{"id":105765,"date":"2025-02-25T19:07:12","date_gmt":"2025-02-25T19:07:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=105765"},"modified":"2025-02-25T19:07:12","modified_gmt":"2025-02-25T19:07:12","slug":"pse-nuk-po-hetohet-veliaj-per-shembjen-e-teatrit-kombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/02\/25\/pse-nuk-po-hetohet-veliaj-per-shembjen-e-teatrit-kombetar\/","title":{"rendered":"Pse nuk po hetohet Veliaj p\u00ebr shembjen e Teatrit Komb\u00ebtar?"},"content":{"rendered":"<p>Kur po b\u00ebhen pes\u00eb vite nga shembja e Teatrit Komb\u00ebtar (17 maj 2020), nd\u00ebrtimi i teatrit t\u00eb ri mbetet ende peng i premtimeve t\u00eb pambajtura. Nga ana tjet\u00ebr, skena artistike, e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb nga ndikimi i politik\u00ebs, vuan periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Beteja p\u00ebr mbrojtjen e Teatrit Komb\u00ebtar nisi n\u00eb 2018 dhe ende sot \u00ebsht\u00eb aktive n\u00eb aspektin ligjor, duke sh\u00ebnuar q\u00ebndres\u00ebn m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb n\u00eb historin\u00eb e revoltave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb 2024, nj\u00eb protest\u00eb simbolike me buqeta lulesh, jasht\u00eb SPAK-ut, riktheu nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve m\u00eb t\u00eb debatuara p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kryetari i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb Erion Veliaj nuk po hetohet: shembjen e dhunshme t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar, n\u00eb shkelje procedurash dhe n\u00eb mes t\u00eb pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht Veliaj gjendet pas hekurave n\u00ebn hetim p\u00ebr pastrim parash dhe korrupsion, e akuzuar nga SPAK \u00ebsht\u00eb edhe bashk\u00ebshortja, Ajola Xoxa, e cila dyshohet se p\u00ebrdori organizat\u00ebn jofitimprur\u00ebse t\u00eb artit Harabel p\u00ebr t\u00eb qarkulluar para q\u00eb vinin nga favorizimet e Veliajt p\u00ebr tender\u00eb dhe leje nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<p>Harabel Contemporary Art e Xoxes lul\u00ebzoi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shum\u00eb artist\u00eb dhe regjisor\u00eb t\u00eb pavarur vuajt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjetur mb\u00ebshtetje financiare p\u00ebr projektet artistike.<\/p>\n<p><span style=\"font-style: inherit; font-weight: inherit;\">Sipas SPAK, p\u00ebrmes organizatave t\u00eb tjera q\u00eb Xoxa kishte lidhje apo dhe kontrollonte, ajo p\u00ebrfitoi fonde nga qeveria dhe Bashkia e Tiran\u00ebs, e drejtuar nga bashk\u00ebshorti Veliaj.<\/span><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dinamik\u00eb, pavar\u00ebsisht se nuk po hetohet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Teatrit, artist\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cN\u00eb grop\u00ebn e Teatrit Erion Veliaj hapi varrin politik! Nuk mjaftohem me d\u00ebnimin moral, por pres d\u00ebnimin real p\u00ebr t\u00eb gjitha shkeljet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Teatrit, ai dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ishin pjes\u00eb e shembjes\u201d,<\/em>\u00a0shprehet aktorja Julinda Emiri, nj\u00eb nga z\u00ebrat kryesor\u00eb n\u00eb angazhimin p\u00ebr mbrojtjen e Teatrit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Robert Budina, producent dhe regjisor, gjithashtu i angazhuar kund\u00ebr shembjes s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar, e konsideron arrestimin e Veliajt m\u00eb tep\u00ebr si nj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cNj\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb sulmoi direkt Teatrin ishte Veliaj dhe e mori p\u00ebrsip\u00ebr personalisht k\u00ebt\u00eb histori, por t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn nuk ndjej k\u00ebnaq\u00ebsi nga arrestimi i tij, do t\u00eb doja q\u00eb t\u00eb mos kishim fare njer\u00ebz q\u00eb vidhnin fondet publike, sepse n\u00eb fund, kostoja na bie t\u00eb gjith\u00ebve,\u201d<\/em>\u00a0u shpreh Budina p\u00ebr Citizens.