{"id":102682,"date":"2025-01-27T20:20:07","date_gmt":"2025-01-27T20:20:07","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=102682"},"modified":"2025-01-27T20:20:26","modified_gmt":"2025-01-27T20:20:26","slug":"ahmetaj-ervin-hoxhen-e-shkarkoi-rama-per-korrupsion-organizatat-krimile-e-emeruan-minister-te-brendshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/27\/ahmetaj-ervin-hoxhen-e-shkarkoi-rama-per-korrupsion-organizatat-krimile-e-emeruan-minister-te-brendshem\/","title":{"rendered":"Ahmetaj: Ervin Hoxh\u00ebn e shkarkoi Rama p\u00ebr korrupsion, organizatat krimile e em\u00ebruan Minist\u00ebr t\u00eb Brendsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb intervist\u00ebs p\u00ebr \u2018\u00c7im Peka LIVE\u2019, ish-zv\/kryeministri Arben Ahmetaj duke akuzuar Belinda Ballukun se ka em\u00ebruar 5 ministra, ka hedhur akuza t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr nj\u00ebrin prej tyre.<\/p>\n<p>Sipas Arben Ahmetajt, Ervin Hoxha aktualisht minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga detyra p\u00ebr korrupsion. Sipas Ahmetajt, Hoxha \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb nga bandat kriminale t\u00eb vendit.<\/p>\n<p><strong>Peka: Pra, Ministri i Brendsh\u00ebm aktual \u00ebsht\u00eb shkarkuar p\u00ebr korrupsion nga zoti Rama???<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ahmetaj:<\/strong>\u00a0Po, po, po ka k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen dhe i kam th\u00ebn\u00eb zoti kryeminist\u00ebr mund t\u00eb m\u00eb sjell\u00ebsh faktet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb njeri. Kur k\u00ebrkoi shkarkimin. N\u00eb respekt t\u00eb punonj\u00ebsve q\u00eb kan\u00eb punuar me mua, se ka punuar me mua. Kam mllef se e kam mb\u00ebshtetur dikur, kam mllef nuk e di pse e kam, por \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me motr\u00ebn time, ai dhe Belinda. E kan\u00eb larguar nga puna. Po kjo \u00ebsht\u00eb histori m\u00eb vete. Ai dhe Belinda Balluku jan\u00eb marr\u00eb me motr\u00ebn time dhe e kan\u00eb larguar nga puna. Kan\u00eb larguar motr\u00ebn, kunatin, ish-gruaja ime \u00ebsht\u00eb larguar nga puna, masakruar nga t\u00eb gjitha an\u00ebt \u00e7do lloj njeri q\u00eb medemek ka pas lidhje me mua.<\/p>\n<p>Po mor po, kur un\u00eb isha minist\u00ebr financash \u00ebsht\u00eb shkarkuar ky (Ervin Hoxha) me urdh\u00ebr t\u00eb kryeministrit dhe i kam th\u00ebn\u00eb, a mund t\u00eb m\u00eb thuash \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb? At\u00eb e di un\u00eb, tha, ai njeri \u00ebsht\u00eb i korruptuar. Sot e ka minist\u00ebr t\u00eb brendsh\u00ebm. Dhe p\u00ebr turp t\u00eb tij, do t\u2019i ngelet t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn stamp\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar nga krimi dhe ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb lloj arrestimi t\u00eb ndotur n\u00eb syt\u00eb e shqiptar\u00ebve, arrestimin e ish-presidentit.<\/p>\n<p><strong>Peka: Ervin Hoxha \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar nga krimi?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ahmetaj:<\/strong>\u00a0Patjet\u00ebr! Patjet\u00ebr! Dhe nga oligark\u00ebt me dialekt. Po dhe nga oligark\u00ebt me dialekt.<\/p>\n<p><strong>Peka: Nj\u00eb sekond\u00eb se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme kjo. Ervin Hoxha \u00ebsht\u00eb shkarkuar n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb ju keni qen\u00eb minist\u00ebr me urdh\u00ebr t\u00eb Ram\u00ebs si i korruptuar dhe ky njeri \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar minist\u00ebr nga krimi me urdh\u00ebr dhe nga oligark\u00ebt me dialekt?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ahmetaj:<\/strong>\u00a0Pra, imagjino Cim Peka, imagjinoni ata q\u00eb m\u00eb kan\u00eb dashur, ata q\u00eb m\u00eb kan\u00eb urryer, ore e imagjinoni dot, jo p\u00ebr t\u2019u justifikuar, por s\u2019kam b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb tender, asnj\u00eb koncesion, do jua tregoj edhe Tiran\u00ebn, Fierin\u2026 po e imagjinoni dot t\u00eb kishte ndodhur n\u00eb institucionin q\u00eb drejtoja un\u00eb 5D-ja???