fituar pavdek\u00ebsin\u00eb pas vrasjes p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs nga falangat e krimit t\u00eb organizuar. Vler\u00ebsimi i d\u00ebshmorit t\u00eb atdheut Artan Cuku, i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb librin me 50 vrasjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr arsye shtet\u00ebrore t\u00eb titulluar \u201cFaces os Assassination\u201d (\u201cFytyra e vras\u00ebsve\u201d), t\u00eb hartuar nga nj\u00eb grup ekspert\u00ebsh nga e gjith\u00eb bota dhe t\u00eb botuar nga organizata prestigjioze \u201cIniciativa globale kund\u00ebr krimit transnacional\u201d (\u201cGlobal Initiative against Transnational Organized Crime\u201d) me qend\u00ebr n\u00eb Gjenev\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7se akt juridik dhe politik, \u00ebsht\u00eb dhe detyrimi moral i institucioneve qendrore shtet\u00ebrore dhe vendore shqiptare.<\/strong><\/p>\n<p>Par\u00eb nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim, shok\u00ebt, miqt\u00eb, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e shumt\u00eb dhe familja e tij, kan\u00eb vler\u00ebsuar vendimet p\u00ebr shpalljen e Artan Cukut \u201cD\u00ebshmor i Atdheut\u201d nga Komisioni Qendror i Statusit \u201cD\u00ebshmor i Atdheut\u201d (me vendim nr. 770, dat\u00eb 02.04.2019) dhe dh\u00ebnien e simbolit \u201cFamilje e D\u00ebshmorit t\u00eb Atdheut\u201d familjes s\u00eb tij; akordimin nga Presidenti i Republik\u00ebs z. Bujar Nishani i \u201cDekorat\u00ebs s\u00eb Art\u00eb t\u00eb Shqiponj\u00ebs\u201d (pas vdekjes), si dhe akordimin nga Ministri i Brendsh\u00ebm i \u201dMedaljes s\u00eb Nderit\u201d pas vdekjes, me motivacionin \u201dP\u00ebr merita dhe sh\u00ebrbime t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb luft\u00ebn ndaj krimit, sigurimit t\u00eb rendit e t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb publike\u201d (me Urdhrin nr. 464, dat\u00eb 12.06.2017).<\/p>\n<p>K\u00ebto, n\u00eb nivel qendror, por padyshim, jeta dhe vepra heroike e Artan Cukut \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar e p\u00ebrjet\u00ebsuar edhe nga organet e qeverisjeve vendore, si nga K\u00ebshilli i Qarkut Dib\u00ebr e k\u00ebshillat bashkiak\u00eb Peshkopi e Kamz\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb atij titullin \u201cQytetar Nderi\u201d (pas vdekjes), si dhe duke em\u00ebrtuar institucione e rrug\u00eb kryesore me emrin e tij. Dhe n\u00ebse K\u00ebshilli Bashkiak Kamz\u00eb, me vendimin Nr. 24 dat\u00eb 18.02.2022 vendosi em\u00ebrtimin \u201cArtan Cuku\u201d t\u00eb Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs Kamz\u00eb, K\u00ebshilli Bashkiak Durr\u00ebs, me Vendimin nr.35, dat\u00eb 16.04.2024 ka miratuar em\u00ebrtimin e Rrug\u00ebs \u201cArtan Cuku\u201d, me vendndodhje n\u00eb Lagjen nr. 2, Nj\u00ebsia Administrative nr. 1 e qytetit bregdetar.<\/p>\n<p>Ky vler\u00ebsim m\u00eb i fundit, p\u00ebr p\u00ebrjet\u00ebsimin e vepr\u00ebs s\u00eb d\u00ebshmorit t\u00eb atdheut Artan Cuku, bazohet n\u00eb rezultatet e tij si ish \u2013 Shef i Seksionit p\u00ebr Hetimin e Krimeve n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb harkun kohor t\u00eb viteve 2003-2004. Referuar analiz\u00ebs vjetore t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Qarkut Durr\u00ebs, shtypi i koh\u00ebs shkruante se: \u201cShefi i Policis\u00eb Kriminale Artan Cuku ka rezultuar si \u2018Heroi i vitit 2003\u2019, pasi ka qen\u00eb dhe mbetet m\u00eb rezultativi n\u00eb luft\u00ebn ndaj krimit. Ana tjet\u00ebr e medaljes pas leximit t\u00eb raportit t\u00eb (ish) kryekomisarit Tonin Vocaj, ishte evidentimi i arritjeve, pik\u00ebrisht t\u00eb kryepolicit t\u00eb krimeve Cuku, i cili pas ardhjes s\u00eb tij 8 muaj m\u00eb par\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs, ka rritur ndjesh\u00ebm efektivitetin e pun\u00ebs, duke arrestuar 50 persona m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb vitin 2002, t\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim.