{"id":103824,"date":"2025-02-08T17:23:40","date_gmt":"2025-02-08T17:23:40","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=103824"},"modified":"2025-02-08T17:46:24","modified_gmt":"2025-02-08T17:46:24","slug":"protesta-meta-flet-nga-burgu-cdo-shtet-ka-mafjan-e-tij-por-ne-shqiperi-mafja-ka-shtetin-e-vete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/02\/08\/protesta-meta-flet-nga-burgu-cdo-shtet-ka-mafjan-e-tij-por-ne-shqiperi-mafja-ka-shtetin-e-vete\/","title":{"rendered":"Protesta\/ Meta flet nga burgu: \u00c7do shtet ka mafjan e tij, por n\u00eb Shqip\u00ebri, mafja ka shtetin e vet\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb Ilir Meta ka folur nga burgu n\u00eb protest\u00ebn e Opozit\u00ebs. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Meta ka deklaruar se mafja n\u00eb Shqip\u00ebri, ka shtetin e saj\u00a0q\u00eb \u00ebsht\u00eb qeveria Rama. Meta n\u00eb nisje t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij\u00a0fal\u00ebnderoi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit n\u00eb protest\u00eb, duke p\u00ebrmendur k\u00ebtu kreun e PD-s\u00eb Sali Berisha dhe ish-deputetin Ervin Salianji.<\/p>\n<p>Meta tha se, \u00e7do shtet ka mafjan e tij, por n\u00eb Shqip\u00ebri, mafja ka shtetin e vet\u00eb. Kjo d\u00ebshmohet edhe nga ish-bashk\u00ebpun\u00ebtori i Ram\u00ebs, Arben Ahmetaj, i cili tregoi aferat e tij. Edhe p\u00ebr arsye t\u00eb rrethanave ku ndodhem, do t\u00eb ndalem n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><strong>Mesazhi i Presidentit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, z.Ilir Meta n\u00eb protest\u00ebn komb\u00ebtare t\u00eb thirrur nga Opozita e Bashkuar<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ju, misionar\u00eb t\u00eb liris\u00eb, demokracis\u00eb dhe patriotizmit q\u00eb protestoni plot guxim kund\u00ebr Narkoregjimit t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebr Prof. DRr. Sali Berish\u00ebn, q\u00ebndrestarin e papar\u00eb dhe gjithe drejtuesit e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr Ervin Salianjin, zem\u00ebrluanin opozitar dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb burgosurit politik\u00eb t\u00eb Narkoregjimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb grahmat e fundit.<\/p>\n<p>\u00c7do shtet ka mafian e tij, por n\u00eb Shqip\u00ebri mafia ka shtetin e saj.<\/p>\n<p>Tani kjo d\u00ebshmohet publikisht edhe nga ish-Zv\/Kryeministri socialist, Arben Ahmetaj, krahu i djatht\u00eb i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr 10 vite n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi historike, sepse vjen nga nj\u00eb d\u00ebshmitar okular i disa prej mega-aferave m\u00eb trondit\u00ebse t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo d\u00ebshmi vjen me prova dhe shkresa zyrtare, por mbi t\u00eb gjitha me gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar edhe para nj\u00eb Gjykate Nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ahmetaj na provoi se si shteti \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb organizat\u00eb kriminale dhe se Edi Rama \u00ebsht\u00eb Kryetar i Organizat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai na tregoi se SPAK-u \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument i Edi Ram\u00ebs q\u00eb p\u00ebrdoret si komando elektorale p\u00ebr mbulimin e krimeve zgjedhore dhe goditjen e opozit\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr arsye t\u00eb rrethanave ku ndodhem, po edhe i bindur se shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje ju do t\u2019i prekni dhe denonconi vet, por do t\u00eb ndalja n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje q\u00eb m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama u kujtua mbas 12 vitesh n\u00eb pushtet p\u00ebr t\u00eb hedhur syt\u00eb nga bujq\u00ebsia dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar edhe nj\u00eb Bank\u00eb Zhvillimi me fokus bujq\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Po kush e pengoi k\u00ebt\u00eb deri tani, p\u00ebr 12 vite?