{"id":104674,"date":"2025-02-15T11:37:13","date_gmt":"2025-02-15T11:37:13","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=104674"},"modified":"2025-02-15T11:37:13","modified_gmt":"2025-02-15T11:37:13","slug":"mediu-bashke-me-pd-bejme-shqiperine-europiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/02\/15\/mediu-bashke-me-pd-bejme-shqiperine-europiane\/","title":{"rendered":"Mediu: Bashk\u00eb me PD b\u00ebjm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb europiane!"},"content":{"rendered":"<p>34 vjetori i Partis\u00eb Republikane b\u00ebri bashk\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb figura t\u00eb njohura intelektuale, themelues t\u00eb saj Maksim Begeja, Genc Celo, Anila Godo etj, aleat\u00ebt politik\u00eb dhe t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb\u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara moton republikane p\u00ebr besimin tek Zoti, familja, prona dhe atdheu.<\/p>\n<p>Ky p\u00ebrvjetor, q\u00eb p\u00ebrkon me nisjen e fushat\u00ebs zgjedhore, ishte nj\u00eb moment reflektimi, krenarie dhe angazhimi p\u00ebr t\u00eb ardhmen, ku kryetari i Partis\u00eb Republikane, Fatmir Mediu, vuri n\u00eb dukje arritjet dhe sfidat p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrm\u00ebn, bashk\u00eb me aleatin kryesor, Partin\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p><em>\u00a0\u201cNe b\u00ebm\u00eb t\u00eb mundur an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO. K\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb krah t\u00eb kryministrit Berisha, presidenti George \u00cb Bush ka vler\u00ebsuar dy gj\u00ebra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb duhet patjet\u00ebr t\u2019i shikojm\u00eb ashtu si\u00e7 ishin dhe ashtu si\u00e7 duhet t\u00eb jen\u00eb. E para, deklaroi Shqip\u00ebria, n\u00eb NATO, e dyta, Kosova e\u00a0 Pavarur. K\u00ebto jan\u00eb momente historike, t\u00eb cilat, padyshim, duhet t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndihemi krenar\u00eb, por dhe duhet t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb thell\u00eb, sa larg jemi asaj q\u00eb duam, asaj q\u00eb nd\u00ebrtuam dhe asaj q\u00eb duhet jet\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/em>\u201d- tha zoti Mediu.<\/p>\n<p>Shtyllat kryesore te fjal\u00ebs s\u00eb Kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Republikane ishin besimi m\u00eb Zot, prona private dhe ruajtja e vlerave t\u00eb familjes, tre pika orientimi t\u00eb cilat jan\u00eb goditur nga qeverisja aktuale gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, por q\u00eb republikan\u00ebt i konsiderojn\u00eb si forc\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndihmoj\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u2019u ringritur. \u201cPrind\u00ebrit nuk jan\u00eb numra dhe nuk mund t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb till\u00eb. Jan\u00eb prej mishi dhe prej gjaku, jan\u00eb jeta dhe shpirti yn\u00eb. \u00cbsht\u00eb e papranueshme q\u00eb t\u00eb pranojm\u00eb shkat\u00ebrrimin e familjes duke i shnd\u00ebrruar ata n\u00eb numra: prindi\u00a0 1, prindi 2, prindi 3. Kjo s&#8217;ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shqiptar\u00ebt, kjo s&#8217;ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ne. Prandaj, ne duhet t\u00eb ruajm\u00eb fort vlerat tona familjare dhe respektin p\u00ebr prind\u00ebrit tan\u00eb. Besimi n\u00eb Zot dhe familje form\u00ebsuon kombin shqiptar dhe kam bindjen se jan\u00eb forca p\u00ebr ta ringritur p\u00ebrs\u00ebri at\u00eb\u201d, u shpreh zoti Mediu.<\/p>\n<p>N\u00eb l\u00ebto 34 vjet t\u00eb rrug\u00ebtimit politik, Partia Republikane i ka qendruar besnike aleanc\u00ebs me Partin\u00eb Demokratike dhe tani, para zgjedhjeve sfiduese t\u00eb majit te cilat jane jetike per Shqiperine dhe kombin shqiptar.