{"id":104583,"date":"2025-02-14T12:11:49","date_gmt":"2025-02-14T12:11:49","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=104583"},"modified":"2025-02-14T12:11:49","modified_gmt":"2025-02-14T12:11:49","slug":"berisha-i-fshiu-te-gjitha-fotot-me-sorosin-sepse-u-shpall-armik-ne-shba-dhe-kukulla-e-tij-nuk-mund-te-jete-ndryshe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/02\/14\/berisha-i-fshiu-te-gjitha-fotot-me-sorosin-sepse-u-shpall-armik-ne-shba-dhe-kukulla-e-tij-nuk-mund-te-jete-ndryshe\/","title":{"rendered":"Berisha: I fshiu t\u00eb gjitha fotot me Sorosin sepse u shpall armik n\u00eb SHBA dhe kukulla e tij nuk mund t\u00eb jet\u00eb ndryshe!"},"content":{"rendered":"<p>Duke marr\u00eb shkas nga sjellja e Edi Ram\u00ebs,\u00a0i cili ka fshir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb foto e tij me Soros nga rrjetet\u00a0sociale, kreu i\u00a0Partis\u00eb Demorkatik\u00eb gjat\u00eb deklarat\u00ebs p\u00ebr media t\u00eb mbajtur dit\u00ebn e sotme tha se Edi Rama e kishte vet\u00eb k\u00ebt\u00eb pasion p\u00ebr drog\u00ebn dhe krimin dhe Xhorxh Soros b\u00ebri gjith\u00e7ka, dhe p\u00ebrdori pushtetin e \u00e7do influenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem q\u00eb i atij t\u00eb vijn\u00eb deri k\u00ebtu.<\/p>\n<p>\u201cJo nga Sali Berisha dhe qeveria e tij, por nga Fatos Nano dhe qeveria e tij, u themelua nj\u00eb prokurori q\u00eb quhej, Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Ajo prokurori ka d\u00ebnuar me d\u00ebnime p\u00ebr jet\u00eb krer\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb bandave n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ajo prokurori l\u00ebshonte n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb, 53 mandate dhe ekzekutonte 47-48 prej tyre.<\/p>\n<p>Ajo prokurori i gjente dhe i solli nga ana e an\u00ebs, kapobandat nga papafingot e Ankaras\u00eb, n\u00eb Suedi, Itali e erdh\u00ebn e mor\u00ebn d\u00ebnime p\u00ebr jet\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo prokurori po t\u00eb hyni n\u00eb media, nuk gjeni as regjistrime, as \u00e7\u2019regjistrime. Funksiononte n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<\/p>\n<p>Politika n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte zero toleranc\u00eb ndaj krimit.<\/p>\n<p>Tani vijm\u00eb te korrupsioni.<\/p>\n<p>Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda t\u00eb cil\u00ebn e shp\u00ebrb\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb kriminale, i nxor\u00ebn nj\u00eb nga nj\u00eb vet\u00ebm se kishin d\u00ebnuar bandit\u00ebt e PS. Kjo prokurori nuk kishte tag\u00ebr d\u00ebnimin kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>Korrupsioni kishte nj\u00eb Task-Force e kryesuar nga nj\u00eb prokuror, por e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga prokuror\u00eb, OPGJ, agjent\u00eb t\u00eb SHISH, Agjent\u00eb t\u00eb agjencis\u00eb kund\u00ebr larjes\u00a0 s\u00eb parave, agjent\u00eb t\u00eb tatimeve dhe doganave. Aty ishin shum\u00eb sy, aty dosjet nuk d\u00ebshtonin.<\/p>\n<p>Dhe aty q\u00eb ta dini ju, ka patur n\u00eb kryeministri nj\u00eb departament Antikorrupsion. Me qindra dosje nga antikorrupsioni i kryeministris\u00eb, kalonin tek kjo task force. Tani t\u00eb vijm\u00eb tek nivelet e larta. Ligji ndalonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kategorike ministrat t\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me tenderat. Asnj\u00eb prej tyre nuk ishte kryetar i autoritetit kontraktor. Autoriteti kontraktor drejtoheshin nga Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe zv\/ministrat.