{"id":104949,"date":"2025-02-18T09:48:46","date_gmt":"2025-02-18T09:48:46","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=104949"},"modified":"2025-02-18T09:48:46","modified_gmt":"2025-02-18T09:48:46","slug":"edi-rama-nuk-eshte-ligji","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/02\/18\/edi-rama-nuk-eshte-ligji\/","title":{"rendered":"Edi Rama nuk \u00ebsht\u00eb ligji"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Franci NURI<\/strong><br \/>\n<strong>&#8211; Drejtues i Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb PD\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>\u201c<em>Asnj\u00eb her\u00eb mos e nd\u00ebrprit armikun kur \u00ebsht\u00eb duke kryer nj\u00eb gabim<\/em>\u201d. Th\u00ebnia e famshme e Napoleon Bonapartit duket se nuk humbet kurr\u00eb aktualitetin, as pas 200 viteve, n\u00eb cdo koh\u00eb dhe cep t\u00eb Bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas arrestimit t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs Erion Veliaj nga agjent\u00ebt e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit (BKH) n\u00eb 10 Shkurt, zhvillime t\u00eb shpejta e t\u00eb nxituara duket se po ndodhin n\u00eb kampin e mazhoranc\u00ebs.<\/p>\n<p>Fillimisht, Kryeministri Edi Rama u shfaq jo pak i turbulluar n\u00eb daljet e shpeshta q\u00eb u detyrua t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00eb media, ku me stilin e tij teatral tentoi t\u00eb qet\u00ebsoj\u00eb shpur\u00ebn e hutuar e t\u00eb frik\u00ebsuar t\u00eb organizat\u00ebs socialiste.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Rama i cili nuk kishte shkelur prej vitesh n\u00eb dyert e Bashkis\u00eb q\u00eb ai vet\u00eb drejtoi p\u00ebr mbi 11-vite rresht, u pa brenda dy dit\u00ebve t\u00eb shfaqej krejt papritur t\u00eb pakt\u00ebn tri her\u00eb n\u00eb ambientet e Bashkis\u00eb, teksa doli prej atje duke \u201cbekuar\u201d komandimin e nj\u00eb N\u00ebnkryetari t\u00eb Bashkis\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtuar pun\u00ebt e zakonshme n\u00eb kushtet kur Erion Veliaj ndodhej ende n\u00eb ambientet e Bllokut t\u00eb Siguris\u00eb n\u00eb Rrug\u00ebn \u201cMine Peza\u201d. Cudit\u00ebrisht, jo pak analist\u00eb dhe v\u00ebzhgues t\u00eb matur t\u00eb situat\u00ebs, e pan\u00eb me sy kritik k\u00ebt\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p><em>P\u00ebrse duhej Kryeministri i vendit t\u00eb mbikqyrte apo t\u00eb merrte si n\u00eb intervist\u00eb N\u00ebnkryetar\u00ebt e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, dhe kjo m\u00eb pak se 48 or\u00eb pas arrestimit t\u00eb Kryetarit Veliaj?<\/em> As Kushtetuta dhe as Ligji Nr. 139\/2015 \u201cP\u00ebr vet\u00ebqeverisjen vendore\u201d, i ndryshuar, nuk i jep asnj\u00eb tag\u00ebr, kompetenc\u00eb apo t\u00eb drejt\u00eb Kryeministrit (apo cilitdo personi tjet\u00ebr t\u00eb veshur me pushtet) q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb cdo m\u00ebnyr\u00eb lidhur me fatin e drejtimit t\u00eb nj\u00eb bashkie t\u00eb vendit, qoft\u00eb kjo Bashkia m\u00eb e madhe, Kryeqyteti i Shqip\u00ebris\u00eb.