{"id":105271,"date":"2025-02-21T09:17:42","date_gmt":"2025-02-21T09:17:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=105271"},"modified":"2025-02-21T09:17:42","modified_gmt":"2025-02-21T09:17:42","slug":"investigim-si-balluku-dhe-drejtoret-qe-ajo-emeron-u-japin-tendera-familjareve-te-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/02\/21\/investigim-si-balluku-dhe-drejtoret-qe-ajo-emeron-u-japin-tendera-familjareve-te-tyre\/","title":{"rendered":"Investigim\/ Si Balluku dhe drejtor\u00ebt q\u00eb ajo em\u00ebron u japin tendera familjar\u00ebve t\u00eb tyre"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb 3 tetor 2021 shp\u00ebrtheu skandali nd\u00ebrkomb\u00ebtar i \u201cPandora Papers\u201d, ku miliona dokumente sekrete t\u00eb zbuluara nga Rrjeti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Gazetaris\u00eb Investigative ekspozuan sekretet financiare p\u00ebr 35 drejtues dhe ish-drejtues politik\u00eb bot\u00ebror\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se 330 politikan\u00eb dhe zyrtar\u00eb publik\u00eb, si dhe nj\u00eb grup global t\u00eb arratisurish, mashtruesish dhe vras\u00ebsish p\u00ebrfunduan n\u00eb faqet e mediave nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ky skandal evidentoi se shum\u00eb nga njer\u00ebzit e fuqish\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund sistemit offshore, jan\u00eb pik\u00ebrisht ata q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga ky sistem duke fshehur asetet n\u00ebp\u00ebrmjet kompanive private, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb qeverit\u00eb e tyre b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb ngadal\u00ebsuar rrjedhjen globale t\u00eb parave q\u00eb pasurojn\u00eb kriminel\u00ebt dhe varf\u00ebrojn\u00eb kombet.<\/p>\n<p>\u201cCil\u00ebsia e offshorit kush \u00ebsht\u00eb? \u00cbsht\u00eb q\u00eb nuk e tregon kush \u00ebsht\u00eb pronari i kompanis\u00eb s\u00eb regjistruar n\u00eb offshore, prandaj njer\u00ebzit shkojn\u00eb e regjistrohen n\u00eb offshore\u201d- shprehet eksperti Pano Soko.<\/p>\n<p>\u201cNuk mjafton vet\u00ebm puna e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me. Vet drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me ka deklaruar se vet institucionet shtet\u00ebrore nuk depozitojn\u00eb kall\u00ebzime. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje q\u00eb un\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet jush i b\u00ebj \u00e7do qytetari, q\u00eb shikon nj\u00eb vep\u00ebr penale, ka detyrimin ligjor ta kall\u00ebzoj\u00eb\u201d- thot\u00eb p\u00ebr Vetting Arben Llangozi.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria kishte disa biznesmen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skandalin e \u201cPandora Papers\u201d, por deri m\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb zbuluar asnj\u00eb politikan shqiptar n\u00eb k\u00ebto lista. Megjithat\u00eb k\u00ebrkimet e thelluara t\u00eb \u201cVetting\u201d provojn\u00eb se biznesmen\u00eb shqiptar\u00eb me pasuri offshore jan\u00eb nj\u00eb zgjatim i politik\u00ebs, pasi ata rezultojn\u00eb ortak\u00eb biznesi me familjar\u00ebt e tyre n\u00eb kompani t\u00eb fshehura jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky skandal nd\u00ebrkomb\u00ebtar zbulon qart\u00eb skem\u00ebn se si biznesi privat n\u00eb Shqip\u00ebri merr tendera, licenca dhe koncesione n\u00ebp\u00ebrmjet favorizimeve duke transferuar shuma monetare te familjar\u00ebt e zyrtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb vend, t\u00eb cil\u00ebt abuzojn\u00eb me nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb varfra n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ekspertit Pano Soko: \u201cN\u00eb nj\u00eb situat\u00eb le t\u00eb themi ku varf\u00ebria \u00ebsht\u00eb ulur k\u00ebmb\u00ebkryq n\u00eb pothuajse gjysm\u00ebn e popullsis\u00eb sipas raporteve t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, 46% e popullsis\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb prag varf\u00ebrie, ku varf\u00ebria \u00ebsht\u00eb kaq e theksuar sa nuk ka nj\u00eb sektor t\u00eb jet\u00ebs publike, jo vet\u00ebm ekonomia, por nj\u00eb sektor t\u00eb jet\u00ebs publike q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb kapur sot, ku padrejt\u00ebsia sociale \u00ebsht\u00eb kaq e madhe\u201c<\/p>\n<p>\u201cJemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku pavar\u00ebsisht propagand\u00ebs s\u00eb madhe, njer\u00ebzit prekin p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, p\u00ebrballen me v\u00ebshtir\u00ebsi, munges\u00ebn e ila\u00e7eve n\u00ebp\u00ebr spitale, me munges\u00ebn e mund\u00ebsive, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re.\u201d- shprehet Agron Shehaj.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb korruptuara n\u00eb Europ\u00eb dhe korrupsioni tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb emergjenc\u00eb komb\u00ebtare, e cila si nj\u00eb thik\u00eb godet pareshtur vendin duke shkaktuar hemorragji t\u00eb fondeve publike dhe largim masiv t\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb emigracion.