{"id":102463,"date":"2025-01-25T10:29:48","date_gmt":"2025-01-25T10:29:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=102463"},"modified":"2025-01-25T10:29:48","modified_gmt":"2025-01-25T10:29:48","slug":"berisha-kryengritja-antikomuniste-e-malesise-se-madhe-shenon-nje-nga-faqet-me-te-ndritura-te-qendreses-se-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/25\/berisha-kryengritja-antikomuniste-e-malesise-se-madhe-shenon-nje-nga-faqet-me-te-ndritura-te-qendreses-se-shqiptareve\/","title":{"rendered":"Berisha: Kryengritja antikomuniste e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe sh\u00ebnon nj\u00eb nga faqet m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha nderoi dit\u00ebn e sotme 80-vjetorin e Kryengritjes antikomuniste t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, si nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs Berisha theksoi se Mal\u00ebsia, n\u00ebn drejtimin e figurave si Prek\u00eb Cali dhe Llesh Marashi, mbrojti lirin\u00eb dhe identitetin komb\u00ebtar, p\u00ebrball\u00eb terrorit t\u00eb regjimit komunist dhe OZN-s\u00eb jugosllave.<\/p>\n<p>Berisha tha se ky regjim solli shtypje, ekzekutime dhe kampe p\u00ebrqendrimi, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si \u201can\u00ebn m\u00eb t\u00eb zez\u00eb t\u00eb historis\u00eb\u201d. Ai kritikoi ashp\u00ebr qeverin\u00eb aktuale, duke e akuzuar p\u00ebr ndjekje t\u00eb praktikave diktatoriale dhe p\u00ebr d\u00ebmtimin e vlerave demokratike.<\/p>\n<p>Duke shprehur mir\u00ebnjohje p\u00ebr martir\u00ebt dhe t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb, Kryetari i PD, Sali Berisha b\u00ebri thirrje p\u00ebr mobilizim n\u00eb zgjedhje, duke e konsideruar largimin e Edi Ram\u00ebs nj\u00eb emergjenc\u00eb komb\u00ebtare. Ai premtoi mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrndjekurit dhe d\u00ebmshp\u00ebrblime t\u00eb plota n\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb ardhsh\u00ebm qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>FJALA E PLOT\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Kryengritja e fuqishme antikomuniste e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe q\u00eb nderojm\u00eb sot, 80-vjetorin e saj.<\/p>\n<p>Kryengritja antikomuniste e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe sh\u00ebnon nj\u00eb nga faqet m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve ndaj pushtuesve t\u00eb eg\u00ebr komunist\u00eb. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se vras\u00ebsi serial, Mehmet Shehu, i d\u00ebrgonte nga Shkodra aso kohe telegram Enver Hoxh\u00ebs duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb kuptimin ushtarak Shkodr\u00ebn e kemi pushtuar.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, ky vras\u00ebs serial e mashtronte, sepse n\u00eb kuptimin ushtarak, Mal\u00ebsia e Madhe, nga Bajza n\u00eb Vermosh, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e saj, ishte e organizuar n\u00eb nj\u00eb q\u00ebndres\u00eb epike n\u00ebn udh\u00ebheqjen e burrave t\u00eb saj t\u00eb shquar: Prek\u00eb Cali, Llesh Marashi, Nur Delia e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kryengritja e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb q\u00ebndres\u00eb ndaj pushtimit t\u00eb dyfisht\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: pushtimit nga diktatura komuniste, por edhe pushtimit nga regjimi i Beogradit q\u00eb u vendos n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ky regjim kishte nj\u00eb projekt: shnd\u00ebrrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb republik\u00ebn e 7-t\u00eb. Banor\u00ebt e Shkodr\u00ebs dhe t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe p\u00ebrballeshin me nj\u00eb terror t\u00eb madh. Terrorin e falangave komuniste t\u00eb Mehmet Shehut dhe Shefqet Pe\u00e7it, por nj\u00eblloj dhe m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, terrorin e Ozn\u00ebs, sh\u00ebrbimit sekret t\u00eb ushtris\u00eb jugosllave, i cili konsideronte territorin e Shkodr\u00ebs t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me territorin e Malit t\u00eb Zi dhe territore t\u00eb tjera t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1944 dhe n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1945, n\u00eb trevat e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe pati nj\u00eb seri zhvillimesh, me t\u00eb cilat u krijuan lidhje q\u00eb synonin t\u00eb kund\u00ebrshtonin regjimin komunist dhe t\u00eb mbronin Shkodr\u00ebn dhe veriun nga ky pushtim.