{"id":103947,"date":"2025-02-10T09:40:44","date_gmt":"2025-02-10T09:40:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=103947"},"modified":"2025-02-10T09:40:44","modified_gmt":"2025-02-10T09:40:44","slug":"si-po-blihen-votat-nga-balluku-dhe-subashi-ne-fier","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/02\/10\/si-po-blihen-votat-nga-balluku-dhe-subashi-ne-fier\/","title":{"rendered":"Si po blihen votat nga Balluku dhe Subashi n\u00eb Fier"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb fillim t\u00eb janarit, Drejtoria e Artit dhe Kultur\u00ebs n\u00eb Bashkin\u00eb e Fierit \u00e7eli nj\u00eb tender me objekt \u201cFestojm\u00eb me emigrant\u00ebt fierak\u00eb n\u00eb Greqi\u201d.<\/p>\n<p>Aktiviteti p\u00ebrshkruhej si \u2018koncert festiv\u2019, p\u00ebr t\u00eb cilin bashkia k\u00ebrkonte t\u00eb pun\u00ebsonte tre k\u00ebng\u00ebtar\u00eb nga Fieri, nj\u00eb autobus transporti 30 vend\u00ebsh dhe nj\u00eb koordinator.<\/p>\n<p>I planifikuar t\u00eb zhvillohej n\u00eb Athin\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur partit\u00eb politike jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb ethshme p\u00ebr vot\u00ebn e diaspor\u00ebs, koncerti u anulua.<\/p>\n<p>\u201cE anuluam sepse nuk kishim b\u00ebr\u00eb njoftimin pes\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara n\u00eb KQZ. Aktiviteti n\u00eb Athin\u00eb u zhvillua, por pa bashkin\u00eb\u201d, tha kryebashkiaku Armando Subashi p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Aktiviteti u denoncua nga opozita si p\u00ebrpjekje p\u00ebr p\u00ebrdorimin e parave publike p\u00ebr t\u00eb joshur vot\u00ebn e emigrant\u00ebve. T\u00ebrheqja e bashkis\u00eb erdhi vet\u00ebm pas denoncimit.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Por p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsuesit lokal\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Bashkin\u00eb e Fierit, kjo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e vetme p\u00ebr tjet\u00ebrsim t\u00eb vot\u00ebs p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb fondeve publike apo shkeljes s\u00eb ligjit elektoral.<\/span><\/p>\n<p>Opozita denoncoi gjithashtu dh\u00ebnien e mij\u00ebra metra katror\u00ebve tok\u00eb me qira nga K\u00ebshilli Bashkiak i dominuar nga socialist\u00ebt, me q\u00ebllim sipas tyre p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb zgjedhjet e 11 majit.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb skandaloze m\u00ebnyra se si merren vendimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb K\u00ebshill. Po t\u00eb jap\u00ebsh pasurit\u00eb publike me \u201csy mbyllur\u201d pa nj\u00eb relacion shpjegues, qoft\u00eb edhe vet\u00ebm si procedur\u00eb, \u00ebsht\u00eb kriminale\u201d, tha k\u00ebshilltari i Partis\u00eb Demokratike, Endri Jaupaj p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Kryebashkiaku Armando Subashi mohoi akuzat.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi n\u00eb pun\u00eb, bashkia do vazhdoj\u00eb pun\u00ebn normalisht\u201d, tha ai, duke pretenduar se procedurat p\u00ebr dh\u00ebnien e tok\u00ebs nuk ishin p\u00ebrfunduar dhe vendimi ishte vet\u00ebm n\u00eb parim.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Toka me qira para zgjedhjeve<\/strong><\/p>\n<p>Kat\u00ebr projektvendime p\u00ebr dh\u00ebnie me qera t\u00eb pasurive publike u mor\u00ebn me shumic\u00ebn e votave t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve socialist\u00eb n\u00eb mbledhjen e dat\u00eb 30 janar t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak n\u00eb Fier. Tokat ndodhen n\u00eb Asturkas, Libofsh\u00eb, Sheq, Marinas, Topoj\u00eb, Bregas, Frakull si dhe dy pasuri brenda n\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Dh\u00ebnia e tyre me qira u b\u00eb sipas opozit\u00ebs pa transparenc\u00eb dhe se as k\u00ebshilltar\u00ebt socialist\u00eb nuk e dinin se \u00e7far\u00eb votuan. Asnj\u00eb prej vendimmarrjeve nuk ishte i shoq\u00ebruar me dokumentacion dhe k\u00ebshillatar\u00ebt votuan pa e ditur as sip\u00ebrfaqjen e secil\u00ebs prej pasurive publike q\u00eb bashkia do t\u00eb jap\u00eb me qira. N\u00eb pikat respektive t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs, p\u00ebrshkruhej vet\u00ebm vendodhja dhe numri kadastral i pasurive.