{"id":105540,"date":"2025-02-24T09:15:27","date_gmt":"2025-02-24T09:15:27","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=105540"},"modified":"2025-02-24T09:17:05","modified_gmt":"2025-02-24T09:17:05","slug":"bisedat-ne-sky-te-dosjes-toyota-yaris-si-behej-pazari-me-suel-celen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/02\/24\/bisedat-ne-sky-te-dosjes-toyota-yaris-si-behej-pazari-me-suel-celen\/","title":{"rendered":"Bisedat n\u00eb Sky t\u00eb dosjes \u201cToyota Yaris\u201d, si b\u00ebhej pazari me Suel \u00c7el\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me ka qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb retorik\u00ebs politike n\u00eb mesin e muajit shkurt. Q\u00eb prej arrestimit t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, debatet publike kan\u00eb pasur si kryefjal\u00eb SPAK-un.<\/p>\n<p>E teksa diskutohej p\u00ebr drejt\u00ebsi apo padrejt\u00ebsi nga ana e Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, q\u00eb p\u00ebr 5 vite u duk se ishte fytyra m\u00eb e past\u00ebr e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, erdh\u00ebn edhe deklarata zyrtare nga t\u00eb dy krah\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb 18 shkurt, kryeministri Edi Rama pohoi publikisht se Amerika ka t\u00ebrhequr mb\u00ebshtetjen p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe p\u00ebr SPAK. Rama pranoi se ka disa gj\u00ebra q\u00eb nuk shkojn\u00eb edhe me Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me, pasi \u00ebsht\u00eb ende nj\u00eb institucion i ri me shum\u00eb probleme. Sipas tij ka krijuar vet\u00ebbesimin e pavar\u00ebsis\u00eb. Por, Rama thon\u00eb se nuk mundet q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, t\u00eb intimidohen njer\u00ebz q\u00eb merren n\u00eb pyetje. Apo edhe q\u00eb paraburgimi t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb norm\u00eb p\u00ebr t\u00eb kapur e futur brenda pa gjyq k\u00ebdo.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, nj\u00eb dit\u00eb para tij, lideri i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kur t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet do ta shkrij\u00eb SPAK-un. Edhe pse pas arrestimit t\u00eb Veliajt, ai \u201camnistoi\u201d t\u00eb gjith\u00eb prokuror\u00ebt e SPAK, p\u00ebrve\u00e7 Altin Dumanit. Por deklarata e Berish\u00ebs erdhi n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb po dilte nga dyert e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, n\u00eb zbatim t\u00eb mas\u00ebs \u201cdetyrim paraqitje\u201d. Aty nuk i kurseu s\u00ebrish sulmet ndaj Altin Dumanit, teksa deklaroi se n\u00ebse fiton n\u00eb 11 maj Prokuroria e Posa\u00e7me do shkrihet, nd\u00ebrsa prokuror\u00ebt e lidhur me bandat do futen n\u00eb burg.<\/p>\n<p>E n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb fati i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, sipas k\u00ebsaj retorike, do t\u00eb p\u00ebrcaktohet pas zgjedhjeve t\u00eb 11 majit, pa mb\u00ebshtetjen e Amerik\u00ebs, me \u201cpremtimin\u201d e Berish\u00ebs p\u00ebr shkrirje dhe deklarat\u00ebn e Ram\u00ebs p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb reformuar, duket se SPAK-un tashm\u00eb e pret edhe nj\u00eb sfide tjet\u00ebr.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_2_ads \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">Sfida me veten. Me prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><strong>Altin Dumani:<\/strong>\u00a0<em>T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebrpara ligjit dhe askush nuk mund t\u00eb jet\u00eb i privilegjuar prej tij!<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb 5 vjet SPAK e ka demonstruar k\u00ebt\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do institucion tjet\u00ebr drejt\u00ebsie ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb. Dhjetorin e vitit 2024, ky u arsyetua si nj\u00eb mesazh p\u00ebr politik\u00ebn. Por para ligjit duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bart\u00eb edhe vet\u00eb ata q\u00eb japin drejt\u00ebsi. Pra, vet\u00eb prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re. Dhe d\u00ebshmia m\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb jet\u00eb dosja q\u00eb SPAK e ka n\u00eb dor\u00eb q\u00eb prej korrikut t\u00eb vitit 2024 dhe q\u00eb m\u00eb 20 shkurt 2025 kaloi p\u00ebr gjykim n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me. Dosje, q\u00eb me nj\u00eb vendim t\u00eb gjyqtarit Erion Bani p\u00ebr mospublikim t\u00eb saj deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve, asnj\u00eb pjes\u00eb e saj nuk doli n\u00eb media. Ndoshta jo pa q\u00ebllim, pasi n\u00eb fashikujt e saj flitej p\u00ebr afera korrupsioni e ushtrim ndikimi t\u00eb paligjsh\u00ebm tek gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr dhe asaj t\u00eb re.<\/p>\n<p>Po flasim p\u00ebr dosjen hetimore n\u00eb ngarkim t\u00eb ish-kryeprokurorit t\u00eb Vlor\u00ebs Aurel Zarka, i arrestuar q\u00eb prej korrikut t\u00eb vitit 2024. Pjes\u00eb e saj jan\u00eb edhe nj\u00eb ish-oficere e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore e SPAK, nj\u00eb avokat dhe nj\u00eb biznesmen. T\u00eb tre k\u00ebta jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim, pasi nuk \u00ebsht\u00eb arritur arrestimi i tyre. Por \u00e7far\u00eb e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme k\u00ebt\u00eb dosje, jan\u00eb komunikimet q\u00eb 4 personazhet e saj, b\u00ebjn\u00eb t\u00eb shpenguar n\u00eb platform\u00ebn Sky, duke p\u00ebrmendur aferat me gjyqtar\u00eb, prokuror\u00eb e punonj\u00ebs gjykatash.<\/p>\n<p>Teksa prej 5 vitesh dosjet e shumta t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kishin tronditur bot\u00ebn e krimit por jo vet\u00ebm, n\u00eb vitin 2024 nj\u00eb dosje e njohur p\u00ebr publikun si \u201cDosja Zarka\u201d, duket se tronditi edhe vet\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e re.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb at\u00eb moment pazaret e krimit m\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb ishin cekur n\u00eb 2-3 dosje, por skema dhe rrjeti i zbuluar nga komunikimet n\u00eb Sky mes vet\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, treguan se ashtu si krimi i organizuar edhe mes drejt\u00ebsis\u00eb kishte organizim p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb padrejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Magjistratja Eriona Daupaj, nj\u00eb ish-oficere e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore n\u00eb SPAK \u00ebsht\u00eb n\u00eb qendr\u00ebn e k\u00ebtyre komunikimeve bashke me avokatin Radovan \u00c7ela dhe me ish-kryeprokurorin e Vlor\u00ebs, Aurel Zarka, ky i fundit i arrestuar. M\u00ebnyra se si ajo shprehet n\u00eb komunikimet q\u00eb \u201cGj\u00ebrat Tona\u201d ka lexuar, tregon se mes njer\u00ebzve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb ka grupime q\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku si nj\u00eb rrjet q\u00eb kryejn\u00eb ato q\u00eb ata konsiderojn\u00eb \u201cpun\u00eb\u201d, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar pozitat e nj\u00ebrit t\u00eb hetuar apo tjetrit.