{"id":104334,"date":"2025-02-12T17:36:58","date_gmt":"2025-02-12T17:36:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=104334"},"modified":"2025-02-12T17:36:58","modified_gmt":"2025-02-12T17:36:58","slug":"voa-rama-rendon-dozen-e-sulmeve-ndaj-gjykates-dhe-prokurorise-se-posacme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/02\/12\/voa-rama-rendon-dozen-e-sulmeve-ndaj-gjykates-dhe-prokurorise-se-posacme\/","title":{"rendered":"VOA: Rama r\u00ebndon doz\u00ebn e sulmeve ndaj Gjykat\u00ebs dhe Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb Shqip\u00ebri, kryeministri Edi Rama shtoi sot doz\u00ebn e sulmeve ndaj Prokuroris\u00eb dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me. Ashtu si\u00e7 kishte paralajm\u00ebruar nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, zoti Rama deklaroi se partia e tij nuk do t\u00eb hesht\u00eb p\u00ebrball\u00eb shkeljeve flagrante t\u00eb standarteve, mbrojtja e t\u00eb cilave tha ai do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb mandatit t\u00eb ardhsh\u00ebm, n\u00eb rast t\u00eb fitores s\u00eb zgjedhjeve. Sipas tij ka shenja t\u00eb qart\u00eb t\u00eb nj\u00eb republike prokuror\u00ebsh t\u00eb cilat tha ai, duhen frenuar.<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria dhe Gjykata e Posa\u00e7me rezultojn\u00eb sipas t\u00eb gjitha sondazheve, t\u00eb jen\u00eb institucionet q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb besimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb publikut. Edhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i pozicionit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin e Transparency International, i p\u00ebrmendur dje dhe sot si sukses nga ana e kryeministrit Edi Rama, i detyrohet sipas raportit, po veprimtaris\u00eb s\u00eb SPAK-ut.<\/p>\n<p>Por arrestimi i kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs Erion Veliaj, ka ndryshuar qartazi q\u00ebndrimin publik t\u00eb shumic\u00ebs. \u201c<em>As dje, as sot dhe as nes\u00ebr, deri kur un\u00eb do t\u00eb jem n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj force politike t\u00eb pakt\u00ebn, kjo forc\u00eb politike nuk do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb jap\u00eb pafaj\u00ebsi p\u00ebr ask\u00ebnd q\u00eb hetohet nga drejt\u00ebsia, por ama, ndryshe nga deri dje, sot e tutje kjo forc\u00eb politike nuk do t\u00eb hesht\u00eb p\u00ebrball\u00eb shkeljeve flagrante t\u00eb standardeve dhe brutalitetit t\u00eb kujtdo qoft\u00eb<\/em>\u201d, deklaroi zoti Rama, gjat\u00eb nj\u00eb mbledhjeje t\u00eb grupit parlamentar socialist.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb n\u00eb rastin e zotit Veliaj, zoti Rama nuk hezitoi t\u00eb dilte n\u00eb vler\u00ebsime lidhur me gjetjet e hetimeve t\u00eb Prokuroris\u00eb. \u201c<em>N\u00eb at\u00eb roman 400 faqesh nuk ka prova. Ka vet\u00ebm nj\u00eb tregim shum\u00eb t\u00eb ngarkuar dhe t\u00eb nd\u00ebrlikuar me gjithfar\u00eb lloj personazhesh shkak-pasoj\u00eb, por nuk ka prova<\/em>\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb von\u00eb n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetin social \u201cX\u201d, ai e konsideroi arbitrare burgosjen pa gjyq t\u00eb kryebashkiakut, duke shkruar se gjykimi mund t\u00eb vazhdonte n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri p\u00ebrmendi s\u00ebrish sot, raste t\u00eb personave t\u00eb cil\u00ebt si\u00e7 tha ai jan\u00eb frik\u00ebsuar gjat\u00eb procesit t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb d\u00ebshmive apo marrjes n\u00eb pyetje: \u201c<em>Kur futesh atje, je n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb tjet\u00ebr atje, dometh\u00ebn\u00eb kur futesh atje, ai q\u00eb ke p\u00ebrball\u00eb vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb prokuror ai \u00ebsht\u00eb mbi ty dhe ti nuk je m\u00eb qytetar i barabart\u00eb i republik\u00ebs, po je nj\u00eb mish atje q\u00eb mund t\u00eb shqyesh sipas oreksit, t\u00eb nj\u00ebrit e t\u00eb tjetrit<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij kjo situat\u00eb tregon se pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e plot\u00eb, por se nga ana tjet\u00ebr, jan\u00eb shenja q\u00eb abuzimi me pavar\u00ebsin\u00eb \u00ebsht\u00eb real. Ai deklaroi se nd\u00ebrsa k\u00ebrkohet luft\u00eb pa kompromis ndaj korrupsionit, nuk mund t\u00eb pranohet abuzimi me njer\u00ebzit, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe standartet \u201c<em>dhe kur kam folur p\u00ebr republik\u00eb prokuror\u00ebsh k\u00ebt\u00eb kam pasur parasysh dhe k\u00ebto jan\u00eb shenja tanim\u00eb t\u00eb qarta q\u00eb duhen frenuar tani n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe me pozicion konstruktiv, patjet\u00ebr pozicion konstruktiv<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri akuzoi Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me se sipas tij po vepron politikisht e balancuar n\u00eb hetimet q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb, duke p\u00ebrdorur tone t\u00eb ashpra e madje paralajm\u00ebruese: \u201c<em>\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb kjo! Shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb! Shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb! Edhe mos b\u00ebjn\u00eb gabim t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb telefonin tim, se boll i kan\u00eb. Kan\u00eb mbledhur gjith\u00eb telefonat e Shqip\u00ebris\u00eb atje. T\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb merren me faktet<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Zoti Rama deklaroi n\u00eb fund t\u00eb mbledhjes s\u00eb grupit parlamentar se mandati i kat\u00ebrt, n\u00eb rast t\u00eb fitores n\u00eb zgjedhje, do t\u00eb jet\u00eb mandati i standarteve demokratike t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai i mbrojti q\u00ebndrimet e tij dhe n\u00eb dy postime t\u00eb m\u00ebpasshme n\u00eb rrjetin social \u201cX\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me ka nisur q\u00eb prej m\u00ebngjesit, seanca p\u00ebr masat e siguris\u00eb ndaj zotit Veliaj, bashk\u00ebshortes s\u00eb tij dhe sip\u00ebrmarr\u00ebsve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Ajo pati nj\u00eb nd\u00ebrprerje disa or\u00ebsh pasi avokat\u00ebt k\u00ebrkuan koh\u00eb t\u00eb njihen me dosjet voluminoze.