{"id":102927,"date":"2025-01-30T09:03:40","date_gmt":"2025-01-30T09:03:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=102927"},"modified":"2025-01-30T09:03:40","modified_gmt":"2025-01-30T09:03:40","slug":"akshi-kopesht-privat-i-edi-rames-si-u-dhane-53-milione-euro-tendera-per-baxhanakun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/30\/akshi-kopesht-privat-i-edi-rames-si-u-dhane-53-milione-euro-tendera-per-baxhanakun\/","title":{"rendered":"AKSHI kop\u00ebsht privat i Edi Ram\u00ebs! Si u dhan\u00eb 53 milion\u00eb euro tendera p\u00ebr baxhanakun"},"content":{"rendered":"<p><strong>Emisioni \u201cPlug\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Arben Ahmetaj denoncoi tek emisioni \u201c\u00c7im Peka Live\u201d se Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI) \u00ebsht\u00eb kop\u00ebshti privat i Edi Ram\u00ebs, ku miliona euro tendera shkojn\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb baxhanakut t\u00eb kryeministrit, Armand Frangu.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ish numri 2 i qeveris\u00eb, nxori prova t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, emisioni \u201cPlug\u201d investigoi edhe m\u00eb tej. Faktet e zbuluara do t\u00eb ishin trondit\u00ebse, pasi kompanit\u00eb dhe individ\u00ebt e p\u00ebrmendur nga ish-z\u00ebvend\u00ebs kryeministri kan\u00eb marr\u00eb plot 53 milion\u00eb euto nga AKSHI, por edhe disa kompani t\u00eb tjera shtet\u00ebrore, p\u00ebrfshi edhe SPAK. Edhe pse n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, kompanit\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfituar k\u00ebto tendera kan\u00eb krijuar distancim nga familja kryeministrore, gjurm\u00ebt e l\u00ebna pas, ngren\u00eb dyshime t\u00eb forta p\u00ebr abuzim, konflitk interesi, madje edhe korrupsion.<\/p>\n<p>Gerond Me\u00e7e \u00ebsht\u00eb personi ky\u00e7 i p\u00ebrfitimit t\u00eb 53 milion\u00eb euro tendera nga Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit. Me\u00e7e i \u00ebsht\u00eb futur zyrtarisht biznesin e teknologjis\u00eb n\u00eb vitin 2010, kur familjar\u00ebt e tij i kaluan aksionet e kompanis\u00eb ABS, (Advanced Business Solutions).<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2011 s\u00ebbashku me Armand Frangun, baxhanakun e kryeministrit Edi Rama, themelojn\u00eb kompanin\u00eb B360 dhe vet\u00ebm nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb largohet nga kjo kompani, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb dokumente, pasi lidhjet mes tyre do t\u00eb vijojn\u00eb p\u00ebr shum\u00eb vite me radh\u00eb, n\u00eb mos si bashk\u00ebaksioner, si dy biznesmen\u00eb q\u00eb ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn adres\u00eb. N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2020, Gerond Me\u00e7e do t\u00eb themelonte nj\u00eb tjet\u00ebr kompani, AIBS, e cila si\u00e7 rezulton nga dokumentet, b\u00ebhet pjes\u00eb e xhirimit t\u00eb milionave t\u00eb marra nga tenderat e AKSHIT. Le ti marrim me radh\u00eb:<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb depozituara n\u00eb QKB, Kompania ABS\u00a0 ka nj\u00eb rritje galopante t\u00eb faturimit nga viti 2012. N\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit, kur Rilindja dhe Edi Rama nuk kishte ardhur n\u00eb pushtet, ABS e Gerond Me\u00e7es kishte nj\u00eb xhiro rreth 131 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit, sot ajo deklaron si xhiro plot 1 miliard\u00eb e 865 milion\u00eb lek\u00eb, ose 18 milion\u00eb