<\/p>\n<p>K\u00ebshilltar\u00ebt e partive t\u00eb tjera votuan kund\u00ebr dhe than\u00eb se do ankimojn\u00eb vendimet, q\u00eb sipas tyre jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb tjet\u00ebrsuar vot\u00ebn p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb pasuris\u00eb publike.<\/p>\n<p>\u201cNe do ta ankimojm\u00eb vendimin, fillimisht te prefekti e m\u00eb pas do ndjekim shkall\u00ebt e gjyq\u00ebsorit. Nd\u00ebrkoh\u00eb do sinjalizojm\u00eb edhe KQZ p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendimarrje\u201d, tha Kreshnik Dapi, k\u00ebshilltar i Partis\u00eb SocialDemokrate.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb marr\u00eb vendim p\u00ebr dh\u00ebnien e pasurive publike, pa asnj\u00eb informacion p\u00ebr p\u00ebrfitimet q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb komuniteti, subjektet q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb do shfryt\u00ebzohen k\u00ebto toka\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>K\u00ebshilltar\u00ebt e partive n\u00eb opozit\u00eb shtuan gjithashtu se n\u00eb K\u00ebshill u votua pa pasur informacion. \u201cSigurisht q\u00eb ka efekte elektorale nj\u00eb pasuri e till\u00eb e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment para zgjedhjeve,\u201d shtoi m\u00eb tej Dapi.<\/p>\n<p>Kryetarja e K\u00ebshillit Bashkiak, Antoneta \u00c7uni pranoi se nuk ishte n\u00eb dijeni t\u00eb detajeve p\u00ebr dh\u00ebnien e tokave me qira dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se detyra e saj ishte vet\u00ebm t\u00eb drejtoj\u00eb mbledhjet.<\/p>\n<p>\u201cNuk i di detajet, por di q\u00eb jan\u00eb tok\u00eb shtet dhe pa frut. Un\u00eb nuk kam detyrim t\u00eb njoh detajet e projektvendimeve q\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb K\u00ebshill, por vet\u00ebm t\u00eb b\u00ebj detyr\u00ebn time si drejtuese e atij K\u00ebshilli ku t\u00eb respektohet ligji p\u00ebr vendimmarrjen nga pik\u00ebpamja proceduriale\u201d, tha \u00c7uni.<\/p>\n<p>Kryebashkiaku Subashi mohoi q\u00eb vendimi t\u00eb ket\u00eb lidhje me zgjedhjet dhe pretendoi se ishte vijim i pun\u00ebs s\u00eb bashkis\u00eb. Ai tha se vendimi ishte marr\u00eb vet\u00ebm n\u00eb parim dhe se procesi do t\u00eb vijonte me shqyrtimin e ofertave. \u201cM\u00eb tej do vazhdojm\u00eb me procesin e shqyrtimit t\u00eb ofertave dhe tokat do t\u2019i marr\u00eb ai q\u00eb jep ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d, tha Subashi.<\/p>\n<p>Kjo vendimmarrje nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi rast q\u00eb opozita pretendon se lidhet me zgjedhjet. Zyrtar\u00eb lokal\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs kan\u00eb d\u00ebnoncuar marrjen pjes\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs n\u00eb aktivitetet e socialist\u00ebve, nd\u00ebrsa po ashtu BIRN gjeti se punonj\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb bashkis\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb gosti t\u00eb shtruar nga Partia Socialiste me pensionist\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr kryebashkiakun Armando Subashi, p\u00ebrfshirja e administrat\u00ebs apo punonj\u00ebsve t\u00eb bashkis\u00eb n\u00eb aktivitete zgjedhore \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje orari. Sipas tij, askush nuk mund t\u00eb ndaloj\u00eb nj\u00eb n\u00ebnpun\u00ebs, qoft\u00eb zyrtar i lart\u00eb apo punonj\u00ebs pastrimi, t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb fushat\u00eb pas orarit zyrtar t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse akuzat q\u00eb b\u00ebhen verifikojn\u00eb se k\u00ebta punonj\u00ebs jan\u00eb n\u00eb orar zyrtar, un\u00eb jam I gatsh\u00ebm t\u00eb marr masat sipas ligjit,\u201d tha Subashi.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb opozit\u00ebs pretendojn\u00eb se punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs jan\u00eb n\u00ebn presion p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e aktiviteteve elektorale dhe k\u00ebmb\u00ebgulin se mjaft prej tyre k\u00ebrc\u00ebnohen me vendin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb di raste me em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr q\u00eb jan\u00eb hequr nga puna duke u th\u00ebn\u00eb: Nuk je me ne. Jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb shum\u00eb agresive. Tani me vot\u00ebn e diaspor\u00ebs po k\u00ebrkojn\u00eb nga punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs t\u00eb dh\u00ebnat e t\u00eb af\u00ebrmve jasht\u00eb, e-mail dhe num\u00ebr telefoni\u201d, tha p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Arben \u00c7uko.