{"id":105149,"date":"2025-02-20T10:04:47","date_gmt":"2025-02-20T10:04:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=105149"},"modified":"2025-02-20T10:05:10","modified_gmt":"2025-02-20T10:05:10","slug":"34-vite-me-pare-oret-e-betejes-historike-te-tiranes-per-rrezimin-e-bustit-te-diktatorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/02\/20\/34-vite-me-pare-oret-e-betejes-historike-te-tiranes-per-rrezimin-e-bustit-te-diktatorit\/","title":{"rendered":"34 vite m\u00eb par\u00eb\/ Or\u00ebt e betej\u00ebs historike p\u00ebr rr\u00ebzimin e bustit t\u00eb diktatorit"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 20 shkurt 1991, populli i Tiran\u00ebs u mblodh n\u00eb sheshin &#8220;Sk\u00ebnderbej&#8221; p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar shtatoren e diktatorit Enver Hoxha.<\/p>\n<p>Kjo ngjarje erdhi pas zhvillimeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike q\u00eb kishin ndodhur n\u00eb dhjetor 1990 kur p\u00ebrmes protestave studentore t\u00eb pasuara nga protesta e shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, u rr\u00ebzua sistemi komunist.<\/p>\n<p>Shpallja e pluralizmit politik, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1990, u pasua me themelimin e partive politike, t\u00eb cilat p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb gar\u00ebn e t\u00eb parave zgjedhje pluraliste n\u00eb Shqip\u00ebri, pas sundimit 45-vje\u00e7ar t\u00eb diktatur\u00ebs komuniste.<\/p>\n<p>KRONOLOGJI<\/p>\n<p><strong>E h\u00ebn\u00eb 20 shkurt 1991, ora 10:00 Qyteti Studenti<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.cna.al\/cna.al\/media3\/-640-0-1670620188xdhjetor-1-515.jpg\" alt=\"20 shkurti i 1991-shit, 33 vite nga rr\u00ebzimi i bustit t\u00eb diktatorit\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"413016\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.cna.al\/cna.al\/media3\/-640-0-1670506558xprotesta-e-dhjetorit-873.jpg\" alt=\"20 shkurti i 1991-shit, 33 vite nga rr\u00ebzimi i bustit t\u00eb diktatorit\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"413008\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.cna.al\/cna.al\/media3\/-640-0-1670620188xdhjetor-983.jpg\" alt=\"20 shkurti i 1991-shit, 33 vite nga rr\u00ebzimi i bustit t\u00eb diktatorit\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"413014\" \/><\/p>\n<p>Rreth or\u00ebs 10:00 n\u00eb Qytetin Studenti ndodheshin rreth 100 mij\u00eb protestues. Ata t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku brohorisnin p\u00ebr fitore dhe shprehnin urrejtjen e tyre ndaj regjimit komunist me promovimin e parullave, si: \u201cO Ramiz, o zagar, do t\u00eb varim n\u00eb litar! Posht\u00eb Diktatura! Liri Demokraci! etj.\u201d N\u00eb mbarim t\u00eb fjalimeve t\u00eb disa orator\u00ebve demonstrues, aktorja e talentuar Znj. Rajmonda Bulku duke e mbyllur mitingun solidarizues u b\u00ebri thirrje protestuesve t\u00eb shkojn\u00eb tek Presidenca. Nj\u00eb grup protestuesish, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb kryesisht nga familjar\u00eb dhe n\u00ebna t\u00eb student\u00ebve t\u00eb grev\u00ebs s\u00eb uris\u00eb nisen n\u00eb drejtim t\u00eb Presidenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb takuar Ramiz Alin\u00eb. Nd\u00ebrsa turma kryesore e protestuesve niset n\u00eb drejtim t\u00eb Liceut Artistik n\u00eb krye t\u00eb protestuesve, ne vum\u00eb grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb policia t\u00eb mos keqtrajtonte turm\u00ebn e protestuesve.<\/p>\n<p><strong>Ora 11:30. Liceu Artistik dhe Godina e Radiotelevizionit Shqiptar<\/strong><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.cna.al\/cna.al\/media3\/-640-0-1670529240xdhjetor-90-132.jpg\" alt=\"20 shkurti i 1991-shit, 33 vite nga rr\u00ebzimi i bustit t\u00eb diktatorit\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"413017\" \/><\/p>\n<p>Forca t\u00eb shumta speciale, t\u00eb ruajtjes s\u00eb rendit dhe t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shpejt\u00eb, t\u00eb pajisura me skafandra kau\u00e7uku, shkopinj gome, gaz lotsjell\u00ebs dhe qen kufiri kishin bllokuar rrug\u00ebn q\u00eb t\u00eb \u00e7onte nga Liceu Artistik tek godina e Radiotelevizionit. Gjithashtu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ato kishin bllokuar rrug\u00ebn automobilistike edhe me dy makina IFA