<\/p>\n<p>Sipas Shehajt: \u201cMjafton t\u00eb shohim se sa, ikin me dhjetra mij\u00ebra shqiptar\u00eb, \u00e7do vit nga Shqip\u00ebria, vet\u00ebm n\u00eb 2023 mbi 50 mij\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb ikur dhe kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb leje q\u00ebndrimi n\u00eb Bashkimin Europian. K\u00ebshtu q\u00eb kjo tregon q\u00eb njer\u00ebzve u ka ardhur n\u00eb maj\u00eb t\u00eb hund\u00ebs\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb \u201cVetting\u201d zbulon aferat n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb qeverisjes, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb zv.kryeministren Belinda Balluku, stafin e saj m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb ku familjar\u00ebt e drejtor\u00ebve n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb e Ballukut jan\u00eb t\u00eb implikuar n\u00eb koncesione, tendera publike.<\/p>\n<p>Madje familjar\u00eb t\u00eb drejtorit t\u00eb kabinetit t\u00eb zv.kryeministres rezultojn\u00eb ortak\u00eb me kompani q\u00eb marrin fonde publike nga buxheti i shtetit, q\u00eb ngren\u00eb dyshime t\u00eb forta p\u00ebr afera korruptive pasi kemi konflikt interesi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb \u00e7do institucion shtet\u00ebror kemi nj\u00eb \u00e7erdhe t\u00eb korrupsionit sepse nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rast, por kemi me dhjetra raste dhe implikimi t\u00eb drejtorash, n\u00eb veprime t\u00eb kundraligjshme, n\u00eb krijimin e kompanive q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb\u00a0 t\u00eb ardhura nga buxheti i shtetit dhe kjo p\u00ebrb\u00ebn n\u00eb vetvete nj\u00eb vep\u00ebr penale t\u00eb korrupsionit.\u201d- shprehet avokati Arben Llangozi.<\/p>\n<p>Kjo q\u00eb shikoni \u00ebsht\u00eb zv.kryeministrja e Shqip\u00ebris\u00eb, Belinda Balluku, nj\u00ebkoh\u00ebsisht ministrja e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Por teksa jemi m\u00ebsuar ta shohim t\u00eb dal\u00eb n\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat nga Kryeministria, k\u00ebsaj radhe ministrja Balluku \u00ebsht\u00eb duke dal\u00eb nga dera e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me e z\u00ebn\u00eb n\u00eb prit\u00eb nga gazetar\u00ebt pasi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje p\u00ebr 3 or\u00eb rresht nga prokuror\u00ebt e SPAK-ut, gjithmon\u00eb sipas saj p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb ndarja e v\u00ebrtet\u00eb e pushteteve p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ne e kemi folur gjithmon\u00eb. Pra, qeveria ka pun\u00ebn e saj, parlamenti ka pun\u00ebn e tij dhe drejt\u00ebsia ka pun\u00ebn e saj dhe ne jemi k\u00ebtu p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur padyshim. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dosje q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb pis t\u00eb madh dhe t\u00eb vog\u00ebl dhe i ka ardhur koha t\u00eb zbardhet, p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb t\u00eb mir\u00ebn nga e keqja, pun\u00ebn e ndershme nga abuzimi i pafalsh\u00ebm.\u201d- \u00ebsht\u00eb shprehur ministrja Balluku.<\/p>\n<p>Zv.kryeministrja Balluku flet p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn dhe t\u00eb keqen, por shmang faktin se gjurm\u00ebt e aferave q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e saj m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt si ish-Drejtori i ARRSH-s\u00eb i arrestuar nga SPAK, Evis Berberi p\u00ebrfundojn\u00eb te zyra e saj n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb k\u00ebto gjurm\u00eb kan\u00eb arritur edhe te zyra e zv.Kryeministris\u00eb, ku i bashk\u00ebngjit\u00ebn familjar\u00ebt e drejtorit t\u00eb kabinetit Ermal Nufi, drejtor\u00ebve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb var\u00ebsi direkte nga ministrja Balluku, si Mehmet Hasalami, Erjola Muka dhe Irena Malolli.<\/p>\n<p>Sipas Artur Me\u00e7ollarit: \u201cKorrupsioni i qeveris\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebstrukturuar, si nj\u00eb struktur\u00eb paralele me struktur\u00ebn e hierarkis\u00eb shtet\u00ebrore.\u201d<\/p>\n<p>N\u00ebn buz\u00ebqeshjen e zv.kryeministres fshihen disa padi nga opozita e vendit p\u00ebr at\u00eb personalisht p\u00ebr Portin e Durr\u00ebsit, p\u00ebr sektorin e energjis\u00eb, dy hetime nga SPAK p\u00ebr koncesionin e baz\u00ebs ushtarake n\u00eb Sarand\u00eb dhe tunelin e Llogaras\u00eb, ku shkeljet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit jan\u00eb denoncuar nga emisioni \u201cVetting\u201d n\u00eb prill 2024.<\/p>\n<p>Teksa ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj u vendos n\u00ebn hetim nga Prokuroria e Posa\u00e7me pasi iu ekspozuan njohjet me biznesmen\u00ebt e incenerator\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb aksidenti me makin\u00ebn q\u00eb po udh\u00ebtonte n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, p\u00ebr zv.kryeministren Balluku ka nj\u00eb mjegull, e cila t\u00eb krijon p\u00ebrshtypjen e qet\u00ebsis\u00eb p\u00ebrpara stuhis\u00eb.<\/p>\n<h4><strong>Drejtor\u00ebt e Ballukut n\u00ebn dyshime p\u00ebr konflikte interesi<\/strong><\/h4>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2021, konsorciumi i kompanive t\u00eb huaja dhe shqiptare, ku nd\u00ebr to ishte dhe kompania \u201cABKONS\u201d e Besnik Leskaj do t\u00eb fitonte tenderin 11 milion\u00eb euro nga Autoriteti Portual i Durr\u00ebsit p\u00ebr hartimin e Projektit t\u00eb detajuar teknik t\u00eb Portit t\u00eb ri tregtar t\u00eb Integruar t\u00eb Durr\u00ebsit n\u00eb Porto Romano.