{"id":10268,"date":"2022-04-23T11:24:17","date_gmt":"2022-04-23T11:24:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=10268"},"modified":"2022-04-23T11:24:17","modified_gmt":"2022-04-23T11:24:17","slug":"duke-nxjerre-zera-shqiptare-nje-bashkebisedim-me-margo-rejmer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2022\/04\/23\/duke-nxjerre-zera-shqiptare-nje-bashkebisedim-me-margo-rejmer\/","title":{"rendered":"Duke nxjerr\u00eb z\u00ebra shqiptar\u00eb: Nj\u00eb bashk\u00ebbisedim me Margo Rejmer"},"content":{"rendered":"<p><em>Mud sweeter than honey<\/em> (2018, P\u00ebrkthim anglez 2021)\u00a0nga gazetarja dhe shkrimtarja polake Margo Rejmer \u00ebsht\u00eb nj\u00eb portret i akullt i jet\u00ebs n\u00ebn diktatorin m\u00eb despotik t\u00eb Europ\u00ebs s\u00eb pasLuft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, nj\u00eb histori e terrorit t\u00eb drejtuar nga shteti q\u00eb shumica e amerikan\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb familjarizuar dhe t\u00eb cil\u00ebs shumica e Europ\u00ebs moderne i ktheu shpin\u00ebn. Ajo rrjedh nga linja letrare e nobelisteve Herta M\u00fcller dhe Svetlana Alexievich. Ashtu si Alexievich, ajo rr\u00ebfen historin\u00eb e nj\u00eb vendi dhe kohe n\u00ebp\u00ebrmjet z\u00ebrave vendas, por ajo raporton gjithashtu edhe histori nga jasht\u00eb atdheut t\u00eb saj. Si\u00e7 b\u00ebri p\u00ebr librin e saj t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, \u201cBucharest: Dust and Blood\u201d, q\u00eb i dha Newsweek Award for Best Book e vitit 2014, Rejmer l\u00ebvizi nga Polonia (k\u00ebsaj radhe drejt Tiran\u00ebs), m\u00ebsoi gjuh\u00ebn dhe filloi t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb.<\/p>\n<p>Tek \u201cMud Sweeter than Honey\u201d, Rejmer p\u00ebrdori proz\u00ebn e saj magjeps\u00ebse dhe ironike p\u00ebr t\u00eb paraqitur p\u00ebrrall\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Hoxh\u00ebs:<\/p>\n<p>Nj\u00eb her\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb, parajsa u krijua n\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer socialist n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Ku gjith\u00e7ka i p\u00ebrkiste gjith\u00ebsekujt dhe asgj\u00eb nuk i p\u00ebrkiste askujt.<\/p>\n<p>Ku \u00e7do njeri dinte si t\u00eb shkruante e t\u00eb lexonte, por mund t\u00eb shkruanin vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb autoritetet p\u00ebrkrahnin dhe mund t\u00eb lexonin vet\u00ebm at\u00eb \u00e7ka autoritetet miratonin.<\/p>\n<p>Ku elektriciteti, autobuz\u00ebt dhe propaganda arrinin n\u00eb \u00e7do fshat, por qytetar\u00ebt e zakonsh\u00ebm nuk kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mbanin nj\u00eb makin\u00eb apo nj\u00eb opinion t\u00eb tyrin.<\/p>\n<p>Ku \u00e7dokush mund t\u00eb mb\u00ebshteteshin n\u00eb kujdesin sh\u00ebndet\u00ebsor falas, por njer\u00ebzit zhdukeshin pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb. [\u2026]\n<p>Nga viti 1976, parajsa e tyre n\u00eb Tok\u00eb quhej Republika Popullore Socialiste e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti i tyre i vet\u00ebm i drejt\u00eb ishte Komandanti Suprem Enver Hoxha.