{"id":102532,"date":"2025-01-26T19:33:47","date_gmt":"2025-01-26T19:33:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=102532"},"modified":"2025-01-26T19:34:22","modified_gmt":"2025-01-26T19:34:22","slug":"noka-nga-brukseli-diaspora-kudo-mirepret-pd-dhe-sali-berishen-banditet-e-tiranes-i-ka-zene-makthi-dhe-ethet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/26\/noka-nga-brukseli-diaspora-kudo-mirepret-pd-dhe-sali-berishen-banditet-e-tiranes-i-ka-zene-makthi-dhe-ethet\/","title":{"rendered":"Noka n\u00eb Bruksel: Diaspora kudo mir\u00ebpret PD dhe Sali Berish\u00ebn, bandit\u00ebt e Tiran\u00ebs i ka z\u00ebn\u00eb makthi dhe ethet"},"content":{"rendered":"<p><strong>FJALA E SEKRETARIT T\u00cb P\u00cbRGJITHSH\u00cbM N\u00cb PD, FLAMUR NOKA N\u00cb TAKIMIN ME DIASPOR\u00cbN N\u00cb BELGJIK\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuara zonja, zot\u00ebrinj, miq, bashk\u00ebatdhetar\u00ebt tan\u00eb! Nj\u00eb falenderim dhe mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufijshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pritje kaq t\u00eb ngroht\u00eb, kaq emocionale.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb pritje q\u00eb as e kishim menduar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pritje q\u00eb t\u00eb b\u00ebn jo me emocione, por t\u00eb b\u00ebn q\u00eb t\u00eb ndihesh borxhli ndaj jush v\u00ebllez\u00ebr dhe motra q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoni diaspor\u00ebn sot n\u00eb Belgjik\u00eb dhe n\u00eb Europ\u00eb. Dua t\u00eb shfryt\u00ebzoj k\u00ebt\u00eb moment, para se t\u00eb nis fjal\u00ebn time, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb nj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt t\u00eb kreut t\u00eb PD, t\u00eb liderit t\u00eb opozit\u00ebs, Prof. Dr. Sali Berish\u00ebs, p\u00ebr ju v\u00ebllez\u00ebr e motra, e n\u00ebp\u00ebrmjet jush p\u00ebr \u00e7do shqiptar q\u00eb ndodhet n\u00eb Bruksel, n\u00eb qytete tjera t\u00eb Belgjik\u00ebs dhe t\u2019ju themi q\u00eb sot vendi yn\u00eb i ka syt\u00eb tek ju.<\/p>\n<p>Ju, diaspora jeni sot shpresa jon\u00eb p\u00ebr ndryshimin. Jeni shpresa e shqiptar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kthyer n\u00eb rrug\u00ebn normale drejt Europ\u00ebs, rrug\u00eb e nd\u00ebrprer\u00eb nga bandat dhe narkotrafiku i Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, ju jetoni n\u00eb \u00e7do moment me Shqip\u00ebrin\u00eb m\u00ebm\u00eb. Gjendja n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb dhe tuaj\u00ebn bashk\u00eb \u00ebsht\u00eb emergjente. Ju patjet\u00ebr i keni ndjekur dhe v\u00ebzhguar t\u00eb gjitha zhvillimet. Por sot, disa gj\u00ebra do t\u2019i ndajm\u00eb bashk\u00eb, sepse duke biseduar, duke trajtuar hallet e vendit dhe t\u00eb familjeve tuaja atje, t\u00eb njerzve, shoq\u00ebris\u00eb suaj atje, ne do t\u00eb mundemi t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim shprese p\u00ebr vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ne, sot n\u00eb Shqip\u00ebri kemi nj\u00eb narkoregjim.<\/p>\n<p>Ne sot n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk kemi nj\u00eb kryeminist\u00ebr, si\u00e7 ka Belgjika, si\u00e7 ka \u00e7do vend i Europ\u00ebs. Jo, ne kemi nj\u00eb narkokryeminist\u00ebr. Ne nuk kemi nj\u00eb qeveri, por kemi nj\u00eb narkoqeveri. Kemi nj\u00eb njeri n\u00eb pushtet q\u00eb premtoi dhe \u00e7do premtim e shnd\u00ebrroi n\u00eb mashtrim. Ne kemi nj\u00eb njeri q\u00eb, largoi p\u00ebr 12 vite 1.1 milion\u00eb shqiptar\u00eb nga tokat, familjet dhe sht\u00ebpit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Ne, kemi nj\u00eb njeri sot i cili ka p\u00ebr objekti et\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb: t\u00eb rr\u00ebnoj\u00eb, t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, ta shpopulloj\u00eb at\u00eb, dhe pastaj ta kthej\u00eb n\u00eb nj\u00eb parcel\u00eb eksperimentale p\u00ebr projektet e Xhorxh Soros dhe t\u00eb mafies s\u00eb tij, q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb kthehej tok\u00eb e djegur p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe t\u00eb b\u00ebhet parajsa e trafikant\u00ebve dhe e mafies nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Xhorxh Soros.