{"id":101713,"date":"2025-01-17T20:41:17","date_gmt":"2025-01-17T20:41:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=101713"},"modified":"2025-01-17T20:41:21","modified_gmt":"2025-01-17T20:41:21","slug":"meta-u-rrembeva-qe-mos-tregoja-disa-te-verteta-rama-blen-nderkombetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/17\/meta-u-rrembeva-qe-mos-tregoja-disa-te-verteta-rama-blen-nderkombetaret\/","title":{"rendered":"Meta: U \u201crr\u00ebmbeva\u201d q\u00eb mos tregoja disa t\u00eb v\u00ebrteta! Rama blen nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Presidentit i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb Ilir Meta, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u2018Ora News\u2019 ka deklaruar se \u201911 Maji\u2019 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb vendimtare sepse ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ekzistenc\u00ebn e kombit ton\u00eb, me forcimin apo zhb\u00ebrjen e identitetit komb\u00ebtar e kulturor.<\/p>\n<p>Ai shtoi se t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb thoshte dhe thot\u00eb Partia e Liris\u00eb jan\u00eb t\u00eb padurueshme nga regjimi kleptokratik n\u00eb fuqi dhe tutor\u00ebt e tij sepse ato u hapin syt\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt bombardohen me g\u00ebnjeshtra,<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Pyetje: Z. Meta po b\u00ebhen tre muaj q\u00eb nga arrestimi i juaj dhe kan\u00eb mbetur m\u00eb pak se 4 muaj nga 11 Maji, dita e zgjedhjeve. Si ndiheni dhe a nuk jeni i shqet\u00ebsuar p\u00ebr fatin e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje?<\/strong><\/p>\n<p>Personalisht ndihem shum\u00eb mir\u00eb si nga aspekti i sh\u00ebndetit dhe parametrat fizik\u00eb dhe po k\u00ebshtu optimist p\u00ebr t\u00eb ardhmen edhe pse ajo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb ajo q\u00eb ishte prej shum\u00eb vitesh q\u00eb at\u00ebher\u00eb kur Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00ebllimisht, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00ebn realizimit gradual t\u00eb nj\u00eb grushti shteti, produkti i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht instalimi i arbitraritetit dhe kleptokracis\u00eb, q\u00eb e kan\u00eb shnd\u00ebrruar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb korruptuar t\u00eb Evrop\u00ebs dhe t\u00eb dytin n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr ryshfetet.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsimi im kryesor \u00ebsht\u00eb e ardhmja e vendit dhe 11 Maji \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb vendimtare sepse ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ekzistenc\u00ebn e kombit ton\u00eb, me forcimin apo zhb\u00ebrjen e identitetit komb\u00ebtar e kulturor, me forcimin apo zhb\u00ebrjen dhe degradimin e familjes shqiptare, n\u00eb thellimin e luft\u00ebs s\u00eb re t\u00eb klasave q\u00eb zbaton \u201cRilindja\u201d duke asgj\u00ebsuar shtres\u00ebn e mesme dhe varf\u00ebruar edhe m\u00eb skajsh\u00ebm shtresat m\u00eb vulnerab\u00ebl dhe t\u00eb pambrojtura t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ton\u00eb apo me rind\u00ebrtimin e nj\u00eb kohezioni social dhe nisjen e nj\u00eb modeli t\u00eb ri ekonomik q\u00eb garanton jo vet\u00ebm ndalimin e shpopullimit, por edhe shnd\u00ebrrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb nj\u00eb fuqi eksportuese t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb nivel rajonal.<\/p>\n<p><strong><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Pyetje: Sa e d\u00ebmton Partin\u00eb e Liris\u00eb burgosja juaj?<\/span><\/strong><\/p>\n<p>Kjo varet nga vet\u00eb Partia e Liris\u00eb dhe lidershipi i saj t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb sprove historike. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se rr\u00ebmbimi im banditesk u b\u00eb sipas nj\u00eb regjie mafioze t\u00eb planifikuar prej koh\u00ebsh q\u00eb synonte asgj\u00ebsimin e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb si nj\u00eb faktor politik i pavarur dhe me integritet q\u00eb \u00e7do vendim e merr n\u00eb interes t\u00eb vendit n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe sovranitetit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>T\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb thoshte dhe thot\u00eb Partia e Liris\u00eb jan\u00eb t\u00eb padurueshme nga regjimi kleptokratik n\u00eb fuqi dhe tutor\u00ebt e tij sepse ato u hapin syt\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt bombardohen me g\u00ebnjeshtra, mashtrime dhe sigurisht edhe me taksa t\u00eb reja gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, si n\u00eb nivel vendor dhe komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu beteja