<\/p>\n<p>Pas disa kapitujsh t\u00eb shkurt\u00ebr me z\u00ebrin e saj, tranzicionet e Rejmer ndaj historive t\u00eb t\u00eb mbijetuarve t\u00eb Hoxh\u00ebs i than\u00eb me z\u00ebrat e tyre, z\u00ebrat q\u00eb u hesht\u00ebn n\u00ebn mbret\u00ebrimin e terrorit t\u00eb Hoxh\u00ebs, me autoren q\u00eb sh\u00ebrben si alkimistja gjuh\u00ebsore e tyre. Ky bashk\u00ebpunim n\u00eb tregimin e historive k\u00ebrkon besim, nj\u00eb antidot artistik ndaj represionit dhe paranoj\u00ebs thelb\u00ebsore p\u00ebr sundimin e Hoxh\u00ebs. Rezultati \u00ebsht\u00eb aq af\u00ebr me nj\u00eb korrigjim letrar t\u00eb traum\u00ebs sa mund t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i vet\u00ebm. N\u00ebp\u00ebrmjet kurimit dhe arranzhimit t\u00eb kujdessh\u00ebm, Rejmer b\u00ebn bashk\u00eb p\u00ebr lexuesin nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb atyre vite dhe m\u00eb tej, p\u00ebrfshi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb sotme dhe marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb tendosur me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj.<\/p>\n<p><strong>Jam e interesuar n\u00eb historin\u00eb fillestare t\u00eb librit. Si gazetare dhe autore polake, nga e mor\u00ebt iden\u00eb p\u00ebr librin, t\u00eb l\u00ebviznit drejt Tiran\u00ebs dhe t\u2019i grumbulloni k\u00ebto histori?<\/strong><\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka nisi t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb. Po jetoja n\u00eb Rumani, por Shqip\u00ebria vazhdoi t\u00eb m\u00eb shfaqej aty k\u00ebtu n\u00eb historit\u00eb e miqve t\u00eb mi si nj\u00eb vend paksa ekzotik, leht\u00ebsisht absurd. Me sa dukej europian, por jo t\u00ebr\u00ebsisht. \u201cDuhet t\u00eb shkosh patjet\u00ebr atje; \u00ebsht\u00eb vendi i duhur p\u00ebr ty\u201d, vazhduan t\u00eb m\u00eb thonin shok\u00ebt. K\u00ebshtu, n\u00eb 2013, shkova, fillova t\u00eb flisja me njer\u00ebzit dhe t\u00eb grumbulloja historit\u00eb e tyre, rr\u00ebfime t\u00eb shp\u00ebrndara, sip\u00ebrfaq\u00ebsore shpesh t\u00eb kufizuar n\u00eb nj\u00eb rresht t\u00eb vet\u00ebm: \u201cMund t\u00eb kishe shkuar n\u00eb burg pse u ankoje q\u00eb buka ishte e vjet\u00ebr apo se domatet qen\u00eb t\u00eb kalbura\u201d. Ato qen\u00eb vet\u00ebm sh\u00ebnime p\u00ebr t\u00eb huajt q\u00eb nuk thonin asgj\u00eb rreth asaj sesi ishte realisht jeta.<\/p>\n<p>M\u00eb pas n\u00eb 2015 l\u00ebviza p\u00ebrfundimisht drejt Shqip\u00ebris\u00eb; m\u00eb pas, u takova me Fatos Lubonj\u00ebn, nj\u00eb intelektual dhe shkrimtar shqiptar, q\u00eb kishte kaluar 17 vite n\u00eb burg. Qe hera e par\u00eb q\u00eb grumbullova nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb plot\u00eb: nj\u00eb histori personale me nj\u00eb bekgraund historik dhe kuptim t\u00eb thell\u00eb universal. Ishte vuajtje, kurajo dhe ambiguitet, por edhe nj\u00eb \u00e7ik\u00eb humor. Historia qe aq e fuqishme sa q\u00eb mu desh\u00ebn 9 muaj p\u00ebr ta shkruar. Duke e ditur se \u00e7far\u00eb historie p\u00ebrmbante, isha shum\u00eb e frik\u00ebsuar t\u00eb afrohesha pajisjes regjistruese dhe kjo qe kur kuptova se libri im, fillimisht i n\u00ebnkuptuar t\u00eb ishte thjesht \u201cShqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb huajt\u201d, duhej t\u00eb kishte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndryshe dhe duhej t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohesh n\u00eb histori nga era komuniste.