{"id":105582,"date":"2025-02-24T12:07:53","date_gmt":"2025-02-24T12:07:53","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=105582"},"modified":"2025-02-24T12:10:37","modified_gmt":"2025-02-24T12:10:37","slug":"dosja-veliaj-bushka-e-ps-ne-spak-intimidoi-deshmitaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/02\/24\/dosja-veliaj-bushka-e-ps-ne-spak-intimidoi-deshmitaret\/","title":{"rendered":"Dosja \u201cVeliaj\u201d\/ Bushka e PS n\u00eb SPAK, intimidoi d\u00ebshmitar\u00ebt dhe ndikoi n\u00eb prishjen e provave&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PS, Klotilda Bushka ka mb\u00ebrritur \u00eb n\u00eb SPAK.\u00a0Bushka, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe Kryetare e Komisionit t\u00eb Ligjeve \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb ambientet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me nga avokati i saj.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani nuk dihen arsyet e thirrjes s\u00eb deputetes s\u00eb PS n\u00eb SPAK, por Bushka doli n\u00eb dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut t\u00eb arrestuar t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj.<\/p>\n<p>Bushka ka mohuar p\u00ebrfshirjen, nd\u00ebrsa m\u00eb her\u00ebt ka deklaruar se ndihej e befasuar kur emri i saj pati dal\u00eb n\u00eb dosje. \u00c7ifti Veliaj \u2013 Bushka akuzohen nga SPAK p\u00ebr presione dhe intimidim t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve duke penguar drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb paraqitej p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me, Adela Kondak\u00e7iu i shpenzoi n\u00eb takime instruktazhi me shefen e saj, Ajola Xoxa dhe avokat\u00eb. Kondak\u00e7iu punonte si financiere e Xox\u00ebs prej vitit 2018 dhe takimet kishin p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb ta udh\u00ebzonin se \u00e7far\u00eb duhej t\u00eb thoshte n\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Adela d\u00ebshmoi p\u00ebr hetuesit m\u00eb 12 dhjetor se Xoxa dhe avokat\u00ebt i k\u00ebrkuan q\u00eb t\u00eb ishte kon\u00e7ize, t\u00eb thoshte \u201cs\u2019mbaj mend\u201d si dhe t\u00eb merrte koh\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjigjet e saj. Ata u interesuan gjithashtu t\u00eb dinin se \u00e7far\u00eb bisedash kishte pasur t\u00eb ruajtura n\u00eb telefonin e saj, i cili ishte sekuestruar m\u00eb par\u00eb nga SPAK.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb episod i asaj q\u00eb Prokuroria e Posa\u00e7me e konsideron nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb organizuar p\u00ebr t\u00eb intimiduar d\u00ebshmitar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas vendimit p\u00ebr mas\u00eb sigurie, kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj dhe vart\u00ebs t\u00eb tij n\u00eb bashki, s\u00eb bashku me bashk\u00ebshorten Ajola Xoxa dhe kryetaren e Komisionit t\u00eb Ligjeve, Klotilda Bushka u angazhuan me veprime aktive n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr frik\u00ebsimin e d\u00ebshmitar\u00ebve, helmimin e provave dhe pengimin e hetimit n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Veliaj akuzohet se u ka d\u00ebrguar mesazhe intimiduese hetuesve t\u00eb Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, duke u k\u00ebrkuar atyre q\u00eb t\u00eb ndalojn\u00eb thirrjen e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb deklarime, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb Bashkis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb takimet q\u00eb Xoxa zhvillonte me d\u00ebshmitar\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes, para dhe pas seancave t\u00eb marrjes s\u00eb tyre n\u00eb pyetje nga SPAK.<\/p>\n<p><em>\u201cProkuroria e Posa\u00e7me\u2026 disponon prova t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme se shumica e deklaruesve t\u00eb thirrur nga ana jon\u00eb jan\u00eb kontaktuar para dhe pas seancave t\u00eb marrjes n\u00eb pyetje nga shtetasit n\u00ebn hetim, specifikisht bashk\u00ebshortja e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb Tiran\u00eb,\u201d thot\u00eb SPAK.