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha kompanit\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse u skualifikuan duke u shpallur automatikisht fitues bashkimi i kompanive \u201cABKONS shpk\u201d, \u201cHASKONINGDHV NEDERLAND B.V\u201d, \u201cADEC ENGINEERING CONSULTANCY L.L.C\u201d, \u201cTAULANT\u201d shpk, \u201cGEO-ENG shpk\u201d. Sipas Open Data Albania ky tender paraqet dyshime p\u00ebr korrupsion dhe favorizim nga Autoriteti Portual Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPo ta regjistrosh nj\u00eb kompani n\u00eb Shqip\u00ebri, futesh tek faqja e QKB-s\u00eb dhe ti shikon t\u00eb gjith\u00eb pronar\u00ebt me em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr. Nd\u00ebrsa ai q\u00eb e regjistron n\u00eb offshore nuk e tregon pronarin\u201d- shprehet Pano Soko.<\/p>\n<p>Biznesmeni Besnik Leskaj \u00ebsht\u00eb person i lidhur me Ledia Totaj, automatikisht \u00ebsht\u00eb subjekt i Inspektoratit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave.<\/p>\n<p>Nga informacionet e siguruara nga \u201cVetting\u201d, \u00a0Besnik Leskaj ka deklaruar vet\u00ebm n\u00eb vitin 2017 themelimin e deg\u00ebs s\u00eb kompanis\u00eb \u201cIKONS GLOBAL LIMITED\u201d n\u00eb Angli, por n\u00eb vazhdim nuk ka deklaruar t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet me k\u00ebt\u00eb kompani apo l\u00ebvizjen e aksioneve.<\/p>\n<p>Por Besnik Leskaj \u00ebsht\u00eb aksioner te kompania n\u00eb Angli n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb dege t\u00eb k\u00ebsaj kompanie q\u00eb e ka themeluar n\u00eb 2018 n\u00eb offshoret e Malt\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parajs\u00eb fiskale p\u00ebr biznesmen\u00ebt q\u00eb duan t\u00eb fshehin pasurit\u00eb e tyre. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, kjo kompani e cila zot\u00ebron aksione te kompania n\u00eb Angli nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb ILDKPKI nga Besnik Leskaj.<\/p>\n<p>Nga dokumentet zyrtare, kjo kompani guack\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb kompanie tjet\u00ebr malteze \u201cBlessed Investment Limited\u201d, e cila ka si pronar fundor kompanin\u00eb shqiptare \u201cBlessed Investment\u201d shpk. Kjo kompani \u00ebsht\u00eb aksionere drejtp\u00ebrdrejt te kompanit\u00eb e parqeve fotovoltaike, te kompania \u201cIKONS\u201d dhe \u201cABKONS\u201d shpk, ku kjo e fundit ka marr\u00eb fonde nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.<\/p>\n<p>Dy drejtoresha n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs, Erjola Muka dhe Irena Malolli, t\u00eb cilat jan\u00eb an\u00ebtare t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb publike Hekurudha Shqiptare SH.a, bashk\u00ebshort\u00ebt e tyre, p\u00ebrkat\u00ebsisht Redjon Biba dhe Sokol Malolli jan\u00eb drejtues te kompanit\u00eb \u201cABKONS\u201d dhe \u201cIKONS\u201d t\u00eb biznesmenit Besnik Leskaj q\u00eb ka aksione te koncesioni i hekurudh\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e paqart\u00eb n\u00ebse kemi konflikt interesi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, por numri i lart\u00eb i personave t\u00eb lidhur me biznesmenin ngren\u00eb hije dyshimi, pasi duket sikur e gjith\u00eb infrastruktura \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb familje biznesi.<\/p>\n<h4><strong>P\u00ebrfitimet e Ami Kozelit nga Rind\u00ebrtimi<\/strong><\/h4>\n<p>Zv.ministri i Infrastruktur\u00ebs Ami Kozeli duket se ka probleme q\u00eb lidhen\u00a0 me Rind\u00ebrtimin.<\/p>\n<p>N\u00eb 13 shkurt 2020, K\u00ebshilli i Ministrave me an\u00eb t\u00eb vendimit nr.143 do t\u00eb miratonte list\u00ebn e subjekteve, t\u00eb cilat p\u00ebrjashtoheshin nga TVSH-ja n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit t\u00eb Rind\u00ebrtimit. Pra, kompanit\u00eb q\u00eb kishin projekte publike q\u00eb lidheshin me Rind\u00ebrtimin nuk do t\u00eb paguanin TVSH-n\u00eb, si edhe kompanit\u00eb q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtonin projekte t\u00eb lidhura me Rind\u00ebrtimin, q\u00eb financoheshin nga donator\u00eb t\u00eb huaj drejtp\u00ebrdrejt.<\/p>\n<p>M\u00eb 30 shtator 2020, K\u00ebshilli i Ministrave do t\u00eb shtonte edhe nj\u00eb kategori tjet\u00ebr p\u00ebrfituesish, q\u00eb ishin kompanit\u00eb n\u00ebnkonktraktore t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb programin e Rind\u00ebrtimit dhe furnizuesit e mallrave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00ebn e kompanive t\u00eb publikuara nga tatimet, t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebrfituar nga TVSH-ja gjendet edhe kompania \u201cEUR0-GUAINA\u201d ish-Mantis shpk, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Agim Kozelit, babai i zv.ministrit t\u00eb Infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu kemi t\u00eb nj\u00ebjtin problem se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me veprime korruptive sepse dyshohet se zv.ministri ka favorizuar baban\u00eb e vet, p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb prokurime apo p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb tendera, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga buxheti i shtetit.\u201d- shprehet Llangozi.