{"id":102815,"date":"2025-01-28T20:23:03","date_gmt":"2025-01-28T20:23:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=102815"},"modified":"2025-01-28T20:23:03","modified_gmt":"2025-01-28T20:23:03","slug":"rama-i-dha-baxhanakut-te-tij-15-milione-euro-te-sigurise-kibernetike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/28\/rama-i-dha-baxhanakut-te-tij-15-milione-euro-te-sigurise-kibernetike\/","title":{"rendered":"Rama i dha baxhanakut t\u00eb tij 15-milion\u00eb euro t\u00eb siguris\u00eb kibernetike"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ahmetaj:<\/strong> E dyta, po kthehem prap te projekti i laborator\u00ebve t\u00eb AKSHI-t. Tani un\u00eb e ngrita her\u00ebn e kaluar. I k\u00ebrkoj gazetar\u00ebve investigativ\u00eb q\u00eb p\u00ebr laborator\u00ebt e shkollave t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb marrin, t\u2019ua japi Gazheli, Gazheli t\u2019ia japi dokumentat Gaxhua se sa jan\u00eb futur paisjet e laborator\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Po ua them, dhjet\u00ebfishi i kostove. Kam ekstrakte nga tatimet, po jap nj\u00eb shif\u00ebr q\u00eb t\u00eb kuptoni se \u00e7far\u00eb ndodh me AKSHI-n, AKSHI \u00ebsht\u00eb kopshti privat i kryeministrit, ku njer\u00ebz t\u00eb lidhur me familjen e tij, b\u00ebjn\u00eb \u00e7far\u00eb ju do qejfi. Dhe \u00ebsht\u00eb dhjet\u00ebfishi te laborator\u00ebt. Pyetje kam p\u00ebr gazetar\u00ebt investigativ\u00eb: G\u00ebrmoni k\u00ebto, shkoni n\u00eb dogan\u00eb, po qe se nuk gjeni 10-fishin e kostos si fitim at\u00ebher\u00eb kthehuni tek un\u00eb. E dyta, g\u00ebrmoni t\u00eb dashur gazetar\u00eb investigativ\u00eb, a jan\u00eb grisur dy urdh\u00ebr arreste p\u00ebrpara nj\u00eb muaji e gjys\u00ebm, dy muaj, n\u00eb lidhje me laborator\u00ebt?<\/p>\n<p>A jan\u00eb rr\u00ebzuar dy urdh\u00ebr-arreste? Investigojeni, dy urdh\u00ebr arreste, si\u00e7 ndodhi me inceneratorin e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Cila \u00ebsht\u00eb kompania q\u00eb ka marr\u00eb projektin 15-milion\u00eb euro t\u00eb siguris\u00eb kibernetike?<\/p>\n<p>Kompani \u2018First\u2019, e lidhur me familjen. Ku shkojn\u00eb parat\u00eb? \u2018Follo\u00eb the money\u2019! Apo ju ndiqni pllakat e Erjol\u00ebs. Apo ju merreni me vler\u00ebsuesit, si\u00e7 me thot\u00eb avokati Ligori q\u00eb ia kan\u00eb kthyer nj\u00ebh\u00ebr\u00eb e po ia kthejn\u00eb prap. Apo qejfi k\u00ebtyr\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb jem grup i strukturuar kriminal me gruan dhe ish-gruan????<\/p>\n<p>Meq\u00eb doni fakte, projekti 15-milion\u00eb \u00ebsht\u00eb i pabotuar, i pa dal\u00eb n\u00eb tender t\u00eb hapur. Gjejeni t\u00eb botuar! E ka marr\u00eb kompania First, dhe \u2018follow the money\u2019.<\/p>\n<p>Peka: E kujt \u00ebsht\u00eb kjo kompani?<\/p>\n<p>Ahmetaj: Gjeni. Un\u00eb dhash\u00eb indicien. Merruni me t\u00eb se do gjeni \u00e7udira. Kam nj\u00eb ekstrakt tatimesh. Ju them gazetar\u00ebve investigativ\u00eb, \u2018follo\u00eb the money\u2019, le t\u00eb thot\u00eb Rama do ta gri maskarain, p\u00ebr mua, dhe le t\u00eb thot\u00eb Altin Dumani e kam personale. Pyetje p\u00ebr gazetar\u00ebt investigativ\u00eb, retorike, b\u00ebni \u00e7far\u00eb t\u00eb doni: Si \u00ebsht\u00eb fshehur ish-kompania ABS tek kompani AIBS? Mund t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb kontroll se te SPAK-u s\u2019kam besim. Kompanis\u00eb s\u00eb baxhanakut. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb kompania me xhiro 1.9 milion\u00eb euro, fiton tender 1.8 milion euro.<\/p>\n<p>Peka: Po thoni kompania e baxhanakut t\u00eb kryeministrit?<\/p>\n<p>Ahmetaj: Prit. Shikoni sa interesante. N\u00eb vitin 2021, kjo kompania q\u00eb thash\u00eb si \u00ebsht\u00eb fshehur, ABS n\u00eb AIBS ka pas t\u00eb ardhura totale n\u00eb 2021 af\u00ebrsisht 2 milion\u00eb dollar, dhe shpenzime totale i ka 200-mij\u00eb dollar. N\u00eb \u00e7\u2019vend t\u00eb bot\u00ebs keni par\u00eb ju q\u00eb t\u00eb harxhosh 200-mij\u00eb dollar dhe t\u00eb fitosh 2 milion\u00eb dollar??? E kuptoni, 10-t\u00eb fishin e kostos? Pastaj n\u00eb 2022 t\u00eb ardhurat totale shkon tek 3.1 milion\u00eb dollar, shpenzimet totale i ka vet\u00ebm 97-mij\u00eb dollar dhe ka fituar 3.1 milion\u00eb, pra, fitimi \u00ebsht\u00eb 2.9 milion\u00eb dollar. Ku keni par\u00eb q\u00eb t\u00eb shpenzosh 1 euro dhe t\u00eb fitosh 10 euro. Po pse mo, Elon Musk jan\u00eb k\u00ebta? Korrupsion i hapur. Edhe k\u00ebta merren me pllakat e Erjol\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin e fundit i ka t\u00eb ardhurat 2.6 milion dollar dhe shpenzimet 77-mij\u00eb dollar. Dhe fitimin e ka 1.7 milion\u00eb dollar. Meq\u00eb skeptik\u00ebt desh\u00ebn fakte. Merrini, ndiqni k\u00ebto. \u2018Follow the money\u2019 q\u00eb t\u2019u \u00e7oj\u00eb te familja.