{"id":105387,"date":"2025-02-22T09:29:24","date_gmt":"2025-02-22T09:29:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=105387"},"modified":"2025-02-22T09:29:30","modified_gmt":"2025-02-22T09:29:30","slug":"dokumenti-i-qeverise-nuk-sjell-asnje-progres-per-arsimin-e-larte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/02\/22\/dokumenti-i-qeverise-nuk-sjell-asnje-progres-per-arsimin-e-larte\/","title":{"rendered":"Dokumenti i qeveris\u00eb nuk sjell asnj\u00eb progres p\u00ebr arsimin e lart\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"oped-rm\"><span class=\"date\"><strong>Nga<\/strong> <strong>Myqerem TAFAJ<\/strong><\/span><\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Qeveria paraqiti para tre dit\u00ebsh nj\u00eb dokument p\u00ebr politikat e arsimit t\u00eb lart\u00eb 2030. Ky dokument \u00ebsht\u00eb praktikisht programi elektoral i PS p\u00ebr arsimin e lart\u00eb 2025-2030, program i nj\u00eb qeverie e cila ka hyr\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn e zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 11 majit 2025 me synim marrjen e mandatit t\u00eb 4-t\u00eb. Nisur nga kjo, isha shum\u00eb i interesuar t\u00eb dija se \u00e7far\u00eb vizioni ka kjo forc\u00eb politike, pas 12 viteve n\u00eb pushtet, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e arsimit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendi q\u00eb synon t\u00eb pranohet n\u00eb BE. \u00c7do forc\u00eb politike qeveris\u00ebse, n\u00eb qeveri apo n\u00eb qeveri hije, zhvillon programe p\u00ebr sektor\u00ebt e ndrysh\u00ebm kur hyn n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb elektorale t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>Zakonisht, forcat politike q\u00eb qeverisin, aq m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebr disa mandate radhazi, kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi (stafe, baza t\u00eb dh\u00ebnash, bashk\u00ebpunim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr shkak t\u00eb tagrit ekzekutiv, dhe shkaqe t\u00eb tjera), p\u00ebr t\u00eb hartuar programe m\u00eb vizionare dhe me objektiva m\u00eb ambicioze. Duke e studiuar dokumentin krijova bindjen se ky dokument nuk ka objektiva ambicioze p\u00ebr nj\u00eb sistem t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb shqiptar 2030, pra t\u00eb fillimdekad\u00ebs 4-t\u00eb t\u00eb k\u00ebtij shekulli, sistem, i cili duhet t\u00eb jet\u00eb i krahasuesh\u00ebm, p\u00ebr nga cil\u00ebsia, s\u00eb paku me at\u00eb t\u00eb disa vendeve t\u00eb Rajonit si Sllovenia apo Kroacia.<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se Shqip\u00ebria pret sot nga partit\u00eb politike qeveris\u00ebse vizion dhe politika t\u00eb zhvillimit t\u00eb arsimit shqiptar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb arsimi, gradualisht, t\u00eb arrij nj\u00eb nivel internacional, t\u00eb krahasuesh\u00ebm me vendet e Rajonit dhe vendet e reja t\u00eb BE. Kjo pritshm\u00ebri e vendit ndaj forcave politike \u00ebsht\u00eb realiste p\u00ebr shum\u00eb shkaqe. Shqip\u00ebria ka 15 vite q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngjitur n\u00eb grupin e vendeve me t\u00eb ardhura t\u00eb mesme t\u00eb larta dhe synon t\u00eb integrohet n\u00eb BE, \u00e7ka k\u00ebrkon nj\u00eb nivel shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Dijes p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar sfidat e zhvillimit t\u00eb vendit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fushat. Dija e nivelit t\u00eb k\u00ebtij shekulli mund t\u00eb &#8216;prodhohet&#8217; nga universitete t\u00eb nivelit internacional t\u00eb gjenerat\u00ebs IV.