<\/p>\n<p>K\u00ebto linja t\u00eb zbardhura nga \u201cDosja Zarka\u201d tregojn\u00eb se si kjo \u201cpun\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb prishur nj\u00eb hetim niste q\u00eb n\u00eb fazat e para t\u00eb marrjes n\u00eb dor\u00eb t\u00eb nj\u00eb referimi derisa kjo dosje shkonte n\u00eb duart e Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-105541\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/toyota-300x169.jpeg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"169\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/toyota-300x169.jpeg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/toyota.jpeg 750w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><strong>\u201cToyota\u201d me 3.4 milion\u00eb euro<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb famshme ku k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re dhe t\u00eb vjet\u00ebr kan\u00eb vepruar p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb padrejt\u00ebsi, \u00ebsht\u00eb dosja e njohur gjer\u00ebsisht p\u00ebr publikun si \u201cToyota Auris\u201d, ku u hetua futja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme e 3.4 milion\u00eb eurove p\u00ebrmes Portit t\u00eb Durr\u00ebsit. \u00c7\u00ebshtja u hetua fillimisht te Krimet e R\u00ebnda, pastaj u shpall moskompetenc\u00eb dhe u d\u00ebrgua n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Historia e k\u00ebsaj dosje nis m\u00eb 24 qershor 2018, kur n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit u sekuestruar rreth 3.4 milion\u00eb euro. N\u00eb deklarat\u00ebn zyrtare lidhur me sasin\u00eb rekord t\u00eb eurove q\u00eb u sekuestruan Policia e Shtetit deklaronte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni nga burimet vendase, nj\u00eb dit\u00eb para se t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Policia e Shtetit deklaronte se ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni m\u00eb dat\u00eb 20 qershor 2018 p\u00ebr nj\u00eb karroatrec me targa AA 120 SP, q\u00eb pritej t\u00eb transportonte disa autovetura, e mes tyre nj\u00eb mjet me sasi eurosh t\u00eb padeklaruara, pa specifikuar tipin e automjeteve dhe as origjin\u00ebn e vendit. Me marrjen e k\u00ebtij informacioni, Policia shprehej se u ishte dh\u00ebn\u00eb porosi gjith\u00eb strukturave t\u00eb Pikat e Kalimit Kufitar p\u00ebr konstatimin dhe kontrollin e k\u00ebsaj ngarkese.<\/p>\n<p><strong>Policia e Shtetit<\/strong><\/p>\n<p><em>Dit\u00ebn e enjte, m\u00eb 21 qershor 2018, n\u00eb mesdit\u00eb, gjat\u00eb punimeve t\u00eb Parlamentit n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publik fakti lidhur me nj\u00eb automjet tip \u2018Toyota Auris\u2019 me 1.5 milion euro, t\u00eb zbuluar n\u00eb Gjermani. Po at\u00eb dit\u00eb, t\u00eb enjten e kaluar, dat\u00eb 21 qershor, nj\u00eb agjenci ligjzbatuese shqiptare, n\u00eb or\u00ebn 17:00, ka njoftuar Policin\u00eb e Shtetit lidhur me nj\u00eb informacion p\u00ebr nj\u00eb ngarkes\u00eb me trajler q\u00eb do t\u00eb sillte disa mjete tip \u2018Toyota\u2019, e cila pritej t\u00eb vinte nga Gjermania, e mes tyre nj\u00eb mjet me sasi eurosh t\u00eb padeklaruara. M\u00eb 24 qershor, n\u00eb Portin e Durr\u00ebsit, n\u00eb or\u00ebn 07:30, mb\u00ebrriti nga Belgjika nj\u00eb trajler tip \u201cBizark\u201d me 9 automjete, p\u00ebrmes Portit t\u00eb Barit, Itali. Policia Kufitare, mbi baz\u00ebn e porosis\u00eb s\u00eb marr\u00eb m\u00eb dat\u00eb 20 qershor, ka b\u00ebr\u00eb identifikimin dhe ndalimin e mjetit. Policia ka njoftuar Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit, e cila po drejton hetimet. M\u00eb tej, specialist\u00ebt p\u00ebr Hetimin e Krimeve n\u00eb Drejtorin\u00eb Rajonale p\u00ebr Kufirin dhe Migracionin Durr\u00ebs n\u00eb bashk\u00ebpunim me efektiv\u00ebt e Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Durr\u00ebs, n\u00ebn drejtimin e Prokuroris\u00eb, finalizuan operacionin dhe kryen veprimet proceduriale. Policia ka arrestuar n\u00eb flagranc\u00eb shtetasit Agim \u00c7eka, Edi Lika (Cani), Klevi Lika (Cani) dhe Alban Mollaymeri. Gjithashtu jan\u00eb shpallur n\u00eb k\u00ebrkim dhe punohet p\u00ebr kapjen e shtetasve Alfred Vladi dhe Elvis Vladi. Pas sekuestrimit t\u00eb parave, sakt\u00ebsisht 3 366 800 euro dhe 100 euro q\u00eb dyshohet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb falsifikuara e 80 mij\u00eb frangave zvicerane, jan\u00eb ushtruar kontrolle n\u00eb banesat dhe ambiente t\u00eb tjera t\u00eb personave t\u00eb dyshuar. Gjat\u00eb operacionit jan\u00eb sekuestruar si prova materiale 10 automjete, nga t\u00eb cilat 7 automjete \u201cToyota\u201d, nj\u00eb \u201cAlfa Romeo\u201d, nj\u00eb \u201cOpel\u201d dhe nj\u00eb \u201cBizark\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Kush\u00ebrinjt\u00eb q\u00eb u shpall\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Alfred dhe Elvis Vladi, sipas Policis\u00eb ishin porosit\u00ebs s\u00eb ngarkes\u00ebs me sasin\u00eb rekord t\u00eb eurove. T\u00eb dy rezultonin pronar\u00eb biznesesh n\u00eb Tiran\u00eb, por nj\u00ebri prej tyre, Alfred Vladi, kishte n\u00eb pron\u00ebsi edhe dy kompani q\u00eb merren me dh\u00ebnien e automjeteve me qira e k\u00ebmbim valutor. T\u00eb dy kompanit\u00eb e tij ishin regjistruar n\u00eb vitin 2017. Fusha e veprimtaris\u00eb s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb par\u00eb ishte:\u00a0 Agjenci udh\u00ebtimi, makina me qira dhe huadh\u00ebnie. Veprimtari e agjentit p\u00ebr transfert\u00eb parash n\u00eb em\u00ebr dhe n\u00eb llogari t\u00eb nj\u00eb subjekti financiar jo banke. T\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet e pagesave dhe te transferimit t\u00eb parave n\u00eb em\u00ebr dhe p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb subjekti financiare jo banke. Po k\u00ebshtu edhe shoq\u00ebria tjet\u00ebr n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, me emrin tregtar \u201cTirana Rental Car\u201d, kishte pothuajse