{"id":104809,"date":"2025-02-17T10:17:52","date_gmt":"2025-02-17T10:17:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=104809"},"modified":"2025-02-17T10:19:23","modified_gmt":"2025-02-17T10:19:23","slug":"noka-me-shqiptaret-ne-hamburg-vota-juaj-do-ti-jape-nje-shans-shqiperise-ta-cliroje-nga-kthetrat-e-mafies-se-xhorxh-soros","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/02\/17\/noka-me-shqiptaret-ne-hamburg-vota-juaj-do-ti-jape-nje-shans-shqiperise-ta-cliroje-nga-kthetrat-e-mafies-se-xhorxh-soros\/","title":{"rendered":"Noka me shqiptar\u00ebt n\u00eb Hamburg: Fuqia e ndryshimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00ebndron n\u00eb duart tuaja!"},"content":{"rendered":"<p><strong>FJALA E SEKRETARIT T\u00cb P\u00cbRGJITHSH\u00cbM N\u00cb PD, FLAMUR NOKA ME SHIQPTAR\u00cbT N\u00cb HAMBURG<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar bashk\u00ebatdhetar\u00eb, zonja e zot\u00ebrinj, motra dhe v\u00ebllez\u00ebr! M\u00eb lejoni q\u00eb ta nis fjal\u00ebn time duke ju p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta t\u00eb kryetarit t\u00eb PD, liderit t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare, Prof. Dr. Sali Berish\u00ebs, p\u00ebr ju, p\u00ebr \u00e7do shqiptar t\u00eb diaspor\u00ebs.<\/p>\n<p>Sali Berisha dhe PD, si ideues dhe projektues t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs p\u00ebr diaspor\u00ebn, besojn\u00eb shum\u00eb te dimensioni i vot\u00ebs suaj. Besojn\u00eb shum\u00eb tek fuqia e vullnetit tuaj p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri ndryshe, p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri normale, p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe t\u00eb aksesueshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb jetueshme p\u00ebr \u00e7do shqiptar.<\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebr dhe motra, ne jemi t\u00eb bindur pafund\u00ebsisht se, fuqia e ndryshimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb qendron n\u00eb duart tuaja dhe se vota juaj do t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb shans transformimit t\u00eb atdheut ton\u00eb t\u00eb dashur. Do t\u00eb jet\u00eb vota juaj q\u00eb do t\u00eb \u00e7liroj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb dashur nga kthetrat e mafies s\u00eb Xhorxh Soros q\u00eb e ka kthyer at\u00eb prej 12 vitesh n\u00eb nj\u00eb plag\u00eb lufte q\u00eb ndahet nga barbar\u00ebt e pushtetit.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur motra dhe v\u00ebllez\u00ebr!<\/p>\n<p>I dashur z.Musa, z.Idriz, ju sot kandidoni p\u00ebr t\u00eb djatht\u00ebn, p\u00ebr CDU dhe aleat\u00ebt e saj. Ju do keni sot mb\u00ebshtetjen e shqiptar\u00ebve t\u00eb Hamburgut dhe t\u00eb gjith\u00eb Gjermanis\u00eb, sepse shqiptar\u00ebt nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtesin kurr\u00eb nj\u00eb t\u00eb majt\u00eb, e cila n\u00eb programin e saj ka bosht kryesor, boshtin dhe platform\u00ebn e Xhorxh Sorosit.<\/p>\n<p>Sepse shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb thirrur sot n\u00eb diaspor\u00eb, t\u00eb thirrur nga historia n\u00eb nj\u00eb moment kritik. Ju, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra jeni t\u00eb thirrur n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ku p\u00ebrcaktohen fatet e vendit tuaj. Ju jeni t\u00eb thirrur p\u00ebr t\u00eb vendosur fatet e demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Jeni t\u00eb thirrur q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin ndryshimin e madh dhe t\u00eb shum\u00ebpritur n\u00eb 11 maj nga \u00e7donj\u00ebri prej jush, \u00e7do familjari juaj, \u00e7do shqiptari.<\/p>\n<p>Ju, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra jeni shpresa e ndryshimit. Ndaj thirrja jon\u00eb p\u00ebr ju sot \u00ebsht\u00eb, k\u00ebtu n\u00eb Hamburg, n\u00eb \u00e7do qytet n\u00eb Gjermani, t\u00eb Europ\u00ebs dhe bot\u00ebs. Regjistrohuni, shpresa \u00ebsht\u00eb tek ju. Mos neglizhoni! Regjistrohuni! Vota juaj \u00ebsht\u00eb shpresa e ndryshimit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fat i madh p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb, m\u00eb n\u00eb fund ju do ushtroni t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs dhe me vot\u00ebn tuaj t\u00eb mund\u00ebsoni t\u00eb sillni drit\u00ebn n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn 12 vje\u00e7are q\u00eb solli Rama dhe e pllakos\u00ebn n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ju me vot\u00ebn tuaj, do t\u00eb impononi t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka nevoj\u00eb jetike ai vend. Do t\u00eb impnoni t\u00eb mir\u00ebn mbi t\u00eb keqen q\u00eb 12 vjet ka mbjell\u00eb narkoregjimi i Xhorxh Soros dhe kukull\u00ebs s\u00eb tij, Edi Rama.