<\/p>\n<p>Familjet shqiptare jan\u00eb n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs p\u00ebr nga investimi familjar p\u00ebr shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre, madje edhe n\u00eb universitetet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb bot\u00ebs. Shumica e k\u00ebtyre t\u00eb rinjve t\u00eb mir\u00ebshkolluar punojn\u00eb sot n\u00eb Shqip\u00ebri dhe nj\u00eb pjes\u00eb e tyre kan\u00eb zgjedhur rrug\u00ebn e karrier\u00ebs si studiues dhe k\u00ebrkues n\u00eb universitetet tona dhe jasht\u00eb tyre. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se Shqip\u00ebria ka fatmir\u00ebsisht nj\u00eb potencial t\u00eb madh njer\u00ebzor me kualifikime t\u00eb nivelit internacional, i cili \u00ebsht\u00eb garant kryesor p\u00ebr nj\u00eb sistem t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkimit shkencor t\u00eb nivelit europian. Fatkeq\u00ebsisht, Shqip\u00ebria sot nuk e shfryt\u00ebzon as 25% t\u00eb k\u00ebtij potenciali t\u00eb madh njer\u00ebzor t\u00eb mir\u00ebkualifikuar t\u00eb vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, mij\u00ebra nx\u00ebn\u00ebs dhe gjimnazist\u00eb t\u00eb talentuar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, presin t\u00eb studiojn\u00eb n\u00eb universitete shqiptare t\u00eb nivelit europian. P\u00ebrmbledhtazi, Shqip\u00ebria sot ka mund\u00ebsi reale investimi (buxheti i vitit 2025 \u00ebsht\u00eb 8,2 miliard Euro), synon t\u00eb jet\u00eb vend i BE, ka potencial t\u00eb madh njer\u00ebzor me kualifikim t\u00eb nivelit internacional, dhe ka nx\u00ebn\u00ebs e gjimnazist\u00eb t\u00eb talentuar q\u00eb presin nj\u00eb shkollim universitar europian. Por \u00e7far\u00eb po afron qeveria? As m\u00eb shum\u00eb dhe as m\u00eb pak, nj\u00eb dokument minimalist me politika q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb vite drit\u00eb pas k\u00ebtyre pritshm\u00ebrive. Vizioni dhe objektivat e k\u00ebtij dokumenti mund t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shkollim pas t\u00eb mes\u00ebm, por kurrsesi p\u00ebr nj\u00eb shkollim t\u00eb lart\u00eb universitar t\u00eb nivelit internacional.<\/p>\n<p>\u00c7do dokument politikash \u00ebsht\u00eb, m\u00eb s\u00eb pari, mish\u00ebrim i vizionit politik t\u00eb nj\u00eb force politike. Por vizioni n\u00eb vetvete nuk \u00ebsht\u00eb abstrakt dhe nuk zbret nga qielli. Ai duhet t\u00eb form\u00ebsohet m\u00eb s\u00eb pari n\u00eb elit\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb nj\u00eb vendi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb arrij edhe tek elitat e partive politike qeveris\u00ebse. Ndoshta jam i gabuar, por mendoj se, sot, pas 35 vjet demokraci, fatkeq\u00ebsisht ende nuk \u00ebsht\u00eb form\u00ebsuar substanca e nevojshme p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur nj\u00eb vizion p\u00ebr nj\u00eb universitet shqiptar t\u00eb nivelit europian n\u00eb dekad\u00ebn e ardhshme. Kjo ndoshta lidhet edhe me historin\u00eb e arsimit t\u00eb lart\u00eb shqiptar. Ne nuk kemi asnj\u00eb universitet 100-vje\u00e7ar apo m\u00eb shum\u00eb dhe, me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim, dhe ne nuk kemi m\u00ebsimdh\u00ebnie dhe formim universitar q\u00eb buron nga shkenca dhe k\u00ebrkimi shkencor.