<\/p>\n<p><strong>\u00cbsht\u00eb nj\u00ebherazi nj\u00eb histori e madhe dhe nj\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. \u00c7far\u00eb ju b\u00ebri t\u00eb donit ta shkruani at\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>D\u00ebgjimi i historive t\u00eb fuqishme \u00ebsht\u00eb ngjit\u00ebs: shikoni drejt rr\u00ebnqethjes, k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb dhe emocionit. Nj\u00eb historitregues i mir\u00eb ka ndjeshm\u00ebrin\u00eb e tij personale dhe i tregon p\u00ebrrallat e tyre duke p\u00ebrdorur metafora, simbole dhe pika kthese \u2014 vet\u00ebm ju duhet t\u00eb shikoni personin p\u00ebr ta nxjerr\u00eb dhe grumbulluar t\u00eb gjitha detajet. B\u00ebj maksimumin t\u00eb shkoj thell\u00eb e m\u00eb thell\u00eb n\u00eb kuptime, t\u00eb gjej shtresa shtes\u00eb, t\u00eb gjej t\u00eb gjitha paradokset dhe t\u00eb dal me pyetje rreth koshienc\u00ebs dhe subkoshienc\u00ebs kolektive.<\/p>\n<p>Kuptova se \u00e7far\u00eb subjekti i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb ishte. E dija se n\u00ebqoft\u00ebse grumbulloja disa histori t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb sakta, libri mund t\u00eb ishte shum\u00eb i fuqish\u00ebm sepse Shqip\u00ebria komuniste qe nj rast unik, thuajse i paimagjinuesh\u00ebm. K\u00ebti qe nj\u00eb vend i vog\u00ebl i izoluar q\u00eb u b\u00eb edhe m\u00eb i izoluar pasi Enver Hoxha vendosi regjimin e tij stalinist dhe krijoi laboratorin e tij autoritar, duke modeluar dhe deformuar sjelljen njer\u00ebzore. Izolimi total, kufijt\u00eb e mbyllur, fantazit\u00eb rreth bot\u00ebs jasht\u00eb tyre, ndarja e njer\u00ebzve n\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb k\u00ebqinj, p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb an\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb karaktereve t\u00eb popullit dhe, nga ana tjet\u00ebr, strategjit\u00eb e ndryshme p\u00ebr mbijetes\u00eb dhe p\u00ebr ruajtjen e dinjitetit t\u00eb individit n\u00ebn nj\u00eb regjim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pse stili i historis\u00eb orale?<\/strong><\/p>\n<p>Qe e natyrshme p\u00ebr mua q\u00eb t\u2019i jepja pothuajse t\u00eb gjith\u00eb terrenin karaktereve t\u00eb mi dhe ta mbaja veten t\u00eb padukshme. Digresimi ose p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb siguruar koment moral do t\u00eb ishte e pap\u00ebrshtatshme. Qe tragjedia e karaktereve, z\u00ebri i tyre q\u00eb kishte r\u00ebnd\u00ebsi. Un\u00eb isha vet\u00eb nj\u00eb vesh p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar dhe m\u00eb pas nj\u00eb botuese, por u p\u00ebrpoqa ta kontrabandoja pik\u00ebpamjen dhe ndjeshm\u00ebrin\u00eb time n\u00eb kapitujt q\u00eb jan\u00eb caktuar t\u00eb lexojn\u00eb si histori miniaturash t\u00eb shkurt\u00ebra, secili i bazuar n\u00eb nj\u00eb imazh apo anekdot\u00eb t\u00eb vetme. Nd\u00ebrsa shkruaja k\u00ebto kapituj lirik\u00eb, ku p\u00ebrpiqesha t\u00eb kapja melodin\u00eb e propagand\u00ebs apo t\u00eb nj\u00eb balade popullore, pata shansin t\u00eb ndjehesha s\u00ebrish si autor fiksioni.<\/p>\n<p><strong>Si i mblodh\u00ebt historit\u00eb, i takuat dhe i zgjodh\u00ebt njer\u00ebzit, fituat besimin e tyre?<\/strong><\/p>\n<p>Kam folur me mbi 300 njer\u00ebz, por libri p\u00ebrmban 30 histori. Humba nj\u00eb vit n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb mbledhur histori n\u00eb Tiran\u00eb, duke folur me njer\u00ebz n\u00eb mosh\u00ebn 40 vje\u00e7are. Nganj\u00ebher\u00eb ndjeja se sikur po d\u00ebgjoja gjithm\u00ebni t\u00eb nj\u00ebjtin rr\u00ebfim t\u00eb kot\u00eb t\u00eb debatit publik, por kur l\u00ebviza n\u00eb qytete m\u00eb t\u00eb vogla, t\u00eb tilla si Shkodra dhe Gjirokastra, kuptova q\u00eb gjith\u00e7ka ishte t\u00eb gjeja njeriun e duhur, t\u00eb ndjesh\u00ebm dhe inteligjent sa duhej p\u00ebr ta p\u00ebrshkruar t\u00eb kaluar\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kompeksitetin e saj. Nuk i pyeta p\u00ebr politikat apo faktet historike sepse m\u00eb pas i njoha, por n\u00eb fakt i pyeta: \u201cSi dukej n\u00ebna juaj? Si ishin flok\u00ebt e saj? Cila ishte lodra juaj e preferuar?