\u201d<\/p>\n<p>Edhe Tonin Vocaj q\u00eb e ka njohur n\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebs, pohon se jo vet\u00ebm ai, por edhe shum\u00eb koleg\u00eb mund t\u00eb evidentojn\u00eb me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra raste t\u00eb protagonizmit t\u00eb Artanit n\u00eb hetimin dhe zgjidhjen e shum\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb konsideroheshin t\u00eb v\u00ebshtira. \u201cE them me bindje, se punonj\u00ebs policie t\u00eb till\u00eb si Artan Cuku, me dhunti t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb fush\u00ebn e hetimit t\u00eb krimit, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb gjenden. Artani kishte intuit\u00eb dhe orientim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb ngjarjet kriminale dhe mbi t\u00eb gjitha kishte vendosm\u00ebri dhe zgjuarsi p\u00ebr ta \u00e7uar hetimin deri n\u00eb fund\u201d,-shprehet Tonin Vocaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Ahmet Pren\u00e7i, ish-Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit (nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb suksesshmit e nj\u00eb organi t\u00eb till\u00eb t\u00eb lart\u00eb ligjzbatues dhe m\u00eb i respektuari nga ish-vart\u00ebsit, koleg\u00ebt, miqt\u00eb\u00a0e shok\u00ebt e tij t\u00eb shumt\u00eb), n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb pazakont\u00eb, kur nga bota e t\u00eb gjall\u00ebve i shkruhet dikujt n\u00eb bot\u00ebn e p\u00ebrtejme nd\u00ebr t\u00eb tjera shkruan: \u201c<em>Sakrifikove shum\u00eb p\u00ebr ligjin Artan, dhurove gjith\u00e7ka p\u00ebr rendin n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend me plot halle e derte; njer\u00ebz si ti ishin t\u00eb rrall\u00eb, por njer\u00ebz si ti ngjallnin besimin p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb, m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u2026Vendi kishte dhe ka nevoj\u00eb jo p\u00ebr Habilajt, as p\u00ebr Balilajt, as p\u00ebr trafikant\u00ebt dhe grupet e organizuara q\u00eb bashk\u00ebqeverisin me pushtetin, vendi kishte dhe ka nevoj\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz si ti Artan, t\u00eb p\u00ebrkushtuar, t\u00eb vendosur, vet\u00ebm n\u00eb an\u00ebn e ligjit dhe t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb e hallexhinj t\u00eb vendit tim, t\u00eb vendit tend\u2026\u201d.<\/em><\/p>\n<p><strong>VLER\u00cbSIMET<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kujtimet e tij, Dr. Hasan Shk\u00ebmbi, ish \u2013 Drejtues i Par\u00eb Policie dhe ish \u2013 Pedagog n\u00eb Akademin\u00eb e Policis\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera shkruan se: \u201cN\u00eb fundin e vitit 2002, p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb shfaqura n\u00eb Shkod\u00ebr, Artani p\u00ebrzgjidhet nga titullar\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme dhe transferohet n\u00eb detyr\u00ebn si Shef i Seksionit p\u00ebr Hetimin e Krimeve n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, qytet ky shum\u00eb problematik n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ku si nj\u00eb vend bregdetar, p\u00ebrve\u00e7 krimit t\u00eb rrug\u00ebs ushtrohej nj\u00eb veprimtari dinamike e trafiqeve dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Eksponent\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb krimit u godit\u00ebn n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Persona t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit me lidhje politike u p\u00ebrball\u00ebn me reagimin e fort\u00eb t\u00eb policis\u00eb. Artani ishte ideatori dhe drejtuesi ky\u00e7 i k\u00ebtyre aksioneve t\u00eb fuqishme, por nga ana tjet\u00ebr filluan edhe angazhimet e personave me influenc\u00eb politike t\u00eb lidhur me bot\u00ebn e krimit p\u00ebr ta l\u00ebvizur nga ky qytet. K\u00ebt\u00eb detyr\u00eb ai e mbajti deri n\u00eb vitin 2004 p\u00ebr t\u2019u transferuar n\u00eb qytetin m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt verior. Gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb Artani q\u00ebndroi n\u00eb detyr\u00ebn e shefit t\u00eb hetimit t\u00eb krimeve, u cil\u00ebsua nga shtypi i koh\u00ebs si \u201cHeroi i vitit\u201d.