<\/p>\n<p>Ju, e mbani mend n\u00eb 2013 premtoi 300 mij\u00eb vende pune Edi Rama. Dhe ja ku jemi sot, 1.1 milion\u00eb prej nesh jan\u00eb n\u00eb Bruksel, n\u00eb Gjermani, n\u00eb Holand\u00eb, n\u00eb Luksemburg, n\u00eb Danimark\u00eb, n\u00eb Itali, n\u00eb Norvegji, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn.<\/p>\n<p>Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb falas q\u00eb iu tha shqiptar\u00ebve, ai ua z\u00ebvend\u00ebsoi me bizneset e kush\u00ebrir\u00ebs s\u00eb tij, Vilma Nushit dhe t\u00eb Rrapajt. 430 milion\u00eb euro taksa t\u00eb shqiptar\u00ebve, t\u00eb familjar\u00ebve tuaj, i b\u00ebri rrush e kumbulla p\u00ebr check up-in e Vilm\u00ebs q\u00eb burrat i nxirrte shtatz\u00ebn\u00eb dhe grat\u00eb i nxirrte me prostat\u00eb. Kjo pra \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsia e Edi Ram\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Rendin dhe sigurin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, Edi Rama e z\u00ebvend\u00ebsoi me bandat dhe me krimin e organizuar. Sot, vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb bot\u00eb q\u00eb drejtorin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit nuk e propozoi dhe nuk e em\u00ebroi vullneti politik\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve. Jo! E ka em\u00ebruar krimi i organizuar. Drejtori i apolicis\u00eb sot \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i mafies.<\/p>\n<p>K\u00ebto po i b\u00ebn Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve Edi Rama.<\/p>\n<p>Politikat e zhvillimit n\u00eb Shqip\u00ebri, Edi Rama i shdn\u00ebrroi\u00a0 n\u00eb vjedhje.<\/p>\n<p>Edi Rama, menaxhimin e taksave t\u00eb familjar\u00ebve tuaj, t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare e shnd\u00ebrroi kryek\u00ebput n\u00eb nj\u00eb hajdut\u00ebri.<\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb pushtet, jo se e votojn\u00eb shqiptar\u00ebt. Jo! Edi Rama \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb pushtet, sepse n\u00eb pushtet e mbajn\u00eb trafikant\u00ebt e drog\u00ebs dhe krimi i organizuar.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, pensionist\u00ebt, prind\u00ebrit tuaj, v\u00ebllez\u00ebrit dhe motrat tuaja atje p\u00ebr 12 i katandisi nje\u00ebrzit m\u00eb t\u00eb rr\u00ebnuar, m\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzuar, i ktheu n\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mjeeruar.<\/p>\n<p>Pse? Sepse ky njeri nuk e ka kurr\u00eb njeriun e thjesht\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ai, nuk e njeh konceptin e njeriutt t\u00eb lir\u00eb, e njeriut q\u00eb ka parime dhe vlera njer\u00ebzore. Ai sot mburret se thot\u00eb: kam 8.2 mld euro buxhetin.<\/p>\n<p>Por po ju them sot k\u00ebtu, se ai gjysm\u00ebn e buxhetit, bashk\u00eb me band\u00ebn e tij e vjedh, dhe kurr\u00eb nuk e kthen n\u00eb t\u00eb mira materiale p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ju, keni mundur t\u00eb mbani at\u00eb shoq\u00ebri pa u asimiluar, at\u00eb shoq\u00ebri pa u shuar. Jeni ju, diaspora q\u00eb sot do t\u2019i jepni zgjidhje Shqip\u00ebris\u00eb. \u00c7do shqiptar sot i ka syt\u00eb tek ju, sepse ju, jeni njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb, dhe Shqip\u00ebria k\u00ebt\u00eb ka nevoj\u00eb sot m\u00eb shum\u00eb se kushdo: q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e lir\u00eb, ka nevoj\u00eb p\u00ebr kontributin e nejr\u00ebzve t\u00eb lir\u00eb, ka nevoj\u00eb p\u00ebr kontributin e diaspor\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot, jemi para n\u00ebj momenti historik. Sot \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb madhe q\u00eb ka kapluar vendin ton\u00eb ta ndalim, dhe kjo dueht t\u00eb ndalet. Sot, nj\u00eb dit\u00eb e re, nj\u00eb e ardhme e begat\u00eb dhe e