<\/p>\n<p>Lideri i opozit\u00ebs, Sali Berisha e p\u00ebrkufizoi bashk\u00ebpunimin 34 vje\u00e7ar mes republikan\u00ebve dhe demokrat\u00ebve si nj\u00eb histori t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr liri, duke b\u00ebr\u00eb s\u00eb bashku t\u00eb pamundur\u00ebn t\u00eb mundur. \u201cShqip\u00ebria, pr\u00e9 e t\u00eb gjitha ambicjeve t\u00eb perandorive dhe t\u00eb fqinj\u00ebve, u an\u00ebtar\u00ebsua n\u00eb NATO, n\u00ebaleanc\u00ebn m\u00eb t\u00eb fuqishme ushtarake dhe politike t\u00eb koh\u00ebrave. E kam th\u00ebn\u00eb dhe e them: Fatmir Mediu ka qen\u00eb nj\u00eb promotor jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb at\u00eb proces q\u00eb shum\u00eb-shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb e konsideronin t\u00eb pamundur, t\u00eb pabesush\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e prisin me protesta me portretet e Enver Hoxh\u00ebs, nj\u00eb akt madhor n\u00eb historin\u00eb e kombit ton\u00eb.\u201d- tha zoti Berisha.<\/p>\n<p>Kur kan\u00eb mbetur m\u00eb pak se tre muaj nga dita e zgjedhjeve, por me besim p\u00ebr triumfin e opozit\u00ebs, zoti Berisha dha nj\u00eb mesazh t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr sfid\u00ebn kryesore me t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb p\u00ebrballen tani PD, PR dhe opozita. \u201ct\u00eb dy partive tona, u takoi ajo q\u00eb rrall\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb histori dhe un\u00eb nuk di ndonj\u00eb rast tjet\u00ebr, t\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb diktatur\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, tashm\u00eb jo t\u00eb bazuar n\u00eb doktrin\u00ebn marksiste-leniniste, por t\u00eb bazuar n\u00eb kodet e mafias, t\u00eb bazuar n\u00eb kodet e narko- shtetit.\u00a0 Nuk ka gj\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb do t\u00eb pengoj\u00eb opozit\u00ebn fitoren e saj. vendosm\u00ebrin\u00eb e saj t\u00eb hekurt p\u00ebr t\u00eb rivendosur ligjin, shtetin ligjor, t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, integrimin bashkimin n\u00eb Bashkimin Europian\u201d, u shpreh lideri i opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>34 vjetori i Partis\u00eb Republikane ishte nj\u00eb rast i mir\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebthemeluesit si Maks Begeja, Anila Godo dhe t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb kujtuar momentet historike t\u00eb rrug\u00ebtimit 34 vje\u00e7ar t\u00eb Partis\u00eb Republikane, duke motivuar m\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar misionin e nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebrie m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>PJES\u00cb NGA FJALA E KRYETARIT T\u00cb PARTIS\u00cb REPUBLIKANE, FATMIR MEDIU<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim politik, bashk\u00eb me Partin\u00eb Republikane, ndiej mir\u00ebnjohje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr nj\u00eb njeri t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, p\u00ebr Sabri Godon, si themelues i Partis\u00eb Republikane, drejtues i saj, por, mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb intelektual i pakrahasuar, me vlera t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, jo vet\u00ebm politike, por edhe komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ne b\u00ebm\u00eb t\u00eb mundur an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb NATO. K\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb krah t\u00eb kryministrit Berisha, presidenti George \u00cb Bush ka vler\u00ebsuar dy gj\u00ebra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb duhet patjet\u00ebr t\u2019i shikojm\u00eb ashtu si\u00e7 ishin dhe ashtu si\u00e7 duhet t\u00eb jen\u00eb. E para, deklaroi Shqip\u00ebria, n\u00eb NATO, e dyta, Kosova e\u00a0 Pavarur. K\u00ebto jan\u00eb momente historike, t\u00eb cilat, padyshim, duhet t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndihemi krenar\u00eb, por