<\/p>\n<p>Pasi b\u00ebn nj\u00eb rezyme t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb shk\u00eblqyer profesionale dhe akademike, ish pedagogu i Akademis\u00eb s\u00eb Policis\u00eb e vler\u00ebson Artan Cukun si ekspert hetimi ekselent dhe drejtues t\u00eb talentuar t\u00eb Policis\u00eb. Impresionet e jasht\u00ebzakonshme dhe vler\u00ebsimi p\u00ebr dimensionin, vlerat morale e intelektuale dhe profesionale, talentin dhe madh\u00ebshtin\u00eb e figur\u00ebs s\u00eb Drejtorit t\u00eb Policis\u00eb Artan Cuku, e \u00e7ojn\u00eb Dr. Hasan Shk\u00ebmbin deri atje sa q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb metaforike ta krahasoj\u00eb at\u00eb me nj\u00eb trup qiellor t\u00eb shndritsh\u00ebm, \u201cMeteor\u201d t\u00eb pashuar q\u00eb vezullon e l\u00ebviz n\u00eb sistemin ton\u00eb diellor. Shpirti i tij prehet n\u00eb paqe atje lart n\u00eb univers.<\/p>\n<p><strong>\u201cVRASJA MORALE\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Drejtues i Par\u00eb Pashk Tusha, ish drejtor i Policis\u00eb, Qarku Durr\u00ebs, nd\u00ebr t\u00eb tjera vler\u00ebson se gjat\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb polici nuk ka njohur oficer pasionant, t\u00eb palodhur, me inteligjenc\u00eb operative t\u00eb mpreht\u00eb, me njohje n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale si Artan Cuku. Bazuar edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb tij, vendimi i K\u00ebshillit t\u00eb bashkis\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrjet\u00ebsimin e vepr\u00ebs s\u00eb d\u00ebshmorit Artan Cuku \u00ebsht\u00eb m\u00eb se i drejt\u00eb. Kjo p\u00ebr faktin se z. Tusha thot\u00eb me bindje t\u00eb plot\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb zbuluar asnj\u00eb vep\u00ebr penale gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe n\u00eb komisariatin e Durr\u00ebsit pa mendjen e k\u00ebtij oficeri.<\/p>\n<p>\u201cAft\u00ebsit\u00eb e ve\u00e7anta p\u00ebr marrjen e informacionit, m\u00ebnyra e menaxhimit t\u00eb sektorit t\u00eb Policis\u00eb Kriminale dhe p\u00ebrkushtimi p\u00ebr t\u00eb realizuar detyr\u00ebn b\u00ebn\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb Komisariati i Policis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit t\u00eb kishte tregues t\u00eb lart\u00eb n\u00eb zbulueshm\u00ebris\u00eb dhe kapjen e autor\u00ebve t\u00eb veprave penale. Disa nga sektor\u00ebt e Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Qarkut, si ato t\u00eb trafiqeve dhe t\u00eb antidrog\u00ebs, vler\u00ebsoheshin p\u00ebr treguesit e pun\u00ebs edhe fal\u00eb kontributit t\u00eb shefit t\u00eb Policis\u00eb Kriminale, Artan Cuku. N\u00eb \u00e7do vendngjarje ai ishte gjithmon\u00eb i pranish\u00ebm, duke e vler\u00ebsuar profesionalisht e proceduralisht si nj\u00eb nd\u00ebr aktet e momentet e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb zbuluar autor\u00ebt e veprave penale. Profesionalizmi i tij evidentohej edhe me ushtrimin e atributeve t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore, pasi n\u00eb \u00e7do rast b\u00ebnte nj\u00eb vler\u00ebsim\u00a0t\u00eb sakt\u00eb e ligjor t\u00eb t\u00eb gjitha provave para se t\u00eb referonte veprat penale n\u00eb prokurori\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Drejtuesi i lart\u00eb i policis\u00eb Pashk Tusha nuk kujton ndonj\u00eb rast q\u00eb dosjet e hetuara prej tij Artan Cukut t\u00eb jen\u00eb pushuar, pezulluar apo t\u00eb jen\u00eb kthyer p\u00ebr plot\u00ebsim hetimesh. Si drejtues policie q\u00eb ka punuar me t\u00eb, ai thot\u00eb se mund t\u00eb prezantoj\u00eb dhjet\u00ebra ngjarje kriminale, t\u00eb cilat jan\u00eb zbuluar n\u00eb saj t\u00eb p\u00ebrkushtimit, sakrific\u00ebs, kontributit dhe vlerave profesionale t\u00eb tij. \u201cAi ishte nj\u00eb baz\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme informacioni p\u00ebr strukturat e Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Qarkut Durr\u00ebs. Vlerat profesionale t\u00eb tij jan\u00eb shoq\u00ebruar me nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb suksesshme 16 \u2013 vje\u00e7are n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit.<\/p>\n<p>Pasi kishte kryer suksessh\u00ebm t\u00eb gjitha nivelet e shkollimit e diplomimit, Artan Cuku do t\u00eb kryente suksessh\u00ebm funksione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si: n\u00eb Seksionin p\u00ebr Hetimin e Krimeve n\u00eb Komisariatin e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe; Shef i Seksionit p\u00ebr Hetimin e Krimeve n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Shkod\u00ebr; Shef i Seksionit p\u00ebr Hetimin e Krimeve n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit; Shef i Komisariatit t\u00eb Policis\u00eb Tropoj\u00eb; n\u00eb Berat n\u00eb Sektorin Kund\u00ebr Akteve Terroriste; Shef i Seksionit p\u00ebr Hetimin e Krimeve n\u00eb Komisariatin Nr.4 t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb Tiran\u00eb; Specialist Drejtimi n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Qarkut Tiran\u00eb, n\u00eb Sektorin e Krimeve Kund\u00ebr Personit n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Sektorin Kund\u00ebr Krimit t\u00eb Organizuar; Z\u00ebvend\u00ebsdrejtor i Policis\u00eb s\u00eb Qarqeve Vlor\u00eb, Fier, Berat e Tiran\u00eb; Shef i Sektorit Kund\u00ebr Pastrimit t\u00eb Parave n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit;<\/p>\n<p>Drejtor i Policis\u00eb Qarkut Vlor\u00eb dhe nga fundi i vitit 2013, pas ndryshimeve politike q\u00eb ndodh\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, Artani u transferua nga Vlora e deri n\u00eb Qershor 2014 ka punuar n\u00eb Drejtorin\u00eb e Studimeve Strategjike n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit derisa u lirua nga policia pa asnj\u00eb shkak. Pik\u00ebrisht n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb k\u00ebsaj karriere t\u00eb shk\u00eblqyer akademike dhe profesionale, Drejtues i Par\u00eb Pashk Tusha, ish drejtor i Policis\u00eb, Qarku Durr\u00ebs, shprehet se cilido drejtues policie q\u00eb ka punuar dhe e ka njohur at\u00eb nga af\u00ebr do t\u00eb shprehej se ai ishte \u2018i lindur polic\u2019. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas z.Tusha, largimi nga radh\u00ebt e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit i Artan Cukut ka qen\u00eb jo vet\u00ebm i padrejt\u00eb, por edhe nj\u00eb vrasje morale, tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballuar.<\/p>\n<p>\u201cIshte nj\u00eb fatkeq\u00ebsi q\u00eb karriera 16-vje\u00e7are dhe kontributi i tij n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit u nd\u00ebrpren\u00eb nga vler\u00ebsimet e drejtuesve joprofesionist\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb reformave n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit. Vendime t\u00eb tilla jan\u00eb me pasoja shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit n\u00eb luft\u00ebn ndaj krimit t\u00eb organizuar, si dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur jet\u00ebn e karrier\u00ebn e punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb\u201d, shprehet Drejtuesi i lart\u00eb i Policis\u00eb Pashk Tusha.<\/p>\n<p><strong>DREJT\u00cbSIA<\/strong><\/p>\n<p>Gazetarja e mir\u00ebnjohur Klodiana Lala, kurajoze n\u00eb denoncimin e krimit, \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb emisionin e saj \u201cN\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d n\u00eb \u201cNe\u00ebs 24\u201d, se vrasja e komisarit Artan Cuku mbetet n\u00eb sirtar\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb. Ajo argumenton se si, vrasja e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga historit\u00eb m\u00eb t\u00eb turpshme, se si nj\u00eb oficer policie i suksessh\u00ebm, jo vet\u00ebm lihet jasht\u00eb radh\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj organizate dhe hidhet n\u00eb rrug\u00eb, sa her\u00eb q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri pushtetet nd\u00ebrrojn\u00eb kostumet, n\u00eb t\u00eb majt\u00eb dhe t\u00eb djatht\u00eb, por edhe se si nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i k\u00ebsaj uniforme t\u00eb nderuar, pavar\u00ebsisht luft\u00ebs