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">P\u00ebr\u00e7arja e sken\u00ebs artistike<\/strong><\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cQ\u00eb nga p\u00ebrdorimi politik e deri te kompleksi individual, ajo protest\u00eb solli ndarje n\u00eb grupime, q\u00eb fatkeq\u00ebsisht u pasqyruan edhe n\u00eb profesion,\u201d<\/em>\u00a0kujton Emiri teksa analizon vijimin e q\u00ebndres\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Teatrin.<\/p>\n<p>N\u00eb maj t\u00eb 2018, pas deklaratave t\u00eb para publike nga Veliaj p\u00ebr nj\u00eb projekt q\u00eb parashikonte shembjen e Teatrit Komb\u00ebtar, nj\u00eb peticion me 780 firma t\u00eb artist\u00ebve dhe qytetar\u00ebve k\u00ebrkoi ruajtjen e godin\u00ebs si pjes\u00eb t\u00eb memories s\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb nism\u00ebs ishte aktori Robert Ndrenika, i shoq\u00ebruar nga dhjet\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb, disa jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, ndryshuan q\u00ebndrim dhe mb\u00ebshtet\u00ebn tez\u00ebn se\u00a0<em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cgodina ishte e rrezikshme\u201d<\/em>. Kjo erdhi pas takimit me Veliajn m\u00eb 14 qershor 2018, ku ky i fundit relativizoi r\u00ebnd\u00eb vlerat arkitekturore t\u00eb godin\u00ebs s\u00eb teatrit.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cNd\u00ebrtesa mund t\u00eb riparohej, por vullneti ishte q\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrohej<\/em>,\u201d kujton p\u00ebr Citizens aktorja Adriana Tolka,\u00a0<em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cNj\u00eb nga arsyet e shembjes ishte se ishte ftoht\u00eb brenda, por nj\u00ebsoj si me nj\u00eb sht\u00ebpi: po nuk e ngrohe, ftoht\u00eb do jet\u00eb\u2026 Nd\u00ebrtesa nuk kishte faj, por p\u00ebr ata ishte e leverdishme ta shkat\u00ebrronin.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Rreth dy vite m\u00eb von\u00eb, n\u00eb maj 2020, qeveria qarkulloi n\u00eb media nj\u00eb list\u00eb me rreth 100 artist\u00eb q\u00eb e mb\u00ebshtesnin publikisht shembjen. Nd\u00ebr ta rezultonin emra t\u00eb njohur si Ndrenika, Tinka Kurti, Altin Basha, Arben Derhemi, Gazmend Paja etj.<\/p>\n<p>Disa prej tyre ishin t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb\u00a0ceremonin\u00eb private t\u00eb p\u00ebrurimit t\u00eb punimeve, q\u00eb u mbajt m\u00eb 21dhjetor 2022.<\/p>\n<p>Citizens.al dhe mediat e tjera u ndaluan t\u00eb raportojn\u00eb nga kantieri nga forcat e rendit teksa ceremonia iu p\u00ebrcoll televizioneve me regji dhe sinjal t\u00eb gatsh\u00ebm nga regjia personale e Kryeministrit Rama \u201cERTV\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi kund\u00ebr shembjes s\u00eb teatrit pati pasoja p\u00ebr shum\u00eb prej artist\u00ebve q\u00eb u angazhuan n\u00eb protesta. Disa humb\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebniet personale dhe profesionale me koleg\u00ebt, t\u00eb tjer\u00eb u p\u00ebrjashtuan nga projektet artistike.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cI kam nd\u00ebrprer\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me shumic\u00ebn e koleg\u00ebve, disa nuk m\u00eb flasin vet\u00eb, kan\u00eb zor t\u00eb m\u00eb shohin drejt n\u00eb sy, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb,\u201d<\/em>\u00a0shprehet aktorja Tolka.