{"id":102937,"date":"2025-01-30T09:55:51","date_gmt":"2025-01-30T09:55:51","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=102937"},"modified":"2025-01-30T09:55:51","modified_gmt":"2025-01-30T09:55:51","slug":"stop-politizimit-te-strukturave-dhe-personelit-te-mbrojtjes-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/01\/30\/stop-politizimit-te-strukturave-dhe-personelit-te-mbrojtjes-kombetare\/","title":{"rendered":"&#8220;STOP politizimit t\u00eb strukturave dhe personelit t\u00eb mbrojtjes komb\u00ebtare&#8221;!"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Flet Gjeneral * Piro Ahmetaj, Koordinator p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me NATO\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>VALENTINA MADANI\/\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebr shkak t\u00eb konflikteve n\u00eb Europ\u00eb dhe situat\u00ebs s\u00eb tensionuar n\u00eb rajon, vitet e fundit Shqip\u00ebria po investon n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb dhe t\u00eb mbrojtjes.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb till\u00eb, mazhoranca socialiste po shkon drejt nj\u00eb nism\u00eb e cila e b\u00ebn t\u00eb detyruesh\u00ebm sh\u00ebrbimin ushtarak.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr gjeneralin n\u00eb rezerv\u00eb Piro Ahmetaj, i cili prej disa dit\u00ebsh mban postin e koordinatorit p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me NATO-n\u201d n\u00eb PD, ish- z\u00ebvend\u00ebs Shef i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, K\u00ebshilltar i Presidenti, si dhe P\u00ebrfaq\u00ebsues Komb\u00ebtar n\u00eb Komand\u00ebn Supreme t\u00eb NATO-s, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur. Z.Ahmetaj thot\u00eb p\u00ebr gazeta \u201c<a href=\"https:\/\/www.panorama.com.al\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Panorama<\/strong><\/a>\u201d se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb duhet q\u00eb minimumi n\u00eb vit t\u00eb rekrutoheshin mbi 25 mij\u00eb djem dhe vajza mbi 18 vje\u00e7. Sipas tij 3 vite luft\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb, ka rritje kritike t\u00eb shpenzimeve t\u00eb mbrojtjes, t\u00eb numrit t\u00eb forc\u00ebs aktive dhe rezerviste si dhe modernizimin e armatimeve, n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e NATO\/BE\u201d.<\/p>\n<p><strong>Z.Ahmetaj, pse lufta n\u00eb Ukrain\u00eb dhe situata e paq\u00ebndrueshme n\u00eb Europ\u00eb, ka rikthyer v\u00ebmendjen e vendeve europiane tek ushtria dhe nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb po ndodh edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, e cila ka shtuar financimet p\u00ebr ushtrin\u00eb shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur pyetjes tuaj do t\u00eb doja t\u00eb n\u00ebnvizoj 3 fakte q\u00eb shpresoj t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si p\u00ebrgjigje komplementare, shpresoj shteruese p\u00ebr komunitetin e siguris\u00eb dhe mbrojtjes komb\u00ebtare por edhe p\u00ebr opinionin publik: S\u00eb pari, n\u00eb dhjet\u00ebra shkrime t\u00eb publikuara n\u00eb gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d, por edhe n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb rajon, Washington, Kolegjin e NATO-s, Qendr\u00ebn Marshall dhe shume vendet e Aleanc\u00ebs etj., q\u00eb prej 22 shkurtit 2022, pra pothuaj p\u00ebrgjat\u00eb 3 vite luftime t\u00eb p\u00ebrgjakshme n\u00eb Ukrain\u00eb, kam p\u00ebrs\u00ebritur se \u201cagresioni ushtarak, neo-nazist i Rusis\u00eb-putiniste n\u00eb shkurt 2022, nuk ishte vet\u00ebm kund\u00ebr sovranitetit territorial t\u00eb Ukrain\u00ebs, por edhe k\u00ebrc\u00ebnim serioz ndaj rendit global t\u00eb siguris\u00eb, kufijve t\u00eb demokracis\u00eb, si dhe ndaj kohezionit, interesave dhe vlerave trans-atlantike (USA\/UN\/NATO\/ BE)\u201d. Mbas 3 vitesh jan\u00eb konfirmuar edhe impaktet e k\u00ebsaj Lufte edhe kund\u00ebrp\u00ebrgjigja e fuqishme