{"id":106006,"date":"2025-02-27T21:36:29","date_gmt":"2025-02-27T21:36:29","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=106006"},"modified":"2025-02-27T22:22:35","modified_gmt":"2025-02-27T22:22:35","slug":"fbi-nuk-eshte-larguar-ministrat-duhet-te-kthejne-parate-qe-kane-marre-nga-usaid","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2025\/02\/27\/fbi-nuk-eshte-larguar-ministrat-duhet-te-kthejne-parate-qe-kane-marre-nga-usaid\/","title":{"rendered":"FBI nuk \u00ebsht\u00eb larguar, ministrat do t\u00eb kthejn\u00eb parat\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb nga USAID"},"content":{"rendered":"<div class=\"xdj266r x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">\n<p><strong>Eduart HALIMI<\/strong><\/p>\n<p><strong>Pyetjet q\u00eb shkaktuan t\u00ebrmetin Global t\u00eb sh\u00ebmbjes s\u00eb USAID. Shqip\u00ebria, t\u00eb v\u00ebrtetat e 5 \u00e7\u00ebshtjeve mbi reform\u00ebn 10 vjet m\u00eb par\u00eb dhe nevoja p\u00ebr nj\u00eb reformim t\u00eb avancuar pro Doktrin\u00ebs Trump 2025!<\/strong><\/p>\n<p>Ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i ikur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs mbi efektin global t\u00eb Doktrin\u00ebs Trump 2025 dhe efektet e saj n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb nj\u00eb muaj n\u00eb detyr\u00eb, kjo doktrin\u00eb tronditi bot\u00ebn, duke e zhveshur politik\u00ebn nga propaganda sfilit\u00ebse e majt\u00eb q\u00eb kishte pushtuar njer\u00ebzimin. P\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, t\u00ebrmeti filloi prej aty. 98 akuzat penale ndaj Trump n\u00eb SHBA u shuan si politike, prokuror\u00eb dhan\u00eb dor\u00ebheqjen, prokuror\u00ebt e em\u00ebruar nga Soros u urdh\u00ebruan t\u00eb largohen, USAID u pezullua n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb. OPDAT dhe USAID u larguan nga institucionet. Lideri i opozit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri doli nga izolimi, drejt\u00ebsia e posa\u00e7me penale kreu arrestimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebto 10 vjet t\u00eb nj\u00eb zyrtari n\u00eb detyr\u00eb nga pushteti!<\/p>\n<p>Retorika politike ndryshoi befas menj\u00ebher\u00eb sapo drejt\u00ebsia penale nuk njoftonte m\u00eb qeverin\u00eb mbi hapat dhe as nd\u00ebrmjet\u00ebsit e saj.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se 3 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb pushteti p\u00ebrmend se amerikan\u00ebt e braktis\u00ebn drejt\u00ebsin\u00eb e posa\u00e7me. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se USAID dhe OPDAT jan\u00eb larguar, por nj\u00ebsit\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebta hetimore t\u00eb FBI dhe DEA, JO!. Jan\u00eb aty n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e posa\u00e7me. Ndaj entuziazmi i lajmit t\u00eb braktisjes nuk duket t\u00eb jet\u00eb i justifikuar.<\/p>\n<p>Por ka nj\u00eb lajm p\u00ebr USAID dhe drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ai zb\u00ebrthehet thjesht me pyetjet e kongresmenes amerikane Marjorie Taylor Greene, e cila n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shkat\u00ebrruese i p\u00ebrmblodhi n\u00eb deklarat\u00ebn e saj:<\/p>\n<p>\u201cPyetjet e v\u00ebrteta, p\u00ebrgjigjet e t\u00eb cilave duhet t\u2019i din\u00eb qytetar\u00ebt, jan\u00eb k\u00ebto:<\/p>\n<ul>\n<li>Pse USAID po financonte programe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me fondacionet e Sorosit p\u00ebr t\u00eb promovuar agjenda radikale sociale n\u00eb bot\u00ebn n\u00eb zhvillim?