<\/p>\n<p>Kjo kompani \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 2003 nga shtetasi italian Lorenzo Recchetti, Agim Kozeli dhe Artur Kozeli. N\u00eb 2006 ortak kalon Ami Kozeli, i cili ia rishet k\u00ebto aksione babait t\u00eb vet n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve rezulton se kjo kompani \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar 4 her\u00eb nga pagesa e TVSH-s\u00eb si n\u00ebnkontraktor ose furnizues i kompanive q\u00eb kan\u00eb realizuar projekte nga Rind\u00ebrtimi.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Drejtoria e Tatimeve ka nxjerr\u00eb autorizime p\u00ebr kompanin\u00eb \u201cEURO-GUAINA\u201d p\u00ebr p\u00ebrjashtim nga TVSH-ja, n\u00eb 17 shtator 2021, n\u00eb 13 korrik, 16 shtator dhe n\u00eb 4 tetor t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Sipas Arben Llangozit: \u201cProkuroria e Posa\u00e7me duhet menj\u00ebher\u00eb t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb hetim, t\u00eb dokumentoj\u00eb veprimet sepse p\u00ebrve\u00e7se kemi p\u00ebrfitim t\u00eb ardhurash nga buxheti i shtetit kemi edhe rimbursim TVSH-je dhe kjo e ka d\u00ebmtuar dy her\u00eb Buxhetin e Shtetit dhe k\u00ebtu vet\u00ebm nj\u00eb favorizues t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, favorizimin nga djali i vet q\u00eb i b\u00ebn familjar\u00ebve t\u00eb vet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb rastin konkret babait apo v\u00ebllait t\u00eb tij.\u201d<\/p>\n<p>Kjo kompani \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 2003 nga shtetasi italian Lorenzo Recchetti, Agim Kozeli dhe Artur Kozeli. N\u00eb 2006 ortak kalon Ami Kozeli, i cili ia rishet k\u00ebto aksione babait t\u00eb vet n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Tatimeve rezulton se kjo kompani \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar 4 her\u00eb nga pagesa e TVSH-s\u00eb si n\u00ebnkontraktor ose furnizues i kompanive q\u00eb kan\u00eb realizuar projekte nga Rind\u00ebrtimi.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Drejtoria e Tatimeve ka nxjerr\u00eb autorizime p\u00ebr kompanin\u00eb \u201cEURO-GUAINA\u201d p\u00ebr p\u00ebrjashtim nga TVSH-ja, n\u00eb 17 shtator 2021, n\u00eb 13 korrik, 16 shtator dhe n\u00eb 4 tetor t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Arben Llangozi, k\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin problem sepse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me veprime korruptive pasi dyshohet se zv.ministri ka favorizuar baban\u00eb e vet, p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb prokurime apo p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb tendera, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga buxheti i shtetit.<\/p>\n<p>\u201cProkuroria e Posa\u00e7me duhet menj\u00ebher\u00eb t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb hetim, t\u00eb dokumentoj\u00eb veprimet sepse p\u00ebrvecse kemi p\u00ebrfitim t\u00eb ardhurash nga buxheti i shtetit kemi edhe rimbursim TVSH-je dhe kjo e ka d\u00ebmtuar dy her\u00eb buxhetin e shtetit dhe k\u00ebtu vet\u00ebm nj\u00eb favorizues t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, favorizimin nga djali i vet q\u00eb i b\u00ebn familjar\u00ebve t\u00eb vet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00eb rastin konkret babait apo v\u00ebllait t\u00eb tij\u201d, tha avokati Llangozi n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<h4><strong>Aferat e drejtorit t\u00eb kabinetit t\u00eb zv.kryeministres Balluku<\/strong><\/h4>\n<p>N\u00eb gusht 2021, Ministrja Belinda Balluku do t\u00eb afronte si k\u00ebshilltar ligjor n\u00eb stafin e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs avokatin e ri Ermal Nufi. Aktualisht, me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, Nufi \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar kryetar i Bordit Menaxhues t\u00eb Autoritetit Rrugor Shqiptar, an\u00ebtar i K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs, si dhe ex-officio kryeson Bordin e Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Informacionit Gjeohap\u00ebsinor.<\/p>\n<p>Prej gushtit t\u00eb vitit 2022, Nufi mban pozicionin e drejtorit t\u00eb kabinetit t\u00eb zv.kryeministres Balluku. Por pse e ka mb\u00ebshtetur Balluku avokatin e ri p\u00ebr t\u00eb ngjitur me shpejt\u00ebsi hapat drejt kupol\u00ebs s\u00eb pushtetit?<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, Ermal Nufi dhe Ami Kozeli jan\u00eb bazat q\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb pushtetin e Ballukut dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb jan\u00eb n\u00ebn dyshimin e fort\u00eb p\u00ebr konflikte interesi me detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Konkretisht zv.ministri Ami Kozeli dhe v\u00ebllai i Drejtorit t\u00eb kabinetit t\u00eb zv.kryeministres Edmir Nufi s\u00eb bashku rezultojn\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Bordit K\u00ebshillimor te Koorporata e Investimeve Shqiptare, e cila p\u00ebrforcon dyshimet p\u00ebr nepotiz\u00ebm dhe konflikte interesi brenda zyr\u00ebs s\u00eb Ballukut.<\/p>\n<p>Sipas avokatit Arben Llangozi: \u201cT\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb n\u00eb ARRSH ka me qindra e qindra tendera, prokurime publike t\u00eb cilat p\u00ebrfitohen nga vet personat q\u00eb i drejtojn\u00eb prokurimet publike.\u201d.