{"id":102589,"date":"2025-01-27T11:35:08","date_gmt":"2025-01-27T11:35:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=102589"},"modified":"2025-01-27T11:35:08","modified_gmt":"2025-01-27T11:35:08","slug":"intervista-paloka-non-grata-e-berishes-eshte-fshire-se-shpejti-behet-zyrtare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/27\/intervista-paloka-non-grata-e-berishes-eshte-fshire-se-shpejti-behet-zyrtare\/","title":{"rendered":"Intervista\/ Paloka: \u201cNon-grata\u201d e Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb, s\u00eb shpejti b\u00ebhet zyrtare!"},"content":{"rendered":"<p>Edi Paloka, kreu i k\u00ebshillit komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb besimplot\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rezultat pozitiv t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit. Z.Paloka flet p\u00ebr determinanc\u00ebn e diaspor\u00ebs n\u00eb zgjedhje, i sigurt se ajo do t\u00eb votoj\u00eb sigl\u00ebn e PD-s\u00eb m\u00eb 11 maj.<\/p>\n<p>Deputeti demokrat thot\u00eb p\u00ebr gazeta \u201cPanorama\u201d se opozita nuk do t\u00eb bojkotoj\u00eb m\u00eb zgjedhjet dhe se n\u00eb gar\u00eb hyn p\u00ebr t\u00eb fituar. Edi Paloka flet edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e \u201cnon-grata\u201d t\u00eb Sali Berish\u00ebs duke pohuar se \u201cpraktikisht \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje kohe sa kjo t\u00eb b\u00ebhet zyrtare\u201d. Z.Paloka i kujton mazhoranc\u00ebs socialiste se \u201cNga fitorja e Trump, n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn kan\u00eb r\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb mbi 70 qeveri t\u00eb majta\u201d. Qeveris\u00eb \u201cRama\u201d i kujton skandalet, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebve premtimet e opozit\u00ebs nes\u00ebr kur t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p><strong>Zoti Paloka, si e shihni mjedisin aktual politik? N\u00eb \u00e7far\u00eb terreni po l\u00ebviz opozita?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr disa vite, PD-s\u00eb dhe opozit\u00ebs iu desh q\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr ekzistenc\u00eb si pasoj\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb paprecedent\u00eb q\u00eb iu b\u00eb jo vet\u00ebm nga qeveria, por dhe nga organizata m\u00eb diabolike e s\u00eb majt\u00ebs n\u00eb politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, organizata e Xhorxh Soros. Por p\u00ebr fatin e mir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, planet p\u00ebr eliminimin e opozit\u00ebs d\u00ebshtuan. PD tregoi se t\u00eb pamundur\u00ebn e b\u00ebn t\u00eb mundur dhe sot nga nj\u00eb parti q\u00eb luftoi p\u00ebr mbijetes\u00eb e gjen veten n\u00eb forc\u00ebn kryesore politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ec\u00ebn me bindje drejt fitores. Sigurisht merit\u00ebn kryesore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e ka q\u00ebndresa e demokrateve, por fitorja e Presidentit Trump n\u00eb Amerik\u00eb \u00ebsht\u00eb padyshim nj\u00eb element thelb\u00ebsor n\u00eb k\u00ebt\u00eb ndryshim. Nga fitorja e Presidentit Trump, n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn kan\u00eb r\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb mbi 70 qeveri t\u00eb majta. Po \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne, gjith\u00eb struktura diabolike q\u00eb mbante n\u00eb k\u00ebmb\u00eb Edi Ram\u00ebn, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shk\u00ebrmoqur t\u00ebr\u00ebsisht dhe fryma e kund\u00ebrt mbizot\u00ebron n\u00eb Departamentin e Shtetit. P\u00ebr pupacin e Sorosit n\u00eb Shqip\u00ebri, korruptuesin e Mc Gonigalit, dite t\u00eb zeza do t\u00eb vijn\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike mb\u00ebshtetja nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb n\u00eb zenit. Kurr\u00eb nuk ka pasur tri rezoluta nga organizatat m\u00eb t\u00eb fuqishme politike n\u00eb bot\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebnojn\u00eb si narkoregjim qeverin\u00eb e t\u00eb mb\u00ebshtesin fitoren e Partis\u00eb Demokratike dhe Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me 11 maj do t\u00eb votoj\u00eb edhe diaspora, madje e gjith\u00eb fushata elektorale nga t\u00eb dy partit\u00eb