<\/li>\n<li>Pse USAID \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb financimin e ndryshimeve gjyq\u00ebsore n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb rezultuan n\u00eb p\u00ebrndjekjen e liderit t\u00eb opozit\u00ebs shqiptare?<\/li>\n<li>Pse USAID \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur si mjet nga demokrat\u00ebt (e majta) p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb lavazh truri n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn me propagand\u00eb globaliste, p\u00ebr t\u00eb imponuar ndryshime regjimesh n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn?<\/li>\n<li>N\u00ebse ky \u00ebsht\u00eb financimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga USAID, ajo duhet zhb\u00ebr\u00eb.\u201d<\/li>\n<\/ul>\n<p>Kjo deklarat\u00eb e b\u00ebr\u00eb dje m\u00eb 26 shkurt 2025, shkaktoi t\u00ebrmet global dhe shembi p\u00ebrfundimisht USAID, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri, Hungari e Rumani.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb ngjarjet q\u00eb i referohen kan\u00eb filluar para 10 viteve. Dhe k\u00ebtu ka disa lajme q\u00eb duhet t\u2019i ndaj me lexuesin:<\/p>\n<ul>\n<li>\u00cbsht\u00eb lajm se USAID ka p\u00ebrdorur agjend\u00eb radikale n\u00eb Shqip\u00ebri. A ishte radikale reforma n\u00eb drejt\u00ebsi? Po. Ajo nuk u lejua dhe u refuzua t\u00eb p\u00ebrdorej n\u00eb asnj\u00eb shtet tjet\u00ebr pas 2017, edhe pse pati tentativa.<\/li>\n<li>P\u00ebrb\u00ebn lajm se SHBA do k\u00ebrkoj\u00eb kthimin mbrapsht t\u00eb parave ndaj p\u00ebrfituesve, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e ministrave dhe ish-ministrave. Ndaj duhet te kene parasysh mos i shpenzojne ato fonde, sepse kan\u00eb p\u00ebr t\u2019i paguar vet\u00eb dhe jo taksapaguesit shqiptar\u00eb!<\/li>\n<li>Nuk \u00ebsht\u00eb lajm i v\u00ebrtet\u00eb se SHBA e ka braktisur drejt\u00ebsin\u00eb, ndaj zyrtar\u00eb, mos firmosni n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe mos sakrifikoni jet\u00ebn tuaj dhe t\u00eb familjes suaj p\u00ebr t\u2019i besuar shefit, kushdo qoft\u00eb ai.<\/li>\n<\/ul>\n<p>* 10 Vite m\u00eb par\u00eb: A p\u00ebrputhet kjo me realitetin?<\/p>\n<p>N\u00ebse dikush p\u00ebrpiqet t\u00eb mashtroj\u00eb opinionin publik sot, duhet t\u00eb dij\u00eb se faktet nuk mund t\u00eb ndryshohen. Pyetja thelb\u00ebsore \u00ebsht\u00eb: A ishte i p\u00ebrfshir\u00eb Fondacioni Soros n\u00eb hartimin e paket\u00ebs s\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi?<\/p>\n<p>Absolutisht po. Nuk kam pasur asnj\u00ebher\u00eb simpati p\u00ebr ta dhe kam refuzuar bashk\u00ebpunimin me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre t\u00eb mbipaguar, si dhe pagesat p\u00ebr ekspert\u00ebt e opozit\u00ebs 10 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>A b\u00ebn\u00eb propagand\u00eb dhe lavazh truri p\u00ebr t\u00eb imponuar axhenda radikale si paketa e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi? Po.