<\/p>\n<p>Me vot\u00ebn tuaj, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, ju do t\u00eb ngjallni shpres\u00ebn dhe do t\u00eb mund\u00ebsoni q\u00eb ajo t\u00eb dominoj\u00eb mbi d\u00ebshp\u00ebrimin e mbjell\u00eb nga Rama dhe Rilindja. Ju, do t\u00eb shp\u00ebtoni Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb dashur. Ju, do ta b\u00ebni Shqip\u00ebrin\u00eb me vot\u00ebn tuaj t\u00eb ndihet krenare dhe t\u00eb ndihet zonj\u00eb e madhe mes vendeve tjera t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>PD dhe ne demokrat\u00ebt, ju jemi jasht\u00ebzakonisht mir\u00ebnjoh\u00ebs, ju v\u00ebllez\u00ebr dhe motra t\u00eb diaspor\u00ebs p\u00ebr kontributin jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb keni dh\u00ebn\u00eb dhe keni ushtruar n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite.<\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebr dhe motra, keni nevoj\u00eb p\u00ebr n\u00ebj qeverisje t\u00eb denj\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb qeverisje q\u00eb zhvillon Shqip\u00ebrin\u00eb. Ju, keni nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeveri q\u00eb ka prioritet shqiptar\u00ebt dhe hallet e tyre, dhe jo pla\u00e7kitjen e tyre. E till\u00eb do t\u00eb jet\u00eb qeveria e PD dhe e Sali Berish\u00ebs pas 11 majit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, ju, keni nevoj\u00eb \u00ebpr n\u00ebj forc\u00eb politike q\u00eb ka nj\u00eb program ku n\u00eb qend\u00ebr \u00ebsht\u00eb qytetari dhe Shqip\u00ebria, dhe jo patronazhist\u00ebt partiak t\u00eb rilindjes.<\/p>\n<p>N\u00eb programin e PD do ta gjej\u00eb veten \u00e7do shqiptar, do ta gjej\u00eb veten pensionisti, gjimnazisti, studenti, mjeku, artisti, arsimtari, profesionisti i lir\u00eb, fermeri dhe peshkatari, i papuni dhe i vetpun\u00ebsuari. Ne kemi nj\u00eb paket\u00eb emergjence q\u00eb do ta nxjerr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga kriza. Ne kemi vendosur q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb minimum jetik prej 200 eurosh p\u00ebr t \u00ebpapunin, p\u00ebr pensionistin, apo p\u00ebr at\u00eb me ndihm\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>Detyra \u00ebsht\u00eb e qeveris\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb shpenzimet e familjes dhe familjar\u00ebve tuaj, dhe jo e juaja. Nuk do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kur t\u00eb qeveriset nga PD dhe Sali Berisha rorog\u00eb minimale n\u00ebn 500 euro. Nuk do t\u00eb ket\u00eb rrog\u00eb mesatare n\u00ebn 1200 euro.<\/p>\n<p>Ne, do t\u00eb rikthejm\u00eb fuqish\u00ebm subvencionet n\u00eb bujq\u00ebsi q\u00eb fermeri shqiptar t\u00eb mos ndihet i braktisur, q\u00eb fermeri shqiptar t\u00eb mos ndihet i vjedhur si\u00e7 ndihet sot. Ne nuk do t\u00eb kemi n\u00eb qeverin\u00eb ton\u00eb Frida Krifca q\u00eb vjedh taksat edhe t\u00eb shqiptar\u00ebve, edhe t\u00eb europian\u00ebve n\u00eb programet e bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria e Sali Berish\u00ebs dhe e PD do t\u00eb rikthej\u00eb taks\u00ebn e shesht\u00eb, nj\u00eb taks\u00eb q\u00eb sjell zhvillim dhe mir\u00ebq\u00ebnie p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe familjet shqiptare, p\u00ebr familjet tuaja n\u00eb atdheun ton\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria e PD pas 11 majit do t\u00eb vendos\u00eb kart\u00ebn e konsumatorit q\u00eb do t\u2019i rimbursoj\u00eb \u00e7do familjari, t\u00eb gjitha shpenzimet q\u00eb paguan p\u00ebr tvsh-n\u00eb e shport\u00ebs.