{"id":101397,"date":"2025-01-14T21:21:10","date_gmt":"2025-01-14T21:21:10","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=101397"},"modified":"2025-01-14T21:40:16","modified_gmt":"2025-01-14T21:40:16","slug":"biri-i-gjakoves-qazim-komani-intelektuali-dhe-luftetari-i-paepur-i-lirise-dhe-shqiperise-etnike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/14\/biri-i-gjakoves-qazim-komani-intelektuali-dhe-luftetari-i-paepur-i-lirise-dhe-shqiperise-etnike\/","title":{"rendered":"Biri i Gjakov\u00ebs Qazim Komani,  Intelektuali dhe Luft\u00ebtari i Paepur i Liris\u00eb  dhe Shqip\u00ebris\u00eb Etnike"},"content":{"rendered":"<p><strong>Sokol Qazim Komani\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong><\/p>\n<p><strong>Lindita Sokol Komani<\/strong><\/p>\n<p>Me rastin e 130-vjetorit t\u00eb lindjes<\/p>\n<p><strong>Jet\u00ebshkrim i p\u00ebrmbledhur<\/strong><\/p>\n<p>Qazim Komani lindi n\u00eb Gjakov\u00eb m\u00eb 17 janar 1895, n\u00eb nj\u00eb familje e cila gjithnj\u00eb ishte flijuar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb etnike dhe p\u00ebr flamurin komb\u00ebtar. Duke i q\u00ebndruar besnik atij parimi dhe duke nderuar idealin gjith\u00ebkomb\u00ebtar, n\u00eb 1948, si i burgosur politik n\u00eb burgun e Sremska Mitrovic\u00ebs t\u00eb Serbis\u00eb do t\u2019i deklaroj\u00eb patriotit Rustem Statovci: \u201cGjithmon\u00eb kam qen\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb jap jet\u00ebn p\u00ebr dy parime t\u00eb shejta \u2013 p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr m\u00ebm\u00ebn Shqip\u00ebri\u201d. \u201cQazim Komani u sakrifikua p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb.\u201d<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\">[1]<\/a><\/p>\n<p>Si djal\u00eb i ri, n\u00eb mosh\u00ebn 17-vje\u00e7are u bashkua me forcat e Bajram Currit dhe hyri n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb periudh\u00ebn e luft\u00ebs p\u00ebr pavar\u00ebsi. Me formimin e shtetit shqiptar, bashk\u00eb me dhjet\u00ebra t\u00eb rinj t\u00eb tjer\u00eb, iu dha burs\u00eb nga shteti Italian p\u00ebr studime n\u00eb m\u00ebsuesi n\u00eb kolegjin Italo-Shqiptar t\u00eb Sant Adrianit n\u00eb San Demetrio Corone, n\u00eb Kalabri. N\u00eb Itali kreu gjithashtu shkoll\u00eb ushtarake p\u00ebr oficer k\u00ebmb\u00ebsorie t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrfundoi me grad\u00ebn n\u00ebntoger.<\/p>\n<p>Me t\u2019u kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri, u em\u00ebrua si m\u00ebsues n\u00eb Tiran\u00eb dhe bashk\u00eb me t\u00eb tjer\u00eb arsimtar\u00eb kosovar\u00eb t\u00eb mir\u00ebnjohur si Ahmet Gashi, Sadi Pejani, Minush Shala, Sali Morina e t\u00eb tjer\u00eb u angazhua p\u00ebr zhvillimin e arsimit dhe rritjen intelektuale t\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb 1920 mori pjes\u00eb n\u00eb forcat mbrojt\u00ebse t\u00eb Kongresit t\u00eb Lushnj\u00ebs dhe n\u00eb vijim edhe t\u00eb rezultateve t\u00eb k\u00ebtij Kongresi. Mes t\u00eb tjerash, b\u00ebri \u00e7mos bashk\u00eb me shok\u00eb q\u00eb Elbasani t\u00eb d\u00ebrgonte nj\u00eb delegat n\u00eb k\u00ebt\u00eb kongres<a href=\"#_ftn2\" name=\"_ftnref2\">[2]<\/a>.<\/p>\n<p>N\u00eb 1921 s\u00eb bashku me arsimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nga shkolla t\u00eb Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit, Kruj\u00ebs, Kavaj\u00ebs dhe Shijakut, krijuan Sindikat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb arsimtar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe organizuan Kongresin e par\u00eb t\u00eb arsimtar\u00ebve, t\u00eb cilin ai e drejtoi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Kryetarit<a href=\"#_ftn3\" name=\"_ftnref3\">[3]<\/a>. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kongres u miratua statuti i sindikat\u00ebs.<\/p>\n<p>Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb u b\u00eb bashk\u00ebthemelues i shoq\u00ebris\u00eb jo-partiake \u201cDjelmunia e Kosov\u00ebs\u201d dhe u zgjodh kryetar i saj. Kjo shoq\u00ebri mblidhte intelektual\u00eb t\u00eb rinj kosovar\u00eb n\u00eb disa qytete t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (Tiran\u00eb, Kruj\u00eb, Durr\u00ebs, Shkod\u00ebr, Vlor\u00eb) dhe n\u00eb qytete t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Europ\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb nd\u00ebrveprim me nj\u00ebri-tjetrin do t\u00eb mund\u00ebsonin zhvillimin arsimor dhe kulturor t\u00eb rinis\u00eb shqiptare dhe \u00e7uarjen p\u00ebrpara t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb mbetur n\u00ebn zgjedh\u00ebn jugosllave. Rexhep Mitrovica n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar Midhat Frash\u00ebrit shkruante p\u00ebr Qazim Komanin dhe shoq\u00ebrin\u00eb q\u00eb\u00a0 ai drejtonte<a href=\"#_ftn4\" name=\"_ftnref4\">[4]<\/a>:<\/p>\n<p><em>\u201cMe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb kam shkruar shum por dua t\u00eb shtoj edhe dy rrjeshta mbi \u00e7ashtien e Bibliothek\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Ministria e arsimit ka nji bibliothek\u00eb me 1800 libra, pa e mbush\u00eb mir\u00eb s\u2019do t\u2019a \u00e7palli si bibliothek\u00eb populluar.<\/em><\/p>\n<p><em>Asht nji tjet\u00ebr qi ka marr\u00eb inisiativ\u00ebn shoq\u00ebnia \u201cDjelmunia e Kosov\u00ebs\u201d e cila asht formue p\u00ebr p\u00ebrmirsimin e shoqnis (social) shqiptare e qi nuk merret me politik\u00eb. Ka lidhnie edhe me Federat\u00ebn e madhe \u201cAtdheu\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Veprat e pare t\u00eb shoqnies do jen:<\/em><\/p>\n<ol>\n<li><em>Zhvillimi (evolution) i systemit Boy Scouts n\u00eb \u00e7do krahin\u00eb t\u00eb Shqipnies<\/em><\/li>\n<li><em>Inisiativa p\u00ebr nji bibliothek\u00eb komb\u00ebtare.<\/em><\/li>\n<\/ol>\n<p><em>Kan mbledh\u00eb mjaft libra t\u00eb maret mendja bani korrespondenc\u00eb me Kryetarin i cili quhet \u201cZ. Qazim Komani\u201d, m\u00ebsues n\u00eb shkoll\u00eb qytet\u00ebse Tiran\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Asht nji djal mjaft energjik e t\u00eb men\u00e7\u00ebm. D\u00ebrgoju libra.\u201d<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1922 u em\u00ebrua toger dhe 2 muaj m\u00eb von\u00eb p\u00ebr merita t\u00eb posa\u00e7me gradohet kapiten. P\u00ebr aft\u00ebsi e p\u00ebrkushtim n\u00eb detyr\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re major, n\u00ebnkolonel, kolonel. Jeta e tij d\u00ebshmon q\u00eb ka qen\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb ushtarak i devotsh\u00ebm p\u00ebr mbrojtjen e kushtetut\u00ebs dhe shtetit shqiptar, duke mos u ndikuar nga ndasit\u00eb politike, shoq\u00ebrore e fetare.<\/p>\n<p>Me rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb s\u00eb Fan Nolit n\u00eb vitin 1924, largohet me patriot\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Bari t\u00eb Italis\u00eb, prej nga u kthye n\u00eb Shqip\u00ebri pas nj\u00eb amnistie t\u00eb shpallur nga qeveria shqiptare n\u00eb 1925.