<\/p>\n<p>Si prov\u00eb, m\u00eb posht\u00eb gjeni letr\u00ebn q\u00eb i d\u00ebrgova ambasador\u00ebve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, si n\/kryetar i Grupit Parlamentar ku paralajm\u00ebroja ata dhe publikun se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00ebse drafti i p\u00ebrgatitur nga t\u00eb superpaguarit e Fondacionit Soros (GENL) do t\u00eb miratohej. Dhe ja \u00e7far\u00eb u tha 10 vjet m\u00eb par\u00eb:<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.balkanweb.com\/reforma-ne-drejtesi-pd-leter-trojkes-se-ambasadoreve-ekspertet-e-nivelit-te-larte-lidhje-me-ps\/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTAAAR1Tn59dt-UX_im15pd1qJKrmk5AVXrZIw5iwQDkrrWyx1wiK6_Igr5LL0s_aem_Exf8OBOEClNOqFbj81G6dQ#gsc.tab=0\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.balkanweb.com\/reforma-ne-drejtesi-pd\u2026\/\u2026<\/a><\/p>\n<p>Kur un\u00eb d\u00ebrgoja k\u00ebt\u00eb let\u00ebr me 5 \u00e7\u00ebshtje kryesore, dhe mbaja q\u00ebndrime t\u00eb forta, shum\u00eb pak m\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn. Aktor\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb aspak, jo se nuk donin, por disa kishin frik\u00eb nga propaganda dhe disa e mendonin si nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr t\u00eb parealizueshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, propaganda, si\u00e7 thot\u00eb edhe kongresmenia e nderuar Marjorie Taylor Greene, thoshte:\u201cKush \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr draftit \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr reform\u00ebs!\u201d<\/p>\n<p>Por a kisha t\u00eb drejt\u00eb? A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ajo q\u00eb u paralajm\u00ebrua? Shih 5 \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ngrija n\u00eb letr\u00ebn zyrtare te cilat p\u00ebrmbledhtas p\u00ebr lexuesin jan\u00eb:<\/p>\n<p>N\u00eb 2015, u paralajm\u00ebrua se:<\/p>\n<ol>\n<li>Reforma do t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr spastrime selektive n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor.<\/li>\n<li>Emerimet e reja do t\u00eb kontrolloheshin nga partia n\u00eb pushtet.<\/li>\n<li>Njer\u00ebz t\u00eb lidhur me partit\u00eb politike do t\u00eb merrnin kontrollin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb KPK, KPA, KED, ILD.<\/li>\n<li>Institucionet e reja KLGJ, KLP, GJL, GJK do t\u00eb kapeshin nga mazhoranca p\u00ebrmes em\u00ebrimeve t\u00eb nj\u00ebanshme me 84 votat q\u00eb i kishin n\u00eb 2015.<\/li>\n<li>Filtrat e p\u00ebrzgjedhjes do eleminojn\u00eb Presidentin aktual (atehere i opozit\u00ebs) dhe 8 insitucionet do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjne oktapod (t\u00ebt\u0113 k\u00ebmb\u00ebshin) e kapjes politike.<\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb 2025, 10 vjet m\u00eb pas faktet tregojn\u00eb:<\/p>\n<ul>\n<li>Spastrimi ndodhi me metoda eksperimentale e selektive, nd\u00ebrsa ata q\u00eb b\u00ebn\u00eb \u201cpastrimin\u201d (ish antar\u00ebt e KPK) tani jan\u00eb em\u00ebruar n\u00eb Kryeministri dhe ministri si drejtor\u00eb t\u00eb pushtetit.<\/li>\n<li>Shkolla e Magjistratur\u00ebs \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb ligjore t\u00eb eksponent\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, ku pedagog\u00ebt sic raportojne mediat jan\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht avokat\u00eb t\u00eb tyre, hapur ne konflikt me ligjin.<\/li>\n<li>T\u00eb gjitha institucionet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb KPK, KPA, KLGJ, KLP, ILD, KED, GJL, GJK etj u kap\u00ebn nga mazhoranca me 84 vota gjat\u00eb 2016-2017.