\u201d dhe disa njer\u00ebt e gjenin befasuese k\u00ebt\u00eb gj\u00eb \u2013 ata nuk qen\u00eb lloji i pyetjeve serioze q\u00eb nj\u00eb gazetar i v\u00ebrtet\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebja, por vazhdoja t\u2019u tregoja se thjesht po mblidhja histori dhe kisha nevoj\u00eb t\u00eb isha n\u00eb gjendje ta imagjinonin vizualisht t\u00eb kaluar\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb imagjinate, por edhe nj\u00eb proces kuptimi.<\/p>\n<p>Gjithashtu, kur filova, shqipja ime ishte shum\u00eb e kufizuar. Isha nj\u00eb \u00e7ik\u00eb si nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb 9 vje\u00e7ar, k\u00ebshtu q\u00eb nuk paraqisja asnj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim ndaj askujt. Isha fuqimisht e p\u00ebrq\u00ebndruar n\u00eb procesin e d\u00ebgjimit; ndjeja sikur i gjith\u00eb trupi im po d\u00ebgjonte. E lash\u00eb veten t\u00eb reagoja ndaj \u00e7far\u00ebdo gj\u00ebje q\u00eb d\u00ebgjoja. Njer\u00ebzit do t\u00eb m\u00eb thonin: \u201cNuk dukesh si gazetare e v\u00ebrtet\u00eb; realisht jeni kureshtare rreth asaj q\u00eb po themi\u201d. Mu desh koh\u00eb t\u00eb fitoja besimin e njer\u00ebzve, por fatmir\u00ebsisht e dija se ky lloj libri k\u00ebrkonte koh\u00eb. E dija se k\u00ebrkonte nj\u00eb proces, procesin tim personal, n\u00eb grumbullimin e copzave t\u00eb enigmave, grumbullimin e dijes, fitimin e p\u00ebrvoj\u00ebs dhe rritjen. \u00c7do bised\u00eb qe nj\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr mua, jo vet\u00ebn n\u00eb histori, por paras\u00ebgjithash nj\u00eb m\u00ebsim n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si i p\u00ebrzgjodh\u00ebt cilat histori t\u00eb shfaqnit?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb histori duhet t\u00eb jet\u00eb si nj\u00eb film i mir\u00eb me metrazh t\u00eb shkurt\u00ebr. Karakteri \u00ebsht\u00eb aksi i historis\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb personalitetet e tyre kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi dhe p\u00ebrderisa po tregojn\u00eb historit\u00eb e tyre, k\u00ebshtu q\u00eb mend\u00ebrisht po kap pikat e kthes\u00ebs, imazhet e paharrueshme, deformimet dhe kthesat. Historia duhet t\u00eb kap thelbin e asaj kohe, por gjithashtu duhet t\u00eb siguroj\u00eb llojin e kontentit universal q\u00eb do t\u2019u interesonte apo l\u00ebvizte lexuesit n\u00eb Poloni, Shtetet e Bashkuara apo Serbi. Nganj\u00ebher\u00eb, ndjeja se karakteri nuk po m\u00eb tregonte t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn apo se po e shk\u00ebpusnin historin\u00eb e tyre n\u00eb pik\u00ebr ku aktualisht fillonte, p\u00ebr shkak se nuk donin t\u00eb shkonin m\u00eb thell\u00eb apo se po p\u00ebrdornin nj\u00eb lloj mekanizmi mbrojt\u00ebs dhe kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vepronin k\u00ebshtu. Nuk \u00ebsht\u00eb roli im t\u00eb gjykoj, por i d\u00ebgjova dhe m\u00eb pas t\u2019i kondensoja dhe ta editoja historin\u00eb e tyre. N\u00eb k\u00ebto momente, thjesht e lash\u00eb sepse nuk do t\u2019i mblidhja historit\u00eb e mia me \u00e7do kusht.