kryesore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar jasht\u00eb vendit duke synuar vot\u00ebn e emigrant\u00ebve. Pse kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme vota e emigrant\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>Vota e diaspor\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb determinante p\u00ebr k\u00ebto zgjedhje. Mbi 1 milion shqiptar\u00eb jan\u00eb larguar nga vendi q\u00eb kur n\u00eb pushtet \u00ebsht\u00eb Edi Rama. Mjafton ky fakt p\u00ebr t\u00eb kuptuar se sa vler\u00eb ka p\u00ebr opozit\u00ebn dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb vota e tyre. Si diaspora e vjet\u00ebr dhe ajo e k\u00ebtyre viteve jan\u00eb qartazi n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p><strong>A besoni se vota e emigrant\u00ebve do e ndryshoj\u00eb realitetin e gj\u00ebrave n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Vot\u00ebn e diaspor\u00ebs e k\u00ebrkoi opozita dhe e b\u00ebri t\u00eb detyrueshme nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Nd\u00ebrkohe Partia Socialiste po b\u00ebn \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb ta kufizoj\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi. Vendimi i GjK \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb nd\u00ebrsa komplikimi artificialisht i procedurave p\u00ebr regjistrim synon thjesht\u00eb heqjen e mund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr sa m\u00eb shum\u00eb emigrant\u00eb. \u00c7do zgjedh\u00ebs q\u00eb ka emrin n\u00eb list\u00ebn e zgjedh\u00ebsve ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb votoj\u00eb. Kufizimi i k\u00ebsaj t\u00eb drejte vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb dokumente identifikimi shqiptare dhe brenda skadenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb shkelje e k\u00ebsaj t\u00eb drejte kushtetuese. Dokumenti i identifikimit vlen p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar identitetin e zgjedh\u00ebsit at\u00ebher\u00eb pse k\u00ebt\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb pasaporta shqiptare e jo ajo gjermane apo amerikane, apo pasaporta q\u00eb l\u00ebshon Edi Rama \u00ebsht\u00eb m\u00eb e sigurt se ajo gjermane apo amerikane?!<\/p>\n<p><strong>Kreu demokrat Sali Berisha shprehet se \u201cnj\u00eb milion votues po p\u00ebrjashtohen nga zgjedhjet\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka\u00a0paralajm\u00ebruar protesta para ambasadave shqiptare. Cili \u00ebsht\u00eb skenari i tyre?<\/strong><\/p>\n<p>Thirrja p\u00ebr protesta lidhet pik\u00ebrisht me mohimin e t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb votuar. Nuk ka skenar\u00eb t\u00eb tjera jasht\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebrkes\u00eb legjitime.<\/p>\n<p><strong>A do t\u00eb hyj\u00eb Partia Demokratike n\u00eb zgjedhje dhe pa qeveri teknike?<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb q\u00eb prej kuvendit t\u00eb rithemelimit dhe \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar n\u00eb statut se PD-ja nuk bojkoton m\u00eb asnj\u00eb pale zgjedhje. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb kemi k\u00ebrkuar qeverin\u00eb teknike si kusht p\u00ebr zhvillimin e zgjedhjeve t\u00eb lira e t\u00eb barabarta. Madje kemi propozuar q\u00eb kjo t\u00eb jet\u00eb praktik\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha zgjedhjet parlamentare. Ju kujtoj q\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe n\u00eb rezolut\u00ebn e IDU, organizat\u00eb ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb gjith\u00eb partit\u00eb e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb p\u00ebrfshi Partin\u00eb Republikane t\u00eb Presidentit Trump.<\/p>\n<p><strong>Vite m\u00eb par\u00eb, e m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb 2005, PD kishte nj\u00eb mb\u00ebshtetje te madhe nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt por sot a ngjan sikur t\u00eb gjitha energjit\u00eb PD-ja po i shpenzon sesi t\u00eb mbrohet nga akuzat e SPAK ndaj ish-kryeministrit?