<\/p>\n<p>Qeveria e PD, do jet\u00eb nj\u00eb qeverisje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebr ju t\u00eb diaspor\u00ebs, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, do t\u00eb vendosim q\u00eb \u00e7donj\u00ebri prej jush q\u00eb do t\u00eb rikthehet n\u00eb atdhe dhe do t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb biznes, p\u00ebr 5 vjet do t\u00eb ket\u00eb zero taksa, nuk do taksoheni, mjafton q\u00eb t\u00eb ktheheni dhe t\u00eb zhvilloni vendin tuaj.<\/p>\n<p>Ne, \u00ebpr diaspor\u00ebn do t\u00eb vendosim dhe do t\u00eb rikthejm\u00eb ambasadat n\u00eb sh\u00ebrbim, sepse sot ambasadat, k\u00ebtu n\u00eb Gjermani dhe n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb bot\u00ebs nuk jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shqiptar\u00ebt, ato jan\u00eb ferr p\u00ebr \u00e7do shqiptar q\u00eb ka hall dhe problem n\u00eb dyert e tyre.<\/p>\n<p>Ne, do ta heqim k\u00ebt\u00eb far\u00eb t\u00eb keqe q\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb bashkoj\u00eb shqiptar\u00ebt, jan\u00eb kthyer n\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe k\u00ebt\u00eb rol po luajn\u00eb ambasadat shqiptare kudo q\u00eb jan\u00eb sot. Kjo koh\u00eb do t\u00eb marr\u00eb fund!<\/p>\n<p>Ne, do fitojm\u00eb v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, pasi koha e k\u00ebtij sunduesi, koha e k\u00ebtij satrapi t\u00eb korruptuar ka marr\u00eb fund. Iku ajo koh\u00eb, 11 maji do t\u00eb jet\u00eb varri politik i koh\u00ebs s\u00eb barbar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ndryshimi q\u00eb nisi n\u00eb n\u00ebntor n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, po merr p\u00ebrpara edhe regjimin q\u00eb u instalua n\u00eb Tiran\u00eb me ndihm\u00ebn e Xhorxh Soros. Sepse Xhorxh Soros ishte ideatori i persekutimit t\u00eb opozit\u00ebs dhe burgosjes s\u00eb Sali Berish\u00ebs, s\u00eb bashku me Edi Ram\u00ebn, kukull\u00ebn e tij n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo pateric\u00eb tashm\u00eb, me fitoren e Presidentit Trump ka r\u00ebn\u00eb tashm\u00eb n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Ne jemi k\u00ebtu q\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb PD t\u2019ju b\u00ebjm\u00eb thirrje ju, \u00e7do shqiptari q\u00eb punon dhe jeton n\u00eb Gjermani, votoni CDU-n\u00eb dhe Friedrich Merz, kancelar ju keni votuar p\u00ebr nj\u00eb Gjermani m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme, p\u00ebr nj\u00eb gjermani q\u00eb ju b\u00ebn m\u00eb krenar\u00eb, q\u00eb ju b\u00ebn t\u00eb ndiheni m\u00eb me dinjitet. Votoni CDU-n\u00eb, votoni aleanc\u00ebn e saj, seps ekeni votuar p\u00ebr familjet tuaja, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tuaj.<\/p>\n<p>Regjistrohuni n\u00eb Shqip\u00ebri, mos neglizhoni asnj\u00eb vot\u00eb. \u00c7do vot\u00eb e juaja \u00ebht\u00eb nj\u00eb potencial madhor p\u00ebr ndryshim. T\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt atje i kan\u00eb syt\u00eb nga ju. Shqiptar\u00ebt presin q\u00eb ju t\u00eb mund\u00ebsoni ndryshimin, dhe jemi t\u00eb bindur ne, q\u00eb ju do ta b\u00ebni ndryshimin.<\/p>\n<p>Rroft\u00eb fitorja, rroft\u00eb diaspora!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FJALA E SEKRETARIT T\u00cb P\u00cbRGJITHSH\u00cbM N\u00cb PD, FLAMUR NOKA ME SHIQPTAR\u00cbT N\u00cb HAMBURG T\u00eb nderuar bashk\u00ebatdhetar\u00eb, zonja e zot\u00ebrinj, motra dhe v\u00ebllez\u00ebr! M\u00eb lejoni q\u00eb ta nis fjal\u00ebn time duke ju p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta t\u00eb kryetarit t\u00eb PD, liderit t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare, Prof. Dr. Sali Berish\u00ebs, p\u00ebr ju, p\u00ebr \u00e7do shqiptar t\u00eb diaspor\u00ebs. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":104810,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-104809","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104809","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104809"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104809\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":104812,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104809\/revisions\/104812"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/104810"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104809"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104809"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104809"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}