<\/p>\n<p>Nga 1925 deri 1927 punoi si profesor n\u00eb Normalen e Elbasanit n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt e matematik\u00ebs dhe gjimnastik\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga 1928 deri 1939 ishte oficer karriere me detyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb ushtrin\u00eb shqiptare ku u dallua p\u00ebr frym\u00eb t\u00eb lart\u00eb patriotike dhe krenarie komb\u00ebtare. Prej vitit 1934 deri n\u00eb 1939 sh\u00ebrbeu si Kryetar i Departamentit Ushtarak pran\u00eb Mbretit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Me pushtimin e Shqip\u00ebris\u00eb nga Italia fashiste u burgos p\u00ebr pak koh\u00eb dhe u internua n\u00eb Cremona (Itali) p\u00ebr 2 vjet mbasi nuk pranoi t\u00eb b\u00ebj\u00eb betimin dhe t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb n\u00eb ushtrin\u00eb italiane. Me kthimin nga internimi q\u00ebndroi pa pun\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb viteve t\u00eb pushtimit italian. Gjat\u00eb viteve t\u00eb pushtimit italian mbajti q\u00ebndrim t\u00eb deklaruar kund\u00ebr pushtimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kishte nj\u00eb situat\u00eb ekonomike shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb familjen e tij t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej 9 vet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Tetori i vitit 1943 kolonel Qazim Komanin e gjeti n\u00eb Kosov\u00eb, ku kishte pranuar detyr\u00ebn Komandant i \u201cMbrojtjes Komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d me komand\u00eb n\u00eb Prizren, megjith\u00eb problemet familjare dhe nj\u00eb gjendje jo t\u00eb mir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore. Detyra e \u201cMbrojtjes Komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d ishte q\u00eb me forcat e saja t\u00eb organizuara si ushtri e rregullt shqiptare, e qeveris\u00eb shqiptare t\u00eb tetor 1943 \u2013 n\u00ebntor 1944, n\u00eb frym\u00ebn e Lidhjes s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Prizrenit, me oficer\u00eb krejt\u00ebsisht shqiptar\u00eb, t\u00eb mbronte territorin e Kosov\u00ebs duke mbrojtur kufijt\u00eb nga sulmet e forcave armiq\u00ebsore q\u00eb donin t\u00eb dep\u00ebrtonin dhe pushtonin tokat shqiptare (prej Bihorit-Plav\u00ebs-Gucis\u00eb e deri n\u00eb P\u00ebrpellac-Merdar-Prapashtic\u00eb drejt Preshev\u00ebs).<\/p>\n<p>N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Komandantit t\u00eb Mbrojtjes Komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs vendosi nj\u00eb Kodeks (Statut) sjelljesh p\u00ebr forcat e armatosura kreshnike shqiptare:<\/p>\n<p><em>\u201c\u2026 p\u00ebr me e riorganizue fuqin\u00eb ushtarake dhe me e p\u00ebrgatit\u00eb kombin p\u00ebr sakrifica q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkohen prej tij, p\u00ebr me u b\u00eb ball\u00eb fuqive t\u00eb armatosuna t\u00eb kombeve fqinj\u00eb n\u00eb rast se m\u00ebsyhen kufijt\u00eb tan\u00eb me q\u00ebllim p\u00ebrvet\u00ebsimi t\u00eb tok\u00ebs son\u00eb arbnore, p\u00ebr me lan\u00eb n\u00eb nj\u00eb an\u00eb \u00e7do armiq\u00ebsi dhe marrje gjaku deri n\u00eb mbarimin e luft\u00ebs\u201d. <\/em><\/p>\n<p>Kodeksi p\u00ebrmbante m\u00eb tej rregulla t\u00eb sakta t\u00eb sjelljes s\u00eb ushtarak\u00ebve, detyrat dhe kufizimet ligjore n\u00eb veprimet e tyre luftarake, p\u00ebr t\u00eb ruajtur nj\u00eb ambient t\u00eb respektimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ligjit, t\u00eb t\u00eb drejtave civile t\u00eb njer\u00ebzve, etnive, duke mos nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn politike e partiake.