<\/p>\n<p>Regjisori Budina pohon se tashm\u00eb i sheh artist\u00ebt t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb\u00a0<em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cishuj t\u00eb ve\u00e7uar,\u201d<\/em>\u00a0ku sipas tij nj\u00eb pjes\u00eb vuajn\u00eb pasojat e konformizmit t\u00eb tyre, cil\u00ebsi t\u00eb cil\u00ebn ai e lidh me regjimin diktatorial.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cKjo vjen nga koha e komunizmit, artist\u00ebt kan\u00eb trash\u00ebguar nj\u00eb lloj konformizmi me pushtetin dhe nuk flasin. T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur, flasin ve\u00e7mas, kurse publikisht nuk e marrin p\u00ebrsip\u00ebr,\u201d<\/em>\u00a0tregon Budina.<\/p>\n<p>P\u00ebr aktorin e Teatrit Migjeni t\u00eb Shkodr\u00ebs, Vladimir Doda, skandalet e fundit treguan se politika \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrlidhur fort me artin, ku p\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb meritorkacis\u00eb, ai thot\u00eb se skena artistike po vuan nj\u00eb lloj diktature pasi arti po p\u00ebrdoret si mburoj\u00eb apo justifikim n\u00eb udh\u00ebheqjen apo vendimmarrjet publike.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cMe keqardhje mund t\u00eb them se disa figura kan\u00eb fituar em\u00ebrime, p\u00ebrfitime dhe dihet se kujt i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb fondet,\u201d<\/em>\u00a0shprehet Doda, duke n\u00ebnkuptuar lidhje me prapavij\u00eb politike dhe korruptive.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga organizatat me t\u00eb cilat SPAK dyshon se Xoxa qarkulloi para duke i kamufluar me evente artistike \u00ebsht\u00eb Bash-Art, e\u00a0<a href=\"https:\/\/bashart.al\/about-2\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong style=\"font-style: inherit;\">krijuar n\u00eb vitin 2015<\/strong><\/a>\u00a0nga \u00e7ifti Altin dhe Ilirjan\u00eb Basha, aktori Erion Isai, \u2013 aktualisht kryetar i Bashkis\u00eb Kolonj\u00eb, \u2013 dhe Besart Kallaku.<\/p>\n<p>Bash-Art ka p\u00ebrfituar m\u00eb shum\u00eb se 300 mij\u00eb euro mb\u00ebshtetje nga Bashkia Tiran\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 2019-2024 p\u00ebr festivale dhe projekte artistike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Altin Basha, pasi u vendos publikisht\u00a0<em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cpro\u201d<\/em>\u00a0shembjes, u em\u00ebrua drejtor i Teatrit Komb\u00ebtar (dhjetor 2022), p\u00ebr t\u2019u shkarkuar m\u00eb 9 janar 2025 pas pretendimeve t\u00eb ngritura nga emisioni investigativ \u201cPiranjat\u201d, p\u00ebr abuzime me fondet p\u00ebr kostumet dhe skenografin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto fonde p\u00ebrgjegj\u00ebse ishte bashk\u00ebshortja, Ilirjan\u00eb Basha.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">P\u00ebrndjekja e artist\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr disa artist\u00eb, angazhimi n\u00eb mbrojtjen e Teatrit Komb\u00ebtar b\u00ebri q\u00eb ata t\u00eb liheshin jasht\u00eb projekteve.<\/p>\n<p>Adriana Tolka, e cila num\u00ebron mbi 60 role n\u00eb zhan\u00ebr t\u00eb ndrysh\u00ebm teatral, tregon se \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb\u00a0<em style=\"font-weight: inherit;\">\u201clist\u00eb t\u00eb zez\u00eb\u201d<\/em>\u00a0sa i takon konsiderat\u00ebs p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb apo mb\u00ebshtetur p\u00ebr projekte artistike.<\/p>\n<p>\u201cShyqyr q\u00eb jam ende n\u00eb pun\u00eb te Teatri Komb\u00ebtar Eksperimental, nuk kan\u00eb arritur t\u00eb m\u00eb heqin, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve,\u201d thot\u00eb Tolka p\u00ebr Citizens.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cN\u00ebse 90% e aktor\u00ebve q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb komunitetin ton\u00eb, q\u00eb ishin \u2018pro\u2019 shembjes s\u00eb Teatrit dhe marrin fonde gjer\u00ebsisht nga pushteti pasi firmos\u00ebn, ose hesht\u00ebn p\u00ebr shembjen, un\u00eb e di q\u00eb nuk mundem!