<\/p>\n<p>Edi Rama kur erdhi n\u00eb pushtet i mori nj\u00eb nga nj\u00eb ministrat e PD dhe gjeti zero nd\u00ebr to. Nxori mis radarin, Mimi Radarin n\u00eb konferenc\u00eb shtypi jo nga Ministria e Mbrojtjes, por nga kryeministria doli Mimi Radari, dhe tha se Arben Imami do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb burg. Imami kishte zbatuar vet\u00ebm ligjin.<\/p>\n<p>Mori Myqerem Tafaj, i tha prokurori; t\u00eb lutem shum\u00eb m\u00eb fal, por nuk kam rrug\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm ta \u00e7oj. E \u00e7oi por zero. Pra nuk ka gjetur asnj\u00eb minist\u00ebr.<\/p>\n<p>Mori Sali Berish\u00ebn mbi baz\u00ebn e falsitetit se i ka dh\u00ebn\u00eb dh\u00ebnd\u00ebrriti t\u00eb tij tok\u00eb publike, nd\u00ebrkoh\u00eb kur toka ishte e asaj familje n\u00eb 10 breza, me dokumente zyrtare t\u00eb qeveris\u00eb italiane t\u00eb asaj kohe dhe qeveris\u00eb komuniste n\u00eb 1946. Pra, nuk mund t\u00eb d\u00ebnosh njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb krim.<\/p>\n<p>U d\u00ebnuan n\u00eb 2 vite nga Task Force e antikorrupsionit, merrni raporte t\u00eb DASH n\u00eb vitet 2008-2009-2010 dhe ato tregojn\u00eb se n\u00eb vitet 2008-2009 u d\u00ebnuan 630 punonj\u00ebs p\u00ebr korrupsion. U hetuan 1430 punonj\u00ebs. Nd\u00ebrsa n\u00eb SPAK-un e Dumanit dhe Kraj\u00ebs jan\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb 2 vite gjithsej korrupsion dhe krim i organizuar 1999 persona. 3.1 her\u00eb m\u00eb pak. Sepse Sorosi mbolli korrupsionin, nuk kishte k\u00ebtu q\u00ebllim tjet\u00ebr vet\u00ebm t\u00eb konsolidohej narkoshtetit i Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Edi Rama e kishte vet\u00eb k\u00ebt\u00eb pasion p\u00ebr drog\u00ebn dhe krimin dhe Xhorxh Soros b\u00ebri gjith\u00e7ka, dhe p\u00ebrdori pushtetin e \u00e7do influenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem q\u00eb i atij t\u00eb vijn\u00eb gjer k\u00ebtu.<\/p>\n<p>T\u00eb vijm\u00eb k\u00ebtu ku jemi sot. E mor\u00ebt vesh q\u00eb i ka fshir\u00eb t\u00eb gjitha fotot e Soros, i fshiu. \u2018\u00cbok Culture\u2019. I fshiu, \u00e7far\u00eb ka? M\u00eb gjej nj\u00eb me Aleksin. I zhduku v\u00ebllaut Aleks. E di ti se i shkonte n\u00eb dit\u00eblindje me baule, me familje dhe djal\u00eb, e Aleksi vinte n\u00eb dit\u00eblindjen e tij.<\/p>\n<p>I ka fshir\u00eb sepse, si kukull e Sorosit i cili u shpall armik n\u00eb SHBA dhe kukulla e Soros nuk mund t\u00eb jet\u00eb ndryshe. Xhorxh Soros u shpall armik, me t\u00eb drejt\u00eb\u201d, u shpreh Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke marr\u00eb shkas nga sjellja e Edi Ram\u00ebs,\u00a0i cili ka fshir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb foto e tij me Soros nga rrjetet\u00a0sociale, kreu i\u00a0Partis\u00eb Demorkatik\u00eb gjat\u00eb deklarat\u00ebs p\u00ebr media t\u00eb mbajtur dit\u00ebn e sotme tha se Edi Rama e kishte vet\u00eb k\u00ebt\u00eb pasion p\u00ebr drog\u00ebn dhe krimin dhe Xhorxh Soros b\u00ebri gjith\u00e7ka, dhe p\u00ebrdori pushtetin e \u00e7do &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":104384,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-104583","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104583","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104583"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104583\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":104584,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104583\/revisions\/104584"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/104384"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104583"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104583"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104583"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}