{"id":102417,"date":"2025-01-24T18:17:17","date_gmt":"2025-01-24T18:17:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=102417"},"modified":"2025-01-24T18:17:17","modified_gmt":"2025-01-24T18:17:17","slug":"regjimet-autokratike-vrasin-ngadale-dhe-tinezisht-nen-hipnozen-e-roberise-se-mendimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/24\/regjimet-autokratike-vrasin-ngadale-dhe-tinezisht-nen-hipnozen-e-roberise-se-mendimit\/","title":{"rendered":"Regjimet autokratike vrasin ngadal\u00eb dhe tin\u00ebzisht n\u00ebn hipnoz\u00ebn e rob\u00ebris\u00eb s\u00eb mendimit"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Departamentit \u2018Brain Gain\u2019 n\u00eb PD, Andi Mustafaj, u shpreh se \u2018regjimet autokratike vrasin ngadal\u00eb dhe tin\u00ebzisht n\u00ebn hipnoz\u00ebn e rob\u00ebris\u00eb s\u00eb mendimit\u2019.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb takimin me liderin e opozit\u00ebs, Sali Berisha, me tem\u00eb \u2018Ne mundim, ata thyhen\u2019, Mustafaj theksoi se \u2018edhe diktator\u00ebt thyhen, edhe autokrat\u00ebt thyhen, p\u00ebrsa koh\u00eb demokrat\u00ebt jan\u00eb bashk\u00eb n\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb e pal\u00ebkundur p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur edhe t\u00eb fundit gur drejt k\u00ebsaj rruge pa kthim\u2019.<\/p>\n<p><strong> Fjala e plot\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Regjimet autokratike vrasin ngadal\u00eb dhe tin\u00ebzisht n\u00ebn hipnoz\u00ebn e rob\u00ebris\u00eb s\u00eb mendimit.<\/p>\n<p>N\u00ebn nj\u00eb doktrin\u00eb lufte me njeriun, fitoret m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb regjimeve autokratike nuk jan\u00eb ato q\u00eb arrihen duke mundur trupin e tij, por ato q\u00eb arrihen duke mundur mendjen e tij.<\/p>\n<p>Beteja me trup p\u00ebr regjimet \u00ebsht\u00eb betej\u00eb e leht\u00eb. I kufizuar dhe i brisht\u00eb, trupi shtypet, plagoset, gjymtohet. Mbi t\u00eb, pushteti ushtron nj\u00eb trysni t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebs edhe vullneti m\u00eb i madh v\u00ebshtir\u00eb se i b\u00ebn rezistenc\u00eb.<\/p>\n<p>Regjimet synojn\u00eb mendjen e njer\u00ebzve, dhe n\u00ebp\u00ebrmjet zaptimit dhe n\u00ebnshtrimit t\u00eb saj, ato n\u00ebnshtrojn\u00eb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb arsyetuar, p\u00ebr t\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje.<\/p>\n<p>Pesha e fjal\u00ebve \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja q\u00eb na ka mbledhur sot.<\/p>\n<p>Pesha e fjal\u00ebve, t\u00eb cilat n\u00eb p\u00ebrdorimin e tyre n\u00eb publik, n\u00eb ligj\u00ebrimi mediatik e deri n\u00eb debatet e tavolinave t\u00eb kafeve, mund t\u00eb shpjegojn\u00eb por edhe mund t\u00eb krijojn\u00eb realitete.<\/p>\n<p>Pesha e fjal\u00ebve, t\u00eb cilat, n\u00ebse nuk kuptohen, nuk luftohen, mund t\u00eb d\u00ebrmojn\u00eb mendjen e njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Prej 12 vitesh, ne jemi n\u00ebn zjarrin e nj\u00eb sulmi t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm mbi mendjet tona. Nj\u00eb sulm tinzar, n\u00eb fillim i heshtur, n\u00eb vazhdim nj\u00eb psher\u00ebtim\u00eb, n\u00eb p\u00ebrfundim nj\u00eb zhurm\u00eb shurdhuese e cila e ka b\u00ebr\u00eb popullin shqiptar t\u00eb mos d\u00ebgjoj m\u00eb dot z\u00ebrin e vetes s\u00eb vet, z\u00ebrin e arsyes.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb trajtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me sinqeritetin dhe seriozitetin e nevojsh\u00ebm, duhet ta nisim nga nj\u00eb parim: E v\u00ebrteta. \u201cE v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb parimi i t\u00eb gjitha parimeve\u201d, ndaj s\u00eb pari ne duhet t\u2018ia pranojm\u00eb at\u00eb vetes. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se socialist\u00ebt e kan\u00eb fituar raundin e par\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj beteje.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpiqemi ne me \u00e7do z\u00eb dhe form\u00eb t\u00eb kthjellojm\u00eb vetveten dhe shqiptar\u00ebt rreth t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs q\u00eb fsheh propaganda, aq m\u00eb shum\u00eb mobilizohet pushteti p\u00ebr t\u00eb mbajtur gjall\u00eb fasad\u00ebn.