\u00a0 Sipas legjislacionit relevant n\u00eb fuqi, n\u00eb rast pamund\u00ebsie t\u00eb Kryebashkiakut t\u00eb zgjedhur me vot\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar detyrat e tij, \u00ebsht\u00eb K\u00ebshilli Bashkiak, organ i zgjedhur po me vot\u00ebn e drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebe t\u00eb Tiran\u00ebs, organi i cili ka kompentenc\u00eb dhe vendos me vot\u00eb se cili N\u00ebn\/Kryetar do t\u00eb marr n\u00eb dor\u00eb drejtimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb institucionit t\u00eb Bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Akoma m\u00eb i cuditsh\u00ebm duket kjo nd\u00ebrhyrje p\u00ebr caktimin e pasuesit t\u00eb Veliajt, n\u00eb kushtet kur gjyqi rreth fatit t\u00eb Erion Veliajt nuk ishte zhvilluar akoma, por vendimi p\u00ebr mbajtjen n\u00eb burg p\u00ebr Veliajn u vendos nga Gjykata e Posacme (GJKKO) t\u00eb n\u00ebs\u00ebrmen n\u00eb mbremje.\u00a0 <em>N\u00eb k\u00ebto kushte, si shpjegohet ngutja p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e Erion Veliajt n\u00eb institucionin e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb pak se 48 or\u00eb nga arrestimi i tij dhe ende pa pritur vendimin e Gjykat\u00ebs ? <\/em>\u00a0Mos ndoshta Edi Rama e kishte t\u00eb qart\u00eb fatin e Erion Veliajt dhe ishte duke b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb n\u00eb politik\u00eb dhe PR konsiderohet \u201c<em>kontrolli i d\u00ebmeve<\/em>\u201d (damage control) ?<\/p>\n<p>Fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb Rama n\u00eb daljet e tij publike jo pak t\u00eb tensionuara t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit, tej agresivitetit dhe humbjes s\u00eb qet\u00ebsis\u00eb, ka patur merakun t\u00eb kalon disa mesazhe tek t\u00eb vet\u00ebt:<\/p>\n<p>(i) se ai nuk i braktis bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt ; dhe se<\/p>\n<p>(ii) Drejtesia q\u00ebnka e pavarur nga Kryeministri.<\/p>\n<p>P\u00ebr mesazhin e par\u00eb, t\u00eb pakt\u00eb jan\u00eb besoj ata q\u00eb e marrin t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebr sa koh\u00eb mund t\u00eb ngrihet nj\u00eb ekip futbolli me eksponent\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Rilindjes q\u00eb jan\u00eb n\u00eb qelit\u00eb e burgjeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\u00a0 Sa i takon mesazhit t\u00eb dyt\u00eb, aty do doja t\u00eb ndalesha disi m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Edi Rama, para pak koh\u00ebsh deklaronte hapur <strong>se e priste goditjen brenda kampit t\u00eb tij<\/strong>, <strong>duke e cil\u00ebsuar si nj\u00eb kosto t\u00eb mir\u00ebseardhur<\/strong>, kur shprehej publikisht, se:<\/p>\n<p>\u201c<em>Po p\u00ebrs\u00ebris q\u00eb ajo q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Partia Socialiste n\u00ebn udh\u00ebheqjen time \u00ebsht\u00eb epokale. \u00cbsht\u00eb e para forc\u00eb politike n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij vendi q\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb vendim dhe ka shprehur vullnetin m\u00eb t\u00eb plot\u00eb q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb fuqin\u00eb e vet nga territori i drejt\u00ebsis\u00eb. <strong><u>Dhe me kosto patjet\u00ebr q\u00eb ajo drejt\u00ebsi e \u00e7liruar nga pushteti politik do t\u00eb godas\u00eb edhe brenda nesh. Dhe nj\u00eb kosto jo e paftuar, por nj\u00eb kosto e mir\u00ebseardhur p\u00ebr mua<\/u><\/strong>. Sepse nga pik\u00ebpamja organizative, nga pik\u00ebpamja administrative, ti mund t\u00eb b\u00ebsh gjith\u00e7ka, <strong>por kur vjen puna te gjykimi p\u00ebr vepra penale nuk e b\u00ebn dot k\u00ebt\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet drejt\u00ebsia, duhet prokuroria, duhet gjykata\u201d<\/strong> \u2013 deklaronte Rama n\u00eb emisionin Opinion n\u00eb 31 Tetor 2024.