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cPrania e punonj\u00ebsve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb bashkis\u00eb Tiran\u00eb, vart\u00ebs t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb shtetasit Erion Veliaj, si gjat\u00eb kontakteve q\u00eb shtet\u00ebsja Ajola Xoxa ka patur me personat e thirrur p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb deklarime n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me, ashtu edhe gjat\u00eb momenteve t\u00eb kontrollit n\u00eb zyrat e \u201cPartners La\u00eb\u201d shpk, d\u00ebshmon synimin p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik marrjen e provave\u2026,\u201d shtohet n\u00eb vendim.<\/em><\/p>\n<p>Kryebashkiaku jet\u00ebgjat\u00eb i Tiran\u00ebs u arrestua t\u00eb h\u00ebn\u00ebn me urdh\u00ebr t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit t\u00eb parave. Ai dyshohet se ka krijuar nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb mir\u00ebmenduar korruptive p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar ryshfete nga fondet e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb rrjeti OJF-sh dhe kompanish t\u00eb kontrolluara nga bashk\u00ebshortja e tij.<\/p>\n<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb mbr\u00ebmje, Gjykata Speciale konfirmoi mas\u00ebn e sigruis\u00eb \u2018arrest me burg\u2019 ndaj Veliajt, nd\u00ebrsa la n\u00eb \u2018detyrim paraqitje\u2019 Ajola Xox\u00ebn, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00ebna e nj\u00eb f\u00ebmije t\u00eb mitur.<\/p>\n<p>Veliaj i ka mohuar akuzat p\u00ebrmes postimeve n\u00eb Facebook nga qelia, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur me akuza ndaj prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Ols Dado.<\/p>\n<p><em>\u201cNuk kemi asnj\u00eb lidhje un\u00eb dhe familja ime me fjal\u00ebn korrupsion,<\/em>\u201d shkroi Veliaj, nd\u00ebrsa sulmoi prokurorin e \u00e7\u00ebshtjes si nj\u00eb\u00a0 \u2018individ pervers\u2019.<\/p>\n<p>Edhe kryeministri Edi Rama e mbrojti Erion Veliajn, duke e cil\u00ebsuar arrestimin e tij si antikushtetues dhe akuzat si \u2018roman policesk\u2019.<\/p>\n<p><em>\u201cPra, n\u00eb thelb jemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb rasti q\u00eb krijon dyshimin e arsyesh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb hetimi jasht\u00eb shinave kushtetuese dhe nj\u00eb ndalimi n\u00eb shkelje t\u00eb standardeve demokratike,\u201d<\/em>\u00a0tha Rama.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kryetarja e Komisionit t\u00eb Ligjeve, Klotilda Bushka mohoi q\u00eb t\u2019i kishte b\u00ebr\u00eb presion nj\u00ebr\u00ebs prej d\u00ebshmitareve dhe u ankua se nuk i ishte dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohej nga SPAK.<\/p>\n<p><strong>Intimidimi i d\u00ebshmitar\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Balkans Youth Link Albania\u00a0\u2013 BYL-A \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse\u00a0 e themeluar n\u00eb vitin 2002 dhe njihet si organizata m\u00ebm\u00eb e l\u00ebvizjes MJAFT. BYL-A u drejtua nga\u00a0Endri Fuga\u00a0deri n\u00eb vitin 2009 dhe p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr pas dor\u00ebheqjes s\u00eb tij, nga Klotilda Ferhati (Bushka). Bushka ka qen\u00eb gjithashtu an\u00ebtare bordi e organizat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2016, kur BYL-A ishte pothuajse nj\u00eb organizat\u00eb e fjetur, drejtoresh\u00eb ekzekutive u em\u00ebrua kush\u00ebrira e Bushk\u00ebs,\u00a0Ina Goxhaj. Megjithat\u00eb, Goxhaj i ka th\u00ebn\u00eb\u00a0 Prokuroris\u00eb se kishte vet\u00ebm emrin si drejtuese, por pa asnj\u00eb rol. Sipas SPAK, BYL-A u kontrollua fillimisht nga Klotilda Bushka dhe pas vitit 2022 nga Ajola Xoxa.