{"id":104546,"date":"2025-02-14T09:54:02","date_gmt":"2025-02-14T09:54:02","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=104546"},"modified":"2025-02-14T09:59:38","modified_gmt":"2025-02-14T09:59:38","slug":"protesta-per-veliajn-spak-dhe-gjkko-shkrese-policise-u-cenua-institucioni-pse-nuk-moret-masa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/02\/14\/protesta-per-veliajn-spak-dhe-gjkko-shkrese-policise-u-cenua-institucioni-pse-nuk-moret-masa\/","title":{"rendered":"Protesta p\u00ebr Veliajn, SPAK dhe GJKKO shkres\u00eb policis\u00eb: U rrezikua siguria e gjyqtar\u00ebve, pse nuk mor\u00ebt masa?"},"content":{"rendered":"<p>GJKKO dhe SPAK i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shkres\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr informacion rreth arsyeve se pse nuk u mor asnj\u00eb mas\u00eb nga strukturat e policis\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e masave t\u00eb siguris\u00eb dit\u00ebn q\u00eb u caktua masa e siguris\u00eb ndaj Erion Veliajt.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtet\u00ebsit e Veliajt bllokuan rrug\u00ebn, por edhe automjetin e shoq\u00ebrimit t\u00eb Veliajt nga qelia n\u00eb gjykat\u00eb dhe anasjelltas, si dhe q\u00ebndruan p\u00ebr or\u00eb me radh\u00eb duke brohoritur para dyerve t\u00eb GJKKO teksa zhvillohej seanca gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Sipas shkres\u00ebs s\u00eb d\u00ebrguar Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme dhe Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb, situata e krijuar gjat\u00eb protest\u00ebs ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik sigurin\u00eb e gjyqtar\u00ebve dhe personelit t\u00eb administrat\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb pengimin e l\u00ebvizjes s\u00eb tyre dhe sulme ndaj automjeteve shoq\u00ebruese. GJKKO e ka cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb ligjit dhe nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb pun\u00ebn e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shkresa e plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar gazetar\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb mediave,<\/p>\n<p>Nisur nga interesimi i lart\u00eb dhe i vazhduesh\u00ebm nga ana juaj q\u00eb prej dat\u00ebs 12.02.2024, dat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u zhvillua seanca p\u00ebr marrjen n\u00eb pyetje t\u00eb personave n\u00ebn hetim Erion Veliaj, etj\u2026, p\u00ebr t\u2019ju v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni n\u00ebse nga ana e Gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar prezenc\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr marrjen e masave sa i takon siguris\u00eb dhe rendit publik, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb zhvillohej seanca gjyq\u00ebsore e sip\u00ebrcituar, duke ju k\u00ebrkuar ndjes\u00eb q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ngarkes\u00ebs nuk kemi arritur t\u2019ju p\u00ebrgjigjemi n\u00eb koh\u00eb, ju b\u00ebjm\u00eb me dije si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me shkres\u00ebn Nr. 589 Prot., dat\u00eb 13.02.2025, me l\u00ebnd\u00eb\u00a0<em>\u201cMbi konstatimin e mos reagimit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me Gard\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si dhe rrezikimin e jet\u00ebs dhe sh\u00ebndetit t\u00eb gjyqtar\u00ebve t\u00eb Gjykatave t\u00eb Posa\u00e7me dhe personelit administrativ\u201d,\u00a0<\/em>i \u00ebsht\u00eb drejtuar Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Agjencis\u00eb s\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Policore dhe p\u00ebr dijeni K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe Delegacionit t\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj shkrese, institucionet e sip\u00ebrcituara jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se:<\/p>\n<p>Q\u00eb p\u00ebrpara fillimit t\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore p\u00ebr marrjen n\u00eb pyetje t\u00eb personave n\u00ebn hetim\u00a0<strong>Erion Veliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi\u00a0<\/strong>dhe\u00a0<strong>Shkelqim Fusha<\/strong>, me q\u00ebllim verifikimin e kushteve dhe kritereve t\u00eb caktimit t\u00eb mas\u00ebs dhe nevojat e sigurimit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr. 27, t\u00eb vitit 2024, regjistruar nga Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, n\u00eb ambientet e jashtme t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me u grumbulluan turma protestuesish, t\u00eb cilit bllokuan t\u00ebr\u00ebsisht hyrjen n\u00eb oborrin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Gjykatave t\u00eb Posa\u00e7me dhe SPAK.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit e Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs kan\u00eb informuar Gjykat\u00ebn se, n\u00eb vazhdim\u00ebsi \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar prej tyre ndihm\u00eb nga Policia e Shtetit p\u00ebr t\u00eb garantuar perimetrin jasht\u00eb t\u00eb Gjykatave t\u00eb Posa\u00e7me dhe SPAK, duke vendosur kordonin e siguris\u00eb me punonj\u00ebs policie me uniform\u00eb, sikurse \u00ebsht\u00eb vepruar n\u00eb raste t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme n\u00eb protestat e datave 6.12.2024 dhe 06.01.2025.