{"id":103312,"date":"2025-02-03T20:59:31","date_gmt":"2025-02-03T20:59:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=103312"},"modified":"2025-02-03T20:59:31","modified_gmt":"2025-02-03T20:59:31","slug":"marco-rubio-per-mbylljen-e-usaid-duhet-te-japin-llogari-ku-kane-shkuar-parate-e-amerikaneve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/02\/03\/marco-rubio-per-mbylljen-e-usaid-duhet-te-japin-llogari-ku-kane-shkuar-parate-e-amerikaneve\/","title":{"rendered":"Marco Rubio p\u00ebr mbylljen e USAID: Duhet t\u00eb japin llogari ku kan\u00eb shkuar parat\u00eb e amerikan\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>UASHINGTON \u2013 Dhjet\u00ebra zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb jan\u00eb d\u00ebrguar me leje t\u00eb detyruar. Mij\u00ebra kontraktor\u00eb jan\u00eb shkurtuar. Nj\u00eb ngrirje e fondeve ka pezulluar ndihmat prej miliarda dollar\u00ebsh p\u00ebr vendet e tjera.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dy jav\u00ebve t\u00eb fundit, administrata e Presidentit Donald Trump ka b\u00ebr\u00eb ndryshime t\u00eb konsiderueshme n\u00eb agjencin\u00eb amerikane q\u00eb menaxhon ndihmat humanitare p\u00ebr vendet e tjera. Kjo i ka l\u00ebn\u00eb organizatat e ndihmave n\u00eb pik\u00ebpyetje n\u00ebse mund t\u00eb vazhdojn\u00eb me programet, si p.sh. ndihmat ushqimore p\u00ebr foshnjet e kequshqyera dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Duke folur me gazetar\u00ebt n\u00eb El Salvador, Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se:<\/p>\n<p>\u201cJam un\u00eb ushtruesi i detyr\u00ebs s\u00eb drejtorit t\u00eb USAID-it. Ia kam deleguar k\u00ebt\u00eb autoritet dikujt, por q\u00ebndroj n\u00eb kontakt me t\u00eb. Dhe s\u00ebrish, q\u00ebllimi yn\u00eb ishte t\u00eb angazhoheshim p\u00ebr ta p\u00ebrafruar ndihm\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr vendet e tjera me interesin komb\u00ebtar\u201d.<\/p>\n<p>\u201cZhg\u00ebnjimi im me USAID-in daton q\u00eb nga koha ime n\u00eb Kongres. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb agjenci q\u00eb nuk ka aspak llogaridh\u00ebnie. Duhet t\u2019u p\u00ebrgjigjet direktivave t\u00eb politikave t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit dhe refuzon ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>\u201cE thash\u00eb shum\u00eb qart\u00eb q\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs time t\u00eb konfirmimit, se \u00e7do dollar q\u00eb shpenzojm\u00eb dhe \u00e7do program q\u00eb financojm\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me interesin komb\u00ebtar t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Dhe USAID-i vazhdimisht e ka injoruar k\u00ebt\u00eb dhe ka vendosur q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb globale bamir\u00ebsie, e ndar\u00eb nga interesi komb\u00ebtar. K\u00ebta jan\u00eb dollar\u00eb t\u00eb taksapaguesve, dhe k\u00ebshtu un\u00eb jam shum\u00eb i shqet\u00ebsuar nga k\u00ebto njoftime se ata nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me njer\u00ebz q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb pyetje t\u00eb thjeshta se \u00e7far\u00eb b\u00ebn ky program? Kush i merr parat\u00eb? Kush jan\u00eb kontraktor\u00ebt tan\u00eb? Kush financohet, dhe nj\u00eb lloj i till\u00eb mosbindjeje e b\u00ebn t\u00eb pamundur kryerjen e nj\u00eb lloji rishikimi t\u00eb pjekur dhe serioz, q\u00eb mendoj se duhet ta ket\u00eb ndihma p\u00ebr vendet e tjera\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUSAID-i nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb entitet i pavarur joqeveritar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb entitet q\u00eb shpenzon dollar\u00ebt e taksapaguesve dhe duhet t&#8217;i shpenzoj\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb statuti, n\u00eb p\u00ebrputhje me direktivat e politikave q\u00eb ata marrin nga Sekretari i Shtetit, K\u00ebshilli i Siguris\u00eb Komb\u00ebtare dhe Presidenti\u201d, tha Sekretari Rubio.