{"id":102445,"date":"2025-01-24T20:43:56","date_gmt":"2025-01-24T20:43:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=102445"},"modified":"2025-01-24T20:46:34","modified_gmt":"2025-01-24T20:46:34","slug":"beci-korrupsion-1-miliard-leke-edhe-me-lulet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/24\/beci-korrupsion-1-miliard-leke-edhe-me-lulet\/","title":{"rendered":"Beci, korrupsion 1 miliard lek\u00eb edhe me lulet\u2026"},"content":{"rendered":"<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Tenderi p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e lulishteve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncesion i pashpallur me t\u00eb cilin po favorizohet biznesmeni Trashaj. Ky sh\u00ebrbim b\u00ebhet nga vet\u00eb bashkia me an\u00ebn e Nd\u00ebrmarrjes s\u00eb Sh\u00ebrbimeve Publike, e cila bashk\u00eb me drejtorin kishte t\u00eb pakt\u00ebn 63 punonj\u00ebs. \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet me k\u00ebt\u00eb drejtori? Referuar faqes zyrtare t\u00eb Bashkis\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb organigram\u00eb ndodhet akoma Nd\u00ebrmarrja e Sh\u00ebrbimeve Publike. (dokumenti i m\u00ebposht\u00ebm).<\/p>\n<div id=\"rekl-13\"><\/div>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/January\/24\/auto_organograma-750x6591737750463.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>Por n\u00eb urdhrin e firmosur nga Bebet Beci me l\u00ebnd\u00eb \u201cStruktura Organizative 2025\u201d, kjo nd\u00ebrmarrje \u00ebsht\u00eb zhdukur nga harta dhe rezulton si sektor n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Burimeve Njer\u00ebzore, me 13 punonj\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/January\/24\/auto_sektori-urdhri1737750484.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e kryetari dhe e k\u00ebshillit bashkiak, por \u00e7uditemi se si nj\u00eb sh\u00ebrbim jetik q\u00eb bashkia e siguron p\u00ebr qytetar\u00ebt, ta kaloj\u00eb tek privati. Para s\u00eb gjithash, a jan\u00eb dakord qytetar\u00ebt me k\u00ebt\u00eb koncesion t\u00eb pashpallur? Jan\u00eb mbi 1 miliard\u00eb lek\u00eb q\u00eb i jepen nj\u00eb kompanie private p\u00ebr 3 vjet, q\u00eb do t\u00eb paguhen nga parat\u00eb e taksapaguesve!<\/p>\n<p>Sipas kontrat\u00ebs, sh\u00ebrbimi i mir\u00ebmbajtjes s\u00eb lulishteve t\u00eb Shkodr\u00ebs i kalon k\u00ebsaj kompanie. Dhe p\u00ebr 3 vjet, me kaq lek\u00eb do t\u00eb mbillen vet\u00ebm 40 pem\u00eb t\u00eb reja dhe 100 shkurre dekorative.<\/p>\n<p><strong>Tenderi me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb SPAK kur heton nj\u00eb zyrtar, t\u00eb marr\u00eb mas\u00eb sigurimi edhe heqjen e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb tendera.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se kryetari ka n\u00eb mendje vet\u00ebm pazarin me firm\u00ebn e favorizuar, tenderi \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht fiktiv. \u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkrimi p\u00ebr tenderin. Open Data Albania e ka vler\u00ebsuar tenderin me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d p\u00ebr t\u00eb treguar riskun e korrupsionit.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/January\/24\/auto_tenderi-750x4081737750530.