<\/p>\n<p>Apo ky kujton se me k\u00ebt\u00eb shashk\u00eb do mashtroj\u00eb pa mbarim mbi 35% t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb merren me bujq\u00ebsi, t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit buxhetor do t\u2019ju jap\u00eb m\u00eb pak se ryshfeti q\u00eb ka marr\u00eb, sipas Ahmetajt, p\u00ebr tunelin e Llogaras\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00eb deri n\u00eb 2017-\u00ebn mund ta ket\u00eb penguar LSI-ja p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrkushtuar zhvillimit t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb, po k\u00ebto 8 vite kush e pengoi?<\/p>\n<p>Sipas vet INSTAT-it t\u00eb tij, si shpjegohet q\u00eb n\u00eb vitin 2017, numri i gjedh\u00ebve ishte 505 mij\u00eb, nd\u00ebrsa tani \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 226 mij\u00eb.<\/p>\n<p>Si shpjegohet q\u00eb numri i t\u00eb imtave, dhi e dele ishte 2 milion e 930 mij\u00eb dhe sot \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 1 milion e 200 mij\u00eb, kur Maqedonia e Veriut fqinje vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vit ka eksportuar 1 milion qengja n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>Si shpjegohet q\u00eb sa e mori edhe Ministrin\u00eb e Bujq\u00ebsis\u00eb u riktheu TVSH-n\u00eb me 20% fermer\u00ebve?<\/p>\n<p>Ai e ndriti me fondet e IPARD-it q\u00eb i jepte dhe i kontrollonte BE- ja, duke i cuar n\u00eb zero, sepse dhe k\u00ebto fonde dedikuar p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb nga BE, ai i d\u00ebrgonte te bizneset e lidhura me incenerator\u00ebt.<\/p>\n<p>Ndaj sot jo vet\u00ebm q\u00eb jemi vendi me mb\u00ebshtetjen m\u00eb mjerane p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, por dhe me politikat m\u00eb armiq\u00ebsore p\u00ebr fermer\u00ebt, p\u00ebr blegtor\u00ebt dhe p\u00ebr prodhuesin vendas.<\/p>\n<p>Jemi vendi q\u00eb p\u00ebr \u00e7mimet e bulmetit ua kalojm\u00eb dhe vendeve m\u00eb t\u00eb zhvilluara n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Si s\u2019pati koh\u00eb ky para dy muajsh t\u00eb votoj\u00eb amendamentet e opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend p\u00ebr t\u00eb rritur mb\u00ebshtetjen buxhetore p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb, meq\u00eb ka porositur edhe shum\u00eb emisione n\u00eb televizione p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr Bank\u00ebn e Zhvillimit t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n<p>A mund t\u2019ju thot\u00eb ky fermer\u00ebve, shqiptar\u00ebve e sidomos blegtor\u00ebve, se ku e ka nd\u00ebrtuar at\u00eb Akademin\u00eb e famshme t\u00eb \u00e7oban\u00ebve q\u00eb premtoi para 8 viteve?<\/p>\n<p>Apo k\u00ebshtu e ka ky, n\u00eb prag t\u00eb \u00e7do zgjedhje premton mashtrime t\u00eb reja, pa dh\u00ebn\u00eb llogari p\u00ebr mashtrimet e vjetra?<\/p>\n<p>Ku \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsia falas?<\/p>\n<p>Ku \u00ebsht\u00eb nafta e Shpiragut q\u00eb do begatonte jo Shqip\u00ebrin\u00eb, por edhe Ballkanin.<\/p>\n<p>Po premtimi i tij q\u00eb do udhetonte n\u00eb &#8220;economy class&#8221; si qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb ku p\u00ebrfundoi?