<\/p>\n<p><strong>Sa gjat\u00eb shkoi procesi?<\/strong><\/p>\n<p>I fillova intervistat e para m\u00eb 2013 dhe e p\u00ebrfundova librin m\u00eb 2018. Tri vitet e para shkuan vet\u00ebm p\u00ebr mbledhjen e informacionit, duke lexuar libra historie, m\u00ebsuar shqin dhe duke d\u00ebgjuar debat publik. M\u00eb pas m\u2019u desh t\u00eb m\u00ebsoja sesi t\u00eb b\u00ebja pyetjet e duhura. Kuptova se pyetjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb i ndihmojn\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb hapen. Njer\u00ebzit kan\u00eb qejf t\u00eb flasin rreth kujtimeve t\u00eb tyre t\u00eb hershme, miqve t\u00eb tyre t\u00eb par\u00eb dhe lodrave t\u00eb tyre t\u00eb para. M\u00eb pas, kuptova se libri im nuk ishte m\u00eb vet\u00eb rreth Shqip\u00ebris\u00eb komuniste, por rreth liris\u00eb, lumturis\u00eb, vetmis\u00eb dhe posht\u00ebrimit. K\u00ebshtu q\u00eb vendosa t\u00eb b\u00ebj pyetje shum\u00eb t\u00eb thjeshta: \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb lumturia p\u00ebr ju? \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb liria p\u00ebr ju?<\/p>\n<p><strong>Kush jan\u00eb m\u00ebsuesit tuaj?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ime m\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuses e e letr\u00ebsis\u00eb polake dhe e ka shkruar tez\u00ebn e saj MA p\u00ebr S\u0142awomir Mro\u017cek. Kur isha e vog\u00ebl, ajo m\u00eb lexonte histori t\u00eb shkurt\u00ebra rreth kafsh\u00ebve nga Mro\u017cek, si puna e \u201cThe Elephant\u201d, apo historin\u00eb e tij ironike rreth dy minjve laboratorik\u00eb. Njoh shum\u00eb rreshta p\u00ebrmend\u00ebsh si: \u201cI zgjuari Lolo e di sesi t\u2019i m\u00ebshoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb butonat e duhur!\u201d. Dhe im at\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tifoz i p\u00ebrkushtuar i poezis\u00eb polake dhe let\u00ebrsis\u00eb ruse, k\u00ebshtu q\u00eb m\u00eb lexonte poema nga Stanis\u0142aw Grochowiak, histori t\u00eb shkurt\u00ebra nga Mikhail Zoshchenko dhe m\u00eb pas \u00c7ehovi. T\u00eb gjitha k\u00ebto modeluan shijen time letrare dhe reportazhi im nganj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb af\u00ebr me poezin\u00eb; mua m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb n\u00ebnvizoj t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt absurd\u00eb t\u00eb realitetit q\u00eb na rrethon, sidomos kur ndodh brenda gjuh\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Nga po m\u00eb shkruan mua? Si \u00ebsht\u00eb aty ku ndodheni?<\/strong><\/p>\n<p>Po i shkruaj p\u00ebrgjigjet e mia n\u00eb nj\u00eb tren nga Varshava n\u00eb Berlin pasi jam ftuar n\u00eb festival libri jofiksional, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e err\u00ebt, e m\u00ebrzitshme, e ftoht\u00eb dhe me mjegull, me lag\u00ebshti t\u00eb madhe. Vet\u00eb pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi nga\u00a0 nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Shqip\u00ebri, ku fillova t\u00eb nbledh histori p\u00ebr librin tim t\u00eb ri. Disa prej tyre qen\u00eb shum\u00eb t\u00eb fuqishme, si\u00e7 poeti polak Marcin \u015awietlicki dikur shkroi: \u201cEnergji t\u00eb reja krijohen nga t\u00eb vdekurit\u201d. Tashm\u00eb e di sesi do t\u00eb filloj\u00eb libri dhe si do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb. Gjithashtu