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>Objekti i tenderit \u00ebsht\u00eb \u201cMir\u00ebmbajtje e sip\u00ebrfaqeve t\u00eb gjelbra dhe ujore\u201d. Nd\u00ebrsa burimi i financimit \u00ebsht\u00eb Buxheti i Bashkis\u00eb Shkod\u00ebr sipas VKB nr. 55, dt. 29.12.2024 p\u00ebr miratimin e buxhetit t\u00eb vitit 2024 dhe programit buxhetor afatmes\u00ebm p\u00ebrfundimtar 2024 \u2013 2026 t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, m\u00eb 19 n\u00ebntor 2024 \u00ebsht\u00eb njoftuar hapja e tenderit me fond limit 106 247 112,00 lek\u00eb. N\u00eb mir\u00ebmbajtjen e\u00a0 lulishteve jan\u00eb klasifikuar 41,451 m2 ku p\u00ebrfshihen kopshtet dhe parqet urbane me sip\u00ebrfaqe m\u00eb t\u00eb madhe se 5000 m2. Po ashtu futen n\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt edhe 26,684 m2 zona t\u00eb gjelbra t\u00eb lagjeve, rreth rrotullime dhe parqe loj\u00ebrash.<\/p>\n<p>Mir\u00ebmbajtja e sip\u00ebrfaqeve ujore p\u00ebrfshin shat\u00ebrvan\u00ebt dhe sip\u00ebrfaqja ujore n\u00eb plazhin e Velipoj\u00ebs q\u00eb do t\u00eb pastrohet 4 her\u00eb gjat\u00eb sezonit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb interesante se n\u00eb tre vjet kompania private do t\u00eb mbjell\u00eb vet\u00ebm 40 cop\u00eb drur\u00eb dekorativ (n\u00eb lulishte dhe gjelb\u00ebrim rrugor). N\u00eb k\u00ebt\u00eb z\u00eb jan\u00eb parashikuar t\u00eb mbillen 100 cop\u00eb shkurre dekorative n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto pun\u00eb, operatori ekonomik ofertues do t\u2019i b\u00ebj\u00eb me 25 punonj\u00ebs!<\/p>\n<p>Data e fundit p\u00ebr dor\u00ebzimin e dokumenteve ishte m\u00eb 20 dhjetor 2024 dhe shfaq\u00ebn interes tre subjekte private.<\/p>\n<p>Operatori ekonomik \u201cA l b G a r d e n\u201d; bashkimi i operator\u00ebve ekonomik \u201cGjelb\u00ebrimi 2000\u201d sh.p.k dhe operatori ekonomik \u201cAXIS GROUP\u201d; si dhe operatori ekonomik \u201cMALVIN\u201d sh.p.k..<\/p>\n<p>\u201cALBGARDEN\u201d SHPK ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb 100 867 170,00 lek\u00eb pa TVSH. Nd\u00ebrsa bashkimi \u201cGjelb\u00ebrimi 2000\u201d sh.p.k dhe \u201cAXIS GROUP\u201d ofruan ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me 98,816,877 lek\u00eb pa TVSH. Nj\u00eb ofert\u00eb akoma m\u00eb ekonomike ishte propozuar nga operatori ekonomik \u201cMALVIN\u201d sh.p.k. Vlera e ofert\u00ebs ekonomike ishte 95,493,930 lek\u00eb pa tvsh.<\/p>\n<p>Komisioni i bashkis\u00eb skualifikoi bashkimin e operator\u00ebve se nuk kishte nj\u00eb dokument. \u201cMungon Tabela 1 p\u00ebr punonj\u00ebsit\u201d, argumenton komisioni. Nd\u00ebrsa \u201cMalvin\u201d, sipas komisionit, aktualisht po realizon nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr \u201cSh\u00ebrbimin e mir\u00ebmbajtjes s\u00eb sip\u00ebrfaqeve t\u00eb gjelbra dhe varrezave n\u00eb qytetin e Lezh\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, kur bie konkurrenca, n\u00eb respekt t\u00eb frym\u00ebs s\u00eb ligjit mbi prokurimet, masa e duhur do t\u00eb ishte anulimi i tenderit. Por porosia e Becit duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb vazhdimi me nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs. N\u00eb k\u00ebto kushte, m\u00eb 21 janar 2025 \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata me kompanin\u00eb e Pjet\u00ebr Trashajt.<\/p>\n<p><strong>Trashaj me dy kunguj n\u00eb nj\u00eb sqetull<\/strong><\/p>\n<p>Ka fakte q\u00eb tregojn\u00eb se komisioni i Becit nuk i ka trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender. Konkretisht, kompania \u201cAlbgarden\u201d gjendet e angazhuar n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb ia ka dh\u00ebn\u00eb Erion Veliaj n\u00eb bashkin\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, m\u00eb 22 tetor 2024, kompania e Pjet\u00ebr Trashajt ka marr\u00eb tenderin 583 milion\u00eb lek\u00eb \u201cBlerje drur\u00eb dhe shkurre dekorative\u201d q\u00eb ka afat 2 vjet. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb k\u00ebrkohen t\u00eb angazhohen 25 punonj\u00ebs.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/January\/24\/auto_tenderi-tirane1737750557.