q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb ndaj krimit, lihet pa mbrojtje dhe kthehet n\u00eb tabel\u00eb qitje p\u00ebr grupet kriminale. Dhe, sipas znj.Lala, Artan Cuku ishte jo i vetmi nd\u00ebr efektiv\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb policis\u00eb, q\u00eb i dha jet\u00ebn dhe p\u00ebrkushtimin e tij luft\u00ebs kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, dhe q\u00eb si shp\u00ebrblim, me t\u00eb ardhur t\u00eb majt\u00ebt n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2013, u p\u00ebrzu jasht\u00eb radh\u00ebve t\u00eb policis\u00eb. Dhe p\u00ebr pasoj\u00eb u kthye n\u00eb viktim\u00eb t\u00eb krimit\u2026<\/p>\n<p>\u201cPor edhe pse kan\u00eb kaluar 7 vite, kur komisari n\u00eb lirim i policis\u00eb Artan Cuku u q\u00ebllua p\u00ebr vdekje, p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb kishte mbajtur, ajo q\u00eb duket se r\u00ebndon m\u00eb shum\u00eb sot familjen, \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsia e munguar\u201d, shprehet gazetarja Lala. Dhe nuk nguron q\u00eb t\u00eb ver\u00eb gishtin tregues tek vras\u00ebsit e v\u00ebrtet\u00eb, duke pohuar se \u201csipas dosjes hetimore t\u00eb siguruar nga emisioni \u2018N\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr\u2019, vrasja e komisarit t\u00eb policis\u00eb, kishte koh\u00eb q\u00eb ishte organizuar dhe mir\u00ebmenduar dhe gjith\u00e7ka lidhet me arrestimin q\u00eb Artan Cuku, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Drejtori i Policis\u00eb Vlor\u00eb, i kishte b\u00ebr\u00eb Bledar Jambellit n\u00eb vitin 2012, i cili m\u00eb pas ishte betuar q\u00eb do ta vriste\u201d.<\/p>\n<p>Gjithsesi, familjar\u00ebt dhe ish miqt\u00eb e koleg\u00ebt e shumt\u00eb, besojn\u00eb n\u00eb premtimin e gazetares Klodiana Lala, se emisioni \u201cN\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00ed kthehet edhe nj\u00ebher\u00eb, mbr\u00ebmjes s\u00eb 8 prillit 2017 dhe asaj q\u00eb njihet tashm\u00eb si saga p\u00ebr zbardhjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb vrasjes s\u00eb zyrtarit t\u00eb policis\u00eb, Artan Cuku. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur edhe gazetari i \u201cNews 24\u201d Enrik Mehmeti, q\u00eb sipas tij Artan Cuku n\u00eb Vlor\u00eb njihej si \u201cDrejtori i hekurt\u201d. Edhe gazetarja Anila Hoxha, nd\u00ebr t\u00eb tjera shkruan se Tan Cukun e konsideron si privilegj t\u00eb jet\u00ebs q\u00eb pati mund\u00ebsi ta njihte\u2026 Nj\u00eb burr\u00eb trim, i drejt\u00eb dhe zem\u00ebrmadh. Se Tani, pohon znj.Hoxha, nuk heshtte p\u00ebr ne dhe k\u00ebt\u00eb ia kam th\u00ebn\u00eb \u00e7do gazetari, sa her\u00eb kam mundur.<\/p>\n<p><strong>REAGIMI<\/strong><\/p>\n<p>Drejtuesi i Par\u00eb i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Artan Cuku, k\u00ebt\u00eb 14 janar do t\u00eb festonte 50-vjetorin e dit\u00eblindjes, sikur dora kriminale t\u00eb mos e kish k\u00ebputur jet\u00ebn e tij n\u00eb mosh\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, para 7 vitesh. Me dat\u00ebn 8.4.2017, rreth or\u00ebs 20:10, Ai u vra duke hyr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb \u201cRrug\u00ebn e Kosovar\u00ebve\u201d, Tiran\u00eb, fakt p\u00ebr t\u00eb cilin Prokuroria p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda kreu hetimet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Procedimit Penal nr.139\/2017 dhe n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve, organi i akuz\u00ebs ka konkluduar se vrasja e tij \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij, gjat\u00eb koh\u00ebs kur ushtronte funksionet Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb Qarkut Vlor\u00eb, krim i parashikuar nga nenet 79\/b e 25 t\u00eb Kodit Penal (\u201cVrasja e punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit\u201d). M\u00eb par\u00eb 30 shtator 2023 gazetarja investigative Fatjona Mejdini (Drejtore p\u00ebr Ballkanin e \u201cGlobal Initiative Against Transnational Organized Crime\u201d)\u00a0ka publikuar n\u00eb Facebook arsyet e pakuptimta, sipas saj, p\u00ebr vones\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e