{"id":101789,"date":"2025-01-18T16:40:51","date_gmt":"2025-01-18T16:40:51","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=101789"},"modified":"2025-01-18T16:40:51","modified_gmt":"2025-01-18T16:40:51","slug":"asgje-e-re-nga-fronti-i-gjykates-anitkushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/18\/asgje-e-re-nga-fronti-i-gjykates-anitkushtetuese\/","title":{"rendered":"Asgj\u00eb e re nga Fronti i Gjykat\u00ebs AnitKushtetuese&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Adriana KALAJA<\/strong><\/p>\n<p>Nga vendimi i djesh\u00ebm i k\u00ebsaj trupe jo vet\u00ebm antiKushtetuese por edhe AntiKomb\u00ebtare, u pa se:<\/p>\n<p>&#8211; Vijon sh\u00ebrbimi i tyre ndaj regjimit, kund\u00ebr Liderit Historik t\u00eb Opozit\u00ebs Prof. Dr. Sali Berisha.<\/p>\n<p>&#8211; Vijon sh\u00ebrbimi i tyre ndaj regjimit Opozit\u00ebs, Pluralizmit dhe vet\u00eb Demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Vijon dh\u00ebnia e vendimeve me urdh\u00ebr politik.<\/p>\n<p>&#8211; Vijon dh\u00ebnia e vendimeve pa vendim dhe n\u00eb kontradik\u00eb me vendimet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>&#8211; Vijon rr\u00ebzimi i k\u00ebrkesave ligjore dhe kushtetuese Liderit Historik t\u00eb Opozit\u00ebs Prof. Dr. Sali Berisha n\u00eb k\u00ebrkesa proceduriale.<\/p>\n<p>&#8216; Vijon rr\u00ebzimi i k\u00ebrkesave ligjore dhe kushtetuese Liderit Historik t\u00eb Opozit\u00ebs Prof. Dr. Sali Berisha n\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb themelta.<\/p>\n<p>&#8211; Vijon p\u00ebrkrahja e k\u00ebsaj trupe AntiKushtetuese p\u00ebr lejimin n\u00eb k\u00ebto gjykime t\u00eb gjyqtares Xhaferllari.<\/p>\n<p>&#8216; Vijon pjesmarrja antikushtetuese n\u00eb k\u00ebto vendimarrje n\u00eb konflikt interesi e gjyqtares Xhaferllari.<\/p>\n<p>&#8211; Vijon votimi AntiKushtetuese kund\u00ebr Liderit Historik t\u00eb Opozit\u00ebs Prof. Dr. Sali Berisha, n\u00eb konflikt interesi e gjyqtares Xhaferllari.<\/p>\n<p>&#8216; Vijon votimi AntiKushtetuese kund\u00ebr Liderit Historik t\u00eb Opozit\u00ebs Prof. Dr. Sali Berisha, n\u00eb konflikt interesi e gjyqtares Xhaferllari.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha?<\/p>\n<p>Bashk\u00ebjetesa e lumtur me deputetin Alibeaj, tashm\u00eb t\u00eb fshehur jo vet\u00ebm n\u00eb organet kompetente t\u00eb deklarimit vjetor por edhe rast pas rasti si\u00e7 e p\u00ebrcakton Ligji \u201cP\u00ebr konfliktin e interesit\u201d para Mbledhjes s\u00eb Gjyqtar\u00ebve AntiKushtetues.<\/p>\n<p>Ja ti marim me rradh\u00eb:<\/p>\n<p>N\u00eb vendimmarrjen e dat\u00ebs 17.01.2025, Trupa AntiKushtetuese n\u00eb paragrafin e tret\u00eb (foto 1), shprehet se:<\/p>\n<p>\u201cGjykata vler\u00ebsoi se pretendimet n\u00eb lidhje me pavar\u00ebsin\u00eb dhe paanshm\u00ebrin\u00eb e gjykatave t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr shkak t\u00eb ligjit nr. 95\/2016 nuk mund t\u00eb merret n\u00eb shqyrtim pasi p\u00ebrb\u00ebn gj\u00eb t\u00eb gjykuar.\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vendimmarrjen Antikushtetuese Nr. 81 t\u00eb dat\u00ebs 21.11.2024 (foto 2 \u2013 11), pika 33 shprehet se:<\/p>\n<p>\u201c&#8230;&#8230;&#8230;. N\u00eb vler\u00ebsimin e k\u00ebsaj k\u00ebrkese, nj\u00eb tjet\u00ebr gjyqtare e GJKKO-s\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, me vendimin nr. 430, dat\u00eb 26.10.2023, ka vendosur mospranimin e saj, si t\u00eb pabazuar n\u00eb ligj dhe n\u00eb prova. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, nuk rezulton se shkaku i paraqitur nga k\u00ebrkuesi n\u00eb k\u00ebt\u00eb ankim kushtetues, pra shkarkimi i gjyqtares nga ish-KLD-ja, t\u00eb jet\u00eb ngritur p\u00ebrpara GJKKO-s\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb&#8230;&#8230;\u201d,<\/p>\n<p>duke na legjitimuar ne n\u00eb akuzat tona lidhur me k\u00ebto vendimmaarrje dhe duke mos i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje pyetjeve shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme si:<\/p>\n<ol>\n<li>Pse gjyqtarja Irena me 3 mbiemra nuk priti vendimarjen e po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjykat\u00eb lidhur me perjashtimin e saj po e mori at\u00eb m\u00eb dat\u00eb 30.12.2023?<\/li>\n<li>Ku e gjent\u00eb sigurin\u00eb Irena me 3 mbiemra q\u00eb t\u00eb merte nj\u00eb vendim lidhur me mas\u00ebn e sigurimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ishte dh\u00ebn\u00eb vendimi p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e saj?<\/li>\n<li>Po n\u00ebse vendimarja e dat\u00ebs 05.01.2024 lidhur me p\u00ebrjashtimin e gjyqtares Irena me 3 mbiemra do ishte pranuar nga trupa tjet\u00ebr e pot \u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjykat\u00eb, \u00e7far\u00eb do ishte b\u00ebr\u00eb me at\u00eb vendim?<\/li>\n<\/ol>\n<p>Dhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, duke kund\u00ebrshtuar edhe vetveten n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendimmarrje, ku vet\u00ebm n\u00eb pik\u00ebn e m\u00ebposhtme, pra n\u00eb at\u00eb me num\u00ebr 34, kjo Trup\u00eb Antikueshtetuese, duke harruar se \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebn 33, shprehet se:<\/p>\n<p>\u201c&#8230;&#8230;.p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb k\u00ebrkuesi nuk ka paraqitur p\u00ebrpara GJKKOs\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e gjyqtares pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, edhe pse dispozitat procedurale, nenet 15 e vijues t\u00eb KPP-s\u00eb, ia garantonin k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, dhe p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ai nuk ka parashtruar ndonj\u00eb shkak p\u00ebr mospasjen dijeni t\u00eb shkakut t\u00eb p\u00ebrjashtimit apo p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb mjet procedural, konsiderohet se k\u00ebrkuesi nuk ka shteruar mjetet juridike efektive n\u00eb dispozicion, n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 131, pika 1, shkronja \u201cf\u201d, t\u00eb Kushtetut\u00ebs. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ky pretendim, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, nuk mund t\u00eb merret n\u00eb shqyrtim.\u201d.<\/p>\n<p>Pra, m\u00eb dat\u00eb 17.01.2025 Trupa AntiKushtetuese shprehet se \u00ebsht\u00eb \u201cgj\u00eb e gjykuar\u201d, nd\u00ebrsa n\u00eb dat\u00eb 21.11.2024, n\u00eb pik\u00ebn 33 thot\u00eb se k\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrjashtim \u00ebsht\u00eb gjykuar nga nj\u00eb gjqtare tjet\u00ebr e n\u00eb pik\u00ebn 34, duke fshehur faktet n\u00eb dosje por edhe ato t\u00eb ditura bot\u00ebrisht, shprehet se k\u00ebrkuesi nuk paska paraqitur k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e gjyqtares Irena me 3 mbiemra!!!!!?????<\/p>\n<p>Vijojm\u00eb:<\/p>\n<p>Sipas vendimmarrjes s\u00eb dat\u00ebs 17.01.2025, Trupa AntiKushtetuese n\u00eb paragrafin e pest\u00eb, pika 1, g\u00ebrma B, shprehet se:<\/p>\n<p>\u201cB) N\u00eb aspektin substancial Gjykata vler\u00ebsoi proporcionalitetin e mas\u00ebs s\u00eb arrestit ne sht\u00ebpi n\u00eb drejtim t\u00eb nevoj\u00ebs, p\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb dhe ashp\u00ebrsis\u00eb.