e vendeve te NATO-s dhe t\u00eb BE-s\u00eb! M\u00eb konkretisht: N\u00eb vend ta dob\u00ebsonte, lufta neo-naziste e Rusia- putiniste, e ka forcuar edhe m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetjen ushtarake t\u00eb NATO-s p\u00ebr Ukrain\u00ebn. Shifrat, ashtu si edhe veprat flasin m\u00eb shum\u00eb se fjal\u00ebt: \u201cmbi \u00bd trillion euro, nga USA dhe t\u00eb gjitha vendet e NATO-s, si dhe tanke \u201cAbrams\u201d, \u201cChallenger\u201d, \u201cLeopard\u201d, sistemeve \u201cPatriot\u201d, dron\u00ebve \u201cBajraktar\u201d, avion luftimi, si duke rritur forc\u00ebn\/prezenc\u00ebn e 30,000 trupa t\u00eb reagimit t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb NATO-s n\u00eb kufijt\u00eb me Rusin\u00eb\/Ukrain\u00ebn, etj. P\u00ebrtej dizinformimit dhe medias fake, mbetem shpres\u00ebplot\u00eb se p\u00ebrgjat\u00eb presidenc\u00ebs \u201cTrump 2\u201d, nj\u00eb NATO edhe m\u00eb e fort\u00eb, pra dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira do vin\u00eb p\u00ebr Aleanc\u00ebn Euroatlantike, nd\u00ebrsa edhe m\u00eb t\u00eb zeza p\u00ebr Rusin\u00eb \u2013 putiniste. S\u00eb dyti, n\u00eb vend ta dob\u00ebsonte, lufta n\u00eb Ukrain\u00eb jo vet\u00ebm e forcoi solidatitetin\/mb\u00ebshtetjen dhe kohezionin mes vendeve t\u00eb NATO-s, por edhe i zgjeroi kufijt\u00eb e Aleanc\u00ebs me Finland\u00ebn dhe Suedin\u00eb, duke arritur ne 32 ose 2- fishin e vendeve q\u00eb NATO trash\u00ebgoi nga lufta e ftoht\u00eb (16 vende deri 1990). S\u00eb treti, p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur me konkretisht, p\u00ebr rritjen e shpenzimeve t\u00eb mbrojtjes, mund t\u00eb konfirmoj se p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb nga m\u00eb pak se 5 vende, ose sa gishtat e dor\u00ebs para luft\u00ebs, aktualisht 25 vende an\u00ebtare t\u00eb NATO-s kan\u00eb rritur shpenzimet ushtarake n\u00eb 2% t\u00eb GDP, p\u00ebrfshi edhe RSh (2024). Po ashtu edhe BE po p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs ose mbas luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, ka rritur n\u00eb 500 miliard\u00eb euro shpenzimet p\u00ebr zhvillimin e Programeve p\u00ebr Mbrojtjen 2025 -2029.<\/p>\n<p><strong>Nisur nga konfliktet n\u00eb kontinent dhe lufta n\u00eb Ukrain\u00eb, Shqip\u00ebria po blen dron\u00eb, helikopter\u00eb ushtarak\u00eb, makina p\u00ebr ushtrin\u00eb etj. Si mund t\u00eb shtohen kapacitet mbrojt\u00ebse?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrgjigjes, m\u00eb lejoni t\u00eb kujtoj se gjat\u00eb 4 viteve t\u00eb fundit, si dhe p\u00ebrfitoj nga ky rast p\u00ebrs\u00ebris mb\u00ebshtetjen time, dhe kam p\u00ebrsh\u00ebndetur pa asnj\u00eb paragjykim politik, reformat e siguris\u00eb komb\u00ebtare, rritjen e buxhetit 2 %; programet e modernizmimit dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e kapaciteteve operacionale (dron\u00eb, helikopter\u00eb luftimi, transportues si armatime t\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb fundit), p\u00ebrmir\u00ebsimin e trajtimit t\u00eb personelit, zhvillimin e forc\u00ebs rezerviste, bashk\u00ebpunimin e pakusht\u00ebzuar me ShBA\/NATO, hapjen e baz\u00ebs Ajrore t\u00eb Ku\u00e7ov\u00ebs, emergjencat civile, kontributet me shume se modeste p\u00ebr\/me Ukrain\u00ebn, etj. Po ashtu kujtoj se, kam b\u00ebr\u00eb edhe oponenc\u00eb t\u00eb fort\u00eb (edhe n\u00eb gazet\u00ebn tuaj) p\u00ebr t\u00eb ndalur arroganc\u00ebn bolshevike mbi strukturat e siguris\u00eb; p\u00ebr buxhetin e mbrojtjes (1 % t\u00eb GDP-se deri 2019), p\u00ebr balancimin e pushteteve kushtetuese; kund\u00ebr dhuratave si t\u00eb Sultanat\u00ebs p\u00ebr infrastrukturat strategjike, si baz\u00ebn e Sarand\u00ebs dhe mij\u00ebra objekteve ushtarake dhe kund\u00ebr pun\u00ebsimeve elektorale n\u00eb strukturat e mbrojtjes, etj ..!