<\/strong><\/p>\n<p>Ju a p\u00ebrmenda m\u00eb lart, Partia Demokratike nuk ka pasur asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr nj\u00eb mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb madhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare se sot! Tri rezoluta; t\u00eb partive popullore evropiane q\u00eb sot drejtojn\u00eb Evrop\u00ebn, t\u00eb IDU dhe IDC ku praktikisht aderojn\u00eb partit\u00eb e\u00a0qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb t\u00eb gjith\u00eb globit, kan\u00eb d\u00ebnuar ashp\u00ebr qeverin\u00eb Rama dhe i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetje PD-s\u00eb dhe liderit t\u00eb opozit\u00ebs Sali Berisha. Sa p\u00ebr SPAK-un, e kund\u00ebrta po rezulton, \u00ebsht\u00eb SPAK-u q\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigjet dot akuzave t\u00eb opozit\u00ebs se \u00ebsht\u00eb kthyer thjesht\u00eb n\u00eb nj\u00eb veg\u00ebl dhe arm\u00eb t\u00eb pushtetit kund\u00ebr opozit\u00ebs. Ju kujtoj q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb situat\u00eb krejt e ngjashme me drejt\u00ebsin\u00eb ishte dhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs para fitores se Presidentit Trump e jo rast\u00ebsisht personazhet jan\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt. Dhjet\u00ebra prokuror\u00eb e gjykat\u00ebs q\u00eb vendet i kishin siguruar me mb\u00ebshtetjen e Soros, tanim\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen n\u00eb Amerike. Nd\u00ebrkaq me nj\u00eb dekret Presidenti Trump ka nd\u00ebrprer\u00eb financimet p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturat reforma t\u00eb iniciuara nga Soros n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn me q\u00ebllime t\u00eb qarta politike kund\u00ebr forcave t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb. Shum\u00eb shpejt\u00eb do jet\u00eb drejt\u00ebsia e kapur q\u00eb do duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrdorimin e saj nga pushteti.<\/p>\n<p><strong>Dhe \u00e7far\u00eb e rr\u00ebzon Edi Ram\u00ebn nga pushteti?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb m\u00eb se nj\u00eb her\u00eb, diktaturat p\u00ebrmbysen me \u00e7do form\u00eb. Po, me ndryshimin e situat\u00ebs politike, si\u00e7 e p\u00ebrmenda m\u00eb lart, un\u00eb uroj q\u00eb ndryshimi t\u00eb vij\u00eb me vot\u00eb e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore. Ndryshe Edi Rama duhet t\u00eb kujtoj\u00eb pamjet e Capitolit pastaj\u2026<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebrpjekjesh po b\u00ebn PD-ja q\u00eb me rikthimin e Presidentit Donald Trump t\u00eb heq \u201cnon-grat\u00ebn\u201d ndaj z.Berisha? Me k\u00eb po lobojn\u00eb demokrat\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>Sali Berisha nuk zgjodhi rrug\u00ebn e lobimit, por t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket \u201cnon grata\u201d-s. Fitorja e Presidentit Trump e ka ndryshuar totalisht situat\u00ebn edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Kur Sekretari aktual i Shtetit Marco Rubio ishte senator, ngriti pik\u00ebrisht \u00e7\u00ebshtjen e \u201cnon grata\u201d-s n\u00eb senatin amerikan duke akuzuar hapur administrat\u00ebn e at\u00ebhershme se e kishte p\u00ebrdorur politikisht p\u00ebr t\u00eb goditur lider\u00eb t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte besoj \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se \u201cnon grata\u201d e Berish\u00ebs praktikisht \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje kohe sa kjo t\u00eb b\u00ebhet zyrtare.<\/p>\n<p><strong>Dit\u00ebt e fundit ka nj\u00eb debat PD-s\u00eb p\u00ebr primaret. Cilat jan\u00eb modalitet e primareve brenda partis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Modalitetet p\u00ebr primaret jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim. Do t\u00eb b\u00ebhen publike n\u00eb momentin e duhur.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb synimet e opozit\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e 2025-\u00ebs? Avantazhet dhe disavantazhet e saj?