{"id":103506,"date":"2025-02-05T17:53:38","date_gmt":"2025-02-05T17:53:38","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=103506"},"modified":"2025-02-05T18:05:33","modified_gmt":"2025-02-05T18:05:33","slug":"berisha-fermerit-do-ti-vendoset-pensioni-cdo-i-moshuar-ne-fshat-do-trajtohet-me-minimum-jetik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/02\/05\/berisha-fermerit-do-ti-vendoset-pensioni-cdo-i-moshuar-ne-fshat-do-trajtohet-me-minimum-jetik\/","title":{"rendered":"Berisha: Pensioni minimal n\u00eb fshat 200 euro brenda 3 muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb qeverisjes"},"content":{"rendered":"<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha premtoi se me ardhjen e demokrat\u00ebve n\u00eb pushtet, \u00e7do fermer do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb pension dhe \u00e7do i moshuar do marr\u00eb minimumin jetik.<\/p>\n<p>Berisha tha se, fermerit do t\u2019i vendoset pensioni, \u00e7do i moshuar n\u00eb fshat do trajtohet me minimum jetik.<\/p>\n<p>\u201cFlitet, si\u00e7 keni d\u00ebgjuar ju, nga m\u00ebngjesi gjer n\u00eb dark\u00eb p\u00ebr turizmin, por un\u00eb \u00e7do shqiptari ia them me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb, se ky turiz\u00ebm i k\u00ebsaj natyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjob\u00eb e r\u00ebnd\u00eb \u00ebpr \u00e7do taksapagues shqiptar, dhe shk\u00eblqimi i tij \u00ebsht\u00eb verbues, pasi n\u00eb turizmin e pretenduar prej 10 mln turist\u00ebsh jan\u00eb t\u00eb rregjistruara gjith\u00ebsej 6 milion\u00eb net\u00eb.<\/p>\n<p>Nga 6 milion\u00eb net\u00eb dhe nga k\u00ebta 10 milion\u00eb turist\u00eb, shitja e p\u00ebrgjithshme ka qen\u00eb rreth 140 mln euro, p\u00ebrfitimet n\u00eb buxhetin e shtetit si n\u00eb TVSH kan\u00eb qen\u00eb gjith\u00ebsej 8 mln euro. Nd\u00ebrkoh\u00ebq\u00eb, \u00e7do qytetar i cili p\u00ebrfitoi nga 4 euro n\u00eb vit nga turizmi, shpenzon nga taksat e tij 230 euro, sepse Edi Rama me band\u00ebn e tij t\u00eb trafikant\u00ebve strategjik\u00eb shpenzon \u00e7do vit 430 mln euro p\u00ebr t\u2019ua rregulluar infrastruktur\u00ebn e resorteve t\u00eb tyre dhe 10 vite pa taksa.<\/p>\n<p>430 mln euro jan\u00eb shpenzimet buxhetore \u00e7do vit p\u00ebr infrastruktur\u00ebn e resorteve turistike. Ky shtet \u00ebsht\u00eb i zhytur n\u00eb krim dhe informalitet.<\/p>\n<p>Mali i Zi me 2.6 mln turist\u00eb rregjistron 16.8 milion\u00eb net\u00eb fjetjeje. Mir\u00ebpo, kush \u00ebsht\u00eb viktima k\u00ebtu? Viktima \u00ebsht\u00eb bujq\u00ebsia dhe prodhimi industrial.<\/p>\n<p>Ne marrim p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb qendrim transformues p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe kur them tranformues, kam parasysh n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb fermerin.<\/p>\n<p>Fermerit do t\u2019i vendoset pensioni, \u00e7do i moshuar n\u00eb fshat do trajtohet me minimum jetik, nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb pensionist apo shqiptar n\u00eb mosh\u00eb pensioni q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb m\u00eb pak se 200 euro.<\/p>\n<p>Buxheti p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb dhe blegtorin\u00eb do t\u00eb trefishohet dhe do t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb dy vitet e para mesataren e buxhetit t\u00eb vendeve t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Tani jemi 8 her\u00eb n\u00ebn Maqedonin\u00eb, imagjinoni ku jemi. Me Serbin\u00eb ndoshta dhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb subvencionohet \u00e7do bim\u00eb, \u00e7do kok\u00eb bag\u00ebti dhe \u00e7do prodhim. Taksa nd\u00ebshkuese p\u00ebr prodhimet bujq\u00ebsore n\u00eb sektorin e p\u00ebrpunimit do t\u00eb hiqen, do barazohen. Sot ka taks\u00eb vet\u00ebm n\u00eb shitje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absurde. Ballkani i Hapur do hidhet n\u00eb kosh. Ballkani i hapur shkat\u00ebrroi nj\u00eb