dhe duhet t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb thell\u00eb, sa larg jemi asaj q\u00eb duam, asaj q\u00eb nd\u00ebrtuam dhe asaj q\u00eb duhet jet\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Me Partin\u00eb Demokratike kemi qen\u00eb dhe jemi dy parti t\u00eb ndryshme, por kemi vepruar gjithmon\u00eb si nj\u00eb e vetme. Partia Republikane \u00ebsht\u00eb partia e besimit n\u00eb Zot, sepse besojm\u00eb se prej tij burojn\u00eb, na vijn\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb tona, mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar lumturin\u00eb dhe t\u00eb ardhmen ton\u00eb. Ky besim na jep mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb, por dhe t\u00eb luftojm\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos u\u00a0 konsideruar thjesht numra, pjes\u00eb e nj\u00eb sistemi social, por individ\u00eb me dinjitet dhe t\u00eb drejta dhe vlera t\u00eb pandashme. Besimi n\u00eb Zot \u00ebsht\u00eb besimi te liria si individ p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb dhe e drejt\u00eb. Besimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb forc\u00eb transformuese e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr ndalur me t\u00eb keqen q\u00eb ka kapluar Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Partia Republikane \u00ebsht\u00eb partia e familjes. Familja \u00ebsht\u00eb vlera me e madhe t\u00eb dashur motra e v\u00eblllez\u00ebr dhe me e r\u00ebnd\u00ebsishme e kombit shqiptar. Familja ka qen\u00eb themeli i kohezionit ton\u00eb social dhe komb\u00ebtar. Zoti na ka krijuar si individ dhe na ka dhen\u00eb mund\u00ebsit\u00eb, kemi nj\u00eb n\u00ebn\u00eb dhe nj\u00eb bab\u00eb. Prind\u00ebrit nuk jan\u00eb numra dhe nuk mund t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb till\u00eb. Jan\u00eb prej mishi dhe prej gjaku, jan\u00eb jeta dhe shpirti yn\u00eb. Ata jan\u00eb vlera e gjith\u00ebsecilit prej nesh. Na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dashuri pa fund me mund dhe sakrifica, nd\u00ebrsa ne, shpesh, u kemi dhen\u00eb atyre thinja t\u00eb bardha. \u00cbsht\u00eb e papranushme q\u00eb t\u00eb pranojm\u00eb shkat\u00ebrrimin e familjes duke i shnd\u00ebrruar ata n\u00eb numra: prindi\u00a0 1, prindi 2, prindi 3. Kjo s&#8217;ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shqiptar\u00ebt, kjo s&#8217;ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ne. Prandaj, ne duhet t\u00eb ruajm\u00eb fort vlerat tona familjare dhe respektin p\u00ebr prind\u00ebrit tan\u00eb. Besimi n\u00eb Zot dhe familje form\u00ebsuon kombin shqiptar dhe kam bindjen se jan\u00eb forca p\u00ebr ta ringritur p\u00ebrs\u00ebri at\u00eb.<\/p>\n<p>Partia Rupublikane \u00ebsht\u00eb partia e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs private. Prona e trash\u00ebguar duhet t\u2019i kthehet t\u00eb Zotit. A i duhet ta g\u00ebzoj\u00eb, ta tjet\u00ebrsoj\u00eb, ta ndryshoj\u00eb n\u00eb interesin e vet, t\u00eb familjes dhe interesin komb\u00ebtar. Nuk mundet q\u00eb shteti, p\u00ebr interesin e vet, t\u00eb shpron\u00ebsoj\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb interesin e pron\u00ebs private duke kufizuar k\u00ebshtu lirin\u00eb dhe mund\u00ebsin\u00eb e gjith\u00ebsecilit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb lumturia n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb ka falur Zoti.<\/p>\n<p>Kombi dhe interesi komb\u00ebtar kan\u00eb q\u00ebn\u00eb dhe mbeten udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr Partin\u00eb Republikane dhe Partin\u00eb Demokratike. Ne kemi pasur dhe kemi gjithmon\u00eb nj\u00eb yll ndri\u00e7ues: mb\u00ebshtetjen ton\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt kudo q\u00eb jan\u00eb, p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe pavar\u00ebsin\u00eb e saj, p\u00ebr t\u00eb punuar t\u00eb gjith\u00eb si nj\u00eb komb, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb komb europian.