<\/p>\n<p>Forcat e Mbrojtjes Komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs kishin n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje 3000 trupa t\u00eb rregullta t\u00eb quajtura \u201ckreshnik\u00ebt\u201d dhe t\u00eb sistemuara n\u00eb dy regjimente n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ushtris\u00eb shqiptare, nj\u00ebri i vendosur n\u00eb Pej\u00eb dhe tjetri n\u00eb Prishtin\u00eb e Gjilan. Gjithashtu n\u00eb forcat ushtarake p\u00ebrfshiheshin forcat vullnetare sipas vendimeve t\u00eb Lidhjes s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Prizrenit. N\u00eb drejtimin e k\u00ebsaj ushtrie b\u00ebnin pjes\u00eb midis t\u00eb tjer\u00ebve oficer\u00ebt Seit Basha dhe Isa Kokalari si ndihm\u00ebsa t\u00eb komandantit Qazim Komani, nd\u00ebrsa n\u00eb regjimentet dhe nj\u00ebsit\u00eb aktive mund t\u00eb p\u00ebrmenden kolonel Fuad Osmani (Dibra), Sulejman Mala, Gjon Martini, Ibrahim Kelmendi, Shefqet Shkupi, Nazif Hamiti, Qazim Gostivari e t\u00eb tjer\u00eb dhe gjithashtu Mulla Idriz Gjilani dhe Shaban Polluzha me shok\u00eb, gjithnj\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga Qazim Komani.<\/p>\n<p>Kjo ushtri p\u00ebrballoi gjat\u00eb nj\u00eb viti me shum\u00eb sukses ruajtjen e kufirit dhe popullsis\u00eb, pronave dhe sht\u00ebpive dhe jet\u00eb normale t\u00eb paprekur ashtu si\u00e7 rezultoi n\u00eb Kosov\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb veprimit t\u00eb saj. Kjo gj\u00eb u arrit me an\u00eb t\u00eb shum\u00eb betejave kund\u00ebr forcave \u00e7etnike si dhe ushtris\u00eb s\u00eb rregullt serbe t\u00eb Nedi\u00e7it, t\u00eb cilat rezultuan n\u00eb sukses t\u00eb plot\u00eb, dhe me sakrifica t\u00eb m\u00ebdha dhe jet\u00ebn e shum\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve, ushtar\u00eb, vullnetar\u00eb, popullat\u00eb e oficer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt meritojn\u00eb t\u00eb nderohen p\u00ebrjet\u00eb.<\/p>\n<p>Beteja m\u00eb e lavdishme \u00ebsht\u00eb ajo e b\u00ebr\u00eb n\u00eb frontin e Kolashinit ku kjo ushtri u ndesh kund\u00ebr forcave t\u00eb disa divizioneve t\u00eb rregullta t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb Nedi\u00e7it, t\u00eb pasjisura me artileri dhe armatimet m\u00eb moderne t\u00eb koh\u00ebs. Kjo betej\u00eb vazhdoi p\u00ebr disa jav\u00eb n\u00eb nj\u00eb front t\u00eb gjat\u00eb mbi 20 km dhe rezultoi n\u00eb fitore t\u00eb plot\u00eb ushtarake, duke i shkat\u00ebrruar forcat serbe dhe duke i nxjerr\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo qe nj\u00eb fitore e arm\u00ebve shqiptare, nj\u00eb disfat\u00eb e ushtris\u00eb Jugosllave dhe Kosova shp\u00ebtoi ndoshta nga shfarosja e plot\u00eb. Sipas t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnave, t\u00eb gjitha veprimet ushtarake t\u00eb kryera n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb t\u00eb madhe jan\u00eb zhvilluar n\u00ebn drejtimin n\u00eb terren t\u00eb komandantit Qazim Komani.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimit q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb ai dhe komanda, n\u00eb planin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb mbrojtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, duke ndjekur hap pas hapi gjendjen ushtarako-politike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe perspektiv\u00ebn q\u00eb parashikohej, ai kishte vendosur q\u00eb t\u00eb gjitha forcat kryesore ushtarake shqiptare t\u00eb p\u00ebrqendroheshin gradualisht n\u00eb Drenic\u00eb. K\u00ebtu e ka burimin rezistenca e m\u00ebtejshme kund\u00ebr ushtris\u00eb jugosllave n\u00eb vitin 1945 nga d\u00ebshmori Shaban Polluzha me forcat e tij. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb vjesht\u00eb 1944, me vendim t\u00eb shtetit shqiptar ushtria e vendosur n\u00eb Kosov\u00eb u shp\u00ebrb\u00eb. N\u00eb muajin tetor 1944, kolonel Qazim Komani u thirr nga komanda n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb dispozicion.<\/p>\n<p>Pas disa dit\u00ebsh, m\u00eb 17 n\u00ebntor u arrestua nga komunist\u00ebt n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Tiran\u00eb, para familjes, dhe u mbajt n\u00eb burg p\u00ebr disa muaj deri n\u00eb gjyqin special q\u00eb u zhvillua n\u00eb muajt mars-prill 1945. N\u00eb gjyqin special, me asistenc\u00eb avokati dhe t\u00eb familjes, doli n\u00eb tri seanca ku gjykata deklaroi se nuk v\u00ebrtetohej asnj\u00eb fakt p\u00ebr krime dhe bashk\u00ebpunim me pushtuesin dhe veprimtari kund\u00ebr l\u00ebvizjes nacional-\u00e7lirimtare dhe si rrjedhim nuk iu formulua dot as edhe nj\u00eb akuz\u00eb e vetme kund\u00ebr tij. Pra Qazim Komani doli i pafajsh\u00ebm nga Gjyqi Special i shtetit shqiptar, nj\u00eb nga gjyqet m\u00eb t\u00eb rrepta dhe nd\u00ebshkuese, q\u00eb si\u00e7 dihet nga dokumentet d\u00ebnoi me pushkatim 17 personalitete dhe d\u00ebnoi me burgime t\u00eb r\u00ebnda 60 t\u00eb tjer\u00eb. Pra k\u00ebt\u00eb kapitull t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb e mikpriti dhe ku punoi n\u00eb rrethana t\u00eb ndryshme historike nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebndat, e mbylli me nder.<\/p>\n<p>N\u00eb pritje t\u00eb lirimit t\u00eb tij, q\u00eb iu garantua familjes nga njer\u00ebz t\u00eb pushtetit, papritmas kolonel Qazim Komanin e transferuan nga burgu i Tiran\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Jugosllavi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tinzare dhe pa lajm\u00ebruar familjen, nat\u00ebn dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Deri tani nuk \u00ebsht\u00eb gjetur asnj\u00eb dokument zyrtar ekstradimi nga ana e shtetit komunist shqiptar.<\/p>\n<p>Historiania Sulltane Kojqiqi-Ukaj jep nj\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjykuar drejt mbi veprimtarin\u00eb e ushtris\u00eb shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e drejtoi kolonel Qazim Komani si dhe veprimtarin\u00eb e nacionalist\u00ebve shqiptar\u00eb krahasuar me at\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes nacional-\u00e7lirimtare (LN\u00c7). Ajo shkruan<a href=\"#_ftn5\" name=\"_ftnref5\">[5]<\/a>:<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00ebse LN\u00c7-a ishte forca kryesore antifashiste dhe ka meritat e veta n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr okupatorit, nacionalist\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb meritor\u00ebt n\u00eb mbrojtje t\u00eb kufirit t\u00eb Kosov\u00ebs nga \u00e7etnik\u00ebt dhe komunist\u00ebt serbo-malazez. Nuk mund t\u00eb anashkalohet fakti se Kosova gjat\u00eb viteve 1941-1944 iu bashkua Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebr kat\u00ebr vite u krijua nj\u00eb elit\u00eb intelektual\u00ebsh q\u00eb mori mbi vete barr\u00ebn e kombit, u formua nj\u00eb administrat\u00eb dhe nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse, si kryetar bashkie, n\u00ebnprefekt\u00eb, prefekt, nj\u00eb ekonomi e nj\u00eb bujq\u00ebsi q\u00eb sh\u00ebnoi rritje, nj\u00eb arsim komb\u00ebtar (sepse m\u00eb par\u00eb gati po harrohej fare gjuha shqipe) etj. Th\u00ebn\u00eb shkurt pati nj\u00eb shtet shqiptar me funksionimin e gjith\u00eb sektor\u00ebve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb shtet.