t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fush\u00eb t\u00eb ushtrimi t\u00eb veprimtaris\u00eb. Nd\u00ebrsa t\u00eb dyja ishin me qend\u00ebr n\u00eb zon\u00ebn e Laprak\u00ebs, n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e 3.4 milion\u00eb eurove fillimisht u hetua nga Prokuroria e Durr\u00ebsit, e cila m\u00eb pas shpalli moskompetenc\u00eb dhe hetimin e mori n\u00eb dor\u00eb Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, konkretisht prokuror\u00ebt Ened Naku\u00e7i dhe Doloreza Musabelli. Por kjo dosje nuk q\u00ebndroi shum\u00eb as k\u00ebtu. Pas shkrirjes s\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, kjo \u00e7\u00ebshtje ishte e para q\u00eb i kaloi p\u00ebr kompetenc\u00eb rretheve. Fatin e saj e mori n\u00eb dor\u00eb Gjykata e Tiran\u00ebs, q\u00eb pas nj\u00eb ping pongu n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020 shpalli edhe vendimin. Pas m\u00eb shum\u00eb se dy viteve nga sekuestrimi i 3.4 milion\u00eb eurove, dosja \u201cToyota Auris\u201d, p\u00ebrfundoi vet\u00ebm me nj\u00eb t\u00eb pandehur. Gjykata e Tiran\u00ebs pushoi akuzat p\u00ebr 4 nga 6 t\u00eb dyshuarit. U d\u00ebrgua p\u00ebr gjykim vet\u00ebm Elvis Vladi, i dyshuar si personi q\u00eb siguroi automjetet \u201cToyota\u201d n\u00eb Belgjik\u00eb, me akuz\u00ebn e mosdeklarimit t\u00eb t\u00eb hollave n\u00eb kufi. Nd\u00ebrsa Agim \u00c7eka, shoferi q\u00eb solli makinat n\u00eb Shqip\u00ebri, u gjykua vet\u00ebm p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje, pasi gjat\u00eb kontrollit n\u00eb sht\u00ebpi iu gjet nj\u00eb pistolet\u00eb. Gjykata argumentonte se provat e dor\u00ebzuara nga Prokuroria nuk provonin p\u00ebrfshirjen e 4 personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb dyshuar, duke i zhveshur nga t\u00eb gjitha akuzat.<\/p>\n<p>Por kjo dosje tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb rikthyer s\u00ebrish n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes, kur n\u00eb vitin 2024 u arrestua ish-kryeprokurori i Vlor\u00ebs Aurel Zarka.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0Enedi ka frik\u00eb nga publiciteti. I shtynte pronat dhe s\u2019po i qasej fare Edvini. Ka menduar mos ja ka futur. I ka marr\u00eb lek\u00ebt vet\u00eb dhe i ka ndar\u00eb me Radin. Nuk ka besim as te rrobat e veta ai. \u00cbsht\u00eb natyre dyshuese. Edhe me Edvinin q\u00eb rri gjith\u00eb dit\u00ebn, ka frik\u00eb se i merr parat\u00eb. Edhe at\u00ebher\u00eb kur i thash\u00eb un\u00eb pazarin p\u00ebr Vlad\u00ebt, q\u00eb m\u00eb the ti 30 mij\u00eb p\u00ebr moskompetenc\u00eb, 15 nj\u00ebri, 15 tjetri, shkoi te Edvini q\u00eb ta konfirmonte n\u00ebse i kisha th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn un\u00eb apo jo.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0Ashtu si i trembur \u00ebsht\u00eb ai. Fshije pak at\u00eb p\u00ebr Vlad\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj\u201d<\/strong>\u00a0Pse do t\u2019ia tregosh njeriu chatin? Nuk ka qen\u00eb 15 me 15, ka qen\u00eb 30 me 30.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0Po fshiji ti edhe k\u00ebto.<\/p>\n<p>K\u00ebto biseda provojn\u00eb faktin se avokati Radovan \u00c7ela, i cili ka mbrojtur n\u00eb gjykat\u00eb kush\u00ebrinjt\u00eb Alfred dhe Elvis Vladi, ka r\u00ebn\u00eb dakord me oficeren e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dosje, Eriona Daupaj, p\u00ebr t\u2019u ofruar para prokuror\u00ebve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Si\u00e7 del nga bisedat b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 30 mij\u00eb euro. Shum\u00eb q\u00eb u \u00ebsht\u00eb ofruar me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb vendosnin moskompetenc\u00eb. Sipas SPAK kjo marr\u00ebveshje provohet plot\u00ebsisht, pasi rrethanat jan\u00eb shpjeguar dhe pohuar nga t\u00eb dy k\u00ebta persona, duke bashk\u00ebbiseduar n\u00eb aplikacionin SKY, t\u00eb bindur q\u00eb ky komunikim ishte i fsheht\u00eb. E p\u00ebr rrjedhoj\u00eb bisedat mes tyre kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb lirshme dhe t\u00eb vullnetshme, si dhe t\u00eb pa nxitura apo t\u00eb ndikuara nga ndonj\u00eb arsye apo rrethan\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nga bisedat mes tyre rezulton se q\u00ebllimi nuk \u00ebsht\u00eb arritur, pasi si\u00e7 i shprehen nj\u00ebri-tjetrit, prokurori i \u00e7\u00ebshtjes i ka nxjerr\u00eb jasht\u00eb loje, pasi sipas tyre kishte vendosur vet\u00eb komunikimin me pal\u00ebt e interesuara. K\u00ebt\u00eb person ata e p\u00ebrmendin me emrin \u201cReli\u201d, q\u00eb Prokuroria e Posa\u00e7me e ka identifikuar si prokurorin Aurel Zarka. M\u00eb pas ai ka vazhduar vet\u00eb komunikimin me prokurorin e \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb parregullta monetare, prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Ened Naku\u00e7i. \u00a0Shpjegimet dhe pohimet q\u00eb ata i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb biseda nj\u00ebri \u2013 tjetrit provojn\u00eb faktet dhe rrethanat q\u00eb lidhen me veprimet e tyre, por sipas SPAK, deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb ato jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb krijuar dyshime rreth veprimeve t\u00eb Aurel Zark\u00ebs, n\u00eb raport me prokurorin e \u00e7\u00ebshtjes, apo edhe p\u00ebr dh\u00ebnien e parave. SPAK argumenton se k\u00ebto jan\u00eb shpjegime q\u00eb Daupaj dhe \u00c7ela i japin nj\u00ebri-tjetrit pa qen\u00eb vet\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb momentin kur mund t\u00eb ket\u00eb ndodhur dh\u00ebnia e parave ashtu si\u00e7 pretendojn\u00eb ata. Pra, sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, nuk provohet v\u00ebrtet\u00ebsia e tyre.<\/p>\n<p>Vendimi i dat\u00ebs 30 dhjetor 2019 i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, p\u00ebr shpallje moskompetenc\u00eb dhe kalimin e dosjes n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, p\u00ebr procedimin n\u00eb ngarkim t\u00eb Alfred Vladit, i \u00ebsht\u00eb njoftuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs m\u00eb 7 janar 2020. M\u00eb 9 janar t\u00eb po atij viti, gjyqtari Laz\u00ebr Sallaku ka vendosur t\u00eb kaloj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore. Seanca \u00ebsht\u00eb shtyr\u00eb dy her\u00eb, p\u00ebr shkak se prokurorja e \u00e7\u00ebshtjes, Ledina Rizo ka k\u00ebrkuar shtyrjen p\u00ebr shkaqe sh\u00ebndet\u00ebsore. N\u00eb seanc\u00ebn e dar\u00ebs 17 janar 2020, \u00ebsht\u00eb vendosur z\u00ebvend\u00ebsimi i masave t\u00eb sigurimit nga \u201carrest n\u00eb burg\u201d n\u00eb \u201cdetyrim paraqitje\u201d, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pandehurit n\u00eb gjykim.