<\/p>\n<p>Nga informacionet e siguruara nga \u201cVetting\u201d, ashtu si zv.ministri Kozeli, edhe v\u00ebllai i Ermal Nufit, Edmir Nufi rezulton ortak me biznesmen\u00eb q\u00eb marrin fonde publike, konkretisht me Hamz Islamaj te kompania e transportit t\u00eb kontenier\u00ebve \u201cMARITIME LOGISTICS\u201d, e cila ngre dyshime t\u00eb pastra p\u00ebr konflikte interesi p\u00ebr shkak t\u00eb tenderave t\u00eb p\u00ebrfituara nga institucionet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Belinda Ballukut dhe Ermal Nufit.<\/p>\n<p>N\u00eb 20 janar 2021, te Terminali i Kontenier\u00ebve n\u00eb Durr\u00ebs, Edmir Nufi, Hamz Islamaj dhe Olsi Kor\u00e7a do t\u00eb themelonin kompanin\u00eb \u201cMARITIME LOGISTICS\u201d, e cila kishte si objekt veprimtarie ngarkim-shkarkimin e mallrave dhe veprimtari t\u00eb tjera, por q\u00eb shum\u00eb shpejt do t\u00eb fillonte likujdimin.<\/p>\n<p>Eksperti i ekonomis\u00eb Pano Soko sqaron:\u00a0<em>\u201c\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb procesi i likuidimit? K\u00ebto jan\u00eb kompani nj\u00ebp\u00ebrdorimshme, pra k\u00ebto quhen kompani nj\u00ebp\u00ebrdorimshme, \u00e7far\u00eb b\u00ebn?\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>Jet\u00ebgjat\u00ebsia e k\u00ebsaj kompanie ishte shum\u00eb e shkurt\u00ebr pasi n\u00eb 31 gusht 2022, t\u00eb tre ortak\u00ebt miratuan raportin e likujdimit t\u00eb kompanis\u00eb, duke sjell\u00eb dhe cregjistrimin nga Qendra Komb\u00ebtare e Biznesit. Hapja dhe mbyllja e kompanis\u00eb brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr ngre dyshime p\u00ebr qellimet e aktivitetit t\u00eb k\u00ebsaj kompanie dhe ortak\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p><em>\u201cKrijon nj\u00eb kompani n\u00eb at\u00eb moment, shkon, aplikon fiton tenderin sepse nuk \u00ebsht\u00eb kompania q\u00eb po e fiton tenderin, po e fiton ti q\u00eb ke miq\u00ebsi me ministrin, m\u00eb kupton? Pra, ti q\u00eb je i af\u00ebrm me ministrin do fitosh tenderin. Kompania merr tenderin, ekzekuton tenderin, merr gjith\u00eb parat\u00eb, transfertat nga thesari i shtetit, pra kryen t\u00eb gjitha likuidimet dhe n\u00eb moment q\u00eb mbaroi tenderi, mbaroi edhe funksioni i kompanis\u00eb.\u201d<\/em>\u2013 shprehet Pano Soko.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebrkimet e \u201dVetting\u201d rezulton se Hamz Islamaj \u00ebsht\u00eb pronari i kompanis\u00eb \u201dBE-IS\u201d shpk, e cila ka marr\u00eb tendera nga Rind\u00ebrtimi, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe koncesione nga Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb. Nga t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga Open Data Albania, kjo kompani n\u00eb 5 vitet e fundit ka p\u00ebrfituar 44 milion\u00eb euro pagesa nga thesari i shtetit, duke p\u00ebrjashtuar tenderat q\u00eb ka marr\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me kompanit\u00eb e tjera.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1510317\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Image-2025-02-20-at-20.18.14-640x994.jpeg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Image-2025-02-20-at-20.18.14-640x994.jpeg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Image-2025-02-20-at-20.18.14-750x1165.jpeg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Image-2025-02-20-at-20.18.14.jpeg 824w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"994\" data-pin-no-hover=\"true\" \/>\u00a0<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1510318\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Image-2025-02-20-at-20.18.15-640x863.jpeg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Image-2025-02-20-at-20.18.15-640x863.jpeg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Image-2025-02-20-at-20.18.15-750x1012.jpeg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/WhatsApp-Image-2025-02-20-at-20.18.15.jpeg 900w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"863\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p>Por, a kemi konflikt interesi n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast?<\/p>\n<p>N\u00eb 29 qershor 2022, K\u00ebshilli i Ministrave do t\u00eb em\u00ebronte si kryetar t\u00eb Bordit t\u00eb Autoritetit Rrugor Shqiptar Ermal Nufin dhe 3 dit\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb 1 korrik 2022, Hamz Islamaj do t\u00eb fitonte tenderin nga Autoriteti Rrugor Shqiptar me vler\u00eb 870 milion\u00eb lek\u00eb ose 879 mij\u00eb euro, duke qen\u00eb ortak nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb nj\u00eb kompani tjet\u00ebr me Edmir Nufin, v\u00ebllain e kreut t\u00eb ri t\u00eb Bordit t\u00eb ARRSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Konkretisht bashkimi i kompanive \u201cBE-IS\u201d dhe \u201cERGI\u201d shpk do t\u00eb shpalleshin fitues nga ish Drejtori Evis Berberi p\u00ebr Lotin 8 \u201cMirembajtje me performance e segmenteve rrugore Fier Shegan \u2013 Divjake + K\/Rr. Nacionale \u2013 Grabian + Strume \u2013 Qafe Marinez\u201d, edhe pse kishte kompani t\u00eb tjera me oferta m\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>Avokati Arben Llangozi thekson me tej: \u201cKompania\u00a0 e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb ortak\u00ebri me v\u00ebllain e kryetarit t\u00eb Autoritetit Rrugor Shqiptar, mund t\u00eb ken\u00eb transaksione t\u00eb dyja kompanit\u00eb dhe duhet nj\u00eb hetim i mir\u00ebfillt\u00eb sepse p\u00ebrve\u00e7 vepr\u00ebs penale t\u00eb korrupsionit q\u00eb \u00ebsht\u00eb e dukshme,\u00a0 kemi edhe vep\u00ebr penale t\u00eb pastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale sepse n\u00eb qoft\u00eb se t\u00eb ardhurat monetare t\u00eb p\u00ebrfituara nga kjo kompani, kan\u00eb l\u00ebvizur dhe p\u00ebrfitues kryesor \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai i drejtuesit t\u00eb Autoritetit Rrugor Shqiptar, at\u00ebher\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe me vepr\u00ebn e pastrimit t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb produktit penale.