t\u00eb ushtris\u00eb. Nj\u00eb zjarrfik\u00ebse e madhe l\u00ebshoi me presion uj\u00eb me ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe n\u00eb nj\u00eb rreze t\u00eb madhe hedh\u00ebse prej 20-30 metrash duke lagur t\u00eb gjith\u00eb protestuesit. Kjo gj\u00eb irritoi pa mas\u00eb popullin demonstrues dhe ai filloi t\u00eb drejtohej tek gardhi i madh i policis\u00eb dhe forcave t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shpejt\u00eb. Nga presioni i madh i ujit t\u00eb zjarrfik\u00ebses, shum\u00eb gra dhe f\u00ebmij\u00eb u rr\u00ebzuan p\u00ebr tok\u00eb. Disa gra protestuese u d\u00ebmtuan fizikisht. Mjaft gra sidomos f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl u lag\u00ebn nga uji i ngjyrosur me t\u00eb kuqe dhe u d\u00ebmtuan edhe nga syt\u00eb si pasoj\u00eb e presionit t\u00eb madh t\u00eb ujit t\u00eb hedhur nga pompat e fuqishme t\u00eb zjarrfik\u00ebses.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb rreziksh\u00ebm, protestuesit filluan t\u00eb b\u00ebrtisnin q\u00eb grat\u00eb me f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl t\u00eb kthehen prapa. Policia arriti t\u00eb zmbraps\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb protestuesve deri tek ish-Shkolla Kosova ku edhe aty u b\u00ebn\u00eb p\u00ebrleshje fyt m\u00eb fyt deri n\u00eb goditje me tulla e tjegulla. Nd\u00ebrsa turma kryesore e protestuesve prej mij\u00ebra vetash duke val\u00ebvitur disa flamuj komb\u00ebtar\u00eb, iu sul me nj\u00eb vrull dhe kuraj\u00eb t\u00eb papar\u00eb gardhit t\u00eb madh t\u00eb ushtris\u00eb dhe policis\u00eb. Pas p\u00ebrleshjeve dhe p\u00ebrpjekjeve t\u00eb pandalshme t\u00eb protestuesve, policia u detyrua t\u00eb t\u00ebrhiqej tek godina e Radiotelevizionit. K\u00ebtu policia filloi t\u00eb sht\u00ebnat n\u00eb aj\u00ebr, t\u00eb hedh\u00eb gaz lotsjell\u00ebs dhe t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb veprim edhe qent\u00eb e kufirit ndaj protestuesve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment duhet t\u00eb fal\u00ebnderojm\u00eb punonj\u00ebsit e Radiotelevizionit Shqiptar dhe t\u00eb Institutit t\u00eb Informatik\u00ebs, q\u00eb n\u00eb num\u00ebr t\u00eb shumt\u00eb kishin dal\u00eb jasht\u00eb godin\u00ebs s\u00eb tyre dhe nd\u00ebrkaq b\u00ebrtit\u00ebn me t\u00eb madhe: \u201cMos q\u00eblloni, mos q\u00eblloni!\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebtu u b\u00eb nj\u00eb p\u00ebrleshje e madhe e dyt\u00eb midis turm\u00ebs ton\u00eb t\u00eb protestuesve dhe policis\u00eb edhe forcave t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shpejt\u00eb. K\u00ebto t\u00eb fundit, t\u00eb ndodhura p\u00ebrball\u00eb presionit dhe q\u00ebndres\u00ebs heroike t\u00eb protestuesve u t\u00ebrhoq\u00ebn pran\u00eb godin\u00ebs s\u00eb Kryeministris\u00eb duke krijuar nj\u00eb gardh mjaft t\u00eb fuqish\u00ebm mbrojt\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos lejonin turm\u00ebn e protestuesve prej afro 5 mij\u00eb vetash q\u00eb i ndiqte ata, t\u00eb drejtoheshin drejt Bllokut Qeveritar. Disa ushtar\u00eb t\u00eb forcave t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shpejt\u00eb ishin t\u00eb rrethuar nga protestuesit pran\u00eb murit t\u00eb ish-Drejtoris\u00eb s\u00eb Pritjes. Protestuesit i rr\u00ebmbyen atyre mburojat prej kau\u00e7uku dhe shkopinjt\u00eb e gom\u00ebs. Nd\u00ebrkaq disa prej ushtar\u00ebve filluan edhe t\u00eb qanin. Un\u00eb duke nxitur nj\u00eb grup t\u00eb madh protestuesish b\u00ebra q\u00eb ata t\u00eb fillonin thirrjet: \u201cUshtria \u00ebsht\u00eb me ne! Ushtar\u00ebt jan\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb\u201d. Ata i lirojn\u00eb ushtar\u00ebt, i japin edhe pajimet p\u00ebrkat\u00ebse me vete si dhe nuk lejuan q\u00eb t\u00eb dhunoheshin fizikisht nga njer\u00ebzit e irrituar.