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb bisedave q\u00eb zhvillojn\u00eb se SKY Eriona Daupaj dhe Radovan \u00c7ela, krijohen dyshime se p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimin e masave t\u00eb sigurimit jan\u00eb paguar para p\u00ebr prokuror\u00ebt dhe gjyqtarin e \u00e7\u00ebshtjes. Ata thon\u00eb se prokuror\u00ebt jan\u00eb dakord p\u00ebr konstatimin e shuarjes s\u00eb mas\u00ebs. Nd\u00ebrsa tregojn\u00eb se kan\u00eb folur edhe me sekretaren e gjyqtarit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, t\u00eb cilit i referohen me emrin \u201cLazri\u201d, duke supozuar se kjo dosje \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si bigo q\u00eb e duan t\u00eb gjith\u00eb si \u00e7\u00ebshtje. N\u00eb nj\u00eb moment avokati Radovan \u00c7ela ka biseduar edhe me Astrit Vladin, i cili i ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u201cLazri\u201d ka r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsim mase dhe thjesht\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebhej k\u00ebrkesa nga prokurorja. N\u00eb bisedat mes tyre, \u00c7ela dhe Daupaj flasin p\u00ebr dy personazhe q\u00eb u referohen me emrat \u201cLedina\u201d dhe \u201cEli\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb q\u00eb Daupaj i tregon \u00c7el\u00ebs, duke i th\u00ebn\u00eb se kishte folur me \u201cElin\u201d, i tregon p\u00ebr pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb prokurorja e \u00e7\u00ebshtjes fillimusht ka dashur t\u00eb caktoj\u00eb mas\u00ebn \u201carrest n\u00eb burg\u201d p\u00ebr Alfred Vladin dhe Elvis Vladin, por \u201cEli\u201d nuk e ka kontrolluar situat\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0Shih mos b\u00ebn ankim ajo p\u00ebr masat se po pyeste gjyqtarin se kur do e nxirrte vendimin.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0P\u00ebr \u00e7far\u00eb po e pyeste p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ankim apo p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb urdh\u00ebr ekzekutimi?<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0Nuk e di.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0E hoqa nga qarkullimi. Vet\u00ebm dje iku n\u00eb seanc\u00eb se ishte Erioni me masat e t\u00ebrmetit. \u00c7ova porosin\u00eb t\u00ebnde dhe i thash\u00eb ma hiq nga qarkullimi se nuk kam nerva t\u00eb merrem. M\u00eb mjaftoi Doloreza dhe Enedi, nj\u00eb e tret\u00eb do ishte e tep\u00ebrt. M\u00eb tha q\u00eb nuk ka m\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0B\u00ebji gjerat m\u00eb sakt\u00eb tani thuaji, se e kemi marr\u00eb nj\u00eb karton t\u00eb verdhe dhe po mor\u00ebm dhe nj\u00eb tjet\u00ebr b\u00ebhet i kuq.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0I thash\u00eb mos m\u00eb turp\u00ebro me njer\u00ebzit se ata nuk jan\u00eb lojtar\u00eb Peqini, luajn\u00eb me galaktik\u00ebt. Ledina n\u00eb autobus, Erjoni po ashtu. Jo t\u2019i mblidhte prokuror\u00ebt e t\u2019ju thoshte k\u00ebtu jemi. Nuk ka m\u00eb k\u00ebtej e tutje. T\u00eb marrin t\u00eb firmosin aktet dhe ta \u00e7oj\u00eb Erjoni n\u00eb gjyq. Nuk kam nerva i thash\u00eb t\u00eb filozofoj me njeri. I mbylli Frani shtigjet e filozofis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0Sa lek\u00eb mori Lazri?<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0S\u2019e di, por i kan\u00eb edhe edhe nj\u00eb pes\u00ebshe tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a015 besoj n\u00eb total. Bravo Lazri. E ka b\u00ebr\u00eb me shifr\u00ebn fillestare.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0Dhe mori gjith\u00eb at\u00eb kosto.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0Nuk e ka problem Lazri q\u00eb tek pafaj\u00ebsia e Bash\u00ebs. Jan\u00eb m\u00ebsuar gjyqtar\u00ebt e Tiran\u00ebs. \u00c7udia m\u00eb e madhe 3 dit\u00eb zgjat.<\/p>\n<p>Si\u00e7 rezulton nga bisedat, krijohet bindja se avokati Radovan \u00c7ela, n\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb Astrit Vladin, i kan\u00eb ofruar 10 mij\u00eb euro Eriona Daupajt, q\u00eb t\u2019ua jepte dy prokuror\u00ebve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, me q\u00ebllim z\u00ebvend\u00ebsimin e masave t\u00eb sigurimit n\u00eb seanc\u00ebn e dat\u00ebs 17 janar 2020. Po k\u00ebshtu, n\u00eb biseda diskutohet se kjo shum\u00eb do t\u00eb jepej n\u00ebp\u00ebrmjet ish-kryeprokurores s\u00eb Tiran\u00ebs, Elizabeta Imeraj, q\u00eb do t\u00eb ndikonte te dy prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes. Sipas komunikimeve t\u00eb zhvilluara, n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe personi q\u00eb ata i referohen me emrin \u201cKol\u201d, i cili m\u00eb tej identifikohet si Kol Hysenaj, por situata \u00ebsht\u00eb sqaruar. Nd\u00ebrsa Daupaj shpjegon, se i ka th\u00ebn\u00eb Elizabeta Imerajt q\u00eb t\u00eb mos e p\u00ebrfshinte m\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb Kol Hysenajn. Sipas pohimeve q\u00eb b\u00ebn Daupaj, Elizabeta Imeraj dhe Aurel Zarka kan\u00eb biseduar bashk\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen e tij dhe kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb m\u00eb tej t\u00eb vazhdohej k\u00ebshtu, pasi sipas Daupajt, Zarka ishte shprehur se e njihte vet\u00eb t\u00eb zotin e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, SPAK vler\u00ebson se shpjegimet e Radovan \u00c7el\u00ebs dhe Eriona Daupajt jan\u00eb t\u00eb mapjaftueshme p\u00ebr t\u00eb krijuar dyshime p\u00ebr veprimet e Elizabeta Imerajt, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, si dhe t\u00eb dy prokuror\u00ebve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, por edhe t\u00eb gjyqtarit Laz\u00ebr Sallaku, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gjyqtarit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Sipas Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, nuk provohet q\u00eb \u00c7ela dhe Daupaj t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb momentin kur pretendohet se mund t\u00eb jen\u00eb kryer bisedat apo veprimet q\u00eb ata p\u00ebrmendin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, SPAK vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb e domosdoshme kryerja e veprimeve t\u00eb tjera hetimore p\u00ebr t\u00eb provuar v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb lidhje me kryeprokurorin e Vlor\u00ebs, Aurel Zarka, krijohet dyshimi i arsyesh\u00ebm se ka bashk\u00ebpunuar