ndritur e pret Shqip\u00ebrin\u00eb. Por ajo q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet realitet pret kontributin tuaj, pret investimin tuaj, t\u00eb \u00e7donj\u00ebrit prej jush, t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu dhe q\u00eb nuk jan\u00eb k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e 11 majit, jan\u00eb procesi q\u00eb do t\u00eb ndaj\u00eb dy epoka. Do t\u00eb ndaj\u00eb epok\u00ebn e narkosit, korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar me epok\u00ebn e zhvillit dhe t\u00eb integrimit europian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam shum\u00eb krenar p\u00ebr kontributin e deg\u00ebs s\u00eb PD k\u00ebtu n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha jon\u00eb! Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb radha jon\u00eb! \u00cbsht\u00eb radha e shqiptar\u00ebve t\u00eb diaspor\u00ebs. Sepse, nuk ka asnj\u00eb komb, nuk ka asnj\u00eb komb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e vet jasht\u00eb trojeve gjeografike.<\/p>\n<p>Sot 3.7 milion\u00eb votues jan\u00eb n\u00eb regjistrat e zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri. Por jan\u00eb 3.7 milion\u00eb, 1.5 milion\u00eb jan\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. E gjith\u00eb pjesa tjet\u00ebr jan\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n<p>Nevoja \u00ebsht\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse, nevoja jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb sensibilizuar \u00e7do shqiptar n\u00eb diaspor\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb q\u00eb: \u00ebsht\u00eb radha jote q\u00eb t\u00eb vendos\u00ebsh, jo vet\u00ebm p\u00ebr fatin t\u00ebnd dhe t\u00eb familjes t\u00ebnde n\u00eb atdhe, por edhe p\u00ebr fatin e shoq\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb radha jote t\u00eb frenosh rrug\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb drejt asgj\u00ebkundit dhe ta kthesh n\u00eb at\u00eb rrug\u00ebtim q\u00eb kemi patur ne \u00ebnd\u00ebrr dikur, rrug\u00ebtimin drejt Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>I kan\u00eb z\u00ebn\u00eb ethet, motra dhe v\u00ebllez\u00ebr, i ka z\u00ebn\u00eb tartakuti bandit\u00ebt e Tiran\u00ebs, sepse kur shohin q\u00eb diaspora kudo mir\u00ebpret PD dhe Sali Berish\u00ebn, ata i kap makthi, sepse e din\u00eb q\u00eb nga ju do i vij\u00eb fundi. Menduan se ju larguan, menduan se ju p\u00ebrzun\u00eb, dhe duke menduar se duke ju larguar, menduan se shp\u00ebtuan.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb koha t\u2019i kthejm\u00eb reston band\u00ebs s\u00eb pushtetit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ne kemi paraqitur para shqiptar\u00ebve nj\u00eb program nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt q\u00eb ka patur historia e demokracis\u00eb shqiptare. PD, ka n\u00ebj program tejet serioz, dhe ka nj\u00eb vendosm\u00ebri t\u00eb pal\u00ebkundur \u00ebpr ta nxjerr\u00eb vendin nga kjo varf\u00ebri ku e ka zhytur regjimi i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr ta nxjerr\u00eb nga kthetrat e krimit t\u00eb organizuar dhe t\u00eb mafies shqiptare dhe dn\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ne, jemi t\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb kthejm\u00eb n\u00eb pushtet nj\u00eb qeveri p\u00ebr shqiptar\u00ebt dhe jo p\u00ebr qeveritar\u00ebt, si\u00e7 ka qen\u00eb sot e 12 vjet.