<\/p>\n<p>Ore imagjinojeni nj\u00eb moment 5D-ja!!! Imagjinojeni nj\u00eb moment q\u00eb t\u00eb ndodhte 5B-ja e rrug\u00ebve, e uj\u00ebsjell\u00ebsve, e energjis\u00eb, tek un\u00eb!!!<\/p>\n<p>E imagjinoni dot ca do t\u00eb b\u00ebnte ky kreu i organizat\u00ebs, s\u2019do b\u00ebnte asgj\u00eb, se ndoshta, po t\u00eb kisha aty qen\u00eb, sipas logjik\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij, si\u00e7 i \u00e7on njer\u00ebzit, do isha n\u00eb DEAL me k\u00ebt\u00eb. Prandaj jam b\u00ebr\u00eb kok\u00eb turku. Se distance ime nga k\u00ebto manovra, nga 5D-ja dhe 5B-ja jan\u00eb mij\u00ebra kilometra. Ia them prap qytetar\u00ebve, e, imagjinojeni t\u00eb lutem t\u00eb nderuar qytet\u00ebr\u00eb, imagjinojeni un\u00eb t\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tender t\u00eb rind\u00ebrtimit, nj\u00eb tender, imagjinoni t\u00eb kisha un\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb e t\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb 5D,n\u00eb, pastaj un\u00eb t\u00eb kisha nj\u00eb hotel, un\u00eb t\u00eb kisha transaksione rrug\u00ebsh\u2026pastaj un\u00eb t\u00eb isha ministri i infrastruktur\u00ebs, k\u00ebtej t\u00eb jepja licencat, t\u00eb lidhura me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, pastaj t\u00eb veja n\u00eb Turqi t\u00eb firmosja nj\u00eb 50-t\u00ebshe shpejt e shpejt, po q\u00eb do vijm\u00eb tek tuneli, dhe qe drejtor\u00ebt e mi t\u00eb kapeshin me kompani 5B si 5D, imagjinojeni mo q\u00eb un\u00eb t\u00eb isha ministri i infrastruktur\u00ebs sot dhe t\u00eb m\u00eb kishin ndodhur ato.<\/p>\n<p>Po mo, me logjik\u00ebn e Sali Berish\u00ebs q\u00eb ka hedhur balt\u00eb mbi mua dikur dhe me logjik\u00ebn e kreut te organizat\u00ebs q\u00eb nga posht\u00eb p\u00ebrgatiste kok\u00ebn e turkut, mua do m\u00eb kishin vrar\u00eb. Do futej edhe Top Channel, nuk do ta mbante 40 dit\u00eb, 400 dit\u00eb, deri kur mua t\u00eb m\u00eb vrisnin me gur\u00eb n\u00eb rrug\u00eb. Pa m\u00eb kapur dot SPAK-u, nuk do arrinte dot SPAK-u se do m\u00eb kishin vrar\u00eb. K\u00ebta dalin me vello t\u00eb zez\u00eb si bela mafia dhe tallin menderen me shqiptar\u00ebt, \u00e7\u2019lidhje ka kjo me 21-janarin q\u00eb m\u00eb del me vello. Po pse edhe n\u00eb fatkeq\u00ebsi b\u00ebn modeling. Un\u00eb kam qen\u00eb atje me Fatmir Xhafjan, me Besnik Baren me Shalsin\u2026 kemi ngr\u00ebn\u00eb dru, nuk b\u00ebjm\u00eb ashtu ne, nuk dalim me vello. Kujt ia shet ato? Shqiptar\u00ebve ia shet ato? Pse shqiptar\u00ebt jan\u00eb budallenj? Nuk e kuptojn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pla\u00e7kit\u00ebsja m\u00eb e madhe? Edhe kishte dal\u00eb bela mafia, pla\u00e7kit\u00ebsja\u2026<\/p>\n<p><strong>Peka: Se m\u00eb the ishte n\u00eb protest\u00eb me Fatmirin, ishte edhe Geroni aty?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ahmetaj:<\/strong>\u00a0Kush Geron?<\/p>\n<p><strong>Peka: Vellai Fatmirit, se kur m\u00eb thua PS \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb organizat\u00eb, ju e dinit \u00eb kolegu juaj n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e kishte v\u00ebllain trafikant droge\u2026Pse je u surprizuar sot?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ahmetaj:<\/strong>\u00a0T\u00eb lutem tani! Mos u ngat\u00ebrro, po flas p\u00ebr njer\u00ebz me kontribute, pastaj un\u00eb nuk jam njeriu q\u00eb gjykoj kontributet. Por un\u00eb kam t\u00eb drejt\u00ebn e analiz\u00ebs, le t\u00eb thon\u00eb\u2026po ca letra, po letrat e tunelit a ishin? Po. Po letrat e Eko-Parkut a ishin? Po letrat e AKSHI-t a ishin?