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb disiplin\u00eb q\u00eb u shkon vet\u00ebm pasardh\u00ebsve t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, ata kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb sulm absolut deri n\u00eb asgj\u00ebsimin e mendjes s\u00eb fundit t\u00eb lir\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Hap pas hapi, ata kan\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem burgu t\u00eb trurit. Brenda tij, shqiptari nuk mendon m\u00eb, por p\u00ebson n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pareshtur sulmet e makineris\u00eb s\u00eb propagand\u00ebs dhe ushtar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>I varur n\u00eb mend\u00ebsin\u00eb q\u00eb imponohet brenda burgut t\u00eb mendimit, nervi i reagimit \u00ebsht\u00eb goditur gjithashtu sa her\u00eb shqiptari nuk kund\u00ebrshton m\u00eb duke pranuar si t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb ato \u00e7ka imazhi dhe z\u00ebri i pushtetit p\u00ebrcjell tek ai.<\/p>\n<p>Hap pas hapi, propaganda e autokracis\u00eb ka qen\u00eb e suksesshme jo vet\u00ebm n\u00eb shuarjen e kushtrimit t\u00eb brendsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb reaguar ndaj s\u00eb keqes s\u00eb rr\u00ebnjoshur n\u00eb \u00e7do hallk\u00eb t\u00eb shtetit dhe shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, por ia ka dal\u00eb t\u00eb injektoj\u00eb helmin e dyshimit dhe mosbesimit brenda nesh.<\/p>\n<p>Hap pas hapi, kjo tymnaj\u00eb helmi na ka verbuar, deri sa atje tej n\u00eb horizont e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb duket kund\u00ebrshtarin si i fort\u00eb, i madh, i pakund\u00ebrshtuesh\u00ebm, nd\u00ebrsa ai vet\u00eb, \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr dob\u00ebsin\u00eb e tij, dhe si i till\u00eb, ushqen me gjith\u00eb fuqin\u00eb perceptimin e rrem\u00eb mbi realitetin e trisht\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm se jan\u00eb pa p\u00ebrmbajtje, ata kan\u00eb investuar gjith\u00e7ka n\u00eb form\u00eb dhe imazh.<\/p>\n<p>Le t\u00eb marrim nj\u00eb shembull konkret. Kur opozita proteston n\u00eb Shqip\u00ebri duke bllokuar rrug\u00ebt apo duke u ballafaquar me policin, ajo cil\u00ebsohet n\u00eb shumic\u00ebn e mediave si e dhunshme. Kur opozita proteston n\u00eb Franc\u00eb duke bllokuar rrug\u00ebt ajo tregon forc\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar njer\u00ebzit dhe p\u00ebr mbrojtur demokracin\u00eb.<\/p>\n<p>Dy veprime t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur dy q\u00ebllime t\u00eb nj\u00ebjta, madje shpesh n\u00eb Franc\u00eb m\u00eb t\u00eb ashpra. Por, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb fjal\u00ebve q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u2018i shpjeguar perceptohen, emertohen dhe priten n\u00eb m\u00ebnyra krejt t\u00eb kund\u00ebrta nga popullsia dhe opinioni publik duke krijuar brenda vetes s\u00eb tyre ndjenja t\u00eb kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb dyja rastet \u00ebsht\u00eb ushtruar nj\u00eb trysni fizike. Por n\u00eb nj\u00ebrin rast, trysnia fizike \u00ebsht\u00eb pozitive, shp\u00ebtuese, n\u00eb tjetr\u00ebn negative, shkat\u00ebrruese.<\/p>\n<p>E till\u00eb \u00ebsht\u00eb pesha e fjal\u00ebve dhe fitorja e propagand\u00ebs. Goja dhe z\u00ebri p\u00ebr\u00e7ues i regjimit, imponoi n\u00eb debatin publik narrativen q\u00eb njer\u00ebzit duhet t\u00eb ndiqnin.<\/p>\n<p>Disa mund t\u00eb m\u00eb thon\u00eb, sa teorike.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigja ime do ishte, sa praktike. Sa e thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb kur e kupton se si ata e b\u00ebjn\u00eb betej\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrgjigjur k\u00ebsaj beteje.