\u201d<\/em>\u00a0thekson aktorja.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm tregon dhe Julinda Emiri, e cila shprehet se ka humbur disa role p\u00ebr shkak t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb saj n\u00eb lidhje me Teatrin. Nj\u00ebfar\u00eb \u201cpersekutimi\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimit n\u00eb rezistenc\u00ebn publike.<\/p>\n<p>Regjisor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm e kan\u00eb dashur n\u00eb projektet e tyre, por jan\u00eb kusht\u00ebzuar nga drejtuesit p\u00ebr ta m\u00ebnjanuar, por Emiri thekson se me k\u00ebmb\u00ebngulje ia ka dal\u00eb ta vijoj\u00eb profesionin.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cKam vazhduar t\u00eb jem aktive n\u00eb teat\u00ebr dhe filma, duke fituar audicione dhe bashk\u00ebpunuar me njer\u00ebz q\u00eb duan v\u00ebrtet artin. Kush punon me shpatullat e veta, e gjen gjithmon\u00eb rrug\u00ebdaljen,\u201d<\/em>\u00a0thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Edhe aktori Vladimir Doda konfirmon v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur p\u00ebrkrahje dhe mb\u00ebshtetje financiare p\u00ebr vepra artistike. Ai thot\u00eb se n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi edhe teatrot nuk i qarkullojn\u00eb veprat.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cQ\u00eb n\u00eb 2022 nuk kam arritur t\u00eb v\u00eb reduksione si regjisor dhe pse kam aplikuar p\u00ebr fonde t\u00eb brendshme, si nga ministrit\u00eb, apo organizatat, por kam v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00eb shfaqje me t\u00eb rinj, nj\u00eb ose dy n\u00eb vit,\u201d<\/em>\u00a0thot\u00eb Doda.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">Kushtet e Teatrit sot dhe grimcat e mbetura t\u00eb nj\u00eb \u00ebndrre<\/strong><\/p>\n<p>Pes\u00eb vite nga shembja e Teatrit Komb\u00ebtar, artist\u00ebt vijojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb v\u00ebshtira. Aktualisht shfaqjet jepen n\u00eb \u201cArTurbina\u201d dhe \u201cTeatri Eksperimental\u201d me nj\u00eb total prej vet\u00ebm 550 vendesh.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e \u201cArTurbina\u201d skena nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr shfaqje teatrale pasi \u00ebsht\u00eb e vendosur shum\u00eb posht\u00eb publikut. Nd\u00ebrkoh\u00eb artist\u00ebt ankohen se mungesa e veshjes akustike e minimizon fuqin\u00eb e performanc\u00ebs.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cN\u00eb radh\u00ebt e fundit z\u00ebri humbet, humbet intimiteti dhe \u00ebsht\u00eb e mundimshme nga ana fizike,\u201d<\/em>\u00a0tregon Tolka.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb \u201cTeatrin Eksperimental,\u201d artist\u00ebt detyrohen t\u00eb nd\u00ebrrohen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vend p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb hap\u00ebsirave.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cZhvishem dhe nga pas ke kolegun, se nuk ka ku t\u00eb shkoj\u00eb do nd\u00ebrrohet dhe ai apo ajo. Kushte si derra!\u201d<\/em>\u00a0shprehet Tolka.<\/p>\n<p>Zyrtarisht, nd\u00ebrtimi i godin\u00ebs s\u00eb re t\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar ka p\u00ebsuar vonesa t\u00eb shumta, fillimisht p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00ebrmetit, pandemis\u00eb, e m\u00eb pas nga rritja e kostove t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim projekti parashikonte investimin n\u00eb partneritet me privatin nga kompania \u201cFusha shpk\u201d, e cila p\u00ebrfitonte leje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar gjasht\u00eb kulla n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb truallit dhe zon\u00ebs p\u00ebrkrah.