e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb p\u00ebr rikthimin e llogaridh\u00ebnies \u00ebsht\u00eb e papranueshme nga regjimi sepse ajo sjell p\u00ebrmbytjen e kleptokracis\u00eb e bashk\u00eb me t\u00eb edhe nd\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb. Kryeministri Rama, por edhe t\u00eb tjer\u00eb thon\u00eb se arrestimi juaj apo ai i Berish\u00ebs, tregojn\u00eb se ka iku koha e t\u00eb paprekshm\u00ebve dhe se drejt\u00ebsia m\u00eb n\u00eb fund po vepron<\/p>\n<p>Kur kleptokrati Rama flet p\u00ebr paprekshm\u00ebrin\u00eb time ka gjithmon\u00eb parasysh pashtantazhueshm\u00ebrin\u00eb time nga regjimi i tij dhe tutor\u00ebt e tij q\u00eb e mb\u00ebshtesin p\u00ebr t\u00eb pla\u00e7kitur copa Shqip\u00ebrie. E theksoj k\u00ebt\u00eb sepse un\u00eb gjithmon\u00eb kam qen\u00eb i hapur ndaj drejt\u00ebsis\u00eb madje edhe Padrejt\u00ebsis\u00eb, si\u00e7 ka ndodhur nga tetori 1992 kur m\u00eb \u00ebsht\u00eb hequr imuniteti p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 23-vje\u00e7are e deri tani q\u00eb po ju p\u00ebrgjigjem ju nga qelia Nr.5.<\/p>\n<p>Asnj\u00ebher\u00eb nuk i jam shmangur drejt\u00ebsis\u00eb apo kurr\u00eb nuk kam tentuar t\u00eb mbyll \u00e7\u00ebshtje me procedur\u00eb. Nd\u00ebrsa Rama \u00ebsht\u00eb varrmih\u00ebsi i Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi duke e kapur at\u00eb p\u00ebr fyti me shkelje t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Kushtetut\u00ebs, si\u00e7 un\u00eb e kam provuar bot\u00ebrisht edhe n\u00eb Komisionin e Venecias kur isha President.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kjo drejt\u00ebsi e Ram\u00ebs p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr rritjen n\u00eb progression gjeometrik t\u00eb korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri sidomos q\u00eb nga 2017 kur ky mori i vet\u00ebm edhe timonin edhe tepsin\u00eb. A ka gj\u00eb m\u00eb t\u00eb turpshme se fakti q\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit shqiptar\u00eb renditen t\u00eb fundit n\u00eb bot\u00eb p\u00ebrsa i takon nivelit t\u00eb kreativitetit?<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb treguesi m\u00eb ogurzi p\u00ebr t\u00eb ardhmen e nj\u00eb vendi, shoq\u00ebrie dhe kombi. Sepse diktaturave u duhet uniformiteti dhe jo kreativiteti. Ndaj duhet asgj\u00ebsuar opozita dhe \u00e7do mendim kritik, ndaj duhet bler\u00eb shoq\u00ebria civile, ndaj duhen bler\u00eb apo n\u00ebnshtruar mediat dhe ndaj duhet politizuar n\u00eb ekstrem sistemi arsimor dhe eliminuar liria akademike dhe autonomia universitare.<\/p>\n<p><strong>Rama g\u00ebzon p\u00ebrkrahje nd\u00ebrkomb\u00ebtare pavar\u00ebsisht pretendimeve t\u00eb opozit\u00ebs. A keni nj\u00eb koment?<\/strong><\/p>\n<p>Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb provuar se si Rama i realizon blerjet e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve dhe rasti McGonigal \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekzemplar n\u00eb nivel global.<\/p>\n<p>Ashtu sikurse p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kemi tre rezoluta nd\u00ebrkomb\u00ebtare shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb tregojn\u00eb reflektim i cili ka ardhur m\u00eb shum\u00eb si rezultat i q\u00ebndres\u00ebs opozitare n\u00eb vend e cila duhet t\u00eb p\u00ebrforcohet m\u00eb tej.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb vendosm\u00ebrisht t\u00eb p\u00ebrballet opozita me regjimin aq m\u00eb shum\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt do jen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb pranojn\u00eb dhe denoncojn\u00eb devijimet e r\u00ebnda q\u00eb soll\u00ebn instalimin e k\u00ebtij regjimi antidemokratik.<\/p>\n<p>P\u00ebr Ndryshimin faktor vendimtar do t\u00eb mbetet vendosm\u00ebria dhe lufta e opozit\u00ebs dhe vet\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. P\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nj\u00eb demokraci fasad\u00eb q\u00eb pranohet nga shqiptar\u00ebt nuk p\u00ebrb\u00ebn shqet\u00ebsim.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu p\u00ebr evropian\u00ebt largimi i t\u00eb rinjve tan\u00eb drejt BE nuk p\u00ebrb\u00ebn shqet\u00ebsim sepse ata do t\u00eb preferonin m\u00eb mir\u00eb shqiptar\u00eb e ballkanas sesa bangladeshas apo sudan\u00eb. Po k\u00ebto q\u00eb s\u2019jan\u00eb problem i madh p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje ekzistenciale p\u00ebr kombin ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Avokati juaj ka dor\u00ebzuar rekursin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb kund\u00ebr arrestit tuaj me paraburgim. A keni besim n\u00eb nj\u00eb vendim pozitiv?