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb teoria e tyre e cila ka krijuar realitetin n\u00eb t\u00eb cilin njer\u00ebzit mendojn\u00eb se jetojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb \u00e7do studio ne do mbronim konceptin e forc\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr demokraci nuk do ishim n\u00eb mbrojtje si dhunues.<\/p>\n<p>Kthjellimi i mendjes, kuptimi i realitetit, zgjimi i nervit t\u00eb reagimit dhe \u00e7lirimi i kushtrimit t\u00eb veprimit, kan\u00eb qen\u00eb sfidat q\u00eb mbajt\u00ebn bashk\u00eb demokrat\u00ebt, zinxhiri i hekurt q\u00eb iu b\u00eb pararoj\u00eb pushtetit gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj dekade opozitarizmi, nd\u00ebrsa nxiti p\u00ebrfshirjen e m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebve pas Rithemelimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr Departamentin Brain Gain, n\u00eb mesin e demokrat\u00ebve, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb thirrjes s\u00eb brendshme p\u00ebr vendin q\u00eb trash\u00ebguam e p\u00ebr gur\u00ebt q\u00eb do t\u00eb trash\u00ebgojm\u00eb, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb madhore mospranimi i k\u00ebtij helmi propagandistik.<\/p>\n<p>Kjo detyr\u00eb nis nga ndryshimi i mendimit mbi forc\u00ebn dhe rolin ton\u00eb. Ne nuk jemi viktima, nuk jemi t\u00eb kompleksuar, nuk jemi naiv, nuk jemi d\u00ebnuar t\u00eb p\u00ebsojm\u00eb, nuk dor\u00ebzohemi p\u00ebrsa koh\u00eb kemi forc\u00ebn dhe shembullin, se asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e pamundur p\u00ebr demokrat\u00ebt.<\/p>\n<p>Koha dhe rrethanat i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb brezit ton\u00eb, &#8211; ndryshe nga ai i prind\u00ebrve tan\u00eb, &#8211; nj\u00eb kart\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb duar, at\u00eb t\u00eb njohjes dhe p\u00ebrvoj\u00ebs n\u00eb shtete etalon t\u00eb demokracis\u00eb dhe zhvillimit.<\/p>\n<p>T\u00eb rritur, t\u00eb shkolluar apo t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb vendet per\u00ebndimore, ne e dim\u00eb mir\u00eb \u00e7\u2018\u00ebsht\u00eb demokracia, liria, meritokracia, dinjiteti n\u00eb shoq\u00ebri dhe pun\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, ne jemi t\u00eb qart\u00eb se \u00e7\u2018\u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira p\u00ebr vendin ton\u00eb, nga \u00e7far\u00eb l\u00ebngon ai, n\u00eb \u00e7far\u00eb fataliteti po rr\u00ebshket ai. Kjo na jep siguri, pavar\u00ebsi mendimi dhe vet\u00ebbesim p\u00ebrball\u00eb \u00e7do imponimi q\u00eb vjen nga shqiptar\u00eb e t\u00eb huaj, partner\u00eb strategjik\u00eb t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar miq,<\/p>\n<p>P\u00ebrg\u00ebzimet dhe lavd\u00ebrimet jan\u00eb sigurisht shtys\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb mir\u00eb, por nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb ai i t\u00eb kuptuarit se pun\u00ebt tona kan\u00eb pasur dhe kan\u00eb pesh\u00ebn e tyre konkrete n\u00eb armatosjen e baz\u00ebs son\u00eb militante, an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb, mb\u00ebshtet\u00ebsve dhe m\u00eb gjer\u00eb, me impulsin e ideve, argumentit dhe forc\u00ebs s\u00eb mendjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb absolute p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtari absolut.<\/p>\n<p>Ndaj, edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb manual, fjal\u00ebt e mira nuk do kishin pesh\u00eb p\u00ebr asnj\u00ebrin prej nesh, p\u00ebrsa koh\u00eb nuk kan\u00eb pesh\u00eb n\u00eb betej\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Ato duhet t\u2018i z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb veprimi, shp\u00ebrndarja, leximi dhe p\u00ebrdorimi i k\u00ebtij libri nga \u00e7do demokrat.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm k\u00ebshtu ne zmadhojm\u00eb kund\u00ebr sulmin, duke qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb q\u00eb e shfletojn\u00eb dhe p\u00ebrdorin k\u00ebt\u00eb manual, duke u ndjer\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb nj\u00ebsoj p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr p\u00ebr\u00e7imin e forc\u00ebs q\u00eb argumentat e tij kan\u00eb n\u00eb betej\u00ebn kund\u00ebr mburojes sulmuese t\u00eb autokracis\u00eb, propagandes.