{"id":101319,"date":"2025-01-14T11:01:21","date_gmt":"2025-01-14T11:01:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=101319"},"modified":"2025-01-14T11:01:21","modified_gmt":"2025-01-14T11:01:21","slug":"kushtetuesja-pranon-padine-per-rrezimin-e-ligjit-te-zonave-te-mbrojtura-zhupa-pd-do-te-vazhdoje-te-ndjeke-kete-ceshtje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/14\/kushtetuesja-pranon-padine-per-rrezimin-e-ligjit-te-zonave-te-mbrojtura-zhupa-pd-do-te-vazhdoje-te-ndjeke-kete-ceshtje\/","title":{"rendered":"Kushtetuesja pranon padin\u00eb p\u00ebr rr\u00ebzimin e ligjit t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura, Zhupa: PD do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Ina Zhupa, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat lidhur me pranimin nga Gjykata Kushtetuese t\u00eb padis\u00eb s\u00eb ngritur nga 37 deputet\u00eb t\u00eb PD dhe opozit\u00ebs p\u00ebr rr\u00ebzimin e ligjeve q\u00eb prekin Zonat e Mbrojtura. Zhupa ka shprehur pritshm\u00ebrit\u00eb e saj q\u00eb Gjykata Kushtetuese t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke kund\u00ebrshtuar ligjin q\u00eb lejon nd\u00ebrtimet n\u00eb k\u00ebto zona, t\u00eb cilat, sipas saj, d\u00ebmtojn\u00eb interesin publik dhe p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb me Marr\u00ebveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe Konvent\u00ebn e Bern\u00ebs. Deputetja Zhupa theksoi se ky ligj \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave t\u00eb grupeve t\u00eb lidhura me pushtetin, duke c\u00ebnuar shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe barazin\u00eb para ligjit. Zhupa ka shtuar se Partia Demokratike do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet institucionale, brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p><strong>DEKLARAT\u00cb P\u00cbR MEDIA DEPUTETJA E PD, INA ZHUPA<\/strong><\/p>\n<p>Mir\u00ebdita!<\/p>\n<p>Si fillim viti, dua t\u00eb them q\u00eb kemi dhe nj\u00eb lajm pozitiv nga Gjykata Kushtetuese. Padia e b\u00ebr\u00eb nga 37 deputet\u00eb t\u00eb PD, dhe t\u00eb opozit\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebsohen nga un\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese \u00ebsht\u00eb pranuar nga Gjykata Kushtetuese p\u00ebr rr\u00ebzimin e ligjeve n\u00eb Zonat e Mbrojtura.<\/p>\n<p>Kjo padi \u00ebsht\u00eb pranuar dhe si pal\u00eb n\u00eb gjykim, p\u00ebrve\u00e7 deputet\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb \u00e7uar padin\u00eb, jan\u00eb pranuar dhe Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb dhe K\u00ebshilli i Ministrave. T\u00eb gjitha pal\u00ebt kan\u00eb afat dat\u00ebn 12 shkurt p\u00ebr t\u00eb paraqitur parashtrimet e veta n\u00eb lidhjet me \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk pres q\u00eb, K\u00ebshilli i Ministrave, apo Kuvendi q\u00eb e kan\u00eb miratuar p\u00ebr procedur\u00eb t\u00eb bjen\u00eb hasha vetes dhe t\u00eb sjellin parashtrime n\u00eb p\u00ebrputhje me at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon Kushtetua dhe Konventa e BE, por pres q\u00eb Gjykata Kushtetuese t\u00eb ngrihet n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e duhur gjat\u00eb gjykimit t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje t\u00eb Zonave t\u00eb Mbrojtura.<\/p>\n<p>Ligji i Zonave t\u00eb Mbrojtura, si\u00e7 ju e dini dhe ne kemi patur raste ta diskutojm\u00eb, ka shkelur Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb pik\u00ebn e saj dhe n\u00eb parimet e saj t\u00eb solidaritetit shoq\u00ebror, q\u00eb supozon se brezat e ardhsh\u00ebm duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb mir\u00eb se sa brezat aktual\u00eb, dhe duhet t\u00eb ruhet pasuria e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u2019ju trash\u00ebguar atyre. Zhvillimin e qendruesh\u00ebm, i cili nuk mbrohet duke shkat\u00ebrruar dhe betonizuar Zona t\u00eb t\u00ebra t\u00eb Mbrojtura q\u00eb jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb publikut dhe duke i kthyer n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb oligarku t\u00eb caktuar t\u00eb lidhur me pushtetin. Ligji nuk mbron interesin publik dhe interesin e qytetar\u00ebve, por vet\u00ebm interesin e Edi Ram\u00ebs, miqve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt duan t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb atje ku tashm\u00eb ishte e ndaluar me ligjin paraprak.<\/p>\n<p>Ju e dini q\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri me investimet strategjike jan\u00eb nd\u00ebrtuar 5.8 milion\u00eb m2 tok\u00eb n\u00eb bregdet, n\u00eb vija bregdetare, n\u00ebp\u00ebr zona t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr do t\u00eb thot\u00eb se, nuk ka m\u00eb ku t\u00eb nd\u00ebrtohet p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb hysh n\u00eb Zonat e Mbrojtura, dhe k\u00ebta q\u00eb jan\u00eb sjell\u00eb si terrorist\u00eb ambjental\u00eb, do t\u00eb duan q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb dhe kan\u00eb hyr\u00eb me k\u00ebt\u00eb ligj brenda Zona t\u00eb Mbrojtura.