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam naiv q\u00eb t\u00eb besoj n\u00eb nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie gjer\u00ebsisht t\u00eb kapur. Por ne jemi t\u00eb detyruar t\u00eb shterojm\u00eb t\u00eb gjitha hapat brenda vendit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta ndjekim k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Gjykat\u00ebn Europiane.<\/p>\n<p>Aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb un\u00eb i kam denoncuar si askush tjet\u00ebr edhe p\u00ebr shkak t\u00eb pozicioneve (si Kryetar Kuvendi dhe President i Republik\u00ebs) t\u00eb gjitha momentet ky\u00e7e t\u00eb kapjes s\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi, q\u00eb nga zgjedhja e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm me 69 vota e deri te betimet te \u201cLana\u201d t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Para pak dit\u00ebsh d\u00ebgjova nj\u00eb lajm shum\u00eb korrekt n\u00eb media se nj\u00eb person i vetdor\u00ebzuar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe pjes\u00ebtar i nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal me urdh\u00ebr t\u00eb SPAK-ut ishte arrestuar nga forcat RENEA.<\/p>\n<p><strong>Lind pyetja si shpjegohet q\u00eb Presidenti i forc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb opozitare rr\u00ebmbehet n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs nga persona me maska pa iu paraqitur asnj\u00eb urdh\u00ebrarrest apo shkres\u00eb zyrtare sipas ligjit dhe futet n\u00eb makin\u00eb private?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb regjim mafioz ku ligji, Kushtetuta, Konventa Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut nuk kan\u00eb pik\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu duhet \u201cmir\u00ebkuptuar\u201d edhe sjellja e SPAK-ut. Ata nuk jan\u00eb vet\u00ebm n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb tjet\u00ebr mandate 4-vje\u00e7ar p\u00ebrmes arrestimeve t\u00eb opozit\u00ebs por jan\u00eb n\u00eb fushat\u00eb edhe p\u00ebr veten e tyre p\u00ebr t\u00eb garantuar mandatet e p\u00ebrjetshme n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn dhe parimet e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Por sado t\u00eb zgjas\u00eb nata, agimi \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ne jemi nj\u00eb vend q\u00eb jemi m\u00ebsuar me fatkeq\u00ebsi t\u00eb zgjatura por un\u00eb jam shum\u00eb optimist se 12 vitet e \u201cRilindjes\u201d jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ta gjykuar at\u00eb si fatkeq\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb se \u00e7do pushtim q\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebrgjysmoi popullsin\u00eb aktive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Jam besimplot\u00eb edhe te reagimi i Diaspor\u00ebs ton\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb mund\u00ebsi historike p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar vendin e t\u00eb ardhmen e tij. Vota e tyre \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se remitancat e tyre q\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb p\u00ebr prind\u00ebrit, vlera e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjysmuar p\u00ebr shkak t\u00eb zhvler\u00ebsimit kriminal t\u00eb euros dhe dollarit.<\/p>\n<p>\/\u00a0<a href=\"https:\/\/www.oranews.tv\/politike\/meta-per-ora-news-shqetesimi-kryesor-11-maji-rrembimi-im-banditesk-u-be-i1213885\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Ora News<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidentit i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb Ilir Meta, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr \u2018Ora News\u2019 ka deklaruar se \u201911 Maji\u2019 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb vendimtare sepse ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ekzistenc\u00ebn e kombit ton\u00eb, me forcimin apo zhb\u00ebrjen e identitetit komb\u00ebtar e kulturor. Ai shtoi se t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb thoshte dhe thot\u00eb Partia e Liris\u00eb jan\u00eb t\u00eb padurueshme &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":101714,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-101713","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101713","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101713"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101713\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":101715,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101713\/revisions\/101715"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/101714"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101713"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101713"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101713"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}