<\/p>\n<p>E tha Ahmetaj vet, me bilance n\u00eb dor\u00eb, t\u00eb minus 20 milion\u00eb euro t\u00eb Air Albania, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet e k\u00ebtij anullon fluturimet dhe i le mij\u00ebra shqiptar\u00eb t\u00eb flen\u00eb nat\u00ebn n\u00eb stolat e aeroportit t\u00eb Stambollit dhe aeroporteve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu nuk ka shtres\u00eb m\u00eb t\u00eb diskriminuar n\u00eb k\u00ebto 12 vite se sa pensionist\u00ebt, ku Edi Rama si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb shkeli edhe ligjet n\u00eb fuqi dhe u \u00ebsht\u00eb borxh deri n\u00eb fyt \u00e7do pensionisti n\u00eb zonat urbane\u00a0 dhe n\u00eb zonat rurale p\u00ebr mos indeksimin sipas ligjit t\u00eb pensioneve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Ky kujton se duke u ofruar bonusin e mjerimit\u00a0 n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve do t&#8217;i mashtroj\u00eb p\u00ebr t&#8217;i varf\u00ebruar m\u00eb mizorisht n\u00eb kat\u00ebr vitet q\u00eb vijn\u00eb.<\/p>\n<p>Opozita thot\u00eb ky mashtron se s\u2019mund t\u00eb p\u00ebrmbyset skema e pensioneve.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrse Kosova q\u00eb e ka buxhetin shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se ne i ka pensionet dyfish m\u00eb t\u00eb larta apo Mali i Zi tre her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Kjo ndodh se ky kusar i b\u00ebn rrug\u00ebt disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjta, jo se n\u00eb k\u00ebto vende, por edhe se n\u00eb vendet e BE-s\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb na e tha vet\u00eb Ahmetaj, numri dy i Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo ndodh se ky i ble respirator\u00ebt disa her\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb se vlera e tyre reale dhe k\u00ebt\u00eb p\u00ebrs\u00ebri Ahmetaj na e tha.<\/p>\n<p>Kjo ndodh se ky AKSH-in e ka kthyer n\u00eb kopsht familjarbn\u00eb funksion t\u00eb kompanive\u00a0 me norm\u00ebn e fitimit m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo ndodh se ky p\u00ebrz\u00eb investitor\u00ebt e huaj, si n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit dhe Becchetin e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb\u00a0 dhe shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb paguajn\u00eb qindra milion euro n\u00eb arbitrazhet nd\u00ebrkomb\u00ebtare , ndaj nuk ka lek\u00eb p\u00ebr pensionet.<\/p>\n<p>Kjo ndodh se ky firmos vet p\u00ebr t\u00eb shpallur firma fituese,\u00a0 t\u00eb cilat lindin ligj\u00ebrisht vet\u00ebm pasi ky i shpall n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme fituese.<\/p>\n<p>Kjo ndodh sepse ky i \u00e7on lek\u00ebt te incenerator\u00ebt q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb apo q\u00eb nuk punojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ku do i gjejn\u00eb lek\u00ebt, pyet ai, q\u00eb pi nj\u00eb shishe ver\u00eb 33 mij\u00eb euro?<\/p>\n<p>Ato 3.2 miliard\u00eb euro q\u00eb ti i vjedh \u00e7do vit shqiptar\u00ebve\u00a0 me organizat\u00ebn t\u00ebnde kriminale pa i futur fare n\u00eb Buxhetin e Shtetit, t\u00eb cilat shkojn\u00eb 13 miliard euro me nj\u00eb mandat 4-vje\u00e7ar, mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb tejkaluar t\u00eb gjitha premtimet e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Se ti mbledh vet\u00ebm 28% t\u00eb t\u00eb ardhurave n\u00eb raport me PBB, kur Mali i Zi, Bosnja, Serbia mbledhin 42%.<\/p>\n<p>E pra, kjo diferenc\u00eb 14% \u00ebsht\u00eb 3.2 miliard\u00eb euro q\u00eb ti i vjedh vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vit shqiptar\u00ebve, p\u00ebrve\u00e7 vjedhjeve q\u00eb b\u00ebn me tenderat dhe PPP-t\u00eb e tua.<\/p>\n<p>Prandaj edhe Minist\u00ebr t\u00eb Br\u00ebndsh\u00ebm ke caktuar nj\u00eb t\u00eb shkarkuar p\u00ebr korrupsion, si\u00e7 na e d\u00ebshmoi Ahmetaj vet , q\u00eb s\u2019ka asnj\u00eb lidhje me Partin\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Flet p\u00ebr ekonomin\u00eb ky, q\u00eb e ka l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr prodhim dhe eksporte.