<\/p>\n<p><strong>Mazhoranca qeveris\u00ebse pritet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb nism\u00eb ligjore q\u00eb do t\u2019i hap\u00eb rrug\u00ebn rikthimit t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb detyruar ushtarak n\u00eb vend. A duhet nj\u00eb nism\u00eb e till\u00eb nisur dhe nga fakti q\u00eb sh\u00ebrbimi i detyruesh\u00ebm ushtarak \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb fuqi?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje, q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb trajtim m\u00eb t\u00eb zgjeruar dhe koh\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb mjaftueshme. Gjithsesi e th\u00ebn\u00eb shkurt, theksoj, q\u00eb Sh\u00ebrbimi i detyruesh\u00ebm ushtarak, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim dhe e drejt\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb RSh q\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb nenin 166 t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Pra, nuk po zbulojm\u00eb \u201crrot\u00ebn\u201d, as konkurrojm\u00eb si \u201cfanar\u00a0ndri\u00e7ues\u201d me vendet e NATO-s. Nd\u00ebrsa si nd\u00ebr ekspert\u00ebt e reform\u00ebs s\u00eb mbrojtjes, do t\u00eb doja t\u00eb kujtoja p\u00ebr komunitetin e siguris\u00eb dhe opinionin publik q\u00eb n\u00eb Strategjin\u00eb Ushtarake t\u00eb vitin 2007 (miratuar me 140 vota n\u00eb Parlament), nuk \u00ebsht\u00eb hequr \u201cSh\u00ebrbimi detyruesh\u00ebm ushtarak\u201d, por \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje relevante, duke e definuar si \u201cforc\u00eb profesioniste\u201d, por pa iu hequr t\u00eb drejt\u00ebn qytetar\u00ebve t\u00eb ushtrojn\u00eb detyrimin Kushtetues duke aplikuar p\u00ebr t\u2019u rekrutuar n\u00eb Forcat e Armatosura. Th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb, do doja t\u00eb qart\u00ebsoja q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb dhe mbrojtjes Komb\u00ebtare, pra kalimit nga \u201cm\u00ebvet\u00ebsia e mbrojtjes dhe gjith\u00eb populli ushtar\u201d n\u00eb mbrojtjen kolektive t\u00eb NATO-s, imponoi shkurtime drastike po t\u00eb doni t\u2019i quani, n\u00eb shpenzimet e mbrojtjes (nga 25 % n\u00eb m\u00eb pak se 2 %); po ashtu t\u00eb infrastrukturave, pajisjeve, flot\u00ebs ajrore dhe asaj detare t\u00eb RSh, si dhe t\u00eb numrit t\u00eb forc\u00ebs aktive te Forcave te Armatosura nga rreth 119 mij\u00eb n\u00eb m\u00eb pak se 10 mije aktualisht. Konkretisht sh\u00ebrbimi i detyruesh\u00ebm, u shkurtua nga mbi 75 mij\u00eb n\u00eb m\u00eb pak se 7 mij\u00eb, ose mbi 10 her\u00eb m\u00eb pak! Nuk b\u00ebhej ndryshe, n\u00ebse do mbanim 100 mij\u00eb forca aktive, nuk do t\u00eb mjaftonte e gjith\u00eb PPB e RSh! Pra, p\u00ebrtej folklorizmave patriotike shpresoj t\u00eb mir\u00ebkuptohet, se n\u00eb vitin 2007, rrethanat gjeopolitike t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb NATO na imponuan t\u00eb kalojm\u00eb nga sh\u00ebrbimi i detyruesh\u00ebm ushtarak n\u00eb forc\u00eb profesioniste, por ne teknicien\u00ebt nuk shkel\u00ebm as Kushtetut\u00ebn as tradhtuam sigurin\u00eb dhe interesat komb\u00ebtare. Th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb, n\u00eb kapacitetin ekspertit me eksperienc\u00eb n\u00eb reform\u00ebn e mbrojtjes, rikthimin te komponenti i sh\u00ebrbimit t\u00eb detyruesh\u00ebm n\u00eb FA sigurisht do ta quaja mbase m\u00eb shum\u00eb se ekstreme dhe potencialisht t\u00eb pamundur, pasi p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerave do duhet q\u00eb minimumi n\u00eb vit t\u00eb rekrutoheshin mbi 25 mij\u00eb djem dhe vajza mbi 18-vje\u00e7, etj..<\/p>\n<p><strong>Ligji i miratuar p\u00ebr rezervist\u00ebt krijon mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb brenda nj\u00eb kohe prej 45 dit\u00ebsh n\u00eb vit mund t\u00eb ftohen qytetar\u00eb kundrejt pages\u00ebs p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e Forcave t\u00eb Armatosura. Por a duhet t\u00eb zgjatet kjo periudh\u00eb? Sa duhet t\u00eb b\u00ebhet?