<\/p>\n<p>Tek Liceu Artistik, nj\u00eb turm\u00eb tjet\u00ebr e madhe forcash t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shpejt\u00eb dhe t\u00eb rendit, e shoq\u00ebruar edhe me qen kufiri kishte p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe ndaluar turm\u00ebn e madhe t\u00eb protestuesve q\u00eb vinte mbas nesh nga Qyteti Studenti. Nj\u00eb grup i madh protestuesish, ish-t\u00eb burgosur e t\u00eb persekutuarish politik\u00eb kryesisht t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs nuk lejuam nj\u00eb grup t\u00eb rinjsh t\u00eb cil\u00ebt donin t\u00eb digjnin dy makinat IFA t\u00eb policis\u00eb. Nj\u00eb grup punonj\u00ebsish t\u00eb RTSH-s\u00eb, q\u00eb kishin dal\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb protestuesit dhe p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrkrahur ata, duke qen\u00eb edhe si shok\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb me mua m\u00eb thon\u00eb: \u201cSaimir, mos shkoni nga Blloku, sepse atje ka tanke dhe mitraloza dhe mund t\u2019ju vrasin t\u00eb gjith\u00ebve\u201d. N\u00eb k\u00ebto momente kaq delikate dhe t\u00eb rrezikshme, p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb masak\u00ebr t\u00eb pabesueshme dhe t\u00eb mundshme q\u00eb mund t\u00eb ndodhte tek Blloku Qeveritar, nisa t\u00eb th\u00ebrras: \u201cHajde t\u00eb shkojm\u00eb tek sheshi p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar monumentin\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu, d\u00ebrguam nj\u00eb grup burrash dhe grash q\u00eb t\u2019i b\u00ebnin thirrje turm\u00ebs s\u00eb protestuesve t\u00eb mbledhur pran\u00eb Kryeministris\u00eb q\u00eb t\u00eb ktheheshin prapa dhe t\u00eb niseshin n\u00eb drejtim t\u00eb Sheshit Sk\u00ebnderbe nga drejtimi i rrug\u00ebs mbrapa Piramid\u00ebs. Thirrjeve t\u00eb k\u00ebtyre burrave dhe grave iu bashkuan me qindra protestues. P\u00ebr t\u00eb nxitur dhe entuziazmuar grupin e protestuesve q\u00eb po mblidheshin shpejt e shpejt dhe sa m\u00eb shum\u00eb, ne filluam t\u2019u themi atyre: \u201cT\u00eb shkojm\u00eb tek sheshi t\u00eb rr\u00ebzojm\u00eb monumentin si dhe t\u00eb djegim veprat tek librari Flora\u201d. Nj\u00eb djal\u00eb i ri me flok\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, q\u00eb mbante nj\u00eb rrip t\u00eb kuq n\u00eb ball\u00eb m\u00eb afrohet dhe m\u00eb thot\u00eb: \u201c Un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb parull\u00eb t\u00eb madhe ku shkruhet: LIRI \u2013 DEMOKRACI\u201d. Ky djalosh i rritur jetim, q\u00eb quhet Albert Risilia, ka banuar n\u00eb konviktin e jetim\u00ebve pran\u00eb Qytetit t\u00eb Nx\u00ebn\u00ebsve. Nat\u00ebn ai kishte hequr perden e madhe prej bezeje t\u00eb dritares se dhom\u00ebs s\u00eb tij dhe mbi t\u00eb kishte shkruar me boj\u00ebn e k\u00ebpuc\u00ebve, parull\u00ebn \u201cLIRI \u2013 DEMOKRACI\u201d.<\/p>\n<p>Grupi i madh i t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb si dhe mjaft protestues iu bashkuan thirrjes s\u00eb Saimir Malokut p\u00ebr t\u00eb marshuar drejt sheshit p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar monumentin e diktatorit komunist. T\u00eb gjith\u00eb filluan t\u00eb b\u00ebrtisnin nj\u00ebz\u00ebri duke ftuar q\u00eb me ta t\u00eb bashkoheshin edhe mij\u00ebra protestues t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ishin t\u00eb bllokuar nga policia midis godin\u00ebs s\u00eb kryeministris\u00eb dhe Hotel Rogner (sot). Kur turma u b\u00eb e madhe, menduam q\u00eb parulla prej afro 3 metrash e gjat\u00eb t\u00eb vendosej n\u00eb krye t\u00eb turm\u00ebs. N\u00eb krye t\u00eb turm\u00ebs printe grupi i t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb (kryesisht i rrug\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs) dhe i mjaft qytetar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ishin sindikalist\u00eb, f\u00ebmij\u00eb jetim\u00eb, banor\u00eb autokton\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs etj.<\/p>\n<p>Turma e madhe e protestuesve prej afro 2 mij\u00eb vetash l\u00ebvizi dhe u drejtua p\u00ebr n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbe, n\u00ebp\u00ebrmjet itinerarit, q\u00eb fillonte nga prapa Piramid\u00ebs, Ura e Lan\u00ebs, Hotel Dajti, Ministria e Mbrojtjes e deri tek stacioni autobusit pran\u00eb Bank\u00ebs Komb\u00ebtare. N\u00eb krye t\u00eb turm\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb prej 5 metrash ishim disa shok\u00eb, t\u00eb shoq\u00ebruar edhe nga nj\u00eb fotoreporter i huaj i AFP-s\u00eb. Ne gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs inkurajonim turm\u00ebn duke hedhur parulla si : \u201cLiri \u2013 Demokraci!, Posht\u00eb diktatura!, Ta rr\u00ebzojm\u00eb apo jo? \u2013Po, Po, Po! etj\u201d. Nga tarraca e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes disa oficer\u00eb q\u00eb e njihnin mjaft mir\u00eb Saimir Malokun i b\u00ebrtasin atij duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cPrap\u00eb n\u00eb burg do t\u00eb shkosh, o Saimir me k\u00ebto gj\u00ebra q\u00eb po b\u00ebn, se nuk paske z\u00ebn\u00eb m\u00ebnd ti etj.