p\u00ebr ushtrimin e ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Avokati Radovan \u00c7ela dhe magjistratja Eriona Daupaj, t\u00eb nxitur nga Alfred Vladi kan\u00eb vijuar p\u00ebrpjekiet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar sa m\u00eb shpejt hetimet paraprake n\u00eb ngarkim t\u00eb tij dhe personave t\u00eb tjer\u00eb, si dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar procesin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr, por dhe n\u00eb favor t\u00eb tyre. Gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes ushtrimit t\u00eb ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe premtimit e ofrimit t\u00eb p\u00ebrfitimeve t\u00eb parregullta monetare. Q\u00ebllimi ka qen\u00eb favorizimi i t\u00eb akuzuarve dhe p\u00ebrdorimi i vendimit gjyq\u00ebsor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb m\u00eb pas t\u00eb ndikohej edhe n\u00eb ecurin\u00eb e procedimit pasuror q\u00eb ndodhej n\u00eb faz\u00ebn e hetimit paraprak n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb bisedave q\u00eb \u00c7ela dhe Daupaj kan\u00eb zhvilluar n\u00eb Sky, edhe me personin me emrin \u201cReli\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb prokurori i Vlor\u00ebs, Aurel Zarka, ky i fundit dyshohet se ka bashk\u00ebpunuar me Eriona Daupajn n\u00eb ushtrimin e ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm tek funksionar\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Duke biseduar n\u00eb lidhje me ecurin\u00eb e procedimit pasuror, q\u00eb ishte vendosur sekuestrimi i shumave monetare, Daupaj dhe \u00c7ela, p\u00ebrmendin edhe nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr, \u201cIlirjana\u201d.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0Parapraku na duhet p\u00ebr parat\u00eb. Kishte biseduar me Ilirjan\u00ebn dje.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0Po ta b\u00ebj\u00eb parapraku vendimin q\u00eb kalon p\u00ebr gjyq vet\u00ebm Visi dhe pushohet p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt\u2026<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0I kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb do b\u00ebj\u00eb parapraken, t\u00eb vulos\u00eb akuzat dhe ta t\u00ebrheq\u00eb pasurorin k\u00ebtej.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0\u00c7far\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb Ilirjana?<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0Po i ka th\u00ebn\u00eb, do presim t\u00eb marr\u00eb vendimi form\u00eb t\u00eb prer\u00eb dhe t\u00eb kaloj\u00eb p\u00ebr kompetenc\u00eb. Aty e kemi qarin se kjo \u00ebsht\u00eb kot. Po xhirojm\u00eb pa top. Tani po punojm\u00eb veresie.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0Marrim stresin e problemit pa asnj\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0Punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb madhen.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0I sh\u00ebrbejm\u00eb t\u00eb madhes.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0Po rrahim te finalja.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0T\u00eb b\u00ebjm\u00eb gol te Champions Leage, jo n\u00eb kampionatin shqiptar.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0Nejse, masat ik\u00ebn, ishte fitore.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr bised\u00eb, Radovan \u00c7ela informon Astrit Vladin, q\u00eb i tregon ato q\u00eb ka m\u00ebsuar nga Eriona Daupaj, duke i th\u00ebn\u00eb se Elizabeta ka thirrur Erjonin dhe Erjon\u00ebn dhe iu ka th\u00ebn\u00eb se dosjen e donte t\u00eb mbyllur p\u00ebr t\u2019u d\u00ebrguar n\u00eb gjyq, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e mosdeklarimit n\u00eb kufi dhe pushim p\u00ebr fshehjen e t\u00eb ardhurave. N\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb flitet edhe p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr person, t\u00eb cilit ata o referohen me emrin \u201cBesa\u201d. \u00a0Nd\u00ebrsa shprehen se \u201cErionit\u201d do i japin nj\u00eb kafe, m\u00eb pas edhe \u201cLedin\u00ebs\u201d. M\u00eb tej ata flasin edhe p\u00ebr shortin, p\u00ebr t\u00eb cilin ata thon\u00eb se do flas\u00eb \u201cEli\u201d p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr Radovan \u00c7ela bisedon edhe me Eriona Daupajn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e shortit, ku thon\u00eb se tashm\u00eb duhet t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr \u201ckafen\u201d q\u00eb u duhet dh\u00ebn\u00eb atyre t\u00eb Tiran\u00ebs, pasi sipas Daupajt ata duan para q\u00eb ta \u00e7ojn\u00eb dosjen n\u00eb gjyq. Nd\u00ebrsa \u00c7ela thot\u00eb se atyre ua kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb, konkretisht \u201cErionit\u201d. Nd\u00ebrsa duhet diskutuar di\u00e7ka edhe p\u00ebr \u201cElin\u201d. Por si\u00e7 del nga bisedat mes tyre, \u201cEli\u201d, em\u00ebr me t\u00eb cilin ata i referohen Elizabeta Imerajt, ua ka l\u00ebn\u00eb atyre n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr \u201ckafen\u201d. Madje ata flasin edhe p\u00ebr nj\u00eb shif\u00ebr, q\u00eb sipas tyre me gjith\u00eb shortin shkon 50 euro, shif\u00ebr me t\u00eb cil\u00ebn i referohen vler\u00ebs 50 mij\u00eb euro. Kjo del edhe nga bisedat mes Radovan \u00c7el\u00ebs dhe Astrit Vladit, por shtohen edhe 10 t\u00eb tjera, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e shortit, sepse sipas \u00c7el\u00ebs \u201cEli\u201d i ka th\u00ebn\u00eb se do u japin di\u00e7ka edhe \u201cErionit\u201d edhe \u201cLedin\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0Mi sill me ndonj\u00eb njeri nes\u00ebr. Futi n\u00eb ndonj\u00eb dosje me letra pun\u00eb dhe t\u2019i \u00e7osh tek nj\u00eb zyr\u00eb p\u00ebrkthimesh te kulla p\u00ebrball\u00eb Parlamentit. Thuaji q\u00eb kam nj\u00eb porosi p\u00ebr Elin dhe do vij\u00eb Eriona t\u2019i marr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0T\u2019i \u00e7oj pastaj, apo nuk \u00ebsht\u00eb e hapur?<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0Nuk jan\u00eb aty, se edhe ti je m\u00eb keq se un\u00eb, ke frik\u00eb mos t\u00eb humbasin.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0Po t\u00eb ishin tonat hajde, por jan\u00eb t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0Futi n\u00eb nj\u00eb dosje pune, n\u00eb zarfa. Maskoji mir\u00eb q\u00eb t\u00eb duken dokumente pune.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0Po ta mbarojm\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb her\u00eb. Po sikur t\u2019i jepnin k\u00ebta, \u00e7\u2019a do b\u00ebj\u00eb gjyqtari, do i d\u00ebnoj\u00eb maksimumi 2 vjet.