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj n\u00eb SPAK m\u00eb 13 dhjetor, Goxhaj tregoi p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb koordinuar p\u00ebr t\u00eb ndikuar deklarimet e saj si dhe p\u00ebr t\u00eb fshehur faktet gjat\u00eb hetimit. Ajo tregoi se ishte takuar disa her\u00eb me Bushk\u00ebn, Xox\u00ebn dhe disa avokat\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e kishin udh\u00ebzuar at\u00eb q\u00eb t\u00eb mohonte gjith\u00e7ka si dhe t\u00eb fshihte faktet.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebrin prej takimeve n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb Bushk\u00ebs, kjo e fundit e kishte urdh\u00ebruar \u201cq\u00eb t\u00eb mohonte gjith\u00e7ka\u201d gjat\u00eb pyetjes. Shqet\u00ebsimi i saj lidhej gjithashtu me adres\u00ebn e BYL-A, q\u00eb sipas deklarueses, s\u2019duhej t\u00eb dilte q\u00eb ishte sht\u00ebpia e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb avokatore, Ajola Xoxa i k\u00ebrkoi Goxhajt q\u00eb t\u2019i dor\u00ebzonte telefonin dhe m\u00eb pas e ka kontrolluar at\u00eb n\u00eb lidhje me bisedat q\u00eb kishte \u2013 biseda q\u00eb e kan\u00eb shqet\u00ebsuar.<\/p>\n<p>\u201cDeklaruesja shpjegoi se Ajola, Klotilda dhe avokati mor\u00ebn vendimin q\u00eb ajo t\u00eb mos paraqitej n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me. Deklaruesja shton se Ajola Xoxa m\u00eb pas i ka sjell\u00eb nj\u00eb telefon t\u00eb ri t\u00eb mark\u00ebs Iphone 12 dhe i ka th\u00ebn\u00eb se telefonin e saj Samsung A35 do ta asgj\u00ebsonin,\u201d thuhej n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb radh\u00ebs m\u00eb 14 dhjetor, Goxhaj d\u00ebshmon se ishte udh\u00ebzuar q\u00eb \u201ct\u00eb b\u00ebnte rezistenc\u00eb dhe t\u00eb mos tregonte realitetin e situat\u00ebs\u201d. Ajo gjithashtu \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb n\u00eb presion, pasi i kan\u00eb se ata do ta merrnin vesh se \u00e7far\u00eb do t\u00eb deklaronte dhe do rridhte informacioni, pasi kishin njer\u00ebz \u201cbrenda Prokuroris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Goxhaj ka d\u00ebshmuar gjithashtu se Bushka e kishte kontaktuar at\u00eb s\u00ebrish n\u00eb zyr\u00ebn e Avokatit t\u00eb Popullit m\u00eb 14 janar 2025, dhe pasi Ballanca ishte larguar nga zyra, e kishte pyetur at\u00eb n\u00ebse kishte pasur ndonj\u00eb shqet\u00ebsim apo n\u00ebse SPAK e kishte th\u00ebrritur p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb deklarueses, Bushka i kishte th\u00ebn\u00eb gjithashtu se \u201cAdela na ka sjell\u00eb shum\u00eb pasoja dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person negativ me t\u00eb cil\u00ebn kemi bashk\u00ebpunuar\u201d. Ajo e kishte porositur disa her\u00eb q\u00eb t\u00eb mos filste me Adel\u00ebn apo me persona t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr takimet q\u00eb kishte pasur me t\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me po e heton kryetaren e Komisionit t\u00eb Ligjeve, Klotilda Bushka p\u00ebr kryerjen e veprimeve me q\u00ebllim pengimin e zbulimit t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, por ajo i mohoi k\u00ebto akuza.<\/p>\n<p>\u201cPo, un\u00eb e kam takuar vajz\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb si nj\u00eb person q\u00eb kam punuar dikur dhe kam lidhje familjare, lidhje gjaku. E kam qet\u00ebsuar duke e k\u00ebshilluar t\u00eb thot\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe n\u00ebse e gjykon t\u00eb nevojshme t\u00eb marr\u00eb avokat,\u201d tha Bushka p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate nga Kuvendi.