\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vendimmarrjen Antikushtetuese Nr. 81 t\u00eb dat\u00ebs 21.11.2024, pika 117 shprehet se:<\/p>\n<p>\u201c&#8230;&#8230;&#8230; N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, p\u00ebr sa koh\u00eb u konstatua munges\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e elementit t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr kufizimin e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb k\u00ebrkuesit, n\u00eb raport mbar\u00ebvajtjen e procedimit penal, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e detyrueshme sipas Kushtetut\u00ebs dhe KPP-s\u00eb, Gjykata vler\u00ebson se kjo p\u00ebrb\u00ebn shkak t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb konstatuar cenimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit n\u00eb caktimin e mas\u00ebs \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d. Po k\u00ebshtu, Gjykata, mbi baz\u00ebn e t\u00eb nj\u00ebjtave argumente, konstaton se edhe vet\u00ebm masa e sigurimit personal \u201cDetyrimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsor\u201d duket se i plot\u00ebsonte nevojat e sigurimit t\u00eb mbar\u00ebvajtjes se procedimit penal.\u201d,<\/p>\n<p>duke e p\u00ebrforcuar k\u00ebt\u00eb argument kushtetues edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb pik\u00ebn 118, ku shprehen se:<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr sa m\u00eb lart, Gjykata \u00e7mon se, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb arsyetimit t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr caktimin e dy masave t\u00eb sigurimit, si dhe t\u00eb faktit q\u00eb q\u00ebllimi legjitim i mbar\u00ebvajtjes s\u00eb procedimit penal p\u00ebrmbushet nga masa e sigurimit t\u00eb detyrimit p\u00ebr paraqitje, arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se ka cenim t\u00eb parimit t\u00eb proporcionalitetit nga caktimi i mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d. N\u00eb vler\u00ebsimin e Gjykat\u00ebs, mungesa e arsyetimit t\u00eb nevoj\u00ebs n\u00eb p\u00ebrcaktimin e dy masave tregon nd\u00ebr t\u00eb tjera, mosvler\u00ebsimin e k\u00ebtij aspekti kushtetues dhe ligjor nga ana e gjykatave t\u00eb zakonshme n\u00eb caktimin e masave t\u00eb sigurimit personal. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, caktimi i k\u00ebsaj mase t\u00eb fundit ka cenuar, n\u00eb aspektin substancial, t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u zgjedhur dhe lirin\u00eb e l\u00ebvizjes.\u201d.<\/p>\n<p>Pra sipas sharlatan\u00ebve t\u00eb Trup\u00ebs AntiKushtetuese, vendimi i dat\u00ebs 21.11.2024 lidhur me mas\u00ebn e \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d, p\u00ebrb\u00ebn shkak t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb konstatuar cenimin e parimit t\u00eb proporcionalitetit n\u00eb caktimin e mas\u00ebs dhe mbi baz\u00ebn e t\u00eb nj\u00ebjtave argumente, se edhe vet\u00ebm masa e sigurimit personal \u201cDetyrimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsor\u201d duket se i plot\u00ebsonte nevojat e sigurimit t\u00eb mbar\u00ebvajtjes se procedimit penal, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shprehet n\u00eb dat\u00eb 17.01.2025 se:<\/p>\n<p>N\u00eb aspektin substancial Gjykata vler\u00ebsoi proporcionalitetin e mas\u00ebs s\u00eb arrestit ne sht\u00ebpi n\u00eb drejtim t\u00eb nevoj\u00ebs, p\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb dhe ashp\u00ebrsis\u00eb.\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos folur p\u00ebr turp\u00ebrimin q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb vetes k\u00ebta klloun\u00eb pa integritet moral dhe profesional, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebnaqur tutorin pagator t\u00eb tyre dhe epshet e tij morale dhe politike, as nuk e lexojn\u00eb vendimin q\u00eb i vjen i zbardhur nga zyra e Kryeministris\u00eb, n\u00eb pik\u00ebn 59 t\u00eb vendimit t\u00eb dat\u00ebs 21.11.2024,<\/p>\n<p>\u201c&#8230;&#8230;. Gjykata vler\u00ebson se edhe masa e sigurimit e ndalimit p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb shtetit nuk e pengon k\u00ebrkuesin t\u00eb zhvilloje jet\u00ebn e tij parlamentare. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb kjo mas\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebn kufizim t\u00eb liris\u00eb personale pika 2 e nenit 73 t\u00eb Kushtetut\u00ebs nuk k\u00ebrkon autorizimin e Kuvendit p\u00ebr zbatimin e saj ndaj deputetit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, Gjykata vler\u00ebson se pretendimi i k\u00ebrkuesit n\u00eb drejtim t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb zbatimit t\u00eb nenit 73, pika 2, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, \u00ebsht\u00eb i pabazuar.\u201d,<\/p>\n<p>argumente t\u00eb cilat nuk do ti jept\u00eb as nj\u00eb jurist i vitit t\u00eb par\u00eb t\u00eb juridikut, pasi koncepti i lirive t\u00eb individit p\u00ebrve\u00e7se \u00ebsht\u00eb parashikuar n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shjelluar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jurisprudenc\u00ebn e pasur si t\u00eb GJEDNJ dhe t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias, \u00ebsht\u00eb sanksionuar edhe n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale, ku masat e sigurimit personal k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim dhe efekt kan\u00eb, kufizimin e liris\u00eb s\u00eb individit.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vet\u00ebposht\u00ebrim, as Linditat e Edvinit nuk mund dhe do t`ja b\u00ebnin vetes.<\/p>\n<p>As Lindita q\u00eb u \u201cs\u00ebmur\u201d pa pritur e kujtuar vet\u00ebm se lejoi t\u00eb flitej p\u00ebr Olsin e Xibrak\u00ebs n\u00eb Kuvendin q\u00eb iu mohua e drejta p\u00ebr t\u00eb mar\u00eb pjes\u00eb p\u00ebr 11 muaj Z. Berisha, ndryshe nga sa thon\u00eb Klloun\u00ebt o Oborrit t\u00eb Surrelit dhe as vet\u00eb Lindita e Surreli q\u00eb \u00e7far\u00eb nuk b\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin q\u00eb ka.<\/p>\n<p>Ja pra, q\u00eb \u201ckrisma paska patur\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb evidente, se pas teatrit t\u00eb sh\u00ebmtuar t\u00eb shtyrjes pa shkak t\u00eb seanc\u00ebs plenare t\u00eb dat\u00ebs 27.12.2024, me urdh\u00ebr politik t\u00eb pushtetit mafioz, i hapej rrug\u00eb vendimmarrjes kriminale t\u00eb nj\u00eb gjyqtari bandit dhe kund\u00ebrshtar i demokracis\u00eb m\u00eb dat\u00eb 3 janar, p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb mase sigurimi t\u00eb pak\u00ebrkuar edhe nga vet\u00eb bandit\u00ebt spakist\u00eb.<\/p>\n<p>Thuhet se n\u00eb politik\u00eb nuk ka asngj\u00eb t\u00eb rast\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Imagjinoni n\u00eb politik\u00ebn mafioze t\u00eb Edvinit t\u00eb Kristaqit apo t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb Olsit t\u00eb Xibrak\u00ebs, ku luhen miliarda euro, e ku nj\u00eb pjes\u00eb e tyre shkojn\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebta sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb pushtetit n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb AntiDrejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb aq karagjoz\u00eb, sa me vendimin e djesh\u00ebm, do mbeten p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00eb memet q\u00eb u b\u00ebn\u00eb virus publik pas dat\u00ebs 21.11.2024, se Z. Berisha, nuk mund t\u00eb dilte nga sht\u00ebpia, por n\u00eb Kuvend dhe jasht\u00eb shtetit &#8220;ishte i lir\u00eb t\u00eb l\u00ebviste&#8221;.