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e presim k\u00ebt\u00eb vizion nga partit\u00eb, por aktor\u00ebt e elit\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb nuk e kan\u00eb form\u00ebsuar dot substanc\u00ebn e nevojshme, nga e cila t\u00eb buroj nj\u00eb vizion i till\u00eb. Dhe cil\u00ebt jan\u00eb k\u00ebta aktor\u00eb. I pari \u00ebsht\u00eb vet\u00eb komuniteti akademik shqiptar, i cili, edhe pas 35 viteve demokraci, ende nuk ka arritur t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb opinion t\u00eb tij t\u00eb konsoliduar p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb vizioni krejt t\u00eb ri p\u00ebr universitetin shqiptar. Pa e pasur vet\u00eb nj\u00eb vizion t\u00eb till\u00eb, nuk mund t\u00eb bind\u00ebsh as elit\u00ebn politike dhe as aktor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, si pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, median, etj, p\u00ebr nj\u00eb vizion t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Vizioni p\u00ebr nj\u00eb arsim t\u00eb lart\u00eb t\u00eb nivelit internacional k\u00ebrkon para s\u00eb gjithash nj\u00eb vler\u00ebsim objektiv t\u00eb gjendjes s\u00eb sistemit sipas metodologjive shkencore dhe jo nj\u00eb p\u00ebrshkrim propagandistik, aq m\u00eb tep\u00ebr kur ai bazohet n\u00eb ujrat e letrave t\u00eb akreditimit. Lum superlativash p\u00ebr sukseset e qeveris\u00eb u propaganduan n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim elektoral, por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb lakuriq: akoma asnj\u00eb universitet shqiptar, edhe nga ata m\u00eb t\u00eb vjetrit, nuk krahasohet dot as me Universitetin e Zagrebit apo Ljubljan\u00ebs, dhe nuk figuron n\u00eb asnj\u00eb rankim internacional. Dhe pse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu? Jo sepse sistemi yn\u00eb i arsimit t\u00eb lart\u00eb nuk ka k\u00ebrkues dhe pedagog\u00eb me kualifikim t\u00eb lart\u00eb shkencor t\u00eb krahasuesh\u00ebm me homolog\u00ebt e tyre n\u00eb Kroaci apo Slloveni, por sepse sistemi financohet vet\u00ebm p\u00ebr m\u00ebsim dhe jo p\u00ebr k\u00ebrkim shkencor, \u00e7ka ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb radhitet me vendet e pazhvilluara p\u00ebr nga numri i botimeve shkencore p\u00ebr nj\u00eb k\u00ebrkues apo p\u00ebr 1000 banor\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit nj\u00eb shkenc\u00ebtar shqiptar, profesor i mjek\u00ebsis\u00eb n\u00eb Gjermani, u radhit nd\u00ebr 1000 shkenc\u00ebtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb cituar t\u00eb bot\u00ebs t\u00eb t\u00eb gjitha fushave! Por t\u00eb marrim fakte akoma m\u00eb t\u00eb kuptueshme.<\/p>\n<p>Financimi i k\u00ebrkuesve dhe pedagog\u00ebve \u00ebsht\u00eb ende i modelit t\u00eb vendeve t\u00eb prapambetura. Akoma n\u00eb Shqip\u00ebri k\u00ebrkuesit dhe pedagog\u00ebt paguhen me pagat t\u00eb ul\u00ebta me t\u00eb cilat ata nuk mund t\u00eb mbajn\u00eb familjet e tyre, p\u00ebr shkak t\u00eb kostos s\u00eb \u00e7mendur t\u00eb jetes\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, dhe detyrohen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb dyt\u00eb apo edhe t\u00eb tret\u00eb. Madje, me k\u00ebt\u00eb fakt qeveria i k\u00ebrc\u00ebnoi pedagog\u00ebt kur protestuan p\u00ebr rritjen e pagave. Me k\u00ebt\u00eb nivel financimi universitetet mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie t\u00eb nivelit pak m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sa t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme, por jo t\u00eb nivelit universitar, pa folur p\u00ebr m\u00ebsimdh\u00ebnie q\u00eb buron nga k\u00ebrkimi shkencor q\u00eb realizojn\u00eb vet\u00eb pedagog\u00ebt.