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>Pra, ku do t\u00eb shkojn\u00eb m\u00eb par\u00eb punonj\u00ebsit: t\u00eb mir\u00ebmbajn\u00eb lulishtet e Shkodr\u00ebs, apo t\u00eb mbjellin pem\u00ebt e Veliajt n\u00eb Pyllin Orbital t\u00eb Tiran\u00ebs? Theksojm\u00eb se edhe k\u00ebt\u00eb tender, Trashaj e ka marr\u00eb me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d pasi \u00ebsht\u00eb favorizuar nga komisioni n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit mbi prokurimet.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/January\/24\/auto_tenderi-i-bashkise-tirane-750x3841737750575.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>Kontrata e firmosur me Trashajn nga Bashkia Tiran\u00eb ka kaluar pas asnj\u00eb kontroll nga Agjencia e Prokurimit Publik. Kontrata \u00ebsht\u00eb hartuar shkel e shko, sepse nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb njoftimi i fituesit cakton afatin 2 vjet, nuk ka nj\u00eb kalendar t\u00eb furnizimit nga operatori p\u00ebrfitues.<\/p>\n<p><strong>Trashaj merr parat\u00eb, nuk i zbaton kontratat<\/strong><\/p>\n<p>Biznesmeni Pjet\u00ebr Trashaj \u00ebsht\u00eb akuzuar vazhdimisht se nuk i zbaton kontratat, mashtron me informacionet n\u00eb tendera, p\u00ebrfiton p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb pakryer dhe mbi t\u00eb gjitha opozita e ka akuzuar se merrte tendera n\u00eb konflikt interesi, pasi i biri ishte funksionar n\u00eb Ministrin\u00eb e Mjedisit, pas vitit 2014. Sidomos, opozita e ka treguar gishtin tek kjo kompani si p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr d\u00ebshtimin e projektit t\u00eb ripyll\u00ebzimit n\u00eb Lur\u00eb, ku y shpenzuan 1.2 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Edhe vitet e fundit ka vazhduar e nj\u00ebjta histori, kompania merr fonde t\u00eb m\u00ebdha me nd\u00ebrhyrje dhe favorizime.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017, Pjet\u00ebr Trashaj mori n\u00eb tender nga Bashkia Sarand\u00eb, ku Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit i gjeti se Alb Garden i kishte shkaktuar buxhetit 5 milion\u00eb lek\u00eb d\u00ebme.<\/p>\n<p>Duke u bazuar n\u00eb rekomandimet e l\u00ebna nga auditimi i Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit n\u00eb k\u00ebt\u00eb Bashki, \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar q\u00eb Bashkia Sarand\u00eb t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb shoq\u00ebris\u00eb pagimin e d\u00ebmit n\u00eb mas\u00ebn 557.760 lek\u00eb si kamat\u00eb vonesa p\u00ebr shkeljet e afateve kontraktore. (Raporti i KLSH-s\u00eb sipas programit t\u00eb kontrollit nr. 1236\/14 prot., dat\u00eb 28.04.2017).<\/p>\n<p>Trashaj jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i paguante detyrimet dhe taksat n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki, por k\u00ebrkonte t\u00eb merrte nj\u00eb tender tjet\u00ebr nga ky institucion. Me t\u00eb drejt\u00eb, bashkia e p\u00ebrjashtoi nga tenderi. Por Trashaj kishte miq n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik. Kryetari i asaj kohe n\u00eb KPP, Evis Shurdha me 19 prill 2018, merr vendimin epik sipas t\u00eb cilit, \u201cp\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e ka bashkia Sarand\u00eb q\u00eb nuk e ka mbledhur detyrimin\u201d, jo operatori q\u00eb nuk paguan taksat.