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm 8% t\u00eb Produktit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto eksporton Shqip\u00ebria sot, 5 her\u00eb m\u00eb pak se mesatarja e rajonit dhe 7 her\u00eb m\u00eb pak se Maqedonia e Veriut fqinje q\u00eb eksporton\u00a0 57% t\u00eb PBB.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa se si funksionon SPAK-u dhe &#8220;Drejt\u00ebsia e Re&#8221;, na e sqaroi aq mir\u00eb Arben Ahmetaj, i cili edhe ka votuar vet p\u00ebr zgjedhjen e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm me 69 vota n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb antikushtetuese\u00a0 e po k\u00ebshtu p\u00ebr \u00e7do ligj e vendim antikushtetues e t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm t\u00eb Edi Ram\u00ebs, q\u00eb e shnd\u00ebrroi Reform\u00ebn n\u00eb Ramaform\u00eb.<\/p>\n<p>Pra Ahmetaj na d\u00ebshmoi se u largua nga vendi, sepse po arrestohej p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb &#8220;kok\u00eb turku&#8221; p\u00ebr afer\u00ebn e incenerator\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebn me shkresa zyrtare ai e ka kund\u00ebrshtuar q\u00eb t\u00eb mos financohej nga Buxheti i Shtetit.<\/p>\n<p>Ahmetaj na d\u00ebshmoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb se p\u00ebrse Altin Dumani nuk e heton Kryebashkiakun e Tiran\u00ebs, Erion Veliaj p\u00ebr firm\u00ebn e paligjshme p\u00ebr inceneratorin fantaz\u00ebm n\u00eb 2017.<\/p>\n<p>Sepse e paska urdh\u00ebruar e detyruar vet Rama p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe \u00e7do hetim do tregonte se koka e v\u00ebrtet\u00eb e k\u00ebsaj mega-afere \u00ebsht\u00eb vet Edi Rama.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa emisioni\u00a0 \u201cPlug\u201d te Syri TV, na tregoi para pak dit\u00ebsh se p\u00ebrse &#8220;Af\u00ebrmendshi&#8221; nuk i heton k\u00ebto shkresa t\u00eb Ram\u00ebs dhe Veliajt p\u00ebr incenerator\u00ebt dhe jo vet\u00ebm, sepse &#8220;Af\u00ebrmendshi&#8221; me dy sht\u00ebpi, vil\u00eb, nj\u00eb dyqan e paska kaluar vettingun p\u00ebr 24 or\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse &#8220;Af\u00ebrmendshi&#8221; i &#8220;Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Re&#8221;, qenka promovuar me shpejt\u00ebsi rrufeje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme nga i vetmi Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i shkarkuar me vota konsensuale t\u00eb socialist\u00ebve e demokrat\u00ebve e po k\u00ebshtu i shkarkuar edhe me firmen e nj\u00eb Presidenti\u00a0 me integritet si Mejdani, i zgjedhur nga socialist\u00ebt.<\/p>\n<p>&#8220;Drejt\u00ebsia e Re&#8221; \u00ebsht\u00eb mashtrimi dhe korrupsioni m\u00eb i madh q\u00eb ka ndodhur.<\/p>\n<p>Koha e gjykimit u shum\u00ebfishua, transparenca u z\u00ebvend\u00ebsua me dhomat e mbyllura.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ndjekur nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, tani duhet t\u00eb paguash.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu harta e re gjyq\u00ebsore e\u00a0 b\u00ebri drejt\u00ebsin\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb paarritshme edhe m\u00eb t\u00eb larg\u00ebt edhe m\u00eb t\u00eb pamundur edhe m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ndaj asnj\u00eb vend\u00a0 tjet\u00ebr se pranon k\u00ebt\u00eb\u00a0 eksperiment t\u00eb turpsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pse hesht Dumani p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen McGonigal q\u00eb\u00a0 e ka ky\u00e7ur n\u00eb sirtar?<\/p>\n<p>Ky q\u00eb m\u00eb mban mua t\u00eb izoluar p\u00ebr lobimet e LSI- s\u00eb n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Si shpjegohet q\u00eb ka 2 vite q\u00eb nuk e th\u00ebrret\u00a0 nj\u00ebher\u00eb Edi Ram\u00ebn ta pyesi p\u00ebr McGonigalin edhe pse emri i tij del dhjet\u00ebra her\u00eb n\u00eb procesin e McGonigalit dhe k\u00ebt\u00eb e di e gjith\u00eb bota.