<\/p>\n<p>N\u00eb 11 maj, ju keni n\u00eb dor\u00eb t\u00eb sillni n\u00eb pushtet PD, qeverin\u00eb q\u00eb b\u00ebn t\u00eb mundur ndryshimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe rrug\u00ebtimin e saj. Keni n\u00eb dor\u00eb me vot\u00ebn t\u00eb sillni n\u00eb pushtet PD, q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb q\u00eb do iu sh\u00ebrbej\u00eb familjar\u00ebve tuaj, n\u00ebnave dhe baballar\u00ebve tuaj n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb ka nj\u00eb program q\u00eb do ta m\u00ebk\u00ebmb\u00eb at\u00eb vend, ekonomin\u00eb e \u00e7do familjeje n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria i ka t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb. Shqip\u00ebria jon\u00eb i ka \u00eb gjitha resurset. Ajo \u00ebsht\u00eb vend i bekuar, por ajo nuk ka ecur dot k\u00ebto vite se ka nj\u00eb qeveri t\u00eb mallkuar, q\u00eb ju me vot\u00ebn tuaj do ta hiqni dhe do riktheni at\u00eb qeveri q\u00eb meritojn\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ndaj, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, ju lutem kontaktoni \u00e7do t\u00eb njohur q\u00eb keni k\u00ebtu n\u00eb Bruksel, n\u00eb diaspor\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr t\u00eb Belgjik\u00ebs. Trokisni n\u00eb \u00e7do der\u00eb, sensibilizoni \u00e7do qytetar. 11 maji \u00ebsht\u00eb shansi historik, jo vet\u00ebm i joni, por i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe i shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>11 maji \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia e madhe e nj\u00eb ndryshimi dhe ne do ta b\u00ebjm\u00eb realitet at\u00eb. Regjistrohuni dhe bisedoni me \u00e7donj\u00ebrin. Jan\u00eb 120 mij\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Belgjik\u00eb.<\/p>\n<p>Po shikoja portalin parmbr\u00ebm\u00eb, 532. K\u00ebtu jemi 1000 shqiptar\u00eb, vet\u00ebm k\u00ebtu jan\u00eb 1000. Sikur \u00e7donj\u00ebri prej jush t\u00eb sensibilizoj\u00eb 10 t\u00eb tjer\u00eb, sikur \u00e7donj\u00ebri prej jush t\u00eb ket\u00eb mud\u00ebsi t\u00eb bisedoj\u00eb dhe t\u00eb sqaroj\u00eb me 10 apo 100 t\u00eb tjer\u00eb, dhe ja ku b\u00ebm\u00eb \u00ebndrr\u00ebn ton\u00eb realitet.<\/p>\n<p>Mos neglizhoni, ju lutem! Vota juaj do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshimin!<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-102535\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/3-3-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/3-3-300x200.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/3-3-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/3-3-768x512.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/3-3-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/3-3.jpg 2048w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-102534\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/2-7-300x200.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"200\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/2-7-300x200.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/2-7-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/2-7-768x512.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/2-7-1536x1024.jpg 1536w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/2-7.jpg 2048w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E SEKRETARIT T\u00cb P\u00cbRGJITHSH\u00cbM N\u00cb PD, FLAMUR NOKA N\u00cb TAKIMIN ME DIASPOR\u00cbN N\u00cb BELGJIK\u00cb T\u00eb nderuara zonja, zot\u00ebrinj, miq, bashk\u00ebatdhetar\u00ebt tan\u00eb! Nj\u00eb falenderim dhe mir\u00ebnjohje t\u00eb pakufijshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pritje kaq t\u00eb ngroht\u00eb, kaq emocionale. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pritje q\u00eb as e kishim menduar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pritje q\u00eb t\u00eb b\u00ebn jo me emocione, por t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":102533,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-102532","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102532","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102532"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102532\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":102537,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102532\/revisions\/102537"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/102533"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102532"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102532"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102532"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}