{"id":105841,"date":"2025-02-26T12:24:18","date_gmt":"2025-02-26T12:24:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=105841"},"modified":"2025-02-26T12:24:18","modified_gmt":"2025-02-26T12:24:18","slug":"meta-duhet-urgjentisht-te-hetohet-afera-rama-mcgongial","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/02\/26\/meta-duhet-urgjentisht-te-hetohet-afera-rama-mcgongial\/","title":{"rendered":"Meta: Duhet urgjentisht t\u00eb hetohet afera Rama-McGongial"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ilir META<\/strong><\/p>\n<p>Pas d\u00ebgjes\u00ebs publike t\u00eb nj\u00eb profesori t\u00eb intimiduar, para partis\u00eb s\u00eb shkrir\u00eb me shtetin, sot m\u00ebsuam, si\u00e7 konstantoi edhe vet Kryeministri, se na paska ndodhur shnd\u00ebrrimi i drejt\u00ebsis\u00eb, nga europiane (\u201cveneciane\u201d) q\u00eb u votua me 140 vota n\u00eb 21-22 korrik 2016, n\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi ruse (bjelloruse).<\/p>\n<p>Mesa duket kjo ka ndodhur pa dijenin\u00eb e Ram\u00ebs, i cili ishte i vetmi q\u00eb nuk e donte konsensusin me 140 vota t\u00eb Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe i vetmi q\u00eb nuk ishte n\u00eb zyr\u00ebn e Kryetarit t\u00eb Kuvendit, Ilir Meta kur t\u00eb gjith\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Ndoshta p\u00ebr mospjes\u00ebmarrjen e Kryeministrit n\u00eb at\u00eb takim, ku u vendos fati i reform\u00ebs, ka ndikuar, miku i tij m\u00eb i ngusht\u00eb, Charles McGonigal dhe miqt\u00eb e tjer\u00eb \u201camerikan\u00eb\u201d si Rossini, fal\u00eb lidhjeve t\u00eb tyre me Deripask\u00ebn dhe njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur me Kremlinin (ndoshta dhe me Minskun), q\u00eb orkestruan edhe pu\u00e7in antikushtetues p\u00ebr zgjedhjen me 69 vota t\u00eb Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, nga 84 vota q\u00eb k\u00ebrkonte Kushtetuta &#8220;veneciane&#8221;.<\/p>\n<p>Prandaj rikthimi i drejt\u00ebsis\u00eb europiane (veneciane) \u00ebsht\u00eb emergjenc\u00eb, padyshim edhe p\u00ebr rastin e Z. Thoma G\u00ebll\u00e7i, q\u00eb e p\u00ebrmendi sot Kryeministri, si ekzemplar p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si aplikohen standardet ruse (bjelloruse) t\u00eb arrestimit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>T\u00eb jet\u00eb i sigurt\u00eb Kryeministri aktual, i shqet\u00ebsuar me t\u00eb drejt\u00eb nga profesori i intimiduar, q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt do t\u00eb vij\u00eb nga Gjykata e Strasburgut edhe nj\u00eb tjet\u00ebr vendim p\u00ebr nj\u00eb profesor t\u00eb nderuar, si Jamarb\u00ebr Malltezi, q\u00eb Edi Rama ndoshta nuk e njeh, por q\u00eb u rr\u00ebmbye n\u00eb aeroport duke pritur bashk\u00ebshorten, u arrestua pa u thirrur nj\u00eb her\u00eb t\u00eb vetme nga prokuror\u00ebt, u mbajt n\u00eb qeli dhe sot mbahet n\u00eb arrest sht\u00ebpie vet\u00ebm pse ka zhvilluar pron\u00ebn e p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme, fal\u00eb firm\u00ebs t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Vendime t\u00eb tilla do t\u00eb vijn\u00eb plot nga Starsburgu p\u00ebr t\u00eb cilat Kryeministri nuk ka patur dijeni.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb zotohemi q\u00eb p\u00ebr ne SPAK do t\u00eb jetoj\u00eb edhe 2 mij\u00eb vjet por p\u00ebr t\u00eb goditur infiltrimin rus dhe bjellorus duhet urgjentisht t\u00eb hetohet afera McGongial sepse \u00ebsht\u00eb e padiskutueshme q\u00eb fal\u00eb ndikimit t\u00eb tij, si mik i Deripask\u00ebs, \u00ebsht\u00eb realizuar dhe garantuar rusifikimi i drejt\u00ebsis\u00eb, natyrisht edhe i vet\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>P\u00ebr realizimin e derusifikimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe segmenteve t\u00eb caktuara n\u00eb SPAK duhet urgjent bashk\u00ebpunimi me institucionet e reja amerikane t\u00eb cilat e njohin shum\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb problematik\u00eb dhe i din\u00eb se \u00e7far\u00eb lidhjesh t\u00eb rrezikshme ka patur McGonigali, se jo m\u00eb kot Presidenti Trump ka th\u00ebn\u00eb se armiku m\u00eb i rreziksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb armiku i brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Rikthimi n\u00eb shinat &#8220;veneciane&#8221; pra kushtetuese t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb zhb\u00ebrjen dhe as me incenerimin e SPAK dhe institucioneve t\u00eb reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, por me nj\u00eb verifikim s\u00eb bashku me Komisionin e Venecias, t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si \u00ebsht\u00eb zbatuar Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi, nga ndryshimet kushtetuese n\u00eb formimin e organeve t\u00eb reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe deri n\u00eb rezultatet aktuale, q\u00eb sipas Indeksit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb na renditin pas Vietnamit komunist dhe Bjellorusis\u00eb s\u00eb Lukashenkos.