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar\u00eb bashkudh\u00ebtar\u00eb,<\/p>\n<p>\u201cNe mundim. Ata thyhen: Ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb me propagand\u00ebn\u201d vjen si nj\u00eb p\u00ebrballje e mendimit me kaosin hipnotik t\u00eb propagand\u00ebs. Nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr \u00e7do g\u00ebnjesht\u00ebr, nj\u00eb fakt p\u00ebr \u00e7do shpifje.<\/p>\n<p>Ky lib\u00ebr, vjen si nj\u00eb prej shum\u00eb p\u00ebrgjigjeve q\u00eb Partia Demokratike duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb betej\u00ebn ndaj regjimit autokratik.<\/p>\n<p>Ai shp\u00ebrfaq nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi argumentash p\u00ebr dhjet\u00eb tema dhe slogane t\u00eb propagand\u00ebs s\u00eb pushtetit, duke u ofruar si nj\u00eb mjet p\u00ebr \u00e7do demokrat e shqiptar q\u00eb p\u00ebrballet me ushtar\u00ebt e regjimit n\u00eb studio televizive, n\u00eb terren, n\u00eb institucione apo kudo tjet\u00ebr ku ata sh\u00ebrbejn\u00eb.<\/p>\n<p>Ne mundim. Ata thyhen, vjen si nj\u00eb thirrje e brendshme e secilit prej nesh, thirrje q\u00eb zgjon shpirtin rebel t\u00eb \u00e7do shqiptari, at\u00eb t\u00eb mosn\u00ebnshtrimit, mospranimit, at\u00eb t\u00eb fitores mbi pushtuesin e liris\u00eb s\u00eb mendimit.<\/p>\n<p>Ne mundim. Ata thyhen, vjen si nj\u00eb klithm\u00eb q\u00eb d\u00ebgjohet n\u00eb mes t\u00eb nat\u00ebs, nj\u00eb osh\u00ebtim\u00eb q\u00eb kthen rehatin\u00eb e \u00ebndrrave t\u00eb patronazhist\u00ebve n\u00eb nj\u00eb realitet makthi t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb q\u00eb do t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebr dhimbjen q\u00eb i kan\u00eb shkaktuar \u00e7do shqiptari.<\/p>\n<p>Ne mundim. Ata thyhen, vjen si nj\u00eb thirrje q\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb pareshtur deri sa t\u00eb ngrihet si mburoj\u00eb e padep\u00ebrtueshme nga asnj\u00eb forc\u00eb e mundshme.<\/p>\n<p>Ne mundim. Ata thyhen, vjen si nj\u00eb k\u00ebmban\u00eb q\u00eb bie pareshtur derisa t\u00eb d\u00ebgjohet nga \u00e7do shqiptar i gatsh\u00ebm t\u00eb thyej\u00eb burgun e mendimit.<\/p>\n<p>Ne mundim. Ata thyhen, sepse edhe diktator\u00ebt thyhen, edhe autokrat\u00ebt thyhen. Ata thyhen, p\u00ebrsa koh\u00eb ne jemi bashk\u00eb n\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb e pal\u00ebkundur p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur edhe t\u00eb fundit gur drejt k\u00ebsaj rruge pa kthim.<\/p>\n<p>Ne mundim. Ata thyhen, sepse beteja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb absolute kundrejt nj\u00eb kund\u00ebrshtari absolut, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, ata na kan\u00eb Ball\u00eb p\u00ebr Ball\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Departamentit \u2018Brain Gain\u2019 n\u00eb PD, Andi Mustafaj, u shpreh se \u2018regjimet autokratike vrasin ngadal\u00eb dhe tin\u00ebzisht n\u00ebn hipnoz\u00ebn e rob\u00ebris\u00eb s\u00eb mendimit\u2019. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb takimin me liderin e opozit\u00ebs, Sali Berisha, me tem\u00eb \u2018Ne mundim, ata thyhen\u2019, Mustafaj theksoi se \u2018edhe diktator\u00ebt thyhen, edhe autokrat\u00ebt thyhen, p\u00ebrsa koh\u00eb demokrat\u00ebt jan\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":102418,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-102417","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102417","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102417"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102417\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":102419,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102417\/revisions\/102419"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/102418"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102417"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102417"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102417"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}