\u201d<\/p>\n<p><strong>Ora 13:00. Sheshi \u201cSk\u00ebnderbej\u201d<\/strong><\/p>\n<div id=\"galeria\">\n<div id=\"img1\" class=\"content-gallery\">\n<div class=\"gallery-wrapper\">\n<div class=\"gallery-img\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.cna.al\/cna.al\/media3\/-640-0-1669459178x8-dhjetor-184.jpg\" \/><\/div>\n<div class=\"gallery-nav\">\n<div class=\"gallery-button-next\">Kjo turm\u00eb protestuesish q\u00eb qe dhe m\u00eb energjike dhe q\u00eb u shtua shum\u00eb gjat\u00eb rrug\u00ebs ishte e para q\u00eb arriti Sheshin \u201cSk\u00ebnderbe\u201d p\u00ebr t\u2019u vendosur af\u00ebr monumentit t\u00eb diktatorit komunist. P\u00ebr arsye se numri i forcave t\u00eb policis\u00eb dhe i forcave t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shpejt\u00eb q\u00eb ndodheshin pran\u00eb Sheshit \u2018Sk\u00ebnderbe\u2019 dhe Muzeut Historik Komb\u00ebtar, ishte tep\u00ebr i madh, u vendos q\u00eb protestuesit t\u00eb prisnin val\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb protestuesve q\u00eb vinin nga Qyteti Studenti. N\u00eb sheshin \u2018Sk\u00ebnderbe\u2019 kaloi nj\u00eb vetur\u00eb e bardh\u00eb dhe me sa mor\u00ebm vesh brenda saj ndodhesh Zoti Sali Berisha, kryetar i Partis\u00eb Demokratike. Kjo gj\u00eb i entuziazmoi protestuesit.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Nj\u00eb grup protestuesish q\u00eb ishin tek Liceu Artistik, pasi u p\u00ebrlesh\u00ebn me policin\u00eb, u fut\u00ebn tek lulishtja pran\u00eb Parlamentit n\u00ebp\u00ebrmjet Rrug\u00ebs s\u00eb Elbasanit. Pastaj pasi kaluan pran\u00eb godin\u00ebs s\u00eb Bashkis\u00eb u vendos\u00ebn rreth monumentit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut. Turma e tret\u00eb e protestuesve vjen nga Qyteti Studenti dhe vendoset p\u00ebrreth sheshit \u2018Sk\u00ebnderbe\u2019. Policia dhe forcat e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara me qen kufiri, t\u00eb cil\u00ebt i kishin fshehur prapa Muzeut Historik Komb\u00ebtar, filloi t\u2019u b\u00ebj\u00eb presion protestuesve t\u00eb shumt\u00eb p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr dhe p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrndar\u00eb larg monumentit t\u00eb Sk\u00ebnderbeut.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebrdori policia?<\/strong><\/p>\n<p>Policia p\u00ebrdori edhe zjarrfik\u00ebsen, e cila hidhte me presion uj\u00eb me ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe q\u00eb njolloste rrobat e protestuesve. Turma tjet\u00ebr e fundit prej afro dy mij\u00eb vetash e protestuesve ku ndodhej edhe Fatmir Merko\u00e7i q\u00eb ishin t\u00eb bllokuar tek godina e Kryeministris\u00eb e frik\u00ebsuar nga bresh\u00ebrit\u00eb n\u00eb aj\u00ebr t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb policis\u00eb, u t\u00ebrhoq nga tentativa p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Bllokun Qeveritar. Ata kaluan n\u00eb lulishten mbrapa Kryeministris\u00eb dhe mb\u00ebrrit\u00ebn tek sheshi \u2018Sk\u00ebnderbe\u2019 p\u00ebr t\u2019u vendosur tek kolonat e Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb ky grup protestuesish tentoi t\u00eb sulmoj\u00eb p\u00ebr nga shat\u00ebrvani, por u zmbraps\u00ebn nga policia. Disa makina t\u00eb vogla t\u00eb policis\u00eb qarkullonin n\u00ebp\u00ebr sheshin Sk\u00ebnderbe duke i r\u00ebn\u00eb sirenave p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb protestuesve presion psikologjik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb djal\u00eb i ri, i quajtur Durim Hoxha, shk\u00ebputet nga grupi kryesor i protestuesve q\u00eb ndodhesh pran\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shtetit, p\u00ebr t\u2019u kapur pas kabin\u00ebs s\u00eb zjarrfik\u00ebses. Por, pas pak ai rr\u00ebzohet i d\u00ebmtuar n\u00ebp\u00ebr trup dhe me fraktura t\u00eb brinj\u00ebve. Nd\u00ebrmjet protestuesve (banor\u00eb kryesisht n\u00eb Rrug\u00ebn e Kavaj\u00ebs, n\u00eb Laprak\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn Ali Demi, Kombinat etj) q\u00eb ndodheshin pran\u00eb Bank\u00ebs Komb\u00ebtare dhe monumentit t\u00eb diktatorit, po rrihnin