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta sot dhe q\u00eb doja ta ndaja me lexuesin pasi p\u00ebrputhet plot\u00ebsisht me at\u00eb q\u00eb u tha dje n\u00eb Kongresin Amerikan. Doja ta ndaja p\u00ebr t\u00eb theksuar se ndihem mir\u00eb me q\u00ebndrimet e mia, t\u00eb cilat n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u interpretuan si kund\u00ebrshti ndaj reform\u00ebs, ndaj partner\u00ebve dhe fatkeq\u00ebsisht nuk m\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebn duke m\u00eb l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Para se ta mbyll k\u00ebt\u00eb argument, dua t\u00eb theksoj se gjith\u00e7ka q\u00eb ka ndodhur n\u00eb k\u00ebto 10 vite nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm pasoj\u00eb e sa m\u00eb sip\u00ebr, por edhe e shantazhit q\u00eb iu b\u00eb opozit\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht q\u00eb nga n\u00ebntori i vitit 2017, kur filluan em\u00ebrimet n\u00eb drejt\u00ebsi \u2013 duke nisur me Prokurorin e P\u00ebrkohsh\u00ebm. Ata q\u00eb m\u00eb lexojn\u00eb dhe kan\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebmendeshem n\u00eb at\u0113 koh\u00eb e kuptojn\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ky shantazh u organizua dhe orkestrua nga nj\u00eb grup n\u00eb Shqip\u00ebri, i cili korruptoi shefin e FBI-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb prodhuar nj\u00eb dosje fake shantazhuese kund\u00ebr opozit\u00ebs dhe p\u00ebr ta p\u00ebrdorur at\u00eb si model ndaj kujtdo q\u00eb do t\u00eb dilte kund\u00ebr. Dhe u funksionoi me disa faktkeqesisht pasi hesht\u00ebn. Un\u00eb jo, edhe pse kurr\u00eb as u shantazhova dhe as u intimidova nga propaganda, ndaj ndihem mire sot kur lexova deklaratat ne Kongresin Amerikan.<\/p>\n<p>SHBA 5 vjet me von\u00eb, i b\u00ebri nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb madh vendit kur d\u00ebnoi vras\u00ebsin me pages\u00eb, McGonigal, por nuk mund t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb pa u nd\u00ebshkuar grupi i strukturuar q\u00eb organizoi, urdh\u00ebroi dhe pagoi (biznesmen\u00ebt q\u00eb organizuan, paguan dhe m\u00eb pas p\u00ebrfituan nga qeveria, e cila u shp\u00ebrbleu me pasuri publike), dhe jo vet\u00ebm ekzekutori McGonigal.<\/p>\n<p>Zbardhja e k\u00ebsaj dosjeje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb, dhe padyshim epoka e doktrin\u00ebs s\u00eb re Trump do ta \u00e7oj\u00eb deri n\u00eb fund.<\/p>\n<p>* Po cila \u00ebsht\u00eb Drejt\u00ebsia n\u00eb 2025?<\/p>\n<p>Kam th\u00ebn\u00eb 5 vjet m\u00eb pare n\u00eb 2019, para se ta thoshte kryeministri se drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb K\u00c7K (shih shkrimin n\u00eb:<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/l.facebook.com\/l.php?u=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fkck-grupimi-me-i-madh-kriminal-rama-merr-tezen-e-ish-ministrit-demokrat-ja-cfare-deklaronte-ai-per-sistemin-e-drejtesise%2F%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTAAAR0CZsTvwp3o4oX7WVju9dD3Bb_1zqwNgYhmeiDPSeIc-rM6mYrKKvaG_Tk_aem_ljpSAuTNPzIGK4y85tC5DA&amp;h=AT335r7lJZMgiaN3zGDhImjpXnw2v5-3oJEhPFQBrWDayLpRzDbsTP4vgV32GVXD9Ms_ybCeWVeeQSrzlSQDDjood04ysoEkiDT_rN7CtevQOT_jXihXGrOGv83oA4ZLOA&amp;__tn__=-UK-R&amp;c%5b0%5d=AT0aYcHbFSE-eXNzwFdyTJAxMcDUoNSG6k9hWHpH0AwJ9Ewl05Kv4_FbCaIfD0fCgQdEONwgIkC0u2RgiZH_YLc8X-BpRQUymYqouG6SI_GdgkliuzPuN7wPR6Txt8pDEGk7wHi1sZA-KtyKlus0Li-lGOsPRkXtDcf34ygudu1PhlmPC3aPJi9cr8zvyluDYO5GVz7OAQj5dHl8Y8SQQLcNrPikfMh18Boa2qnYwt-CxC-dhK6h\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.panorama.com.al\/kck-grupimi-me-i-madh\u2026\/<\/a><\/p>\n<p>Por n\u00ebse m\u00eb pyesni sot n\u00eb 2025 cilat jan\u00eb p\u00ebrgjigjiet?