<\/p>\n<p>Kjo shkon n\u00eb linj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb edhe me ndryshimin q\u00eb kan\u00eb depozituar n\u00eb Kuvend p\u00ebr t\u00eb ndryshuar p\u00ebr t\u00eb 10-t\u00ebn her\u00eb ligjin p\u00ebr investimet strategjike, duke i b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shtyrje atyre dhe duke dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb komplekse, hotele me 5 yje n\u00eb Zonat e Mbrojtura.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ligji mban nj\u00eb form\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb c\u00ebnimit t\u00eb shtetit t\u00eb se drejt\u00ebs, barazis\u00eb para ligjit dhe parimit t\u00eb hierarkis\u00eb s\u00eb normave. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb i sh\u00ebrben shoq\u00ebris\u00eb, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb i sh\u00ebrben nj\u00eb individi ose nj\u00eb grupi individ\u00ebsh t\u00eb lidhur me pushtetin.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb nuk zbaton Marr\u00ebveshjen e Stabilizim Asocimit. Nj\u00eb prov\u00eb q\u00eb ne na \u00ebsht\u00eb shtuar, t\u00eb cil\u00ebn do ta depozitojm\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese \u00ebsht\u00eb dhe progres-raporti i BE, i cili doli n\u00eb fundin e vitit t\u00eb shkuar q\u00eb e thot\u00eb qart\u00ebsisht q\u00eb: ligji i Zonave t\u00eb Mbrojtura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj pa konsultim publik dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj q\u00eb bie ndesh me standardet e BE-s\u00eb. Po ashtu, edhe Konventa e Bern\u00ebs ak b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn deklarat\u00eb publike, e cila s\u00ebrish do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb prov\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb th\u00ebs\u00eb se ligji bie nd\u00ebsh standardeve q\u00eb ka Konventa e Bern\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk gjejm\u00eb asnj\u00eb model n\u00eb bot\u00eb apo europian q\u00eb t\u00eb ket\u00eb k\u00ebt\u00eb model p\u00ebr Zonat e Mbrojtura, praktikisht t\u2019i ler\u00eb Zonat e Mbrojtura t\u00eb pambrojtura.<\/p>\n<p>Dhe nj\u00eb prove tjet\u00ebr e krimit dhe v\u00ebrtet\u00ebsia e asaj q\u00eb ne themi se do ta shtojm\u00eb n\u00eb prova jan\u00eb dhe 9 projektvendime, q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb vendime q\u00eb kan\u00eb kaluar n\u00eb 27.09.2024, ku n\u00eb 9 Zona t\u00eb Mbrojtura n\u00eb t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb ulur mbrojtja dhe \u00ebsht\u00eb lejuar nd\u00ebrtimi, ku \u00ebsht\u00eb cunguar zona e cila duhet t\u00eb ishte e paprekshme, sepse nuk kemi m\u00eb zonim.<\/p>\n<p>Marr angazhimin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb PD, dhe si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e PD n\u00eb at\u00eb gjyq dhe n\u00eb at\u00eb seanc\u00eb q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb jet\u00eb seanc\u00eb publike, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne nuk heqim dor\u00eb dhe do t\u00eb ndjekim t\u00eb gjitha hallkat institucionale brenda vendit dhe jasht\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj ta ndalojm\u00eb dhe ky ligj t\u00eb mos jet\u00eb nj\u00eb ligj me t\u00eb cilin funksionojn\u00eb Zonat e Mbrojtura n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike, Ina Zhupa, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat lidhur me pranimin nga Gjykata Kushtetuese t\u00eb padis\u00eb s\u00eb ngritur nga 37 deputet\u00eb t\u00eb PD dhe opozit\u00ebs p\u00ebr rr\u00ebzimin e ligjeve q\u00eb prekin Zonat e Mbrojtura. Zhupa ka shprehur pritshm\u00ebrit\u00eb e saj q\u00eb Gjykata Kushtetuese t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe standardet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":101320,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-101319","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101319","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101319"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101319\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":101321,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101319\/revisions\/101321"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/101320"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101319"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101319"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101319"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}