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb pyetje, nuk po zgjatem pasi \u201cligji i miratuar tashm\u00eb, ligji nr. 125\/2024 p\u00ebrcakton dhe koh\u00ebn 14-45 dit\u00eb t\u00eb mobilizimit, numrin e forc\u00ebs etj.\u201d, t\u00eb cil\u00ebs ju i keni dh\u00ebn\u00eb vet\u00eb p\u00ebrgjigje. Gjithsesi, m\u00eb duhet ta theksoj se e kam \u00e7muar si nj\u00eb ngjarje e vonuar dhe ose p\u00ebr \u201cprotagoniz\u00ebm\/privatizim politike\u201d, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht e domosdoshme p\u00ebr pesh\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn e reformave Euro Atlantike n\u00eb FA si dhe modernizimin e kapaciteteve t\u00eb mbrojtjes komb\u00ebtare. Them e vonuar pasi n\u00eb dijenin\u00eb time, besoj m\u00eb shum\u00eb se modeste, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cProjekt\u2013 ide\u201d q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 15 vitet e fundit ka \u201cmbetur n\u00eb sirtar\u00ebt e tallavas\u00eb politike\u201d. Gjithashtu, nuk mund t\u00eb mos themi q\u00eb fryma paraprake nga t\u00eb dyja an\u00ebt e \u201cllogoreve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb dit\u00ebs si dhe nga opinionist\u00ebt e gjith\u00ebditur\u201d, n\u00eb shumic\u00eb ishin thjesht\u00eb irracionale p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb cinike n\u00eb raport me domosdoshm\u00ebrin\u00eb kritike q\u00eb kan\u00eb Forcat e Armatosura p\u00ebr t\u00eb pasur si kapacitet t\u00eb saj edhe forcat\u00a0vullnetare rezerv\u00eb. M\u00eb qart\u00ebsisht, p\u00ebr k\u00ebdo \u201cshtetar t\u00eb em\u00ebruar p\u00ebr t\u2019u vet\u00ebposht\u00ebruar apo sekser\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb Kuvend me vul\u00ebn e Kryetarit\u201d q\u00eb jan\u00eb tromaksur se mos i shkon nat\u00ebn fleta e zborit, kam dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje relaksuese: \u201cFlini rehat, pra kthehuni n\u00eb krahun tjet\u00ebr, se nuk ka dhe nuk ka p\u00ebr t\u00eb pasur asgj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d. P\u00ebr m\u00eb qart\u00ebsisht, nuk b\u00ebhet fjal\u00eb as p\u00ebr 2 milion\u00eb rezervist\u00eb (pra gjith\u00eb popullin ushtar ose kamikaz t\u00eb Enverit), por p\u00ebr nj\u00eb forc\u00eb modeste n\u00eb numra, pra rreth 20% e forc\u00ebs aktive ose pak m\u00eb shum\u00eb se 2000 personel. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje e p\u00ebrbotshme, q\u00eb aplikohet nga 32 vendet e NATO-s si dhe nga 194 shtete t\u00eb njohura nga OKB-ja, p\u00ebrfshi Kosov\u00ebn! Po ashtu, forca rezerv\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb qasje e p\u00ebrjetshme, pasi n\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebt dhe format e shtetit, asnj\u00eb vend, qoft\u00eb perandori, mbret\u00ebri, demokraci apo regjim diktatorial nuk mundet kurrsesi t\u00eb mbaj\u00eb 100% forca aktive p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb skenar\u00ebt e k\u00ebrc\u00ebnimeve apo ambicieve. E th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb qart\u00eb, me zyrtarizimin e k\u00ebtij projekti, RSh i bashkohet nj\u00eb p\u00ebrqasje moderne t\u00eb konfirmuar edhe n\u00eb doktrin\u00ebn e NATO-s p\u00ebr planifikimin, ngritjen si dhe p\u00ebrdorimin e p\u00ebrshkall\u00ebzuar t\u00eb kapaciteteve dhe t\u00eb fuqis\u00eb ushtarake.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb gati PD q\u00eb ta mb\u00ebshtes\u00eb k\u00ebt\u00eb nism\u00eb n\u00ebse zyrtarizohet?