vrasjes s\u00eb ish komisarit Artan Cuku. Mejdini thot\u00eb se drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr \u201cD\u00ebshmorin e Atdheut\u201d dhe se d\u00ebshmit\u00eb e rr\u00ebfyera n\u00eb gjyq e kan\u00eb nxjerr n\u00eb pah autorin. Nga ana tjet\u00ebr, gazetarja tregon dhe detajin, se Bledar Jambellin, autorin e dyshuar t\u00eb vrasjes e ka ndihmuar nj\u00eb funksionar i lart\u00eb shqiptar t\u00eb mos hetohet, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar aktiv i pakic\u00ebs greke. \u201dSot (30 shtator 2023) piva nj\u00eb kafe me Rakipin, v\u00ebllain e Artan Cukut, Kryekomisarit t\u00eb Policis\u00eb t\u00eb vrar\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs n\u00eb Prill t\u00eb vitit 2017. Rakipit i dor\u00ebzova disa kopje t\u00eb nj\u00eb publikimi t\u00eb organizat\u00ebs ku punoj, ku i ndjeri, tashm\u00eb i shpallur \u2018D\u00ebshmor i Atdheut\u2019, \u00ebsht\u00eb renditur nd\u00ebr viktimat kryesore t\u00eb krimit t\u00eb organizuar nga e gjith\u00eb bota.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb vite e gjysm\u00eb nga vrasja, Rakipi dhe familja Cuku jan\u00eb ende duke pritur drejt\u00ebsin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn shteti shqiptar ia ka borxh ish-funksionarit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb tij. Dhimbja e tyre shtohet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, kur shohin se gjykatat dhe akoma m\u00eb shum\u00eb politika, kan\u00eb fshehur kok\u00ebn dhe nuk kan\u00eb gjetur guximin t\u00eb b\u00ebjn\u00eb transparenc\u00eb dhe t\u2019i m\u00ebshojn\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi<\/p>\n<ol>\n<li>Artan Cuku u hodh n\u00eb rrug\u00eb nga Policia e Shtetit dhe u la i vet\u00ebm, n\u00eb kulmin e karrier\u00ebs s\u00eb tij profesionale (42 vje\u00e7), pasi kishte kontribuar p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb shum\u00eb kriminel\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm.<\/li>\n<li>Gjykimi i autor\u00ebve t\u00eb vrasjes ende nuk ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs dhe ndon\u00ebse nga provat shkencore dhe d\u00ebshmit\u00eb, \u00ebsht\u00eb identifikuar porosit\u00ebsi, Bledar Jambelli. Ai \u00ebsht\u00eb arratisur dhe ende nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb munges\u00eb.<\/li>\n<li>Shteti grek ka refuzuar ekstradimin e Jambellit me motivimin se ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Vorio-epiriot dhe an\u00ebtar aktiv i pakic\u00ebs greke n\u00eb Shqip\u00ebri dhe se gjykimi ndaj tij, do t\u00eb ishte politik dhe me karakter hakmarr\u00ebs ndaj veprimtaris\u00eb politike t\u00eb tij. Asnj\u00eb funksionar i lart\u00eb shqiptar (minist\u00ebr i Drejt\u00ebsis\u00eb apo Kryeminist\u00ebr) nuk e ka p\u00ebrmendur publikisht dhe as ka mbajtur q\u00ebndrim ndaj k\u00ebtij fakti.<\/li>\n<li>D\u00ebshmit\u00eb e fundit t\u00eb b\u00ebra publike nga koleg\u00eb gazetar\u00eb japin indicie se drejtues t\u00eb minoritetit grek n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb pasur rol n\u00eb mos ekstradimin e k\u00ebtij krimineli n\u00eb Shqip\u00ebri. Asnj\u00eb politikan\u00eb nga ata q\u00eb i mb\u00ebshtesin politikisht k\u00ebta drejtues t\u00eb minoritetit grek, nuk ka k\u00ebrkuar sqarim publik p\u00ebr k\u00ebto akuza. Mesa duket t\u00eb jesh d\u00ebshmor i k\u00ebtij vendi nuk vlen dhe aq shum\u00eb! Po. Kjo pohohet edhe n\u00eb dokumentarin e gazetares Etleva Delia, n\u00eb \u2018abc ne\u00ebs\u2019, \u2018Gj\u00ebrat tona\/ Gjasht\u00eb vjet nga vrasja e komisar Artan Cukut\u2019, ku thuhet me z\u00eb dhe figur\u00eb se ende (gjasht\u00eb vjet pas vrasjes) iniciuesit dhe ideuesit\u00a0e k\u00ebtij krimi sh\u00ebtisin t\u00eb lir\u00eb. Gjithsesi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb p\u00ebrkujtimore, shok\u00ebt dhe miqt\u00eb e tij, deri drejtues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, shprehen se jan\u00eb shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs dhe p\u00ebrulen me respekt para jet\u00ebs dhe vepr\u00ebs s\u00eb Artanit, t\u00eb cil\u00ebn ai ia p\u00ebrkushtoi me vet\u00ebmohim mbrojtjes s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vendit t\u00eb vet\u201d, shkruan gazetarja investigative Fatjona Mejdini.