{"id":103584,"date":"2025-02-06T12:55:02","date_gmt":"2025-02-06T12:55:02","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=103584"},"modified":"2025-02-06T12:55:02","modified_gmt":"2025-02-06T12:55:02","slug":"zgjedhjet-e-9-shkurtit-test-per-te-ardhmen-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/02\/06\/zgjedhjet-e-9-shkurtit-test-per-te-ardhmen-e-kosoves\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet e 9 shkurtit test p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Milaim NELA<\/strong><\/p>\n<p>Duke mos qen\u00eb votues dhe shtetas i Kosov\u00ebs jam kufizuar t\u00eb p\u00ebrfshihem n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore t\u00eb zgjedhjeve te 9 shkurtit n\u00eb Kosov\u00eb. Por, si shqiptar, si Dardan n\u00eb gjak, q\u00eb Kosov\u00ebn dhe interesin e saj e ka pas\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb zem\u00ebr nuk mund t\u00eb rri pa i th\u00ebn\u00eb dy fjal\u00eb n\u00eb prag t\u00eb k\u00ebtyre zgjedhjeve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb moment shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn sot, jo se zgjedhjet e m\u00ebparshme kan\u00eb qen\u00eb jo pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme por sot kemi disa specifika.<\/p>\n<p>1. Kosova i zhvillon zgjedhjet n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur sistemi politik bot\u00ebror \u00ebsht\u00eb n\u00eb tronditje t\u00eb madhe aq sa duket se jemi n\u00eb koh\u00eb ndar\u00ebse midis dy epokave.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje jo vet\u00ebm fati i shteteve t\u00eb vogla si Kosova apo edhe Shqip\u00ebria por nuk dihet as fati i vendeve shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se tonat.<\/p>\n<p>P\u00ebr mua pavar\u00ebsisht \u00e7far\u00eb thuhet \u00ebsht\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje edhe fati strukturave t\u00eb tilla gjigante si NATO apo Bashkimi Europian.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ngelet e pandryshuar \u00ebsht\u00eb supremacia e Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb bot\u00eb dhe ambicjet ekspansioniste t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Europ\u00ebn Lindore dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Gadishullin ton\u00eb Ilirik.<\/p>\n<p>Kosova ka qen\u00eb pjes\u00eb e ligj\u00ebrimit t\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebses s\u00eb Kremlinit dhe bos\u00ebve t\u00eb saj edhe n\u00eb momentet m\u00eb kritike t\u00eb luft\u00ebs Ruso-Ukrainase ligj\u00ebrim ky q\u00eb d\u00ebshmon interesat e pandryshuara ruse n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet t\u00eb vog\u00ebl!<\/p>\n<p>Duket se bota po futet n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb krejt t\u00eb re t\u00eb ristrukturimit ekonomik, politik t\u00eb saj e kjo krejt kuptuesh\u00ebm duke patur parasysh degradimin e sistemit n\u00eb t\u00eb cilin akoma jemi e shpresoj jo p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Kosov\u00ebs i duhet t\u00eb mbijetoj\u00eb n\u00eb k\u00ebto rrethana krejt t\u00eb reja e t\u00eb cilat askush nuk i kishte menduar 4 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Votuesit shqiptar t\u00eb Kosov\u00ebs i duhet t\u00eb zgjedh\u00eb njer\u00ebzit e duhur q\u00eb kan\u00eb aft\u00ebsin\u00eb dhe besueshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr ta udh\u00ebhequr at\u00eb n\u00eb betej\u00ebn e mbijet\u00ebs s\u00eb shtetit t\u00eb ri deri sa t\u00eb qet\u00ebsohen dallg\u00ebt e m\u00ebdha.<\/p>\n<p>2. N\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb zgjedhjet do t\u00eb menaxhohen nga nj\u00eb Komision i Ri zgjedhor q\u00eb ka barr\u00ebn e madhe t\u00eb mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb rregullta e t\u00eb drejta.