{"id":101999,"date":"2025-01-21T09:42:21","date_gmt":"2025-01-21T09:42:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=101999"},"modified":"2025-01-22T09:54:33","modified_gmt":"2025-01-22T09:54:33","slug":"erioni-adhurues-i-lalit-e-vice-versa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/21\/erioni-adhurues-i-lalit-e-vice-versa\/","title":{"rendered":"Erioni &#8211; adhurues i \u201cLalit\u201d\u2026 (e vice versa\u2026)"},"content":{"rendered":"<p><strong>Bujar XHAFERI<\/strong><\/p>\n<p>Nuk eshte fjala per ndonje hibrid te rralle te perbere nga dy nenlloje, apo dy variete racash, speciesh apo subspeciesh: Erioni dhe \u201clali\u201d jane dy simbole autoerotic, dy anagrama te njera tjetres, qe kombinohen ne nje kompozite te ngjashme me \u00e7iftezimet e romancave te seksualitetit \u201cestetik\u201d\u2026 \u201cLali \u2013 Eri\u201d: -eshte tentative e simbolikes ku bashkjetojne te kundertat, ku treten esencat kontradiktore, ku shfuqizohen dallimet midis sublimes dhe vulgares, midis urtesise dhe topitjes mendore, shpirtit dhe materies&#8230; Ku sintaksa egzotike deshton ne tentiven e saj gjuhesore per te percaktuar te njejtin human, (Erionin, kryetarin e bashkise), ndersa ky i fundit rreshqet ne menyre te magjishme e del nga \u201ckarkasa\u201d natyrale qe mbart qenien unitare, njejesine njerzore, per t\u2019u shfaqur ne dyformesh, ne dual, ne objekt dhe subjekt, epror dhe lypes, bakshishmarres dhe bakshishdhenes, ne lali dhe Eri\u2026<\/p>\n<p>Duket sikur jane dy karaktere te ndryshem te dale prej metafores sado- masokisem, (sadisti dhe masokisti), ku sadisti nga njera ane dhe masokisti nga ana tjeter, nderrohen here pas here, perputhen, rrotullohen, perkulen, petezohen, dhe befas dalin nga endrra per t\u2019u shfaqur te ndertrupezuar ne \u201cunitin\u201d apo ne \u201cnjejesine\u201d e lekundshme qe perfaqeson \u201ckorporaten\u201d e kryetarit te bashkise se Tiranes\u201d.<\/p>\n<p>Sidoqofte, \u201ctrupi politik\u201d me emrin Erion nuk eshte ende nje \u2018unit\u2019 solid i palekundshem, -nuk eshte ende nje\u201d person\u201d, nje \u201csovran\u201d, nje \u201cautoritet\u201d, apo nje \u201chegjemon\u201d i maturuar, dhe i ngurtesuar ne vetemjaftueshmeri. Keshtu shfaqja e tij \u201cbinare\u201d permes simboleve \u201cEri\u201d dhe \u201cLali\u201d nuk i lejon shqises humane nje observim te persosur kur luan e krijon mirazhin e nje \u201chibridi\u201d neurotik, te nje qenie abstrakte, te padallueshme nga shqisat, nje qenie imagjinare e tipit \u201cnoumena\u201d\u2026<\/p>\n<p>Po ia tek shfaqen njeheresh dyformesh: tipi dhe antitipi, Erioni dhe Lali, &#8211; Erioni &#8211; gang me xhepa te shumte, me bluza me kapu\u00e7, Armani, North Face, Valentino,; \u201crex erected\u201d sipas modelit te Ciceronit te lashte, dhe kryetari i ngrehur modern\u2026 Nderkaq lali gerdalle, si insekt i stergjatur me trupin me gunga, me keputje, hollime qe \u00e7apitet ne kodrat e Saukut, te Baldushkut, te Petreles me trastat e lemoshave ngarkuar&#8230; here si Eri dhe here si Lali, shume ngjyresh ose pangjyre; objekt apo subjekt,- si ne aforizmat tronditese te Kafkes ku nenllojet brenda hibridit jane shpesh dy qenie te kunderta, armiqesore ndaj njera tjetres, (megjithese te ngjashme), ku njera eshte e paisur sigurisht me dhembe te mprehte breresi, me kercinja dhe luspa dhe me thonj kercenues e grices, ndersa tjetra me putra perkedhelese e lesh te zbutur\u2026<\/p>\n<p>Unifikimi i dy figurave lali &#8211; Eri, duket sikur krijojne nje mardhenie \u201chyjnore\u201d, ku njera prej tyre eshte substance dhe tjetra hije, njera eshte materja dhe tjetra vegimi, njera eshte muskuli i perkulshem dhe tjetra sfumatura