{"id":104666,"date":"2025-02-15T10:45:25","date_gmt":"2025-02-15T10:45:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=104666"},"modified":"2025-02-15T10:45:25","modified_gmt":"2025-02-15T10:45:25","slug":"birn-shteti-kunder-shtetit-si-u-rrezikua-jeta-e-gjyqtareve-dhe-prokuroreve-speciale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/02\/15\/birn-shteti-kunder-shtetit-si-u-rrezikua-jeta-e-gjyqtareve-dhe-prokuroreve-speciale\/","title":{"rendered":"BIRN: Shteti kund\u00ebr shtetit! Si u rrezikua jeta e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve special\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><em aria-hidden=\"true\">Prokuroria dhe Gjykata e Posa\u00e7me denoncuan Policin\u00eb e Shtetit se injoroi k\u00ebrkesat e Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbrojtur perimetrin e jasht\u00ebm t\u00eb godin\u00ebs nga mb\u00ebshtet\u00ebsit protestues t\u00eb Erion Veliajt, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik jet\u00ebn dhe sh\u00ebndetin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>BIRN<\/strong><\/p>\n<p>Prokuroria dhe\u00a0Gjykata e Posa\u00e7me\u00a0deklaruan p\u00ebrmes dy njoftimeve t\u00eb premten se\u00a0Policia e Shtetit\u00a0nuk kishte nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb dhe kishte injoruar k\u00ebrkesat e shpeshta t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb siguruar perimetrin e jasht\u00ebm t\u00eb godin\u00ebs nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e kryebashkiakut t\u00eb arrestuar t\u00eb Tiran\u00ebs,\u00a0Erion Veliaj\u00a0m\u00eb 12 shkurt, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik jet\u00ebn e gjyqtar\u00ebve, prokuror\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cKjo situat\u00eb ka sjell\u00eb q\u00eb edhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore dhe shpalljes s\u00eb vendimit, protestuesit kan\u00eb izoluar n\u00ebp\u00ebrmjet rrethimit t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt dhe stafin administrativ, t\u00eb cil\u00ebve duksh\u00ebm u \u00ebsht\u00eb c\u00ebnuar siguria p\u00ebr jet\u00ebn dhe sh\u00ebndetin e tyre,\u201d deklaroi Gjykata e Posa\u00e7me p\u00ebrmes njoftimit.<\/p>\n<p>Situata e paprecedent\u00eb ndodhi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, kur mb\u00ebshtet\u00ebsit e Veliajt dhe Partis\u00eb Socialiste u mblodh\u00ebn q\u00eb n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit rreth Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me n\u00eb shenj\u00eb proteste p\u00ebr arrestimin e kryebashkiakut Veliaj, i cili akuzohet p\u00ebr veprat penale t\u00eb korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave. Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb seanc\u00ebs, protestuesit u filmuan teksa kishin rrethuar makinat e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve dhe th\u00ebrrisnin n\u00eb kor \u201cTurp\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me dhe\u00a0SPAK\u00a0i k\u00ebrkuan shpjegime Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe institucioneve t\u00eb tjera p\u00ebrgjegj\u00ebse, lidhur me mos-ushtrimin e detyr\u00ebs nga ana e policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb dhe rendin n\u00eb perimetrin e jasht\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, megjith\u00ebse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb u \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme nga punonj\u00ebsit e Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Neglizhenca e Policis\u00eb ka sjell\u00eb sipas dy institucioneve v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb l\u00ebvizjen e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve si dhe pengimin e tyre q\u00eb t\u00eb dalin nga ambientet e gjykat\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb protestuesit kan\u00eb goditur makinat si dhe kan\u00eb shar\u00eb dhe ofenduar gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt.<\/p>\n<p>Mosveprimi i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb garantuar rendin n\u00eb gjykat\u00eb erdhi pasi kryeministri Edi Rama i doli n\u00eb mbrojtje kryebashkiakut Veliaj dhe nuk i kurseu sulmet ndaj gjyqtarit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Erion Bani dhe SPAK.