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta kund\u00ebrshtoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do prokuror dhe gjykat\u00ebs q\u00eb ka hetuar dhe gjykuar arrestimin e Z. Thoma G\u00ebllci q\u00eb \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar i paligjsh\u00ebm nga Strasburgu, duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe duhet ta d\u00ebmshp\u00ebrblej\u00eb ai\/ata z.G\u00ebll\u00e7i dhe jo taskapaguesit shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo duhet t\u00eb ndodh\u00eb p\u00ebr \u00e7do rast individual dhe konkret, si p\u00ebrsa i takon masave t\u00eb arrestit ashtu edhe dhe vendimeve q\u00eb do t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare sepse kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb kan\u00eb pagat dhe pensionet m\u00eb t\u00eb ulta n\u00eb Ballkan dhe varf\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb kontinet.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb arbitrazhet q\u00eb humbet shteti shqiptar duhet t\u00eb hetohen nga SPAK si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti Beccheti dhe rastet e ngjashme ku \u00ebsht\u00eb provuar se p\u00ebr faj t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb paligjshme t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, shqiptar\u00ebt detyrohen t\u00eb paguajn\u00eb qindra miliion euro q\u00eb n\u00eb fakt duhet t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr rritje pagash dhe pensionesh.<\/p>\n<p>Jemi gati q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 2 mij\u00eb viteve t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur SPAK, t\u2019i shtojm\u00eb edhe 1 mij\u00eb vite shtes\u00eb jet\u00eb q\u00eb prokuror\u00ebt q\u00eb hetojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e incenerator\u00ebve t\u00eb na tregojn\u00eb se ku \u00ebsht\u00eb inceneratori i Tiran\u00ebs dhe ku p\u00ebrfunduan 60 milion dollar\u00eb, q\u00eb Z. Ahmetaj ish-numri 2 i Qeveris\u00eb dhe nj\u00eb socialist i njohur, na ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb SPAK e di se ku jan\u00eb. Qytetar\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb luftohet korrupsioni dhe parat\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb offshore dhe kudo tjet\u00ebr t\u2019u kthehen atyre, po k\u00ebshtu t\u00eb gjitha d\u00ebmet q\u00eb vijn\u00eb nga mungesa e standardeve europiane p\u00ebr arrestime apo gjykime q\u00eb rr\u00ebzohen nga Gjykata e Strasburgut t\u2019i paguajn\u00eb prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt paguhen dyfish i rrog\u00ebs s\u00eb Kryetarit t\u00eb Shtetit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ilir META Pas d\u00ebgjes\u00ebs publike t\u00eb nj\u00eb profesori t\u00eb intimiduar, para partis\u00eb s\u00eb shkrir\u00eb me shtetin, sot m\u00ebsuam, si\u00e7 konstantoi edhe vet Kryeministri, se na paska ndodhur shnd\u00ebrrimi i drejt\u00ebsis\u00eb, nga europiane (\u201cveneciane\u201d) q\u00eb u votua me 140 vota n\u00eb 21-22 korrik 2016, n\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi ruse (bjelloruse). Mesa duket kjo ka ndodhur pa &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":105842,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-105841","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105841","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=105841"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105841\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":105844,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105841\/revisions\/105844"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/105842"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=105841"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=105841"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=105841"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}