mendimet se si t\u00eb sulmohej monumenti. Fillimisht duheshin thyer pllakat e mermerta t\u00eb shkall\u00ebve p\u00ebr t\u00eb zmbrapsur dhe p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrleshur me policin\u00eb. Gjithashtu pas k\u00ebsaj nevojitesh t\u00eb ndalohej ndonj\u00eb makin\u00eb e rastit, e tonazhit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar me kavo monumentin e diktatorit komunist. M\u00eb von\u00eb, ndoshta ky aksion mund t\u00eb vazhdohej me shkuarjen e protestuesve p\u00ebr tek Librari Flora p\u00ebr t\u00eb djegur veprat e diktatorit komunist dhe heqjen e parull\u00ebs: \u201cLAVDI PARTIS\u00cb S\u00cb PUN\u00cbS S\u00cb SHQIP\u00cbRIS\u00cb\u201d .<\/p>\n<p>Prania e ushtar\u00ebve t\u00eb armatosur me snajper\u00eb sip\u00ebr Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs, Hotel Tiran\u00ebs, Muzeut Historik Komb\u00ebtar dhe n\u00eb pallatet p\u00ebr rreth e b\u00ebnte t\u00eb pamundur dhe tep\u00ebr t\u00eb rreziksh\u00ebm k\u00ebt\u00eb aksion dhe ky mund t\u00eb lihej p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr kur t\u00eb krijohej mund\u00ebsia. Minut\u00eb pas minute shtohej numri i protestuesve n\u00eb shesh. P\u00ebr nj\u00eb moment u d\u00ebgjua nj\u00eb e thirrur: \u201cMos u prapsni dhe mos u trembni nga policia, se ata jan\u00eb t\u00eb armatosur me fishek\u00eb manov\u00ebr (fishek\u00eb st\u00ebrvitjeje q\u00eb b\u00ebn zhurm\u00eb, pa pasur plumb brenda)\u201d. Kjo i dha shum\u00eb kuraj\u00eb protestuesve. Tre makina IFA t\u00eb policis\u00eb t\u00eb mbuluar me tenda shkarkojn\u00eb pran\u00eb shat\u00ebrvanit nj\u00eb grup t\u00eb madh forcash speciale t\u00eb pajisura me skafandra plastike dhe me shkopinj gome. Ata krijojn\u00eb nj\u00eb gardh t\u00eb fuqish\u00ebm mbrojt\u00ebs p\u00ebr rreth sheshit tek monumenti.<\/p>\n<p><strong>Ushtria<\/strong><\/p>\n<p>Ushtria nuk reagoi\u2026 Nd\u00ebrkoh\u00eb, sheshi Sk\u00ebnderbe ishte mbushur plot e p\u00ebrplot nga dhjet\u00ebra mij\u00ebra vet\u00eb dhe t\u00eb vendosur rreth e p\u00ebrqark tij, b\u00ebrtisnin duke thirrur: \u201cUshtria \u00ebsht\u00eb me ne! T\u00eb hiqet qelb\u00ebsira! Liri \u2013 Demokraci!\u201d etj. Nj\u00eb grup prej 40 deri 50 vetash shk\u00ebputet nga turma e popullit protestues dhe vendoset pran\u00eb monumentit t\u00eb diktatorit. Sipas planit t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb ato filluan t\u00eb thyejn\u00eb pllakat prej mermeri t\u00eb shkall\u00ebve dhe nis\u00ebn t\u00eb q\u00ebllojn\u00eb policin\u00eb. Forcat speciale, t\u00eb ruajtjes s\u00eb rendit dhe t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shpejt\u00eb, t\u00eb armatosura me shogun dhe arm\u00eb t\u00eb ndryshme filluan t\u00eb q\u00ebllojn\u00eb n\u00eb aj\u00ebr me fishek\u00eb manov\u00ebr dhe t\u00eb sulmonin her\u00eb pas here grupin e protestuesve tek monumenti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq protestuesit i kund\u00ebrp\u00ebrgjigjeshin duke i q\u00eblluar me gur\u00eb e copa mermeri. Nga krahu lindor i Muzeut Historik Komb\u00ebtar, n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb policis\u00eb erdh\u00ebn forca t\u00eb shumta t\u00eb ushtris\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shpejt\u00eb me qen kufiri. Nj\u00eb protestues pran\u00eb monumentit mbante nj\u00eb flamur komb\u00ebtar. Sip\u00ebr godin\u00ebs s\u00eb Bank\u00ebs Komb\u00ebtare, Muzeut Historik Komb\u00ebtar dhe pallateve n\u00eb hyrje t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Durr\u00ebsit dhe t\u00eb Kavaj\u00ebs etj, policia kishte vendosur snajper\u00eb dhe kamera t\u00eb fshehta. N\u00eb mes t\u00eb radh\u00ebve t\u00eb protestuesve, policia dhe sigurimi e shtetit kishin infiltruar shum\u00eb informator\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kishin p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb raportonin mbi veprimtarin\u00eb e elementeve t\u00eb rreziksh\u00ebm rebel. Por p\u00ebrpjekjet e policis\u00eb dhe t\u00eb forcave t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shpejt\u00eb ishin t\u00eb kota para turm\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb protestuesve t\u00eb cil\u00ebt u sul\u00ebn nga t\u00eb gjitha krah\u00ebt dhe i detyruan ata t\u00eb t\u00ebrhiqen.