kam edhe titullin: <em>Ka dit\u00eb t\u00eb bukura p\u00ebrpara nesh<\/em>. K\u00ebsaj radhe kam punuar m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Gjirokast\u00ebr, nj\u00eb qytet i vog\u00ebl osman, i njohur n\u00eb let\u00ebrsi fal\u00eb romanit \u201cR\u00ebnia e qytetit t\u00eb gurt\u00eb\u201d t\u00eb Ismail Kadares\u00eb. Teksa v\u00ebzhgon at\u00eb \u00e7ati t\u00eb veshura me tjegulla gri, e gjeni veten duke menduar: Ku po fshihen t\u00eb gjith\u00eb dragojt\u00eb? Ku \u00ebsht\u00eb? Po planifikoj t\u00eb l\u00ebviz atje n\u00eb pranver\u00eb dhe ta zhys veten s\u00ebrish n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme shqiptare. \u00c7do lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kapitull i ri n\u00eb jet\u00ebn time pasi kam nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb t\u00eb mbledh dhe t\u00eb rr\u00ebmoj historit\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb libri rritet bashk\u00eb me mua dhe jam gati ta nis k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim s\u00ebrish.<\/p>\n<p><strong>Ka dal\u00eb libri n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Akoma jo. Ekziston nj\u00eb sht\u00ebpi botuese e konfirmuar, por po kemi pak problem gjetjen e nj\u00eb p\u00ebrkthyesi pasi p\u00ebrkthyesit polako \u2013 shqiptar\u00eb duket se jan\u00eb specie e rrall\u00eb. Nga \u00e7far\u00eb kam d\u00ebgjuar, vet\u00ebm 3 apo 4 njer\u00ebz mund ta b\u00ebjn\u00eb dhe secili prej tyre \u00ebsht\u00eb i z\u00ebn\u00eb momentalisht. Ka mund\u00ebsi q\u00eb do t\u00eb shkoj n\u00eb Tiran\u00eb dhe kam disa kafe p\u00ebr t\u00eb organizuar n\u00eb fund.<\/p>\n<p>(nga <em>Los Angeles Review of Books<\/em>)<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgatiti<\/strong><\/p>\n<p><strong>ARMIN TIRANA<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-10269\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/rr-201x300.jpg\" alt=\"\" width=\"201\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/rr-201x300.jpg 201w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/rr-685x1024.jpg 685w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/04\/rr.jpg 750w\" sizes=\"auto, (max-width: 201px) 100vw, 201px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mud sweeter than honey (2018, P\u00ebrkthim anglez 2021)\u00a0nga gazetarja dhe shkrimtarja polake Margo Rejmer \u00ebsht\u00eb nj\u00eb portret i akullt i jet\u00ebs n\u00ebn diktatorin m\u00eb despotik t\u00eb Europ\u00ebs s\u00eb pasLuft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, nj\u00eb histori e terrorit t\u00eb drejtuar nga shteti q\u00eb shumica e amerikan\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb familjarizuar dhe t\u00eb cil\u00ebs shumica e Europ\u00ebs moderne &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":10269,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-10268","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-kulture"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10268","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10268"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10268\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10269"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10268"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10268"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10268"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}