<\/p>\n<p>Kosova asht shembulli i vet\u00ebm i mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb rregullta e asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb kontestueshme n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Kosova asht i vetmi vend q\u00eb megjith\u00ebse asht shteti m\u00eb i ri ne Europ\u00eb n\u00eb aspektin e mbajtjes se zgjedhjeve asht realisht Europ\u00eb e kjo mua si shqiptar m\u00eb b\u00ebn ta mbaj kryet lart. Do t\u00eb doja me gjith\u00eb shpirt q\u00eb ky trend t\u00eb vazhdonte.<\/p>\n<p>3. Kosova vjen n\u00eb k\u00ebto zgjedhje p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga viti 2000 kur nj\u00eb qeveri kompleton nj\u00eb mandat t\u00eb rregullt.<\/p>\n<p>Kjo qeverisje ndoshta nuk ka qen\u00eb ajo q\u00eb shqiptar\u00ebt kan\u00eb dashur t\u00eb jet\u00eb por besoj un\u00eb jo rast\u00ebsisht ka mbijetuar duke kompletuar nj\u00eb mandat t\u00eb rregullt.<\/p>\n<p>Qeveria Kurti sigurisht edhe ka b\u00ebr\u00eb gabime, por n\u00eb k\u00ebto 4 vjet p\u00ebrpos presionit krejt t\u00eb padrejt\u00eb nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr l\u00ebshime ndaj Serbis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur p\u00ebr korrupsion galopant si qeverisjet e kaluara dhe n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb jasht\u00eb \u00e7do imagjinate jo vet\u00ebm p\u00ebr qeverit\u00eb parardh\u00ebse por edhe p\u00ebr votuesin e zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Tani un\u00eb e di q\u00eb n\u00eb veri nuk \u00ebsht\u00eb vendosur demokracia si n\u00eb Belgjik\u00eb por atje bandat nuk dalin m\u00eb hapur dhe serb\u00ebt p\u00ebrpos presionit t\u00eb Beogradit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb hapa dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb integrimit n\u00eb shtetin e Kosov\u00ebs. Bandat kryesore ato q\u00eb dilnin hapur n\u00eb rrug\u00eb e kudo jan\u00eb eleminuar.<\/p>\n<p>Shteti paralel n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe \u00ebsht\u00eb \u00e7montuar. Nj\u00eb miku im gjat\u00eb vizit\u00ebs time t\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb tha: tani mund t\u00eb shkojm\u00eb e pim\u00eb kafe n\u00eb \u00e7do cep t\u00eb Veriut t\u00eb Kosov\u00ebs e nuk t\u00eb trazon njeri. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb pak e kjo merit\u00eb i duhet njohur autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Albin Kurtit i duhet njohur merita q\u00eb nuk u thye para negociator\u00ebve dhe bullizimit t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve q\u00eb qartazi n\u00eb zem\u00ebr e veprim kishin interesat e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai b\u00ebri nj\u00eb premtim p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb marr\u00ebveshje me Serbin\u00eb n\u00eb Oh\u00ebr q\u00eb p\u00ebr mua ishte gabim sa koh\u00eb q\u00eb ajo marr\u00ebveshje parashikonte asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Tani nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb sekret se autori i k\u00ebtij shkrimi \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr \u00e7do lloj asociacioni t\u00eb \u00e7do lloj forme.<\/p>\n<p>Personalisht pas sulmit terrorist t\u00eb bandave terroriste t\u00eb shtetit serb n\u00eb Banjsk\u00eb jo vet\u00ebm qeveria e Kosoves por t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt politik\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb pavar\u00ebsisht \u00e7fare ishte th\u00ebn\u00eb e premtuar m\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb dilnin me nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb prer\u00eb e t\u00eb qart\u00eb q\u00eb Kosova NUK do t\u00eb pranonte m\u00eb asnj\u00eb lloj forme Asociacioni n\u00eb territorin e saj.