<\/strong><\/p>\n<p>Synimi i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fitorja n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. N\u00eb nj\u00eb vend demokratik, rrotacioni, ndryshimi \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri edhe kur vendi \u00ebsht\u00eb qeverisur normalisht nga nj\u00eb qeveri e caktuar. N\u00eb Shqip\u00ebri nevoja p\u00ebr ndryshim \u00ebsht\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse. Edhe sikur qeveria \u201cRama\u201d t\u00eb mos ishin t\u00eb zhytura n\u00eb skandale e mos ta kishin kthyer dhe nj\u00eb her\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebto nivele varf\u00ebrie e pasigurie, pas 12 vitesh rrotacioni do ishte i detyruesh\u00ebm. Nd\u00ebrkoh\u00eb jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb krejt t\u00eb kund\u00ebrt nga ajo e nj\u00eb qeverisjeje normale. N\u00eb k\u00ebto kushte \u00e7do qeveri\u00a0tjet\u00ebr do ishte pa diskutim m\u00eb e mir\u00eb. Po n\u00eb rastin e PD-s\u00eb nuk b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr kaq! Partia Demokratike ka nj\u00eb t\u00eb shkuar n\u00eb qeverisje e cila pavar\u00ebsisht t\u00eb metave ka qen\u00eb si dita me nat\u00ebn krahasuar me pushtet\u00ebrimin e mafies rilindase. Por p\u00ebrtej k\u00ebsaj PD-ja ofron zgjidhjet e duhura konkrete p\u00ebr t\u00eb ndryshuar t\u00ebr\u00ebsisht situat\u00ebn aktuale. Vet\u00ebm pikat e asaj q\u00eb ne i kemi p\u00ebrcaktuar si programi i emergjenc\u00ebs do t\u00eb ishin t\u00eb mjaftueshme q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb votonin me shumic\u00eb absolute p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike: p\u00ebrcaktimi i minimumit jetik prej 200 eurosh, rritja e rrogave dhe pensioneve, ulja e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe karburanteve n\u00eb nivelet minimale.<\/p>\n<p>Ulja e TVSH-s\u00eb p\u00ebr shport\u00ebn dhe shum\u00eb masa t\u00eb tjera do ta vendosnin dhe nj\u00eb her\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vend t\u00eb par\u00eb n\u00eb rajon p\u00ebr nivelin e t\u00eb ardhurave dhe mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve. Me nj\u00eb aritmetik\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, \u00e7do familje shqiptare e varf\u00ebr dhe e mesme do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb buxhetin e saj nga 200-500 euro m\u00eb shum\u00eb n\u00eb muaj sesa ka sot. K\u00ebt\u00eb llogari duhet ta b\u00ebjn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb votojn\u00eb e sidomos ata q\u00eb shesin vot\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb thes miell! A \u00ebsht\u00eb e mundur kjo, mund t\u00eb ngren\u00eb dyshime? Mjafton t\u00eb themi q\u00eb n\u00eb buxhetin prej 8,2 miliard\u00eb eurosh, t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb p\u00ebrmenda un\u00eb, p\u00ebrfshi pag\u00ebn p\u00ebr administrat\u00ebn, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb m\u00eb pak se 1 miliard! Pa folur p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb programit q\u00eb lidhet me sigurin\u00eb dhe investimet. Partia Demokratike ka treguar q\u00eb \u00e7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb, ndryshe nga Edi Rama q\u00eb jo vet\u00ebm nuk ka mbajtur premtimet e dh\u00ebna po ka b\u00ebr\u00eb krejt t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Kaq besoj duhet t\u2019i mjaftoj\u00eb \u00e7do shqiptari p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb zgjedhjen e tij me 11 maj.\/Gazeta Panorama\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edi Paloka, kreu i k\u00ebshillit komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb besimplot\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rezultat pozitiv t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit. Z.Paloka flet p\u00ebr determinanc\u00ebn e diaspor\u00ebs n\u00eb zgjedhje, i sigurt se ajo do t\u00eb votoj\u00eb sigl\u00ebn e PD-s\u00eb m\u00eb 11 maj. Deputeti demokrat thot\u00eb p\u00ebr gazeta \u201cPanorama\u201d se opozita nuk do t\u00eb bojkotoj\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":84399,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-102589","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102589","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102589"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102589\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":102590,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102589\/revisions\/102590"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84399"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102589"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102589"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102589"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}