<\/li>\n<\/ol>\n<p><strong>VRASJA<\/strong><\/p>\n<p>Vrasja e drejtuesit t\u00eb Par\u00eb Artan Cuku \u00ebsht\u00eb radhitur si nj\u00eb nga vrasjet m\u00eb t\u00eb bujshme t\u00eb shtetit shqiptar n\u00eb k\u00ebto nj\u00ebqind vitet e fundit dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb librin \u201c100 vrasjet m\u00eb t\u00eb bujshme n\u00eb historin\u00eb e shtetit shqiptar (n\u00eb t\u00eb gjitha trojet shqiptare)\u201d t\u00eb autorit Roland Qafoku. Gjithashtu, Artan Cuku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb librin me 50 vrasjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr arsye shtet\u00ebrore. Libri titullohet: \u201cFaces os Assassination\u201d (\u201cFytyra e vras\u00ebsve\u201d) i hartuar nga nj\u00eb grup ekspert\u00ebsh nga e gjith\u00eb bota dhe \u00ebsht\u00eb botuar nga organizata prestigjioze \u201cIniciativa globale kund\u00ebr krimit transnacional\u201d (\u201cGlobal Initiative against Transnational Organized Crime\u201d) me qend\u00ebr n\u00eb Gjenev\u00eb t\u00eb Zvicr\u00ebs. N\u00eb k\u00ebto 50 vrasje jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb ekzekutime t\u00eb personaliteteve shtet\u00ebrore n\u00eb 40 vende nga e gjith\u00eb bota pas vitit 2000, ku nj\u00ebra nga k\u00ebto \u00ebsht\u00eb vrasja e Artan Cukut. Figura dhe personaliteti i Artan Cukut \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar edhe n\u00eb librin: \u201cPersonalitetet e Dibr\u00ebs (Enciklopedia e Dibr\u00ebs 3)\u201d. P\u00ebr Artan Cukun pas vdekjes jan\u00eb shkruar dy libra: \u201cARTAN CUKU In memoriam\u201d ideuar dhe p\u00ebrgatitur nga ish-drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Ahmet Prenci n\u00eb bashk\u00ebpunim me gazetar\u00eb, politikan, ish-pedagog, ish-epror, ish-koleg\u00eb t\u00eb Artanit etj., si dhe \u201cJam pri\u2019 Lure\u201d t\u00eb autorit Fatos Daci.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb realizuar edhe dokumentari me titull: \u201cIn memoriam Artan Cuku\u201d, realizuar nga Ardita Bala dhe Verjana Abazaj. P\u00ebr Artanin kan\u00eb shkruar dhe kan\u00eb folur personalitete t\u00eb shumta t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme duke vler\u00ebsuar lart figur\u00ebn e tij, si dhe kan\u00eb shprehur qart\u00eb dhe fort indinjat\u00ebn e hidh\u00ebrimin e thell\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodhi.<\/p>\n<p><strong>NDERIMI<\/strong><\/p>\n<p>Afro tre vjet m\u00eb par\u00eb (10 prill 2022) Pallati i Kultur\u00ebs Kamz\u00eb mori emrin e \u2018D\u00ebshmorit t\u00eb Atdheut\u2019, Artan Cuku. Kryebashkiaku Rakip Suli thot\u00eb me krenari se nism\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr p\u00ebrjet\u00ebsimin e polic\u00ebve t\u00eb r\u00ebn\u00eb nga dora e krimit, iu p\u00ebrgjigj e para Bashkia Kamz\u00eb, duke nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebt\u00eb hap, p\u00ebr vendosjen e emrit t\u00eb Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs \u201cArtan Cuku\u201d dhe shpalljen e tij \u201cQytetar Nderi i Kamz\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb ceremonin\u00eb e zhvilluar mor\u00ebn pjes\u00eb ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Z. Ulsi Manja, kryetari i Bashkis\u00eb Lezh\u00eb, z. Pjerin Ndreu, dhe ish-Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, z. Gledis Nano. Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Ulsi Manja, tha se D\u00ebshmor\u00ebt e Atdheut jan\u00eb pjesa m\u00eb e nd\u00ebrgjegjshme e vendit dhe se nuk duhet t\u00eb ket\u00eb m\u00eb polic\u00eb t\u00eb vrar\u00eb.