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0\u00c7unat jan\u00eb boba. Kndravajtje mbetet, parashkruhet p\u00ebr 5 vjet.<\/p>\n<p>Prokuroria, duke vler\u00ebsuar bisedat, n\u00eb raport edhe me kronologjin\u00eb e ngjarjeve, p\u00ebr procedimin ndaj Alfred Vladit, ka krijuar dyshimin e arsyesh\u00ebm se Astrit Vladi dhe Radovan \u00c7ela, i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb 50 mij\u00eb euro Eriona Daupajt, me q\u00ebllim q\u00eb ajo t\u2019ia jepte Elizabeta Imerajt, q\u00eb ishte drejtuese e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Kjo, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ndikohej te prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundonin hetimit sa m\u00eb shpejt dhe n\u00eb favor t\u00eb Alfred Vladit. Brenda k\u00ebsaj shume \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe vlera prej 10 mij\u00eb eurosh, q\u00eb Daupaj e ka k\u00ebrkuar dhe e ka marr\u00eb p\u00ebr t\u2019ia dh\u00ebn\u00eb Elizabeta Imerajt, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ndikoj\u00eb te punonj\u00ebsit e Gjykats s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr shortin e \u00e7\u00ebshtjes, q\u00eb t\u2019ju caktohej 2 gjyqtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kishin r\u00ebn\u00eb dakord Astrit Vladi dhe Radovan \u00c7ela.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, Vladi dhe \u00c7ela i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb Aurel Zark\u00ebs 10 mij\u00eb euro, me q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb t\u2019ia jepjte Erjon Imerajt, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e prokurorit t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal. Gjat\u00eb bisedave t\u00eb akuzuarit i pohojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit se ishte Aurel Zarka q\u00eb do t\u00eb fliste me prokurorin Erjon Imeraj, me t\u00eb cilin kishte r\u00ebn\u00eb dakord p\u00ebr marrjen e parave. Po ashtu, del q\u00eb Zarka ishte n\u00eb dijeni t\u00eb ushtrimit t\u00eb ndikimit ndaj Elizabeta Imerajt, q\u00eb ajo t\u00eb ndikoj\u00eb p\u00ebr shortin.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, bisedat mes personave n\u00ebn hetim, p\u00ebr prokuror\u00ebt Elizabeta Imeraj dhe Erjon Imeraj, p\u00ebr punonj\u00ebsen e IT t\u00eb Gjykat\u00ebs, p\u00ebr gjyqtarin Artan Gjermeni, apo persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrmendur prej tyre, jan\u00eb shpjegime q\u00eb vijn\u00eb nga bashk\u00ebbiseduesit dhe nuk provohet se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb momentin kur pretendohet se jan\u00eb kryer veprimet q\u00eb ata thon\u00eb n\u00eb biseda. Prandaj \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb kryhen veprime t\u00eb tjera hetimore p\u00ebr t\u00eb provuar v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb bisedat mes t\u00eb akuzuarve, diskutohet edhe p\u00ebr k\u00ebrkesat p\u00ebr ndihm\u00eb juridike t\u00eb d\u00ebrguara nga autoritetet belge t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb lidhje me procedimin penal ndaj Alfred Vladit. Veprimet p\u00ebr ekzekutimin e k\u00ebtyre k\u00ebrkesave juridike jan\u00eb ndjekur nga t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt prokuror\u00eb t\u00eb ngarkuar edhe me hetimin penal. Po k\u00ebshtu, p\u00ebr ekzekutimin e veprimeve t\u00eb k\u00ebrkuara, ka marr\u00eb pjes\u00eb edhe Eriona Daupaj, si oficere e Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Si\u00e7 rezulton nga bisedat n\u00eb SKY, Daupaj n\u00eb vazhdim\u00ebsi ka informua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kundraligjshme avokatin \u00c7ela p\u00ebr veprimet hetimore q\u00eb jan\u00eb k\u00ebrkuar nga autoritetet belge, si p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor\u00eb i kush\u00ebrinjve Vladi e i Alban Mollaymerit, por duke qen\u00eb edhe vet\u00eb person p\u00ebr t\u00eb cilin belg\u00ebt k\u00ebrkonin kryerje t\u00eb veprimeve hetimore.<\/p>\n<p>M\u00eb 8 maj t\u00eb vitit 2020, dat\u00eb q\u00eb korrespondon me at\u00eb t\u00eb d\u00ebrgimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me, me objekt v\u00ebnien n\u00eb ekzekutim t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr ndihm\u00eb juridike Daupaj dhe \u00c7ela komunikojn\u00eb n\u00eb Sky.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0Vet\u00ebm mos harro t\u00eb takosh Elin p\u00ebr t\u00eb dyja porosit\u00eb, t\u2019i heqim qafe.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0Jo nuk harroj, po s\u2019e mbylla dot sot, do ta takoj nes\u00ebr, mos ki merak.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela<\/strong>: Kishte fol Sokoli me Ilirjan\u00ebn, i kishte th\u00ebn\u00eb ok ajo. Shyqyr q\u00eb doli n\u00eb fund nj\u00eb njeri.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0E kam lexuar kodin me kujdes. Ministria dhe Gjykata jan\u00eb garant p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e veprimeve q\u00eb k\u00ebrkohet ekzekutimi.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim, pas nj\u00eb bisede q\u00eb Radovan \u00c7ela kishte zhvilluar me Astrit Vladin, ai komunikon s\u00ebrish me Eriona Daupajn p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0T\u2019i them Elit p\u00ebr Ilirjan\u00ebn apo e ezaurove me Kolin?<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0Koli m\u00eb tha ok, mendoje vet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0At\u00ebher\u00eb nuk po i them gj\u00eb far\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0Nuk e b\u00ebn Ana, do i japi ok t\u00eb m\u00eb kontrollojn\u00eb. Ata i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb ta jap\u00eb se \u00ebsht\u00eb i rreziksh\u00ebm. Do na qepen ne.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0Kush i ka th\u00ebn\u00eb? S\u2019\u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb ky muhabet. Ata i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb do ta bllokonim ne po s\u2019ka baz\u00eb ligjore refuzimi se nuk ka rol aktiv prokurori n\u00eb ekzekutimin e let\u00ebrporosis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela<\/strong>: Sokoli m\u00eb tha. I ka th\u00ebn\u00eb ajo, Doloresi.