<\/p>\n<p><strong>Reagime nga BE-ja, KLGJ-ja dhe KLP-ja<\/strong><\/p>\n<p>Bashkimi Europian reagoi sot mbi zhvillimet e fundit, q\u00eb lidhen me hetimet ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Komisionit Europian tha se \u201croli specifik i Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK) dhe pavar\u00ebsia e saj n\u00eb hetimin, n\u00eb ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse t\u00eb korrupsionit, pa asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr nd\u00ebrhyrje politike apo presion t\u00eb padrejt\u00eb, jan\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi thelb\u00ebsore p\u00ebr konsolidimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e BE-s\u00eb theksohet se reforma n\u00eb drejt\u00ebsi dhe forcimi i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb element\u00eb ky\u00e7 n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>\u201cBE-ja mbetet e p\u00ebrkushtuar maksimalisht p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur p\u00ebrpjekjet e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb ndjekjen e k\u00ebtyre reformave dhe p\u00ebr ta ndihmuar vendin t\u00eb konsolidoj\u00eb efikasitetin, pavar\u00ebsin\u00eb, llogaridh\u00ebnien dhe profesionalizmin e institucioneve t\u00eb saj, si dhe p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e tyre me standardet e BE-s\u00eb, si n\u00eb sektorin e zbatimit t\u00eb ligjit ashtu edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb reagim t\u00eb sot\u00ebm.<\/p>\n<p>Dy institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb, reaguan sot me deklarata publike mbi komentet e kryeministrit Edi Rama ndaj Gjykat\u00ebs dhe Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me pas arrestimit t\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erjon Veliaj.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor theksoi se \u201cdeklaratat e b\u00ebra nga persona t\u00eb veshur me pushtet, ekzekutiv apo politik si edhe media t\u00eb caktuara prekin figur\u00ebn dhe dinjitetin e gjyqtar\u00ebve pran\u00eb gjykatave t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr korrupsionin dhe krimin e organizuar\u201d.<\/p>\n<p>KLGJ-ja iu b\u00ebri thirrje gjith\u00eb aktor\u00ebve q\u00eb t\u00eb shmangin trysnin\u00eb, q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb gjyqtar\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit t\u00eb tyre, duke v\u00ebrejtur se \u201c\u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb c\u00ebnuar pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit, n\u00ebp\u00ebrmjet trysnis\u00eb apo presionit t\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloji, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj pavar\u00ebsis\u00eb, demokracis\u00eb dhe sundimit t\u00eb ligjit\u201d.<\/p>\n<p>KLGJ-ja kujtoi q\u00eb nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrmbushur kriteret e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, ndaj m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb ankimi n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, pavar\u00ebsia e gjyq\u00ebsorit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr shtyllat themelore p\u00ebr garantimin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe mbrojtjen e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb qytetar\u00ebve. Gjyqtar\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lir\u00eb nga \u00e7do lloj forme q\u00eb nd\u00ebrhyn n\u00eb vendimmarrje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb detyr\u00ebn n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe ligjet n\u00eb fuqi\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e KLGJ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb ritheksoi n\u00eb deklarat\u00ebn e vet mb\u00ebshtetjen ndaj prokuroris\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksionet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur, t\u00eb paanshme dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<\/p>\n<p>\u201cRuajtja e k\u00ebtyre parimeve \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr funksionimin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe forcimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs:, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e KLP-s\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb u b\u00ebri thirrje gjith\u00eb aktor\u00ebve, q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe integritetin profesional t\u00eb prokuror\u00ebve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ata t\u00eb ushtrojn\u00eb funksionet e tyre pa ndikime t\u00eb jashtme gjat\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsia e prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gur themeli p\u00ebr besimin e qytetar\u00ebve tek institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr garantimin e nj\u00eb sistemi ligjor t\u00eb drejt\u00eb e transparent\u201d, deklaroi KLP-ja.<\/p>\n<p>\/VOA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, kryeministri Edi Rama shtoi sot doz\u00ebn e sulmeve ndaj Prokuroris\u00eb dhe Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me. Ashtu si\u00e7 kishte paralajm\u00ebruar nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, zoti Rama deklaroi se partia e tij nuk do t\u00eb hesht\u00eb p\u00ebrball\u00eb shkeljeve flagrante t\u00eb standarteve, mbrojtja e t\u00eb cilave tha ai do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb mandatit t\u00eb ardhsh\u00ebm, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":104335,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-104334","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104334","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104334"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104334\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":104336,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104334\/revisions\/104336"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/104335"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104334"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104334"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104334"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}