<\/p>\n<p>Pra e ardhmja e sistemit ton\u00eb t\u00eb arsimit t\u00eb lart\u00eb fillon tek vizioni p\u00ebr mas\u00ebn e investimit p\u00ebr arsimin e lart\u00eb dhe k\u00ebrkimin shkencor. Eseja propagandistike thot\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb rritet, por nuk thot\u00eb se duhet s\u00eb paku t\u00eb dyfishohet p\u00ebr arsimin e lart\u00eb dhe s\u00eb paku t\u00eb 10-fishohet n\u00eb k\u00ebrkimin shkencor, p\u00ebr t\u2019iu afruar Sllovenis\u00eb, Kroacis\u00eb apo Serbis\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, as dokumenti dhe as diskutimet nuk guxuan t\u2019ia thon\u00eb nj\u00eb objektiv t\u00eb till\u00eb liderit. Madje, vet\u00eb qeveria deklaronte n\u00eb relacionin i ligjit antishkenc\u00eb, q\u00eb miratoi me dhun\u00ebn e kartonave, n\u00eb fundvitin e kaluar, se buxheti p\u00ebr shkenc\u00ebn do arrinte pas 5 viteve n\u00eb 0,16% t\u00eb PPB, ose 5 her\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt q\u00eb se buxheti q\u00eb ka sot Sllovenia apo Serbia! Edhe me k\u00ebt\u00eb dokument qeveria u tha shqiptar\u00ebve se pedagog\u00ebt dhe k\u00ebrkuesit do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb disa pun\u00eb dhe universitetet do vazhdojn\u00eb t\u00eb financohen si shkolla pas t\u00eb mesme. Nd\u00ebrsa t\u00eb rinjve ky dokument u thot\u00eb: n\u00ebse k\u00ebrkoni shkollim universitar t\u00eb nivelit internacional, merrni rrug\u00ebt e bot\u00ebs ose prisni sa t\u00eb vijn\u00eb filialet e universiteteve t\u00eb huaja n\u00eb Tiran\u00eb!<\/p>\n<p>Cdo qytetar shqiptar q\u00eb i lexon k\u00ebto statistika t\u00eb investimit kaq t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr arsimin e lart\u00eb dhe shkenc\u00ebn, mund t\u00eb habitet, sepse e di se sa buxhet abuzohet dhe sa t\u00eb ekzagjeruara jan\u00eb financimet p\u00ebr djeg\u00ebsit e plehrave, rrug\u00ebt, tunelet, bojatisjen e pallateve, apo rind\u00ebrtimin nga t\u00ebrmeti. Cdo qytetar e di se Shqip\u00ebria ka sot buxhet p\u00ebr t\u00eb akorduar p\u00ebr arsimin e lart\u00eb dhe shkenc\u00ebn nj\u00eb financim plot\u00ebsisht t\u00eb krahasuesh\u00ebm me Kroacin\u00eb apo Serbin\u00eb. Por qeveria nuk e konsideron t\u00eb nevojsh\u00ebm nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb investimit, sepse vuan nga mentaliteti reminishent, sipas t\u00eb cilit, universitetet nuk kan\u00eb pun\u00eb me shkenc\u00ebn, mjafton t\u2019i mbajn\u00eb n\u00eb auditore student\u00ebt. Por pa nj\u00eb investim t\u00eb till\u00eb p\u00ebr t\u2019i transformuar universitetet tona n\u00eb institucione t\u00eb fuqishme t\u00eb k\u00ebrkimit dhe m\u00ebsimit, ato do t\u00eb mbeten jasht\u00eb cdo rankimi internacional dhe internacionalizimi mbetet nj\u00eb fllusk\u00eb e mobilitetit vet\u00ebm t\u00eb nj\u00eb numri shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt student\u00ebsh.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb dokument arsimi i lart\u00eb shqiptar mbetet n\u00eb nivelin e shkoll\u00ebs pas t\u00eb mesme, universitetet publike do t\u00eb financohen me pikatore dhe do t\u00eb mbeten t\u00eb pareformuara p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb qend\u00ebr student\u00ebt, cil\u00ebsin\u00eb e performanc\u00ebn n\u00eb m\u00ebsim e k\u00ebrkim, si dhe nj\u00eb raport t\u00eb drejt\u00eb midis autonomis\u00eb dhe llogaridh\u00ebnies, maturant\u00ebt dhe student\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb do vazhdojn\u00eb t\u00eb marrin rrug\u00ebt e bot\u00ebs p\u00ebr shkollim cil\u00ebsor, t\u00eb rinjt\u00eb e shkolluar n\u00eb universitetet e bot\u00ebs nuk do t\u00eb ken\u00eb asnj\u00eb nxitje p\u00ebr t&#8217;u kthyer dhe p\u00ebr t\u00eb zhvilluar karirer\u00eb akademike n\u00eb universitetet tona, pedagog\u00ebt do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb rendin pas nj\u00eb pune t\u00eb dyt\u00eb apo t\u00eb tret\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur familjet e tyre dhe universitetet do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb zbrazen deri sa t\u00eb boshatisen.