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb ju jepte edhe nje mesazh t\u00eb qart\u00eb miq\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb nd\u00ebrkomtar\u00ebve p\u00ebr rrezikun e organizimeve t\u00eb tilla n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Asociacioni nuk \u00ebsht\u00eb &#8220;Asambli Shota&#8221;, por \u00ebsht\u00eb prerogativ\u00eb e ndarjes s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb realisht m\u00eb ka zhg\u00ebnjyer n\u00eb k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb \u00ebsht\u00eb mungesa e qart\u00ebsis\u00eb s\u00eb secil\u00ebs parti politike rreth dialogut dhe q\u00ebndrimit ndaj Asociacionit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr mua q\u00eb 25 vjet pas \u00e7lirimit kur akoma Serbia ka varre masive t\u00eb shqiptar\u00ebve brenda territorit t\u00eb saj t\u00eb shohim politikan\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb thon\u00eb pa pik\u00eb droje se q\u00eb ta p\u00ebrmbyll\u00eb marr\u00ebveshjen me Serbin\u00eb Kosova duhet t\u00eb jap\u00eb di\u00e7ka!<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb nuk kam arritur ta kuptoj kurr\u00eb!<\/p>\n<p>E dyta, asnj\u00eb nga lider\u00ebt e partive t\u00eb Kosov\u00ebs apo kandidat\u00ebt p\u00ebr kryeminist\u00ebr nuk na kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se deri n\u00eb \u00e7far\u00eb pike shkon d\u00ebgjueshm\u00ebria e tyre ndaj nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve dhe ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj Amerik\u00ebs!?<\/p>\n<p>A kan\u00eb ndonj\u00eb vij\u00eb t\u00eb kuqe k\u00ebta njer\u00ebz?<\/p>\n<p>Deri ku shkon kjo jargavitje?<\/p>\n<p>A e kujtojn\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz kur Amerika e Madhe i k\u00ebrkonte Dr Rugov\u00ebs t\u00eb pranonte autonomi e asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn? \u00c7far\u00eb p\u00ebrgjigje ju jepte ai?<\/p>\n<p>Dhe Kosova nuk ishte shtet at\u00ebher\u00eb!<\/p>\n<p>Sot e keni shtetin e doni t\u00eb b\u00ebni l\u00ebshime vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb karrige pushteti!<\/p>\n<p>Ku po shkoni k\u00ebshtu?<\/p>\n<p>Partit\u00eb opozitare dhe analist\u00eb me shum\u00eb gjasa t\u00eb paguar kan\u00eb arritur deri atje sa ta portretizojn\u00eb Albin Kurtin si njeri t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm e papranueshme por n\u00eb realitet vras\u00ebse p\u00ebr karrier\u00ebn e tyre. Asnj\u00eb shqiptar me mend n\u00eb krye nuk e beson k\u00ebt\u00eb. Albin Kurti ka qindra difekte por k\u00ebt\u00eb as nuk e beson e as nuk e ha njeri.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se kam miq n\u00eb Kosov\u00eb nga t\u00eb gjitha partit\u00eb kryesore do ti shpreh se ku jan\u00eb problemet sipas meje te secil\u00ebs prej tyre.<\/p>\n<p>A) Vet\u00ebvendosja duhet t\u00eb distancohet nga trash\u00ebgimia enveriste dhe nga celulat k\u00ebshilluese t\u00eb ardhura nga Tirana. Ata nuk i sjellin asnj\u00eb t\u00eb mir\u00eb as VV-s\u00eb e as Kosov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar q\u00eb nga 8 Nentori i vitit 1941.<\/p>\n<p>Hiqni dor\u00eb nga internacionalizmi proletar komb\u00ebtar e nd\u00ebrkombetar. Komunizmi dhe majtizmi shqiptar ka qen\u00eb kurdoher\u00eb vras\u00ebs i interesave shqiptare dhe Kosov\u00ebs n\u00eb ve\u00e7anti. Kthejuni fakteve historike t\u00eb hershme e t\u00eb vonshme.<\/p>\n<p>B) LDK \u00ebsht\u00eb partia q\u00eb ka nj\u00eb histori t\u00eb lavdishme n\u00eb trash\u00ebgimin\u00ebbe saj dhe e lidhur me emrin e Ibrahim Rugov\u00ebs themeluesit te shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Ajo duhet t\u00eb distancohet prerazi nga<\/p>\n<p>Fondacioni Soros dhe \u00e7do element t\u00eb Fondacionit P\u00ebr Shoq\u00ebri T\u00eb Hapur.