<\/p>\n<p><strong>Gjithashtu, informacioni i cili i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb institucionalisht Policis\u00eb s\u00eb Shtetit nga Garda e Republik\u00ebs ku i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur rreth grumbullimit t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb konsideruesh\u00ebm protestuesish p\u00ebrball\u00eb Gjykatave t\u00eb Posa\u00e7me \u00ebsht\u00eb mbuluar gjithashtu pothuajse nga t\u00eb gjitha mediat, edhe n\u00eb lidhje direkte.<\/strong><\/p>\n<p>Godina e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me ruhet dhe mbrohet nga Garda e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb sipas parashikimeve t\u00eb ligjit nr. 33\/2021\u00a0<em>\u201cP\u00ebr gard\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d<\/em>, nenit 12, pika 2, g\u00ebrma \u201cd\u201d e tij, si dhe VKM-s\u00eb Nr. 507, dat\u00eb 27.07.2022\u00a0<em>\u201cP\u00ebr nj\u00eb shtes\u00eb n\u00eb vendimin nr. 597, dat\u00eb 13.10.2021, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e personaliteteve dhe objekteve t\u00eb tjera, q\u00eb ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d<\/em>, pika 1 e tij, ku parashikohet shprehimisht se:\u00a0<em>\u201cN\u00eb shkronj\u00ebn \u201cb\u201d, t\u00eb pik\u00ebs 2, t\u00eb vendimit nr. 597, dat\u00eb 13.10.2021, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, pas n\u00ebndarjes \u201cii\u201d shtohen n\u00ebndarjet \u201ciii\u201d dhe \u201civ\u201d, me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje: \u201ciii. Struktura e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar\u201d; iv.\u00a0<\/em><strong>Gjykata e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar<\/strong><em>\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 7, pika 1, g\u00ebrma \u201cl\u201d e ligjit nr. 33\/2021\u00a0<em>\u201cP\u00ebr gard\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d<\/em>, parashikohet shprehimisht\u00a0<em>se \u201c1. Garda e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe kryen k\u00ebto detyra kryesore: \u2026<\/em><strong>l)<\/strong><em>\u00a0<\/em><strong>bashk\u00ebpunon e bashk\u00ebvepron me Policin\u00eb e Shtetit dhe sh\u00ebrbimet inteligjente p\u00ebr ruajtjen e mbrojtjen e personaliteteve dhe t\u00eb objekteve n\u00eb ruajtje,<\/strong><em>\u00a0sipas rregullave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nd\u00ebrmjet drejtuesve t\u00eb strukturave\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>Pra, si\u00e7 parashikohet n\u00eb dispozitat ligjore dhe VKM-n\u00eb, t\u00eb cituara m\u00eb sip\u00ebr, Garda e Republik\u00ebs ruan dhe mbron vet\u00ebm perimetrin e brendsh\u00ebm t\u00eb Gjykatave t\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar dhe Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK), si dhe\u00a0<strong>bashk\u00ebpunon e bashk\u00ebvepron me Policin\u00eb e Shtetit p\u00ebr ruajtjen e mbrojtjen e personaliteteve dhe t\u00eb objekteve n\u00eb ruajtje.<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 sa m\u00eb sip\u00ebr, institucioneve t\u00eb sip\u00ebrcituara, ju \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me dije nj\u00eb tjet\u00ebr fakt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mbi situat\u00ebn e dat\u00ebs 12.02.2025, q\u00eb ka qen\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsia e l\u00ebvizjes s\u00eb gjyqtar\u00ebve qoft\u00eb gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore, e cila u r\u00ebndua gjat\u00eb mbr\u00ebmjes, ku protestuesit jo vet\u00ebm kan\u00eb penguar gjyqtar\u00ebt t\u00eb dalin nga ambientet rrethuese t\u00eb gjykat\u00ebs, por edhe kur kan\u00eb tentuar t\u00eb dalin, automjetet shoq\u00ebruese t\u00eb tyre jan\u00eb q\u00eblluar nga ana e protestuesve, duke shar\u00eb dhe ofenduar gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb ka sjell\u00eb q\u00eb edhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore dhe shpalljes s\u00eb vendimit, protestuesit kan\u00eb izoluar n\u00ebp\u00ebrmjet rrethimit t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt dhe stafin administrativ,\u00a0<strong>t\u00eb cil\u00ebve duksh\u00ebm iu cenuar siguria p\u00ebr jet\u00ebn dhe sh\u00ebndetin e tyre.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht fakteve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, si dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat ligjore t\u00eb parashikuara n\u00eb ligjin\u00a0<em>\u201cP\u00ebr policin\u00eb e shtetit\u201d<\/em>, nga ana e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, e cila ka si mision par\u00ebsor ruajtjen e rendit e t\u00eb siguris\u00eb publike, garantimin e zbatimit t\u00eb ligjit, n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe aktet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke respektuar t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e njeriut,\u00a0<strong>nuk ka pasur asnj\u00eb reagim nga ana e saj p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me Gard\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb,<\/strong>\u00a0<strong>duke treguar nj\u00eb indiferentiz\u00ebm t\u00eb pashpjeguesh\u00ebm n\u00eb ndjekjen dhe parandalimin e k\u00ebsaj situate\u00a0 e cila mund t\u00eb rrezikonte seriozisht jet\u00ebn dhe sh\u00ebndetin e gjyqtar\u00ebve dhe personelit administrativ. Kjo apati institucionale p\u00ebrb\u00ebn padyshim nj\u00eb cenim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyq\u00ebsorit.