<\/p>\n<p>Populli, duke b\u00ebrtitur \u201cFitore Fitore\u201d, u sul i t\u00ebri drejt monumentit dhe u b\u00eb zot i sheshit Sk\u00ebnderbe. Nj\u00eb helikopter policie fluturonte dhe filmonte protestuesit e shumt\u00eb q\u00eb u mblodh\u00ebn p\u00ebrreth monumentit. Nj\u00eb kameraman i quajtur Agim Buxheli b\u00ebnte filmime me nj\u00eb kamera amatore. N\u00eb mes t\u00eb turm\u00ebs, nj\u00eb qytetar rreth 70 vje\u00e7 i quajtur Hysen Berberi (ish-partizan dhe ish i internuar n\u00eb kampin fam\u00ebkeq nazist t\u00eb Prishtin\u00ebs) ishte i goditur n\u00eb kok\u00eb dhe i mbuluar t\u00ebr\u00eb gjak n\u00eb fytyr\u00eb. Disa gra protestuese e mor\u00ebn p\u00ebr ta \u00e7uar n\u00eb mjekim pran\u00eb ambulanc\u00ebs Nr, 5. q\u00eb ndodhesh p\u00ebrball\u00eb ish-godin\u00ebs s\u00eb Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve. Nj\u00eb qytetar tjet\u00ebr Fatmir Merko\u00e7i n\u00eb gjendje t\u00eb plagosur ishte i shtrir\u00eb p\u00ebr tok\u00eb. Disa prej protestuesve t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb ndodheshin aty e marrin at\u00eb n\u00eb krah dhe e shpien tek nj\u00eb makin\u00eb aty pran\u00eb dhe e nisin drejt spitalit civil.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb theksojm\u00eb se gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrleshjeve t\u00eb protestuesve me forcat speciale tek monumenti qytetari Ardian Heta mori nj\u00eb makin\u00eb IFA t\u00eb braktisur, q\u00eb ndodhesh n\u00eb sheshin Sk\u00ebnderbe. Ardiani merr drejtimin e makin\u00ebs IFA dhe pasi b\u00ebn dy xhiro rreth shat\u00ebrvanit godet me spond nj\u00eb makin\u00eb zjarrfik\u00ebse q\u00eb lagte popullin me uj\u00eb t\u00eb ngjyrosur me boj\u00eb t\u00eb kuqe. Makina zjarrfik\u00ebse nga kjo goditje ndalon s\u00eb l\u00ebvizuri. Nd\u00ebrkoh\u00eb aty pran\u00eb ndodhesh nj\u00eb polic rreth 35 vje\u00e7, i plagosur n\u00eb kok\u00eb nga gur\u00ebt e protestuesve dhe i mbuluar me gjak. Ardian Heta s\u00eb bashku me shokun e tij Indrit Sukaj, e marrin n\u00eb makin\u00eb policin e plagosur dhe e transportojn\u00eb n\u00eb spitalin ushtarak n\u00eb Laprak\u00eb. Para se t\u00eb nisesh makina shum\u00eb protestues i thon\u00eb Ardianit q\u00eb t\u00eb kthehesh prap\u00eb se makina mund t\u00eb nevojitesh edhe p\u00ebr rr\u00ebzimin e monumentit. Dhe ai e mbajti premtimin. Gjat\u00eb p\u00ebrleshjeve me gur\u00eb me policin\u00eb u plagos\u00ebn apo u l\u00ebnduan edhe mjaft protestues t\u00eb tjer\u00eb po ashtu edhe nga efektivi i forcave t\u00eb rendit.<\/p>\n<p><strong>Si u rr\u00ebzua\u00a0<\/strong><strong>busti<\/strong><strong>\u00a0i diktatorit?<\/strong><\/p>\n<p>Ora 14:00. Sheshi Sk\u00ebnderbej.<\/p>\n<p>Populli brohoriste dhe hidhte parulla triumfuese. Nj\u00eb grup i madh qytetar\u00ebsh ishin t\u00eb vendosur pran\u00eb vendit ku q\u00ebndronte akoma monumenti i diktatorit komunist. Ishte problemi i rr\u00ebzimit t\u00eb monumentit. Nga rruga e Durr\u00ebsit vijn\u00eb dy djem t\u00eb rinj nj\u00ebri prej t\u00eb cil\u00ebve quhesh Naim Qyqja, q\u00eb mbanin nj\u00eb rrotull litari prej liri. Pastaj nj\u00eb grup njer\u00ebzish ndihmojn\u00eb Astrit Hatellarin q\u00eb t\u00eb vendos\u00eb litarin tek koka e monumentit t\u00eb diktatorit. P\u00ebrpjekja e par\u00eb d\u00ebshton sepse lart\u00ebsia ishte shum\u00eb e madhe. N\u00eb p\u00ebrpjekjen e dyt\u00eb, Astrit Hatellari i ndihmuar edhe nga nj\u00eb qytetar tjet\u00ebr e vendos litarin pran\u00eb gishtave t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb majt\u00eb e ulur posht\u00eb, t\u00eb monumentit t\u00eb diktatorit. Protestuesit e shumt\u00eb e t\u00ebrheqin 3-4 her\u00eb litarin dhe nd\u00ebrkaq monumenti i derdhur n\u00eb bronz t\u00eb diktatorit komunist l\u00ebkundet dhe bie anash n\u00eb drejtim t\u00eb Muzeut Historik Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Un\u00eb dhe dy shok\u00eb ishim nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb shkuam tek koka e diktatorit duke e goditur, p\u00ebshtyr\u00eb dhe duke e injoruar at\u00eb n\u00eb prani t\u00eb gjith\u00eb protestuesve. Gjith\u00eb ai popull prej afro 100 mij\u00eb vetash, q\u00eb ndodhesh tek sheshi Sk\u00ebnderbe, duke u p\u00ebrqafuar me nj\u00ebri-tjetrin nga g\u00ebzimi i madh i k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme, filloi t\u00eb brohoras\u00eb i entuziazmuar tej mase. Ra simboli i komunizmit, i cili lavdin\u00eb e tij e vuri mbi vuajtjet e dhjet\u00ebra mij\u00ebra vet\u00ebve n\u00eb burgje, internime dhe d\u00ebbime. Gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste u pushkatuan me mij\u00ebra veta, sepse pat\u00ebn p\u00ebr ideal demokracin\u00eb e sotme. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u theksuar se gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb rr\u00ebzimit t\u00eb monumentit vazhdonin punimet e Komitetit Qendror t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Hekuran Isai, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm duke informuar p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar Z. Ramiz Alin\u00eb, thot\u00eb se megjith\u00ebse ka nj\u00eb ligj p\u00ebr mbrojtjen e monumenteve, un\u00eb nuk mund t\u00eb shkoj deri n\u00eb masak\u00ebr ose n\u00eb gjakderdhje ndaj popullit. Z. Ramiz Alia e miraton mendimin e tij. Kjo b\u00ebri q\u00eb Z. Hekuran Isai nuk iu b\u00eb asnj\u00eb v\u00ebrejtje nga Komiteti Qendror i Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs. Duke kujtuar momentin e inaugurimit t\u00eb k\u00ebtij monumenti gjigant t\u00eb diktatorit komunist, militant\u00ebt ekstremist\u00eb komunist\u00eb b\u00ebrtisnin: \u201cParti Enver jemi gati kurdoher\u00eb!\u201d. Nd\u00ebrsa n\u00eb momentin q\u00eb do t\u00eb rr\u00ebzohesh ky monument, populli demokrat i Tiran\u00ebs me entuziaz\u00ebm t\u00eb pa p\u00ebrshkruar b\u00ebrtiste: \u201cTa heqim, ta heqim, ta heqim qelb\u00ebsir\u00ebn!\u201d. Njer\u00ebzit nga kureshtja e madhe shkuan tek koka e monumentit t\u00eb diktatorit dhe me veprime nga m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme shprehnin urrejtjen e tyre t\u00eb madhe ndaj tij. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb mb\u00ebrrin tek sheshi \u201cSk\u00ebnderbe\u201d, makina IFA e drejtuar nga Ardian Heta. Ai e drejton makin\u00ebn drejt e tek vendi ku ndodhesh monumenti i diktatorit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb protestuesit i v\u00ebn\u00eb kavon kok\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij monumenti gjigant dhe makina IFA e drejtuar nga Ardian Heta i shoq\u00ebruar n\u00eb kabin\u00eb nga shoku i tij Indrit Sukaj, e t\u00ebrheq zvarr\u00eb k\u00ebt\u00eb monument gjigant p\u00ebrgjat\u00eb sheshit Sk\u00ebnderbe. Mbi makin\u00eb dhe mbi monument, rrinin t\u00eb ulur njer\u00ebz t\u00eb shumt\u00eb. Gjith\u00eb populli i Tiran\u00ebs, q\u00eb ndodhesh n\u00eb Sheshin Sk\u00ebnderbe e shoq\u00ebronte kamionin me thirrje dhe brohoritje t\u00eb shumta. Pas gjith\u00eb k\u00ebtyre, makina IFA e drejtuar nga Ardian Heta vazhdon itinerarin n\u00eb drejtim t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Elbasanit. Pes\u00ebdhjet\u00eb metra larg nga godina e ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb (sot), shk\u00ebputet busti nga pjesa tjet\u00ebr e monumentit gjigant t\u00eb diktatorit. Gjithashtu makina IFA p\u00ebson defekt (i digjet freksioni) p\u00ebr arsye t\u00eb pesh\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb demonstruesve t\u00eb hipur mbi makin\u00eb dhe mbi monumentin e diktatorit.<\/p>\n<p>Turma e demonstruesve shk\u00ebpusin kavon nga makina dhe fillojn\u00eb t\u00eb t\u00ebrheqin vet\u00eb bustin e diktatorit deri pran\u00eb parkut t\u00eb lodrave n\u00eb Rrug\u00ebn e Elbasanit. Gjithashtu tek pjesa e mbetur e monumentit t\u00eb diktatorit ( nga k\u00ebmb\u00ebt deri tek gjoksi) afrohet nj\u00eb kamion e parkut t\u00eb mallrave me shofer Sulo Jaupaj. Shum\u00eb demonstrues e lidh\u00ebn k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mbetur t\u00eb monumentit me kamionin. Shoferi Sulo Jaupaj me makin\u00ebn e tij l\u00ebviz afro dy kilometra n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs i p\u00ebrsh\u00ebndetur nga mij\u00ebra qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn malore t\u00eb Rrug\u00ebs s\u00eb Elbasanit p\u00ebr t\u2019u ardhur n\u00eb ndihm\u00eb demonstruesve t\u00eb lodhur vjen nj\u00eb autobus me ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe q\u00eb ishte i pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb minier\u00ebs s\u00eb K\u00ebrrab\u00ebs. Kjo makin\u00eb drejtohesh nga nj\u00eb shofer zeshkan 50 vje\u00e7ar, q\u00eb quhesh Hysen Alla. Autobusi ishte i mbushur me minator\u00eb. Minator\u00ebt dhe protestuesit e lidh\u00ebn shpejt e shpejt bustin e diktatorit