\u201d.<\/p>\n<p>Sipas nenit 11 t\u00eb ligjit p\u00ebr Autoritetin Rrugor Shqiptar, Bordi i ARRSH-s\u00eb p\u00ebrcakton politikat e biznesit t\u00eb Autoritetit, vendimet q\u00eb rregullojn\u00eb veprimtarin\u00eb, si dhe miraton programet e brendshme vjetore dhe t\u00eb buxhetit korrespondues t\u00eb Autoritetit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sipas nenit 12 vijues t\u00eb po k\u00ebtij ligji, Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb menaxheri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Autoritetit dhe vepron sipas autoritetit t\u00eb deleguar nga Bordi, duke i raportuar drejtp\u00ebrdrejt atij. Madje nj\u00eb nga kushtet p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar i Bordit t\u00eb Autoritetit Rrugor Shqiptar sipas nenit 9, pika d t\u00eb ligjit p\u00ebr Autoritetin Rrugor Shqiptar \u00ebsht\u00eb q\u00eb an\u00ebtari t\u00eb mos jet\u00eb n\u00eb konflikt interesi me detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto jan\u00eb vepra t\u00eb r\u00ebnda, duhet t\u00eb ndiqen nga Prokuroria e Posa\u00e7me sepse kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me vjedhje t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit.\u201d- shprehet avokati Llangozi.<\/p>\n<p>Por ky nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi tender, q\u00eb lidhet me koh\u00ebn e Ermal Nufit si person me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndikuar p\u00ebr tenderat pasi n\u00eb 13 shtator 2022, p\u00ebrs\u00ebri \u201cBE-IS\u201d shpk s\u00eb bashku me \u201cERGI\u201d shpk do t\u00eb fitonin tenderin me vler\u00eb 372 milion\u00eb lek\u00eb ose 3.7 milion\u00eb euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit p\u00ebr kontrat\u00ebn \u201cNd\u00ebrhyrje ne zona sportive dhe lodra p\u00ebr f\u00ebmije \u201cDua te luaj\u201d (rajoni 1 dhe 2)\u201d.<\/p>\n<p>Sipas ligjit p\u00ebr Fondin Shqiptar t\u00eb Zhvillimit, zv.kryeministri \u00ebsht\u00eb kryetari i K\u00ebshillit Drejtues, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Belinda Balluku dhe sipas nenit 11, pika 1\/c K\u00ebshilli miraton marr\u00ebveshjet e zbatimit dhe\/ose t\u00eb financimit t\u00eb projekteve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Ermal Nufi \u00ebsht\u00eb Drejtor i kabinetit t\u00eb zv.kryeministres prej gushtit 2022 dhe ka dyshime t\u00eb forta, q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb ndikuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender q\u00eb \u00ebsht\u00eb fituar nga ish ortaku i v\u00ebllait t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb \u201cBE-IS\u201d shpk nuk ka lidhje vet\u00ebm me v\u00ebllain e Drejtorit t\u00eb kabinetit t\u00eb zv.kryeministres Balluku, por rezulton e lidhur edhe me Drejtorin n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs p\u00ebr Programet e Zhvillimit n\u00eb Fush\u00ebn e Minierave dhe Industris\u00eb, Mehmet Hasalami n\u00ebp\u00ebrmjet djalit t\u00eb vet Devis Hasalami.<\/p>\n<p>\u201cThelbi i korrupsionit \u00ebsht\u00eb devijimi i destinacionit t\u00eb paras\u00eb publike nga nd\u00ebrtimi i vepr\u00ebs publike q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb, mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb disa skema q\u00eb i \u00e7ojn\u00eb parat\u00eb n\u00eb xhepin e personit p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs publike q\u00eb \u00ebsht\u00eb vendosur aty q\u00eb t\u00eb jet\u00eb si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ruajtur dhe p\u00ebr t\u00eb v\u00ebzhguar dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb paraja do shkoj\u00eb n\u00eb destinacionin publik.\u201d- shprehet Pano Soko.<\/p>\n<h4><strong>Balluku i jep hidrocentralin drejtorit t\u00eb saj<\/strong><\/h4>\n<p>M\u00eb 18 korrik 2018, Ministria e Infrastruktur\u00ebs do t\u00eb lidhte marr\u00ebveshjen e Partneritetit Publik Privat me shoq\u00ebrin\u00eb koncesionare \u201cKalisi Hydropower\u201d, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb \u201cBE-IS\u201d\u00a0 shpk me aksioner Hamz Islamaj dhe \u201cEL-PROM\u201d shpk, asokohe n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Elton Mataj p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Hec-eve Veleshica 1 dhe Veleshica 2 n\u00eb zon\u00ebn e Kuk\u00ebsit me 35 vite afat shfryt\u00ebzimi.