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0Sot shkoi Enedi takoi Ilirjan\u00ebn. Ajo i kishte th\u00ebn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat muhabete q\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb edhe Sokoli edhe Eli. I kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk kishte shum\u00eb n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb penguar ekzekutimin e let\u00ebrporosis\u00eb. Maksimumi q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte ishte t\u2019ju k\u00ebrkonte belg\u00ebve provat mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilave kan\u00eb regjistruar emrin tuaj si persona n\u00ebn hetim. Por thj\u00ebsht\u00eb do ta spostonte ekzekutimin n\u00eb koh\u00eb, jo se do ta pengonte.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0Po t\u2019ja k\u00ebrkoje k\u00ebt\u00eb, t\u00eb shohim \u00e7\u2019a do sjell\u00eb ai\u2026<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0Fola me an\u00ebn vet\u00eb. K\u00ebrkova nj\u00eb mendje p\u00ebr t\u00eb bllokuar let\u00ebrporosin\u00eb. Ka m\u00eb tha dhe do ta b\u00ebjm\u00eb. E kam pranuar n\u00eb parim, por do t\u2019i k\u00ebrkonte belg\u00ebve provat mbi t\u00eb cilat kan\u00eb regjistruar emrat tuaj. Pasi t\u00eb vijn\u00eb provat do vler\u00ebsojn\u00eb n\u00ebse duhet ekzekutuar apo jo. Do ta b\u00ebj un\u00eb m\u00eb tha n\u00eb arsyetimin e vendimit, se e kam pranuar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi por do vendos kusht q\u00eb ata t\u00eb sjellin provat, se vet\u00eb kontrolli p\u00ebr t\u2019u ekzekutuar k\u00ebrkon kushte, nd\u00ebrsa tek mbrojt\u00ebsi k\u00ebrkon edhe m\u00eb shum\u00eb garanci.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, nga k\u00ebto biseda, rezulton se Eriona Daupaj, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e oficeres s\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb njohur p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit t\u00eb saj me k\u00ebto praktika dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me detyr\u00ebn p\u00ebr ruajtjen e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb klasifikuara \u201csekret\u201d, ka zbuluar t\u00eb dh\u00ebna dhe informacione duke ia b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura Radovan \u00c7el\u00ebs, q\u00eb ishte person mbi t\u00eb cilin po kryheshin hetime.<\/p>\n<p><strong>Favoret p\u00ebr Suel \u00c7el\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>I konsideruar sot si drejtuesi i nj\u00eb prej organizatave kriminale n\u00eb Elbasan, Suel \u00c7el\u00ebs n\u00eb vitin 2020 nuk iu desh shum\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte p\u00ebr hap\u00ebsira n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebtonte pasurin\u00eb e tij.<br \/>\nPlatforma Sky tregoi se Eriona Daupaj, i k\u00ebrkonte vet\u00eb lidhjet me t\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet avoktit Radovan \u00c7ela.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0Kush ka miq\u00ebsi me Suel \u00c7el\u00ebn?<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela<\/strong>: Un\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0Kam OFL-n\u00eb e tij.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0\u00c7\u2019a t\u00eb duhet? I kam th\u00ebn\u00eb Enedit un\u00eb p\u00ebr at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj<\/strong>: Enedi nuk \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0E ka shok.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0I ka ardh\u00eb OFL-ja e t\u00eb atit. Dy makina i kemi sekuestruar. Ia kemi kthyer babin dy her\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela.<\/strong>\u00a0Dhe Enedi i shtyu.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0E kan\u00eb sjell\u00eb p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr plot\u00ebsim veprimesh.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0Tani \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb q\u00eb t\u2019ia lirojm\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0Mua sot ma p\u00ebrmendi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb emrin t\u00ebnd q\u00eb e njeh Suelin.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong> Kush, Enedi?<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj<\/strong>: Po. E pyeta n\u00ebse i kishte th\u00ebn\u00eb gj\u00eb njeri p\u00ebr Suel \u00c7el\u00ebn, q\u00eb n\u00ebse nuk kemi gj\u00eb n\u00eb vij\u00eb ta \u00e7ojm\u00eb p\u00ebr sekuestro. Se Policia e ka kthyer dy her\u00eb. M\u00eb tha q\u00eb i kishe th\u00ebn\u00eb ti. Por me k\u00ebt\u00eb avokatin, Sokol Hazizi, m\u00eb tha q\u00eb nuk kishte muhabet fare. I thash\u00eb t\u00eb futem, ns\u00eb s\u2019e ka futur njeri, se po i b\u00ebjm\u00eb nder kot.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0Shihe mir\u00eb se e gjej un\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka. Edhe Enedit i kam th\u00ebn\u00eb b\u00ebj\u00eb dhe m\u00eb thuaj.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0Po m\u00eb tha mua t\u00eb futem. Jan\u00eb pronat e t\u00eb atij. Po ti i ke th\u00ebn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr makinat. Ndoshta ai ka menduar se ke folur me mua.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:\u00a0<\/strong>Nuk e dija, pa do t\u00eb thosha ty.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0\u00c7far\u00eb t\u00eb kesh me Enedin m\u00eb thuaj mua. Se tek Edvini nuk ka shum\u00eb besim ai, ka frik\u00eb se i futet n\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0Fol n\u00ebse dhe m\u00eb thuaj, e b\u00ebjm\u00eb bashk\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj:<\/strong>\u00a0T\u00eb shoh materialin un\u00eb dhe flasim.<\/p>\n<p><strong>Radovan \u00c7ela:<\/strong>\u00a0E zgjidhim bashk\u00eb dhe Sokoli nuk do marr\u00eb vesh gj\u00eb far\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Eriona Daupaj<\/strong>: Iu kam l\u00ebn\u00eb detyr\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb akt ekspertimi. Ashtu duhet, t\u00eb mos dij\u00eb gj\u00eb njeri fare.<\/p>\n<p>Sipas SPAK, nga bisedat e zhvilluara n\u00eb Sky, duke i vler\u00ebsuar edhe n\u00eb raport me aktet e procedimit pasuror ndaj Suel \u00c7el\u00ebs, krijohet dyshimi i arsyesh\u00ebm se Eriona Daupaj ka k\u00ebrkuar p\u00ebrfitime t\u00eb parregullta p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb vendimmarrjen e prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Nga ana tjet\u00ebr, Radovan \u00c7ela ka pranuar se do t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb k\u00ebmbim p\u00ebr marrjen e p\u00ebrfitimeve t\u00eb parregullta monetare. Duke vler\u00ebsuar m\u00ebnyr\u00ebn e komunikimit mes tyre dhe sjelljen e tyre n\u00eb raste t\u00eb ngjashme, sipas SPAK flitet p\u00ebr 35 mij\u00eb euro, shum\u00eb kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr t\u00eb ndikuar te prokurori i \u00e7\u00ebshtjes, p\u00ebr t\u00eb mos vendosur mas\u00eb sekuestro p\u00ebr pasurit\u00eb e Suel \u00c7el\u00ebs dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij. M\u00ebnyra e favorizimit do t\u00eb ishte duke kthyer serish materialin n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, me q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr sekuestrimin t\u00eb nxirrej jasht\u00eb afatit t\u00eb veprimit t\u00eb aktit normativ.