<\/em><\/p>\n<p>Vijonte m\u00eb tej Edi Rama kur mburrej se Drejt\u00ebsin\u00eb \u201ce re\u201d e kishte udh\u00ebhequr vet\u00ebm Partia Socialiste dhe se sa krenar ishte ai p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Drejt\u00ebsi, duke shtuar se:<\/p>\n<p>\u201c&#8230;<strong>Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, q\u00eb e udh\u00ebhoq\u00ebm ne, Partia Socialiste, (&#8230;) e udh\u00ebhoq\u00ebm ne, e fut\u00ebm ne n\u00eb program n\u00eb vitin 2013<\/strong>\u201d, duke deklaruar madje se \u201c<strong>Kemi krijuar nj\u00eb mitraloz t\u00eb pavarur q\u00eb godet majtas, djathtas, af\u00ebr meje, larg meje<\/strong>\u201d, thoshte Edi Rama n\u00eb Opinion, n\u00eb 31 Tetor 2024.<\/p>\n<p>Sot ky \u201cmitraloz i pavarur\u201d sipas Ram\u00ebs, q\u00eb guxoi t\u00eb arrestonte Veliajn dhe bashkeshort\u00ebn e tij Ajola Xoxen (m\u00eb pas GJKKO e la me mas\u00ebn detyrim paraqitjeje), apo kjo Drejt\u00ebsi q\u00eb futi n\u00ebn hetim edhe Klotilda Bushk\u00ebn &#8211; pa e pyetur asnj\u00ebher\u00eb, Rama u shfaq tejet i rrevoltuar dhe i shokuar, duke u indinjuar disa her\u00eb, \u201c<strong>Ku jemi k\u00ebtu ne!?<\/strong>\u201d, <strong>\u201cKu jemi k\u00ebtu ne!?\u201d<\/strong>, teksa rrotullonte syt\u00eb p\u00ebr t\u00eb detektuar ndonj\u00eb l\u00ebvizje fatale n\u00eb at\u00eb cast, porsi kukulla e loj\u00ebs s\u00eb par\u00eb \u201cGreen Light, Red Light\u201d n\u00eb \u201cSquid Game\u201d t\u00eb Serialit Netflix.<\/p>\n<p>Po si arrit\u00ebm k\u00ebtu, pra, kur standardi i k\u00ebsaj Drejt\u00ebsie ishte arrestimi i Prof. Jamarb\u00ebr Malltezit dhe Liderit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike Prof. Doktor Sali Berisha, pa i marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb pyetje! P\u00ebrse at\u00ebher\u00eb nuk reagoi kush, por tani Rama na shfaqet i shqet\u00ebsuar p\u00ebr standardet e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr rrespektimin e t\u00eb drejt\u00ebve t\u00eb njeriut?<\/p>\n<p>N\u00eb daljet e tij t\u00eb tubulluara, Edi Rama nuk ngurroi t\u00eb shigjetoj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb terma si \u201c<strong>Republik\u00eb Prokuror\u00ebsh<\/strong>\u201d, \u201c<strong>Abuzim me pavar\u00ebsin\u00eb<\/strong>\u201d, si dhe nuk ngurroi aspak t\u00eb intimidoj\u00eb edhe institucionin e ILD-s\u00eb, drejtuesi i t\u00eb cilit, tej lidhjes familjar me ish-eksponent\u00eb t\u00eb PS, duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb institucion i pavarur nga ekzekutivi, kur u shpreh me ironi se, \u201c<strong>Mbase \u00ebsht\u00eb zgjuar nga gjumi Inspektori i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb!<\/strong>\u201d.\u00a0 M\u00eb i ashp\u00ebr ishte sulmi i Ram\u00ebs drejtuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Posacme, teksa deklaroi pa hezitim se \u201c..<strong>Pra, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr dy kamikaz\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb GJKKO<\/strong>\u201d dhe se \u201c<strong><em>Kjo \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale<\/em><\/strong>\u201d \u2013 sipas tij.