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, ish-Presidenti John F. Kennedy themeloi Agjencin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Zhvillimin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar, t\u00eb njohur si USAID. N\u00eb dekadat n\u00eb vazhdim, republikan\u00ebt dhe demokrat\u00ebt kan\u00eb debatuar n\u00eb lidhje me agjencin\u00eb dhe financimin e saj.<\/p>\n<p>Le t\u2019i hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim USAID-it, historikut t\u00eb tij dhe ndryshimeve t\u00eb b\u00ebra q\u00eb kur mori detyr\u00ebn Presidenti Trump.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb USAID-i?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Ish-Presidenti Kennedy e krijoi USAID-in n\u00eb kulmin e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb me ish-Bashkimin Sovjetik. Ai d\u00ebshironte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb efikase p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb ndikimit sovjetik n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00ebp\u00ebrmjet ndihmave p\u00ebr vendet e tjera, nj\u00eb funksion p\u00ebr t\u00eb cilin Departamenti i Shtetit iu duk m\u00eb burokratik se \u00e7\u2019duhej.<\/p>\n<p>Kongresi miratoi Ligjin p\u00ebr Ndihm\u00ebn e Jashtme dhe ish-Presidenti Kennedy krijoi USAID-in si nj\u00eb agjenci t\u00eb pavarur, n\u00eb vitin 1961.<\/p>\n<p>USAID-i vazhdoi t\u00eb funksionoj\u00eb edhe pas r\u00ebnies s\u00eb Bashkimit Sovjetik n\u00eb vitin 1991. N\u00eb dit\u00ebt e sotme, mb\u00ebshtet\u00ebsit e USAID-it thon\u00eb se ndihma e USAID-it n\u00eb vendet e tjera, i kund\u00ebrvihet ndikimit t\u00eb Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs. Kina ka programin e saj \u201cNj\u00eb Brez Nj\u00eb Rrug\u00eb\u201d p\u00ebr ndihmat p\u00ebr vendet e tjera dhe ushtron aktivitet n\u00eb shum\u00eb vende q\u00eb Shtetet e Bashkuara d\u00ebshirojn\u00eb t\u2019i ken\u00eb partnere.<\/p>\n<p>Kritik\u00ebt thon\u00eb se programet jan\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrdorim dhe nxisin nj\u00eb axhend\u00eb liberale.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb po ndodh tani me USAID-in?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 20 janar, Presidenti Trump vendosi nj\u00eb ngrirje 90-ditore t\u00eb ndihmave p\u00ebr vendet e tjera. Kat\u00ebr dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Peter Marocco, i em\u00ebruar politik q\u00eb nga administrata e par\u00eb Trump, hartoi nj\u00eb interpretim m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr se \u00e7\u2019pritej t\u00eb k\u00ebtij urdhri, duke mbyllur mij\u00ebra programe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, duke shkaktuar shkurtime dhe shkarkime.<\/p>\n<p>Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr t\u00eb ruajtur funksionimin gjat\u00eb ngrirjes, t\u00eb disa programeve t\u00eb emergjenc\u00ebs q\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb jet\u00eb njer\u00ebzish. Por konfuzioni se cilat programe p\u00ebrjashtohen nga urdhrat p\u00ebr ndalimin e pun\u00ebs dhe frika se mund ta humbasin p\u00ebrgjithmon\u00eb ndihm\u00ebn amerikane, ka ndalur pun\u00ebn p\u00ebr ndihmat dhe zhvillimin n\u00eb mbar\u00eb globin.<\/p>\n<p>Dhjet\u00ebra zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb jan\u00eb larguar me leje t\u00eb detyruar, mij\u00ebra kontraktor\u00eb jan\u00eb shkurtuar dhe punonj\u00ebsve iu tha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn t\u00eb mos hyjn\u00eb n\u00eb selin\u00eb qendrore n\u00eb Uashington. Dhe faqja e internetit e USAID-it dhe llogaria e saj n\u00eb platform\u00ebn X nuk jan\u00eb funksionale.<\/p>\n<p><strong>Punonj\u00ebsit e USAID-it udh\u00ebzohen t\u00eb mos hyjn\u00eb n\u00eb godin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb kuadrin e masave q\u00eb administrata e Presidentit Trump po nd\u00ebrmerr n\u00eb qeverin\u00eb federale dhe p\u00ebr programet e saj. Por USAID-i dhe ndihma p\u00ebr vendet e tjera jan\u00eb nd\u00ebr ato q\u00eb jan\u00eb goditur m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Sekretari Rubio tha se q\u00ebllimi i administrat\u00ebs ishte nj\u00eb rishikim, program pas programi, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se cilat projekte e b\u00ebjn\u00eb &#8220;Amerik\u00ebn m\u00eb t\u00eb sigurt, m\u00eb t\u00eb fort\u00eb ose m\u00eb t\u00eb begat\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr mbylljen e programeve t\u00eb financuara nga Shtetet e Bashkuara gjat\u00eb rishikimit 90-ditor n\u00ebnkuptonte se SHBA-t\u00eb &#8220;do t\u00eb merrnin shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr bashk\u00ebpunim&#8221; nga p\u00ebrfituesit e ndihm\u00ebs humanitare, p\u00ebr zhvillimin dhe sigurin\u00eb, tha Sekretari Rubio.