<\/p>\n<p>Pyetur nga BIRN mbi sjelljen e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, zyra e shtypit e kryeministrit Edi Rama nuk komentoi, duke sugjeruar q\u00eb t\u2019u drejtoheshim institucioneve respektive. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk u p\u00ebrgjigj\u00ebn deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi, nd\u00ebrsa kreu i Agjencis\u00eb s\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Policore, Florian Sulejmani tha se sapo t\u2019u mb\u00ebrrij\u00eb shkresa, do t\u00eb ngren\u00eb nj\u00eb grup inspektimi p\u00ebr t\u00eb verifikuar pretendimet.<\/p>\n<p><strong>\u201cPolicia shkeli ligjin\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Godina e Gjykat\u00ebs Speciale ruhet dhe mbrohet nga Garda e Republik\u00ebs, por vet\u00ebm n\u00eb perimetrin e saj t\u00eb brendsh\u00ebm. Sa i p\u00ebrket siguris\u00eb n\u00eb ambientet e jashtme t\u00eb Gjykat\u00ebs, Garda bashk\u00ebpunon dhe bashk\u00ebvepron me Policin\u00eb e Shtetit p\u00ebr mbrojtjen e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve si dhe objekeve n\u00eb ruajtje.<\/p>\n<p>Ish-drejtuesi i lart\u00eb n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit,\u00a0Shemsi Pren\u00e7i\u00a0i tha BIRN se gjat\u00eb protest\u00ebs s\u00eb 12 shkurtit, Policia e Shtetit ka neglizhuar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 13 or\u00eb. Ai thekson se n\u00eb raste t\u00eb tjera, kur policia ka konstatuar grumbullime t\u00eb paligjshme q\u00eb ushtrojn\u00eb presion ndaj institucioneve, ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje edhe forcat e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shpejt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPasi Gjykata dhe Garda kan\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb dhe nuk iu \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb, kjo tregon se gjith\u00eb zinxhiri drejtues dhe komandues i Policis\u00eb ka mosvepruar me dashje dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin\u201d, tha Pren\u00e7i, nd\u00ebrsa shtoi se kjo \u201cduket e q\u00ebllimshme, p\u00ebr t\u00eb lejuar simpatizant\u00ebt e subjekteve t\u00eb vepr\u00ebs penale, q\u00eb t\u00eb ushtronin presion ndaj Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me dhe SPAK\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb duksh\u00ebm veprim i q\u00ebllimsh\u00ebm dhe u kuptua nga deklarata e Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm,\u00a0Ervin Hoxha, i cili tha se ishte veprim sporadik, por nuk mund t\u00eb thuhet sporadik p\u00ebr 13 or\u00eb\u201d, tha Pren\u00e7i.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebsoi gjithashtu se prononcimi i ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm tregoi ndikimin e thell\u00eb politik n\u00eb zinxhirin komandues e drejtues t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft i d\u00ebmsh\u00ebm, sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb zgjedhore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb pas protest\u00ebs, Ministri i Brendsh\u00ebm, Ervin Hoxha u justifikua para gazetar\u00ebve lidhur me mosveprimin e policis\u00eb, se tubimi nuk ishte njoftuar m\u00eb par\u00eb dhe shtoi se n\u00eb rastet e protestave t\u00eb tjera kishte pasur lajm\u00ebrim. Sipas Hoxh\u00ebs, v\u00ebshtir\u00ebsia erdhi se simpatizant\u00ebt u mblodh\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme.<\/p>\n<p>Pren\u00e7i u shpreh se bazuar n\u00eb rrethanat e ngjarjes, Prokuroria e Tiran\u00ebs duhet t\u00eb filloj\u00eb hetime ndaj protagonist\u00ebve t\u00eb sulmeve e k\u00ebrc\u00ebnimeve, nd\u00ebrsa Agjencia e Mbikqyrjes Policore duhet t\u00eb filloj\u00eb procedim disiplinor p\u00ebr gjith\u00eb zinxhirin komandues q\u00eb nuk ka vepruar p\u00ebr marrjen dhe zbatimin e masave n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Po ashtu, Pren\u00e7i konstatoi se protestuesit ishin punonj\u00ebs t\u00eb Bashkis\u00eb, Policis\u00eb Bashkiake si dhe punonj\u00ebs t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, sipas tij k\u00ebta t\u00eb fundit, sportist\u00eb elitar\u00eb me grada ushtarake, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pjes\u00eb e Forcave t\u00eb Armatosura.