<\/p>\n<p>Largojuni \u00e7far\u00ebdo lidhjeje me k\u00ebt\u00eb fondacion, me rilindjen sorosiane n\u00eb Tiran\u00eb e sidomos me Edi Ram\u00ebn dhe dishepujt e tij. Si mund t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb LDK e Ibrahim Rugov\u00ebs me vasal\u00ebt dhe bashk\u00ebpuntor\u00ebt e Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7it q\u00eb nuk kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gur pa luajtur p\u00ebr rr\u00ebnimin e Kosov\u00ebs dhe kthimin e saj n\u00eb Serbi!<\/p>\n<p>C) PDK i ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb shtetnd\u00ebrtimit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe brenda k\u00ebsaj partie ka figura t\u00eb pastra dhe me potencial p\u00ebr ta udh\u00ebhequr Kosov\u00ebn n\u00eb sfidat e saj por kjo parti e ka jetike t\u0113 distancohet nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb e t\u00eb pastrohet nga &#8216;klani vras\u00ebs i ROGNER-it&#8217;.<\/p>\n<p>Mbi k\u00ebt\u00eb klan fam\u00ebkeq pavar\u00ebsisht se nuk jan\u00eb hetuar deri me sot r\u00ebndojn\u00eb krime t\u00eb tmerrshme t\u00eb vrasjeve politike si gjat\u00eb luft\u00ebs ashtu edhe pas saj.<\/p>\n<p>N\u00ebse kjo parti nuk pastrohet nga kjo qelb\u00ebsir\u00eb kurr\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb e pranueshme p\u00ebr zgjedh\u00ebsin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>D) Duke qen\u00eb se AAK lidhet vet\u00ebm me nj\u00eb em\u00ebr at\u00eb t\u00eb Ramush Haradinajt dua ti them vet\u00ebm dy fjal\u00eb Rambos;<\/p>\n<p>L\u00ebre politik\u00ebn se duket q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb specialieti yt e mos e njollos m\u00eb at\u00eb kontribut e sakrific\u00eb q\u00eb ju e familja juaj i ka dh\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr fund, sido q\u00eb t\u00eb votoj\u00eb jam i sigurt\u00eb q\u00eb shqiptari i Kosov\u00ebs do votoj\u00ea duke ndjekur instiktin e tij t\u00eb pagabuesh\u00ebm, instikt q\u00eb nuk e ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb gaboj\u00eb asnj\u00ebher\u00eb qoft\u00eb p\u00ebrball\u00eb bajonetave t\u00eb Milloshevi\u00e7it qoft\u00eb sot p\u00ebrball\u00eb diplomat\u00ebve sharlatan\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs apo mangup\u00ebve mediatike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kosova nuk do na zhg\u00ebnjej\u00eb edhe k\u00ebsaj radhe.<\/p>\n<p><strong>Milaim Nela<\/strong><br \/>\n<strong>Lond\u00ebr, 6.02.2025<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Milaim NELA Duke mos qen\u00eb votues dhe shtetas i Kosov\u00ebs jam kufizuar t\u00eb p\u00ebrfshihem n\u00eb fushat\u00ebn zgjedhore t\u00eb zgjedhjeve te 9 shkurtit n\u00eb Kosov\u00eb. Por, si shqiptar, si Dardan n\u00eb gjak, q\u00eb Kosov\u00ebn dhe interesin e saj e ka pas\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb zem\u00ebr nuk mund t\u00eb rri pa i th\u00ebn\u00eb dy fjal\u00eb n\u00eb prag &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":46260,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-103584","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103584","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103584"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103584\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":103585,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103584\/revisions\/103585"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46260"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103584"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103584"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103584"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}