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb thon\u00eb kritik\u00ebt e USAID-it?<\/strong><\/p>\n<p>Republikan\u00ebt zakonisht k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t&#8217;i jepet Departamentit t\u00eb Shtetit \u2013 q\u00eb i jep udh\u00ebzime t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme USAID-it \u2013 m\u00eb shum\u00eb kontroll mbi politik\u00ebn dhe fondet e tij. Demokrat\u00ebt zakonisht k\u00ebrkojn\u00eb autonomin\u00eb dhe autoritetin e USAID-it.<\/p>\n<p>Republikan\u00ebt kan\u00eb synuar tradicionalisht t\u00eb shkurtojn\u00eb financimin p\u00ebr agjencit\u00eb e Kombeve t\u00eb Bashkuara, p\u00ebrfshir\u00eb agjencit\u00eb paqeruajt\u00ebse, t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe refugjat\u00ebve. Administrata e par\u00eb Trump nd\u00ebrmori hapa p\u00ebr t\u00eb reduktuar shpenzimet p\u00ebr ndihmat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke pezulluar pagesat p\u00ebr agjenci t\u00eb ndryshme t\u00eb OKB-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Fondin e Popullsis\u00eb s\u00eb OKB-s\u00eb dhe fondet p\u00ebr Autoritetin Palestinez.<\/p>\n<p>N\u00eb mandatin e par\u00eb t\u00eb Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara u t\u00ebrhoq\u00ebn nga K\u00ebshilli i OKB-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe detyrimet e saj financiare ndaj k\u00ebtij organi. Shteteve t\u00eb Bashkuara gjithashtu u ndalohet t\u00eb financojn\u00eb agjencin\u00eb e OKB-s\u00eb p\u00ebr refugjat\u00ebt palestinez\u00eb, ose UNRWA, sipas nj\u00eb projektligji t\u00eb n\u00ebnshkruar nga ish-Presidenti Joe Biden marsin e kaluar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrse Elon Musk-u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar tek USAID-i?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Departamenti i Efikasitetit t\u00eb Qeveris\u00eb (DOGE), i drejtuar nga zoti Musk, ka nisur nj\u00eb p\u00ebrpjekje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, t\u00eb autorizuar nga Presidenti Trump, p\u00ebr t\u00eb shkurtuar punonj\u00ebsit e qeveris\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb shkurtuar triliona dollar\u00eb nga buxheti i qeveris\u00eb. USAID-i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga objektivat e tij kryesore. Zoti Musk pretendon se fondet e USAID-it jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb ngritur programe vdekjeprur\u00ebse dhe e quajti at\u00eb nj\u00eb &#8220;organizat\u00eb kriminale&#8221;.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb pasojat e ngrirjes s\u00eb fondeve t\u00eb USAID-it?<\/strong><\/p>\n<p>Afrika N\u00ebn-Sahariane mund t\u00eb vuaj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do rajon tjet\u00ebr gjat\u00eb pauz\u00ebs s\u00eb ndihm\u00ebs. Shtetet e Bashkuara i dhan\u00eb rajonit mbi 6.5 miliard\u00eb dollar\u00eb ndihma humanitare vitin e kaluar. Pacient\u00ebt me HIV\/AIDS n\u00eb Afrik\u00eb q\u00eb mb\u00ebrrinin n\u00eb klinika t\u00eb financuara nga nj\u00eb program i mir\u00ebnjohur amerikan q\u00eb ndihmoi n\u00eb frenimin e epidemis\u00eb globale t\u00eb AIDS-it t\u00eb viteve 1980, i gjet\u00ebn dyert t\u00eb mbyllura.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb ka pasoja edhe n\u00eb Amerik\u00ebn Latine. N\u00eb Meksik\u00eb, nj\u00eb qend\u00ebr pritjeje p\u00ebr emigrant\u00ebt n\u00eb jug t\u00eb Meksik\u00ebs ka mbetur pa mjek. Nj\u00eb program p\u00ebr t\u00eb ofruar mb\u00ebshtetje p\u00ebr sh\u00ebndetin mendor p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb nga komuniteti LGBTQ+ q\u00eb iknin nga Venezuela, u shp\u00ebrb\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Kolumbi, Kosta Rika, Ekuador dhe Guatemal\u00eb, t\u00eb ashtuquajturat \u201cZyrat e L\u00ebvizjes s\u00eb Sigurt\u201d ku emigrant\u00ebt mund t\u00eb aplikojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb ligj\u00ebrisht n\u00eb SHBA, jan\u00eb mbyllur.