<\/p>\n<p>Emri i Artan Cukut, i skalitur me germa t\u00eb arta n\u00eb fasad\u00ebn e k\u00ebtij institucioni t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kulturor, \u00ebsht\u00eb evident n\u00eb \u00e7do aktivitet, shfaqje tetrale e promovimi librash, i skalitur edhe m\u00eb mendjen e zemrat e dhjet\u00ebra mij\u00ebra spektator\u00ebve q\u00eb i ndjekin k\u00ebto shfaqje. Teksa ndodhem mes tyre, m\u00eb vijn\u00eb nd\u00ebrmend vler\u00ebsimet e koleg\u00ebve dr. Hasan Shk\u00ebmbi e G\u00ebzim Loka, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb artikujt e tyre e kan\u00eb vler\u00ebsuar \u201cD\u00ebshmorin e Atdheut\u201d, Artan Cuku, si meteorin q\u00eb s\u2019do shuhet kurr\u00eb, krenari t\u00eb Lur\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Komisar Artan Cuku, do t\u00eb nderohej n\u00eb 112- vjetorin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit m\u00eb 13 janar, nd\u00ebrsa sot m\u00eb 14 janar 2025 do t\u00eb festonte dit\u00eblindjen e 50-t\u00eb, i rrethuar jo vet\u00ebm nga familja e tij, por edhe nga miq e shok\u00eb t\u00eb shumt\u00eb.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm nga Lura ku lindi, u rrit, kaloi f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e nga ku mori shkollimin baz\u00eb, por edhe Tirana, Shkodra, Tropoja, Vlora, Fieri, Berati e pothuajse nga e gjith\u00eb Shqip\u00ebria. Kjo p\u00ebr faktin se Ai mbetet n\u00eb kujtes\u00ebn e \u00e7do punonj\u00ebsi t\u00eb policis\u00eb dhe \u00e7do njeriu q\u00eb e ka njohur e punuar me t\u00eb, si simbol i vlerave t\u00eb larta njer\u00ebzore, inteligjenc\u00ebs, besnik\u00ebris\u00eb, moralit t\u00eb lart\u00eb, si drejtues i talentuar i Policis\u00eb, intelektual me vlera, vendimmarr\u00ebs kurajoz dhe me performanc\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Artan Cuku prehet n\u00eb varrezat e D\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb Kombit dhe nd\u00ebr breza, n\u00eb vite, dekada e shekuj, do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shembull frym\u00ebzimi se si duhet t\u00eb jen\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e shtetit shqiptar. Burrat si Tan Cuku I rrisin vlerat dhe prestigjin shtetit\u2026<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-101294\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/p-300x174.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"174\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/p-300x174.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/p.jpg 638w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-101292\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/1-3-206x300.jpg\" alt=\"\" width=\"206\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/1-3-206x300.jpg 206w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/1-3.jpg 220w\" sizes=\"auto, (max-width: 206px) 100vw, 206px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-101293\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/2-1.jpg\" alt=\"\" width=\"220\" height=\"152\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/2-1.jpg 220w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/2-1-110x75.jpg 110w\" sizes=\"auto, (max-width: 220px) 100vw, 220px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Halil RAMA Artan Cuku n\u00eb librin me 50 vrasjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr arsye shtet\u00ebrore 50-vjetori i lindjes \u2013 Si e vler\u00ebsojn\u00eb Artan Cukun drejtuesit e lart\u00eb t\u00eb Policis\u00eb: Ahmet Pren\u00e7i, Dr.Hasan Shk\u00ebmbi, Pashk Tusha e Tonin Vocaj Emrin e d\u00ebshmorit t\u00eb Atdheut \u00a0mbajn\u00eb institucione e rrug\u00eb kryesore t\u00eb Peshkopis\u00eb, Kamz\u00ebs e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":101290,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-101289","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101289","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101289"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101289\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":101295,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101289\/revisions\/101295"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/101290"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101289"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101289"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101289"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}