euro. Burimi kryesor i t\u00eb ardhurave t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb Gerond Me\u00e7es mbetet AKSHI, por nuk mbesin pas as institucionet e tjera:<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">N\u00eb vitin 2016, ABS ka p\u00ebrfituar tender n\u00eb vler\u00ebn 30.000.000 lek\u00eb, n\u00eb vitin 2018 nga Albpetrol ka p\u00ebrfituar 11 milion\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb vitin 2019 nga OST rreth 35 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja. Tenderat e marra nga kjo kompani kan\u00eb vijuar periodikisht ku n\u00eb vitin 2020, KESH do t\u2019i jepte 27 milion\u00eb lek\u00eb e nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb edhe OSHEE do t\u2019i jepte 88 milion\u00eb lek\u00eb tendera. P\u00ebr vitin 2024 ABS, e Gerond Me\u00e7es u shpall fituese e tenderit 15 milion\u00eb lek\u00eb nga ANTA.<\/span><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">VITI 2016\/ UKT \u2013 Tender 30.000.000 lek\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">VITI 2018\/ ALBPETROL \u2013 Tender 11.000.000 lek\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">VITI 2019\/ OST \u2013 35.000.000 lek\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">VITI 2020\/ KESH \u2013 Tender 27.000.000 lek\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">VITI 2021\/ OSHE \u2013 Tender\u00a0 88.000.000 lek\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">VITI 2024\/\u00a0 ANTA \u2013 Tender 15.000.000 lek\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Por jo vet\u00ebm kaq, kompania ABS, e Gerond Me\u00e7es, ish-ortakut n\u00eb letra t\u00eb baxhanakut t\u00eb kryeministrit Edi Rama dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht fqinj n\u00eb biznese konkurente, rezulton e preferuara e t\u00eb gjitha institucioneve shtet\u00ebrore kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr investime n\u00eb teknologji dhe kibernetik\u00eb. N\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e Opencorporate nuk listohet procedurat prokuruese pran\u00eb AKSHI, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kompani. Por t\u00eb dh\u00ebnat e detajuara i kemi p\u00ebrfituar pran\u00eb Openspending, ku rezulton se p\u00ebr vitet 2014- 2018, kjo kompani ka p\u00ebrfituar rreth 8. 5 milion\u00eb euro tendera dhe p\u00ebr periudh\u00ebn 2019-2025 pagesat nga thesari p\u00ebrllogariten n\u00eb 4. 5 miliard\u00eb lek\u00eb apo 45 milion\u00eb euro. Nga k\u00ebto, 35 milion\u00eb euro, kompania e Gerond Me\u00e7es i ka p\u00ebrfituar vet\u00ebm nga Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb dhe Informacionit.<\/p>\n<p>Mbi 10 milion\u00eb euro nga parat\u00eb publike, ABS, i ka p\u00ebrfituar nga institucione si Bashkia Tiran\u00eb, Insituti i Sh\u00ebndetit Publik, Parlamenti, INUK, Doganat, Tatimet, AZHBR apo edhe institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb si SPAK apo Gjykata e Lart\u00eb. Bie n\u00eb sy se shum\u00eb nga k\u00ebto tendera jan\u00eb me flamur t\u00eb kuq, e pa gar\u00eb reale.<\/p>\n<p>Kjo ishte nj\u00eb p\u00ebrmbledhje se si kompania ABS, ktheu AKSHI-n dhe institucionet e tjera shtet\u00ebrore n\u00eb kop\u00ebsht nga ku merr miliona euro \u00e7do vit, nd\u00ebrsa n\u00eb vijim do ju sjellim edhe gjurm\u00ebt e l\u00ebna rrug\u00ebs, p\u00ebr lidhjet me familjen kryeministrore. Dyshimet jan\u00eb t\u00eb forta p\u00ebr vijimin e ortak\u00ebris\u00eb me Gerond Me\u00e7es dhe Armand Fagut, baxhanakut t\u00eb kryeministrit Edi Rama. Bizneset e tyre rezultojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn adres\u00eb, madje edhe me ofrime sh\u00ebrbimesh karshi njeri-tjetrit me p\u00ebrfitime t\u00eb majme p\u00ebr secilin.