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb vitin 2020, Bashkia Tiran\u00eb deklaroi se projekti do t\u00eb zhvillohej me fonde publike. Aktualisht \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb se sa \u00ebsht\u00eb kostoja totale p\u00ebr teatrin, por \u201c<a href=\"https:\/\/openprocurement.al\/sq\/tender\/view\/id\/48277\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong style=\"font-style: inherit;\">Faza e I-r\u00eb<\/strong><\/a>\u201d e projektit, me vler\u00eb 18 milion\u00eb euro, po zhvillohet nga AgiKons dhe BE-IS shpk.<\/p>\n<p>Sip\u00ebrmarr\u00ebsit Shk\u00eblqim Fusha (Fusha shpk) dhe Gentian Sula (AgiKons) jan\u00eb aktualisht t\u00eb dyshuar p\u00ebr korrupsion n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ndaj Veliajt. GJKKO ka vendosur mas\u00ebn detyrim paraqitje ndaj tyre.<\/p>\n<p>Pasi d\u00ebshtuan t\u00eb realizojn\u00eb ligjin special p\u00ebr nd\u00ebrtimin e teatrit t\u00eb ri dhe kullave pas tij, sip\u00ebrmarr\u00ebsi Fusha dhe qeveria shqiptare hartuan nj\u00eb plan t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrfitoi leje p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kulle 33 kat\u00ebshe duke p\u00ebrfituar truallin e parkingut dhe dy godina t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb krah ish-teatrit.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr disa artist\u00eb, ende ekziston shpresa p\u00ebr rind\u00ebrtimin e Teatrit Komb\u00ebtar aty ku ishte dhe si\u00e7 ishte.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cNevojitet vet\u00ebm vullnet politik. Kushdo q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb, do t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb vler\u00ebsim qytetar,\u201d<\/em>\u00a0thekson Tolka.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebrJulinda Emirin Teatri mbolli nj\u00eb far\u00eb q\u00ebndrese, e cila u reflektua n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera sociale.<\/p>\n<p><em style=\"font-weight: inherit;\">\u201cN\u00ebse vini re, edhe pas kaq vitesh, kur dikush b\u00ebn nj\u00eb skandal, apo arrestohet, atij i p\u00ebrmendet q\u00ebndrimi q\u00eb ka mbajtur p\u00ebr teatrin, sepse historia e teatrit nuk kaloi si t\u00eb tjerat, beteja p\u00ebr t\u00eb ndau dy epoka,\u201d<\/em>\u00a0p\u00ebrfundon Emiri.<\/p>\n<p><strong style=\"font-style: inherit;\">\/<a href=\"https:\/\/citizens.al\/2025\/02\/25\/kauza-morale-per-te-cilen-spo-hetohet-veliaj-percarja-e-skenes-artistike\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Citizens.al<\/a><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur po b\u00ebhen pes\u00eb vite nga shembja e Teatrit Komb\u00ebtar (17 maj 2020), nd\u00ebrtimi i teatrit t\u00eb ri mbetet ende peng i premtimeve t\u00eb pambajtura. Nga ana tjet\u00ebr, skena artistike, e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb nga ndikimi i politik\u00ebs, vuan periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb saj. Beteja p\u00ebr mbrojtjen e Teatrit Komb\u00ebtar nisi n\u00eb 2018 dhe ende sot &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":26819,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-105765","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105765","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=105765"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105765\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":105766,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105765\/revisions\/105766"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/26819"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=105765"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=105765"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=105765"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}