<\/p>\n<p>N\u00eb bisedat q\u00eb ata kan\u00eb zhvilluar me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebrmendin prokurorin e \u00e7\u00ebshtjes Ened Naku\u00e7i, q\u00eb i referohen me emrin \u201cEdi\u201d, q\u00eb sipas Radovan \u00c7el\u00ebs ka qen\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb bien dakord p\u00ebr 35 mij\u00eb euro. Madje p\u00ebrmendin edhe faktin q\u00eb kan\u00eb biseduar edhe me gjyqtaren e \u00e7\u00ebshtjes. Por sipas SPAK, k\u00ebto biseda jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjella n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme dhe nuk konfirmohen me prova t\u00eb tjera. Prandaj p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e tyre nevojiten veprime t\u00eb m\u00ebtejshme hetimore.<\/p>\n<p><strong>Drejt\u00ebsia e re p\u00ebrball\u00eb t\u00eb vjetr\u00ebs me t\u00eb nj\u00ebjtat probleme<\/strong><\/p>\n<p>Dosja \u201cZarka\u201d mund t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb e bujshmja, por pa dyshim \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb sfidon integritetin e SPAK. N\u00eb komunikimet e Sky, t\u00eb zbardhura n\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje, indicie p\u00ebr shkelje t\u00eb etik\u00ebs m\u00eb s\u00eb paku dhe ligji m\u00eb s\u00eb shumti, rezultojn\u00eb edhe prokuror\u00eb e gjyqtar\u00eb t\u00eb vet\u00eb Struktur\u00ebs, por edhe t\u00eb Prokuroris\u00eb dhe Gjykat\u00ebs se Tiran\u00ebs. Kryesisht, ata dalin n\u00eb komunikimet p\u00ebr t\u00eb sistemuar dosjen e famshme \u201cToyota Auris\u201d, n\u00eb form\u00ebn m\u00eb t\u00eb but\u00eb t\u00eb mundshme p\u00ebr t\u00eb hetuarit. P\u00ebrpjekjet q\u00eb nis\u00ebn n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me, me let\u00ebrporosit\u00eb e autoriteteve belge dhe vijuan pas shpalljes s\u00eb moskompetenc\u00ebs, n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje, q\u00eb lexuam, p\u00ebrmenden nga t\u00eb pandehurit, si persona q\u00eb i kan\u00eb ndihmuar dhe do t\u2019i ndihmojn\u00eb, duke u konsideruar pjes\u00eb e grupit, disa prokuror\u00eb e gjyqtar\u00eb. Prokurori Ened Naku\u00e7i, Doloreza Musabelliu dhe gjyqtarja e Posa\u00e7me, sot n\u00eb Apel, Ilirjana Olldashi. Ata p\u00ebrfliten n\u00eb k\u00ebto komunikime nga Daupaj dhe \u00c7ela.<\/p>\n<p>N\u00eb Prokurorin\u00eb dhe Gjykat\u00eb e Tiran\u00ebs nga ana tjet\u00ebr, Daupaj flet edhe p\u00ebr ata qe jan\u00eb grupi i tyre, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet q\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb. Elizabeta Imeraj, ish-kryeprokurorja e Tiran\u00ebs, prokurori Erion Imeraj, gjyqtari q\u00eb n\u00eb bisedat mes tyre, t\u00eb akuzuarit i referohen me emrin \u201cBeso\u201d, apo edhe Artan Gjermeni, p\u00ebrmenden gjithashtu si\u00e7 i konsiderojn\u00eb ata, \u201cpjes\u00eb e tyre\u201d.<\/p>\n<p>N\u00ebse ata kan\u00eb shkelur ligjin apo jo, kjo i takon SPAK-ut, por fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb dosja e famshme \u201cToyota Auris\u201d, q\u00eb futi 3.4 milion\u00eb euro n\u00eb Shqip\u00ebri, ka p\u00ebrfunduar me akuz\u00ebn \u201cmosdeklarim pasurie\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa refreni i vazhduesh\u00ebm n\u00eb arsyetimin e SPAK, kur t\u00eb akuzuarit p\u00ebrmendin emra gjyqtar\u00ebsh e prokuror\u00ebsh \u00ebsht\u00eb: K\u00ebto biseda jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjella n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme dhe nuk konfirmohen me prova t\u00eb tjera. Prandaj p\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e tyre nevojiten veprime t\u00eb m\u00ebtejshme hetimore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb veprim shtes\u00eb hetimor, minimalisht mund t\u00eb ishte nj\u00eb sekuestrim telefoni, si\u00e7 edhe ka ndodhur n\u00eb rastet e tjera arrestimesh, qoft\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e krimit t\u00eb organizuar, qoft\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e politik\u00ebs. Ndoshta, ky veprim hetimor mund edhe t\u00eb zbulonte di\u00e7ka. Nuk e dim\u00eb ende n\u00ebse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb apo jo. Apo edhe n\u00ebse po kryhen nd\u00ebrkoh\u00eb hetime t\u00eb m\u00ebtejshme si\u00e7 pretendon SPAK. Fakt \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm q\u00eb \u201cDosja Zarka\u201d, tashm\u00eb prej dat\u00ebs 20 shkurt 2025 ka kaluar p\u00ebr gjykim. Se \u00e7far\u00eb do t\u00eb prodhoj\u00eb ky proces mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb. Megjithat\u00eb, e sigurt \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar pavar\u00ebsin\u00eb e saj, Prokuroria e Posa\u00e7me, duhet ta kthej\u00eb hetimin edhe nga t\u00eb vet\u00ebt. Nga njer\u00ebzit e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\/Emisioni \u201cGj\u00ebrat Tona\u201d<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me ka qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb retorik\u00ebs politike n\u00eb mesin e muajit shkurt. Q\u00eb prej arrestimit t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, debatet publike kan\u00eb pasur si kryefjal\u00eb SPAK-un. E teksa diskutohej p\u00ebr drejt\u00ebsi apo padrejt\u00ebsi nga ana e Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me, q\u00eb p\u00ebr 5 vite u duk se ishte fytyra &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":96513,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-105540","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105540","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=105540"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105540\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":105544,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105540\/revisions\/105544"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/96513"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=105540"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=105540"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=105540"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}