<\/p>\n<p><strong>PJES\u00cb NGA FJALA E KRYETARIT T\u00cb PARTIS\u00cb DEMOKRATIKE, SALI BERISHA<\/strong><\/p>\n<p>Historia e Partis\u00eb Republikane, e bashk\u00ebpunimit t\u00eb saj me Partin\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb histori e p\u00ebrpjekjeve t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr liri. Partia Republikane, parti elitare, por parti q\u00eb mbrojti me vendosm\u00ebrin\u00eb me t\u00eb madhe vlerat themelore t\u00eb njeriut t\u00eb lir\u00eb, vlerat themelore t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb lir\u00eb, prona, adheu, patriotizmi, besimi n\u00eb Zot. N\u00eb qeverisjen e\u00a0 p\u00ebrbashk\u00ebt, pavar\u00ebsisht nga problematikat, nuk ka vend tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb ket\u00eb p\u00ebsuar ndryshimet q\u00eb p\u00ebsoi Shqip\u00ebria n\u00eb rrug\u00ebn e tregut dhe t\u00eb demokracis\u00eb. Shqip\u00ebria, pr\u00e9 e t\u00eb gjitha ambicjeve t\u00eb perandorive dhe t\u00eb fqinj\u00ebve, u an\u00ebtar\u00ebsua n\u00eb NATO, n\u00eb aleanc\u00ebn m\u00eb t\u00eb fuqishme ushtarake dhe politike t\u00eb koh\u00ebrave. E kam th\u00ebn\u00eb dhe e them: Fatmir Mediu ka qen\u00eb nj\u00eb promotor jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb at\u00eb proces q\u00eb shum\u00eb-shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb e konsideronin t\u00eb pamundur, t\u00eb pabesush\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb e prisin me protesta me portretet e Enver Hoxh\u00ebs, nj\u00eb akt madhor n\u00eb historin\u00eb e kombit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Me Partin\u00eb Republikane dhe, tashm\u00eb jo vet\u00ebm me Partin\u00eb Republikane, por dhe me parti t\u00eb tjera opozitare, n\u00eb k\u00ebt\u00eb spekt\u00ebr t\u00eb dy partive tona, u takoi ajo q\u00eb rrall\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb histori dhe un\u00eb nuk di ndonj\u00eb rast tjet\u00ebr, t\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb diktatur\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, tashm\u00eb jo t\u00eb bazuar n\u00eb doktrin\u00ebn marksiste-leniniste, por t\u00eb bazuar n\u00eb kodet e mafias, t\u00eb bazuar n\u00eb kodet e narko- shtetit.<\/p>\n<p>Nuk ka gj\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb do t\u00eb pengoj\u00eb opozit\u00ebn fitoren e saj. vendosm\u00ebrin\u00eb e saj t\u00eb hekurt p\u00ebr t\u00eb rivendosur ligjin, shtetin ligjor, t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, integrimin bashkimin n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>34 vjetori i Partis\u00eb Republikane b\u00ebri bashk\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb figura t\u00eb njohura intelektuale, themelues t\u00eb saj Maksim Begeja, Genc Celo, Anila Godo etj, aleat\u00ebt politik\u00eb dhe t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb\u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara moton republikane p\u00ebr besimin tek Zoti, familja, prona dhe atdheu. Ky p\u00ebrvjetor, q\u00eb p\u00ebrkon me nisjen e fushat\u00ebs zgjedhore, ishte nj\u00eb moment reflektimi, krenarie dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":104675,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-104674","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104674","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104674"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104674\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":104676,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104674\/revisions\/104676"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/104675"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104674"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104674"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104674"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}