<\/p>\n<p>Komuniteti i organizatave t\u00eb ndihmave po p\u00ebrpiqet t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb ide t\u00eb plot\u00eb &#8211; se sa mij\u00ebra programe jan\u00eb mbyllur dhe sa mij\u00ebra punonj\u00ebs jan\u00eb pushuar nga puna me ngrirjen e programeve?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Sa shpenzojn\u00eb SHBA-t\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn p\u00ebr vendet e tjera?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>N\u00eb total, Shtetet e Bashkuara shpenzuan rreth 40 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb ndihma p\u00ebr vendet e tjera n\u00eb vitin fiskal 2023, sipas nj\u00eb raporti t\u00eb publikuar muajin e kaluar nga Sh\u00ebrbimi K\u00ebrkimor i Kongresit, nj\u00eb entitet jopartiak.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara jan\u00eb kontribuesi m\u00eb i madh i ndihm\u00ebs humanitare n\u00eb nivel global, megjith\u00ebse disa vende t\u00eb tjera shpenzojn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb buxhetit t\u00eb tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Ndihma p\u00ebr vendet e tjera n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi arrin n\u00eb m\u00eb pak se 1% t\u00eb buxhetit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>A mundet ta shkrij\u00eb Presidenti Trump USAID-in pa miratim nga legjislativi?<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt thon\u00eb se president\u00ebve u mungon autoriteti kushtetues p\u00ebr t\u00eb eliminuar USAID-in. Por nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb do ta ndalonte nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb version n\u00eb miniatur\u00eb i betej\u00ebs s\u00eb mundshme ligjore u zhvillua n\u00eb mandatin e par\u00eb t\u00eb Presidentit Trump, kur ai u p\u00ebrpoq t\u00eb shkurtonte me nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn buxhetin p\u00ebr operacionet e huaja.<\/p>\n<p>Kur Kongresi refuzoi, administrata Trump p\u00ebrdori ngrirje dhe taktika t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb shkurtuar fluksin e fondeve t\u00eb caktuara tashm\u00eb nga Kongresi p\u00ebr programet e jasht\u00eb vendit. Zyra e P\u00ebrgjithshme e Kontabilitetit m\u00eb von\u00eb vendosi se ishte shkelur nj\u00eb ligj i njohur si Akti i Kontrollit t\u00eb Mbylljes.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb ligj p\u00ebr t\u00eb cilin mund t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>&#8220;Jeto me urdh\u00ebr ekzekutiv, vdis me urdh\u00ebr ekzekutiv&#8221;, tha zoti Musk t\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb rrjetin X, duke iu referuar USAID-it.\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>UASHINGTON \u2013 Dhjet\u00ebra zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb jan\u00eb d\u00ebrguar me leje t\u00eb detyruar. Mij\u00ebra kontraktor\u00eb jan\u00eb shkurtuar. Nj\u00eb ngrirje e fondeve ka pezulluar ndihmat prej miliarda dollar\u00ebsh p\u00ebr vendet e tjera. Gjat\u00eb dy jav\u00ebve t\u00eb fundit, administrata e Presidentit Donald Trump ka b\u00ebr\u00eb ndryshime t\u00eb konsiderueshme n\u00eb agjencin\u00eb amerikane q\u00eb menaxhon ndihmat humanitare p\u00ebr vendet e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":95608,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-103312","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103312","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103312"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103312\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":103315,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103312\/revisions\/103315"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/95608"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103312"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103312"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103312"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}