{"id":102665,"date":"2025-01-27T18:03:18","date_gmt":"2025-01-27T18:03:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=102665"},"modified":"2025-01-27T18:03:18","modified_gmt":"2025-01-27T18:03:18","slug":"profilet-diabolike-qe-zbehin-interesin-per-politiken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/27\/profilet-diabolike-qe-zbehin-interesin-per-politiken\/","title":{"rendered":"Profilet diabolike q\u00eb zbehin interesin p\u00ebr politik\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pranvera SHEHAJ<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb editorial reflektimi<\/strong><\/p>\n<p>Politik\u00ebn nuk e ndot krimi ekonomik m\u00eb shum\u00eb se paaft\u00ebsia. Politik\u00ebn nuk e ndot makiavelizmi m\u00eb shum\u00eb se shterp\u00ebsia intelektuale. Politik\u00ebn nuk e b\u00ebn t\u00eb pacivilizuar gjaknxeht\u00ebsia dhe mungesa e taktit, m\u00eb shum\u00eb se shtirja, mungesa e emocionit dhe pandjeshm\u00ebria p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb flet. Politik\u00ebn nuk e b\u00ebn t\u00eb larg\u00ebt e t\u00eb huaj v\u00ebshtir\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb m\u00eb shum\u00eb se shqyerja kat\u00ebrcip\u00ebrore n\u00eb nj\u00eb koklavitje profilesh, aft\u00ebsish dhe rolesh p\u00ebr \u00e7do soj e sorollop t\u00eb b\u00ebri pjes\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb nxit interesin p\u00ebr t\u2018u marr\u00eb cil\u00ebsisht me politik\u00eb e \u00e7far\u00eb e b\u00ebn t\u00eb urryeshme politik\u00ebn, m\u00eb s\u00eb miri e njeh k\u00ebt\u00eb enigm\u00eb t\u00eb dyanshme piktori, dhe un\u00eb k\u00ebt\u00eb merit\u00eb refuzoj t\u2018ia mohoj. \u00c7far\u00eb t\u00ebrheq blet\u00ebt e \u00e7far\u00eb t\u00ebrheq mizat, ai e di, ndaj \u00ebsht\u00eb investuar strategjikisht prej koh\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe p\u00ebrforcon k\u00ebt\u00eb investim diabolik mediatik n\u00eb prag fushate. Rezultati? Nj\u00eb spastrim rr\u00ebnj\u00ebsor i terrenit politik nga syt\u00eb prej snajperi, nga mendjet e mprehta e aq m\u00eb shum\u00eb nga emocionet e forta. Depolitizimi i politik\u00ebs arrihet mjesht\u00ebrisht n\u00ebp\u00ebrmjet thjesht\u00ebzimit ekstrem dhe mediokrizimit radikal t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb kahershme p\u00ebrpjekjet e Ram\u00ebs p\u00ebr \u00e7armatosjen politike t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe ve\u00e7an\u00ebrisht gjakut t\u00eb ri t\u00eb kapitalit politik. Taktika e par\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebrmes retorik\u00ebs s\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, duke iu drejtuar t\u00eb rinjve me \u00a0k\u00ebshillime empatike t\u00eb llojit: \u201cNuk keni koh\u00ebn e politik\u00ebs, keni koh\u00ebn e dashuris\u00eb\u201d, \u201cL\u00ebrjani politik\u00ebn gjitholog\u00ebve, shijoni mosh\u00ebn\u201d, etj. S\u00eb dyti, n\u00eb nj\u00eb target m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, piktori ka gjunj\u00ebzuar arroganc\u00ebn e tij n\u00eb komunikim p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar me nj\u00eb urt\u00ebsi djall\u00ebzore teksa ftonte shqiptar\u00ebt t\u2018i linin ndasit\u00eb ideologjike me shpjegimin se ndarjet i majt\u00eb apo i djatht\u00eb jan\u00eb relike t\u00eb tejkohe e ndjesi urrejtjeje t\u00eb ushqyera nga politika e mbrapsht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e par\u00eb, retorika e tij merr trajt\u00ebn e nj\u00eb opiumi komunikimi t\u00eb l\u00ebshuar mbi t\u00eb rinjt\u00eb, n\u00eb rastin e dyt\u00eb t\u00eb nj\u00eb opiumi imunizimi dhe harrese t\u00eb identifikimit ideologjik q\u00eb ushqen ration politike. N\u00eb t\u00eb dy rastet, opiumi prek si politik\u00ebn pasive (ndjekjen dhe vigjilenc\u00ebn ndaj politik\u00ebs) ashtu edhe at\u00eb aktive (politik\u00ebb\u00ebrjen).