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb k\u00ebto probleme ligjore, Trashaj ka vazhduar t\u00eb favorizohet sidomos nga Erion Veliaj, pavar\u00ebsisht problemeve ligjore. Shembulli i fresk\u00ebt ishte vitin e kaluar<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga p\u00ebrplasjet ishte p\u00ebr tenderin me objekt \u201cFurnizim-Vendosje drur\u00eb-shkurre dekorative p\u00ebr nevoja t\u00eb DPPGJ\u201d, i zhvilluar nga\u00a0 Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Pastrimit dhe Gjelb\u00ebrimit, n\u00ebn var\u00ebsi t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb drejtori tjet\u00ebr e Veliajt q\u00eb blen pafund pem\u00eb p\u00ebr pyllin virtual q\u00eb ekziston vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr foto.<\/p>\n<p>Tenderi u fitua fillimisht m\u00eb dat\u00eb 29 korrik 2023, pa gar\u00eb gare nga kompania e oligarkut Shk\u00eblqim Fusha, \u201cFusha shpk\u201d.<\/p>\n<p>Prokurimi mori \u201cFlamurin e kuq\u201d nga Open Data Albania p\u00ebr shkak se Veliaj e shpalli fituesin pa gar\u00eb, duke skualifikuar dy ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Ishte firma \u201cAlbgarden\u201d, e cila b\u00ebri nj\u00eb denoncim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender. Kompania me pronar Pjet\u00ebr Trashajn pretendonte se Autoriteti Kontraktor ka vendosur kritere q\u00eb favorizojn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb operator, i cili \u00ebsht\u00eb paracaktuar m\u00eb her\u00ebt si fitues. Kjo e inatosi Veliajn, se n\u00eb mes t\u00eb pazarit ishte Fusha. N\u00eb k\u00ebto kushte Bashkia k\u00ebrkoi n\u00eb APP p\u00ebrjashtimin e k\u00ebsaj kompanie nga tenderat sepse \u201cmashtronte me informacionet\u201d.\u00a0 K\u00ebshtu, firma \u201cAlbgarden\u201d u p\u00ebrjashtua p\u00ebr nj\u00eb vit nga tenderat.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.syri.net\/uploads\/syri.net\/images\/2025\/January\/24\/auto_KLSH1737750640.jpg\" alt=\"Image\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin m\u00eb sip\u00ebr shohim qart\u00eb ku thuhet se \u201cAlbgarden\u201d nuk duhet t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb asnj\u00eb gar\u00eb p\u00ebr tender\u00ebt q\u00eb do t\u00eb zhvillohen, pasi \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrjashtuar nga kjo mund\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb afat kohor 1-vje\u00e7ar. Ky vendim i APP \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb tetorit, ku shpjegohej q\u00eb nga data 10 tetor 2023 deri n\u00eb 10 tetor 2024. Tani nuk keni pse habiteni se si Beci i jep Trashajt mbi 1 miliard lek\u00eb nga arka e bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tenderi p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e lulishteve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncesion i pashpallur me t\u00eb cilin po favorizohet biznesmeni Trashaj. Ky sh\u00ebrbim b\u00ebhet nga vet\u00eb bashkia me an\u00ebn e Nd\u00ebrmarrjes s\u00eb Sh\u00ebrbimeve Publike, e cila bashk\u00eb me drejtorin kishte t\u00eb pakt\u00ebn 63 punonj\u00ebs. \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet me k\u00ebt\u00eb drejtori? Referuar faqes zyrtare t\u00eb Bashkis\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb organigram\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":97978,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-102445","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102445","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102445"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102445\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":102447,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102445\/revisions\/102447"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97978"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102445"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102445"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102445"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}