<\/p>\n<p>Besoj se \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht e dallueshme se jo vet\u00ebm sa t\u00eb drejt\u00eb kemi n\u00eb akuzat tona ndaj k\u00ebsaj Trupe jo vet\u00ebm AntiKushtetuese por edhe AntiKomb\u00ebtare, por edhe sa posht\u00eb mund t\u00eb arrijn\u00eb njer\u00ebz q\u00eb nuk kan\u00eb respekt p\u00ebr dinjitetin dhe integritetin moral e profesional t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto vendimmarrje, nuk mund t\u00eb mungoj\u00eb me vot\u00ebn kundra Z. Berisha, bashk\u00ebjetuesja e Enkeledit, Marsida Xhaferllari dhe n\u00eb dijeni t\u00eb publikut, t\u00eb gjitha rastet pa p\u00ebrjashtim, k\u00ebto vendimmarrje, kan\u00eb qen\u00eb VET\u00cbM n\u00eb interes t\u00eb bashk\u00ebjetuesit Enkeled (vendime t\u00eb cilat t\u00eb h\u00ebn\u00ebn do i depozitojm\u00eb si kall\u00ebzim shtes\u00eb n\u00eb SPAK).<\/p>\n<p>A mund t\u00eb flasim m\u00eb p\u00ebr dinjitet dhe integritet moral?<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb flas edhe un\u00eb!<\/p>\n<p>A mund t\u00eb ket\u00eb dinjitet njer\u00ebzor dhe moral dikush q\u00eb bashk\u00ebjeton me dik\u00eb dhe, q\u00eb ai dikush jo vet\u00ebm b\u00ebn jet\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 se nuk deklaron ligj\u00ebrisht bashk\u00ebjetes\u00ebn, detyron edhe bashk\u00ebjetuesen p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, deri edhe n\u00eb vendimmarrjet kundra atyre q\u00eb ai nuk ia del dot n\u00eb loj\u00eb t\u00eb past\u00ebr morale dhe politike?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sharlatan\u00ebve pseudo opozitar\u00eb, i them se para se t\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb duartrokasin bashk\u00ebjet\u00ebs\u00ebn e \u00e7iftit t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb \u201cfshehur\u201d, t\u00eb na japin p\u00ebrgjigje se:<\/p>\n<ol>\n<li>Pse nuk deklarohet bash\u00ebjetesa nga \u00e7ifti Xhaferllari \u2013 Alibeaj?<\/li>\n<li>A mund t\u00eb mar\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto gjykime ku k\u00ebrkues \u00ebsht\u00eb Z, Berisha bashk\u00ebjetuesja e Enkeledit, gjyqtare Marsida Xhaferllari?<\/li>\n<\/ol>\n<p>Ja t\u00eb dashur Miq.<\/p>\n<p>Kaq e thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>PS: Nuk e di a e hetoi Dumani Altin skandalin seksual n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb? Po ashtu t\u00eb pyesin Dumani Nuredin se mbase di ai ndonj\u00eb gj\u00eb?<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-101790\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/ww-2-300x255.png\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"255\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/ww-2-300x255.png 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/ww-2.png 614w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Adriana KALAJA Nga vendimi i djesh\u00ebm i k\u00ebsaj trupe jo vet\u00ebm antiKushtetuese por edhe AntiKomb\u00ebtare, u pa se: &#8211; Vijon sh\u00ebrbimi i tyre ndaj regjimit, kund\u00ebr Liderit Historik t\u00eb Opozit\u00ebs Prof. Dr. Sali Berisha. &#8211; Vijon sh\u00ebrbimi i tyre ndaj regjimit Opozit\u00ebs, Pluralizmit dhe vet\u00eb Demokracis\u00eb. &#8211; Vijon dh\u00ebnia e vendimeve me urdh\u00ebr politik. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":67658,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-101789","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101789","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101789"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101789\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":101791,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101789\/revisions\/101791"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67658"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101789"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101789"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101789"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}