<\/p>\n<p><strong>\u2018Grusht shteti\u201d<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs i dol\u00ebn n\u00eb mbrojtje Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me dhe SPAK t\u00eb premten dhe paralajm\u00ebruan kall\u00ebzime penale ndaj kryeministrit Edi Rama, Ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm, Ervin Hoxha dhe kreut t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr masat e munguara gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb verifikimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr Veliajn.<\/p>\n<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike,\u00a0Sali Berisha\u00a0deklaroi gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr shtyp se kjo situat\u00eb tregonte shkall\u00ebn e politizimin dhe kriminalizimit t\u00eb drejtuesve t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>\u201cProtest\u00eb e organizuar, e lajm\u00ebruar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, nga rrog\u00ebtar\u00eb t\u00eb shtetit dhe polic\u00eb me dhe pa arm\u00eb, rrethuan p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra gjykat\u00ebn speciale dhe prokurorin\u00eb speciale. Nj\u00eb sulm i till\u00eb d\u00ebshmon jo vet\u00ebm d\u00ebshtimin e plot\u00eb dhe total, por shkall\u00ebn e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb kriminalizimit t\u00eb drejtuesve t\u00eb narkoshtetit shqiptar,\u201d tha Berisha.<\/p>\n<p>Deputetja e Partis\u00eb Demokratike,\u00a0Jorida Tabaku\u00a0e cil\u00ebsoi situat\u00ebn si nj\u00eb grusht shteti.<\/p>\n<p>\u201cGjykata e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit sapo zbuloi nj\u00eb sulm t\u00eb organizuar nga qeveria kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb: Gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt t\u00eb bllokuar brenda gjykat\u00ebs! Protestuesit penguan hyrjen, sulmuan stafin gjyq\u00ebsor! Policia nuk b\u00ebri asgj\u00eb\u2014me urdh\u00ebr t\u00eb heshtur p\u00ebr t\u00eb mos vepruar!\u201d, shkroi Tabaku n\u00eb rrjetin social Facebook, duke e cil\u00ebsuar tubimin si nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb koordinuar t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur korrupsionin dhe p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Erion Veliajn dhe t\u00eb korruptuarit e tjer\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet intimidimit dhe sulmit ndaj drejt\u00ebsis\u00eb, tanim\u00eb fizikisht.<\/p>\n<p>Edhe kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi akuzoi ministrin e Brendsh\u00ebm p\u00ebr keqinformim t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb lidhje me situat\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cMinistri i Brendsh\u00ebm g\u00ebnjeu publikisht dhe keqinformoi Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb lidhur me mosveprimin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit ndaj tentativ\u00ebs mafioze t\u00eb drejtor\u00ebve batak\u00e7i t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb intimiduar fizikisht n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm,\u201d shkroi Bardhi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria dhe Gjykata e Posa\u00e7me denoncuan Policin\u00eb e Shtetit se injoroi k\u00ebrkesat e Gard\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbrojtur perimetrin e jasht\u00ebm t\u00eb godin\u00ebs nga mb\u00ebshtet\u00ebsit protestues t\u00eb Erion Veliajt, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik jet\u00ebn dhe sh\u00ebndetin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve. BIRN Prokuroria dhe\u00a0Gjykata e Posa\u00e7me\u00a0deklaruan p\u00ebrmes dy njoftimeve t\u00eb premten se\u00a0Policia e Shtetit\u00a0nuk kishte &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":104667,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-104666","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104666","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104666"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104666\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":104668,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104666\/revisions\/104668"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/104667"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104666"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104666"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104666"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}