nga faktor\u00ebt kryesor\u00eb, konkurrenc\u00ebn e ndershme n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Serbia, jo vet\u00ebm q\u00eb ka nj\u00eb trash\u00ebgimi subvencioni shum\u00eb t\u00eb fuqishme, kan\u00eb patur nj\u00eb sektor bujq\u00ebsor t\u00eb organizuar me investime shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, por Serbia si pjes\u00eb e tregut ruso, ish-sovjetik, \u00ebsht\u00eb problem shum\u00eb p\u00ebr rajonin, ndaj dhe Shqip\u00ebria ndal \u00e7dolloj praktike t\u00eb Ballkanit t\u00eb Hapur q\u00eb, de facto, ishte hegjemonia ekonomike, dhe jo vet\u00ebm ekonomike, e Serbis\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Nuk ka asnj\u00eb kujdes p\u00ebr tok\u00ebn, si e till\u00eb, toka bujq\u00ebsore nuk do mundet absolutisht, p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb kushtet shum\u00eb rigoroze t\u00eb ligjit t\u00eb preket dhe t\u00eb c\u00ebnohet.<\/p>\n<p>Ne jemi vendi me sasin\u00eb m\u00eb minimale t\u00eb tok\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr frym\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend plot uj\u00ebra. Do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr shum\u00ebfishimin e sip\u00ebrfaqeve t\u00eb vaditura, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht p\u00ebr mbrojtjen, kullimin, vaditja dhe kullimi, vaditja dhe mbrojtja nga uj\u00ebrat e larta, do jet\u00eb nj\u00eb drejtim themelor i yni.<\/p>\n<p>Ne, tok\u00ebn fushore e kemi, si\u00e7 dihet, shum\u00eb t\u00eb pak\u00ebt, por tok\u00eb pjellore kemi kudo. Nuk ka tok\u00eb pa fryt. Ajo ekziston vet\u00ebm n\u00eb mendjen e atyre q\u00eb e shkat\u00ebrruan bujq\u00ebsin\u00eb shqiptare. Kudo, kjo tok\u00eb \u00ebsht\u00eb pjellore, \u00ebsht\u00eb e bekuar.<\/p>\n<p>Ne do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb shum\u00ebfishojm\u00eb drur\u00ebt frutor\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit nga jugu n\u00eb veri. Natyrisht, k\u00ebtu kam parasysh dhe vreshtat, por ulliri dhe arror\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb dominues, dhe drur\u00ebt frutor\u00eb tradicional\u00eb t\u00eb krahin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb i drejt\u00eb qendrimi yn\u00eb n\u00eb k\u00ebto dy lloje, ndaj ullirit dhe arror\u00ebve. K\u00ebto kan\u00eb treg, jan\u00eb treg i garantuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tyre dhe ndon\u00ebse potenciali i ullirit mund t\u00eb shkoj\u00eb gjer n\u00eb 50 mln rr\u00ebnj\u00eb, i arror\u00ebve mund t\u00eb shkoj\u00eb dyfishi i tyre, dhe ne nuk t\u00ebrhiqemi nga k\u00ebto projekte. Do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb transformojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb me k\u00ebto projekte\u201d, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha premtoi se me ardhjen e demokrat\u00ebve n\u00eb pushtet, \u00e7do fermer do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb pension dhe \u00e7do i moshuar do marr\u00eb minimumin jetik. Berisha tha se, fermerit do t\u2019i vendoset pensioni, \u00e7do i moshuar n\u00eb fshat do trajtohet me minimum jetik. \u201cFlitet, si\u00e7 keni d\u00ebgjuar ju, nga m\u00ebngjesi gjer n\u00eb dark\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":103507,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-103506","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103506","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103506"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103506\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":103513,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103506\/revisions\/103513"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/103507"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103506"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103506"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103506"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}