\u201d <\/em><\/p>\n<p>M\u00eb tej, po n\u00eb at\u00eb faqe, ajo vijon:<\/p>\n<p><em>\u201cDhe e gjith\u00eb kjo ploj\u00eb e komunist\u00ebve jugosllav\u00eb u la n\u00eb heshtje n\u00eb em\u00ebr t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb shqiptaro-jugosllave. Bile, Enveri p\u00ebrdori agjentur\u00ebn jugosllave p\u00ebr t\u2019i eliminuar kund\u00ebshtar\u00ebt e vet\u00eb. Nacionalist\u00ebt shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri u eliminuan me krim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, e reciprok, nd\u00ebrsa ata q\u00eb nuk p\u00ebrkuleshin mundohej t\u2019i b\u00ebnte mercenar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb dram\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebsuan figurat m\u00eb eminente t\u00eb kombit q\u00eb kishin luftuar p\u00ebr \u00e7lirim dhe bashkim komb\u00ebtar. Nj\u00eb fat t\u00eb till\u00eb pati edhe Qazim Komani komandant i Ushtris\u00eb Shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitet 1943-1944.\u201d <\/em><\/p>\n<p>K\u00ebshtu kolonel Qazim Komani iu dor\u00ebzua xhelatit Spasoje Gjakovi\u00e7, i cili i organizoi nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor n\u00eb Prizren. U akuzua nga nj\u00eb gjykat\u00eb serbo-\u00e7etnike me akuzat se kishte qen\u00eb komandant i nj\u00eb ushtrie n\u00eb koh\u00eb pushtimi, q\u00eb kishte kryer krime kund\u00ebr popullat\u00ebs serbe dhe l\u00ebvizjes nacional-\u00e7lirimtare n\u00eb bashk\u00ebpunim me gjerman\u00ebt. Gjyqi n\u00eb Prizren u b\u00eb pa avokat. Kolonel Qazim Komani u mbrojt vet\u00eb. Paralelisht me t\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin gjyq, u gjykua edhe kolonel Fuad Dibra (i cili m\u00eb von\u00eb u ekzekutua), komandant i batalionit IV t\u00eb Gjilanit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Sikurse shprehet historiani i shquar Hakif Bajrami, n\u00eb gjyq kolonel Qazim Komani do t\u00eb tregoj\u00eb se nuk mbrohej me fjal\u00eb, por padin\u00eb e kishte kthyer n\u00eb akuz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb ideologjie e cila hiqej se \u00ebsht\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsi sociale e p\u00ebr barazi komb\u00ebtare, por n\u00eb esenc\u00eb demaskohej nga terrori i eg\u00ebr dhe dhuna q\u00eb ushtronte kund\u00ebr popullit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs. Mes t\u00eb tjerash, ai do t\u00eb deklaronte:<\/p>\n<p><em>\u201cSi n\u00ebpun\u00ebs dhe oficer i Shqip\u00ebris\u00eb isha i detyruar p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer atje ku e k\u00ebrkonte kombi im. Fati m\u00eb solli n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer me nder. <\/em><\/p>\n<p><em>Me gjith\u00eb popujt jam sjell\u00eb njer\u00ebzisht, pa dallim race e feje, p\u00ebr \u00e7ka jam i lumtur, sepse gjat\u00eb procesit gjyq\u00ebsor t\u00eb montuar nuk u paraqit askush p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ngarkuar.\u201d<a href=\"#_ftn6\" name=\"_ftnref6\"><strong>[6]<\/strong><\/a> <\/em><\/p>\n<p>Gjykata e Prizrenit m\u00eb 15 maj 1946 e d\u00ebnoi me vdekje. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebnim koloneli Qazim Komani paraqiti rekurs pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Apelit n\u00eb Beograd, ku k\u00ebrkonte rishikim t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Gjykata e Prizrenit. Gjykata e Lart\u00eb la n\u00eb fuqi vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Prizrenit. M\u00eb von\u00eb, me k\u00ebrkesa t\u00eb tjera nga familja organeve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetit jugosllav, Presidiumi i Kuvendit Popullor t\u00eb RFPJ, m\u00eb 2 tetor 1946, ia zbriti d\u00ebnimin me vdekje n\u00eb burgim 20-vje\u00e7ar duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe pun\u00eb t\u00eb detyrueshme, humbjen e t\u00eb drejtave politika dhe qytetare, p\u00ebrve\u00e7 atyre prind\u00ebrore n\u00eb afat prej pes\u00eb vitesh. Ky vendim u n\u00ebnshkrua nga Dr.Ivan Ribar<a href=\"#_ftn7\" name=\"_ftnref7\">[7]<\/a>, Kryetar i Presidiumit t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Falja e jet\u00ebs ndodhi n\u00eb saj\u00eb t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb provave dhe interesimit t\u00eb disa antifashist\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Pas uljes s\u00eb d\u00ebnimit e d\u00ebrguan n\u00eb kampin fam\u00ebkeq t\u00eb Sremska Mitrovic\u00ebs. Raif Halimi, i burgosur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin burg, d\u00ebshmonte<a href=\"#_ftn8\" name=\"_ftnref8\">[8]<\/a>:<\/p>\n<p><em>\u201c\u2026 merrnim vet\u00ebm nga 200 gr. buk\u00eb misri n\u00eb dit\u00eb, nuk kemi lejuar asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb jepeshim e t\u00eb merrnim di\u00e7ka nga ato q\u00eb s\u2019ishin tonat. M\u00eb kujtohet nj\u00eb rast kur ishim mekur urie e n\u00eb oborr q\u00ebndronin grumbull disa lakra si provokim, t\u00eb gjith\u00eb e p\u00ebrmbajt\u00ebm veten e nuk b\u00ebm\u00eb asnj\u00eb gjest p\u00ebr grabitjen e tyre. Ka pasur shum\u00eb t\u00eb vdekur nga uria. Me qindra u shuan dal\u00ebngadal\u00eb nga vdekja e bardh\u00eb, si i thoshim ne, por po i p\u00ebrmend vet\u00ebm disa: Haki Taipin nga Prizreni, Idriz Hogoshtin (hoxh\u00eb, shum\u00eb p\u00ebrparimtar dhe komb\u00ebtar), prof.Kol\u00eb Margjinin, Qazim Komonin (kolonel nga Gjakova), Njazi \u00c7arkaxhiun nga Ferizaj, e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.\u201d <\/em><\/p>\n<p>Historiania Sabile Ke\u00e7mezi-Basha sjell aspekte t\u00eb tjera t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb t\u00eb burgosurve n\u00eb burgun Sremska Mitrovica, duke iu referuar krijimit t\u00eb Organizate\u0308n Nacionale &#8211; Demokratike Shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb burg nga Raif Halimi, Ismet Boletini dhe Ramadan Rexha. Kjo organizat\u00eb ilegale\u00a0 u vinte\u00a0 n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb burgosurve q\u00eb jetonin aty n\u00eb kushte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Ismet Boletini, nipi i heroit komb\u00ebtar Isa Boletini, dhe Maliq Sahiti gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb burg ishin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr pastrimin dhe kjo u mund\u00ebsonte kontakt me t\u00eb gjith\u00eb burgosurit. Mes t\u00eb tjerash<a href=\"#_ftn9\" name=\"_ftnref9\">[9]<\/a>:<\/p>\n<p><em>\u201c\u2026 ata edhe iu ndihmonin duke iu de\u0308rguar cigare e fruta ne\u0308 qelit e tyre. Duhet pe\u0308rmendur se ndihmese\u0308 te\u0308 madhe iu kishin dhe\u0308ne\u0308: Kole\u0308 Mark Gjinit, Qazim Komonit, Shaqir Currit, Gani Beg Kryeziut, e shume\u0308 te\u0308 tjere\u0308ve.\u201d <\/em><\/p>\n<p>Historiani Dr.Hakif Bajrami n\u00eb studimet e tij, mb\u00ebshtetur n\u00eb dokumente arkivore t\u00eb mbledhura, disa prej t\u00eb cilave u p\u00ebrmend\u00ebn m\u00eb sip\u00ebr, tregon<a href=\"#_ftn10\" name=\"_ftnref10\">[10]<\/a>:<\/p>\n<p><em>I s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga torturat, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit Qazim Komani do t\u2019i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb kontrolli t\u00eb vonuar prej mjek\u00ebve: Dr.Ridelli (gjerman), Dr.Franci (zviceran), Dr.Llangi (hollandez), t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Kryqit t\u00eb Kuq. K\u00ebta mjek\u00eb