<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar\u00a0<strong>e ka konsideruar k\u00ebt\u00eb sjellje t\u00eb paprecedent t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit<\/strong>, t\u00eb\u00a0<strong>papranueshme dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe aktet n\u00ebnligjore\u00a0<\/strong>p\u00ebrkundrejt institucioneve kushtetuese t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, si\u00e7 jan\u00eb Gjykatat e Posa\u00e7me dhe SPAK, t\u00eb cilave ju ofrohet mbrojtje e posa\u00e7me, jo vet\u00ebm nga ligjet dhe aktet n\u00ebnligjore n\u00eb fuqi, por dhe nga ligji nr. 95\/2016\u00a0<em>\u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e institucioneve p\u00ebr t\u00eb luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb parimeve themelore t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet kushtetuese t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb pushtetit gjyq\u00ebsor, organet e drejt\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb mbrohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute nga \u00e7do lloj sulmi apo ndikimi i jasht\u00ebm.<\/p>\n<p>Respektimi i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr funksionimin e duhur t\u00eb demokracis\u00eb dhe p\u00ebr garantimin e nj\u00eb procesi t\u00eb drejt\u00eb ligjor p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt. \u00c7do tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar apo cenuar pun\u00ebn e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb bie ndesh me frym\u00ebn dhe Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe me detyrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb vendi yn\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebp\u00ebrmjet mosveprimeve t\u00eb saj, Policia e Shtetit ka kontribuar n\u00eb pengimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me n\u00eb ushtrimin e funksioneve t\u00eb saj kushtetuese dhe ligjore p\u00ebr t\u00eb gjykuar n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb sigurt dhe t\u00eb qet\u00eb si dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar jet\u00ebn dhe sh\u00ebndetin e gjyqtareve dhe personelit administrativ.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet shkres\u00ebs m\u00eb sip\u00ebr, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i \u00ebsht\u00eb drejtuar Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme dhe Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, q\u00eb t\u00eb marrin masat e duhura p\u00ebr v\u00ebnien p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb administrative apo ligjore, t\u00eb gjith\u00eb personat p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb marr\u00eb masat e duhura, n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit, p\u00ebr t\u00eb shmangur apo monitoruar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, kjo gjykat\u00eb ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u2019i vihet n\u00eb dispozicion e gjith\u00eb procedura ligjore e ndjekur dhe planin e masave q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb rastet e ngjashme sikurse gjat\u00eb protestave t\u00eb datave 6.12.2024 dhe 06.01.2025, si dhe nj\u00eb shpjegim i argumentuar dhe me prova pse nuk \u00ebsht\u00eb ndjekur e nj\u00ebjta praktike edhe n\u00eb rastin e incidentit t\u00eb dat\u00ebs 12.02.2025.<\/p>\n<p>Aktualisht, gjykata \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb kthimit t\u00eb p\u00ebrgjigjes nga ana e autoriteteve kompetente, me q\u00ebllim ndjekjen e rrug\u00ebve t\u00eb tjera institucionale sipas parashikimeve kushtetuese dhe ligjore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>GJKKO dhe SPAK i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shkres\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr informacion rreth arsyeve se pse nuk u mor asnj\u00eb mas\u00eb nga strukturat e policis\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e masave t\u00eb siguris\u00eb dit\u00ebn q\u00eb u caktua masa e siguris\u00eb ndaj Erion Veliajt. Mb\u00ebshtet\u00ebsit e Veliajt bllokuan rrug\u00ebn, por edhe automjetin e shoq\u00ebrimit t\u00eb Veliajt &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":104547,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-104546","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104546","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104546"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104546\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":104550,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104546\/revisions\/104550"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/104547"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104546"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104546"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104546"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}