<\/p>\n<p>* A largoi vetingu gjyqtar\u00ebt e korruptuar?<\/p>\n<p>Po, por selektivisht.<\/p>\n<ul>\n<li>A \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt korrupsioni n\u00eb drejt\u00ebsi?<\/li>\n<\/ul>\n<p>Jo! Shkoni n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative dhe shihni si trajtohen qytetar\u00ebt, bisneset.<\/p>\n<ul>\n<li>A \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lir\u00eb drejt\u00ebsia?<\/li>\n<\/ul>\n<p>Jo! Pyesni bisneset dhe qytetaret q\u00eb kan\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Apelin Administrativ.<\/p>\n<ul>\n<li>A \u00ebsht\u00eb m\u00eb e shpejt\u00eb drejt\u00ebsia?<\/li>\n<\/ul>\n<p>Jo! 822 dit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb zakonshme n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative. 338 dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbardhur nj\u00eb vendim.<\/p>\n<p>* A ka ndonj\u00eb kontroll ILD ne keto gjykata nga procedura alarmante e gjykimit dhe zbardhjes se vendimit tek korrupsioni?<\/p>\n<p>Zero.<\/p>\n<ul>\n<li>A \u00ebsht\u00eb n\u00eb kolaps drejt\u00ebsia?<\/li>\n<\/ul>\n<p>Shkoni dhe shihni Gjykat\u00ebn e Apelit Juridiksion i P\u00ebrgjithsh\u00ebm. 1 vit ishte para 10 vjetesh afati per gjykimin ne apel, 8-12 ka shkuar sot n\u00eb 2025 pas 10 vjet\u00ebsh te reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>* Po Drejt\u00ebsia Penale pas 2016 dhe sot n\u00eb 2025?<\/p>\n<p>Shihni p\u00ebrgjimet Sky ECC 2018-2020 (pas miratimit t\u00eb reform\u00ebs) p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb shum\u00eb rreth nivelit t\u00eb korrupsionit n\u00eb gjykata e prokurori nga ata q\u00eb kaluan vettingun. Shihni lider\u00ebt e opozit\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb vendosur n\u00ebn masa sigurie 2 muaj para fushat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Konkluzione :<\/strong><\/p>\n<p>A d\u00ebshtuam me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb k\u00ebto 10 vjet? Le t\u00eb jemi realist\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb optimist\u00eb. A e ul\u00ebm nivelin e korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri? Shihni pak aferat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha korruptive n\u00eb qeverin\u00eb q\u00ebndrore dhe at\u00eb lokale n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, infrastrukture, bashki. Kan\u00eb filluar n\u00eb 2016-2017, fiks pas miratimit t\u00eb paket\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe em\u00ebrimit t\u00eb Prokurores s\u00eb P\u00ebrkoshme. Pushteti krijoi besim se kishte em\u00ebruar njer\u00ebzit e vet duke injoruar faktorin e huaj dhe humbjen e kontrollit m\u00eb pas. Filluan nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb korrupsionit kur vendos\u00ebn n\u00eb shantazh opozit\u00ebn dhe korruptuan shefin e FBI. At\u00ebher\u00eb morr\u00ebn jet\u00eb. Shihni raportimet e mediave sesi po prodhohen gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt e rinj nga shkolla q\u00eb ka patur mb\u00ebshtetjen time personale m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb 20 vitet e fundit.<\/p>\n<p>Por a ka shpres\u00eb? A ka gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm n\u00eb GJKKO dhe SPAK?