<\/p>\n<p>Ca letra k\u00ebrkon, ca jam un\u00eb 007 q\u00eb t\u2019u sjell llogarit\u00eb e Ed Ram\u00ebs??? Llogarit\u00eb e Ed Ram\u00ebs aty i keni, merrini edhe b\u00ebjini vetting. B\u00ebjini vetting pasuris\u00eb s\u00eb \u00e7do ministri. Shikoni pasurin\u00eb time more, shikojeni. Shikojeni mor\u00eb edhe pasurin\u00eb e Dumanit, edhe t\u00eb Millonait edhe t\u00eb Ben Kraj\u00ebs\u2026 M\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur mua pasuria q\u00eb kur jam b\u00ebr\u00eb minist\u00ebr? Joo. P\u00ebrjashto vler\u00ebsimin n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit dhe rivler\u00ebsimit t\u00eb imobilar\u00ebve nuk ka asnj\u00eb shtes\u00eb pasurie ka vet\u00ebm r\u00ebnie. Merre pasurin\u00eb e kryeministrit\u2026 Nuk dua t\u00eb hy n\u00eb detaje n\u00eb respekt t\u00eb asaj zonj\u00ebs, n\u00eb respekt t\u00eb asaj zonj\u00ebs, jo n\u00eb respekt t\u00eb kreut t\u00eb organizat\u00ebs\u2026 Merreni pasurin\u00eb e Belind\u00ebs, \u00ebsht\u00eb rritur, merreni pasurin\u00eb e Ogert\u00ebs, \u00ebsht\u00eb rritur, po si ore u marrkan k\u00ebta me nj\u00eb kontratat t\u00eb Erjol\u00ebs aty dhe dyqind faqe duan ta quajn\u00eb pastrim parash, se di do qejfi Altin Dumanit??<\/p>\n<p>Sa e ka marr\u00eb Ben Kraja sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Lalz? Sa e ka marr\u00eb Erjola? Sa e ka marr\u00eb sht\u00ebpin\u00eb Millonai, sa vjet \u00ebsht\u00eb pritur p\u00ebr t\u00eb paguar, pse e ka marr\u00eb me gjysm\u00eb \u00e7mimi Dumani\u2026 nuk do merrem me k\u00ebto. Por po t\u00eb doni, tashi n\u00eb nj\u00eb k\u00ebnet\u00eb t\u00eb mbushur me mushkonja nuk t\u00eb b\u00ebn m\u00eb p\u00ebrshtypje kur pickohesh. Edhe nuk e shikon. Do duhet t\u00eb vij\u00eb t\u00eb t\u00eb pickoj\u00eb ndonj\u00eb shqiponj\u00eb apo pelikan q\u00eb t\u00eb zgjohesh. Edhe del Top Channel merret me mua. E di ti \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Top Channel, ka tentuar dy her\u00eb t\u00eb vij\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Lugano p\u00ebr t\u00eb filmuar jet\u00ebn time. I them, ju lutem, e para duhet t\u00eb dini q\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale q\u00eb t\u00eb filmosh dik\u00eb pa p\u00eblqimin e tij, por mund t\u00eb vini t\u00eb shikoni jet\u00ebn time. Ia ka dal\u00eb, po ta them ty pronare, ia ka dale Edi Rama bashk\u00eb me Altin Dumanin ta b\u00ebjn\u00eb jet\u00ebn time ferr, ia ka dal\u00eb ta zeroj\u00eb. Por po kthehem prap te thelbi, shihni deklaratat e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Por po kthehem prap te thelbi: fola p\u00ebr partin\u00eb. Fola se \u00e7far\u00eb ka ndodhur me koordinator\u00ebt e krimit, fola \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson qeveria, qeveria \u00ebsht\u00eb 5D, 5B \u00ebsht\u00eb fenomen i njohur, i aprovuar nga Edi Rama.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb intervist\u00ebs p\u00ebr \u2018\u00c7im Peka LIVE\u2019, ish-zv\/kryeministri Arben Ahmetaj duke akuzuar Belinda Ballukun se ka em\u00ebruar 5 ministra, ka hedhur akuza t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr nj\u00ebrin prej tyre. Sipas Arben Ahmetajt, Ervin Hoxha aktualisht minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga detyra p\u00ebr korrupsion. Sipas Ahmetajt, Hoxha \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb nga bandat kriminale t\u00eb vendit. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":102684,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-102682","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102682","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102682"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102682\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":102685,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102682\/revisions\/102685"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/102684"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102682"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102682"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102682"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}