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Akuzat p\u00ebr pun\u00ebsime<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga Bashkia e Fierit, n\u00eb Lushnje opozita ankohet p\u00ebr rritje fiktive t\u00eb numrit t\u00eb punonj\u00ebsve n\u00eb kompanit\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb bashkis\u00eb. P\u00ebrmes nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr informacion, BIRN m\u00ebsoi se numri i punonj\u00ebsve n\u00eb bashkin\u00eb e Lushnjes u rrit me 37 vet\u00eb, nga 1033 n\u00eb vitin 2023, n\u00eb 1070 n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>Drejtoresha e Burimeve Njer\u00ebzore ne Bashkin\u00eb e Lushnjes, Erisa Qalliu tha se kjo rritje e numrit te punonj\u00ebsve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si plot\u00ebsim i nevojave qe kishin disa sektor\u00eb n\u00eb Nd\u00ebrmarrjen e Pasuris\u00eb Publike.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb p\u00ebr nevojat e ardhura nga drejtorit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, psh ka rritje te Sektori MZSH (nevoj\u00eb e vazhdueshme nga zjarret) nj\u00eb nga bashkit\u00eb me num\u00ebr m\u00eb t\u00eb lart\u00eb zjarresh\u201d, pretendoi Qalliu.<\/p>\n<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Saimir Koreshi thot\u00eb se nd\u00ebrmarrjet vart\u00ebse apo shoq\u00ebrit\u00eb anonime me aksioner kryesor bashkin\u00eb, po p\u00ebrdoren p\u00ebr pun\u00ebsime elektorale. Sipas tij, kjo ndodh sepse shoq\u00ebri si uj\u00ebsjell\u00ebsi nuk japin llogari p\u00ebr pun\u00ebsimet duke q\u00ebn\u00eb se operojn\u00eb si subjekt privat.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e kam deklaruar edhe nga foltorja e Kuvendit, n\u00eb Lushnje jan\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb bashki persona q\u00eb nuk jan\u00eb fare n\u00eb Shqip\u00ebri edhe marrin rrog\u00ebn. Skandali shkon deri aty sa nj\u00eb vend pune t\u00eb ndahet p\u00ebrgjysm\u00eb, sigurimet i merr nj\u00eb punonj\u00ebs dhe pag\u00ebn nj\u00eb tjet\u00ebr\u201d, tha Koreshi p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Koreshi tha gjithashtu se duke q\u00ebn\u00eb nd\u00ebrmarrje sh\u00ebrbimesh, pun\u00ebsimi b\u00ebhet pa kritere arsimimi dhe profesionale, nd\u00ebrsa kontratat n\u00eb e pun\u00ebs jan\u00eb me afate t\u00eb shkurtra q\u00eb nuk i kalojn\u00eb 6 muajt.<\/p>\n<p>Bashkit\u00eb Divjak\u00eb dhe Rroskovec nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb BIRN p\u00ebr informacion mbi numrin e punonj\u00ebsve dhe ndryshimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb num\u00ebr gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit. Bashkit\u00eb e tjera t\u00eb Qarkut t\u00eb Fierit, q\u00eb iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr informacion pretenduan se numri i punonj\u00ebsve n\u00eb to nuk kishte ndryshuar.\/ BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fillim t\u00eb janarit, Drejtoria e Artit dhe Kultur\u00ebs n\u00eb Bashkin\u00eb e Fierit \u00e7eli nj\u00eb tender me objekt \u201cFestojm\u00eb me emigrant\u00ebt fierak\u00eb n\u00eb Greqi\u201d. Aktiviteti p\u00ebrshkruhej si \u2018koncert festiv\u2019, p\u00ebr t\u00eb cilin bashkia k\u00ebrkonte t\u00eb pun\u00ebsonte tre k\u00ebng\u00ebtar\u00eb nga Fieri, nj\u00eb autobus transporti 30 vend\u00ebsh dhe nj\u00eb koordinator. I planifikuar t\u00eb zhvillohej n\u00eb Athin\u00eb n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":103948,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-103947","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103947","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103947"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103947\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":103949,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103947\/revisions\/103949"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/103948"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103947"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103947"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103947"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}