<\/p>\n<p>N\u00eb 14 maj 2021, Elton Mataj do t\u00eb shiste kompanin\u00eb e vet Devis Hasalamit me vler\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb ose 2 mij\u00eb euro, e cila kishte n\u00eb zot\u00ebrim 1% t\u00eb HEC-it \u201cKalisi Hydropower\u201d. Disa jav\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb fund t\u00eb majit 2021, Hamz Islamaj do t\u2019ia shiste 49% t\u00eb aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb \u201cKalisi Hydropower\u201dme vler\u00eb 49 mij\u00eb lek\u00eb ose rreth 500 euro Devis Hasalami te kompania \u201cEL PROM\u201d shpk. Kujtojm\u00eb se kjo kontrat\u00eb e Partneritetit Publik Privat ka marr\u00eb p\u00ebr shfryt\u00ebzim p\u00ebr 35 vite zon\u00ebn p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb elektrike, fakt i cili ngre dyshime p\u00ebr evazion fiskal.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga format se si parat\u00eb publike p\u00ebrfitohen. E thash\u00eb, forma tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb forma klasike, me nj\u00eb cant\u00eb \u00e7ohen parat\u00eb te sht\u00ebpia, te zyra apo tjer\u00eb e tjer\u00eb. Dhe ne kemi pasur raste kur funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb q\u00eb u jan\u00eb gjetur para n\u00eb sht\u00ebpi\u201d<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-1510321\" src=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/sdfs-1-640x974.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 640px) 100vw, 640px\" srcset=\"https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/sdfs-1-640x974.jpg 640w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/sdfs-1-750x1142.jpg 750w, https:\/\/boldnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/sdfs-1.jpg 900w\" alt=\"\" width=\"640\" height=\"974\" data-pin-no-hover=\"true\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb momentin q\u00eb k\u00ebto kontrata publike ndryshojn\u00eb numrin e aksioneve brenda vet kompanis\u00eb, vihet n\u00eb dijeni Autoriteti Kontraktor q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb n\u00ebn drejtimin e Ballukut. Por ka nj\u00eb problem se kompania q\u00eb zot\u00ebron nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb aksioneve te \u201cKalisi Hydropower\u201d ka ndryshuar pronarin dhe rrjedhimisht ka nj\u00eb tjet\u00ebr pronar, pavar\u00ebsisht se kompania ngelet \u201cEL PROM\u201d shpk.<\/p>\n<p>Nga dokumentet zyrtare rezulton se Ministrja Balluku ka qen\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr ndryshimin e pron\u00ebsis\u00eb dhe ajo q\u00eb e b\u00ebn m\u00eb interesant k\u00ebt\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb se dokumenti i vitit 2022 q\u00eb pasqyron nj\u00eb shtes\u00eb n\u00eb kontrat\u00ebn 2022 \u00ebsht\u00eb firmosur nga nj\u00eb zv.minist\u00ebr i Infrastruktur\u00ebs, ku n\u00eb dokument rezulton i fshir\u00eb identiteti p\u00ebr shkak t\u00eb dokumentit t\u00eb keqskanuar.<\/p>\n<h4><strong>Skandali me mbetjet dhe pronat e ushtris\u00eb<\/strong><\/h4>\n<p>Skandali me eksportin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ku dyshohet se jan\u00eb eksportuar mbetje t\u00eb rrezikshme ka sjell\u00eb nisjen e hetimeve nga Prokuroria e Durr\u00ebsit n\u00eb gusht t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Numri i lart\u00eb i zyrtar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb ngre pik\u00ebpyetje se si do t\u00eb hetohet kjo \u00e7\u00ebshtje nga Prokuroria e Durr\u00ebsit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ka kompetenca t\u00eb posa\u00e7me SPAK dhe burime njer\u00ebzore dhe teknologjike, q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb zb\u00ebrthimin e nj\u00ebrit prej skandaleve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ka mb\u00ebrthyer qeverin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast jo vet\u00ebm Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi, por edhe Ministria e Infrastruktur\u00ebs pasi ka n\u00eb var\u00ebsi Autoritetin Portual t\u00eb Durr\u00ebsit dhe sipas ligjit p\u00ebr transportin e mbetjeve t\u00eb rrezikshme \u00ebsht\u00eb ministria p\u00ebrgjegj\u00ebse, gj\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb anashkaluar n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn publike.<\/p>\n<p>\u201cKa p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe Ministria e Transportit (Infrastruktur\u00ebs), e cila e kishte p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb monitoronte transportin e mbetjeve toksike.\u201d- shprehet Shehaj.<\/p>\n<p>Sipas Artur Me\u00e7ollarit: \u201cN\u00eb Shqip\u00ebri, Ministria e Infrastruktur\u00ebs tenton t\u00eb mbroj\u00eb ato institucione t\u00eb cilat kan\u00eb pasur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb kontroll p\u00ebr t\u00eb mos zbuluar p\u00ebr t\u00eb mos lejuar trafikimin.\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Artur Me\u00e7ollarit, ish Komandanti i Forcave Detare t\u00eb Ushtris\u00eb Shqiptare, mbrojtja q\u00eb institucioni i Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs i b\u00ebn Autoritetit Portual n\u00eb lidhje me transportin e mbetjeve, e l\u00eb t\u00eb kuptoj q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me mbetje t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Problemi kryesor n\u00eb gjykimin tim \u00ebsht\u00eb Autoriteti Portual i Durr\u00ebsit p\u00ebr shkak se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb struktur\u00eb plot\u00ebsisht shtet\u00ebrore, pra mbetjet kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb shtet\u00ebrore, ku kontrolli ose niveli i siguris\u00eb \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb nivelin e Autoritetit Portual\u2026\u201d<\/p>\n<p>Por ky nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi skandal q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs pasi Balluku \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb te skandali i pronave t\u00eb ushtris\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb n\u00eb portin e Limionit.