<\/p>\n<p>Armand Frangu, baxhanaku i kryeministri Edi Rama, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga QKB, rezulton aksioner n\u00eb 2 kompani, B360 e bashk\u00ebthemeluar me Gerond Me\u00e7e dhe SIRMA e themeluar n\u00eb vitin 2017 me ortak kompanin\u00eb SIRMA inc ku Armand Frangu ka n\u00eb zot\u00ebrim 45% t\u00eb aksioneve. T\u00eb dyja k\u00ebto kompani kan\u00eb si object sh\u00ebrbimet IT.<\/p>\n<p>Emisioni PLUG analizoi t\u00eb dh\u00ebnat e k\u00ebtyre kompanie dhe punonj\u00ebist e tyre, ku gjenden edhe gjurm\u00ebt e para t\u00eb lidhjeve t\u00eb kompanive t\u00eb Gerond mecces dhe Armand Frangut, p\u00ebr t\u00eb faktuar m\u00eb pas n\u00ebse Frangu ka p\u00ebrfituar para publike n\u00ebp\u00ebrmjet ABS.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb na vjen n\u00eb ndihm\u00eb profili n\u00eb Linkedin i punonj\u00ebses Gloria Avramushi.<\/p>\n<p>Gloria Avramushi ka p\u00ebrfunduar studimet Bachelor n\u00eb vitin 2017 dhe menj\u00ebher\u00eb ka filluar pun\u00eb pran\u00eb kompanis\u00eb SIRMA, ku aksioner \u00ebsht\u00eb Armand Frangu.<\/p>\n<p>N\u00eb Linkedin zonjusha Avramushi detajon disa nga projeket q\u00eb ajo ka patur nd\u00ebr vite si punonj\u00ebse, nd\u00ebr t\u00eb cilat:<\/p>\n<p>Nj\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb ai i \u201cCertificates of Professional Competence\u201d nga Drejtoria e Transportit Rrugor, sipas linkedin SIRMA ka nd\u00ebrtuar sistemin softuare p\u00ebr Lejet e Drejtimit. Ky projekt \u00ebsht\u00eb zbatuar n\u00eb periudh\u00ebn shkurt 2019-mars 2020. Nga t\u00eb dh\u00ebnat e mbledhura \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kompania ABS q\u00eb ka fituar tenderin e\u00a0 zhvilluar nga AKSHI n\u00eb vitin 2018. Tender\u00a0 \u201cPlot\u00ebsimi i sistemeve t\u00eb lejedrejtimit\u201d me vler\u00eb 187 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTIME ATTENDANCE\u201d, po nga AKSHI \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr projekt i zhvilluar n\u00eb periudh\u00ebn Tetor 2018 \u2013 Prill 2019.<\/p>\n<p>Document Management System (Save the Children Albania), \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr projekt i fituar n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2017.\u00a0 Ky projekt p\u00ebr k\u00ebdo nuk do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte interes pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie midis subjekteve private por p\u00ebr PLUG do t\u00eb isht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr lidhje m\u00ebs ARMAND FRANGUT dhe GEROND ME\u00c7ES.<\/p>\n<p>Deri tani shihet qart\u00eb se Armand Frangu ka p\u00ebrfituar fonde publike p\u00ebrmes ish ortakut Gerond Me\u00e7e. Kjo lidhje \u00ebsht\u00eb faktuar dhe m\u00eb par\u00eb midis kompanis\u00eb ABS dhe B360 ku sipas bilanceve marrin dhe japin sh\u00ebrbime nj\u00ebrit tjetrit qe nga themelimi.