humanist\u00eb do t\u00eb konstatojn\u00eb diagnoz\u00ebn e s\u00ebmundjes s\u00eb Qazim Komanit. Ajo s\u00ebmundje do t\u00eb ishte: rob\u00ebria e kombit t\u00eb tij. Edhe n\u00eb burg, n\u00eb prani t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve politik\u00eb, Qazim Komani haptaz theksonte me nj\u00eb kushtrim burri t\u00eb pamposhtur:<\/em><\/p>\n<p><em>O Kosov\u00eb o tok\u00eb bekue <\/em><\/p>\n<p><em>Gjith\u00eb p\u00ebr ty gjaku m\u2019gufon<\/em><\/p>\n<p><em>S\u2019ka shqyptar kush TY t\u2019harron\u201d<\/em><\/p>\n<p>Ai vdiq rreth muajit gusht 1950. Varri i tij nuk dihet.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn e fundit q\u00eb i drejtonte nga burgu gruas s\u00eb tij besnike mes t\u00eb tjerave Qazim Komani shkruante:<\/p>\n<p><em>\u201c\u2026 Un\u00eb jam n\u00eb spital ka tre muaj dhe p\u00ebrve\u00e7 fatkeq\u00ebsive \u00e7do dit\u00eb m\u00eb asht m\u00eb keq. Ndonj\u00eb lajm katastrofik p\u00ebr mua mos t\u00eb t\u00eb kapi n\u00eb befasi, sepse p\u00ebr ju ka koh\u00eb q\u00eb nuk jam.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk t\u00eb kam l\u00ebn\u00eb as pasuri, as borxh<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb jeni n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e Zotit<\/em><\/p>\n<p><em>I yti\u2026\u201d<\/em><\/p>\n<p>Zoti pati m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr at\u00eb familje, por jo regjimi i Enver Hoxh\u00ebs i cili k\u00ebtij patrioti ia nxorri gruan me 6 f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe. Mbi ta do t\u00eb r\u00ebndonin dhe vazhdonin pasojat e d\u00ebnimit jugosllav, por tashm\u00eb p\u00ebr turp n\u00eb shtetin shqiptar! Ishte i nj\u00ebjti fat si p\u00ebr qindra e mij\u00ebra familje t\u00eb tjera kosovare dhe shqiptare.<\/p>\n<p>Me rastin e 25-vjetorit t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb vitin 1937, mbreti Zog i akordoi Qazim Komanit Urdhrin Skanderbeg.<\/p>\n<p>Me dekretin nr.547, dat\u00eb 3 qeshor 1993, presidenti Sali Berisha dekoroi Qazim Komanin me urdh\u00ebrin \u201cP\u00ebr Veprimtari Patriotike t\u00eb Klasit t\u00eb I-r\u00eb\u201d me motivacion: \u201cUdh\u00ebheq\u00ebs, organizator i pen\u00ebs dhe pushk\u00ebs p\u00ebr realizimin e programit t\u00eb Komitetit Komb\u00ebtar t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sokol Qazim Komani\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Lindita Sokol Komani Me rastin e 130-vjetorit t\u00eb lindjes Jet\u00ebshkrim i p\u00ebrmbledhur Qazim Komani lindi n\u00eb Gjakov\u00eb m\u00eb 17 janar 1895, n\u00eb nj\u00eb familje e cila gjithnj\u00eb ishte flijuar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb etnike dhe p\u00ebr flamurin komb\u00ebtar. Duke i q\u00ebndruar besnik atij parimi dhe duke nderuar idealin gjith\u00ebkomb\u00ebtar, n\u00eb 1948, si i burgosur &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":101400,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42,37],"tags":[],"class_list":["post-101397","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101397","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101397"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101397\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":101401,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101397\/revisions\/101401"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/101400"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101397"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101397"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101397"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}