<\/p>\n<p>\u201cMinistrja e Infrastruktur\u00ebs \u00ebsht\u00eb direkte e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb dh\u00ebnien e baz\u00ebs s\u00eb Marin\u00ebs me kompanin\u00eb Marina Limion p\u00ebr shkak se ajo ka miratuar vendimin e Komisionit t\u00eb Koncesionit dhe ajo ka miratuar dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ka mbajtur korrespondenc\u00ebn me Ministrin\u00eb e Mbrojtjes dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb refuzimit q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Ministria e Mbrojtjes nga ana e forc\u00ebs detare p\u00ebr shkak se u cenua siguria detare.\u201d- shprehet Artur Me\u00e7ollari.<\/p>\n<p>Disa muaj m\u00eb pas, zyra e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs \u00ebsht\u00eb bastisur nga agjent\u00ebt e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit me urdh\u00ebr t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Sipas Me\u00e7ollarit: \u201cSPAK-u ka kryer k\u00ebqyrje n\u00eb Sekretarin\u00eb e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe k\u00ebto k\u00ebqyrje ndodhin zakonisht kur SPAK-ut gjendet p\u00ebrball\u00eb faktit t\u00eb mosdh\u00ebnies s\u00eb informacionit.\u201d.<\/p>\n<p>Zhvatja e pasuris\u00eb publike, ortak\u00ebrit\u00eb e familjar\u00ebve t\u00eb zv.ministrave dhe drejtor\u00ebve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs\u00a0 dhe kapja e fondeve publike n\u00ebn hijen e dyshimit p\u00ebr korrupsion dhe favorizim jan\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb se si zyrtar\u00ebt e lart\u00eb kanalizojn\u00eb parat\u00eb publike n\u00eb parajsat offshore duke p\u00ebrdorur lidhjet familjare n\u00ebp\u00ebrmjet biznesmen\u00ebve, q\u00eb jan\u00eb fuqizuar n\u00ebn hijen e qeveris\u00eb aktuale.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria sot, n\u00eb vitin e 34 t\u00eb korrupsionit, shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ngopur dhe duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb patjet\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb ndryshe.\u201d- thekson Pano Soko.<\/p>\n<p>Sipas Arben Llangozit: \u201cDuhet t\u00eb kemi besim te drejt\u00ebsia, drejt\u00ebsia vonon, por nuk harron dhe cilido q\u00eb cenon taksat e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb do marri nd\u00ebshkimin e merituar nj\u00eb dit\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Sot q\u00eb flasim, Prokuroria e Posa\u00e7me ka rreth 1 mij\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00ebn hetim p\u00ebr zyrtar\u00ebt e lart\u00eb, duke pasqyruar dhe nivelin e lart\u00eb t\u00eb korrupsionit n\u00eb administrat\u00ebn publike, e cila ka filluar t\u00eb stepet n\u00eb firmosjen e letrave me porosi nga shefi.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot i vetmi rast publik, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr fshehje pasurie n\u00eb offshoret e Londr\u00ebs \u00ebsht\u00eb Ceno Klosi, zv.ministri i Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, i cili nuk ka deklaruar pasurit\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr, hotelin, kompanit\u00eb \u201cRCR BARS Limited\u201d dhe \u201cFirst Bar Limited\u201d n\u00eb ILDKPKI. Pavar\u00ebsisht se rasti \u00ebsht\u00eb denoncuar me prova dhe fakte nga emisioni \u201cVetting\u201d, Klosi u katapultua n\u00eb detyr\u00eb edhe aktualisht vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb konflikt interesi me detyr\u00ebn pasi rezulton aksioner aktiv te \u201cFirst Bar Limited\u201d n\u00eb Lond\u00ebr n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p><strong>\/EMISIONI \u201cVETTING\u201d<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 3 tetor 2021 shp\u00ebrtheu skandali nd\u00ebrkomb\u00ebtar i \u201cPandora Papers\u201d, ku miliona dokumente sekrete t\u00eb zbuluara nga Rrjeti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Gazetaris\u00eb Investigative ekspozuan sekretet financiare p\u00ebr 35 drejtues dhe ish-drejtues politik\u00eb bot\u00ebror\u00eb. M\u00eb shum\u00eb se 330 politikan\u00eb dhe zyrtar\u00eb publik\u00eb, si dhe nj\u00eb grup global t\u00eb arratisurish, mashtruesish dhe vras\u00ebsish p\u00ebrfunduan n\u00eb faqet e mediave &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":105272,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-105271","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105271","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=105271"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105271\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":105273,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105271\/revisions\/105273"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/105272"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=105271"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=105271"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=105271"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}