\u00a0 Nuk dihet n\u00ebse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie miqsh apo komshinjsh, pasi t\u00eb ekspozuar p\u00ebrball\u00eb konfliktit t\u00eb intersit, shkres\u00ebrisht rezultojn\u00eb me biznese t\u00eb ndara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr lidhje e fort\u00eb mes bizneseve t\u00eb Armand Frangut dhe Gerond Mecces \u00ebsht\u00eb edhe vend\u00ebndodhja e bizneseve. Edhe pse t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb letra, bizneset q\u00eb i lidhin ata mes tyre jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn adres\u00eb. Kompanit\u00eb, e Frangut dhe Mecces n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme kan\u00eb deklaruar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn adres\u00eb. Si Kompania, ABS, AIBS, SIRMA dhe B360 n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme kohore kan\u00eb deklaruar si adres\u00eb, Njesia Bashkiake nr. 2, Rruga \u201cPapa Gjon Pali II\u201d, Pall 11, por n\u00eb apartamente t\u00eb ndara.<\/p>\n<p>M\u00eb 29 prill 2015, kompania Advanced Business Solutions e njohur shkur si \u201cABS\u201d, shtoi adres\u00ebn Rruga \u201cPapa Gjon Pali II\u201d, shkalla 1, Kati 5-t\u00eb, Apartamenti 13. Kjo adres\u00eb ka qen\u00eb funksionale deri n\u00eb dat\u00ebn 8 qershor 2022.<\/p>\n<p>M\u00eb 4 dhjetor 2012, kompania B360 vendosi adres\u00ebn: Rruga \u201cPapa Gjon Pali II-t\u00eb\u201d, Pallati 11\/1, Apartamenti 11. Kjo ades\u00eb ka qen\u00eb p\u00ebrdorur deri n\u00eb dat\u00ebn 27 prill 2017 nga kjo kompani.<\/p>\n<p>Kompania Artificial Intelligence Business Solutions, shkurt AIBS, ka pasur si adres\u00eb t\u00eb themelimit t\u00eb saj rrug\u00ebn: \u201cPapa Gjon Pali II\u201d, Pallati 11\/1, Hyrja 1, Apartamenti 19, N\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Kompania SIRMA, e themeluar n\u00eb vitin 2017, ka pasur si adres\u00eb fillestare t\u00eb saj: Rrug\u00ebn \u201cPapa Gjon Pali II\u201d, Pallati 11, Apartamenti 11 n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas disa t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb emisioni PLUG mundi t\u00eb mblidhte n\u00eb kaq pak koh\u00eb, rezulton se n\u00eb vitin 2016 lidhet kontrata me objekt \u201cRritja e siguris\u00eb fizike dhe digitale n\u00eb shkollat e arsimit t\u00eb mes\u00ebm, nd\u00ebrtimi i platform\u00ebs multi-dimensionale t\u00eb komunikimit\u201d<\/p>\n<p>Autoriteti kontraktues AKSHI dhe Ofrues i sh\u00ebrbimit bashkimi i operator\u00ebve FIRST, ABS dhe INFOSOFT. Vlera e kontrat\u00ebs mbi 4 milion dollar me tvsh.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb investigimit t\u00eb k\u00ebsaj kontrate PLUG konstatoi j\u00eb shkelje sa skandaloze dhe aq korruptive.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebnin 38.2 t\u00eb kontrat\u00ebs \u201cPersonat e autorizuar p\u00ebr ndjekjen e kontrat\u00ebs\u201d listohen punonj\u00ebsit e ngarkuar p\u00ebr t\u00eb ndjekur ecurin\u00eb si p\u00ebr pal\u00ebn AKSHI ashtu dhe pla\u00ebn ABS. P\u00ebr AKSHI e dyta n\u00eb list\u00eb \u00ebsht\u00eb shtetasja Ermonela Kajo.<\/p>\n<p>Plug investigoi dhe m\u00eb tej dhe mundi t\u00eb siguronte nj\u00eb dokument t\u00eb AKSHI ku zonja Ermonela Denaj (Kajo) rezulton t\u00eb jet\u00eb jo specialiste, jo shefe sektori por Drejtore e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sistemeve e-Gov.<\/p>\n<p>Vecc pozicionit drejtues pran\u00eb AKSHI-t, Ermonela Denaj-Kajo rezulton t\u00eb jet\u00eb edhe kunata e Gerond Mecces, p\u00ebrfituesit m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb tenderave t\u00eb k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara n\u00eb gjendjen civile rezulton se Gerond Me\u00e7e \u00ebsht\u00eb i martuar me shtetasen Elinda Me\u00e7e (Kajo). Kjo e fundit prej vitin 2020 mban detyr\u00ebn e Dekanes s\u00eb Universitetit Politeknik t\u00eb Tiran\u00ebs. Bashk\u00ebshortja e Gerondit ka 3 motra, nj\u00eb nd\u00ebr to \u00ebsht\u00eb dhe shtetasja drejtore n\u00eb AKSHI, Zonja Ermonela Denaj (Kajo).