<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, asgj\u00eb nuk ka m\u00eb shum\u00eb ndikim n\u00eb zbehjen e interesit p\u00ebr politik\u00ebn sesa strategjia mediatike e personifikimit t\u00eb politik\u00ebs ordinere (n\u00eb kuptimin t\u00eb zakonshme) n\u00eb modelet e promovuar dhe katapultuar n\u00eb studiot e v\u00ebmendjes mediatike. E reja e paaft\u00eb, e reja e pamjaftueshme, e reja amatore, e reja q\u00eb nuk p\u00ebrmbush, e reja q\u00eb nuk z\u00ebvend\u00ebson, e reja pa meritokraci, e reja e parritur, e reja e padenj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngjallur besim, e reja infantile, e reja e alibis\u00eb s\u00eb qarkullimit, e reja e palexuar, e reja pa verb politik t\u00ebrheq\u00ebs, e reja e paguximshme, e reja e ndrojtur dhe e frikur, e reja q\u00eb lustron kryetarin, e reja e kufizuar n\u00eb \u00ebndrr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb thjesht dhe vet\u00ebm burokrat, e reja q\u00eb i pret krah\u00ebt \u00e7do adhuruesi objektiv t\u00eb politik\u00ebs dhe karikon Donkishot\u00ebt q\u00eb politik\u00ebn e duan si reality show, kaq thjesht, kaq t\u00eb thjesht\u00eb. Edhe kur nuk jan\u00eb t\u00eb rinj n\u00eb mosh\u00eb, flok\u00ebt her\u00eb t\u00eb bardha e her\u00eb t\u00eb r\u00ebna syrgjynosin p\u00ebrpara kamer\u00ebs profile analitike komentuese sip\u00ebrfaq\u00ebsore pa asnj\u00eb inovacion n\u00eb mendim, dhe n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb profile politike amatore periferike pa asnj\u00eb karizm\u00eb publike.<\/p>\n<p>Ata nuk japin dot asnj\u00eb nga t\u00eb dyja: as magjepsjen e v\u00ebmendjes p\u00ebrmes artikulimit t\u00eb sofistikuar t\u00eb teoris\u00eb dhe ideologjis\u00eb politike, as inovacion n\u00eb ide dhe mendim p\u00ebrmes propozimeve, as sjelljen dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e realitetit t\u00eb terrenit n\u00eb aren\u00ebn publike. Ata nuk jan\u00eb dot as t\u00eb p\u00ebrgatitur teorikisht p\u00ebr t\u00eb luajtur p\u00ebrmes dijes filozofike dhe artit t\u00eb fjal\u00ebs rolin e rreshtit intelektual t\u00eb ekipit, as t\u00eb aft\u00eb praktikisht, p\u00ebr t\u00eb luajtur rolin e pragmatizmit t\u00eb ekipit, ndaj, me ta, politika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bordello ku hyn dhe del kushdo q\u00eb deliron p\u00ebr pak drit\u00eb; me ta, politika nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb arti i publikes.<\/p>\n<p>Ky model diabolik i t\u00eb res\u00eb, bashkuar me k\u00ebt\u00eb profil diabolik t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb thjesht\u00ebzuar deri n\u00eb batak, ky relativizim i v\u00ebshtir\u00ebsis\u00eb s\u00eb politik\u00ebb\u00ebrjes, i monopolizuar tashm\u00eb nga forca propagandistike e vet\u00eb rilindasit ka nj\u00eb ndikim t\u00eb dyfisht\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb pari ai demoralizon talente t\u00eb mir\u00ebfillta p\u00ebr politik\u00ebn. Profilet kryek\u00ebput diabolike tulatin \u00e7do k\u00ebrsh\u00ebri p\u00ebr ta ndjekur politik\u00ebn, e aq m\u00eb pak p\u00ebr t\u2018u investuar intelektualisht apo fizikisht n\u00eb t\u00eb. Kjo liron fush\u00ebn nga syt\u00eb vigjilent\u00eb dhe mbyt z\u00ebrat e fort\u00eb e me pesh\u00eb kund\u00ebr; S\u00eb dyti, brenda kampit t\u00eb tij, rilindasi derivon nj\u00eb tjet\u00ebr monopol, at\u00eb t\u00eb politikanit <em>par excellence<\/em> dhe si t\u00eb till\u00eb, t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk i njoh dot ndonj\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme strategjike, se \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb, e ditur: rrethohu n\u00eb vij\u00eb t\u00eb par\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb q\u00eb nuk t\u00eb konkurrojn\u00eb dhe drita do t\u00eb mbes\u00eb p\u00ebr gjat\u00eb e jotja. E nj\u00ebjta filozofi: merre stafet\u00ebn e ofert\u00ebs t\u00eb s\u00eb res\u00eb, shkalafite k\u00ebt\u00eb ofert\u00eb, mediokrizoje, njollose, shtrydhe, p\u00ebrdore dhe shp\u00ebrfytyroje deri n\u00eb velesitje, dhe syt\u00eb e d\u00ebshira do t\u00eb kthehen tek e vjetra.<\/p>\n<p>Kjo loj\u00eb b\u00ebhet e rrezikshme, dhe k\u00ebtu nis interesi im, kur si nj\u00eb grop\u00eb thith\u00ebse ajo t\u00ebrheq brenda vetes jo vet\u00ebm rilindas. Mediokriteti i enturazhit q\u00eb Rama ka l\u00ebshuar me bresh\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb prag fushate, tek ai ka nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. Po p\u00ebr ne, a ia vlen p\u00ebrfshirja n\u00eb k\u00ebt\u00eb re t\u00eb zez\u00eb mediatike p\u00ebrkundrejt q\u00ebllimit q\u00eb kemi? Thuhet se nd\u00ebr dy individ\u00eb, nj\u00eb i aft\u00eb dhe nj\u00eb i paaft\u00eb, fuqia ngrit\u00ebse e balon\u00ebs s\u00eb t\u00eb parit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dob\u00ebt se fuqia thith\u00ebse e grop\u00ebs s\u00eb t\u00eb dytit, dhe kjo shteron pyetjen se kush t\u00ebrheq k\u00eb.