pas autobusit. Pastaj, Hysen Alla e drejton makin\u00ebn e tij p\u00ebr tek godina e student\u00ebve grevist\u00eb. Por p\u00ebr shkak t\u00eb pjerr\u00ebsis\u00eb s\u00eb madhe q\u00eb kishte rruga, busti i diktatorit t\u00ebrhiqet nga nj\u00eb traktor me rrota t\u00eb m\u00ebdha gome dhe e d\u00ebrgon tek godina e student\u00ebve grevist\u00eb. Kur busti i diktatorit mb\u00ebrriti atje shp\u00ebrtheu nj\u00eb g\u00ebzim i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm midis student\u00ebve grevist\u00eb t\u00eb uris\u00eb t\u00eb ngujuar dhe protestuesve t\u00eb pranish\u00ebm. Busti i diktatorit u la i varur lart tek godina e student\u00ebve grevist\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.cna.al\/cna.al\/media3\/-640-0-1708412029xbusti1-563.jpg\" alt=\"20 shkurti i 1991-shit, 33 vite nga rr\u00ebzimi i bustit t\u00eb diktatorit\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"413012\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.cna.al\/cna.al\/media3\/-640-0-1670506558xprotesta-e-dhjetorit-873.jpg\" alt=\"20 shkurti i 1991-shit, 33 vite nga rr\u00ebzimi i bustit t\u00eb diktatorit\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"413008\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.cna.al\/cna.al\/media3\/-640-0-1708412029xbusti1-563.jpg\" alt=\"20 shkurti i 1991-shit, 33 vite nga rr\u00ebzimi i bustit t\u00eb diktatorit\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"413012\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.cna.al\/cna.al\/media3\/-640-0-1708412029xbusti2-436.jpg\" alt=\"20 shkurti i 1991-shit, 33 vite nga rr\u00ebzimi i bustit t\u00eb diktatorit\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"413011\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.cna.al\/cna.al\/media3\/-640-0-1669459178x8-dhjetor-184.jpg\" alt=\"20 shkurti i 1991-shit, 33 vite nga rr\u00ebzimi i bustit t\u00eb diktatorit\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"413018\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.cna.al\/cna.al\/media3\/-640-0-1670529240xdhjetor-90-132.jpg\" alt=\"20 shkurti i 1991-shit, 33 vite nga rr\u00ebzimi i bustit t\u00eb diktatorit\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"413017\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.cna.al\/cna.al\/media3\/-640-0-1670620188xdhjetor-2-745.jpg\" alt=\"20 shkurti i 1991-shit, 33 vite nga rr\u00ebzimi i bustit t\u00eb diktatorit\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"413015\" \/><\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.cna.al\/cna.al\/media3\/-640-0-1670620188xdhjetor-983.jpg\" alt=\"20 shkurti i 1991-shit, 33 vite nga rr\u00ebzimi i bustit t\u00eb diktatorit\" width=\"100%\" data-size=\"x\" data-id=\"413014\" \/><\/p>\n<div id=\"galeria\">\n<div id=\"img1\" class=\"content-gallery\">\n<div class=\"gallery-wrapper\">\n<div class=\"gallery-img\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/media.cna.al\/cna.al\/media3\/-640-0-1669459178x8-dhjetor-184.jpg\" \/><\/div>\n<div class=\"gallery-nav\"><\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 20 shkurt 1991, populli i Tiran\u00ebs u mblodh n\u00eb sheshin &#8220;Sk\u00ebnderbej&#8221; p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar shtatoren e diktatorit Enver Hoxha. Kjo ngjarje erdhi pas zhvillimeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike q\u00eb kishin ndodhur n\u00eb dhjetor 1990 kur p\u00ebrmes protestave studentore t\u00eb pasuara nga protesta e shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, u rr\u00ebzua sistemi komunist. Shpallja e pluralizmit politik, n\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":37866,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-105149","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105149","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=105149"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105149\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":105151,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105149\/revisions\/105151"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37866"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=105149"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=105149"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=105149"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}