<\/p>\n<p>Shihet qart\u00eb q\u00eb miq\u00ebsia apo komshill\u00ebku n\u00eb biznes i Gerond Me\u00e7e me Armand Frangun t\u00eb krijon mjaft\u00eb leht\u00ebsira, duke t\u00eb t\u00eb em\u00ebruar kunat\u00ebn drejtore n\u00eb AKSHI dhe m\u00eb pas duke t\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb miliona euro tendera, t\u00eb cilat i kontrollon parp kunata drejtore.<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 6 t\u00eb kontrat\u00ebs, t\u00eb firmosur mes AKSHI-t dhe bashkimit t\u00eb operator\u00ebve,\u00a0 p\u00ebrcaktoh\u00ebn Praktikat Korruptive, Konflikti I Interesit dhe Kontrolli i Procesverbaleve. Sipas k\u00ebtij neni dhe nenin 26 t\u00eb Ligjit t\u00eb Prokurimit Publik do t\u00eb duhej minimalisht t\u00eb deklarohej konflikti i interesit midis pronarit t\u00eb kompanis\u00eb ABS, Gerond Me\u00e7e dhe Drejtoresh\u00ebs Ermonela Denaj- Kajo e cila do t\u00eb duhet dhe t\u00eb monitoroj\u00eb kunatin sesi e zbaton kontrat\u00ebn.<\/p>\n<p>Nuk dihet n\u00ebse Ermanela Kajo \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar aty me ndikimin e Armand Frangut p\u00ebr t\u00eb arritur aty ku thot\u00eb dhe Ahmetaj q\u00eb n\u00eb institucionin e AKSHI-t p\u00ebr cdo tender vendos ai.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb duhet t\u00eb hetohet nga SPAK por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt q\u00eb kontratat e kompanis\u00eb ABS jan\u00eb n\u00eb konflikt t\u00eb past\u00ebr interesi, nd\u00ebrsa emisioni Plug do ti drejtohet zyrtarisht me k\u00ebrkes\u00eb Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare s\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit p\u00ebr procedurat tenderuese t\u00eb kompanis\u00eb ABS dhe FIRST.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb faktuar lidhjen mes shtetasit Gerond Me\u00e7e dhe Armand Frangu I rikthehemi dhe nj\u00ebher\u00eb projekteve t\u00eb detajuara n\u00eb Linkedin t\u00eb punonj\u00ebses s\u00eb kompanis\u00eb SIRMA, Gloria Avramushi. P\u00ebr p\u00ebriudh\u00ebn dhjetor 2017-2019, kompania SIRMA ka zhvilluar sisteme p\u00ebr Organizat\u00ebn jo fitimprur\u00ebse SAVE THE CHILDREN ALBANIA.<\/p>\n<p>Shefe finance n\u00eb k\u00ebt\u00eb OJF \u00ebsht\u00eb shetasja Erka Me\u00e7e bashk\u00ebshortja e shtetasit Elvis Me\u00e7e dhe kunat\u00eb e shtetasit Gerond Me\u00e7e.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb isht\u00eb nj\u00eb rast\u00ebsi e madhe por dyshimet shohen pasi kompania SIRMA kishte pak muaj q\u00eb ishte themeluar dhe me zero experience n\u00eb tregun v\u00ebndas, nd\u00ebrsa \u201cSAVE THE CHILDREN ALBANIA\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb OJF e themeluar prej vititn 1999 dhe me nj\u00eb eksperienc\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Adresa t\u00eb nj\u00ebjta, koperim por i nj\u00ebjti staf dhe familjar\u00eb n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore q\u00eb u japin tendera, jan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb forcojn\u00eb dyshimet se kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb rast\u00ebsi, por i takon SPAK t\u00eb zbardh k\u00ebto lidhje, q\u00eb vet\u00ebm nga investigimi i drejtoresh\u00ebs s\u00eb AKSHI-t Ermonela Denaj-Kajo faktohet abuzimi me tenderat e fituara nga k\u00ebto kompani q\u00eb n\u00eb total p\u00ebrllogariten n\u00eb 53 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Emisioni PLUG investigoi dhe k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb t\u00eb ish numrit dy t\u00eb Qeveris\u00eb, p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb zinxhiri kompanish\u00eb q\u00eb synimin e vet\u00ebm kan\u00eb patur justifikimin e shpenzimeve p\u00ebr milionat e marra nga AKSHI.