<\/p>\n<p>Druaj t\u00eb perceptoj se n\u00ebn frym\u00ebn q\u00eb mbahet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga ritmi i fushat\u00ebs, ne e ndjekim k\u00ebt\u00eb model diabolik pa dashur dhe n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta mundur duke kontribuuar krejt pa q\u00ebllim n\u00eb politik\u00ebn amatore t\u00eb gatitur nga ai dora vet\u00eb. Nuk ka kuptim t\u00eb ulesh shpesh her\u00eb n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb ku vlera je vet\u00ebm ti, aty ku vet\u00ebm jep, pa marr\u00eb s\u00eb paku as prestigjin e nj\u00eb tryeze t\u00eb denj\u00eb. M\u00eb e pafalshme do t\u00eb ishte n\u00ebse n\u00eb vrapin e fushat\u00ebs, k\u00ebmb\u00ebt ngat\u00ebrrohen dhe biem pre e mpleksjes s\u00eb roleve, aft\u00ebsive, dob\u00ebsive dhe pikave t\u00eb forta, duke iu dor\u00ebzuar nevoj\u00ebs p\u00ebr sasi.<\/p>\n<p>Regjizor dhe autor i politik\u00ebs s\u00eb mediokritetit dhe ofrues i deritanish\u00ebm i \u201ct\u00eb res\u00eb\u201d pa thelb, pa intelekt ndjell\u00ebs, pa brum politik premtues, pa nj\u00eb shembull frym\u00ebzues p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer, a mos vall\u00eb, do t\u00eb rimerrte rilindasi, sikund\u00ebr shpesh ka b\u00ebr\u00eb, rolin e \u201cMessias s\u00eb shp\u00ebtimit nga kjo pandemi politike\u201d duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb akrobaci t\u00eb bujshme n\u00eb listat e kandidimit? K\u00ebshtu, ai nuk do t\u00eb ishte vet\u00ebm lideri i shkoll\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr politike, i vet\u00ebpretenduari i denj\u00eb p\u00ebr titanin q\u00eb ka p\u00ebrball\u00eb. Ai do t\u00eb mbetej mbart\u00ebs i mjesht\u00ebris\u00eb n\u00eb komunikim ku shqipja e gjall\u00eb e ulur k\u00ebmb\u00ebkryq n\u00eb fjalimet e tij, b\u00ebri tashm\u00eb kontrast t\u00eb fort\u00eb me profilet diabolike t\u00eb shqipes s\u00eb varf\u00ebr. S\u00eb treti, ai do t\u00eb mbetej inovatori i akrobacive politike, k\u00ebsaj radhe, i vjetri q\u00eb sjell t\u00eb ren\u00eb, jo at\u00eb t\u00eb zakonshmen q\u00eb u servir deri m\u00eb sot, por at\u00eb t\u00eb bujshmen e s\u00eb ardhmes, t\u00eb pamendueshmen p\u00ebr t\u2018u t\u00ebrhequr nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Uroj vet\u00ebm q\u00eb k\u00ebsaj akrobacie, ne t\u2018i paraprijm\u00eb, ose s\u00eb paku t\u00eb mos kontribuojm\u00eb n\u00eb kontrastin e friksh\u00ebm q\u00eb ai po dizenjon prej koh\u00ebsh me q\u00ebllim impaktin sa m\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb aktin final, ndaj shum\u00eb rreshta i dedikova dekriptimit t\u00eb tij me q\u00ebllim kthjellimin ton\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pranvera SHEHAJ Nj\u00eb editorial reflektimi Politik\u00ebn nuk e ndot krimi ekonomik m\u00eb shum\u00eb se paaft\u00ebsia. Politik\u00ebn nuk e ndot makiavelizmi m\u00eb shum\u00eb se shterp\u00ebsia intelektuale. Politik\u00ebn nuk e b\u00ebn t\u00eb pacivilizuar gjaknxeht\u00ebsia dhe mungesa e taktit, m\u00eb shum\u00eb se shtirja, mungesa e emocionit dhe pandjeshm\u00ebria p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb flet. Politik\u00ebn nuk e b\u00ebn t\u00eb larg\u00ebt &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":90550,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-102665","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102665","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102665"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102665\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":102666,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102665\/revisions\/102666"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/90550"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102665"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102665"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102665"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}