<\/p>\n<p>Sipas mendimit tim, \u00e7do forc\u00eb politike qeveris\u00ebse duhet t\u2019a kuptoj se duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsore n\u00eb investimin p\u00ebr arsimin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe shkenc\u00ebn. N\u00ebse Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb investoj me p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr arsimin e lart\u00eb dhe shkenc\u00ebn, vendi k\u00ebrc\u00ebnohet t\u00eb humbas\u00eb nj\u00eb pasuri t\u00eb madhe komb\u00ebtare dhe nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb mbetet me gjysm\u00ebn e student\u00ebve dhe pedagog\u00ebve q\u00eb ka sot dhe t\u00eb kthehet n\u00eb gjendjen e vitit 1980.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria mund t\u2019a ruaj\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri komb\u00ebtare dhe k\u00ebt\u00eb potencial shkencor akademik prej afro 6000 pedagog\u00eb dhe k\u00ebrkues, p\u00ebr t\u00eb afruar shkollim universitar t\u00eb nivelit internacional p\u00ebr cdo maturant, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb k\u00ebrkime shkencore t\u00eb nivelit internacional q\u00eb i paraprijn\u00eb zhvillimit ekonomik social t\u00eb vendit dhe p\u00ebr t\u2019u afruar me vendet e reja t\u00eb BE, p\u00ebr prodhimtari shkencore, vet\u00ebm n\u00ebse dyfishon investimin p\u00ebr universitetet dhe shum\u00ebfishon at\u00eb p\u00ebr shkenc\u00ebn, nd\u00ebrmerr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr transformimin e universiteteve n\u00eb institucione t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb k\u00ebrkim shkencor q\u00eb afrojn\u00eb formim universitar q\u00eb buron nga k\u00ebrkimi, si dhe krijon mund\u00ebsi reale p\u00ebr k\u00ebrkuesit e talentuar shqiptar\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb t\u00eb kthehen dhe t\u00eb zhvillojn\u00eb veprimtarin\u00eb k\u00ebrkimore akademike n\u00eb vendin e tyre. Si qeveria ashtu edhe e gjith\u00eb politika duhet t\u00eb kujtojn\u00eb se investimi p\u00ebr Dijen dhe Teknologjin\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb t\u00eb ardhmen e zhvillimit t\u00eb \u00e7do vendi n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekull.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Myqerem TAFAJ Qeveria paraqiti para tre dit\u00ebsh nj\u00eb dokument p\u00ebr politikat e arsimit t\u00eb lart\u00eb 2030. Ky dokument \u00ebsht\u00eb praktikisht programi elektoral i PS p\u00ebr arsimin e lart\u00eb 2025-2030, program i nj\u00eb qeverie e cila ka hyr\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn e zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 11 majit 2025 me synim marrjen e mandatit t\u00eb 4-t\u00eb. Nisur &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":7019,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-105387","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105387","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=105387"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105387\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":105388,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105387\/revisions\/105388"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7019"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=105387"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=105387"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=105387"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}