\u00a0 Kompania AIBS \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2020 me ortak t\u00eb vet\u00ebm shtetasin Gerond Me\u00e7e. Sipas t\u00eb dh\u00ebnav\u00eb t\u00eb bilanceve t\u00eb deklaruara n\u00eb QKB, q\u00eb n\u00eb momentin e themelimit, AIBS deklaron nj\u00eb xhiro prej 177 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe 171 milion\u00eb lek\u00eb fitim. N\u00eb vitin 2021 xhiroja deklarohet rreth 198 milion\u00eb lek\u00eb dhe 177 milion\u00eb lek\u00eb fitim. N\u00eb vitin 2022, xhiroja rritet n\u00eb 311 milion\u00eb nga t\u00eb cilat 301 milion\u00eb deklarohet fitim dhe n\u00eb vitin 2023 xhiroja \u00ebsht\u00eb 262 milion\u00eb dhe 185 milion\u00eb lek\u00eb fitim.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">XHIRO E KOMPANIS\u00cb AIBS<\/strong><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Viti\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 Xhiro\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0Fitim<\/strong><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\"><strong>2020\u00a0 \u00a0 \u00a0 177.621.000\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0171.126.000<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\"><strong>2021\u00a0 \u00a0 \u00a0 197.965.000\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0177.014.000<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\"><strong>2022\u00a0 \u00a0 \u00a0 311.253.000\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0301.528.000<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\"><strong>2023\u00a0 \u00a0 \u00a0 262.722.000\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0185.468.000<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\"><strong>Total\u00a0 \u00a0 \u00a0949.561.000\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0835.136.000<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Pra e th\u00ebn\u00eb m\u00eb qart\u00eb p\u00ebr publikun, Gerond Me\u00e7e fiton tendera publik n\u00eb vler\u00ebn 53 milion euro me kompanin\u00eb ABS. M\u00eb pas rreth 10 milion euro nga k\u00ebto para ja faturon s\u00ebrish vetes tek kompania AIBS. Meq\u00eb kjo kompani nuk ka se ccfar\u00eb shpenzimesh t\u00eb deklaroj p\u00ebr punimet fiktive t\u00eb deklaruara, raporton n\u00eb Tatime dhe QKB nj\u00eb norm\u00eb fitimi prej 80 p\u00ebr qind, duke e b\u00ebr\u00eb kompani unike n\u00eb treg sa i p\u00ebrket\u00eb fitimit t\u00eb lart\u00eb. Dyshimi q\u00eb ky xhirim dhe fitim prej 10 milion\u00eb eurosh \u00ebsht\u00eb totalisht fiktiv, ngrihet edhe nga punonj\u00ebsit e t\u00eb dy kompanive, t\u00eb cil\u00ebt rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt. Gerond Me\u00e7e \u00ebsht\u00eb pronari dhe i pun\u00ebsuar so tek AIBS ashtu edhe tek ABS. Elinda Me\u00e7e (gruaja e pronarit) rezulton e 3 pun\u00ebsuar , AIBS, ABS dhe Dekane universiteti politeknik. Elvis Me\u00e7e (v\u00ebllai i pronarit) \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar si tek AIBS ashtu edhe ABS. E nj\u00ebjta skem\u00eb, pun\u00ebsimi tek t\u00eb dyja kompanit\u00eb \u00ebhst\u00eb p\u00ebrdorur edhe p\u00ebr punonj\u00ebsit Iva Tarelli, Aneta Deliu, Vanjela Pine, Ibrahim Smoqi, Jorgjis Sollaku, Hariet Bani dhe Miltiadh Dine.