e thyer ne nuanca, mirazhe, e shembellime&#8230; Aty njehsohet forma me e larte e pompes dhe krenarise me formen me te larte te modestise.., te poshterimit, permbysjes, e te lepirjes\u2026 Kompozite e paperceptueshme ku kombinohen te kundertat,; kuptimet e permbysura nen moskptim, virtuti nen mekat, jeta nen vdekje\u2026<\/p>\n<p>Po te mos kesh parasysh trupin politik qe perfasqeson kryetarin e bashkise se Tiranes, kombinimi lali-Eri, duket thjesht si artific gjuhesor, si nofke folklorike, si \u201cgoje\u00e7thurje\u201d, apo si \u201cinsulte\u201d verbose, si llagap, apo si ofiq paternalist i llojit lal-Krosi, lal-Mali, lal-Gjoni\u2026 Por ne rastin konkret, ky lokucion gjuhesor, \u201cLali_-Eri\u201d shndrrohet ne nje neurose, &#8211; dhe midis tyre shfaqet vija e krisjes, \u00e7arja skizofrenike, kufiri ndares midis botes se jashtme dhe botes se brendshme, midis materies dhe fantazmes, luftes dhe paqes, kufiri midis dashnorit dhe jaranit, armikut dhe mikut, erotikes dhe thanatosit, dashurise dhe urrejtjes\u2026<\/p>\n<p>Eshte neuroza fondamentale e ngrehines shteterore te bashkise se Tiranes&#8230;, korporata shtypse politike e pagezuar, \u201clali- Eri\u201d. Aksi unifikues i kesaj korporate eshte \u201cbakshishi\u201d, identifikimi i tere qytetit me emrin \u201cLali \u2013 Eri\u201d, eshte kthimi i simbolikes ne praktike, i sfumatures ne pragmatik, i nuances ne njolle, i hijes ne relitet, i ikones ne trup te ngurtesuar, i spektrit ne satan \u2026eshte apokalipsi!<\/p>\n<p>Eshte e pamundur te imagjinosh piknisjen e udhetimit tragjik per te kaluar nga hija tek lenda, nga figura tek trupi i prekshem, nga simboli tek misherimi ne trupin politik,- eshte gjithashtu e paqarte vija qe ndan trupin natyral me trupin politik, bakshishmarresin krenar nga lemoshdhenesi \u201ci perunjur\u201d qe sillet neper shtepite e lagjeve te varfera te qytetit me trasta te stolisura nga sirenat e repartit te prapavijes se Bashkise, trasta te lidhura me shirita shumngjyresh te mbushura me lemosha per fukarenjte ku ve\u00e7 pakove te makaronave, orizit, domateve e preshit shpeshhere ka edhe torta ngushelluese per te zotwrit apo zonjat e shtepive\u2026<\/p>\n<p>Aventura e gjate e lalit per te adhuruar Erin eshte marshimi fatal drejt idhujtarise se vetevetes, udhetimi i gjate i vegimit qe shndrohet ne trup ne \u201dkoke drejtuese\u201d ose cjap kurbani-: nga shembelltyre ne qenie reale, nga spekter ne satan sundues, nga bakshishmarres ne lemoshdhenes\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bujar XHAFERI Nuk eshte fjala per ndonje hibrid te rralle te perbere nga dy nenlloje, apo dy variete racash, speciesh apo subspeciesh: Erioni dhe \u201clali\u201d jane dy simbole autoerotic, dy anagrama te njera tjetres, qe kombinohen ne nje kompozite te ngjashme me \u00e7iftezimet e romancave te seksualitetit \u201cestetik\u201d\u2026 \u201cLali \u2013 Eri\u201d: -eshte tentative e simbolikes &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":102000,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-101999","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101999","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101999"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101999\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":102106,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101999\/revisions\/102106"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/102000"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101999"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101999"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101999"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}