<\/p>\n<p>Po ka! Jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 8 gjyqtar\u00eb dhe 7 prokuror\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm, q\u00eb nuk i hapin telefonin asnj\u00eb politikani dhe jan\u00eb \u201cujq t\u00eb vetmuar\u201d, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>A ka gjyqtar\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm n\u00eb gjykatat civile e administrative? Padyshim q\u00eb ka, nga Lushnja e Tirana e deri n\u00eb Shkod\u00ebr, ka djem e vajza q\u00eb punojn\u00eb me ndershm\u00ebri e p\u00ebrkushtim, nga shkalla e pare, apeli, Gjykata e Lart\u00eb dhe ajo Kushtetuese, ka profesionist\u00eb dhe t\u00eb ndersh\u00ebm q\u00eb sigurisht m\u00ebrziten pa fund kur shohin q\u00eb antar\u00ebt o organizat\u00ebs K\u00c7K, t\u00eb korruptuar e sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb te bandave apo pushtetit q\u00eb nuk kontrollohen kurr\u00eb dhe g\u00ebzojn\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Por 10 vjet nuk jan\u00eb pak. Drejt\u00ebsia e 2025 nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e re. Ajo ka nevoj\u00eb per reformin te avancuar. Nj\u00eb reformim nga formimi fillestar dhe deri n\u00eb nivelet e larta, larg qasjes se majt\u0113 dhe propagand\u00ebs cfilit\u00ebse t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs s\u00eb djeshme t\u00eb Soros\/USAID apo dhe atyre mb\u00ebsht\u00ebse n\u00eb Europ\u00eb. Kjo doctrine u sh\u00ebmb dje n\u00eb Kongresin Amerikan.<\/p>\n<p>USA nuk e ka braktisur dhe nuk do e braktis\u00eb kurr\u00eb Shqip\u00ebrine ndaj kot g\u00ebzohen me lajme t\u00eb paverteta ata q\u00eb g\u00ebzohen dhe kot p\u00ebrpiqen t\u00eb intimidojn\u00eb ata q\u00eb synojn\u00eb. PO, USAID nuk do vij\u00eb m\u00eb pas atyre q\u00eb d\u00ebgjuam dje, por doktrina e re amerikane do vij\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj vendi ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qasje t\u0113 avancuar t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb rreth doktrin\u00ebs s\u00eb re globale, drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re amerikane.<\/p>\n<p>Mir\u00ebsevini n\u00eb epok\u00ebn e doktrin\u00ebs TRUMP!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div class=\"xdj266r x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"x11i5rnm xat24cr x1mh8g0r x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Eduart HALIMI Pyetjet q\u00eb shkaktuan t\u00ebrmetin Global t\u00eb sh\u00ebmbjes s\u00eb USAID. Shqip\u00ebria, t\u00eb v\u00ebrtetat e 5 \u00e7\u00ebshtjeve mbi reform\u00ebn 10 vjet m\u00eb par\u00eb dhe nevoja p\u00ebr nj\u00eb reformim t\u00eb avancuar pro Doktrin\u00ebs Trump 2025! Ka nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i ikur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs mbi efektin global t\u00eb Doktrin\u00ebs Trump 2025 dhe efektet e saj n\u00eb Shqip\u00ebri. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":106007,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-106006","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106006","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=106006"}],"version-history":[{"count":8,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106006\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":106023,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106006\/revisions\/106023"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/106007"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=106006"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=106006"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=106006"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}