<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb mbetem i sinqert\u00eb, pyetjen tuaj e gjej pa vend, pasi si\u00e7 kam provuar n\u00eb angazhimet e m\u00ebparshme si dhe n\u00eb funksionin politik n\u00eb PD, garantoj se do t\u00eb \u201ck\u00ebrkoj pa kompromis\u201d gjith\u00ebp\u00ebrfshirje, konsensus t\u00eb gjer\u00eb, balancim t\u00eb pushteteve kushtetuese si dhe p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur reformat e siguris\u00eb komb\u00ebtare; rritjen 3 % t\u00eb buxhetit t\u00eb mbrojtjes deri 2030; modernizimin e kapaciteteve n\u00eb interes t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb jet\u00ebs, pron\u00ebs dhe mir\u00ebqenies s\u00eb qytetar\u00ebve dhe zhvillimin e interesave komb\u00ebtare n\u00eb rajon dhe Mesdhe si dhe p\u00ebrmbushjen e detyrimeve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb NATO-s. N\u00ebse pyetja \u00ebsht\u00eb konkretisht p\u00ebr komponentin \u201crezervist\u201d, mendoj se pyetja \u00ebsht\u00eb e vonuar, pasi si\u00e7 edhe sip\u00ebr p\u00ebrmenda Kuvendi ka miratuar ligjin nr. 125\/2024, p\u00ebr t\u00eb cilin konfirmoj se e kam mb\u00ebshtetur n\u00eb kapacitetin e ekspertit.<\/p>\n<p><strong>Po pyes p\u00ebr sh\u00ebrbimin e detyruesh\u00ebm ushtarak\u2026<\/strong><\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb n\u00ebse pyetja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimin e detyruesh\u00ebm ushtarak, p\u00ebrgjigja paraprake do t\u00eb ishte, kurrsesi jo, p\u00ebr shum\u00eb arsye por nuk besoj se \u00ebsht\u00eb vendi k\u00ebtu p\u00ebr k\u00ebto. Gjithsesi, do duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjemi n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmerret kjo nism\u00eb, dhe gjithsesi e sigurt q\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb adresim partiak.<\/p>\n<p><strong>Dhe cila \u00ebsht\u00eb zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb sipas jush?<\/strong><\/p>\n<p>Zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb nuk mundet t\u00eb jet\u00eb kurrsesi as si mendoj un\u00eb dhe as si mund t\u00eb vij\u00eb nga nj\u00eb intervist\u00eb sado, por si nj\u00eb proces i vler\u00ebsimit serioz dhe shum\u00eb dimensionale qoft\u00eb t\u00eb rrethanave gjeopolitike, k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb siguris\u00eb, si dhe opsioneve t\u00eb reagimit t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar p\u00ebr mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave komb\u00ebtare. Ajo q\u00eb d\u00ebshiroj ta p\u00ebrmbyll k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb t\u00eb par\u00eb nga kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike, \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris respektin dhe zotimin tim ndaj ushtarak\u00ebve, punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb, inteligjenc\u00ebs, kibernetik\u00ebs, emergjencave dhe cilido t\u00eb angazhuar n\u00eb institucionet e siguris\u00eb komb\u00ebtare, se sakrificat sublime, integriteti spikatur dhe p\u00ebrkushtimi shembullor do t\u00eb mir\u00eb-adresohen n\u00eb \u201cprogramin e PDSh 2025-2029\u201d me dinjitetin q\u00eb ato\/ata meritojn\u00eb.<strong><em>\/Gazeta Panorama<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Flet Gjeneral * Piro Ahmetaj, Koordinator p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me NATO\u00a0 VALENTINA MADANI\/\u00a0 P\u00ebr shkak t\u00eb konflikteve n\u00eb Europ\u00eb dhe situat\u00ebs s\u00eb tensionuar n\u00eb rajon, vitet e fundit Shqip\u00ebria po investon n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb dhe t\u00eb mbrojtjes. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb till\u00eb, mazhoranca socialiste po shkon drejt nj\u00eb nism\u00eb e cila e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":102938,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-102937","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102937","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102937"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102937\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":102939,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102937\/revisions\/102939"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/102938"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102937"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102937"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102937"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}