<\/p>\n<p>\u201cNuk e kam penguar t\u00eb thot\u00eb asgj\u00eb, as kam tentuar q\u00eb t\u00eb fsheh\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sepse un\u00eb jam e para m\u00eb e interesuara q\u00eb e v\u00ebrteta t\u00eb zbardhet sa m\u00eb par\u00eb,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p><strong>Kufizimi i liris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrpjekja sipas SPAK e koordinuar p\u00ebr intimidimin e d\u00ebshmitar\u00ebve dhe pengimin e hetimit ishte nj\u00eb nd\u00ebr faktor\u00ebt ky\u00e7\u00eb t\u00eb vendosjes s\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erjon Veliaj n\u00ebn mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201carrest me burg\u201d. Ajola Xoxa u vendos fillimisht n\u00eb arrest sht\u00ebpie p\u00ebr shkak se ishte n\u00ebna e nj\u00eb f\u00ebmije t\u00eb mitur \u2013 mas\u00eb e cila u leht\u00ebsua m\u00eb pas n\u00eb detyrim p\u00ebr paraqitje pas ballafaqimit t\u00eb saj me gjykat\u00ebn t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn drejtuar Gjykat\u00ebs, Prokuroria e Posa\u00e7me vler\u00ebsoi se ekziston nj\u00eb rrezik real dhe i vazhduesh\u00ebm p\u00ebr manipulimin ose fshehjen e provave, n\u00ebse Veliaj ose Xoxa nuk i n\u00ebnshtrohen kufizimeve t\u00eb liris\u00eb.<\/p>\n<p>Ky rrezik buron nga funksioni i Veliajt si kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, ndikimi i tij i fort\u00eb n\u00eb administrat\u00eb, si dhe sjellja e tij gjat\u00eb hetimeve, duke p\u00ebrfshir\u00eb mesazhet k\u00ebrc\u00ebnuese drejtuar hetuesve t\u00eb BKH-s\u00eb dhe nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb tjera n\u00eb proces. Xoxa, nga ana tjet\u00ebr, ka kontaktuar dhe orientuar d\u00ebshmitar\u00eb p\u00ebrpara dhe pas marrjes n\u00eb pyetje, duke ndikuar n\u00eb deklarimet e tyre.<\/p>\n<p>Gjykata e ka cil\u00ebsuar t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK, duke argumentuar se rreziku i marrjes dhe i v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb provave \u00ebsht\u00eb real dhe i vazhduesh\u00ebm n\u00ebse Veliaj dhe Xoxa nuk do t\u2019u n\u00ebnshtrohen masave t\u00eb kufizimeve t\u00eb liris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo k\u00ebrkes\u00eb argumentohet me q\u00ebllimin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr t\u00eb shmangur sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur pengimin, ngadal\u00ebsimin apo edhe devijimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt t\u00eb procesit t\u00eb t\u00eb provuarit dhe v\u00ebrtetimit t\u00eb rrethanave t\u00eb faktit t\u00eb lidhura me procedimin penal n\u00eb fjal\u00eb,\u201d argumenton gjykata.<\/p>\n<p>\u201cKy rrezik \u00ebsht\u00eb provuar t\u00eb jet\u00eb i preksh\u00ebm gjat\u00eb gjith\u00eb hetimit paraprak deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, sidomos n\u00eb raport me personat q\u00eb jan\u00eb thirrur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb deklarime pran\u00eb organit procedues, por edhe me sjelljen q\u00eb kan\u00eb shfaqur shtetasit n\u00ebn hetim gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe,\u201d thekson vendimi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PS, Klotilda Bushka ka mb\u00ebrritur \u00eb n\u00eb SPAK.\u00a0Bushka, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe Kryetare e Komisionit t\u00eb Ligjeve \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb ambientet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me nga avokati i saj. Deri m\u00eb tani nuk dihen arsyet e thirrjes s\u00eb deputetes s\u00eb PS n\u00eb SPAK, por Bushka doli n\u00eb dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut t\u00eb arrestuar t\u00eb Tiran\u00ebs, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":104541,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-105582","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105582","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=105582"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105582\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":105586,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105582\/revisions\/105586"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/104541"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=105582"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=105582"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=105582"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}