<\/p>\n<p>I k\u00ebni par\u00eb ato pamjet te Onkologjiku? Shqiptar\u00ebve duhet t\u00eb mos ju ik\u00eb nga mendja tallja q\u00eb b\u00ebn ky me vdekjen. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb onkologjiku, mungojn\u00eb ila\u00e7et. Po pse mo fajin doktor\u00ebt e kan\u00eb q\u00eb s\u2019ka ila\u00e7e? K\u00ebta shkojn\u00eb gjithmon\u00eb atje ku u thot\u00eb kreu i organizat\u00ebs. Se u thot\u00eb ati, shiko, ministren mos ma prekni. Dhe nga ana tjet\u00ebr ky del uron \u2018Vitin e Ri\u2019 te kopshti \u2018Edenit\u2019 te kryeministria. Dhe mos harroni rastin e atij djalit t\u00eb shkret\u00eb, q\u00eb Bela mafia del me vello dhe kur k\u00ebrkohet 1 minut\u00eb heshtje p\u00ebr at\u00eb djalin q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p>Kalojm\u00eb te projekti i TVSH-s\u00eb. Po e mbani mend, Saliu q\u00eb nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, ashtu si\u00e7 e ka zakon me ato fjal\u00ebt e r\u00ebnda, \u201cty t\u00eb ka v\u00ebn\u00eb minist\u00ebr financash q\u00eb t\u00eb b\u00ebsh projektin e koncensionit t\u00eb TVSH-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Peka: T\u00eb ka akuzuar n\u00eb Parlament,<\/p>\n<p>Ahmetaj: M\u00eb ka akuzuar n\u00eb Parlament dhe un\u00eb me naivitet kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb be* p\u00ebr kok\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, po e mbani mend.<\/p>\n<p>Un\u00eb ju them qytetar\u00ebve, po jo vet\u00ebm qytetar\u00ebve, por atyre q\u00eb kuptojn\u00eb. Un\u00eb jam fiskalist dhe fiskalist\u00ebt i konsiderojn\u00eb taksat t\u00eb shenjta. E din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Un\u00eb kam d\u00ebshmitar\u00eb Milva Ikonomin. T\u00eb nes\u00ebrmen e dit\u00ebs q\u00eb jam nominuar kam patur nj\u00eb m\u00ebngjes me kryeministrin, kushti kryesor q\u00eb un\u00eb t\u00eb b\u00ebhesha minist\u00ebr, 6 kondicione profesionale-politike, ishte, ky projekt nuk b\u00ebhet. Ky projekt shkon kund\u00ebr interesave t\u00eb qytetar\u00ebve, ky e shkat\u00ebrron shtetin, ky c\u00ebnon sigurin\u00eb komb\u00ebtare. E kam d\u00ebshmitar\u00eb Milv\u00ebn dhe sekretaren e vet. Ka qen\u00eb kusht q\u00eb policia t\u00eb largohet nga kontrolli doganor. E di shum\u00eb mir\u00eb kryeminsitri \u00e7far\u00eb ka ndodhur me naft\u00ebn n\u00eb dogana.<\/p>\n<p><strong>Peka: Kryeministri e kishte si strategji, apo kishte edhe emra konkret kujt do ia jepte koncensionin e TVSH-s\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Ahmetaj: Sigurisht. Jam i bindur q\u00eb kishte emra konkret, si gjithmon\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha. N\u00eb t\u00eb gjitha. Po flas p\u00ebr projektin. Projekti i TVSH ka ardhur i parashkruar drejtp\u00ebrdrejt nga ai, dhe ishte projekt q\u00eb c\u00ebnonte sigurin\u00eb komb\u00ebtar\u00eb, fiskale dhe financiare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ahmetaj: E dyta, po kthehem prap te projekti i laborator\u00ebve t\u00eb AKSHI-t. Tani un\u00eb e ngrita her\u00ebn e kaluar. I k\u00ebrkoj gazetar\u00ebve investigativ\u00eb q\u00eb p\u00ebr laborator\u00ebt e shkollave t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb marrin, t\u2019ua japi Gazheli, Gazheli t\u2019ia japi dokumentat Gaxhua se sa jan\u00eb futur paisjet e laborator\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Po ua them, dhjet\u00ebfishi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":102816,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-102815","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102815","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102815"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102815\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":102817,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102815\/revisions\/102817"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/102816"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102815"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102815"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102815"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}