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Gerond Me\u00e7e (pronari) i pun\u00ebsuar AIBS dhe ABS<\/strong><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Elinda Me\u00e7e (gruaja e pronarit) e 3 pun\u00ebsuar , AIBS, ABS dhe Dekane universiteti politeknik.<\/strong><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Elvis Me\u00e7e ( v\u00ebllai i pronarit) i pun\u00ebsuar AIBS dhe ABS<\/strong><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Iva Tarelli pun\u00ebsuar AIBS dhe ABS<\/strong><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Aneta Deliu pun\u00ebsuar AIBS dhe ABS<\/strong><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Vanjela Pine pun\u00ebsuar AIBS dhe ABS<\/strong><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Ibrahim Smoqi pun\u00ebsuar AIBS dhe ABS<\/strong><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Jorgjis Sollaku pun\u00ebsuar AIBS dhe ABS<\/strong><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Hariet Bani pun\u00ebsuar AIBS dhe ABS<\/strong><\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Miltiadh Dine pun\u00ebsuar AIBS dhe ABS<\/strong><\/p>\n<p>Pra i nj\u00ebjti pronar themelon 2 kompani, me nj\u00ebr\u00ebn fiton tenderat e AKSHI-t me \u00e7mime shum\u00eb t\u00eb larta t\u00eb ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimit dhe i duhet t\u00eb shtoj\u00eb shpenzimet, k\u00ebshtu q\u00eb themelon kompanin\u00eb e dyt\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn rrit shepnzimet fiktivisht me rreth 10 milion euro. P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb sa m\u00eb t\u00eb besueshme kompanin\u00eb regjistron 10 punonj\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt punojne po te kompania kryesore q\u00eb merr tendera.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo ndodh n\u00ebn hund\u00ebn e shtetit ose e th\u00ebn\u00eb m\u00eb qart\u00eb me bekimin e shtetit. Por A \u00ebsht\u00eb \u00cbSHT\u00cb BAXHANAKU ARMAND FRANGU, KUMBARI SI\u00c7 E THOT\u00cb ARBEN AHMETAJ?\u00a0 P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ekziston edhe nj\u00eb p\u00ebrgjim ambiental i shtetasit Gerond Me\u00e7e.<\/p>\n<p>Provat dhe LETRAT FLASIN POR SPAK DUKET SE NUK I SHEH\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cPlug\u201d Arben Ahmetaj denoncoi tek emisioni \u201c\u00c7im Peka Live\u201d se Agjencia Komb\u00ebtare e Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI) \u00ebsht\u00eb kop\u00ebshti privat i Edi Ram\u00ebs, ku miliona euro tendera shkojn\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb baxhanakut t\u00eb kryeministrit, Armand Frangu. Nd\u00ebrsa ish numri 2 i qeveris\u00eb, nxori prova t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":102928,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-102927","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102927","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102927"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102927\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":102929,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102927\/revisions\/102929"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/102928"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102927"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102927"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102927"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}