<\/p>\n<p>Si shpjegohet q\u00eb nj\u00eb ish-zyrtar i LSI-s\u00eb, i cili ka firmosur p\u00ebr lobimet\u00a0 e ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr financat, hyn te Dumani si opozitar e del nga Dumani si rilindas, e b\u00ebn fushat\u00eb p\u00ebr Edi Ram\u00ebn, nd\u00ebrsa un\u00eb mbahem n\u00eb burg p\u00ebr firmat e tij.<\/p>\n<p>Se ky \u00ebsht\u00eb SPAK-u, inkuinzitor p\u00ebr opozitar\u00ebt e pashantazhuesh\u00ebm dhe patriot\u00eb, pengmarr\u00ebs p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb\u00a0 g\u00eblltitur nj\u00eb lug\u00eb \u00e7orb\u00eb t\u00eb prishur, t\u00eb cil\u00ebt i konverton n\u00eb sh\u00ebrb\u00ebrtor\u00eb t\u00eb \u201cRilindjes\u201d dhe garant i pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs dhe pamund\u00ebsimit t\u00eb rotacionit politik .<\/p>\n<p>Ndaj 11 Maji \u00ebsht\u00eb dita historike e skadenc\u00ebs s\u00eb Narkoregjimit dhe Narkodrejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>11 Maji do t\u00eb jet\u00eb dita e triumfit t\u00eb sovranit, t\u00eb patriot\u00ebve dhe liridash\u00ebsve.<\/p>\n<p>11 Maji do t\u00eb jet\u00eb dita e p\u00ebrmbysjes s\u00eb k\u00ebtij modeli\u00a0 t\u00eb Narkoekonomis\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb pakice mizore\u00a0 dhe t\u00eb pastrimit t\u00eb parave t\u00eb tyre dhe nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb modeli ekonomik q\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb prodhimin vendas dhe zhvillimin e bujq\u00ebsis\u00eb, t\u00eb industrive, inovacionit dhe nxitjen e eksporteve q\u00eb rrit produktivitetin dhe garanton paga dinjitoze p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb.<\/p>\n<p>Gjej rastin t&#8217;i ftoj t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb emigrant\u00eb kudo ndodhen, q\u00eb t\u00eb nxitojn\u00eb q\u00eb t\u00eb regjistrohen, q\u00eb t\u00eb mos humbasin k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi historike p\u00ebr t\u00eb kontribuar p\u00ebr rivendosjen e vendit t\u00eb tyre n\u00eb shinat e Kushtetut\u00ebs, p\u00ebr rikthimin e liris\u00eb, t\u00eb demokracis\u00eb dhe t\u00eb llogaridh\u00ebnies dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb menyr\u00eb i hapet rruga dhe riintegrimit t\u00eb tyre n\u00eb Atdheun e tyre.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb suksese protest\u00ebs tuaj dhe mir\u00ebnjohje p\u00ebr patriotizmit tuaj dhe p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb ju b\u00ebni p\u00ebr triumfin e demokracis\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb Ilir Meta ka folur nga burgu n\u00eb protest\u00ebn e Opozit\u00ebs. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Meta ka deklaruar se mafja n\u00eb Shqip\u00ebri, ka shtetin e saj\u00a0q\u00eb \u00ebsht\u00eb qeveria Rama. Meta n\u00eb nisje t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij\u00a0fal\u00ebnderoi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit n\u00eb protest\u00eb, duke p\u00ebrmendur k\u00ebtu kreun e PD-s\u00eb Sali Berisha dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":103837,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-103824","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103824","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103824"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103824\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":103827,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103824\/revisions\/103827"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/103837"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103824"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103824"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103824"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}