<\/p>\n<p>Me kombinime t\u00eb dyfishta, malazeze dhe serbe, u arrit q\u00eb prij\u00ebsit e k\u00ebsaj kryengritjeje t\u00eb arrestoheshin. U arrit q\u00eb tribuni i saj legjendar, Prek\u00eb Cali, t\u00eb ekzekutohej me gjyq.<\/p>\n<p>Shkodra dhe Mal\u00ebsia e Madhe u vendos\u00ebn n\u00eb terror t\u00eb plot\u00eb, por fryma, guximi dhe q\u00ebndresa e martir\u00ebve t\u00eb liris\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj kryengritjeje \u2013 mbi 45 q\u00ebndrestar\u00eb dhe kryengrit\u00ebs t\u00eb ekzekutuar nga forcat terroriste, qindra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb burgosur \u2013 mbeten t\u00eb paharruara.<\/p>\n<p>Ndaj dhe ne sot nderojm\u00eb me respektin dhe mir\u00ebnjohjen m\u00eb t\u00eb pakufijshme kryengritjen e par\u00eb antikomuniste n\u00eb Europ\u00eb: Kryengritjen e Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe.<\/p>\n<p>Nder p\u00ebrjet\u00eb martir\u00ebve, q\u00ebndrestar\u00ebve dhe udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb saj!<\/p>\n<p>T\u00eb dashur miq, sot ne nderojm\u00eb heroizmin, atdhetarin\u00eb dhe q\u00ebndres\u00ebn burr\u00ebrore t\u00eb mal\u00ebsor\u00ebve t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe ndaj nj\u00eb pushtimi q\u00eb, n\u00eb fillimet e tij, regjimi i Enver Hoxh\u00ebs do t\u00eb faktohej si pushtimi m\u00eb i eg\u00ebr q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb njohur n\u00eb t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Ky regjim ekzekutoi pa gjyqe ose me gjyqe fars\u00eb mbi 6600 shqiptar\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr bindjet e tyre politike, p\u00ebr besimin te Zoti dhe te Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Ky regjim e mbushi Shqip\u00ebrin\u00eb me kampe p\u00ebrqendrimi, kampe pune dhe burgje ferri. Por sot, q\u00eb ne nderojm\u00eb 80-vjetorin e Kryengritjes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, shqiptar\u00ebt p\u00ebrjetojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb diktatur\u00eb t\u00eb re, drejtuar nga pasardh\u00ebsit e atyre q\u00eb instaluan diktatur\u00ebn e par\u00eb.<\/p>\n<p>Sot, p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb burgjet e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb t\u00eb arrestuar deputet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, kryetar\u00eb partish dhe eksponent\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Pasardh\u00ebsi i njeriut q\u00eb firmosi varjen n\u00eb litar t\u00eb poetit disident, Havzi Nela, n\u00eb 10 gusht t\u00eb vitit 1988, vet\u00ebm p\u00ebr vargjet dhe mendimet e tij ndryshe, sot burgos kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb. Ka p\u00ebrqendruar t\u00eb gjitha pushtetet n\u00eb duart e tij dhe ka shpallur publikisht se i ati i tij komunist, me zgjedhjen q\u00eb b\u00ebri, q\u00ebndroi n\u00eb an\u00ebn e drejt\u00eb t\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Edi Ram\u00ebs, komunizmi ishte ana e drejt\u00eb e historis\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, komunizmi si sistem \u00ebsht\u00eb faktuar si ana m\u00eb e zez\u00eb e historis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Si asnj\u00eb sistem tjet\u00ebr deri m\u00eb sot, komunizmi num\u00ebron mbi 100 milion\u00eb viktima, kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. T\u00eb shpall\u00ebsh komunizmin si an\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb historis\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb pranosh dhe t\u00eb praktikosh standardet e tij. Dhe e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb Edi Rama po b\u00ebn gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb bllokuar rotacionin n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb vazhduar, nj\u00eblloj si paraardh\u00ebsi i tij shpirt\u00ebror, Enver Hoxha, pushtetin pa vot\u00ebn e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Duke shprehur nderimin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr ju, pasardh\u00ebs t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve dhe martir\u00ebve t\u00eb kryengritjes s\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, q\u00ebndrestar\u00eb t\u00eb kampeve dhe burgjeve t\u00eb egra t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste, ju ftoj t\u00eb b\u00ebni gjith\u00e7ka n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, kudo q\u00eb jeni \u2013 n\u00eb Shqip\u00ebri, emigracion apo diaspor\u00eb \u2013 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndahemi nga kjo e keqe e madhe, e cila po zbraz Shqip\u00ebrin\u00eb si asnj\u00eb pushtues apo regjim tjet\u00ebr n\u00eb histori.<\/p>\n<p>Sot, regjimi i Tiran\u00ebs, bashk\u00eb me regjimin e Beogradit, n\u00eb sintoni, kan\u00eb vendosur nj\u00eb dar\u00eb kund\u00ebr Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, vend i lir\u00eb demokratik q\u00eb po nd\u00ebrton me sukses nj\u00eb sistem vlerash. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, largimi i Edi Ram\u00ebs p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb emergjenc\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ju garantoj se Partia Demokratike, q\u00eb ka pasur dhe ka n\u00eb shtres\u00ebn e t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb fibr\u00ebn e saj politike m\u00eb t\u00eb fuqishme, \u00ebsht\u00eb e vendosur q\u00eb n\u00eb mandatin e saj t\u00eb par\u00eb pas 11 majit t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb t\u00eb gjitha d\u00ebmshp\u00ebrblimet q\u00eb i p\u00ebrkasin shtres\u00ebs suaj dhe t\u00eb vendos\u00eb pensione t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr \u00e7do t\u00eb vuajtur, kudo q\u00eb ndodhet. P\u00ebrve\u00e7 d\u00ebmshp\u00ebrblimit, nj\u00eb pension q\u00eb iu takon atyre q\u00eb q\u00ebndruan ndaj diktatur\u00ebs m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr q\u00eb ka njohur Shqip\u00ebria n\u00eb histori.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb, mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufijshme ndaj luft\u00ebtar\u00ebve dhe martir\u00ebve t\u00eb kryengritjes s\u00eb fuqishme antikomuniste t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, familjeve t\u00eb tyre dhe t\u00eb gjith\u00eb shtres\u00ebs s\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb q\u00eb q\u00ebndruan p\u00ebr vlerat dhe idealet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb njeriut dhe t\u00eb shqiptarit.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha nderoi dit\u00ebn e sotme 80-vjetorin e Kryengritjes antikomuniste t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, si nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs Berisha theksoi se Mal\u00ebsia, n\u00ebn drejtimin e figurave si Prek\u00eb Cali dhe Llesh Marashi, mbrojti lirin\u00eb dhe identitetin komb\u00ebtar, p\u00ebrball\u00eb terrorit t\u00eb regjimit komunist dhe OZN-s\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":101561,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-102463","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102463","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102463"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102463\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":102464,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102463\/revisions\/102464"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/101561"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102463"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102463"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102463"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}