<\/p>\n<p>Por qershia mbi tort\u00eb erdhi kur Edi Rama mbylli fjal\u00ebn e tij, teksa deklaroi publikisht organeve ligjzbatuese q\u00eb, \u201c<strong><em><u>Mos t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gabim t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb telefonin tim<\/u>. Boll i kan\u00eb. Kan\u00eb mbledhur t\u00eb gjith\u00eb telefonat e Shqip\u00ebris\u00eb<\/em><\/strong>\u201d. A mos vall\u00eb Edi Rama e konsideron vet\u00ebn mbi Ligjin? Apo mos ndoshta ka menduar se ai \u00ebsht\u00eb vet\u00eb \u201cLigji\u201d ?<\/p>\n<p>Si mundet Rama t\u00eb caktoj\u00eb se cfar\u00eb \u00ebsht\u00eb apo nuk \u00ebsht\u00eb \u201cvep\u00ebr penale\u201d ?\u00a0 Si mundet nj\u00eb Kryeminist\u00ebr n\u00eb nj\u00eb Shtet t\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebs, t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb \u201c<em>urdhera<\/em>\u201d p\u00ebr institucionet q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pavarura, Gjytatat, Prokurorin\u00eb apo ILD ?\u00a0 Si merr kurajon ai e u thot\u00eb, <strong>mos guxoni t\u00eb vini e k\u00ebrkoni telefonin tim?! <\/strong>Dhe kjo ndodhi pik\u00ebrisht n\u00eb mbledhjen me deputet\u00ebt e PS ku nj\u00eb prej tyre u sqarua publikisht lidhur v\u00ebnien n\u00ebn hetim p\u00ebr pengim t\u00eb hetimeve t\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Me ato deklarata t\u00eb tij, duke u qar\u00eb publikisht se kjo Drejtesi i paska dal\u00eb duarsh, Rama dont\u00eb t\u00eb p\u00ebrcont\u00eb mesazhin p\u00ebr t\u00eb vet\u00ebt, se k\u00ebto sulme nuk burojn\u00eb dhe as nuk vijn\u00eb prej tij apo enturazhit t\u00eb tij dhe se drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e pavarur nga ekzekutivi.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb fakt, t\u00eb gjith\u00eb jemi d\u00ebshmitar\u00eb se kjo Drejte\u00ebsi vepron me regji !<\/strong> Sa hera ka ngjarje dhe zhvillime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike n\u00eb vend, cudit\u00ebsirisht atyre ngjarjeve u mbivendosen koincidencat e panum\u00ebrta t\u00eb kalendarit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Ndon\u00ebs\u00eb sic u b\u00eb publike, k\u00ebrk\u00ebsa p\u00ebr arrestimin e Veliajt nga SPAK kishte shkuar prej dat\u00ebs 24 Janar n\u00eb Gjykat\u00eb, arrestimi i Veliaj ndodhi pik\u00ebrisht pak minuta pasi n\u00eb Tirane u zyrtarizua drejtuesi i Fushat\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, n\u00ebher\u00ebsh edhe Personi num\u00ebr nj\u00eb i fushat\u00ebs s\u00eb rikthimit t\u00eb Donald Trump n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, z. Chris LaCivita.<\/p>\n<p>E le t\u00eb rikthemi s\u00ebrish tek Drejt\u00ebsia dhe q\u00ebndrimi 180 grad\u00eb ndryshe i Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb. A nuk ishte Rama ai q\u00eb kur i arrestoheshin eksponent\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb PS, deklaronte se: \u201c<em>T\u00eb l\u00ebm\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e saj me cdo dru t\u00eb shtremb\u00ebr n\u00eb radh\u00ebt tona\u201d, apo \u201c&#8230;Kjo parti dhe qeveri nuk b\u00ebjn\u00eb dot asnj\u00eb koment p\u00ebr c\u00ebshtjet q\u00eb hap SPAK-u. Madje sa m\u00eb lart t\u00eb jen\u00eb ngjitur k\u00ebrkesa e SPAK, aq m\u00eb shum\u00eb e presim t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn vet\u00ebm nga SPAK-u<\/em>\u201d ?<\/p>\n<p>Cfar\u00eb ndodhi k\u00ebsaj her\u00eb me arrestimin e Veliajt q\u00eb Rama b\u00ebri kthes\u00ebn 180 grad\u00eb n\u00eb raport edhe me Drejt\u00ebsin\u00eb e r\u00eb t\u00eb pretentuar se e ka krijuar ai dhe PS, aq sa t\u00eb deklaroj\u00eb se mandatin e kat\u00ebrt e do p\u00ebr t\u00eb vendosur standarde n\u00eb Drejt\u00ebsi ?<\/p>\n<p>Mos vall\u00eb Drejt\u00ebsia e re ja hoqi nga duart lojtarin Veliaj ateh\u00ebr\u00eb kur i nevojitej m\u00eb tep\u00ebr, fiks para fushat\u00ebs zgjedhor\u00eb n\u00eb betej\u00ebn e Tiran\u00ebs?<\/p>\n<p>N\u00eb fakt Edi Rama kishte koh\u00eb q\u00eb Veliajn e kishte izoluar, si duke e dubluar me personazhe dhe eksponent\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb drejtimin politik t\u00eb Qarkut Tiran\u00eb, ashtu edhe duke e hequr at\u00eb nga thuajse t\u00eb gjitha fotot qe publikont\u00eb Rama muajt e fundit.<\/p>\n<p>Ndaj m\u00eb kot e ka Rama justifikimin se Drejt\u00ebsia i ka dal\u00eb duarsh. N\u00ebse kjo do t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb, at\u00ebher\u00eb Rama do t\u00eb ndihej sot si mjeku Viktor Frankenstein, i cili pasi krijoj\u00eb monstr\u00ebn \u201cFrankenstein\u201d q\u00eb i doli duarsh dhe ju kthye kund\u00ebr vet\u00eb krijuesit t\u00eb tij, u p\u00ebrpoq m\u00eb kot t\u00eb asgj\u00ebsonte at\u00eb q\u00eb kishte krijuar vet\u00eb.<\/p>\n<p>Pas 12-vitesh pushtet gati-gati t\u00eb pakusht\u00ebzuar, ka koh\u00eb q\u00eb Edi Ram dhe shpura e tij jan\u00eb shk\u00ebputur totalisht nga realiteti n\u00eb Shqip\u00ebri. Ata jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb Bot\u00eb paralele, e cila nuk ka asnj\u00eb lidhje me jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptare.<\/p>\n<p>Por ndoshta p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb Shqiptar\u00ebve, koha e Edi Ram\u00ebs n\u00eb politik\u00ebn aktive, e nisur n\u00eb vitin e larg\u00ebt 1998, duket se po i vjen fundi me shpejt\u00ebsi. Zgjedhjet e 11 Majit po afrojn\u00eb dhe Shqiptar\u00ebt me vot\u00ebn e tyre masive do b\u00ebjn\u00eb q\u00eb Edi Rama t\u00eb zbres\u00eb nga pushteti p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me Drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Franci NURI &#8211; Drejtues i Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb PD\u00a0 \u201cAsnj\u00eb her\u00eb mos e nd\u00ebrprit armikun kur \u00ebsht\u00eb duke kryer nj\u00eb gabim\u201d. Th\u00ebnia e famshme e Napoleon Bonapartit duket se nuk humbet kurr\u00eb aktualitetin, as pas 200 viteve, n\u00eb cdo koh\u00eb dhe cep t\u00eb Bot\u00ebs. Pas arrestimit t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs Erion &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":104950,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-104949","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104949","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104949"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104949\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":104951,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104949\/revisions\/104951"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/104950"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104949"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104949"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104949"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}